Elementet thelbesore te demokracise bashkekohore
 Format e demokracise
 Teorite e demokracise
 1.Zgjedhjet dhe Demokracia
 Demokracia eshte nje forme e qeverisjes me te cilen autoriteti shteteror  rrjedh nga populli. Fjala “demokraci” vjen nga fjala e vjeter greke demos- qe do  te thote njerez dhe kratos- qe do te thote fuqia/pushtet.
 Pas vitit 1945 ka patur nje perhapje te demokracise perendimore ne Evrope dhe  neper bote, e cila zevendesoi format autoritare te qeverisjes. Me rrezimin e  qeverive fashiste, dukej se kriza te cilen perjetoi demokracia gjate shekullit  20 u tejkalua.
 Megjithate, jo te gjitha vendet te cilat teorikisht perkrahin demokracine si  nje forme te qeverisjes i respektojne parimet demokratike apo jeten e praktikes  demokratike. Ky me teper si nje zhvillim paradoksal, demostron se mbajtja e  debatit kritik mbi demokracine dhe demokratizimin eshte nje nevoje aktuale.
 “Nocioni im i demokracise eshte qe me i dobeti duhet te kete shansin e njejte  sikurse me i forti” 
 MAHATMA GANDI
 2.Elementet thelbesore te demokracise bashkekohore
 Barazia – parimi i barazise nenkupton se te gjitha qeniet njerezore jane te  barabarte qe prej lindjes, duhet te gezojne mundesi te barabarta, pjesemarrje ne  jeten politike te bashkesise si dhe se fundi, gezimi i te drejtes se trajtimit  te barabarte perballe ligjit.
 Pjesemarrja – demokracia eshte e pakuptimte pa pjesemarrje, pjesemarrja ne  bashkesi dhe çeshtjet e politikave eshte nje parakusht i ndertimit te sistemit  demokratik.
 Sundimi i shumices dhe te drejtat e pakices -edhe pse demokracia perkufizohet  si sundimi nga populli, ne fakt eshte sundimi i shumices. Kjo po ashtu nenkupton  nje obligim te shumices te marre parasysh te drejtat dhe nevojat e ndryshme te  grupeve te pakicave. Shkalla ne te cilen obligimet plotesohen jane nje indikator  i shtimit te metejshem te vlerave demokratike ne shoqeri.
 Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshem – demokracia nenkupton mbrojtje te  nje personi apo grupi te vogel nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron  barazi perpara ligjit, kufizim te fuqise apo autoritetit publik.
 Respekti per te drejtat e njeriut- Nje shtet demokratik ka obligim te  garantoje, te respektoje, te mbroje dhe te permbush te gjitha te drejtat e  njeriut ne menyre qe te siguroje se te gjithe qytetaret e tij mund te jetojne te  lire nga frika. Nje fokus i veçant shtrihet ne ato te drejta te cilat jane kyçe  per pjesemarrje civile, siç eshte e drejta per grumbullim, liria e te  shprehurit, liria e te menduarit, ndergjegjes dhe besimit fetar. Nje ambient i  favorshem per demokracine mund te krijohet vetem nese merren parasysh nevojat  themelore ekonomike, sociale dhe kulturore.
 Pluralizmi politik – trandicionalisht, eshte detyre e partive politike qe te  konsolidojne diversitetin e ideve dhe opinioneve dhe t’i perfaqesojne ato ne  debatin publik. Vetem pluralizmi politik mund te siguroje struktura fleksibile  qe te pershtat nevojat e ndryshme, prandaj kjo ende mbetet baze per qeverisjen  demokratike.
 Zgjedhje te lira dhe te paanshme- zgjedhjet jane karakteristika me themelore  e demokracise. Asnje forme tjeter regjimi nuk lejon vendimin e popullit mbi  udheheqjen politike. Ështe element i domosdoshem te sigurohet qe e drejta e  votes te jete universale, e lire, e barabarte, sekrete dhe direkte.
 Ndarja e pushteteve – ndarja e pushteteve u paraqit si koncepti nga J. Locke  (Dy traktate per qeverine-1690) dhe u perparua nga Monteskje (Fryma e  ligjeve-1748). Ndarja e pushteteve eshte nje parim themelor per demokracite  moderne, gjeresisht dallojme hallken ekzekutive, legjislative dhe gjyqesore, qe  funksionojne te pavarura, por i japin pergjegjesi njera-tjetres dhe  popullit.
 Sistemi i kontrollit dhe balances ofron nje mekanizem adekuat te kontrollit  dhe si i tille parandalon keqperdorimin e pushtetit shteteror.
 3.Format e demokracise
 Dy format e demokracise sot :
 3.1 Demokracia direkte
 Demokracia direkte eshte nje forme e qeverisjes, ne te cilen e drejta per te  marre vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithe trupi qytetar, duke vepruar  nen procedurat e sundimit te shumices. Kjo forme eshte e mundshme vetem per  etnitete te vogla. Per kete arsye asnje sistem modern demokratik nuk eshte  sistem i paster demokratik edhe pse te gjithe keto kane elemente te demokracise  direkte
 Kufizimet e Demokracise Direkte
 Ne Athinen e lashte njerezit merrnin pjese ne menyre direkte ne vendimmarrje,  por kjo nuk e kalonte kufirin e polis-it, ndersa sot kur shtetet jane se pari,  me nje shtrirje te madhe gjeografike; se dyti, te super populluara dhe se treti,  kur e drejta e votes eshte zgjeruar, demokracia direkte eshte pothuajse e  pamundur te aplikohet, per me teper qe dhe niveli i shpenzimeve per aplikimin e  kesaj forme demokracie eshte shume i larte.
 Megjithate element te demokracise direkte gjejme te aplikuara ne veprimtarine  e nje sere institucionesh siç jane asamblete popullore, iniciativat legjislative  popullore, referendumi etj.
 3.2 Demokracia perfaqesuese
 Demokracia perfaqesuese eshte nje forme e qeverisjes ne te cilen qytetaret  ushtrojne te njejten te drejte, jo personalisht, por nepermjet perfaqesuesit te  zgjedhur nga ata dhe te pergjegjshem ndaj tyre.
 Dy elementet kryesore te demokracise perfaqesuese jane:
 (1) ndarja mes “sunduesit” dhe “te sunduarve”,
 (2) zgjedhjet periodike si nje mjet kontrolli i “sunduesit” nga “te  sunduarit”.
 Demokracia perfaqesuese eshte e nderlidhur me dy forma themelore te  qeverisjes: demokracine parlamentare dhe demokracine presidenciale.
 Demokracia parlamentare
 Ne kete forme qeverisje dallojme keto tipare: 
 Parlamenti ka rol qendror;
 Ekzekutivi udhehiqet nga kryeministri apo lideri i kabinetit dhe eshte i  varur nga besueshmeria e parlamentit;
 Kryetari i shtetit zakonisht ka pak apo nuk ka fare fuqi ekzekutive, por  vetem funksion si perfaqesues te unitetit kombetar dhe funksione honorifike  ceremoniale.
 Demokracia presidenciale
 Ne kete forme qeverisje dallojme nje tipar dominat:
 Ezekutivi udhehiqet nga kreu i shtetit i cili zgjidhet direkt nga populli dhe  nuk varet nga besueshmeria e parlamentit
 Krahasimi i dy modeleve…
 Ne sistemin presidencial, behen zgjedhje te ndara per qeverine dhe per  asamblene parlamentare, kurse ne demokracite parlamentare nje pale zgjedhje  vendosin per te dyja.
 Ne sistemin parlamentar, qeveria autorizohet nga parlamenti, i cili mund ta  therrase te jape doreheqje. Ky opsion i refuzohet parlamentit ne sistemet  presidenciale, perveç procedures se impiçmentit (SHBA).
 Angazhimi ne parlament eshte parakusht per angazhimin ne qeveri ne shume  sisteme parlamentare, ndersa eshte jokompatibil ne shume sisteme  presidenciale.
 Parlamenti dhe qeveria zakonisht jane me shume te nderlidhura me demokracite  parlamentare, kurse ne sistemet presidenciale ka nje ndarje me te qarte te  pushtetit. Sidoqofte, pushteti ekzekutiv eshte i ndare shpesh ndermjet kreut te  shtetit ne njeren ane dhe kryeministrit, ne anen tjeter.
 Per perfaqesimin demokratik
 Perfaqesimi politik ne demokraci “qeverisje e popullit nepermjet  perfaqesuesve, qeverisje ne emer te popullit dhe per popullin”
 Por nese “kratia” e dime qe eshte pushtet/fuqi/qeverisje, me “demos” çfare  kuptohet?
 Goviani Sartori dallon:
 Popull do te thote fjale per fjale gjithkush.
 Popull do te thote nje madhesi e perafert, shume veta.
 Popull si klase e ulet, proletariat.
 Popull si nje entitet i pandare, nje e tere organike.
 Popull si pjesa me e madhe e shprehur nga parimi i shumices absolute.
 Popull si pjesa me e madhe e shprehur nga parimi i shumices se kufizuar
 Konkluzion
 Parimi i shumices se kufizuar del se eshte parimi ne baze te se cilit  funksionon demokracia.Kjo eshte nje pike thelbesore qe do t’i kthehemi perseri  per ta trajtuar me gjere.
 4.Teorite e demokracise
 Teoria e identitetit vs Teoria e konkurrences
 Teoria e identitetit:
 Niset nga koncepti i identitetit te qeverisesve dhe i te qeverisurve;
 Bazohet ne postulatin e Zhan Zhak Rusose “jo vullneti i shumices, por  vullneti i pergjithshem duhet te gjeje shprehje ne ligj”.
 Vullnet i pergjithshem, eshte objektivisht i njohur dhe unik.
 Uniteti i qeverisesve dhe i te qeverisurve nuk lejon ekzistencen e interesave  te veçanta, e ne kete menyre as te grupeve te veçanta.
 Synon realizimin e nje sistemi juridik te varur nga mandati imperativ.
 Me mandatin imperativ, deputetet jane te varur drejtperdrejte nga udhezimet e  votuesve, dhe ne kete menyre ne çdo kohe eshte e mundur heqja e votebesimit.
 Teoria e konkurrences
 “Metoda demokratike eshte ajo gjetje institucionale per te arritur ne vendime  politike, ne te cilen disa persona e fitojne pushtetin per te vendosur permes  nje lufte konkuruese per voten popullore”.
 Schumpeter, J.A. “Capitalism, Socialism and Democracy”
 Thelbi permbajtesor i teorise se konkurrences:
 Pranohen kontradiktat ekzistuese te interesave ne shoqeri.
 E mira e perbashket nuk mund te perkufizohet apriori.
 E mira e perbashket eshte rezultat i kompromisit te arritur me pas (a  posteriori) ne luften e konkurrences politike
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 



