PUNIM DIPLOME: “KLASTERAT SI NJË ALTERNATIVËE MIRËMENAXHIMIT TË ZINXHIRIT TË OFERTËS” (në fokus, Industria eVerës)
KREU I PARE
PROBLEME TE MIREMENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFRTES
1. STRUKTURA DHE PROBLEME TE MENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFERTES (MZO)
Për të qenë i suksesshëm në tregun konkurues të agroindustrise kerkohet si domosdoshmeri organizimi prodhimit në mënyrë sa me efiçente dhe ne kete kontekst, plotësimi i kërkesave te konsumatorit.
Organizmi i prodhimit në mënyrë eficente i referohet jo vetëm  firmës, por të gjitha lidhjeve në zinxhirin e tregut, që prej furnitorit  të lëndëve të para e deri tek konsumatori final. Ai nënkupton ndertimin dhe zbatimin e nje strategjie e cila fokusohet në reduktimin e e kostove dhe qe në literaturë, ky koncept njihet si menaxhimi i zinxhirit të ofertës (MZO)
Koncepti i MZO ka interes të veçantë për kontrollin logjistik.
- Ai përshkruhet si një çështje që merret me lidhjet në zinxhir, që nga prodhuesi kryesor e deri tek konsumatori final, me qëllim zvogëlimin e kostove te transaksionit që ndeshen pergjate zinxhirit (S-Bridge, 1996; Wilson, 1996)
 - Ai synon të prishë barrierat ndërmjet secilës njësi të zinxhirit,  në mënyrë që të arrihen nivele më të larta të shërbimit dhe të kursimit  të kostove
- Koncepti DZO bazohet gjerësisht në Ekonomiksin e Kostove të Transaksionit, duke reaguar ndaj modelit ekonomik neoklasik, që sugjeron që të gjitha palët kanë informacionin e nevojshëm për të bërë zgjedhje racionale në procesin e transaskioneve, (Loader, 1996)
 - Por ne te vertete është e qartë se ky informacion nuk është gjithmonë i gatshëm në praktikë, një situtatë kjo që krijon kosto transaksioni.
 
 
Por pse eshte i rendesishem ndërtimi i marrëdhënieve brenda zinxhirit?
Ai eshte i rendesishem per keto arsye:
- Zvogëlon pasigurinë
 - Redukton kostot e transaksionit
 - Ofrohet mundesia e krijimit te ekonomive të shkallës
 - Sjellja kooperuese në marrdhëniet ndërmjet anëtarëve të zinxhirit krijon mundësi për përfitime më të mëdha për kanalin si një i tërë (Arndt, 1979).
 
- Edhe koncepti i Partneritetit për Vlerën e Shtuar (PVSH) fokusohet tek lidhjet brenda zinxhirit.
 
Koncepti i PVSH vjen prej kontributeve të Shkolles Ekonomike  Funksionale dhe pohon se çdo ndërmarrje duhet të ketë funksione  specifike brenda të tërë proceseve të përpunimit (Alderson, 1957). Porter (1990) i konkretizoi këto ide brenda konceptit të zinxhirit të vlerës së shtuar dhe sistemit të vlerës.  Zinxhiri i vlerës së një kompanie përfaqësohet nga të gjitha  aktivitetet duke filluar që nga prodhimi, marketingu, shpërndarja,  shërbimet dhe aktivitete mbështetese që kontribuojnë vlerë tek blerësi.
Historikisht, kompanitë në faza të ndryshme të sistemit tentojnë  të sillen në një mënyrë autonome ndaj kundërshtarëve, në vend të një  sjelljeje kooperuese me njëri tjetrin, megjithëse është shumë e dukshme  që i gjithë sistemi mund të përfitojë prej kooperimit të brendshëm dhe  partneritetit. Të gjithë pjesëmarrësit përfitojnë prej një performance më të mirë të të gjithë sistemit.
Zinxhiri i ofertes eshte integrimi i proceseve te biznesit nga  perdoruesit e fundit nepermjet furnizuesve origjinale qe siguron  produkte, sherbime dhe informacion qe shton vlere per klientet.
Tre objektivat baze strategjike te MZO jane:
      Permiresimi i koordinimit horizontal
      Permiresimi i koordinimit vertikal
      Pozicionimi.
Ne sistemin e agrobiznesit po njihet gjeresisht nevoja per me shume  integrim te zinxhirit te ofertes. Kerkesat e konsumatorit per sigurine e  ushqimeve po nxisin nevojen per mbrojtjen e identitetit dhe sigurimin e  cilesise. Produktet jete shkurter si dhe kerkesat speciale per zinxhire  te ftohte, theksojne nevojen per me shume koordinim te zinxhirit.  Megjithese MZO perben nje ceshtje te rendesishme, ne kontekstin e  agrobiznesit egzistojne barriera domethenese persa i takon  implementimit te tij. Inisiativa te sukseshme te MZO mbeshteten ne marredheniet e ndertuara te biznesit, ne besimin reciprok, ne te qenurit te hapur si dhe ne angazhim.
Ne nivelin me te thjeshte te analizes, struktura e zinxhirit te ofertes mund te konsiderohet si lidhje vertikale, si lidhje horizontale ose si kombinim i tyre.  Kooperativat prodhuese tradicionale kane operuar si agjente per nje  pjesemarrje te hapur te prodhimit te mallrave, te ndare nga klientet  nepermjet nje sistemi te tregjeve spot. Ndersa rritet sfera e  veprimtarise per segmentimin e tregut dhe bashke me te rriten mundesite  per diferencimin e produktit, kemi interes ne rritje per arritjen e nje  koordinimi me te mire vertikal.
2. METODOLLOGJIA E MENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFERTES.
2.1. Menaxhimi i zinxhirit te ofertes (MZO). Rasti ne studim, Industria e Veres
Duke konsideruar rastin e industrise se veres dhe duke u mbeshtetur ne analizen SËOT[*], strategjite qe duhen konsideruar ne kuader te menaxhimit te zinxhirit te ofertes jane si me poshte:
ST.  Max-Max Fuqite 1) Vendndodhja2) Karkteristika te produktit 3) Drejtimi efektiv 4) Imazhi i mire. Mundesite 1) Rritja e te ardhurave te konsumatorit2) Asistenca teknike.  | ST.  Min-  Max Dobesite 1) Lendet e para2) Sistem shperndarje joefektiv 3) Mosshfrytezim i kapaciteteve prodhuese. Mundesite 1) Rritja e te ardhurave te konsumatorit2) Asistenca teknike.  | 
ST.  Max- Min Fuqite 1). Vendndodhja2). Karkteristika te produktit 3). Drejtimi efektiv 4). Imazhi i mire Kercenimet 1). Konkurenca e huaj2). Kontrabanda 3). Kuadri ligjor.  | ST.  Min-  Min Dobesite 1). Lendet e para2). Sistem shperndarje joefektiv 3). Mosshfrytezim i kapaciteteve prodhuese. Kercenimet 1). Konkurenca e huaj2). Kontrabanda 3). Kuadri ligjor.  | 
Sikunder mund te shihet, problematika me te cilen perballet industria  e veres eshte mjafte komplekse. Ne kete kontekst, miremenaxhimi i  zinxhirti te ofertes do te kerkonte si te domosdoshme miremenaxhimin e  te gjitha strategjive te mesiperme. Gjithsesi, per efekte konkretizimi,  le te fokusohemi ne kuadratin e dyte te matrices (strategjite Mini-Maksi), strategji e cila kerkon qe te merren vendime per te minimizuar dobesite qe lidhen me lendet e para, sistemin jo efektiv te shperndarjes, mosshfrytezim i kapaciteteve prodhuese, si dhe per te zbutur kercenimet qe lidhen me rritjen e te ardhurave te konsumatorit, asistencen teknike.
