IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



FAKULTETI I EDUKIMIT, DEGA CIKLI I ULET VITI II
TEMA:Taksonomia e objektivave: fusha njohese.Klasa 1, 2, 3, 4.
''Fjalët që ne i përdorim për të punuar me klasat e artit dhe duhet të jenë të zgjedhura me shumë kujdes. Udhëzimet duhet të kenë një përdorim të përshtatshëm, të përdoren foljet e duhura, të cilat lidhin funksionin njohës të nxënësve./ Aftësitë njohëse të Taksonomia e Blumit identifikon disa folje të cilat ndahen sipas 6 nivele të njohura të kësaj Taksonomie. Ato renditen nga niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë të aftësive që duhet të fitojë një nxënës duke i dhënë kështu mundësinë mësuesit për të përshkallëzuar nivelet e arritjes së nxënësit./ Foljet e Taksonomisë së Blumit mund të adoptohen lehtësisht nga mësuesit në klasat ku zhvillohet arti''.
Taksonomia e Blumit klasifikohet ne tre fusha :
-Fusha njohese
-Fusha emocionale
-Fusha psikomotore
6 nivelet e Taksonomisë së Blumit që i përkasin sferës njohëse të cilat janë:
Njohja: riprodhimi i fakteve specifike.
Të kuptuarit: të kuptuarit e asaj që i është komunikuar.
Zbatimi: përgjithësimi dhe përdorimi i informacionit abstrakt në situata konkrete.
Analiza: ndarja e problemit në nëpjesë dhe zbulimi i marrëdhënieve midis pjesëve.
Sinteza: vendosja së bashku e pjesëve për të formuar një të tërë. Vlerësimi: përdorimi i kritereve për të bërë gjykime.
1.Të njohurit
Është riprodhimi i një diçkaje pa shpjegime dhe pa e lidhur me gjë tjetër./ Përsëritje e emrave, e rregullave, e përkufizimeve dhe e shpjegimeve ashtu siç është dhënë. Është niveli më i ulët i rezultateve të nxënësve në fushën e njohjes. Në   përgjithësi mësuesit veprojnë mjaft mirë me kategorinë  e njohjes./ Kjo për faktin se njohja bështetet në grumbullimin e njohurive ku nxënësit i duhet të mbajë mend  atë ç’ka i është mësuar dhe jo të manipulojë apo transformojë atë.
Foljet më të përdorura janë: Përkufizo, përsërit, përshkruaj me fjalët e tekstit, identifiko, vër në tabelë, harto një listë, emërto, riprodho etj.
Pyetjet: Çfarë, kur, kush, sa etj. 
Një shembull i nivelit njohës mund të jenë
a) posterat që kërkojnë rinjohjen ose përcaktimin e informacionit ose të fakteve që i kanë marrë dhe i kanë në kujtesë psh: në një poster me vegla  të ndryshme nxënësi bën identifikimin e tyre duke i emërtuar ato, ose identifikimi i pentagramit.
b) rikujtimi i përkufizimeve Psh:
 - Cilat janë notat në vija dhe fusha?
 - Po notat sipër dhe poshtë pentagramit?
c) Rikujtimi i rregullave të përdorimit  psh:
 - Si formohen ritmet e thjeshta?
2. Të kuptuarit
Ky nivel është baza e fushës së njohjes dhe një hap më tej se NJOHJA. ''Foljet më të përdorura janë – kupton, tregon,  jep shembuj, këndon, luan, shkruan shembuj etj''.
