Cilesia e diplomacise
 Nga te gjithe faktoret qe perbejne forcen e nje kombi me i rendesishmi sado i  paqendrueshem eshte cilesia e diplomacise. Cilesia e diplomacise se nje vendi  kombinon faktoret e ndryshem qe percaktojne forcen e nje kombi ne nje njesi te  integruar, u jep orientim dhe peshe, zgjon mundesite e tyre te fjetura duke u  dhene frymen e forces reale. Ushtrimi i politikes se jashtme te nje vendi nga  diplomatet e tij eshte Arti i administrimit te elementeve te ndryshem te forces  se kombit per te ndikuar me efektin maksimal ne ato çeshtje te situates  nderkombetare qe kane te bejne ne menyren me te drejtperdrejte me interesin  kombetar.
 DIPLOMACIA – ËSHTË TRURI I FORCËS SË KOMBIT.
 Nje vend i cili zoteron shume avantazhe persa i perket pasurise me burime  natyrore, popullsi, territor etj por nuk ka ne te njejtin raport me to  diplomacine atehere ai mund te arrije suksese por ato do te jene te perkohshme,  sepse me vone ky vend do te duhet ti nenshtrohet nje vend tjeter diplomacia e te  cilit eshte me e pergatitur. Duke perdorur mundesite e forces se nje kombi me  avantazhin me te mire, nje diplomaci kompetente mund te rrise forcen e nje kombi  pertej asaj qe dikush do te shpresonte se merte parasysh te gjithe faktoret e  tjere se bashku. Diplomacia me cilesi te larte do te sjelle ne harmoni qellimet  dhe mjetet e politikes se jashtme me burimet e mundshme te forces se kombit. Ajo  do shfrytezoje burimet e fshehura te forces kombetare dhe do ti shnderroje ato  krejtesisht dhe ne menyre te sigurt ne realitete politike psh SH.B.A: Ne  periudhen mes dy lufterave boterore japin nje shembull te spikatur te nje vendi  te fuqishem por qe luante rol te paket ne çeshtjet boterore sepse politika e tij  e jashtme refuzonte te ofronte gjithe peshen e forces se vet te mundshme per te  ndikuar mbi problemet nderkombetare. Diplomacia amerikane vashdoi te sillej  sikur Sh.B.A nuk ekzistonin. Cili ishte roli i Britanise ne kete periudhe?  Krahasoni diplomacine britanike me ate amerikane ne kete periudhe  kohore…Britania, Franca? Çfare do te kishte qene fuqia e Frances pa Risheljene,  Mazarinin, Talejranin? Fuqia e Italise pa Kavurin? Fuqia e Gjermanise pa  Bismarkun? Fuqia e Britanise pa Uolsein, Kestellragun, Kaningun, Çercillin etj  
 Udheheqja ne marredheniet nderkombetare
 Te udheheqesh do te thote te kesh synime te qarta per sa i perket synimeve  dhe arritjeve. Udheheqja eshte para se te gjithash vokacion per ti sherbyer me  pergjegjesi interesave kombetare. Udheheqesi i mire e kupton kohen kur duhet te  ndalet, dhe si te kontrolloje ambicjet e tij, dhe kufirin e ambicjes. Mos renia  pre e ambicjes personale per te arritur synime, eshte padiskutim vlere per nje  udheheqes. Udheheqesit e medhenj njihen ne kohe krizash, shume rralle ne kohe  paqeje. Vlerat qytetare, emancipimi, egoizmi i fshehte per te treguar qe ka te  drejte ne beteja intelektuale, perbejne gjithashtu vlera. Nje udheheqes i madh  dallon nga nje i rendomte, sepse ai di te njohe institucionin e doreheqjes. Fale  ambicjes te disa prej tyre, koncepti i doreheqjes nuk egziston, biles e quajne  dobesi. Nje udheheqes i mire, eshte nje bashkebisedues, negociues i mire dhe nje  historian i zoti, duke mesuar keshtu deshtimet e politikaneve ne shekuj. Nje  veti e tij eshte se asnjehere nuk duhet te thote jo si fjali te pare, duke ditur  te jete i durueshem. Shtetari eshte pasqyre e shoqerise ku ka jetuar. Jane  jashtezakonisht te rralle ato burra shteti, te cilet kane permbysur rendin e  tyre shoqeror per te ngritur nje rend me te denje dhe nje shoqeri me te paster.  