MBIERMRI
Mbiemër quhet ajo  pjesë e  ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sendi. Ai përshtatet me emrin që cilëson në gjini, numër e rasë. Mbiemri i ka kategoritë gramatikore, të gjinise, tё numrit e, të rasës të varura nga ato te emrit që cilëson.
              Ndryshe nga emri, mbiemri ndryshon formën dhe sipas gjinisë  (d.m.th. e re është një formë e, i ri dhe jo një fjalë e re).
               Veçori  kryesore strukturore e gramatikore të mbiemrit janë ndarja e tyre në të nyjshme e të panyjshme, si edhe emёrzimi. Veç kësaj, mbiemri ka edhe një kategori karakteristike, atë të shkallës, të cilën emri nuk e ka.
                Mbiemri në fjali përdoret në funksionin e përcaktorit  kallëzuesor të kryefjalës e të kundrinorit. (Agimi u kthye i gëzuar.  E duam Shqirërinë të lulëzuar.)
                   Kategoritë gramatikore të mbiemrave
Siç e thamë edhe më parë, mbiemrat, në dallim nga emrat, ndryshojnë edhe sipas gjinisё, d.m.th. ndërsa  çdo emër  ka një gjini të vetme, mbiemri, duke u pёrshtatur me emra gjinish tё ndryshme, ka gjithmone dy gjini : mashkulloren dhe femëroren. Gjinia asnjanëse tek mbiemrat sot po zhduket dhe haset vetëm tek disa mbiemra të nyjshëm  në bashkëvajtje me disa emra asnjanës prej mbiemёrave ose prej pjesorë të nyjëzuar : të ftohtë –t , të qeshur – it etj.  Këta mbiemra në këtë gjini marrin gjithmonë nyjën të: ka të qeshur të këndshme përveçse në rasën emërore e kallëzore nё bashkëvajtje  me emra të shquar, ku marrin e.
                      Trajta e gjinisë mashkullore është trajta përfaqësuese e mbiemrit, prej të cilës formohet trajta e gjinisë femerore sipas disa rregullave të caktuara që janë të ndryshme për të dyja klasat e mbiemrit (të nyjshmit dhe të panyjshmit).
                   Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm   - Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërorë:
a)pjesa  më e madhe e formojnë duke ndërruar vetёm nyjën i  të gjinisë mashkullore me e (i, e, paepur)
b)duke ndryshuar i  tёgjinisё mashkullore në e dhe duke marrë njëkohësisht mbaresёn femёrorizuese e . E formojnë kështu gjininë femërore ata mbiemra, tema e të cilëve mbaron me (ë) -më, p.sh.: i sotëm – e sotme;  i fundëm- e fundme. Ë - ja e prapashtesёs në gjininë femërore bie. Këtu futen mbiemrat:  i kuq-e kuq , i keq - e keqe, i madh -e madh.  Mbiemrat  i ri, i zi, i lig, i zoti, i pazoti ,i pashoq nuk futen në asnjë grup. Nё gjininë femërore ata bëjnë përkatësisht e re, e zezë, e ligë, e (pa)zonja, e pashoq. 
                   Formimi i gjinisё femёrore tё mbiemrave tё panyjshёm – Kёta mbiemra e formojnё gjininё femёrore: a) Duke i shtuar temёs sё gjinisё mashkullore mbaresёn e femёrorizueses e.  Nё kёtё mёnyrё e formojnё gjininё femёrore shumica e mbiemrave tё panyjshёm, p.sh.: publicistik – publicistike; zemёrgurё – zemёrgure;  shumёkombёsh,-e;  vjeç ,-e.                                                                                                                                                  b) Duke ruajtur të pandryshuar formën e gjinisë mashkullore. E formojnë gjininë femërore kështu të gjithë mbiemrat e përbërё, që kanë si element të dytë një emër të gjinisë femërore ose një emër të gjinisë mashkullore që tregon lëndë e që zakonisht nuk kanë shumës, p.sh.: flokëgështenjë, gojëmjaltë  etj.                                                                                                                                                                                    c) Ashtu siç do të formohetё elementi  i dytë i mbiemrit të përbërë nga ky element është mbiemër: dritëshkurtër, shpirtlig, -ë etj.
                   Kategoria e numrit 
   Mbiemri në gjuhën shqipe ka dy numra: njëjësin dhe shumёsin.  Edhe këtu mbiemrat e të dy grupeve (të nyjshëm e të panyjshëm) e formojnë shumësin në mёnyrё të ndryshme.
-       Formimi i shumës, të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë  mashkullore.  Këta mbiemra e formojnë përgjithësisht  shumësin duke ndryshuar vetëm nyjën i me të, p.sh.: i majtë - të majtë; i djathtë - të djathtë; i pakёnaqur - të paknaqur etj.  Bёjnë përjashtim mbiemrat, p.sh.:  i keq, i lig, i madh, i vogel, i ri, i zi që e bëjnë shumësin  përkatës:  të  këqij, të ligj, të mëdhenjë, të vegjël, të rinjё, të zinjë etj.
-      Formimi i shumsitë të mbiemrit të pa nyjshëm të gjinisë mashkullore                                           
      1.Mbiemrat e panyjshëm qёnuk janë të përbërë, e formojnë shumёsin:                                                                     
       a) Ata që kanë theks fundor, përveçse kur mbarojnë me –i të theksuar me – (ë)s / -ues dhe ata që janë formuar me konversion nga emrat marin mbaresën –ë: shtetëror-ë (kufij shtetërorë): absurd, -ë.                                                                        
        b) Mbiemrat e formuar me prapashtesёn -(ë) s/ues, mbiemrat e formuar me prapashtesёn – sh dhe mbiemrat që mbarojnë me –ë, p.sh.: (artikuj) informues; (fëmijë) pesëmuajsh; gegë, toskë; (shqipëtarët)  gegë, ruajnë temën e njëjsit.                                                                                                                                                                                                  
    c) Mbiemrat me –i të theksuar marrin mbaresën –nj, p.sh.: rrëmunjaxhi, nj.                                                            
              d) Mbiemrat e formuar prej emrave me konversion e bëjnë shumësin siç e bëjnë këta emra: shqipëtar,-ë; socialist, -ë; demokrat,-ë; trim,-a.   
2) Kur janë fjalë të përbëra, mbiemrat e panyjshëm mashkullor e formojnë shumësin, p.sh.:                                 
                                  a) ashtu siç e formon elementi i dytë i tyre, kur përdoret më vete, kur ky element është një mbiemër ose një emër në gjininë mashkullore: kuptimplot,-ë ; zemërluani, -ë etj.                                                                                     
                b) pa e ndryshuar trajtën e njëjsit. Kjo ndodh kur kanë element të dytë një emër femërorë një emër të gjinisë mashkullore që tregon lëndë e nuk ka shumës ose një mbiemër të formuar me prapashtesën –sh :mendjefemër;  zemërçelik;  shumëngjyrësh.                                                                                                                                                          c) duke marrë mbaresën –ë, p.sh.:sylesh –syleshë; buzёgaz – buzёgazё.                                                                                                             
                 Formimi i shumësit të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore.   – Këta mbiemra e formojnë shumësin:       a)mbiemrat që në njëjës mbarojnë me –e, e ndryshojne nyjën e të njëjësit në të, p.sh.: (parti) e besueshme - të besueshme . Përjashtim bëjnë e keqe– të këqija, e madhe – të mëdha, e re – të reja, e ve – të veja.           b)mbiemrat që nuk mbarojnë me –e, përveç ndërrimit të e-së me të, marrin edhe mbaresën-a:  e qartë – të qarta, e mundur– të mundura.
     -Formimi i shumësit të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore.   - Ata mbiemra që nuk janë të përbërë ruajnë të njëjtën formë si të njëjёsit, p.sh.: ( e re )intelektuale – të reja( intelektuale ), kur mbarojnë me –e; kur dalin me  -ë, e bëjnë shumësin me –a: p.sh.: plakë – plaka, shushkë – shushka etj.   
          Kur janë të përbërë këta mbiemra e formojnë shumësin në këtë mënyrë: kur mbarojnë me –e, me një zanore të theksuar ose kur ka si element të dytë një emër të gjinisë femërore mё -ë, ose një emër lënde të gjinisë mashkullore që nuk ka shumës. Atëherë ata ruajnë të njëjtën trajtë në të dy numrat: buzëgazë, syqershi, gojëmjaltëetj.
( Përjashtim bëjnë mbiemrat që kanë pjesë të dytë, i keq, i madh) që e formojnë shumësin sipas elementeve të dytë serbomadhe ( retorike) serbormëdha. Në raste të tjera e formojnë shumësin duke marrë mbaresën a:  kuptimplot\ë –a.  
                         Kategoria e rasës
Zakonisht mbiemri vendoset pas emrit qё pёrcakton, edhe para ose i veçuarprej tij, p.sh.: Të lira e të drejta u cilësuan zgjedhjet nga organizmat ndërkombëtarë. Kur vendoset përpara emrit mbiemrat e të dy llojeve (të nyjshëm, të panyjshëm ) lakohen, ndërsa pas emrit lakohet vetëm mbiemri i nyjsh, i cili ndryshon vetёm nyjёn.                                          
Mbiemёr i nyjshёm + emёr (i pashquar)
                          Njёjёs                                     Shumёs                                                          
          Emёrore    i thjeshtё                                                  
                                                               Emёrore.    tё thjeshtё                                                                   Gjinore.      i tё thjeshtit                                                 
                                                            Gjinore.    i tё thjeshtёve                                   
    Dhanore.     tё thjeshtit                                                     
                                                               Dhanore.   i tё thjeshtёve                                 
   Rrjedhore.   tё thjeshtit                          Rrjedhore.  tё thjeshtёve                                                       
   Kallzore.       tё thjeshtin                           Kallzore.      tё thjeshtё                                                                                                          
 Mbiemër i nyjshëm ( i shquar ) + emër i (pashquar )
 Në rasën kallëzore  të njëjësit si edhe në rasën kallëzore të shumësit në të dyja gjinitë, nyja e mbiemrit del nё dy trajta të dhe e. Trajta edel kur mbiemri vjenë i pandërmjetshёm pas një emri të shquar.  Në rastet e tjera , kur mbiemri  vjen pas një emri të pashquar ose kur midis tij (mbiemrit )  dhe emrit të shquarë ndodhet një fjalë tjetër vendoset nyja  të (anëtarësinё e thjeshtë e të ndryshёm)                             Në mbiemrat e gjinisë femërore nyja del në dy trajta sё dhe të, në rasat gjinore, dhanore e rrjedhore njёjës. Së-ja del kur mbiemri vjen pandërmjetshёm  pas një emri të shquar, pёrndryshe del të–ja kur pas emrit të shquar vijnë dy përcaktorë, nyja e te dytit del me trajtёn të: p.sh.: I gazetës së djeshme e të sotme.                                                                                                                                                           Mbiemërat e nyjshëm të emërzuar në rasën gjinore, dhanore e rrjedhore dalin me nyjёn së kur janë të shquar, p.sh. : sё përditshmes; dhe të kur janë të pashquar, p.sh.:i një të përditshmje.                                 
Kategoria e              shkallës                                                                                                                                        
Shkalla e mbiemrit shpreh masën në të cilën shfaqet një cilësi e caktuar tek një send i dhёnё. Këtë kategori e kanë vetëm ata mbiemëra që emërtojnë cilësi të shkallëzueshme si: i madh, i vogël, i mire, i   keq, trim, i drejtë etj, dhe jo ata që emërtojnë cilësi të pashkallezuara si, p.sh. : i sotëm, i djeshëm, i hekurt, i plagosur, kombetar etj.
Mbiemri ka tri shkallë: pohoren, krahasoren dhe sipëroren 
Shkalla pohore emërton tiparin e një sendi pa e krahasuar me tiparet e sendeve të tjera, p.sh.: Këto ishin zgjidhje mё të drejta (të padrejta).
  Shkalla krahasore shërben për të krahasuar të njëjtën cilësi te sende të ndryshme (Këto ishin zgjedhje më të drejta  (padrejta) se të kaluarat; ose cilësi të ndryshme të të njëjtit send, p.sh:( Gazet janë më (shumë) të dobishme se të dënshme.)  
            Shkalla krahasore ёshtë katër llojesh:
a)             Mbiemri në shkallën krahasore të barazisë shërben për të krahasuar dy sende ose dy cilësi që janë të së njëjtës shkallë. Në këtë rastë para mbiemrit mund të vihet ndajfolja aq, kurse krahu i dytë i krahasimit lidhet me lidhëzën nënrenditëse sa. p.sh.: A ishte kjo e vështirë sa mendohej ?
b)             Mbiemri në shkallën krahasore të siperisë relative tregon se cilësia te sendi i dhënë është në një shkallë më të lartë se një send tjetër ose tek i njëjti send në rrethana të tjera. Para mbiemrit vendoset pjesëza më ose shprehja shumë më, kurse gjymtyra e dytë  e krahasimit, nëse  egziston, lidhet me lidhëz se, se sa, ng, psh.: Ai ishte më i bindur se ne. Tani Shqipëria i dukej Vjollcës më e dashur dhe më e bukur se më parë.
c)             Mbiemri në shkallën krahasore të siperisë absolute tregon se cilësia e një sendi qëndron në një shkallë më të lartë se ajo e gjithë grupit ku ai bën pjesë, pra krahasohet pjesa me të tërën, p.sh.: Ishte takimi më miqësor i këtyre viteve. Pra, edhe kjo shkallë ndërtohet me më, ashtu si shkalla krahasore e siperisë relative , por krahasimi këtu në se përdoret menjëherë pas foljes, vihet në trajtë të shquar, d.m.th. përdoret gramatikisht I emёrzuar. Ai pёrdoret nё trajtё tё shquar edhe nёse pёrdoret para emrit. Kur ndodhet menjëherë pas emrit, të dyja shkallët kanë të njëjtën formë dhe dallohen vetëm nga kuptimi dhe nga mënyra e ndërtimit të gjymtyrës së dytë të krahasimit, e cila në shkallën e siperore- absolute shprehet me anë të një ermi në rasën gjinore të shquar ose me anë të një emri të shquar te prurë nga parafjala nga ose ndër (por edhe këtu gjymtyrët e dytë mund të mungojnë). Gjithashtu duhet thënë se nëse emri ka relative është në shkallën krahasore të siperore absolute. p.sh.: Atdheu ёshtë më e bukura fjalë ndër fjalët. Ai ishte më i gjati i klasës.etj.
          Mbiemri në shkallën krahasore të ultësisë tregon se cilësia te sendi i dhënë është në një shkallë më të ulët sesa te një send tjetёr ose te i njëjtit send në rrethana të  tjera. Në këtë rast para mbiemrit vihet ndajfolja pak në shkallën, krahasore më pak, ndërsa lidhëzat e gjymtrёs së dytë të krahasimit janë, se sesa, nga. p.sh.:  Ai është mё pak i përkushtuar se ti ndaj kësaj çёshtje.
Kjo mënyrë shprehjeje ka hyrë krejtësisht në ligjerimin  libror prej ndikimit të gjuhёve të huaja. Gjuha popullore përdoret  në vend të saj ose shkallën krahasore të barazisë në një fjali mohuese, ose shkallën krahasore të siperisë relative të mbiemrit antonim. p.sh.: për të thënë : Unë nuk jamë më pak i fortë se ti, mund të thuhet :Unë jamë aq i fortë sa ti ose Unë nuk jam më i dobët se ti.
                   Shkalla sipërore  -Tregon se cilёsia e dhënë është në një shkallë shumë të lartë dhe shihet jashtë çdo krahasimi. Kjo shkallë ndërtohet duke vendosur para mbiemrit një ndajfolje sasie të tillë, si: shumë, tepër, mjaft, jashtëzakonisht etj.  Kjo është një situatë shumë e vështrё.      
                                       Emërzimi i mbiemrave                    
Siҫe kemi thënë, mbiemrat shpesh emërzohen, d.m.th përdoren si emra, kur pёrdoren kështu, ata shërbejnë për të emërtuar frymorë a sende që kanë edhe cilësinë e shprehur prej tyre(prej mbiemrave)  P.sh.: i duruari, i tituari. E reja nuk triumfon pa vështirësi.                                                                                               Kur emërzohet, mbiemëri ka po atë kategori gramatikore që ka emri: gjini, numër, rasë dhe trajtë. Në këtë përdorim ata janë të mëvetësishëme, ashtu si të ҫdo emri tjetër.                                                            
Në shumicën e rasteve, mbiemrat e emërzuar i përdorim kur nuk duam të përsëritim emërin e përmëndur më parë bashkë me një mbiemër tjetër. Psh. Gazetën e sotme e lexova, kurse të djeshmen (=gazetën e djeshme) nuk e gjeta.   Mbiemrat e emërzuar të këtij tipi shërbejnë si emra në kontekste të caktuara.
Por ka edhe mbiemra të emërzuara me përdorim të qëndrueshëm si emra. Këta janë emra me burim mbiemëror që emёrton nocione për të cilat kanë munguar emrat e mirëfilltë .:psh.  e drejta, e vërteta, e mira, e ardhmja, e shkuara, e verdha (e vezës),të hollat, të ardhurat, të korratetj. Të tillё janë emrat me burim mbiemërorë të gjinisë asnjanëse si: të kuqet (e fytyres), të ftohtёt,të nxehtёt etj.