Se sa e ka kuptuar nxënësi mësimin, këtë e tregon  aftësia e tij për të dhënë informacionin në mënyrë sa më të  kuptueshme. Baza e kategorisë së nivelit të të kuptuarit është që nxënësit ta kuptojnë atë ç'ka jep mësuesi. Pra themi se nxënësi e ka përvetësuar materialin, por niveli i përvetësimit nuk presupozon zgjerimin e informacionit, por vetëm integrimin e tij.Në këtë nivel nxënësi nuk bën vetëm një rikujtim të thjeshtë të materialit, por ai mundohet ta shprehë atë me fjalët e tij duke e organizuar atë në mënyrë logjike.Duke qenë se niveli i të kuptuarit është kryesor dhe bazë për nivelet e tjera më lart, mësuesi  duhet të shpenzojë kohë për  t'u siguruar që nxënësi e ka kuptuar materialin. Për këtë  e ndihmojnë pyetjet me anën e të cilave iu drejtohet nxënësve.
3.Zbatimi
Ėshtë aftësia për të përdorur materialin e mësuar në situata të reja dhe konkrete. Zbatohen rregulla, metoda, koncepte, parime, ligje, teori.Foljet më të përdorura janë – lexo ushtrimin në 4/4, shkruaj në kohën 4/4 me vlera të ndryshme notash, këndo në intonacion , përgatit, prodho, trego, shpjego, përdor, etj. P.sh: Të tregojë përmes grafikut të vizatuar ndryshimet e lartësisë dhe gjatësisë së notave. Ose të shkruajë një ushtrim në kohën 4/4 me gjatësi notash të mësuara. Informacioni i mbledhur nga nxënësi ka vlerë nëse ai e përdor atë për t'iu përgjigjur një pyetjeje të caktuar.  Kështu pasi nxenesi merr në dorë pyetjen që ka për të dhënë përgjigje zgjedh mënyrën se si do t'i përgjigjet. Kur mësuesit i duhet të vlerësojë një përgjigje të nxënësit ai kontrollon rrugën të cilën ka ndjekur nxënësi për të arritur në këtë përfundim psh: tek një këngë për fëmijë nxënësit mund të tregojnë lartësinë e tingujve të këngës duke e dhënë këtë me anë të një grafiku.
4.Analiza
Ėshtë aftësia për të copëtuar materialin në pjesë përbërëse, për të dhënë një kuptim më të mirë të materialit.
''Foljet më të përdorura janë – shpjego përse, dallo tinguj nga zhurmat dhe thuaj pse, seleksiono, analizo një pjesë, përcakto termat dinamike duke i shpeguar ato, etj''.
Shembull: Të shpjegojë përdorimin e shenjave të ngjyrimit në një pjesë muzikore.
Përcaktimi i çështjeve është shumë I rëndësishëm për mësuesin. Në këtë rast mësuesi  i kërkon nxënësit të mos i shpjegojë gjërat në sipërfaqe por të konkretizojë ato me atë  ç'ka ka mësuar më parë.
Shembull
•         Demonstro  rregullat e të kënduarit.
•         Shpjego dallimin e tingujve muzikorë nga tingujt natyrorë.
•         Shkruaj si formohen kohët e thjeshta?
5.Sinteza
Ėshtë aftësia për të formuar një të tërë përmes bashkimit të pjesëve''Foljet më të përdorura janë – kombino vlerat e notave me ritmin, harto, krijo, kompozo, organizo, planifiko, rindërto, rishiko, etj.Shembull: Të kombinojë vargjet e një teksti me muzikën e dhënë''. Është procesi i kombinimit të njohurive të veçanta në mënyrë të tillë që të krijohet një model ose strukturë që nuk ekzistonte më parë. Nxënësi që përdor sintezën është origjinal dhe del jashtë nivelit të aplikimit. Kështu një nxënës që bën një vegël të thjeshtë muzikore apo përdor  mënyra të veçanta për dhënie përgjigje të shumë pyetjeve vepron në kategorinë e sintezës.
