IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


           MBIERMRI
Mbiemër quhet ajo  pjesë e  ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sendi. Ai përshtatet me emrin që cilëson në gjini, numër e rasë. Mbiemri i ka kategoritë gramatikore, të gjinise, tё numrit e, të rasës të varura nga ato te emrit që cilëson.
       
Tiparet e emërtuara nga mbiemri, nuk jane tё mëvetësishme , por u përkasin patjetër sendeve të karakterizuar prej tyre. Mbiemrat e emërtojnë  tiparin si diçka qe i përket një sendi të dhënë, prandaj në fjali ato ndodhen në lidhje të ngushtë  gramatikore me emrin që e emërton ose me përemrin që e tregon atë send. Këtu dallohen ato prej emrave abstrakt të prejardhur prej tyre të cilët e emërtojnë cilësinë në mënyrë të mëvetësishme, të abstraguar nga sendet e dukuritë e ndryshme.
              Ndryshe nga emri, mbiemri ndryshon formën dhe sipas gjinisë  (d.m.th. e re është një formë e, i ri dhe jo një fjalë e re).
               Veçori  kryesore strukturore e gramatikore të mbiemrit janë ndarja e tyre në të nyjshme e të panyjshme, si edhe emёrzimi. Veç kësaj, mbiemri ka edhe një kategori karakteristike, atë të shkallës, të cilën emri nuk e ka.
                Mbiemri në fjali përdoret në funksionin e përcaktorit  kallëzuesor të kryefjalës e të kundrinorit. (Agimi u kthye i gëzuar.  E duam Shqirërinë të lulëzuar.)

                   Kategoritë gramatikore të mbiemrave
Siç e thamë edhe më parë, mbiemrat, në dallim nga emrat, ndryshojnë edhe sipas gjinisё, d.m.th. ndërsa  çdo emër  ka një gjini të vetme, mbiemri, duke u pёrshtatur me emra gjinish tё ndryshme, ka gjithmone dy gjini : mashkulloren dhe femëroren. Gjinia asnjanëse tek mbiemrat sot po zhduket dhe haset vetëm tek disa mbiemra të nyjshëm  në bashkëvajtje me disa emra asnjanës prej mbiemёrave ose prej pjesorë të nyjëzuar : të ftohtë –t , të qeshur – it etj.  Këta mbiemra në këtë gjini marrin gjithmonë nyjën : ka të qeshur të këndshme përveçse në rasën emërore e kallëzore nё bashkëvajtje  me emra të shquar, ku marrin e.
                      Trajta e gjinisë mashkullore është trajta përfaqësuese e mbiemrit, prej të cilës formohet trajta e gjinisë femerore sipas disa rregullave të caktuara që janë të ndryshme për të dyja klasat e mbiemrit (të nyjshmit dhe të panyjshmit).
                   Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm   - Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërorë:
a)pjesa  më e madhe e formojnë duke ndërruar vetёm nyjën i  të gjinisë mashkullore me e (i, e, paepur)
b)duke ndryshuar i  tёgjinisё mashkullore në e dhe duke marrë njëkohësisht mbaresёn femёrorizuese e . E formojnë kështu gjininë femërore ata mbiemra, tema e të cilëve mbaron me (ë) -më, p.sh.: i sotëme sotme;  i fundëm- e fundme. Ë - ja e prapashtesёs në gjininë femërore bie. Këtu futen mbiemrat:  i kuq-e kuq , i keq - e keqe, i madh -e madh.  Mbiemrat  i ri, i zi, i lig, i zoti, i pazoti ,i pashoq nuk futen në asnjë grup. Nё gjininë femërore ata bëjnë përkatësisht e re, e zezë, e ligë, e (pa)zonja, e pashoq.
                   Formimi i gjinisё femёrore tё mbiemrave tё panyjshёm – Kёta mbiemra e formojnё gjininё femёrore: a) Duke i shtuar temёs sё gjinisё mashkullore mbaresёn e femёrorizueses e.  Nё kёtё mёnyrё e formojnё gjininё femёrore shumica e mbiemrave tё panyjshёm, p.sh.: publicistik – publicistike; zemёrgurё – zemёrgureshumёkombёsh,-evjeç ,-e.                                                                                                                                                  b) Duke ruajtur të pandryshuar formën e gjinisë mashkullore. E formojnë gjininë femërore kështu të gjithë mbiemrat e përbërё, që kanë si element të dytë një emër të gjinisë femërore ose një emër të gjinisë mashkullore që tregon lëndë e që zakonisht nuk kanë shumës, p.sh.: flokëgështenjë, gojëmjaltë  etj.                                                                                                                                                                                    c) Ashtu siç do të formohetё elementi  i dytë i mbiemrit të përbërë nga ky element është mbiemër: dritëshkurtër, shpirtlig, -ë etj.