Referuar situates se mesiperme, kuptohet se ndermarrjet ne industrine  e veres duhet te fokusohen kryesisht ne drejtim te minimizimit te  dobesive, ku padyshim, problemi me i mprehte mbetet sigurimi i lendeve  te para.
Lidhur me kete problem, ndermarrja duhet te percaktoje:
2.1.1. Objektivat qe do te arrihen:
Objektivat qe do te duhet te arrihen jane te shumta. Nder to mund te theksohen:
      Minimizimi i efekteve qe sjell problemi i mungeses se lendeve te para
      Ndertimi dhe venia ne funksionim i nje sistemi shperndarjeje joefektiv
      Rritja e nivelit te shfrytezimit te kapaciteteve prodhuese
      Shfrytezimi i mundesive ne rritje qe ofron rritja e te ardhurave te konsumatoreve
      Shfrytezimi i mundesive ne rritje i asistences teknike te ofruar nga drejtime te ndryshme.
Duke konsideruar teresine e objektivave te mesiperme, rendesine e tyre, por edhe per efekte konkretizimi ne po konsiderojme si:
Objektivi 1:
      Minimizimi i efekteve qe sjell problemi i mungeses se lendeve te para
2.1.2. Strategjite qe do te perdoren per arritjen e objektivit te mesiperm:
Strategjite qe do te duhet te perdoren per realizimin e objektivit te mesiperm mund te jene te ndryshme, te tilla si:
      Integrimi vertikal i industrise
      Integrimi horizontal
      Nxitja e organizimit dhe funksionimit te skemave kooperuese
      Mbeshtetja e prodhueseve te rrushit nga vete industria
Duke konsideruar teresine e strategjive te mesiperme, rendesine e tyre, por edhe per efekte konkretizimi ne po konsiderojme si:
Strategjia 1:
      Integrimi vertikal me drejtim prapa
2.1.3. Taktikat qe do te zbatohen, perfitimet dhe kostot
Marrja e vendimit per permiresime te mundeshme ne miremenaxhimin e  zinxhirit te ofertes do te kerkonte si te domosdoshme vleresimin e  kostove dhe te perfitimeve te sejciles prej strategjive te  identifikuara, sikunder tregohet edhe ne tabelen e meposhtme.
Tabela Nr.____. Te dhena per kostot dhe perfitimet e strategjise 1
Taktikat  | Perfitimet  | Kostot  | 
Integrimi vertikal   | Ekonomitë e integruara reduktojnë kostot duke eliminuar disa aktivitete, duke pakësuar dublimin e shpenzimeve të përgjithshme dhe duke shkurtuar kostot që varen nga teknologjia | Rriten shpenzimet e përgjithshme per shkak te aktiviteteve mikse ne ndermarrje. | 
| Zvogëlohen kostot e inventareve dhe kosto te tjera, per shkak te përmirësimit te koordinimi të aktiviteteve | Kosto shtese per shkak te kapaciteteve te tepërta, shkaktuar nga bashkimi i fabrikave, etj | |
| Eviton punë që shpenzojnë kohë, si p.sh përcaktimi i çmimit në dyqan, komunikimi për hollësitë e modelit, negocimi i kontratave, etj. | Organizimi i dobet i integrimit vertikal, mund te sjelle si pasoje kosto shtese | |
| Siguron inputet e domosdoshme per prodhimin, etj | Mos heqje dorë nga proceset e vjetra | |
| Mundesohet nje marketing më i mirë | Krijimi i barrierave lëvizëse (ose të daljes jashtë) | |
| Diferencimi në produkte ofron perfitim shtese (më shumë produkte që shtojnë vlerë) | Lidh firmat me biznese të peraferta | |
| Kontroll më i madh i ambientit ekonomik të firmës (fuqi tregu) | Humbja e aksesit për informacion nga ana e furnitorëve ose distributorëve | |
| Krijimi i besueshmërisë për produktin | Mbivlerësim i bashkimeve, të krijuara përmes integrimit vertikal | |
| Kontroll me i mire mbi tere veprimtarite ne ndermarrje | Pershpejtimi i integrimit (marrja e vendimeve per integrim përpara se të mendojmë për mënyrën më të mirë të bërjes së integrimit. | 
Vleresimi i perfitimeve dhe kostove do te mundesonte marrjen e  vendimit nese ndermarrjest e industrise se veres duhet te integrohet  vertikalisht. Nga analiza qe kemi bere ne dhe nga te dhenat qe  disponojme na çon ne konkluzionin se vendimarrja ne drejtim te  integrimi vertikal do te ishte ne dobi te zgjidhjes se problemit dhe te  nje miremenaxhimi te zinxhirit te ofertes. Gjithsesi, duhen konsideruar efektet pozitive dhe negative te integrimit vertikal ne industrine e veres.
KREU I DYTE
KLASTERAT NE INDUSTRINE E VERES-SI NJE ALTERNATIVE E MIREMENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFETES
1. KLASTERAT DHE SHPERNDARJA E TYRE SOT NE BOTE
Eshte me se e qarte se te gjitha ndermarrjet e industrise se veres  perballen me probleme të ngjashme, sa u takon çeshtjeve që lidhen me  konkurrueshmërinë e produkteve tuaja, gjetjen e tregjeve, kostot e  burimeve, cilësi dhe standarte sipas kërkesave të tregut, etj. Natyrshem  mund te konkludohet se, nëse bizneset kanë probleme të përbashkëta,  atëherë ndoshta ka hapësira që ata të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për  zgjidhjen e problemeve të ngjashme. Pra, mund të gjenden zgjidhje  të përbashkëta, me kosto më të ulët dhe me përfitim për të gjitha  bizneset që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Në të vërtetë, kjo intuitë,  në shumë vende të botës është shndërruar në një praktikë, ku zgjidhjet e  përbashkëta të problemeve të njëjta kanë çuar në suksese kolektive.
Pikërisht kjo formë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve që  konkurrojnë me njëri-tjetrin, por që janë angazhuar për gjetjen e  zgjidhjeve të përbashkëta në përfitim të të gjithëve, është pagëzuar me  emrin “klaster”. Ne terma me te thjeshte, nje klaster  perkufizohet si nje rajon gjeografik i cili perfshin nje numer te  mjaftueshem kompanish qe kane nevoja te ngjashme ose te lidhura me  aftesine per te gjeneruar ekonomi te jashtme shkalle dhe per te prodhuar  novacion. Klasterat jane perqendrime gjeografike te  kompanive dhe institucioneve te nderlidhura ndermjet tyre ne nje fushe  te caktuar.Klasterat perfshijne nje sere industrish te lidhura midis  tyre dhe gjithashtu edhe entitete te tjera te cilat jane mjaft te  rendesishme ne perpjekjet per te qene me konkurrues.Ata perfshijne psh  ofruesit e inputeve te specializuara sic jane ata te  makinerive,sherbimeve dhe gjithashtu perfshijne siguruesit e  infrastruktures se specializuar.Gjithashtu shume klastera pershijne  institucione qeveritare dhe mjaft institucione te tjera si psh  universitetet,agjenci te vendosjes se standarteve,trajnues dhe shoqeri  tregtare qe garantojne trajnim te specializuar,edukim,informacion kerkim  dhe asistence teknike. Kufijte e nje klasteri percaktohen nga lidhjet  dhe plotesimet midis industrive dhe institucioneve qe jane me te  rendesishem per konkurrencen.Edhe pse klasterat  zakonisht kufizohen  brenda kufijve politike te nje shteti,ata edhe mund ti kalojne kufinjte e  vendit apo edhe ata kombetare.
Klasterat rralle qendrojne konform klasifikimeve standarte te  sistemeve industriale ,te cilat deshtojne ne drejtim te bashkepunimit me  shume aktore perberes te konkurrences.
Klasterat promovojne si  konkurrencen dhe promocionin.Rivalet  konkurrojne intensivisht per te fituar dhe arritur kliente.Pa nje  konkurrence te shendetshme ,nje klaster do te deshtoje.Ende ka nje  shkalle kooperimi ,pjesa me e madhe e te ciles eshte vertikale e cila  perfshin kompani ne industrite e lidhura me to dhe institucionet  lokale.Konkurrenca mund te bashkeekzistoje mmme kooperimin sepse ato  ngjasin ne ne dimensione te ndryshme dhe ndermjet lojtareve te ndryshem.
Klasterat perfaqesojne nje lloj forme te re organizimi e cila qendron  midis tregjeve nga njera ane dhe hierarkive apo integrimit vertikal ne  anen tjeter. Per me teper, klasteri eshte nje menyre alternative e  organizimit te zinxhirit te vleres. Krahasuar me transaksionet tregtare  ndermjet shitesve dhe bleresve te shperndare  dhe te rralle,proksimiteti  i kompanive dhe institucioneve ne nje zone te caktuar, dhe shkembimet e  perseritura ndermjet tyre perforcon me teper koordinimin dhe besimin.
Nje klaster i perbere nga kompani dhe institucione te pavarura dhe  joformale te nderlidhura midis tyre perfaqeson nje forme organizimi  robuste qe ofron avantazhe ne eficence,efektivitet dhe fleksibilitet.
Klasterat në shumë vende janë shndërruar në motorrin kryesor të  zhvillimit ekonomik të rajoneve. Praktika e klasterave është prezente në  shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim anembanë botës. Në shumë prej  këtyre vendeve, klasterat bashkëveprojnë jo vetëm brenda rajonit të  tyre gjeografik, por po kërkojnë të shtrihen si klastera ndërkufitare me  anë të vendosjes së lidhjeve ndërkombëtare. Kjo është veçanërisht  tipike për fushën e turizmit.
Praktika e klasterave gjendet edhe në shumë vende të rajonit. Në  kuadrin e rritjes së konkurrueshmërisë, po zhvillohen shumë klastera në  Slloveni, Kroaci, Greqi, Bullgari, Serbi-Mal i Zi dhe Maqedoni të cilat  po i krijojnë bizneseve të këtyre vendeve më shumë shanse për të qenë më  konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, krijimi dhe  mbështetja e praktikave të klasterave në Shqipëri është jo thjesht një  koncept më shumë ekonomik, por një praktikë e nevojshme për të qenë të  krahasueshëm dhe konkurrues në tregjet botërore dhe rajonale. Tashmë,  nuk është vetëm një firmë që konkurron në tregjet globale me firmat e  tjera, por i gjithë zinxhiri i vlerës së shtuar konkurron me të gjithë  zinxhirin e vlerës së shtuar të vendeve të tjera.
Për të ilustruar kuptimin mbi krijimin dhe funksionimin e klasterave,  le të shikojmë se si paraqiten këto praktika në disa vende të botës. Në  skemen e meposhtme ndodhet harta e klasterave në SHBA. Prodhuesit,  furnizuesit dhe të gjithë ato biznese apo institucione që janë të  lidhura me prodhimin e një produkti të caktuar në një mënyrë apo në një  mënyrë tjetër, ndodhen të lokalizuar në një zonë të caktuar gjeografike,  me qëllim që të kenë mundësi të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në  mënyrë sa më efiçente.
Pse jane klasterat te rendesishem per konkurrencen?
Konkurrenca moderne mbeshtetet ne produktivitet,dhe jo mbi aksesin  tek inputet ose shkallen e ndermarrjeve individuale. Produktiviteti  lidhet me menyren si konkurrojne kompanite dhe jo me fushat e vecanta ne  te cilat ato konkurrojne. Kompanite mund te jene mjaft produktive ne  cfaredolloj industrie nese ata perdorin metoda te sofistikuara  ,teknologji te avancuara dhe ofrojne sherbime dhe produkte unike.Te  gjitha industrite mund te perdorin teknologji te avancuar. Sofistikimi  me te cilin kompanite konkurrojne ne nje zone te caktuar influencohet  nga cilesia e mjedisit lokal te biznesit.Kompanite nuk mund te perdorin  teknika logjistike te avancuara pa nje infrastrukture rrugore  cilesore.Ata nuk mund te konkurrojne efektivisht pa nje personel te  mire-edukuar.Disa aspekte te mjedisit te biznesit si psh sistemi ligjor  apo niveli i taksave ndikon tek te gjitha industrite.
Skema Nr.___ Harta e klasterave në SHBA
Por edhe rrotull nesh, gjeografia e organizimit dhe funksionimit  te klasterave eshte mjafte e larmishme, sikunder tregohet ne skemen e  meposhtme:
Organizmi dhe funksionimi i klasterave ka mundesuar nga ana e vet  krijimin dhe funksionimin e rajoneve industriale. Këto rajone  industriale janë vendosur në këtë shpërndarje, jo vetëm për shkak të  burimeve natyrore (që në fakt përbëjne arsyen fillestare të krijimit  të klasterit në atë rajon dhe që i ka rrënjët në historinë dhe traditën  shekullore të aktivitetit prodhues të këtyre rajoneve), por mbi të gjitha për shkak të burimeve njerëzore (kapitalit njerëzor)  dhe të gjithë bagazhit të njohurive, të proçeseve transferuese të  këtyre njohurive nga brezi në brez dhe nevojës për bashkëpunim me  njëri-tjetrin në rritjen e produktivitetit, novacionit dhe rrjedhimisht  fitimeve qe ofron nje klaster per çdo biznes që bën pjesë në të.
2. KLASTERI VERES DHE LIDHJET MES AKTOREVE NE KLASTER
2.1. Aktoret themelore ne nje klaster
Elementët baze qe mundesojne organizimin dhe funksionimin e një klasteri janë:
      Binzeset kyçe
Janë bizneset që prodhojnë produktin
      Bizneset mbështetëse
Janë furnizuesit e makinerive, lëndëve të para, bankat, konsulentët lijgorë, dizenjuesit, specialistët e marketingut, etj
      Infrastruktura e lehtë mbështetëse
Janë shkollat, universitetet, laboratorët, shoqatat lokale të biznesit, agjnsitë e zhvillimit, legjislacioni, etj
      Infrastruktura e rëndë mbështetëse
Janë rrugët, portet, linjat e komunikimit, trajtimi publik i mbeturinave etj
Skematikisht, pjesmarrja e aktoreve ne nje klaster mund te pozohet si me poshte:
Skema Nr.___ Aktoret ne nje klaster
Shembull i klasterit kalifornian te veres.
Klasteri kalifornian i veres eshte nje shembull i mire. Ai perfshin 680 punishte tregtare te veres si edhe nje numer te madh nepunesish rrites te  rrushit nga i cili prodhohet vera. Ekziston nje industri komplementare e  cila mbeshtet si berjen e veres dhe rritjen e rrushit   duke perfshire  edhe ofrues te rrushit,pajisjet e duhura,etiketimet;marredhenie publike  te specializuara dhe firma reklamuese dhe mijera publikime te veres me  qellim arritjen tek konsumatori dhe publiku tregtar.Nje numer  institucionesh lokale eshte i perfshire ne kete klaster si psh instituti  i veres   dhe komitete te vecanta te senatit dhe asamblese  kaliforniane.Ky klaster ka gjithashtu lidhje me klastera te tjera ne  agroindustrine kaliforniane,restorante dhe turizmin e veres se vendit.
Pra perber
Te tre keta perberes te skemes jane ngushtesisht te lidhur njeri me  tjetrin ,pra ekziston nje ndervartesi midis ketyre 3 grup elementesh te  ketij organizimi te klasterit kalifornian te veres.Kjo eshte skema qe  perfaqeson nje anatomi te zgjeruar te ketij klasteri.
Me poshte po ofrojme nje ide mbi menyren e organizimit dhe te  funksionimit te klasterit te veres,(ne pergjithesi) se bashku me disa  sygjerime mbi bashkëpunime të mundshme ndërmjet aktorëve të një  klasteri.
Skema Nr. _____ Organizimi dhe funksionimi i Klasterit te Veres
Sikunder mund te shihet ne skemen e mesiperme:
      Në qendër të klasterit qëndrojnë bizneset kyçe dhe qe ne rastin tone perbehen nga fermat prodhuse te rrushit dhe industria prodhimit te veres. Bizneset kyçe mbështeten nga grupi i dytë që përfshin furnizuesit e furnizuesit e makinerive dhe te inputeve, teknollogjite e kultivimit te vreshtave,  njesite e grumbullimit te rrushit, teknollogjite e perpunimit, bankat (të cilat japin kredi dhe ofrojnë shërbime të tjera financiare), etj.
      Por që të prodhohen produkte cilesore konkurruese, një rol të  veçantë ka edhe infrastruktura e lehtë e klasterit të veres, e cila  përfshin institucionet kerkimore arsimore, tregetare, agjencitë shtetërore, shoqatat jo qeveritare, shkollat dhe universitetet, etj
      Dhe së fundi, nje rol jo pak te rendesishem ka infrastruktura e rëndë mbështetëse dhe  qe përfshin rrugët, portet, telekomunikacionin, impiantet publike të  trajtimit të mbetjeve, etj, të cilat garantojnë funksionimin e  aktiviteteve prodhuese. Në Kutinë 8 paraqitet shtrirja horizontale dhe  vertikale e klasterit të konfeksion/tekstileve.
Nje klaster, normalisht ka nje shtrirja horizontale dhe vertikale. Shtrirja horizontale dhe vertikale e klasterit e bëjnë atë më kompleks dhe të dallueshëm nga zinxhiri i vlerës së shtuar (i cili ka vetëm një shtrirje horizontale) apo nga shoqatat (të cilat janë grupime vetëm të firmave që prodhojnë një kategori produktesh).
      Shtrirja horizontale e klasterit duket nga e majta, duke  filluar mbeshtetjen per realizimin e lendes se pare cilesore, prodhimin e  lendes se pare, transportin, perpunimin etj. Shtrirja horizontale  përfundon në të djathtë të hartës me konsumatorët e produkteve.
      Shtrirja vertikale fillon nga poshtë, me bizneset mbështetëse  që qëndrojnë në bazën e skemes e që përfaqësohen nga, institucionet  kerkimore arsimore, konsulentët, bankat dhe vazhdon duke u ngjitur në  secilin nga produktet e shtrirjes horizontale, duke përfunduar tek  infrastruktura e lehtë mbështetëse e përfaqësuar nga universitetet,  laboratorët, shoqatat, etj.
Në një klaster realizohen disa forma bashkëpunimi shumë të nevojshme për suksesin në treg të aktorëve të klasterit:
      bashkëpunimi midis firmave,
      bashkëpunimi i firmave me institucionet mbështetëse,
      bashkëpunimi publik-privat,
      bashkëpunimi midis klasterave të ndryshëm.
Nga ato që u thanë deri tani, mund të shpjegojmë se klasteri nuk është asgjë tjetër veçse një  grupim firmash, institucionesh dhe organizata te tjera që lidhet mes  tyre per prodhimin e një produkti apo shërbimi te caktuar dhe që permes  lidhjeve qe kane krikuar mes tyre i kontribuojne jo vetem prodhimit te  nje apo disa produkteve te caktuara, por edhe organizimit dhe  mirefunksionimit te zinxhirit te ofertes ne dobi te shtimit te vleres se  shtuar, sikunder duket edhe ne skemen e meposhtme:
Skema Nr.____ Lidhjet kryesore mes ushqimit dhe klasterit te bujqesise
Skema tregon teresine e lidhjeve qe ekzistojne ndermjet ushqimit dhe  klasterit te bujqesise. Duhet te fokusohemi ne te dy tipologjite e  lidhjeve te cilat ne skemen me siper jane treguar me ane te perdorimit  te dy tipeve te ndryshme te shigjetave. Fillimisht le te analizojme  lidhjet qe jane treguar me ane te shigjetave te nderprera. Fermat  prodhuese te rrushit mund ta destinojne prodhimin e tyre fillimisht per  konsum shtepiak. Ky mund te jete edhe destinacioni i pare i prodhimit.  Keto ferma jane te lidhura nga ana tjeter me ndermarrjet perpunuese te  cilat merren me perpunimin e prodhimit. Keto ndermarrje nga ana e tyre  jane te lidhura me firmat e shitjes me shumice e pakice. Vete firmat e  shitjes me shumice e pakice jane te lidhura me sherbimin e ushqimeve pra  konkretisht me destinimin dhe arritjen e tyre deri tekj konsumatori.  Kjo hallke ndermjetese (firmat e shitjes me shumice e pakice) edhe mund  te mungoje duke bere te mundur qe sherbimin e ushqimeve ta kryeje  njekohesisht nderrmarrja perpunuese. Nga ana tjeter vete nderrmarrja  perpunuese eshte e lidhur me eksportin e jashtem dhe eksportin e  brendshem te ushqimeve. Pra ajo mund ti eksportoje produktet si brenda  vendit ashtu edhe jashte vendit. Firmat e shitjes me shumice e pakice  mund te kryejne si eksportin e brendshem dhe destinimin e produktit per  konsum shtepiak. Gjithashtu edhe firmat e sherbimit te ushqimeve mund te  kryejne eksportin e brendshem dhe ndonjehere dhe jane te lidhura me  konsumin shtepiak. Nderrmarjet perpunuese nga ana tjeter mund te punojne  me qellim konsumin shtepiak. Ne disa raste jane vete firmat e shitjes  me shumice e pakice qe mund te kryejne eksportin me jashte. Veprimtarite  e eksportit te jashtem,atij te brendshem dhe konsumi shtepiak jane te  lidhura me furnizuesit e makinerive dhe te inputeve qe nga ana tjeter  jane te lidhur me fermen prodhuese te rrushit. Pra fillesa eshte  pikerisht ferma prodhuese e rrushit e cila furnizohet me makineri dhe  inpute nga furnizuesit perkates, nderlidhje e cila ben te mundur te  gjitha veprimtarite e siperpermendura te cilat lejojne nje shperndarje  sa me uniforme te prodhimet neper te gjitha hallkat perberese te skemes.  Ne fund mund te themi se ndonjehere sherbimin e ushqimeve mund ta  kryejne edhe vete njesite e konsumit shtepiak qe jane familjet.
Ne skemat e mesiperme, ne shohim nje organizim dhe funksionim te bashkerenduar te disa klasterave (klasteri te bujqesise, klasterit te ushqimit dhe klasterit te turizimit) dhe mbi kete baze konsidrojme se kjo perben shembullin me te mire te  klastrit te turizmit si nje partner ne krijimin e vleres se shtuar ne  bujqesi. Ne kete menyre, prodhuesit e veres shesin jo vetem veren e  prodhuar prej tyre, por edhe nje llojshmeri te caktuar produktesh  ushqimore lokale. Zhvillimi me i vonshem i nje zinxhiri te ri turizmi, i  bazuar ne eksperiencat rurale autentike, paraqet nje mundesi te vertete  per perpunimin e ushqimeve.
Prezenca e nje numeri te caktuar aktoresh ne nje klaster, organizimi  dhe funksionimi i lidhjeve mes tyre ne nje zinxhit te caktuar oferte, siguron mundesine e perfitimeve potenciale ne pjesmarrja ne klaster, sikunder tregohet edhe ne te dhenat e tabeles se meposhtme.
Tabela Nr.____. Lidhjet dhe perfitimet nga pjesmarrja ne klasterin e veres
Aktoret dhe lidhjet mes tyre ne nje klaster  | Perfitime potenciale nga pjesmarrja ne klaster  | 
| Fermat Prodhuse te Rrushit | Fermat Prodhuse te Rrushit | 
|       Agjencitë Shtetërore, Shoqatat jo Qeveritare Furnizuesit e Makinerive dhe te Inputeve Teknollogjite e Kultivimit te Vreshtave Njesite e Grumbullimit te Rrushit Bankat Institucionet Kerkimore, Arsimore, Tregetare,etj  |       Standartizim i kërkesës dhe rritje e cilësisë së lëndës së parë Inovacion Përmirësim teknologjie Akses në informacion Akses ne marketim produkti Akses në kredi Ulje e kostos Përmirësim i manaxhimit Rritje e kualifikimit të fuqisë punëtore Përmirësim i standarteve Përmirësim i cilësisë  | 
| Industria Perpunuese te Rrushit | Industria Perpunuese te Rrushit | 
|       Furnizuesit e Makinerive, Paisjeve, Amballazh., etj Teknollogjite e Perpunimit, etj Bankat Institucionet Kerkimore, Arsimore, Tregetare,etj  |       Standartizim i kërkesës dhe rritje e cilësisë së lëndës së parë Inovacion Përmirësim teknologjie Akses në informacion Akses ne marketim produkti Akses në kredi Ulje e kostos Përmirësim i manaxhimit Rritje e kualifikimit të fuqisë punëtore Përmirësim i standarteve Përmirësim i cilësisë Hartim dhe monitorim strategjish zhvillimi rajonale Përmirësim i mjedisit të biznesit Ndikim me i madh tek qeveria  | 
Sic mund te shikojme nga tabela, ekziston nje lidhje e ngushte midis  aktoreve te perfshire ne nje klaster dhe perfitimeve prej klasterit  sepse pjesemarrja ne nje klaster mund ti beje te gjithe me mire.  Klasteri eshte nje mundesi zhvillimi dhe permiresimi. Ka nje numer te  madh aktoresh te cilet jane te lidhur me perfitimet perkatese ne menyre  mjaft specifike. Klasteri iu jep te gjitheve pjesen qe ju takon. Jane 2  grupe aktoresh qe marrin pjese ne kete klaster(te veres)
 dhe ata jane fermat prodhuese te rrushit dhe industrite perpunuese  te rrushit. Te dy keta grup aktoresh edhe pse me funksione dhe objektiva  disi te ndryshme, arrijne te realizojne te njejtat perfitime. Keshtu  psh pjesemarrja ne klaster iu mundeson agjensive shteterore dhe  shoqatave joqeveritare te standartizojne kerkesen,ta bejne ate disi me  homogjene dhe te mund te rrisin cilesine e lendeve te para. Pra  perfshirja e agjensive shteterore perligjet pikerisht nga qellimi i  arritjes se ketyre perfitimeve. Persa u perket furnizuesve te makinerive  dhe inputeve ,ata duke u bere pjese integrale e klasterit perfitojne te  mesuarit e metodave te reja te furnizimit,risite dhe novacionet.  Teknologjite e kultivimit permiresohen dhe ne kete menyre behet me i  lehte aksesi ne drejtime te tjera (marketing,informacion,kredi etj).  Bankat gjithashtu punojne me kosto me te ulta sepse ulet edhe  rrezikshmeria per kredite e dhena,nepermjet edhe permiresimit te  menaxhimit si nje perfitim mjaft i rendesishem. Permiresimi i  teknologjise, marketingut, informacionit con ne kete menyre ne rritjen e  kualifikimit te fuqise punetore.
Persa i perket lidhjes ndermjet aktoreve pjesemarres ne industri dhe  perfitimeve nga pjesemarrja ne klaster,mund te themi se jane po te  njejtat perfitime qe perligjin pjesemarrjen e aktoreve ne kete drejtim.  Ajo cka ia vlen te permendim eshte se ne kete rast pjesemarrja ka si  perfitim edhe hartimin e politikave dhe strategjive dhe mundesine per te  influencuar me teper qeverine ne drejtim te pershpejtimit te  organizimit te klasterave si nje alternative zhvillimi dhe nje burim  avantazhesh per te gjithe ata qe pranojne te perqafojne kete  alternative. Ne konkluzion mund te themi se thelbi i lidhjes ndermjet  aktoreve te nje klasteri dhe perfitimeve qe vijne nga perfshirja ne te  qendron ne faktin se keta pjesemarres marrin pjese sepse ata deshirojne  keto perfitime. Pra ata deshirojne dhe kerkojne pasojat e veprimit te  tyre qe ne kete rast eshte pjesemarrja ne klaster. Cka eshte me e  rendesishme eshte fakti se pjesemarrja ne klaster mundeson permiresimin e  cilesise se produktit duke garantuar ne kete menyre edhe vete shendetin  e konsumatorit ne menyre te terthorte krahas perfitimit primar.  Gjithashtu kemi rritje te standarteve dhe permiresim te mjedisit te  biznesit sepse mireorganizimi dhe miremenaxhimi ne menyre indirekte  ndikojne ne arritjen e nje mjedisi me te mire menaxherial. Pra ekziston  mund te themi deri diku nje lidhje shkak-pasoje ndermejt aktoreve  pjesemarres dhe perfitimeve ku udheheqes ne kete lidhje eshte pikerisht  qellimi primar qe eshte marrja pjese ne klasterin e veres me fokus  lehtesimin e veshtiresive dhe kapercimin e barrierave qe takohen ne kete  industri.
3. KLASTERI DHE LLOJET E PERFITIMEVE NGA PJESEMARRJA NE TE.
Perfitimet qe rezultojne nga pjesmarrja ne nje klaster jane te shumta, por ato mund te grupohen ne:
- Përfitime ekonomike
 - Përfitime manaxheriale
 - Përfitim politike
 
Përfitimet ekonomike që qëndrojnë prapa nevojës për krijimin dhe bashkëpunimin në një klaster janë te shumta, nder te cilat mund te theksohen:
      Ekonomitë e shkallës dhe rritja e fuqisë në treg (investime në  mjete që janë shumë të shtrenjta për një firmë të vetme për t’u blerë,  ndarja e dizenjove, rritja e të ardhurave nga kontratat e mëdha për  lëndë të para, trainime dhe udhëtime studimi, mësime anglishte të  biznesit, akses në kapital/kredi, strategji marketingu (broshura,  ëebsite, gazete, panaire), si edhe auditime dhe këshillime e ekspertiza)
      Ato përbëjnë një burim novacioni dhe efiçence (cikli jetësor i  rritjes së një ekonomie është i ngjashëm me atë të një firme: faza e  parë e sipërmarrjes, pastaj rritja e shpejtë, rritja e ngadaltë, pjekja  dhe rënia. Ky cikël ka nevojë për novacion që të vazhdojë të përsëritet
      Specializimi në prodhimin e produkteve të caktuara për të cilat  egzistojnë burimet natyrore. Burimet natyrore janë shkaqet e lindjes së  klasterave, novacioni dhe kreativiteti janë shkaqet e mbijetesës së  tij. Shndërrimi në një “magnet” komercial i rajonit për investimet,  konsumatorët, aftësitë njërëzore, etj përbën gjithshtu një arsye për të  punuar në klaster.
Përfitimet manaxheriale që justifikojnë funksionimin e një klasteri janë:
      Klasteri është një zinxhir vlere i zgjeruar; në ekonominë  globale të sotme nuk konkurron produkti i një kompanie me atë të një  kompanie tjetër, por një zinxhir vlere me një zinxhir vlere tjetër. Në  këtë kuptim, klasteri merr përsipër manaxhimin e të gjithë logjistikës  së zinxhirit;
      Ndarja dhe qarkullimi i informacionit; një firmë individuale ka  tendencën të mbajë informacion konfidencial, ndërsa llogjika e  klasterit është pikërisht informimi i pjesëmarrësve për çdo komponent të  shitjes së produktit me qëllim rritjen e produktivitetit dhe rritjen e  përfitimeve; krijimi i një direktorie portal për anëtaret e klasterit;
      Krijimi i një klime besimi dhe lidhje mes firmave, gjë që rrit  specializimin dhe krijimin e masës së madhe të firmave. Ndërtohet një  ambient “miqësor” i të punuarit.
Përfitimi politik që justifikon funksionimin e një klasteri është:
      Një klastër lobon më lehtë qeverinë sesa një kompani e vetme,  pra bashkëpunimi qeveri-biznes vendoset më lehtë kur nga ana e biznesit  qëndron një klastër sesa kur qëndron një kompani e vetme. Kështu  strategjia e klasterit paraqitur qeverisë është më lehtë e pranueshme  nga qeveria, sesa strategjitë e disa kompanive që konkurrojnë me  njëra-tjetrën (psh: qeverisë i vjen strategjia e një kompanie e cila  konkurron me kosto të ulëta dhe me një tregti masive; ajo i kërkon  qeverisë mbështetje për importimin e pajisjeve dhe makinerive me çmime  të favorshme. Nga ana tjetër, një kompani tjetër i paraqet qeverisë  strategjinë e saj si një kompani me vlerë të lartë; ajo i kërkon  qeverisë mbështetje për hyrjen e ekspertëve të huaj me qëllim që të  bëhen më shumë kërkim-zhvillime për produktin dhe modelet e dizenjot e  tij. Këto dy raste mund ta vendosin qeverinë në pozicion favorizues, gjë  e cila mund të evitohet nëse kompanitë marrin pjesë në një klastër,  vendosin një strategji klasteri dhe paraqiten para qeverisë me një  strategji të vetme. Pra, mbështetja dhe politikat qeveritare do të kenë  orientim për zhvillimin e klasterave rajonale. Klasterat përfshihen në  planet e zhvillimit kombëtar (të qeverisë ose të donatorëve) dhe kanë  aftësinë të ndikojnë qeverinë ne hartimin dhe miratimin e ligjeve dhe  rregullave.
4. ANALIZA E ZINXHIRIT TE VLERES.
Figura e meposhtme eshte nje paraqitje me te qarte dhe sistematike te  funksionimit te zinxhitit te vleres. Sikunder mund te shihet,  aktivitetet primare te organizates grupohen ne pese fusha kryesore:  logjistika e brendeshme, operacionet, logjistika e jashteme, marketingu  dhe shitjet, si dhe sherbimi, sikunder tregohet edhe ne skemen e  meposhtme:
Ofruesi
Referuar skemes, ne mund te dallojme:
      Ne logjistiken e brendeshme perfshihen aktivitete qe  kane te bejne me marrjen, magazinimin dhe shperndarjen e inputeve te  produktit. Kjo perfshin perpunimin e materialeve, kontrollin e stoqeve,  transportin, etj.
      Operacionet transformojne keto inpute ne produkt final, p..sh., prodhimi, paketimi, montimi, kontrolli, etj.
      Logjistika e jashteme grumbullon, magazinon dhe  shperndan produktin tek klientet. Per produktet konkrete kjo do te  perfshinte magazinimin e materialeve, perpunimin, transportin etj.  Ndersa ne rastin e sherbimeveajo ka te beje me teper me marreveshjet per  gjetjen e klienteve.
      Marketingu dhe shitjet sigurojne mjetet me anen e te  cilave konsumatoret njohin produktin apo sherbimin, dhe u krijohet  mundesia t’a blejne ate. Kjo mund te perfshije administrimin e shitjeve,  reklamen etj.
      Sherbimi mbulon te gjitha aktivitetet qe rrisin ose  ruajne vleren e produktit/sherbimit, te tilla si instalimet, riparimet,  trajnimi, rezervat etj.
Secili prej ketyre aktiviteteve primare lidhet me aktivitetet ndihmese. Keto te fundit ndahen ne kater lloje.
      Furnizimi. Ky i referohet procesit te blerjes se inputeve per aktivitetet primare.
      Zhvillimi i teknologjise. Te gjitha aktivitetet e vleres  kane nje “teknologji”. Teknologjite kryesore mund te kene lidhje  direkte me produktin, me proceset, ose me burime te veçanta (p.sh.  permiresimi i lendeve te para).
      Manaxhimi i burimeve njerezore. Kjo eshte nje fushe  shume e rendesishme qe ka lidhje me aktivitetet primare. Ajo perfshin  rekrutimin, trainimin, zhvillimin dhe shperblimin e punonjesve te  organizates.
      Infrastruktura. Sistemet e planifikimit, finances,  kontrollit te cilesise, etj., jane teper te rendesishme per kapacitetin  strategjik te organizates ne te gjitha aktivitetet primare.  Infrastruktura gjithashtu konsiston ne strukturat dhe rutinat e  organizates, te cilat mbeshtesin kulturen e saj.
Qellimi primar eshte pikerisht miremenaxhimi i zinxhirit te ofertes.  Per te arritur keteqellim duhet qe fillimisht te njohim pikerisht  aktivitetet primare dhe ato ndihmese te organizates se biznesit
Ajo qe duhet te kuptojme qarte eshte lidhja qe ekziston ndermjet  ketyre 2 tipeve te aktiviteteve te organizates se biznesit me teper se  te kuptuarit e elementeve perberes me vete. Ekziston nje lidhje e  ngushte ndermjet aktiviteteve primare dhe atyre sekondare sepse edhe  aktivitetet primare dhe me te rendesishme te nje organizate biznese s’do  te ishin te plota sikur te mungonin ato sekondare. Keshtu psh le te  analizojme me konkretisht keto aktivitete per te pare se ku ato lidhen  njera me tjetren. Logjistika e brendshme perfshin veprime te rendesishme  te firmes se biznesit te cilat nuk do te ishin te mundura pa nje  infrastukture te pershtatshme te firmes. Nese infrastruktura do te  mungonte,atehere kjo do te perbente nje pengese serioze per kete  aktivitet te rendesishem te firmes. Gjithashtu nese nuk do te kishim nje  teknologji te perparuar kjo serish do ta vinte firmen perballe  veshtiresive serioze dhe humbjeve te sigurta. Si logjistika e brendshme  dhe ajo e jashtme kerkojne pra si kushte baze per realizimin e tyre ato  qe sapo permendem. Gjithashtu qe te mund te kryhen operacionet e  biznesit,gjithashtu nevojiten keta elemente te domosdoshem. Nuk mund te  pretendohet te kryhen keto operacione te perpunimit te inputeve pa bere  fillimisht furnizimin me inpute. Gjithashtu per te kryer nje marketing  sa me te mire te produkteve dhe nje shitje sa me te sukseshme te tyre,  nevojitet nje menaxhim efektiv i burimeve njerezore. Pra menaxhimi i  burimeve njerezore eshte nje tjeter aktivitet ndihmes pa te cilin nuk do  te ishte e plote shitja dhe marketingu i produktit. Gjithashtu edhe  kryerja e sherbimit pas shitjes kerkon nje personel te specializuar dhe  nje infrastrukture dhe teknologji te zhvilluar me qellim qe ky sherbim  te jete nje avantazh konkurrues i firmes se biznesit. Pra ne thelb mund  te konkludojme se ekziston nje lidhje e rendesishme mes ketyre dy  llojeve te aktiviteteve, lidhje e cila sdo te qe e plote sikur edhe  vetem nje element te mungonte.
5. FAKTORET BAZE QE PERCAKTOJNE SUKSESIN E NJE KLASTERI
Ka nje numer faktoresh qe kushtezojne suksesin e këtij klasteri, por tre prej tyre jane vendimtare:
      Lidhjet e poshtme që mundesojne prodhuesit e veres me  furnizuesit lokalë të lëndëve të para, makinerive dhe shërbimeve të  prodhimit
      Lidhjet e sipërme ndërmjet prodhuesve dhe blerësve, veçanërisht agjentëve të eksportit
      Ndërhyrja strategjike e institucioneve mbështetëse lokale në  përmirësimin e aktiviteteve të klasterit dhe kalimit të tij në produktet  me vlerë të lartë të shtuar
Por klasterat ndryshojnë nga vendi në vend. Kështu në Japoni ato  zgjerohen horizontalisht (diversifikim i brendshëm), klasterat italiane  thellohen vertikalisht (firmat krijojnë derivate të lidhura), klasterat  zvicerane operojnë mirë kur ka besim, diskrecion, vëmendje personale dhe  negocimet komplekse janë të rëndësishme (që shpjegon edhe suksesin e  bankave dhe institucioneve financiare), klasterat skoceze kanë lindur  kryesisht nga politikat e zhvillimit të qeverisë. Pra, mund të themi se  klasterat ndryshojnë nga vendi në vend në varësi të kulturës së rajonit,  iniciativës së biznesit dhe mbështetjes së qeverisë. Në Shqipëri  gjithashtu klasterat kanë dhe duhet të kenë origjinalitetin e tyre që  duket në karakteristikat dhe vlerat që do ta bëjnë atë të dallueshëm,  psh: aftësite sipërmarrëse.
Praktika ka treguar se ka klastera që po operojnë më mirë se disa të  tjera, pikërisht për shkak të vlerave dhe origjinalitetit të tyre.  Klastera të rinj po ua kalojnë në garë atyre tradicionaleve apo atyre  klasterave që kanë ambient shumë herë më të pasur furnizuesish,  institucionesh trainimi e teknologjike, shoqatash, etj. Kjo ka ndodhur  sepse klasterat e rinj kanë reaguar më shpejt ndaj ndryshimeve në  industrinë përkatëse si pershembull, liberalizimi, përqëndrimi tek  klientela, etj. Një pozicion i gabuar strategjik largon të gjitha  efektet e efiçencës së një klasteri.
Duyke konsideruar sa u tha me larte Nëse dikush mund të jetë ngacmuar  sadopak nga këto shembuj të suksesit të organizimit në klastera dhe  dëshiron të ndërmarrë një iniciativë të tillë, më poshtë janë dhe hapat  që sugjeron eksperienca për formatin e krijimit të një klasteri:
  | 
Klasteri nuk është i komanduar nga qeveria apo ndonjë institucion  tjetër. Ai është shprehje e iniciativës dhe interesit të vete bizneseve  për të punuar së bashku dhe për të përfituar nga bashkëpunimi. Hapat e  mësipërm kërkojnë kohën e tyre dhe në fund të fundit synojnë të  rezultojnë në krijimin e besimit dhe realizimin e projekteve të  përbashkëta, do të rriten shanset dhe interesat që klasteri të angazhojë  të gjithë aktorët (kater elementët e klasterit), të hartojë një  strategji të besueshme për donatorët apo qeverinë për mbështetje  teknike, të qarkullojë një raport me problemet, situatën dhe kërkesat  për mbështetje financiare, të themelojë dhe të funksionojë struktura e  tij organizative.
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
- Agroindustria perben nje nga drejtimet me te rendesishme te zhvillimit te ekonomise shqiptare duke kontribuar me nje peshe te ndjeshme ndaj GDP-se. Ky fakt, dikton nevojen e padiskutueshme per rritjen e kontributit ne drejtim te menaxhimit te zinxhirit te ofertes ne te gjitha llojet e kesaj industrie.Qe te mund te realizohet menaxhimi i zinxhirit te ofertes ne menyre sa me efikase eshte teper e rendesishme qe edhe ne bujqesine shqiptare te punohet gjithmone e me teper ne drejtim te integrimit te klasterave,Klasterat jane ato organizime qe mund te krijojne avantazhe konkurruese dhe ekonomi shkalle per kompanite e biznesit.Kudo ne bote ka praktika te sukseshme klasterash te cilat perbejne per ne jo vetem nje shembull te mire te nivelit te integrimit dhe zhvillimit te bujqesise te ketyre vendeve,por edhe nje nxitje qe edhe ne te ecim perpara ne rrugen e nisur prej tyre por ende te gjate edhe te veshtire.Vendi yne eshte nje vend me karakter te theksuar bujqesor ku bujqesia dhe agroindustria duhet te perbejne themelet baze te zhvillimit ekonomik te vendit.Aktualisht perballemi me nje kerkese te shperndare perballe nje oferte me kompakte,me nje mungese organizimi dhe kooperimi nga ana e fermereve dhe gjithashtu me nje kolaps informacioni dhe dijesh ne lidhje me keto forma mjaft kompakte dhe largpamese te organizimit te kompanive per t’i dhene bujqesise vendin qe ajo meriton ne ekonomine e vendit.
 - Fakti i mesiperm eshte teper evident ne industrine e veres dhe qe perben nje nga sektoret me te rendesishem te agroindustrise.Edhe pse agroindustria perben nje nga hallkat baze te sistemit te agrobiznesit,pra mund te themi se perpjekjet ne drejtim te krijimit te nje agroindustrie te shendetshme ende nuk mjaftojne.Ky material mund te sherbeje per ti dhene nje shtyse politikbereseve te shohin se ky calon sot agroindustria ne pergjithesi dhe ajo e veres ne vecanti .Agroindustria shqiptare ka nevoje per nje shfrytezim maksimal te kapaciteteve prodhuese gje e cila sot nuk behet dhe gjithcka mbetet ne vend numero.Shembuj nga bota tregojne qe klasterat i kane dhene nje hov zhvillimit te agroindustrise ne pergjithesi dhe asaj te veres ne vecanti.
 - Megjithese agroindustria rezuton te jete nja nga deget me te rendesishme te ekonomise, ajo ndeshet me nje numer te madh problemesh te tjera si : sigurimi i lendeve te para, politika qeveritare jofavorizuese, mungese infrastrukture, konkurenca e padrejte, mungese kreditimi, etj Sot agroindustria shihet me nje skepticizem te theksuar edhe nga vete shteti i cili nuk aprovon asnje lloj politike mbeshtetese apo pjesemarrese ne drejtim te ecjes perpara dhe rimekembjes se agroindustrise shqiptare.Gjithashtu mungon kooperimi ndermjet fermereve dhe furnizuesve ne drejtim te sigurimit te lendeve te para.Ka mjaft padrejtesi ne kete drejtim dhe te gjitha keto reflektohen ne agroindustri sepse keto 2 hallka te para te sistemit per te arritur deri tek hallka finale nuk po funksionojne sic duhet.Mungon infrastruktura e pershtatshme qofte financiare apo edhe ajo fizike gje e cila perben nje tjeter burim problemesh per zhvillimin e agroindustrise ne pergjithese dhe asaj te veres ne vecanti si pjese e pandashme e saj.Konkurrernca eshte e eger dhe e padrejte dhe sundon ende ligji i xhungles ku arrin te mbijetoje me i forti duke monopolizuar ne kete menyre edhe ate pjese qe ne te vertete duhet t’u perkase te gjitheve.Gjithashtu mungesa e bankave bujqesore i rrit edhe me teper veshtiresite pasi mungon kreditimi si rezultat i mungeses se institucioneve te specializuara per kete veprimtari dhe per pasoje mungesa e financimit krijon nje zinxhir pamundesish dhe pengesash te tjera.Keto dhe nje sere arsyesh te tjera duhet te na vene perpara shume pergjegjesive per t’u ndergjegjesuar edhe njehere per rendesine e madhe te pjesemarrjes ne klastera.
 - Teresia e faktoreve qe ndikojne agroindustrine mund te analizohet dhe vleresohet drejt permes analizes SËOT, e cila i sherben percaktimit te strategjive qe do te zbatohen, si dhe u vjen ne ndihme drejtuesve te firmave prodhuese per procesin e vendim-marrjes duke krahasuar avantazhet dhe disavantazhet e tyre, si dhe per hartimin e strategjive te zhvillimit ekonomik te tyre duke ekzaminuar hollesisht pikat e tyre te forta dhe te dobeta, si dhe mundesite e tyre dhe kercenimet.Analiza SËOT eshte ajo qe i ve pikat mbi i dhe ndihmon per te percaktuar pozitat ne te cilat ndodhet biznesi dhe cfare mund te beje per ti permiresuar keto pozita apo per te dalke prej tyre.Duke analizuar mire vendin e tyre aktual ne ekonomine globale dhe duke vendosur drejt per problemet,duke percaktuar avantazhet mund te ecet me shpejt drejt rruges se integrimit te plote ne kete ekonomi.
 - Miremenaxhimi i zinxhirit te ofertes (MZO) perben nje ceshtje themelore ne marrjen e vendimeve te drejtimit, i cili fokusohet ne tre drejtime themelore dhe qe jane:, permiresimin e koordinimit horizontal, permiresimin e koordinimit vertikal, pozicionimin, gje qe mundesohet permes klasterizimit te industrise.Keto drejtime themelore duhet te integrohen ne menyre qe pjesemarrja ne klaster te jete sa me e afert.Koordinimi horizontal dhe vertikal kane nevoje per permiresime te metejshme me qellim qe te arrijme ate qe synojme pra nje menaxhim sa me efektiv te zinxhirit te ofertes.Cdo industri duhet gjithashtu te kete vendin e vet ne industrine globale,duhet te pozicionohet.Serish pergjigjia per kete eshte klasterizimi.Nese klasterizimi mund te duket nje koncept abstrakt dhe utopik,gabohemi sepse ai perben nje nevoje reale per ecjen perpara te bujqesise se cdo vendi qofte ky i pasur apo i varfer.Klasterizimi eshte nje proces qe mund te ndihmoje ne ecjen perpara te cdo fushe te jetes dhe jo vetem.
 - Pare ne kontekstin e mesiperm, industria e veres perballet me nje sere sfidash, zgjidhja e te cilave kerkon percaktimin dhe zbatimin e strategjive qe maksimizojne fuqite dhe mundesite’ ninimizojne mundesite dhe maksimizojne mundesite; maksimizojne fuqite dhe minimizojne kercesnimet dhe strategjite qe minimizojne si dobesite ashtu dhe kercenimet.Edhe industria e veres eshte nje pjesez e vogel e nje te tere mjaft te madhe e cila ka nevoje per mbeshtetje nga shteti,per strategji te reja zhvillimi te cilat te mund te rrisin shanset per kete industri ne nje te ardhme te afert.Kjo industri ka nevoje per nje kooperim me te mire ndermejt fermereve-furnizueseve me inpute-perpunuesve sepse vetem keshtu mund te pretendohet arritja sa me e shpejte e sheshimit te veshtiresive dhe suksesi per kete industri.Kjo industri ka nevoje per nje mbeshtetje te fuqishme financiare nga ana e institucioneve financiare perkatese.Ajo ka nevoje per nje konkurrence te paster me qellim qe cdo prodhues te kete mundesine te hedhe produktet e tij ne treg dhe te kete akses ne kete menyre te konsumatori final i cili do te percaktoje edhe shkallen e suksesit apo deshtimit te tij.
 - Zbatimi i njeres apo tjetres strategji kerkon qe te percaktohen objektivat qe kerkohen te arrihen; strategjite qe do te perdoren per arritjen e objektivave, taktikat qe do te zbatohen, si dhe te vleresohen perfitimet dhe kostot.Kuptohet qe secila nga keto strategji ka te mirat dhe te metat e saj,pra ka perfitimet por ka edhe kostot.Duke u nisur nga perfitimet qe mund te arrijne aktoret pjesemarres ne nje klaster mund te themi se keto perfitime zgjidhin deri diku problemet me te cilat ato aktualisht po perballen.Ne permendim perfitimet si te fermes prodhuese te rrushit edhe te industrise perpunuese dhe thame qe perfitimet ishin si ne drejtim te rritjes se cilesise,standarteve,aksesit me te madh ne marketing,ne tregje,ne infromacion,ulja e kostove,ndikimi tek qeveria,hartimi i politikave dhe strategjive,zhvillimi teknologjik.Pra mund te themi se pergjigjia per zgjidhjen e problemeve eshte pikerisht krijimi dhe integrimi i plote ne keto struktura jo vetem fitimprurese por edhe edukuese per te gjithe pjesemarresit te cilet deshirojne te edukohen ne drejtim te nje bashkepunimi dhe me fokus nje konsumator me te emancipuar.
 
LITERATURE
- Clusters of Creativity: Innovation and Groëth in Montana “The Food Processing Cluster” 2003.
 - A Report on the Status of Ohio Bulletin 881. “Food and Agricultural Cluster”. December 1999
 
- A qualitative description of the benefits and costs associated ëith agribusiness supply chain management: A producer’s perspective Agribusiness Perspectives – Paper 49.
 - 2. Chandra, C. and Kumar, S. 2000, ‘Supply Chain Management in theory and practice: a passing fad or a fundamental change?’, Industrial Management and Data Systems, vol. 100, no. 3, pp. 100-113.
 - 3. Chopra, S. and Meindl, P. 2001, Supply Chain Management: Strategy, Planning, and Operation, Prentice-Hall, Neë Jersey.
 - 4. Drejtim Strategjik i Agrobiznesit, B. Musabelliu, Leksione
 
“PROBLEME TE MENAXHIMIT TE RRITJES SE NDERMARJEVE TE INDUSTRISE SE VERES”, Mikroteze

.jpg)