6. Vlerësimi:
''Është aftësia për të gjykuar vlerën e një materiali, të mirën e një ideje, motivet e sjelljeve, vlerësimin e zgjidhjeve të problemit, ndërtimi i komunikimeve gjykuese etj.''Foljet më të përdorura janë – krahaso 2 pjesë muzikore, vër në kontrast pjesët që dëgjon, shpjego ushtrimin e krijuar, përshkruaj, interpreto, përmblidh, etj.Shembull: Të krahasojë dy pjesët muzikore duke shpjeguar ndryshimet e shpejtësisë dhe shpjeguar kujt shpejtësie i përket''. Kur mësuesi pyet nxënësit , ata shfaqin mendimet e tyre, opinionet, gjykimet, dhe japin kriteret mbi të cilat zbatohen ato''. Mësuesi bazon vlerësimin edhe mbi këto opinione. Për këtë nxënësi duhet:/Të ndërtojë kriteret e përshtatshme ose vlerat (si duhet kuptuar kjo) psh: tek një këngë e gëzueshme  ai përcakton drejt kur një këngë është e gëzueshme dhe pse? Çfarë e dallon atë nga një këngë e trishtueshme? E vlerëson duke dhënë opinionin e tij.Meqenëse kategoria  e vlerësimit i kërkon  nxënësve të bëjnë gjykime të arsyeshme, të kenë mendime racionale ose reagimet e tyre personale duke i mbrojtur ato në mënyrë logjike dhe konkrete, atëherë atyre u krijohet mundësia e përgatitjes për situata të tjra në të ardhmen në të cilat do të nevojitet të menduarit kritik.





Ç’kuptoni me ndryshime kulturore?
Nëse do të ishit mësues si do ta menaxhonit këtë diversitet.
Jetojme në në shoqëri shumë kulturuar domosdoshmërisht në klasat tona do kemi nxënës që kanë kultura të ndryshme (sjellje, zakone,tradita).
·         Si do të veprojmë ne si mësues këtë diversitet , si do ta menaxhojmë.
·         ( Ne të ardhmen ne do)
Ne si mësues të ardhshëm do të përballemi me një klasë që përbëhet me kultura të ndryshme. Këto kultura te ndryshme sjellin pasoja pozitive dhe negative në mjediset shkolore, si:
1.      Gjithëpërfshirja e nxënësve në të nxënit dhe në aktivitetet e ndryshme që zhvillon klasa.
2.      Krijimi i mundësive për bashkëveprimin e nxënësve me njëri-tjetrin jo vetëm në mjediset shkollore por edhe jashtë saj.
3.      Respektimi i nxënësve (kur flasin, kur japin një mendim, kur sygjerojmë)
4.      Vënia e disiplinave të barabarta me shumë efektivitet nga mësuesi, për nxënësit me kulture, etni dhe gjuhë të ndryshme.
Shjelljet e papërshtatshme vijnë nga fakti se mësuesit apo nxënësit nuk kuptojnë dhe nuk respektojnë ndryshimet kulturore të nxënësit në prejardhje të ndryshme


Pijet alkoolike janë pije që përmbajnë etanol.

Pijet alkoolike janë përdorur gjerësisht që në antikitetin e lashtë dhe nga shumë civilizime anë e mbanë globit, si një përbërës si një diete të rregullt, për arsye higjienike apo mjekësore, për efektet e tyre pushuese dhe euforike, për të bërë qejf, për frymëzim artistik, si afrodiziakë, dhe arsye të tjera. Disa prej tyre, me kalimin e kohës kanë fituar kuptim fetar dhe simbolik si për shembull nga feja ''Greke'' gjatë ritualëve ekstazik të ''Dionisit'', mbretit të verës ; në festa të krishtere dhe çifute.
Sidoqoftë, disa individë krijojnë varësi ndaj alkooli të quajtur alkoolizëm. Rezultati i alkoolizmit është i konsideruar si problem i madh shëndetësor në shumë shtete.
Konsumim i shpeshtë dhe i tepruar i alkoolit mund të ndërhyjë në jetën sociale dhe financiare të përdoruesit./ Efektet neurologjike të konsumimit të alkoolit janë shpesh faktor i vdekjeve në aksidente dhe sherre. Njerëzit nën influencën e alkoolit shpesh herë gjenden në situata shumë më të rrezikshme dhe komprometuese se sa në gjendjen e tyre esëll.