                   Kategoria e numrit
   Mbiemri në gjuhën shqipe ka dy numra: njëjësin dhe shumёsin.  Edhe këtu mbiemrat e të dy grupeve (të nyjshëm e të panyjshëm) e formojnë shumësin në mёnyrё të ndryshme.


-       Formimi i shumës, të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë  mashkullore.  Këta mbiemra e formojnë përgjithësisht  shumësin duke ndryshuar vetëm nyjën i me , p.sh.: i majtë - të majtë; i djathtë - djathtë; i pakёnaqur - të paknaqur etj.  Bёjnë përjashtim mbiemrat, p.sh.:  i keq, i lig, i madh, i vogel, i ri, i zi që e bëjnë shumësin  përkatës:  të  këqij, të ligj, të mëdhenjë, të vegjël, të rinjё, të zinjë etj.
-      Formimi i shumsitë të mbiemrit të pa nyjshëm të gjinisë mashkullore                                           
      1.Mbiemrat e panyjshëm qёnuk janë të përbërë, e formojnë shumёsin:                                                                     
       a) Ata që kanë theks fundor, përveçse kur mbarojnë me –i të theksuar me – (ë)s / -ues dhe ata që janë formuar me konversion nga emrat marin mbaresën –ë: shtetëror-ë (kufij shtetërorë): absurd, -ë.                                                                        
        b) Mbiemrat e formuar me prapashtesёn -(ë) s/ues, mbiemrat e formuar me prapashtesёn – sh dhe mbiemrat që mbarojnë me –ë, p.sh.: (artikuj) informues; (fëmijë) pesëmuajsh; gegë, toskë; (shqipëtarët)  gegë, ruajnë temën e njëjsit.                                                                                                                                                                                                  
    c) Mbiemrat me i të theksuar marrin mbaresën –nj, p.sh.: rrëmunjaxhi, nj.                                                            
              d) Mbiemrat e formuar prej emrave me konversion e bëjnë shumësin siç e bëjnë këta emra: shqipëtar,-ë; socialist, -ë; demokrat,-ë; trim,-a.  
                                                                                                                                                                        


2) Kur janë fjalë të përbëra, mbiemrat e panyjshëm mashkullor e formojnë shumësin, p.sh.:                                 
                                  a) ashtu siç e formon elementi i dytë i tyre, kur përdoret më vete, kur ky element është një mbiemër ose një emër në gjininë mashkullore: kuptimplot,-ë ; zemërluani, etj.                                                                                     
                b) pa e ndryshuar trajtën e njëjsit. Kjo ndodh kur kanë element të dytë një emër femërorë një emër të gjinisë mashkullore që tregon lëndë e nuk ka shumës ose një mbiemër të formuar me prapashtesën –sh :mendjefemër;  zemërçelik;  shumëngjyrësh.                                                                                                                                                          c) duke marrë mbaresën –ë, p.sh.:syleshsyleshë; buzёgaz – buzёgazё.                                                                                                            
                 Formimi i shumësit të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore.   – Këta mbiemra e formojnë shumësin:       a)mbiemrat që në njëjës mbarojnë me –e, e ndryshojne nyjën e të njëjësit në të, p.sh.: (parti) e besueshme - të besueshme . Përjashtim bëjnë e keqetë këqija, e madhe – të mëdha, e re të reja, e vetë veja.           b)mbiemrat që nuk mbarojnë me e, përveç ndërrimit të e-së me , marrin edhe mbaresën-a:  e qartëtë qarta, e mundurtë mundura.
     -Formimi i shumësit të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore.   - Ata mbiemra që nuk janë të përbërë ruajnë të njëjtën formë si të njëjёsit, p.sh.: ( e re )intelektualetë reja( intelektuale ), kur mbarojnë me –e; kur dalin me  , e bëjnë shumësin me –a: p.sh.: plakëplaka, shushkë – shushka etj.  
          Kur janë të përbërë këta mbiemra e formojnë shumësin në këtë mënyrë: kur mbarojnë me –e, me një zanore të theksuar ose kur ka si element të dytë një emër të gjinisë femërore mё , ose një emër lënde të gjinisë mashkullore që nuk ka shumës. Atëherë ata ruajnë të njëjtën trajtë në të dy numrat: buzëgazë, syqershi, gojëmjaltëetj.