Çdo udheheqes ka kohen e tij, i mençur eshte ai qe e di kur duhet te ndalet, per  ti hapur rrugen tjetrit. Nje shtetar i forte di ta bazoje politiken tek  diturite, dhe ta percjelli politiken si art, gjithashtu di te gozhdoje dhe  aleancat negative per vendin e tij. Gjetja e rrugedaljeve, dhe perballja me  situatat e veshtira kerkojne zotesi. Pushteti eshte simbol i forces, dhe  ekuilibrimi i ketyre forcave, ne permbushjen e detyrimeve sa me shpejt, me  forcat qe kerkojne jetegjatesine e pushtetit, kerkojne mençuri. Thelbi i  politikes eshte vazhdimesia. Suksesi i saj eshte njohja e konjuktures. Nje  politikan i zoti ecen gjithmone ne proporcion te drejte, me marredheniet qe  krijon. Nje udheheqes i afte e di mire se pengese kryesore ne permbushjen e  qellimit te tij politik, ka inercine burokratike. Per kete arsye ai e ka te  veshtire te legjitimoje politiken e tij se brendshmi, per shkak te jo  kompaktesise ndermjet politikes se brendshme dhe eksperinces nderkombetare.  Sfida qendron per te transformuar forcen ne ligj me mjetet e konsensiusit. Vlera  e politikes se nje kombi matet me ligjshmerine e brendshme, pasi nuk egziston  asnje standart tjeter. Per nje popull qe te jete i besueshem ne arenen  nderkombetare. Udheheqesi duhet te krahasoje, jo te barazoje ligjshmerine e  brendshme me rendin nderkombetar egzistues. Zakonisht jane shtetet e medha ato  qe diktojne politikat boterore. Dhe udheheqesi i nje vendi te vogel e ka per  detyre ti pershtatet politikes boterore. Udheheqesi eshte nje zedhenes i  interesave shteterore ne arenen nderkombetare. Nje udheheqes duhet te jete  shembull i atdheut te tij, duke mos u larguar nga eksperinca e popullit, tradita  dhe e ardhmja e vendit te tij. Per te gjitha koherat e njerezimit nje vend mund  te konsiderohet i rendesishem nese arrin qe gjuhen e vet kombetare ta ktheje ne  gjuhe nderkombetare, dhe kjo sfide i takon udheheqesit.
 Cilesia e qeverise
 Politika e jashtme e menduar mire, e mbeshtetur nga burime materiale te  fuqise kombetare do te rezultoje zero nqs nuk mbeshtetet ne nje qeveri te mire.  Qeveria e mire nenkupton nga njera ane ekuilibrin ndermjet burimeve materiale  dhe njerezore qe perfshihen ne perberje te forces kombetare dhe nga ana tjeter  politika e jashtme qe duhet te ndiqet. Problemi i ekuilibrit mes burimeve dhe  politikes. Nje qeveri e mire duhet te kryeje dy operacione te ndryshme  intelektuale:
 1. Duhet te zgjedhe objektivat e politikes se saj te jashtme
 2. Duhet te zgjedhe metodat e politikes se saj te jashtme
 Tre raste
 1. Nje vend pretendon pak per çeshtje te politikes se jashtme duke humbur  rolin e drejte ne grupimin e shteteve (SH.B.A MES DY LUFTËRAVE BOTËRORE)
 2. Nje vend mund te pretendoje shume dhe te ndjeke politika qe nuk mund te  zbatohen me sukses per shkak te fuqise qe ka (RASTI I SH.B.A NË FUND TË LUFTËS  SË PARË BOTËRORE)
 3. Nje vend duke qene fuqi e madhe mund te ndermare politika pushtimi te  pakufizuara qe e kane mbingarkuar forcen e tij duke rezultuar nedeshtim (PSH  HITLERI)
 Problemi i ekuilibrit mes burimeve
 Sapo nje qeveri e ka sjelle ne ekuiliber politiken e jashtme me forcen qe  mund te perdore ajo duhet te sjelle ne ekuiliber me njeri tjetrin edhe elementet  e ndryshem te forces kombetare. Psh nje vend e arrin maksimiumin jo vetem kur i  ka burimet ne sasi te konsiderueshme por edhe kur ka kombinimin e duhur te  ketyre burimeve. Shembuj psh Britania e Madhe kur ishte ne kulmin e fuqise se  saj kishte mangesi te madhe ne disa elemente por e kompensonte me nje flote te  fuqishme. Ne Indi nje popullsi shume e madhe eshte burim dobesie jo force kur  ska mundesi ekonomike per te perballuar jetesen. Shqiperia qe u industrializua  me industri te rende kur nuk kishte kapacitetin per ta zhvilluar kete  industri.
 Mbeshtetja popullore
 Drejtuesi i shtetit duhet te veproje sipas interesave kombetare, duhet te  gjeje mbeshtetje popullore. Mendimi i popullit gjykon shpreh ne terma moraliste  dhe ligjore te se mires dhe te keqes absolute. Mendimi popullor kerkon rezultate  te shpejta, ai do te sakrifikoje perfitimet e te ardhmes per avantazhet ne dukje  te se sotmes. Mirepo, nje politike e jashtme qe mbeshtetet me pasion nga shumica  e popullit nuk mundet qe vetem per kete arsye te jete nje politike e jashtme e  mire. Si rrjedhim nje kerkese e punes se drejtuesit te vendit eshte qe ai te  ndjeke nje kurs te mesem mes respektit per parimet e perhershme te politikes se  jashtme te shendoshe dhe preferencave te parashikueshme te opinionit publik.
 Qe te jete e sukseshme qeveria duhet te veproje ne perputhje me tre kerkesa  baze
 1. Ajo duhet te kuptoje se konflikti ndermjet kerkesave te nje politike te  jashtme te mire dhe preferencave te opinionit publik eshte ne natyren e gjerave  dhe per rrjedhoje i paevitueshem dhe se ai ndoshta mund te ngushtohet por nuk  mund te kapercehet kurre permes leshimeve ndaj kundershtise se brendshme.
 2. Qeveria duhet te kuptoje se ajo eshte udheheqesi dhe jo skllavi i  opinionit publik, se opinioni publik nuk eshte nje gje statike qe duhet te  zbulohet dhe klasifikohet ne sondazhet publike, ashtu si bimet nga botanistet  por se ai eshte nje entitet dinamik gjithnje ne ndryshim.
 3. Ajo duhet te beje dallimin ndermjet asaj qe ne politiken e jashtme eshte e  deshirueshme dhe asaj qe eshte thelbesore e ndersa mund te jete e gatshme te bej  kompromis me opinionin publik per jo thelbesoret ajo duhet te luftoje edhe me  rrezikimin e fatit te saj per ate qe ajo vlereson se eshte minimumi i  pazvogelueshem i politikes se jashtme te mire.
 Nje qeveri mund te kete mirekuptim te mire
 Per kerkesat e politikes se jashtme dhe politikave te brendshme per ti  mbeshtetur ato, por nese deshton ne rreshtimin e opinionit publik pas ketyre  politikave mundimi i saj do te jete i kote dhe te gjitha avantazhet e tjera te  forces kombetare per te cilat vendi mund te krenohet, nuk do perdoren me  perfitimin me te madh.
 Qeveria kombetare dhe politika e jashtme
 Sidoqofte per nje qeveri nuk eshte e mjaftueshme vetem te bashkoje opinionin  publik ne mbeshtetje te politikave te saj te jashtme. Ajo gjithashtu duhet te  fitoje edhe mbeshtetjen e opinionit publik te vendeve te tjera per politikat e  saj te jashtme dhe te brendshme. Kjo eshte e vertete per Sh.B.A dhe ish BRSS se  te dyja perfaqesonin dy folozofi politike te ndryshme. Sa rendesi ka media,  propaganda, mbeshtetja e opinionit publik?
 Si behet nje politike e jashtme ne ditet e sotme?
 Lufta per pushtet ne skenen nderkombetare sot eshte jo vetem lufte per epersi  ushtarake dhe dominim politik por ne nje kuptim te veçante edhe nje lufte per  mendjet e njerezve. Atehere forca e nje vendi varet jo vetem nga mjeshteria e  diplomacise dhe fuqia e forcave te saj te armatosura por edhe nga berja per vete  e vendeve te tjera me filozofine e saj politike, institucionet politike dhe  synimet politike.
 Cilesia e diplomacise,Rendesia e politikes se jashtme dhe demokracia
 Ështe e pamundur te ndertohen marredheniet diplomatike,te flitet per peshen e  demokracise se brendshme, pa patur nje rrjedhje te ndersjelle te politikes se  jashtme e cila nenkupton levizjen e perbashket te fuqise e shteteve ne  marredheniet nderkombetare dhe kulturen e tyre politike kombetare si dhe  themelet mbi te cilat ato kane ndertuar shtetet e tyre demokratike dhe te se  drejtes. Jeta politike, diplomatike, kulturore, ekonomike etj, eshte e  ndervarur, kjo per faktin se te gjitha shtetet luajne rolin e tyre ne fushen e  politikes jashtme dhe asaj nderkombetare,ky rol i tyre eshte ekskluzivisht  rezultat i ndervaresise dhe i peshes qe ata mbajn si faktore apo aktore ne jeten  e politikes se jashtme dhe asaj nderkombetare. Prandaj “nga nje kendveshtrim  teorik, politika e jashtme eshte kuptuar si nje proces i bashkeveprimit ne te  cilin perpiqen te zbatojne qellimet themelore dhe vlerat ne konkurrence shteti  me shtetet tjera”.
 Ky akt i bashkeveprimit dhe ndervaresise e ngrite politiken shteterore te nje  vendi ne lartesine e politikes se jashtme te perbashket dhe fushes se praktikes  se diplomacise ne kuptimin qe shtetet kryejn veprimet e tyre duke qene te  perfaqesuar politikisht ne arenen nderkombetare ,ne fushen e perfaqesimit  dinjitoz ne diplomaci si dhe ne ate te konferencave nderkombetare, proceseve  vendimemarrese nderkombetare ne fusha te paqes, dinamikes se perbashket dhe te  interesave te perbashket politike, kulturore dhe ekonimike te tyre. Objektivi i  veprimit te shteteve ne politiken e jashtme eshte i percaktuar nga idealet e  perbashketa te secilit vend kombetar e nderkombetar dhe asaj materiale e  strategjike te secilit brenda fushave te zhvilimit dhe fuqise se brendshme te  tyre.
 Qasja e formes se nderveprimit
 Po ashtu veprimi tjeter eshte ai i gjykimit te vlerave te perbashketa  kombetare ne fushen nderkombetare dhe te politikes se jashtme pastaj  kalkulimeve, interesave rendeve dhe rregullave te brendshme qe percakton per  secilin shtet fusheveprimin e tyre ne institucionet nderkombetare dhe qe  percaktojn relevancen e secilit ne sistemin e politikes nderkombetare te  shteteve demokratike e moderne. Qasja e formimit te kesaj fushe te nderveprimit  dhe te perfaqesimit eshte e bazuar kryesisht ne menren se si funksionon sistemi  i perbashket i poltikes se jashtme dhe nderkombetare te shteteve. Nje shtet sa i  perket politikes se jashtme eshte “i ndikuar nga shume faktore, duke u nisur nga  ajo e madhesise se popullesise, gjeografise, fuqise ekonomike e materiale,  ushtarake, edukimit, kultures, arsimit etj “.
 Prandaj, jo rastesisht edhe stabiliteti i politikes se perbashket te jashtme  eshte i lidhur edhe me ndryshimet e perbashket te shteteve qe ndodhin si ne  sferen globale te politikes se jashtme te shteteve te ndryshme ashtu edhe ne  aspektin e brendshem te seciles veç e veç.Keshtu qe “qe nga fillimi i  industrializimit, politika e energjise ka nje ndikim vendimtar mbi politiken e  jashtme. Energjia e tyre per zhvillimin e vendeve eshte vendimtar. Varferia  shpesh shkaktohet nga mungesa e qasjes ne politikat e perbashketa te energjise  se vendeve te ndryshme. Per shkak te kesaj qasje politika e energjise ka nje  ndikim te madh ne politiken e jashtme.”
 Duke pare kete mund te nenvizoj se politika e jashtme e vendeve te ndryshme  eshte karakterizuar edhe nga disa faktore dhe interesa qe nga objektivi i  levizjes se perbashket ne fushen e politikes se jashtme, te aleancave, ndikimi i  situatave te ndryshme boterore, proceset hisorike e politike te vendeve,  qeverive, konfliketet dhe lufterat e ndryshme si rasti lufterave ne Ballkan dh  ajo e fundit ne Kosoves 1999 qe perfundoj me nderhyrjen e NATO-s dhe vendosjes  se protektoratit nderkombetar ashtu edhe ne konflitkte tjera si ajo e Lindjes se  Mesme, Konflikteve te ngrira, blloqeve ideologjike-politike etj, pastaj ky  karakterizim i faktoreve te politikes se jashtme te vendeve ka pasur edhe  revolucione pergjate proceseve te ndryshme krahas ndryshimeve te qeverive dhe  procesit te demokratizimit.
 ”Politika e jashtme i referohet te gjitha proceseve qe lidhen direkt me  marredheniet e nje shteti me nje shtet tejter apo (marredheniet bilaterale), ose  me shume te tjera (marredheniet shumepaleshe). Mjetet per realizimin e tyre jane  p.sh. traktatet, aleancat, pjesemarrja ne organet nderkombetare dhe mbikombetare  dhe te diplomacise.
 Politika e Perbashket e Jashtme dhe e Sigurise i referohet kryesisht te renit  dakord ne Traktatin mbi Bashkimin Evropian mekanizmit te bashkepunimit midis  vendeve anetare te BE-se me qellim qe gradualisht te arrije ne nje fushe te  perbashket te politikes se jashtme dhe te sigurise.
 Unionin Europian ndjek PPJS e vet, duke percaktuar udhezimet e pergjithshme,  te miratuara,pastaj vendimet qe percaktojne veprimet qe do te ndermerren nga ana  e BE-se dhe pozicioneve dhe detajet e zbatimit te tyre. Per me teper,  bashkepunimi mes shteteve anetare ne kete fushe te politikes eshte zgjeruar ne  menyre sistematike.
 Perveç kesaj, marreveshjet nderkombetare te konkluduara me vendet e treat dhe  organizatat nderkombetare. Marreveshjet per CFSP i zevendesoje praktikat e tij  qe nga viti 1970, pra Bashkepunimi Politik Europian (EPC). Ne vitin 1999, PPJS  ka vene ne hapesiren e brenda saj edhe politiken e mbrojtjes dhe te sigurise  europiane. Ndersa pas Traktatit te Lisbones veprimet e jashtme te ketij  komuniteti jane vene ne fushen e ndikimeve te shumfishta dhe institucionalisht  me ndikim ne perfaqesimin e saj dhe te politikes se jashtme europiane.
 Ndersa duke pare me larte mund te potencojme se jane edhe rregullat  demokratike te lojes dhe afersia e saj e madhe me praktiken dhe teorine ne  politiken e jashtme dhe realitetin e shteteve ne levizjet e tyre brenda sistemit  nderkombetar dhe posaqerisht pushtetit te tyre si dhe peshes nde politiken e  perbashket te jashtme.
 Vetezbulimi i demokracise dhe energjia e perbashket e politikes
 Duke analizuar keto marredhnie ne sistemin nderkombetar dhe fushen e  politikes se perbashket te jashtme te vendeve dhe demokracise ne mund te  nenvizojme se e tere energjia e vendeve demokratike rrjedh mbi interesat e  secilit vend dhe anasjelltas, por ajo qe nuk duhet harruar pa u nevizuar eshte  edhe politika e paqes, pra te angazhuar per te bere por edhe korrur frytet e  paqes dhe stabilitetit aty ku demokracia therret me zerin e saj dhe aty ku  politika e perbashket nderkombetare e sheh si nje test te demokracise dhe  krijimit te sigurise dhe hapesires se lirise e demokracise per te gjithe.
 Ne sfondin e kesaj lidhje, duke nenkuptuar para se gjithash se lidhja  ndermjet demokracise dhe politikes se jashtme nuk eshte vetem qe ndikojne ne  qytetarin, individualitetin, ne hartimin e marredhenieve nderkombetare te vendit  te tij (“aspekti i brendshem”), por ajo gjithashtu do te thote zhvillimin e  marredhenieve te shtetit me shtetet e tjera ne perputhje me parimet demokratike  (“aspekti i jashtem”). Keshtu qe aspektet te brendshme dhe te jashtme jane te  nderthurura reciprokisht.
 Nderkaq nje aspekt tjeter ne nje demokraci pluraliste, diversiteti i  pikepamjeve politike dhe gjykimeve ne politiken e jashtme duhet te sjelle dhe po  ashtu te ruhet ne rastin normal te saj. Sepse nuk ka rregulla demokratike te  lojes qe kerkohet diçka tjeter nga ajo qe eshte normale.
 Nga ana tjeter, duhet nenvizuar se si edhe pushtetit i diplomacise ka ofruar  shume te mira per vendet e ndryshme te cilet jane pjese e kesaj fushe, pra dhe e  sistemit nderkombetare. Diplomacia u tregua si nje mjete i rendesishem dhe  thelbesor sidomos ne veprimet e saj dhe angazhimet e shteteve dhe faktoreve  nderkombetar ne arritjen dhe berjen e paqes europiane, por me pas edhe te  stabilitetit dhe paqes edhe ne Europen Juglindore. Po ashtu edhe nje nga mjetet  e rendesishme te mireqenjes se popujve te ndryshme dhe sistemit te perbashket  nderkombetar dhe te politikes, transportit industrise, zhvillimit te fushave te  ndryshme shkencore, kulturore, te arteve si ne menyre indirekte ashtu edhe  direkt, ne kete menyre u ngriten edhe keto fusha te veprimit te perbashket te  politikes nderkombetare te vendeve te botes demokratike dhe te civilizuara.
 Te gjitha keto ndryshime ne fushen e sistemit nderkombetar dhe politikes se  tyre te perbashketa te vendeve, jane percjelle edhe me ndryshime me revolucione,  dhe keshtu kjo fushe u be nje domosdoshmeri urgjente per te kthyer diplomacine  si nje nga deget me te rendesishme te veprimtarise shteterore, me saktesisht ne  nje institut te popullarizuar dhe te natyrshme te botes diplomacise dhe  politikes se jashtme dhe nderkombetare.eshte pikerisht zelli i madh i  diplomacise dhe diplomateve si dhe i vendeve ne politiken e jashtme qe kane  sjell ndryshime te medha ne fushen e sistemit politike nderkombetare si dhe te  rrjedhave te politikes se vendeve duke qene ne sherbim te zgjidhjeve  ,bashkepunimit, ndervaresie ,krijimit te marredhenieve dhe sistemit te  perbashket nderkombetar si dhe te ndikimit te perbashket ne fusha perkatese.
 “Politika e jashtme eshte nje funksion kompleks i shtetit, ajo percakton  kornizen e politikave per nje shumellojshmeri te marredhenieve te jashtme:  ligjore, ekonomike, informative, komunikative, kulturore, socio-politike,  ushtarake-politike dhe ndryshimet e kushteve shteterore politik. Ne kete  kontekst, politika e jashtme eshte pare si nje politike, programatik e jashtme,  strategjike anesore, prandaj edhe qellimi dhe detyra eshte percaktuese.
 Ne te kundert, diplomacia eshte nje instrument i politikes se jashtme.  Keshtu, ajo mund te mendohet si nje pjese integrale, por ajo eshte parashikuar  specifikisht si nje aktivitet kompleks politik dhe praktik qe shpreh  perfaqesuesimin dinjitoz te zyrtareve te shtetit, perfshire format e mjetet dhe  metodat e veprimtarise se tyre.Diplomacia eshte metoda e e politikes se jashtme  dhe mirembajtjes se marredhenieve nderkombetare, ne kuptimin e rrepte, arti i  perceptimit te interesave te politikes se jashtme te nje shteti, veçanerisht ne  negociata. Ajo ofron metoden e jo te dhunshme te perceptimit te politikes se  jashtme, interesave ekonomike dhe kulturore ne fushen e marredhenieve  nderkombetare.Ne çdo rast, diplomacia eshte elementet ekzekutiv i politikes se  jashtme. Diplomacia eshte misherim i parimeve ligjore te politikes se jashtme,  pa nje diplomaci te gjalle aktive dhe me rezultate te admirueshme te kombeve  eshte e veshtire te flitet edhe per politike te frytshme te perbashket  ndekrombetare dhe bashkeveprimit ndermjet shteteve ne sherbim te forcimit te  vendeve te tyre, pastaj te sistemit te perbashket te politikes se jashtme dhe  nderkombetare si dhe te forcimit edhe me shume te shtyllave te demokracia  liberale dhe politikes pragamtike.
 Prandaj nje diplomaci energjike, frytdhenese e te gjitha vendeve nenkupton  nje kontribut ne shtyllat e perbashketa te sistemit nderkombetar dhe politikes  se tyre te jashtme si dhe te interesave te tyre ,fuqise se politikes se  brendshme si pasqyre per politiken e jashtmje te secilit vend dhe niveli i  realizimit te politikave te perbashketa globale, ne sherbim te paqes,  demokracise dhe zhvillimit te pergjithshme te vendeve, por edhe ne sherbim te  rezultatve te perbashketa te praktikes se shteteve ne drejtimin e anijes se  perbashket te sistemit te politikes nderkombetare dhe institucioneve  vendimemarrese te tyre si faktoret ashtu edhe arbiterit nderkombetar ne fushen e  ndikimeve te gjithanshme te politikes dhe diplomacies.
 Ky bashkeveprim ne politiken e jashtme dhe te sistemit te perbashket  nderkombetar te kombeve demokratike eshte manifest i zhvillimit te brendshem te  politikes se tyre, qeverisjes se pergjegjshme dhe vizionare, kultures se larte  politike, zhvillimit ekonomik dhe fushave te tjera te rendesishme. Prandaj keto  qellime te shtetit ne bashkeveprim me vendet e tjera, ka nje domethenie te madhe  per paqen, demokracine dhe stabilitetin, po ashtu kjo ka edhe domethenien tjeter  ate qe perdoret shpesh ne diplomaci dhe ne praktik ne politiken e jashtme  nderkombetare, pra ajo e perdorimit te drejtperdrejte te nderveprimit te forces  se ketyre faktoreve relevant ne fushen e perbashket te politike  nderkombetare.
 Gjithnje karakteri i diplomacise dhe praktikes se politikes se jashtme  dominohet nga dy fusha te veprimit ne ate te perpjekjeve paqedashese dhe atyre  luftedashese, te gjitha kane interesat e fushave te tjera strategjike njera te  shuaj zjarrin tjetera ate ndezjes dhe shuarjes me duart e diplomacise. Ne  diplomaci gjitnje ka ekzistuar zeri i mireqenjes, i ndergjegjes se popujve dhe i  pashmangshmerive, pra i mbylles se te gjitha rrugeve, dhe deri te plasja e  ndonje konflikti ne duart e tyre, por pa fajin e tyre, por te atyre vendeve qe  jane luftedashes, pra çeshtja e zgjidhjeve diplomatike te problemeve eshte e  lidhur ngushte edhe me detyrat e diplomacise edhe nese ato jane te mbushura me  rreziqe ,frike dhe pasiguri, e rendesishme eshte te parandalohen konfliktet e  pergjakshme, te zbute te keqet dhe kercenimet per luftera te reja apo te vjetera  e deri te shpetimi i popujve apo njerezve nga perfshirja ne luftera te medha me  totalitet dhe rreshqitje rajonale e globale.
 Me pak fjale eshte urtesia ne diplomacia dhe politiken e jashtme qe keshillon  dhe zhvillohet ne mirekuptim te ndersjelle, te besueshem dhe marreveshjeve qe do  te thote, sa me shume te jete e mundur per te transformuar interesat  konfliktuale te perbashket, dhe keshtu, per te perfituar te gjithe si  kundershtaret ashtu edhe idea e atyre qe jane duke u perpjekur per bashkimin ne  qellimin per te arrritur te pakten ndihmesen ne kete drejtim, konfliktet,  kundershtimet dhe mosmarreveshjet. Duke u nisur nga kjo shihet qe bashkeveprimi  i shteteve tashme eshte nje nga qellimet e perpjekjeve per te ngritur nivelin e  diplomacise dhe per te shuhar te gjitha enderrat e keqija dhe per te kapur  rruget e zhvillimeve pozitive, te paqes, stabilitetit nderkombetar te politikes  dhe sistemit te saj, pastaj te shperndarjes se seciles ne shtepine e perbashket  te civilizimit dhe vlerave kombetare e njerezore dhe duke mos harruar edhe ate  te mireqenies materiale e qe tani sidomos ne shekullin XXI ka nje ndikimit me te  fuqishem ne kete fushe dhe te peshes se saj levizese ne politikne e jashtme te  perbashket.
 Sidoqofte politika e jashtme ne sensin e perbashket i referohet veprimeve te  nje shteti dhe synimeve te tij qe i adreson sidomos nepermjet shteteve te tjera  ose organizatave nderkombetare. Nderkaq nuk duhet harruar edhe ate se ne kete  fushe ekzistojne edhe politikat e liderit ne udheheqjen e apo ne ate piken e  filluar ne nje drejtim te tille e qe mund te jete ne doktrinen e “primatin te  politikes se jashtme”.
 Po ashtu duhet theksuar edhe veprimet brenda kesaj fushe te politikes se  perbashket nderkombetare dhe diplomacise si ajo e “diplomacise se fshehte”,  “politikak e kabineteve,”, pastaj “deficiti i demokracise ne politiken e  jashtme”, por edhe iniciativat e qytetareve poashtu kane te bejne me çeshtjet e  politikes se jashtme ,e qe jane bere edhe nje nga rastet e sotme te kohes sone  per studimin e tyre ne vijim eshte edhe fokusimi posaqerisht ne marredheniet ne  mes te politikes se jashtme dhe publike dhe mundesite e formesimin e politikes  se jashtme nepermjet qytetaret.
 Ajo qe duhet potencuar ketu eshte se gjere ne ditet tona kombet demokratike  dhe paqedashese nuk e kane perçmuar asnjehere politiken makiavelike dhe taktiken  e diplomacise se Risheljes me te cilen jemi njohur ne leksionet paraardhese.
 Megjithate karakteri i diplomacise vetem sa eshte forcuar, por edhe ka  mbushur akoma me shume veten me nje ndergjegje te madhe per te mos lejuar qe ne  fushen e politikes dhe diplomacise te perseriten mekatet e ngjashme. Ne kete  kontekst drejtimi ose natyra e politikes se jashtme, apo menyrat dhe mjetet e  nderveprimit me shtetet tjera ne kete fushe eshte bere ne rritjen e avantazheve  dhe interesave te tyre, sepse siç thote Charles de Gaulle “ndermjet shteteve nuk  ka miqesi, por vetem interes.”
 Prandaj jo rastesisht thuhet se fryma e bashkepunimit rajonal, strategjite e  qarta dhe mirekuptimi me aleatet jane ekzistenciale sepse mbi kete fryme eshte  percaktuar ne menyre koherente edhe politika e jashtme shqiptare, interesi i saj  kombetar dhe nderkombetar.
 Ne kete kontekst, politika e jashtme shqiptare kerkon edhe tani ne kete  shekull nje mirekuptim me aleatet e kombeve europiane, te percaktoje hapat  strategjik dhe te prioriteve te saj drejt qellimit te perbashket dhe fushes se  politikes se jashtme per te qene faktore ne sistemin nderkombetar dhe  bashkeveprimet e saj si dhe levizjet e proceseve drejte paqes, demokracise dhe  zhvillimeve pozitive te politikes se perbashket dhe nderkombetare.
 Literatura
 Joshua Goldstein “Marrdheniet nderkombetare”, Shtepia botuese “Dituria”,  Tirane 2003.
 Hans J. Morgenthaw “Politikat ndermjet kombeve”, Shtepia botuese AIIS, Tirane  2008.
 Henry Kissinger “Diplomacia”, Shtepia botuese e Lidhjes se Shkrimtareve,  Tirane 1999.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 