''Disa besime fetare, si për shembull feja myslimane, shkolla budiste dhe disa sekte protestante të krishterimit e dekurajojnë dhe shpesh ndalojnë përdorimin e alkoolit për arsyet e mësipërme por edhe për arsye të tjera''.

Duhani dhe pijet alkolike, faktorë për kancerin në grykë
Që kur bëri të njohur publikisht se kishte kancer në grykë, aktorin Majkëll Daglas e lidhin në mbarë botën me këtë sëmundje. Aktori thotë se mjekët i japin atij 80 për qind shans se do të shërohet. Në vazhdim ju njohim më hollësisht me kancerin e grykës dhe trajtimet që përdoren kohët e fundit për këtë sëmundje:
''Majkëll Daglas'' nuk bëri komente për gazetarët kur u dha premiera e filmit të tij të ri.
Aktori nuk bëri asnjë koment kur u shfaq para spektatorëve me ekipin realizues të filmit të tij. Aktori, fitues i Çmimit Oskar, po trajtohet për kancer në grykë.
Çdo vit, në të gjithë botën, diagnostikohen më tepër se gjysëm milionë njerëz me kancer në kokë dhe në grykë. Shumica e tyre janë në vendet në zhvillim. Mes këtyre kancereve janë ai në hundë, në gojë, grykë dhe laring./
Dr. Majkëll Beninger në klinikën e Clevelandit përshkruan shenjat paralajmëruese të kancerit.
''Një shenjë është një ashpërsim i pakuptuar i zërit, veçanërisht tek një person që pin duhan, kur kjo simptomë zgjat më tepër se 2-4 javë. Në këtë rast është mirë të shkosh tek mjeku. Një tjetër shenjë është dhimbja gjatë gëlltitjes''.
Një studim i ri i Insitutit Kombëtar të Kancerit arrin në përfundimin se një numër i madh rastesh të kancerit në qafë dhe në kokë lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit. Në studimin që zgjati për 5 vjet, u përfshinë rreth gjysëm milionë njerëz. U zbulua se burrat preken më tepër nga kanceri i grykës, apo i kokës, se sa gratë. / Faktorët kryesorë janë duhani dhe alkoholi.
Dr. Sat Parmar në spitalin e Univerisitetit të Birmingamit në Britani, thotë se konsumimi i sasive të mëdha për pije alkoolike dhe i duhanit rrit së tepërmi rrezikun e prekjes nga këto lloj kanceresh.
''Në se pi duhan dhe alkohol me shumicë, rreziku për të patur kancer është 26 herë më i madh se një person që nuk pi duhan, apo alkohol''.
Majkëll Daglas po kurohet me kimioterapi të kombinuar me rreze, por trajtim mund të jetë edhe ndërhyrja kirurgjikale.
Teknika më e fundit është kirurgjia robotike. Dr. Tod Huntley e preferon këtë mënyrë, sepse ndërhyrja kirurgjikale kryhet në grykë pa çarje nga jashtë.
''Kjo metodë nuk shoqërohet me trauma në lëkurën përreth dhe shumë lloje tumoresh të kësaj pjese të trupit, mund të hiqen plotësisht…, shpesh pa trakeotomi, çarje në trake dhe zakonisht pa nevojën e përdorimit të tubit ushqyes për pacientin''.
Me kirurgjinë robotike, pacientët kalojnë më pak kohë në spital, rikuperohen më shpejt dhe shmangin çarjet, apo deformimet në fytyrë. Për pakësimin e rrezikut të kancerit në kokë, apo në qafë, mjekët në mbarë botën i këshillojnë pacientët të mos pijnë duhan dhe të mos konsumojnë shumë pije alkoholike

Kriza financiare dhe efektet e saj në vendin tonë 
 Ekonomia jonë është dobësuar sëtepërmi, pasojë e etjes së pakontrolluar për fitime dhe papërgjegjësitë që kanë treguar disa, por gjithashtu edhe për shkak të dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjedhje të vështira dhe për t’a përgatitur vendin për një epokë të re! Presidenti Obama
• Si lindi kriza?!