( Përjashtim bëjnë mbiemrat që kanë pjesë të dytë, i keq, i madh) që e formojnë shumësin sipas elementeve të dytë serbomadhe ( retorike) serbormëdha. Në raste të tjera e formojnë shumësin duke marrë mbaresën a:  kuptimplot\ë –a
                         Kategoria e rasës
Zakonisht mbiemri vendoset pas emrit qё pёrcakton, edhe para ose i veçuarprej tij, p.sh.: Të lira e të drejta u cilësuan zgjedhjet nga organizmat ndërkombëtarë. Kur vendoset përpara emrit mbiemrat e të dy llojeve (të nyjshëm, të panyjshëm ) lakohen, ndërsa pas emrit lakohet vetëm mbiemri i nyjsh, i cili ndryshon vetёm nyjёn.                                         
                   Lakimi i mbiemrave                                                                                                                                                                          Gjinia mashkullore                                                                       Emёr i shquar+mbiemёr i nyjshёm                                                                                                                                                                                                                                                       a) Emёr i pashquar + mbiemёr i nyjshёm         Njёjёs                                  Shumёs                               Emёrore.   anёtar i thjeshtё                         Emёrore.anёtari i thjeshtё                     anёtarёve tё thjeshtё                                                                  Gjinore. i,e anёtari                                         Gjinore. i,e anёtarit                               i,e anёtarёve tё thjeshtё                                                                    Dhanore. anёtari        tё thjeshtё                 Dhanore. anёtarё       tёthjeshtё           anёtarёve tё thjeshtё                                                                                        Rrjedhore. anёtari                                          Rrjedhore. anёtarё                                 anёtarёve tё thjeshtё                                                                Kallzore. anёtar                                               Kallzore.anёtarine thjeshtё                    anёtarёt e thjeshtё                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       (Nё shumёs nuk lakohet mbiemri nё kёtё rast.)
Mbiemёr i nyjshёm + emёr (i pashquar)
                          Njёjёs                                     Shumёs                                                          
          Emёrore    i thjeshtё                                                  
                                                               Emёrore.    tё thjeshtё                                                                   Gjinore.      i tё thjeshtit                                                 
                                                            Gjinore.    i tё thjeshtёve                                   
    Dhanore.     tё thjeshtit                                                     
                                                               Dhanore.   i tё thjeshtёve                                 
   Rrjedhore.   tё thjeshtit                          Rrjedhore.  tё thjeshtёve                                                       
   Kallzore.       tё thjeshtin                           Kallzore.      tё thjeshtё                                                                                                          
  Gjinia femё                                                                                                                                               Emёr i pashquar +mbiemër i nyjshëm                                         Emër i shquar + mbiemre i nyjshëm                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       .                                                                                                        Njëjës                       Shumës                                                                                                                          Emёrore.    gazetё e sotme                        Emёrore.  gazeta e sotme                  gazetat e sotme                                                                                                                                                                                                       Gjinore.    i…gazetë                                     Gjinore.      i gazetës                          i gazetave                                                    Dhanore.      gazetë      të sotme               Dhanore.      gazetёs      sё sotme      gazetave     tё sotme                    Rrjedhore.   gazetё                                      Rrjedhore.    gazetёs                            gazetave                                                                                                                                                Kallzore.       gazetë                                      Kallzore.        gazetën  e sotme           gazetat e sotme
             
 Mbiemër i nyjshëm ( i shquar ) + emër i (pashquar )
             Njëjës                                                                            Shumës                                            Emёrore.     e dashur                                                             Emёrore.    të dashurat                                   Gjinore.     i  sё dashurës                                                      Gjinore.    i të dashurave                                      Dhanore. së dashurës                  Shoqe                              Dhanore.    të dashurave         shoqe                                                      Rrjedhore.sё dashurёs                                                         Rrjedhore. tё dashurave                                                                                                                                                                                                     Kallzore.      të dashurën                                                      Kallzore.      tё dashurave                                          
 Në rasën kallëzore  të njëjësit si edhe në rasën kallëzore të shumësit në të dyja gjinitë, nyja e mbiemrit del nё dy trajta dhe e. Trajta edel kur mbiemri vjenë i pandërmjetshёm pas një emri të shquar.  Në rastet e tjera , kur mbiemri  vjen pas një emri të pashquar ose kur midis tij (mbiemrit )  dhe emrit të shquarë ndodhet një fjalë tjetër vendoset nyja  (anëtarësinё e thjeshtë e ndryshёm)                             Në mbiemrat e gjinisë femërore nyja del në dy trajta dhe , në rasat gjinore, dhanore e rrjedhore njёjës. -ja del kur mbiemri vjen pandërmjetshёm  pas një emri të shquar, pёrndryshe del –ja kur pas emrit të shquar vijnë dy përcaktorë, nyja e te dytit del me trajtёn : p.sh.: I gazetës së djeshme e të sotme.                                                                                                                                                           Mbiemërat e nyjshëm të emërzuar në rasën gjinore, dhanore e rrjedhore dalin me nyjёn kur janë të shquar, p.sh. : sё përditshmes; dhe kur janë të pashquar, p.sh.:i një të përditshmje.                                
Kategoria e              shkallës                                                                                                                                        
Shkalla e mbiemrit shpreh masën në të cilën shfaqet një cilësi e caktuar tek një send i dhёnё. Këtë kategori e kanë vetëm ata mbiemëra që emërtojnë cilësi të shkallëzueshme si: i madh, i vogël, i mire, i   keq, trim, i drejtë etj, dhe jo ata që emërtojnë cilësi të pashkallezuara si, p.sh. : i sotëm, i djeshëm, i hekurt, i plagosur, kombetar etj.

Mbiemri ka tri shkallë: pohoren, krahasoren dhe sipëroren
Shkalla pohore emërton tiparin e një sendi pa e krahasuar me tiparet e sendeve të tjera, p.sh.: Këto ishin zgjidhje mё të drejta (të padrejta).
  Shkalla krahasore shërben për të krahasuar të njëjtën cilësi te sende të ndryshme (Këto ishin zgjedhje më të drejta  (padrejta) se të kaluarat; ose cilësi të ndryshme të të njëjtit send, p.sh:( Gazet janë më (shumë) të dobishme se të dënshme.) 
            Shkalla krahasore ёshtë katër llojesh:
a)             Mbiemri në shkallën krahasore të barazisë shërben për të krahasuar dy sende ose dy cilësi që janë të së njëjtës shkallë. Në këtë rastë para mbiemrit mund të vihet ndajfolja aq, kurse krahu i dytë i krahasimit lidhet me lidhëzën nënrenditëse sa. p.sh.: A ishte kjo e vështirë sa mendohej ?
b)             Mbiemri në shkallën krahasore të siperisë relative tregon se cilësia te sendi i dhënë është në një shkallë më të lartë se një send tjetër ose tek i njëjti send në rrethana të tjera. Para mbiemrit vendoset pjesëza më ose shprehja shumë më, kurse gjymtyra e dytë  e krahasimit, nëse  egziston, lidhet me lidhëz se, se sa, ng, psh.: Ai ishte më i bindur se ne. Tani Shqipëria i dukej Vjollcës e dashur dhe më e bukur se më parë.
c)             Mbiemri në shkallën krahasore të siperisë absolute tregon se cilësia e një sendi qëndron në një shkallë më të lartë se ajo e gjithë grupit ku ai bën pjesë, pra krahasohet pjesa me të tërën, p.sh.: Ishte takimi më miqësor i këtyre viteve. Pra, edhe kjo shkallë ndërtohet me , ashtu si shkalla krahasore e siperisë relative , por krahasimi këtu në se përdoret menjëherë pas foljes, vihet në trajtë të shquar, d.m.th. përdoret gramatikisht I emёrzuar. Ai pёrdoret nё trajtё tё shquar edhe nёse pёrdoret para emrit. Kur ndodhet menjëherë pas emrit, të dyja shkallët kanë të njëjtën formë dhe dallohen vetëm nga kuptimi dhe nga mënyra e ndërtimit të gjymtyrës së dytë të krahasimit, e cila në shkallën e siperore- absolute shprehet me anë të një ermi në rasën gjinore të shquar ose me anë të një emri të shquar te prurë nga parafjala nga ose ndër (por edhe këtu gjymtyrët e dytë mund të mungojnë). Gjithashtu duhet thënë se nëse emri ka relative është në shkallën krahasore të siperore absolute. p.sh.: Atdheu ёshtë më e bukura fjalë ndër fjalët. Ai ishte më i gjati i klasës.etj.
          Mbiemri në shkallën krahasore të ultësisë tregon se cilësia te sendi i dhënë është në një shkallë më të ulët sesa te një send tjetёr ose te i njëjtit send në rrethana të  tjera. Në këtë rast para mbiemrit vihet ndajfolja pak në shkallën, krahasore më pak, ndërsa lidhëzat e gjymtrёs së dytë të krahasimit janë, se sesa, nga. p.sh.:  Ai është mё pak i përkushtuar se ti ndaj kësaj çёshtje.


Kjo mënyrë shprehjeje ka hyrë krejtësisht në ligjerimin  libror prej ndikimit të gjuhёve të huaja. Gjuha popullore përdoret  në vend të saj ose shkallën krahasore të barazisë në një fjali mohuese, ose shkallën krahasore të siperisë relative të mbiemrit antonim. p.sh.: për të thënë : Unë nuk jamë më pak i fortë se ti, mund të thuhet :Unë jamë aq i fortë sa ti ose Unë nuk jam më i dobët se ti.
                   Shkalla sipërore  -Tregon se cilёsia e dhënë është në një shkallë shumë të lartë dhe shihet jashtë çdo krahasimi. Kjo shkallë ndërtohet duke vendosur para mbiemrit një ndajfolje sasie të tillë, si: shumë, tepër, mjaft, jashtëzakonisht etj.  Kjo është një situatë shumë e vështrё.     
                                       Emërzimi i mbiemrave                   
Siҫe kemi thënë, mbiemrat shpesh emërzohen, d.m.th përdoren si emra, kur pёrdoren kështu, ata shërbejnë për të emërtuar frymorë a sende që kanë edhe cilësinë e shprehur prej tyre(prej mbiemrave)  P.sh.: i duruari, i tituari. E reja nuk triumfon pa vështirësi.                                                                                               Kur emërzohet, mbiemëri ka po atë kategori gramatikore që ka emri: gjini, numër, rasë dhe trajtë. Në këtë përdorim ata janë të mëvetësishëme, ashtu si të ҫdo emri tjetër.                                                            
Në shumicën e rasteve, mbiemrat e emërzuar i përdorim kur nuk duam të përsëritim emërin e përmëndur më parë bashkë me një mbiemër tjetër. Psh. Gazetën e sotme e lexova, kurse të djeshmen (=gazetën e djeshme) nuk e gjeta.   Mbiemrat e emërzuar të këtij tipi shërbejnë si emra në kontekste të caktuara.

Por ka edhe mbiemra të emërzuara me përdorim të qëndrueshëm si emra. Këta janë emra me burim mbiemëror që emёrton nocione për të cilat kanë munguar emrat e mirëfilltë .:psh.  e drejta, e vërteta, e mira, e ardhmja, e shkuara, e verdha (e vezës),të hollat, të ardhurat, të korratetj. Të tillё janë emrat me burim mbiemërorë të gjinisë asnjanëse si: të kuqet (e fytyres), të ftohtёt,të nxehtёt etj.
 Periudha me fjali të varura rrjedhimore

1.      Periudhë me fjali të varur rrjedhimore është ajo periudhë në të cilën shprehen ose marrëdhënie në mes një sasie, shkallës a interest të madh të parashtruar në fjaklinë kryesore si shkak ose pasojë a rrjedhimit që vijnë prej sajë, të shprehur në fjalinë e varur, ose mardhënie në mes faktit
a ngjarjes së shprehur në fjalinë e varur, ose marrëdhënie në mes faktit a ngjarjes së shprehur nga fjalia kryesore dhe përfundimit ligjik të tij, të shprehur në fjalinë rrjedhimore:
            Garda mbretërore u sul e tëra si një trup dhe e goditi qendrën turke me aq tërbim, sa kjo nisi të tronditej. Zbathur ajo ecte aq lehtë, sa nuk i ndiente dhe vetëçorapet e saj. Analiza qe kaq e imët, sa zgjati plotë tetë orë. Heshtja qe e tillë, që zhurmën e një qepeni e dëgjonte gjithë pazari. Stadium nuk nxinte më, kështu që mjaft sportdashës mbetëm jashtë.
           Elementet themelore të strukturës së periudhës me fjali të varura rrjedhimore janë: në fjalinë e varur lidhëzat sa, sa që, aq sa, që kështu që, edhe, në kushte të caktuara sintaksore, në mënyrë që: në fjalinë kryesore fjalët korrelative të mjeteve të lidhjes të së varurës me kryesoren si fjalët aq, kaq, përemrat i atillë, i tillë, ose shprehje, si: gjer atje deri atje, në atë shkallë, në atë pikë, në atë ditë dhe, në kushte të tjera edhe ndajfoljet e sasisë mjaft,  tepër.
          Në disa raste dallimi i fjalisë rjedhimore nuk bëhet dot vetëm nga mjeti i lidhjes.
             Prania e mjetit të lidhjes sa ose nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të bërë dallimin nga tipa të tjerë fjalish të varura që kanë këto mjete të lidhjes, prandaj duhen marrë parasysh edhe elemente të tjera të fjalisë së varur dhe të fjalisë kryesore. Pra duhet pasur parasysh tërësia e mjeteve strukturore si dhe bashkëlidhja e brendive reale të fjalive të periudhës.
         Fjalia rrjedhimore dallohet prej fjalisë së varur krahasore që ka po atë mjet të lidhjes dhe po atë fjalë korrelative në kryesoren nga trajta dhe kuptimi leksikor i kallëzuesit: te fjalia rrjedhimore kemi rrjedhim si pasojë e një sasie të madhe që paraqitet si shkak kurse te fjalia kryesore kemi përshtatshmërin në mes një sasie të parashtruar në fjalinë kryesore dhe një tjetër që paraqitet në të varurën të shprehur me kallëzues që kanë kuptim leksikor të njëjtë, të afërt a të kundërt. Krahasoni:
               Ferdinanti ishte thyer në betejën e Sarnos dhe ndodhej aq keq sa e shoqa kërkonte ndihma nga besnikët (fjali rrjedhimore).
               Alfonci i dha Skëndërbeut aq të holla sa ishin të nevojshme për të financuar këtë ekspoditë (fjali krahasore e barazisë).
             Më i vështirë është dallimi i fjalisë rrjedhimore nga fjalia kohore, me lidhëzën sa: Thirri sa u ngjir. Nëse kemi këtu fjali rrjedhimore nga fjalia kohore, me këtë mund ta zgjidhë konteksti a situata. Pas kallëzuesit emëror me gjymtyrë emërore nga një mbiemër, që tregon mjaftueshëm ose pamjaftueshmëri, mund të dalë edhe një paskajore e zgjeruar me vlerën e një fjalie të varur rrjedhimore ose të një ndërtimi sinonimikë me të:
                Drita e saj ishte e mjaftueshmepër të zbuluar udhën.
              2. Periudha me fjali të varura rrjedhimore ngërthen dy nëntipa kryesorë semantiko-strukturorë: nëntipin me fjali rrjedhimore të bashkëlidhur (korrelative) dhe nëntipin me fjali rrjedhimore jo të bashkëlidhur (jokorrelative).
                 Në nëntipin me fjali rrjedhimore të bashkëlidhur (korrelativ) ku lidhëza i përgjigjet ose mund t’i përgjigjet një fjalë e bashkëlidhur (korrelative) në fjalinë kryesore, fjalia e varur tregon një rrjedhim si rezultat i një sasie, shkalle, interesiteti të madh, ose i një cilësie të shprehur në kryesoren; lidhja ndërmjet fjalive është e ngushtë.
                Në nëntipin me fjali rrjedhimore jo të bashkëlidhur (jokorrelativ) ku lidhëzës i përgjigjet ose mund t’i përgjigjet në kryesoren ndonjë fjalë e bashkëlidhur (korrelative), fjalia e varur tregon një rrjedhim “të thjeshtë”, një përfundim logjik që nxirret nga brendia e tërë fjalisë kryesore: lidhja ndërmjet fjalive është më e çlirët.
              2.1. Nëntipi me fjali të varur të bashkëlidhur (korrelativ) paraqet këto bashkëlidhje lidhëzash dhe fjalësh: aq...sa, kaq...sa, kaq...saqë, kaq... sa që, i atillë... sa, i tillë...sa, i (a) tillë...sa që, i (a) tillë...që.
            Fjalët e bashkëlidhura aq, kaq përcaktojnë zakonisht një mbiemër një folje, një emër: aq i madh, aq i mirë, aq njerëz, aq trimëri.
               Përemri dëftorë ai (rrallë ky) në togfjalësha emërorë pranë disa emrave më kuptim të caktuar leksikor (dhe të kufizuar në numër si shkallë, masë, pikë dhe ditë, mund të shërbejë si fjalë e bashkëlidhur e mjetit të lidhjes sa; po ashtu edhe gjer atje, deri atje, kurse fjalët shënuese mjaft, shumë, tepër dalin si fjalë të bashkëlidhura të lidhëzës .
            2.1.1. Sasia (masa, shkalla, intensiteti) e dëftuar nga korrelatët aq, kaq, mund të ketë të bëjë me anë të ndryshme të sendeve e të dukurive:
a. Me ciliësin e shprehur nga mbiemri, sipas tipit aq i madh, aq rrënjësor etj.                                                             Era ishte aq e fortë, sa përmbysi dhe theu qelqin e llambës.
b. Me një rrethanë të shprehur nga një ndajfolje: aq mirë, aq shumë, aq larg ej.                                                                                         Kaq shumë më do, sa nuk jeton dotë pa mua? I tregonte ngjarjet aq bukur, sa që njeriu e besonte.
c. Me sende konkrete ose abstrakte të shprrehura me emra: aq njerëz, aq trimëri etj.                                       Shpezët bënë kaq zhurmë me krahët e tyre, sa e trembën inxhinierin. Ai drejtoi trupin me aq nervozizëm, sa i shkau guna nga shpatullat.
            2.1.2. Shkalla e cilësisë mund të shprehet edhe me ndajfoljen e sasisë mjaftë së cilës i përgjigjet lidhëza sa dhe . Karakteristikë është përdorimi i foljes-kallëzuese në lidhore. Tipari i përmendur në kryesoren përbën një arsye të mjaftueshme (ose jo, kur kallëzuesi nështë mohor) për të sjellë (ose për të mos sjellë, kur kallëzuesi është mohor) rezultatin, pasojën e shprehur tek e varura.
                  Ky qe një argument mjaft serioz që kryedaktori të mos kundërshtonte më.
            2.1.3. Me fjalën e bashkëlidhur (korrelative) tepër tregohet si tipari shfaq në një shkallë të lartë, tej mase por ai nuk është në pajtim me përmbajtjen e fjalisë së varur, prandaj nuk mund të shkaktojë pasojën, rezultatin e shprehur prej saj:
               I biri i Skëndërbeut ishte tepër i vogël që të vihej në krye të Ligës.
               Ndërtime me fjalët e bshkëlidhura (korrelative) mjaft, sumë, tepër janë karakteristikë për stilin publicistiko-shkencor.
