Demokracia sot perben kriterin baze te sistemeve te qeverisjses ne te gjithe  Europen, qe realizon mbizoterimin e rregullave dhe zbatimin e lirive dhe te  drejtave te njeriut. Ështe e mundur qe ne hapesiren e pafundme te ideve mbi  demokracine, te identifikojme disa karakteristika qe qeveria duhet te kryej per  te kenaqur nevojen e nje te drejte te barabarte per te gjithe anetaret qe marrin  pjese ne vendimmarrje mbi strategjite. Edhe pse ndoshta me ndonje te mete, duhet  te theksojme arsyet se perse aktualisht pothuajse ne gjithe Boten, demokracia  eshte bere me e deshirueshme se çdo alternative tjeter: 
 Demokracia ju siguron qytetareve te saj nje game me te gjere te drejtave  personale respektivisht se çdo alternative tjeter
Demokracia ju garanton  qytetareve te saj nje numer te madh te drejtash
themelore qe sistemet jo  demokratike nuk garantojne dhe nuk mund ta garantojne
Demokracia favorizon  zhvillimin njerezor me shume se çdo alternative tjeter dhe i ndihmon individet  qe te mbrojne interesat e tyre themelore
Vetem nje qeveri demokratike mund  t’i furnizoje individeve me oportunitetin maksimal per te ushtruar  vetevendosjen, ose te jetojne sipas ligjeve te zgjedhur po nga vete  ata;
Vetem nje qeveri demokratike mund te favorizoj nje grade relativisht te  larte te barazise politike.
 Per te gjithe keto perfitime, pjesa me e madhe e jona zgjedh dhe duhet te  zgjedh demokracine me shume se ndonje alternativ tjeter te mundshme. Demokracia,  lind si domosdoshmeri dhe ne forme natyrale nga gjiri i shoqerise. U desh qe te  ndodhnin fenomene si Kushtetuta amerikane, revolucion francez, lufterat e  ndryshme civile, qe te vij nje lindja dhe zhvillimi e demokracise. Keto  ndryshime te historise e kane bere kete sistem qeverises te rritet dhe te na jap  frytetne saj, duke garantuar mireqenie, prosperitet, vazhdimesi dhe garanci qe  jeta njerezore te vazhdoj te jetoj ne qetesi dhe zhvillim te kenaqshem social.  Pra duke pare keto element pozitiv qeverite e vendeve nuk mendojne ti largohen  kesaj forme qeverisje, por deformimet do vazhdojne te ndodhin. Demokracia ka  evoluar dhe ka ndryshuar me kohe pergjate viteve duke sjelle dhe pasoja negative  me keto deformime por perseri pritet te mbetet forma kryesore e qeverisjes dhe  ne te ardhmen.
 Por demokracia me gjithe qellimin e mire te funksionimit te saj ajo has  veshtiresi ne zbatim ne momentin qe qeverite e tjera nuk jane bashkepunuese me  kete forme qeverisese, ose kur shkelen parimet themelore tw saj. Qeverite e  fuqive botrore jane te bazuara mbi idealet e demokracise qe si baze ka mbrojtjen  e te drejtave te njeriut, dhe ne kete menyre dhe ruajtjen e paqes. Keto shtete,  qe jane pjese e organizatave te fuqishme botrore si NATO, jane te detyruara te  ndermarrin masa te cilat dhe mund ti devijojne parimeve te demokracise per te  ruajtur paqen. Nje nder sfidat kryesore qe has sot demokracia eshte kercenimi i  shkeljes se parimeve te saj.
 Pra dhe ne ditet e sotme shume shtete kane problem ne qeverisjen e tyre, duke  iu afruar totalizmit dhe duke iu larguar demokracise. Shembulli me i fundit  eshte rasti i Egjiptit qe eahte republike presidenciale. Sipas parimeve  demokratike e vetmja menyre qe e largon presidentin, qe ka ardhur ne pushtet  eshte nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ne Egjipt me ane te lojerave  politike, perkrahes te regjimit te forcave opozitare te Mubarakut gazetare,  gjyqtare, ushtarake, oficere policore dhe punetore e anetare te Partise  Kombetare, eshte rrezuar presidenti legjitim Mursin. 
 Populli bashke me perkrahes opozitare dhe te tjere eshte ngritur ne protesta  masive pee rrezimin e presidentit Mursin. Ushtria kishte dhene ultimatum  48-oresh per Mursin, por ai nuk ka pranuar ta dorezoje pushtetin ne duart e  forcat ushtarake. Ne çastet e fundit ai ka pranuar kompromise duke e ftuar  opoziten laike qe te formonte nje qeveri te unitetit kombetar, por ajo ka  refuzuar dhe ka vazhduar protestat e dhunshme, duke e sjelle vendin ne nje  situate te tille qe me gjase Egjipti do ta paguaje shtrenjte. Ushtria ka  arrestuar, ne menyre arbitrare, presidentin Mursi dhe perkrahesit e tij.[1]  Ushtria do te duhej te nderhynte ne mbeshtetje te legjitimitetit demokratik dhe  jo ta pezullonte ate, dhe as t’i arrestonte ata qe kishin ardhur ne pushtet  permes votes se lire.. Pra kemi thyerjen e parimeve te demokracise te pare nga  te dy kendveshtrimet, se pari populli qe e zgjodhi presidentin ka te drejten e  fjales dhe shprehjes se pakenaqesise ndaj tij duke patur keshtu te drejte te  protestoje kunder tij, nga ana tjter largimi i ketij presidenti me nderhyrjen  ushtarake dhe arrestimi i tij jane gjithashtu ne kundershtim me parimet  demokratike pasi ai nuk akuzohej per asnje krim. Brenda ketij vleresimi te  gabuar kemi situaten e perkeqesuar ne Egjipt, por pavaresisht nga kjo popujt ne  pervojat demokratike nuk njohin ndonje mekanizem tjeter perveç votimit dhe  votes, permes se cilave vihet ne pushtet. Kjo pervoje nuk mund te fshihet me  nderhyrjeje ushtarake e cila çon ne shkaterrim, perplasje dhe destabilitet.Pra  kjo eshte nje sfide e madhe per parimet dhe demokracine ne vetvete per te  percaktuar te drejten dhe gjetjen e zgjidhjes permes rrugeve demokratike dhe ne  rast revoltash.
 Nje rast tjeter qe perben shembull per sfidat e demokracise eshte rasti i  demokracise ne Bolivi. Me ardhjen e presidentit Evo Morales nga zgjedhjet ne  2005 ku ai u zgjodh me 54% te votave.[2] Ky vend eshte ne fazat e ndertimit te  demokracise dhe per kete arsye ka te perqendruar aty dhe vemndjen e demokracive  te konsoliduara, si te Gjermanise apo ShBA.Me ardhjen e presidentit Morales  shume politika po ndryshonin, madje ato ishin kontradiktore me qellimin per  evoluimin e demokracise, kjo e terhoqi me teper vemndjen e nderkombetareve.
 Qe pas zgjedhjeve te 2005 procesi kushtetues eshte shoqeruar me parregullsi  dhe veprime jo te drejta, qofshin ato ekonomike apo dhe vendime qe prekin  autonomine e institucioneve. Vec ketyre elementeve te brendshem nderhyrja e  nderkombetareve, sidomos e SHBA, u pa si kercenim nga ana e Morales duke quajtur  presidentin Bush terrorist dhe duke refuzuar perkrahjen. Kjo situate beri qe  marredheniet e saj te tensionoheshin, pasi nderhyrja e nderkombetareve ishte  vetem me qellimin per konsolidimin e demokracise dhe jo nje kercenim per  Bolivine. Pra nga ky shembull mund te kuptojme qarte sfiden e demokracive te  konsoliduara kundrejt atyre qe nuk jane konsoliduar akoma.
 Demokracia e pakonsoliduar VS demokracia e konsoliduar
 Rasti i Shqiperise
 Duke pasur parasysh vendet e ndryshme post-komuniste apo socialiste, pak vjet  pas viteve 80′ dhe 90′ ka ende dyshime nese keto vende akoma nuk kane arritur qe  demokracine ta fusin thelle ne rrenjet e kombit te tyre dhe njekohesisht t’ia  bejne imazhin vetes para te tjereve se ne te vertete demokracia tashme ne keto  shtete te reja po ecen ne ritmin e zhvillimeve normale. Vihet ne dyshim akoma me  shume ekzistenca e demokracise brenda vendeve qe kane vuajtur shume gjate nga  komunizmi sepse imazhi qe kane ndertuar ato ne siperfaqe tregon qarte se  demokracia brenda tyre ende nuk ka gjetur vend per t’u mbjelle, sepse sistemi qe  keto vende po aplikojne, u ngjason me shume atyre autoritare dhe  orientaliste.
 Prandaj, ne kuader te kesaj, demokracia dhe zhvillimi i saj ne keto vende do  te testoje se a do te mund qe te ece me impulse normale dhe te sigurta drejt  proceseve te demokratizimit te ketyre vendeve dhe se a do te mund tё mbeten te  afta qe nё tё ardhmen te behet funksionale, efektive si dhe me nje imazh te  paster te demokracise moderne. E ardhmja e demokracise ne keto vende, si Kosova,  pastaj Serbia, Bosnja, Maqedonia etj., pare nga sfondi i kushteve dhe raporteve  te tanishme do tё varet kryekeput nga nje refleksion dhe imazh qe ata do t’i  bejne vetes, duke lene hapesire me shume qe demokracia te ze vend brenda gjithe  kapilareve te sistemit te tyre shteteror-politik e kombetar.
 Qellimi i ketyre vendeve te reja te dala nga diktaturat dhe sistemet  post-komunsite dhe socialiste eshte qe te mos merren me me iluzione politike dhe  as duke çuar ne mendje joshjet totalitare dhe barbare te shekujve qe lame pas,  por te marrin seriozisht parimet e demokracise dhe ndertimin e ardhmerise se  perbashket te tyre drejt proceseve te integrimit ne sistemin e vlerave te  Unionit Evropian. Shqiperia, si nje nga vendet e fundit qe iu bashkengjit vales  se demokratizimit te viteve 90’ eshte perpjekur te konsolidoje nje sistem te saj  vlerash te mbeshtetur ne sistemin e demokracise liberale duke perqafuar shtyllat  kryesore te tij siç jane zgjedhjet e lira, lirite dhe te drejtat e njeriut dhe  zhvillimi i iniciatives se lire private dhe asaj te tregut. Nga te gjitha keto  vlera , ajo qe ka shkaktuar gjithmone nje tension politik ne vend eshte  zhvillimi zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kjo gje nuk ka ardhur vetem nga  vullneti i dobet i paleve per te zhvilluar zgjedhje te lira ashtu si eshte  deshmuar prej kohesh ne raportet dhe rekomandimet e OSBE dhe ODIR-it per ti  permiresuar pasi i kane certifikuar ato, por dhe ne kulturen e dobet demokratike  te Shqiperise ne kete drejtim. Perpara se te zhvilloheshin zgjedhjet e para  pluraliste ne vend ne 1992, te vetmet zgjedhje te lira ishin zhvilluar qe ne  vitin e larget 1923. Gjithsesi edhe pse kalimi i Shqiperise nga nje vend  totalitar ne nje vend te lire dhe demokratik ka kaluar permes nje procesi te  veshtire qe ka demtuar shume rende imazhin e vendit, eshte pranuar gjeresisht  nga partneret tane nderkombetare se Shqiperia ne keto 20 vjet tranzicioni  politik ka arritur nje progres te pranueshem demokratik per tu pranuar ne  institucionin euro-atlantik si eshte NATO dhe per tu anetaresuar brenda kesaj  dekade ne Bashkimin Evropian.
 Ne gjithe kete rrugetim te Shqiperise drejt integrimit te saj te plote ne  familjen evropiane asnjehere nuk eshte vene ne dyshim sistemi i demokracise  liberale, institucionet apo dhe vlerat e tij. Madje Shqiperia eshte vendi qe nuk  ka pasur asnje dhe nje reagim negativ ndaj reformave dhe integrimit te vendit ne  institucionet Euro-Atlantike si ka pasur ne vende te tjera te Evropes  Lindore.Mirepo kjo konsistence ndaj demokracise liberale si e vetmja “loje ne  qytet” po te perifrazojme fjalet e nje politologu tjeter te njohur Lijphart,  rrezikon sot te humbase dhe te krijoje precedente te rrezikshem per te  ardhmen.
 Te gjitha vendet e rajonit qe e kane respektuar lojen e demokracise, me  zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, respektimin e institucioneve  dhe tolerancen zero ndaj korrupsionit sot jane anetare te Bashkimit Evropian dhe  diplomate dhe politikane te tyre dergohen per te negociuar krizen e sotme ne  Shqiperi. Ashtu si me te drejte e kane permendur shume here dhe shume analiste  politik qe merren me Shqiperine, bie dakort qe ne nuk kemi se ç’shpikje apo  model te ri te perpiqemi te gjejme per te qene te suksesshem ne ndertimin e  demokracise liberale dhe respektimit te shtetit ligjor perderisa modelet jane te  gatshme dhe nuk na duhet gje tjeter veçse kuraje dhe vullnet per ti ndjekur keto  modele.Hapi i pare ne kete drejtim mund te hidhet duke u ndertuar besimin e  ndersjelle midis paleve me perjashtimin e gjuhes se drunjte te urrejtjes dhe  pranimit ne parim se asnjera pale nuk eshte kunder integrimit te vendit. Po  keshtu nje vemendje e veçante i duhet kushtuar mposhtjes se kultures se vjeter  te denigrimit te kundershtarit dhe perjashtimit te alternatives se dialogut si  reminishenca te kultures vetizocionaliste qe per shekuj me radhe ka lulezuar mes  shoqerise shqiptare.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 