Ëndrra amerikane që çdokush mund të ketë shtëpinë e tij pavarësisht se mund të mos ketë të ardhura të mjaftueshme për t’a përballuar në periudha afatgjatë, duket se është thelbi i rënies së sistemit financiar në Shtetet e Bashkuara. Që më pas preku nën efektin domino edhe institucionet financiare të Europës dhe Azisë që kishin risiguruar kreditë. Plani i ish-presidentit Bush për të nxitur tregun e pasurive të paluajtshme nëpërmjet kreditimit gjeti përkrahjen e bankierëve të cilët përpara rrezikut të moskthimit të kredive vlerësuan rezultatet afatshkurtra me fitime të konsiderueshme me paga dhe bonuse të larta për këto arritje. Motoja ‘fitimet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata’ i ktheu ato në përfituesit kryesorë duke i shndërruar nga drejtues ekzekutivë në aksionerë. / Gjithçka dukej se shkonte perfekt pasi bankat shpërndanin rrezikun duke riinvestuar në kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve (më e famshmja ndër to AIG) ndërsa tregu i banesave njohu një lulëzim të paparë. Me rënien e tregut imobilar, uljen e kërkesës, rënien e punësimit dhe të ardhurave shumë amerikanë nuk kishin fuqi financiare të paguanin këstet e radhës së kredive. Në këtë mënyrë bankat nuk merrnin likuiditetin e parashikuar dhe po ashtu kompanitë e risigurimit duhet të mbulonin prona të siguruara. Nxjerrja në ankand dhe shitja e tyre përveçse kërkonte shumë kohë, nuk kthente as shumat e siguruara e për këtë arsye një sërë bankash dhe kompanish sigurimi falimentuan. Shteti ndërhyri duke akorduar likuiditet në këmbim të aksioneve dhe kërkoi shmangien e atëherë përfundoi dhe teoria se kapitalizmi liberal i vetërregullonte tregjet dhe se shteti ishte problemi dhe jo zgjidhja. Krejt e kundërta ishte e vërtetë. Në zemër të Wall Street pikërisht nga mosndërhyrja e shtetit lindi dhe u zhvillua një piramidë alla-Ponzi që kishte akumuluar më shumë se 65 miliard dollarë dhe asnjë nga rregullatorët nuk e kishte nuhatur zgjuarsinë e organizatorit Madoff që tashmë është burgosur me akuzën për mashtrime. / Më parë ai kishte qenë drejtuesi i një prej bursave më të njohura në botë Nasdaq dhe ka thyer rekordin e skemave piramidale të ngritura nga një person i vetëm.
Ishte
kjo krizë ajo që u përhap furishëm në të gjithë botën, si një uragan i vërtetë dhe që shkatërroi e bëri të falimentonte shumë biznese, fabrika e industri gjigande botërore!
Krizës
nuk mund t’i shpëtonte edhe Shqipëria! Nuk mund t’i shmange(t)j ndikimit dhe prekjes nga pasojat negative të saj. Nga ana tjetër, dihet se Shqipëria është një vend i vogël dhe me ekonomi që përgjithësisht gjeneron pak të ardhura në raport me vendet e tjera, gjithashtu Prodhimi i Brendshëm Bruto (P.B.B) dhe Exportet nuk janë aq të mëdha si në vendet e tjera të botës së zhvilluar. Në vazhdim, një nga parametrat e rëndësishëm makroekonomikë për arritjen e suksesit ekonomik, dhe që përmendet shumë rrallë, që është shkalla e elasticitetit të ekonomisë, ose aftësia e saj për t’i rezistuar tronditjeve të fuqishme duket se ka funksionuar mirë në rastin tonë.
Pra, sipas gjithë asaj që u tha më lart dhe sipas shumë raporteve ekonomikë, që hedhin dritë mbi këtë fakt, Shqipëria nuk është prekur direkt dhe në mënyrë të fuqishme (si në vendet e mëdha, p.sh: / SHBA-ja, Greqia, Italia, etj), por ajo që vlen të theksohet është se ne më së shumti jemi prekur lehtë nga kriza ekonomike globale...
• Kush është prekur nga kriza në vendin tonë?!
Sektori
i ndërtimit, bizneset eksportuese dhe ato të industrisë përpunuese janë sektorët të prekur nga pasojat e krizës ekonomike botërore./ Sipas bankave, janë bizneset e këtyre sektorëve të ekonomisë që kanë më shumë vështirësi në shlyerjen e kredive bankare. ‘Sektori i ndërtimit paraqet probleme likuiditeti, si pasojë e tkurrjes së kreditimit të ekonomisë në përgjithësi, si dhe stepjes së konsumatorëve për të investuar. Edhe sektori i eksportit po manifeston probleme të likuiditetit si pasojë e vonesës në pagesa nga partnerët e huaj.
Nga ana tjetër, bankat janë të prirura për analiza më të kujdesshme dhe më të zgjedhura kreditore, ndërkohë që norma e interesit ka pësuar rritje, veçanërisht në euro. Në rënie të dukshme është kredia për investime, qoftë sepse bizneset e kërkojnë më pak, qoftë se në këtë moment bankat janë shumë të rezervuara në financimet afatgjata. Një tjetër arsye e mosdhënies së kredive janë edhe vetë “kreditë e këqija”. ‘Sipas Bankës së Shqipërisë, në krahasim me vitin e shkuar vërehet një rritje e moskthimit të kredisë nga individët dhe bizneset. Bëhet fjalë për 2.7 miliardë lekë që janë marrë hua nga klientët e bankave dhe që nuk /janë kthyer prej tyre. Ritmet e ndjeshme të kreditimit të ekonomisë janë shoqëruar edhe më rritje të riskut të moskthimit të kredisë nga klientët. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti “kredia e keqe” arriti shifrën e 2.7 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 0.4 %, në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Lidhur me kushtet e dhënies së kredisë, bankat kanë forcuar standardet e aplikuara për kredinë nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral, në raport me madhësinë e huasë. Tashmë bizneseve do t’ju duhet të posedojnë sasi më të mëdha të pasurive të paluajtshme për të bërë të mundur lëvrimin e kredisë nga bankat.
''Kohëve
të fundit është vënë re një rënie e theksuar e remitancave, të cilat kanë pësuar rënie në raport me vitet e kaluar. ''Sipas vetë bankës së Shqipërisë për 9-mujorin e viti 2009 remitancat kanë pësuar rënie me 23%, ose rreth 250 milionë euro''.
Kriza
që ka kapluar botën, falimentimi i shumë bizneseve të mëdha në botë ka shkaktuar pëpunësi e për pasojë, rënie të remitancave që janë me mjaft vlerë për ekonominë Shqiptare!
''Duke u nisur nga fakti që shumë familje kanë patur si burim jetese remitancat dhe, nga ana tjetër kemi faktin se Shqipëria ka një rrjet financiar shumë te vogël, gjë që nuk u jep mundësi qytetarëve të Shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre. Fakti që pjesa më e madhe e tyreka një nivel modest të të ardhurave për jetesë, një rënie e mundshme e këtij niveli për shkak të ndikimit të krizës financiare globale, vecanërisht, si rezultat i rënies së të ardhurave nga dërgesat e emigrantëve ka rritur vetëdijen e qytetarëve për t’a siguruar vetë jetesën duke shkurtuar shpenzimet. Tregtarët ankohen për rënie të xhiros ditore deri në masën 50% krahasuar me një vit më parë, ndërsa furnitorët që sjellin produkte, nuk ikin pa marrë me vete prodhimet që nuk janë shitur dhe janë bërë tashmë të pa tregueshme, si p.sh. djathi i njomë, apo ëmbëlsirat e lëngshme. Prirjet e konsumatorëve kanë ndryshuar dukshëm këto muajt e fundit. Orientimi drejt prodhimeve sa më ekonomike dhe kalorike, ka bërë që kjo periudhë të jetë e mirë për prodhuesit vendas, të cilët mund të mos konkurrojnë në cilësi, por që ofron atë cfarë po kërkon konsumatori: 'Cmim të ulët'! ‘Sipas një pjese të mirë të tregtarëve të kryeqytetit, në fund të muajit mars të këtij viti, xhiroja ditore ka rënë sëpaku 30% krahasuar me xhiron ditore të fundit të muajit nëntor''. ''kjo situatë ka edhe dicka positive për vendin tonë, që do të thotë se vende si Shqipëria, që ende janë destinacione të pazbuluara, pritet të kenë përfitime. Pika më e fortë e Shqipërisë në një kohë krize financiare duket se do të jetë pikërisht konkurueshmëria me cmimet disi më të ulëta se rajoni, por një gjë e tillë ndoshta nuk mund të thuhet për standartet e shërbimve''… ''Shqipëria konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si vend i fundit në Evropë ku ke mundësi tepër të mira për të fituar në tregun e pasurive të paluajtshme. Në një shkrim të zgjedhur të saj, agjencia e lajmeve ekonomike “Nubricks”, thekson se Shqipëria do të ketë një bum zhvillimi në periudhë afatshkurtër. Philip Bay, drejtori i “Colliers International Southeast Europe” citohet nga kjo agjenci të ketë thënë se në tri apo pesë vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një bum të madh në tregun e pasurive të paluajtshme. Eksperti anglez shprehet se Shqipëria ka një të ardhme përpara. “Ne aktualisht jemi duke operuar në Shqipëri prej disa vitesh. Ne jemi shumë të bindur se Shqipëria ka një të ardhme përpara dhe do të ketë një rritje të konsiderueshme. Vendi ka ende një zhvillim të ulët në tregun e pasurive të paluajtshme, por ka për t’u bërë tepër atraktiv në tri apo pesë vitet në vijim”, - shprehet Philip Bay. Jamez Gonzalez, analist i agjencisë ndërkombëtare “Obelisk” e vlerëson Shqipërinë si më të përshtatshme për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme. “Në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi investimet në vend duke bërë që në Shqipëri të vijë kompanitë më me emër në botë. Mendoj se Shqipëria duhet parë me patjetër', - shprehet Gonzalez. Shqipëria konsiderohet në fillesat e zhvillimit në tregun modern në fushën e pasurive të paluajtshme. Kriza do të sjellë edhe një vëmendje më të madhe drejt vendit tonë pasi çmimet janë më të lirat të mundshme në Evropën Lindore. Tregjet e mirënjohura për pronat në lindje si Bullgari, Rumani, apo edhe Kroaci e Mal i Zi janë bërë edhe më të vështira për investitorët, individë të huaj. Ekspertët e këtij tregu e konfirmojnë këtë fakt duke thënë se mjaft investitorë të huaj po kthejnë vëmendjen nga Shqipëria për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme''. ''Në mbyllje, do të ishte më efektive dhe më efiçente në qoftë së të gjithë të interesuarit për ta përballuar krizën financiare globale me sa më pak efekte negative në rritjen ekonomike do të arrinin një kompromis të arsyeshëm, i cili do të dominohej nga argumentet dhe jo nga ‘uni’, faktor vendimtar ky që rrit besimin e të gjithë aktorëve që veprojnë në treg. Asgjë nuk duhet lënë në dorë të fatit, por duhen marrë masa për të ndërtuar një sistem mbrojtës që funksionon dhe që në fund të fundit, të sigurohemi që ditë të bardha na presin''...
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels