Parti quhet “grupi i qytetareve me qendrime te njejta, qellimi i te cileve  eshte realizimi i pikepamjeve politike”.
b. “Partite jane bashkimi i lire i  qytetareve me qendrime te njejta, te cilet, per zgjidhjen e problemeve politike,  bejne propozime programore dhe paraqesin kandidate per mandate ne parlament dhe  per poste qeveritare, me qellim qe pas zgjedhjeve te suksesshme te zbatojne ne  praktike programin e tyre.”
 c.”Partite jane lidhje te qytetareve, te cilat vazhdimisht apo per nje kohe  te gjate ndikojne ne formimin e vullnetit politik dhe qe synojne te ndikojne ne  perfaqesimin e popullit, nese ato, duke u bazuar ne formen e pergjithshme te  rrethanave ekzistuese, veçanerisht ne vellimin dhe qendrueshmerine e organizimit  te tyre, ne numrin e anetareve dhe ne paraqitjen e tyre ne opinion, ofrojne  garanci te mjaftueshme per seriozitetin e angazhimit per arritjen e ketyre  qellimeve.
 Pra, partite politike jane bashkime vullnetare te shtetasve mbi bazen e  ideve, te bindjeve e te pikepamjeve ose te interesave te perbashketa politike,  te cilet synojne te ndikojne ne jeten e vendit nepermjet pjesemarrjes ne  zgjedhjet dhe perfaqesimit te popullit ne organet e zgjedhura te pushtetit.
 2. Elementet konstitutive te partive politike jane :
 Ø Ështe forme e perhershme e organizimit politik te qytetareve;
 Ø Ka ideologjine personale te shprehur ne program;
 Ø Vepron ne te gjithe territorin shteteror;
 Ø Lufton per fitimin e pushtetit me ane te zgjedhjeve te pergjithshme per  ndikimin demoktratik ndaj saj.
 3.Kushtet qe duhet te plotesoje nje parti politike, ne menyre qe te quhet e  tille:
 Ne teorine komparative politike lidhur me formimin e partive politike  percaktohen tre kushte te cilet duhet plotesuar me qellim te veprimit te tyre ne  skenen politike edhe ate:
 3.1. Duhet te kete nje numer te caktuar te anetareve .
 3.2. Partia politike duhet te kete programin ose statutin e saj politik, ku  shprehen orientimet programore te saja, percaktohet struktura e brendshme  organizative dhe rregullohen çeshtje tjera me rendesi per funksionimin e saje  ;
3.3. Me qellim te pjesemarrjes aktive ne jeten politike, partite politike  duhet te regjistrohen prane organit kompetent shteteror.
 4.Funksionet e partive politike
 5.Llojet e partive politike
 Ø Dallimi sipas shkalles se organizimit:
 Partite e votuesve: numri i votuesve eshte shume me i madh se sa numri i  anetareve te nje partie. Lidhja me partine shpesh eshte jo e forte.
 Partite e anetareve: Partite e anetareve, kane nje shkalle te larte  organizimi dhe ben qe nje pjese e madhe e shpenzimeve te mbulohet nga  anetaresia.
 Ø Dallimi sipas qellimeve politiko-shoqerore:
 Partite nacionaliste: duke i refuzuar rregullat demokratike predikojne mendim  nacionalist, shpesh te perzier me ideologji populiste dhe me pikepamje  raciste.
 Partite konservatore: perpiqen ta ruajne resp. rivendosin “te sprovuaren”.  Per kete shkak ato paraqiten skeptike ndaj risive dhe ndryshimeve, mirepo edhe  theksojne se parimet tradicionale nuk mund te deshmohen gjate pa reforma te  zgjeruara.
 Partite liberale: Thirren ne te drejtat e lirise se individit dhe theksojne  pathyeshmerine e shtetit juridik.
 Partite socialdemokratike: synojne arritjen e rendit politik te bazuar mbi  drejtesi sociale dhe barazi te gjere sociale te njerezve dhe angazhohen ne rend  te pare per te dobetit ne aspektin ekonomik.
 Partite komuniste: pretendojne, arritjen e rolit udheheqes si pararoje e  progresit shoqeror dhe propagandojne diktaturen e proletariatit.
 Ø Dallimi sipas hyrjes politike:
 Partite popullore: perpiqen t’i perfshijne interesat dhe nevojat e te gjitha  grupeve te popullsise, pra nuk largohen nga shtresat e caktuara te popullsise,  por integrojne mundesisht shume qytetare.
 Partite e interesave: ndihen te obliguara ndaj interesave te grupeve te  veçanta (psh. sociale, fetare, rajonale) dhe nuk synojne arritjen e votave nga  te gjitha pjeset e popullsise. Ketu theksohet ne menyre te veçante programatika  e programit partiak. Nje variant i partive popullore jane edhe partite e  klasave.
 Ø Dallimi sipas qendrimit ndaj sistemit politik:
 Partite konforme ndaj sistemit: pohojne pajtueshmerine me sistemin politik  duke vepruar ne te dhe angazhohen ose per stabilizimin e rendit politik, ose per  permiresimin e tij gradual permes reformave.
 Partite kundershtare te sistemit: nuk pranojne parimet e sistemit perkates.  Me vone, pas marrjes se pushtetit nuk i respektojne me rregullat e tij.
 Ø Dallimi sipas funksionit ne sistemin politik:
 Partite qeveritare: kane qene te suksesshme ne zgjedhje dhe perbejne qeverine  deri ne zgjedhjet e ardhshme. Mund te kete disa parti qeveritare, te cilat, se  bashku, si koalicion, perbejne qeverine.
 Partite opozitare: kane humbur ne zgjedhje dhe perbejne opoziten ne  parlament. Kuptohet qe mund te kete disa parti opozitare, qellimi i te cilave  eshte fitimi i zgjedhjeve te ardhshme permes paraqitjes se alternativave.
 6.Klasifikimi i partive politike ne baze te orientimit te tyre programor
 Ne baze te ketij kriteri ta gjitha partite politike mund te klasifikohen ne  tre grupe:
 Ø partite e majta
 Ø partite e djathta
 Ø partite e qendres.
 - Partite politike te majta
 Partite politike me orientim majtas konsiderohen te gjitha ato, te cilat ne  programet e tyre politike angazhohen per masa liberale ne shoqeri, per idene e  socializmit dhe komunizmit dhe per programet tjera sociale. Karakteristike  themelore e veprimit te tyre partive eshte angazhimi i tyre per reforma  evolutive ne shoqeri, per metoda liberale shteterore dhe per krijimin e  shoqerise socialiste te bazuar ne mireqenien politike dhe ekonomike te  qytetareve krahas ketyre emertimeve ne shume shtete keto paraqiten nen emerues  te perbashket si parti komuniste.
 - Partite politike te djathta
 Per dallim nga partite e majta, karakteristike dominuese e partive politike  te orientimit djathtas eshte angazhimi i tyre per programe antikomuniste dhe  anti-socialiste. Keto parti ne programet e tyre politike angazhohen per shtete  kombetare, te bazuara ne shtetin e forte juridik. Partite e djathta mund te  ndahen ne parti ekstreme dhe ne parti te djathta qe anojne kah qendra.
 - Partite politike te qendres
 Partite politike te qendres konsiderohen ato te cilat pozicionohen ne qender,  duke marre atribute te partive te majta dhe atyre te djathta. Keto parti  konsiderohen si te moderuara sepse balancohen ne veprimin e tyre politik, duke u  angazhuar per metoda demokratike te veprimit politik.
 7.Kategorizimi
 - Sistem shumepartiak
 Tre a me shume parti, qe luftojne per marrjen e pushtetit apo per te ndikuar  tek ai. Sa me heterogjen te jete nje vend (ne pikpamje sociale, racore, fetare)  aq me i madh eshte numri i partive.
 - Sistemi dypartiak 
 Ështe sistemi politik ne te cilin veprojne, apo kane ndikimin vendimtar,  vetem dy parti politike me fuqi te perafert.
Paraqitja e sistemit dypartijak  eshte rezultati i rrethanave te caktuara historike, ne veçanti i perberjes  sociale te trupes zgjedhore si dhe i disa veçorive te sistemit politik sidomos i  menyres se zgjedhjes se organeve perfaqesuese (mazhoritar-proporcional).
 - Sistemi njepartiak
 Ekziston vetem nje parti politike, ajo ka edhe pushtetin
2. Roli udheheqes  i partise ne shoqeri
3. Nevoja e nje partie te vetme si kusht i krijimit te  homogjenitetit ne vendet e kolonializuara
4. “Kulti i personalitetit” te  liderit
 Sistemi nje partiak eshte mohim i demokracise, eshte autokraci
 – Autokraci: sistemi politik ku gjithe pushteti grumbullohet ne doren e nje  personi te vetem, pushteti i te cilit nuk kufizohet nga asgje.
 - Totalitarizmi nenkupton ideologjine dhe praktiken e nderhyrjes se shtetit  ne gjithçka ( familje, ide, besim, shkence, art, parimet estetike, etj)
 8.Llojet e Partive politike sipas Maurice Duverger
 Maurice Duverger i ndan partite politike ne :
 Ø Kadrovike dhe Masive;
 Ø Partite perfaqesuese dhe ato integruese ;
 Ø Partite kushtetuese dhe revolucionare ;
 Ø Partite e djathta dhe te majta ;
 -Kadrovike
 Mbeshteten tek nje elite politikisht aktive. Anetaret e ketyre partive i  nenshtrohen zakonisht nje disipline pothuajse ushtarake. Elita politike  udheheqese eshte e afte t’u ofroje masave udheheqje ideologjike ( Partia  Komuniste e Bashkimit Sovietik,Partia Naciste)
 Keto parti karakterizohen me kritere te fuqishme anetaresimi sepse ky  antaresim eshte i lidhur ngushte me karierizmin;
 -Partite massive
 E vene theksin tek zgjerimi i anetaresise dhe krijimi i nje baze te gjere  elektorale, edhe pse zgjerimi i se drejtes se votes i ka detyruar partite  konservative dhe liberale t’u bejne thirrje masave ;
 Parti tipike masive jane Partite social-demokrate ( Partia laburiste ne  Angli, Partia socialiste ne France etj.)
 Keto parti jane te koncentruara me shume tek angazhimi dhe organizimi sesa  tek ideologjia dhe bindja politike ;
 Karakterizohen me nje ideologji te bute me qellim qe te bashkojne nje numer  sa me masiv votuesish
 - Partite Perfaqesuese
 Partite perfaqesuese jane karakteristike e nje shoqerie qe ka sistem politike  te mbyllur (te kufizuar) dhe nje mundesi te kufizuar pjesemarrje ; 
 Tek keto sisteme, aktiviteti pjesemarres eshte i kufizuar tek momentet e  votimit dhe te organizimit te partise ;
 Funksionimi i ketyre partive eshte zgjedhja e perfaqesuesve te cilet nga  momenti qe jane te zgjedhur kane «mandat te lire» dhe jane pergjegjes vetem para  ndergjegjes se tyre ;
 Keto parti pasqyrojne ideologji dhe nuk prodhojne
 Kjo lloj partie nuk eshte e pershtatshme per sisteme demokratike dhe eshte e  paperputheshme me demokracine;
 -Partite Integruese
 Eshte nje lloj partie e cila bazohet tek nje numer me i madh i pjesemarresve  te cilet paguajne pjesemarrje. Kjo parti karakterizohet me nje influence me te  gjere mbi te gjitha sferat e jetes se individeve ;
 Nje shembull i ketyre partive jane partite socialiste(perendimore) te cilat  kane lindur nga bashkimet e punetoreve;
 Keto parti kane deshire edhe ti edukojne masat, ti frymezojne ato e jo vetem  tu pergjigjen shqetesimeve te tyre.
 - Partite kushtetuese
 Njohin detyrat e partive tjera dhe veprojne brenda nje strukture ligjesh dhe  detyrimesh; Pranojne ndarjen ndermjet partise dhe shtetit; ne mes partise ne  pushtet dhe institucioneve shteterore (drejtesia, policia etj.);
 Respektojne ligjet e gares elektorale, pranojne humbjen e zgjedhjeve etj.
 -Partite revolucionare
Jane parti anti-sistem, anti-kushtetuese te majta  ose te djathta.Synojne ta marrin pushtetin dhe ta nderrojne strukturen  ekzistuese dhe ate ne pushtet ; Kur keto parti e fitojne pushtetin ato behen «  sunduese » apo parti regjimi, duke I shtypur partite rivale .Ne sisteme  njepartiake, krijuar nen flamurin e komunizmit,fashizmit dhe nacionalizmit,  dallimi mes partise dhe shtetit ka qene aq i dobet sa qe partia sunduese eshte  njesuar me Qeverine duke krijuar aparat parti-shtet.
 -Partite e Majta dhe te Djathta
 Kane nje origjine nga shoqatat e punetoreve ose grupeve qe per nje kohe te  gjate kane qene te margjinalizuara. Per kete arsye, ato kane nje perkrahje me te  madhe tek klasat punetore ose klasat e varfera.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 