                 2.1.4 Përemrat dëftorë i atillë, i tillë si fjalë të bashkëlidhura (korrelative) dëftojnë pa e emëruar një cilësi që sjell rrjedhimi. Këto fjalë hyjnë në lidhje me lidhëzën (rëndom) ose sa (më rrallë):
Ishte situatë e tillë, që askush s’e kursente veten. Era e  tyre ishte e tillë sa gjithë zogjtë e blertë ajo erë i ndillte.
           2.1.5 Shkalla e lartë e shtjellimit të veprimit të fjalisë kresore jepet disa hetë  me lokucionet frazeologjike gjer atje, deri atje, gjer në atë shkallë, gjer në atë gradë, dhe në stilin bisedor me shprejet më atë ditë, më këtë ditë, të cilat duke shërbyer si fjalë korrelative tregojnë shkallën e skajshme të shtjellimit të veprimit që sjell pasojën e përmendr tek e varura rrjedhimore. Kallëzuesit e fjalisë kryesore shprehen rëndom me folje jo kalimtare që tregojnë lëvizje: arrij, vete, shkoj etj.
                 Gjer atje kishte arritur puna, sa turqit me një ushtri të vogël kishin shpresë të merrnin Krujën. Puna vajti gjer atje, sa u mblodhën të gjithë vërsnikët për ta bindur.
     2.1.6. Pranë këtij tipi qëndrojnë edhe  ato periudha që nuk kanë fjalë të bashkëlidhura (korrelative) por mund të shtihen aty pa sjellë ndryshime thelbësore gramatikore dhe semantike: mund të shtohen jo vetëm fjalët e bashkëlidhura (korrelative) aq, kaq por ede një togfjalësh që në kontekst ka kuptim metaforik hiperbolik si: gjëmon (zëri gjëmonë) ulërinë (bërtet me të madhe), egërsohem (zemërohem në kulm), tretem (dobësohem, tretem pa masë):
                Ulëriti një herë sa u tund pylli. Gjyshi u egërsua, sa i dridhej tërë trupi. Për tri javë u tret, sa mezi mbahej më këmbë.
            2.1.7. Kuptimi i intensitetit të madh të shtjellimit të veprimit shprehet në stilin bisedor me togjet e përfunduara nga përsëritja e së njëjtës trajtë foljore bashkuar nëpërmjet lidhëzës bashkërenditëse e:
                   Tetoja qau e qau, sa iu bëri nuses qull futën. Dhe vasha qau e qau, sa u tret.
            2.2. Nëntipi me fjali jo të bashkëlidhura (jokorrelative) ka këto karakteristika: a. Mjetit të lidhjes nuk mund t’i përgjigjet ndonjë fjalë korrelative në kryesoren, kjo shkakton një lidhje të dobët ndërmjet fjalive nga ana gramatikore dhe kuptimore, sepse fjalia kryesore është relativisht e plotë nga kuptimi:
     b. Brendia e fjalisë së varur është më të shumtën një thënie që del si një përfundim logjik i nxjerrë nga gjithë brendia e fjalisë kryesore.
         Fjalia e varur bashkohet me kryefjalën me kryesoren me lidhëzat e lokucionet lidhëzore aq as, kështu që, në mënyrë që dhe.
        2.2.1. Fjalitë e bashkuara me lokacion lidhëzor aq sa  kanë të bëjnë zakonisht me një fjali kryesore tek e cila shkalla, masa, sasia e cilësia është shprehur konkretisht dhe fjalia e varur tregon më fort njëfarë përfundimi të nxjerrë nga gjithë brendia e kryesores. Këto gjejnë shprehjën e vet në fjalinë kryesore me mjete leksikore, me mjete gramatikore dhe me anë të brendisë së nnjë thënieje të mëparshme:
           Në të vërtetë ai kishte ndrequr shumë gjëra ata gjashtë muaj në kooperativë, aq sa nganjëherë qeshte me mendjen e dikurshme. Ai kishte ndryshuar krejt, aq sa nuk e njihje.
         Fjalia e varur rrjedhimore me lidhëzën aq sa nuk është e zhveshur krejt nga ndonjë ngjyrim sasior dhe nuk është e njëjtë me vlerën e fjalisë së varur rrjedhimore me lidhëzën kështu që.
      2.2.2. Në periudhën me fjali të varura rrjedhimore me lidhëzën kështu që tregohet jo një përfundim që del nga ndonjë  shkallë sasiore e madhe e nga ndonjë cilësi e përmendur në fjalinë kryesore, por një përfundim disi objektiv i gjithë brendisë reale të fjalisë kryesore. Lidhja midis fjalisë së varur dhe kryesore është mjaftë e dobët, disi më e dobët se te rastet me lidhëzën aq sa:
                       Karrige s’kishte për të gjithë, kështu që një pjesë e spektatorve shtrohej këmbëkryq.Për fat të mirë,shtëpia e saj nuk rrinte kurrë bosh, kështu që ajo s’e ndiente veten të vetmuar:
        2.3. Në stilin publicistiko-shkencor përdoret edhe një fjali e varur rrjedhimore me lidhëzën në mënyrë që dhe me foljen –kallëzuaes në mënyrën dëftore: kjo fjali  tregon një pasojë, por me ngjyrim të mënyrës së shtjellimit të veprimit të fjalisë kryesore:
       Këngëtari ishte fort i ri, po drita i binte në mënyrë që e rrëfente shumë të ngrysur.
         2.2.4. Një nëntip periudhe me fjali të varur rrjedhimore me lidhëzën ngërthen disa lloje sipas elementeve strukturore të fjalisë kryesore dhe fjalisë së varur.
           2.2.4.1. Fjalia kryesore ka modalitetin e pasigurisë ose të supozimit dhe rrjedhimi i paraqitur në të varurën jepet i shkaktuar nga një fakt i supozuar në fjalinë kryesore:
                 Kush e di ç’pabesi dhe tradhëti bënin princërit e tjerë, që u shtrëngua Skëndërbeu t’u  aneksonte principatat.
             2.2.4.2. Kur fjalia kryesore përmban një mohim të një tipari shprehur nga kallëzuesi emëror, dhe folja – kallëzues e së varurës është në lidhore, tregohet se mungon tipari ose vlerësimi që mund sillte rrjedhimin në fjalinë e varur. Sfera e përdorimit të këtyre ndërtimeve është dialogu, ligjërimi i folur:
- S’ka hapur gojë, po edhe matuf nuk është Llazi, që të mos marrë vesh! (mbaje gojën, ore bej). S’kam qenë hyzmeqari yt, që të më kërcënosh.  Nuk kam bërë faj që të më dënojnë.
          2.2.4.3. Periudha me fjali të varura rrjedhimore me lidhëzën që mund të ketë disa nga karakteristikat e periudhës me fjali të varur qëllimore: lidhëzën që dhe kallëzuesin në mënyrë  lidhore në fjalinë e varur, një folje-kallëzues që mund të ketë edhe kuptim leksikor të një veprimi konkret në fjalinë kryesore. Megjithatë, fjalia e varur rrjedhimore tregon një veprim që do të jetë rrjedhim objektiv i shkakut real i përmendur në kryesoren. Veprimi i shprehur nga fjalia e varur nuk lidhet me synimin e vërtetë, është një pasojë objektive e domosdoshme (a konsiderohet si e tillë prej ligjëruesit):
       Tashti po afrohet mesi i natës e ti dashke të këndosh, që të zgjosh njerëzit. Unë u zura edhe me nënën ditën e karnavaleve se nuk doja të bëhesha nuse, që të tallëshin pastaj shokët me mua.
              2.2.4.4. Fjalia e varur me lidhëzën që jo të bashkëlidhur (jokorrelative) mund të bashkohet me fjali kryesore ku as mund të ketë korrelata, as kemi të shprehur leksikisht ndonjë sasi të madhe a ndonjë cilësi, megjithatë ngjyrimi afektiv i këtyre ndërtimeve e jep si një nëntekst sasinë a cilësinë, si diçka subjektive që vlerësohet prej ligjëruesit, si theksim, qortim, qesëndi:
      Me punën e karikaturës me breshkën pleqtë shkuan një cop herë, që u knaqën.
        Kjo lloj periudhe është karakteristikë kryesisht për ligjërimin popullor.

3.    Rendi i fjalive në periudhën më fjali të varura rrjedhimore            
         Fjalia rrjedhimore e tipit jo të bashkëlidhur (jokorrelativ) ka rend të ngulur, fjalia e varur ndjek fjalinë kryesore:
        Korridori qe mbushur plot, aq sa të zihej fryma nga vapa. Ama atë natë kishim ndenjur vonë, kështu që as dy orë gjumë s’i kishim bërë.
        Fjalitë rrjedhimore të tipit të bashkëlidhur (korrelativ) dhe ato që mund të marrin fjalë korrelative rëndom vijnë pas kryesores:  Sytë iu mbyllën e iu shtrënguar aq fort, sa i lëshuan xixa. Lumenjtë vinin të rrëmbyer, sa nuk kapërceheshin dot.
          Kur disa fjali rrjedhimore kanë të bëjnë secila me gjymtyrë homogjene të fjalisë kryesore, gjithë të tjerat, përveç të fundit, hyjnë në mes të fjalisë kryesore.
         Në të hyrë të kooperativës ka një rrap të madh, të moçëm, sa s’mbahet mend, me një trung të trashë, sa as dy vetë nuk mund ta pushtojnë dot.
         Fjalitë rrjedhimore ndahen rregullisht me presje.
         Bëjnë përjashtim tipat e periudhave që kanë në fjalinë kryesore ndajfoljet mjaft ose tepër:
     I sëmuri ishte tepër i dobët që të linte shtratin.
         


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels