Tema: A- Fantastikja dhe realiteti në letërsinë për fëmijë;
          B- Proza artistike shkencore;
A.
- Raporti konkrete-fantastike
 - Idealizimi
 - Hiperbolizimi
 - Asosacioni
 - Transferimi
 - Shembuj
 
B.
1. Lindja
2. Vecantia e zhanrit
3. Narracioni dhe njohuritë shkencore
4. Lidhja me folklorin
5. Degëzimet e zhanrit
6. Shembuj
Fantastikja si koncept: 
- si gjendje frymëzimi
 - fabula fantastike
 - fantastikja në foklor
 - papërcaktueshmëria e vendit
 - papërcaktueshmëria e kohës
 - personazhet të hiperbolizura
 - personazhe me prejardhje mitike
 - fantastikja dhe miti
 - fantastikja dhe mitologjia
 - shembuj nga mitologjia
 - fantastikja në funksionet etike dhe estetike
 - fantastikja dhe mesazhi
 - fantastikja dhe imazhet e mbetura
 - fantastikja dje
 - fantastikja sot
 - fantastikja dhe ekranizimi
 - fantastikja në përshkrim, personazhe, gjuhë, fabul etj
 - fantastikja në njerëz, kafshë, sende.
 - fantastikja dhe stili
 - fantastikja dhe ndikimi i saj në gjendjet shpirtërore: ngzëllimi, entuziazmi etj.
 - fantastikja si tipar i letërsiës gojore, foklorit.
 
- Fantastikja dhe përralla: Vladimir Propp
 
- morfologji e përrallës do të thotë – shqyrtimi i formave të përrallës popullore folklorike, perpunimi i ligjësive të ndërtimit.
 - ndarja e përrallave:
 - - me përmbajtje të mrekullueshme
 - - të jetës së përditshem
 - - mbi kafshët
 - ndërthurja e tyre, pasi nuk kanë ndarje të prërë me thikë
 
- Ja një ndarje tjetër për përrallat;
 - - mitologjike
 - - magjike
 - - biologjike
 - - mbi kafshët
 - - mbi origjinën
 - - hokatare ose fabula
 - - morale
 
subjektet më të zakonshme të përrallave:
- mbi tre vëllezërit
 - ata që luftojnë me gjarprin
 - mbi gjetjen e nuses
 - mbi vashën e mencur
 - mbi të magjepsurit
 - zotëruesit e hajmalisë
 - mbi gruan e pabesë
 - mbi të dënuarin e pafajshëm
 - mbi heroin budalla
 
metodat e përshkrimit të përrallës
- sipas funksioneve të personazhit kryesor
 - këtu ka rëndësi numri i funksioneve dhe kronologjia e tyre
 - njëri nga personazhet largohet nga shtëpia
 - heroit i drejtohen me tabu( mos u largo nga oborri)
 - tabuja thyhet ( ata vonohen për në shtëpi, mungon tabuja e vonesës).
 - antagonisti përpiqet të vendosë hetimin( ku shkoi vajza e vogël, pyeti ariu]
 - antagonisti jep informcion për viktimën e tij.( po ne do të na cojë pula...)
 - antagonisti mashtron viktimën e vet( shtriga propozon të kafshojë mollën...)
 - viktima bie pre( e kafshon mollën...)
 - antagonisti i shkakton fatkeqësi personazhit ( ai rrëmben një njeri...)
 - njërit prej pjesëtarëve të familjes i mungon dicka... mungon ushqimi etj
 - fatkeqësia e ose mungesa lajmërohen( ndërmjetësia)
 - kërkuesi bie në ujdi ( lejoni ti kërkojmë princeshat e tua...)
 - heroi lë shtëpinë... arratisja
 - heroi reagon... mëshiron, lutet, kërkon dicka, etj
 - heroi dhe mjeti magjik (ai blen një pulë magjike)
 - heroi dhe kundërshtari në përleshje
 - heroin e qëllojnë
 - antagonisti mposhtet
 - fatkeqëisa fillestare likuidohet
 - heroi kthehet
 - heroi arratiset në ajër, etj
 - heroi transformohet
 - p.sh ai ndërton një pallat të ri
 
kuptimi i dyfishtë i përrallës
- psh. baba thotë: cilin nga kuajt do të marrësh? vë në provë heroin dhe merre mjetin magjik
 - teksa largohet i kërkon të shoqes të dalë nga shtëpia.
 
elementë ndihmës të përrallës:
- informimi
 - informimi si dialog
 - trefishimi( tri kokat e gjarprit)
 - përsëritja e elementit të caktuar
 - motivimi( dëbimi motivohet nga urrejtja e njerkës)
 - shpërndarja e funksioneve sipas personazheve:
 - antagonisti
 - dhuruesi
 - ndihmësi
 - të dëbuarit
 - heroi
 - heroi i rremë
 
mundësitë e përfshirjes së personazheve në zhvillimin e veprimit:
- shfaqja papritmas
 - rastësia
 - shmangia
 
   domethënia e personazheve kryesorë:
- atributet e tyre:
 
-      mosha, seksi, gjendja, pamja e jashtme, vecantia, etj
përralla si e tërë:
-      zhvillimi
-      një zhvillim ose dy zhvillime.
-      likujdimi i fatkeqësisë dhe nxitja e e zhvillimeve të reja.
kompozicioni:
- Fantastikja dhe dhe gjinitë
 - poezia fantastike:
 - fantastikja dhe zbavitja, tema e thjeshte, nje personazh, kendveshtrimi i njeanshem, i hapur, pa mesazh moralistik etj
 - fabula:
 - njësoj si përralla por është më e shkurtër dhe më e përcaktuar. ruhet konciziteti mungesa e moralizimit, dialogu, elementi qytetar, merr një fabul....
 - vjershat enigmë
 - ose gjëzat enigmë: vlen të përmendet këtu elementi i hiperbolizimit.bin në ujë e s’laget, bi në ferr e s’griste, bi në gur e s’thyhet--- rrezet e diellit.
 - poema përrallë:
 - poema gjysmagjeli( mrekullitë që e presin atë)
 - princesha Argjiro që mbështetet mbi baladë.
 - tregimi përrallë:
 - Mitrush Kuteli. Rinë Katërinëzë.
 - tregimi fantastik:
 - mbi tokën universin etj.
 - novela fantastike
 - dhe novela përrallë: tregime të gjata me bimë, kafshë, njerëz, qenie jo të gjalla. Personazhet animizohen, flasin, bisedojnë, gjykojnë si njerëzit. përcohet moral për lexuesin. P.sh Hundëcipat dhe mbreti kuku i Loni Papës. Mesazhi është që sisitemet diktatoriale kudo që ndodhen kanë të jjëtin surrat dhe shkallmohen me dhunë. (një vogëlushe gjendet në Hënë, banortë hundëcipa vuajnë nga diktatura e mbretit Kuku. vajzën kërkojnë ta dënojnë. kjo bëhet shkak për revoltë. ( fnatstike është mënyra sesi u hipin kuajve mbrpsht, sesi i veshin shapkat, gjuha që flasin etj.
 - romani aventurezk, kalorsiak, robinsonadë. alegoria, fantazia, kurajo e tepruar, kontrasti, ( Cufo), Burimi i drerit ( Petraq Zoto) etj.
 
- drama fantastike: lue dhe Shega e Vedat Kokonës.
 
- fantastikja dhe argëtimi;
 
- fantastikja dhe absurdi: kujto vjershat nonsens
 
- fantastikja dhe tematika
 
Realizmi si koncept
Letërsia fantastike
Futu menjëherë në veprën Aventurat e Tom Sojerit.
- kjo lloj letërsie lindi ne fillim të shekullit XIX.
 - lidhja e saj me letërsinë kaloriake( kujto Don Kishotin)
 - autori që konsiderohet babai i kësaj letërsie është Zhyl Verni.
 - Verni që të shkruante këtë lloj letërsie studioi së pari shkencat.
 - pse e pëlqejnë fëmijët këtë lloj letërsie?
 - revolucioni bashkëkohor në botë
 - tendenca drejt automatizimit
 - përshpejtimi i zhvillimit fizik
 - përshpejtimi i zhvillimit mendor
 - përshpejtimi i zhvillimit psikologjik
 
- kjo lloj letërsie ndihmon në përzgjedhjen e mëvonshme
 
- cila është vecantia e këtij zhanri?
 - narracioni
 - përshkrimi
 - bazimi në shkencë
 - logjika
 - imagjinata
 - zbuluesi
 - lidhja gjenetike me folklorin
 - njeriu i lashtë dhe ëndrra e tij për të ardhmen
 - elementi i përralllës
 - pse lindën përrallat; si aspirim për një jetë më të mirë.
 - qilimi fluturues, cizme magjike, ngjallja e të vrarëve, ndërtesat e ngritura brenda një nate,
 - merr disa përralla shqiptare që kanë elementë fantastike:Balada e murimit( bredna një nate), gjegj elez alia( triumfi me të tilla plagë), ringjallja te Konstandini,
 - pikat e takimit të përrallës me letërsinë fantastike. marrim tre elementë: përralla mbi tre vëlllezërit ku njëri kishte pasqyrë magjike, tjetri qilim dhe tjetri mollë që shëronte. Qilimi është dëshira për të fluturuar, avioni i mëvonshëm, molla është mjekësia, ndërsa pasqyra është zhvillimi i televizionit.
 - përralla është ëndërrim, letërsia fantastike shkencore është një rrëfim që pritet të ndodhë.
 - dy degëzime të këtij zhanri: - përralla, - letërsia realiste
 - përralla: përdor mjetet e përrallës, animizmin, personifikimin.
 - kështu kemi tregimin: Gjyqi i vitaminave nga Flamur Topi.
 - degëzimi që ofron me letërsinë artistike: përshkruan një ngjarje të vërtetë por në një kohë tjetër; e ardhmja
 - rreziku i këtyre lloj krijimeve: rënia në didaktizëm
 - llojet e krijimeve të tilla:
 - drama fantastike
 - poezia fantastike
 - tregimi fantastik
 - tema e kësaj lloj letërsie
 - si duhet ta zbërthejmë fantastiken:
 - shembull Ivani dhe lëkura e fokës.
 - shembull
 
kompozicioni i veprave të tilla:
mbarështrimi
zhvillimi
pika kulminante
zgjidhja
mesazhi
Libra me elementë fantastikë shkencorë:
1-   Aventurat e Tom Sojerit
2-   Përralla botërore
3-   Viron Kona




