Në kërkimin social, përpjekja për identifikimin e marredhënieve midis  variablave mund të arrihet me dy mënyra: analiza e korrelacionit dhe  eksperimenti.
 Në kërkim bazuar mbi korrelacionin studiuesi ka një kontroll të ulët   mbi ambientin e kërkimit dhe zakonisht ai mbështetet në të dhënave të  mbledhura prej kohësh.
 Shumica e teknikave statistikore lejojnë vetëm përcaktimin e  marrëdhënieve simetrike mes dy variablave dhe nuk synojnë të  identifikojnë ato asimetrike shkak-pasojë.
 Eksperimenti
 Eksperimentuesi është i pranishëm aty ku mblidhen të dhënat dhe  ushtron një kontroll të madh mbi kushtet në të cilin kryhet  eksperimenti. Është pikërisht ky kontroll mbi proçesin e kërkimit që i  lejon eksperimentuesit të identifikojë marrëdhëniet shkak-efekt dhe jo  thjesht korrelacionin midis variablave.
 Identifikim i këtyre marrëdhënieve përbën dhe objektivin e eksperimentit.
 
Ç’është eksperimenti?
 Eksperimenti  është një metodë e kontrolluar për të vërtetuar  ekzistencën e një marrëdhënie shkakësore midis një apo më shumë  variablave të pavarur dhe një apo më shumë variblave të varur.
 Cilat janë avantazhet e eksperimentit?
 Identifikimi i një marrëdhënie shkakësore.eksperimenti  është metoda  më e mirë në shkencën sociale për të treguar lidhjet shkakësore. I lejon  eksperimentuesit të masë vlerën e variablit të varur, të fusë variablin  e pavarur që ai mendon se është shkaku i variablit të varur dhe të  vëzhgojë nëse do të shfaqen ndryshime në variablin e varur.
 Kontrolli.Një eksperiment i vërtetë mundëson një kontroll të madh mbi  ambientin e kërkimit duke sjellë rezultate në analizën e të dhënave dhe  në verifikimin e fipotezave.
 Së pari, studiuesit i mjafton një kampion shumë më vogël në krahasim  me atë që nevojitet në një kërkim të pakontrolluar, duke qenë se  eksperimenti është më pak i ekspozuar ndaj gabimeve të shkaktuara nga  faktorë të jashtëm.
 Së dyti, kontrolli që karakterizon eksperimentin do të thotë se në  përgjithësi studiuesi mund të ketë më shumë besim në rëzultatet  përfundimtare.
 Mundësia e zhvillimit të analizave longitudinale.Eksperimeti mundëson  studimin e ndryshimeve kohore. Studiuesit mbledhin të dhënat ne një  hark kohor të përcaktuar dhe e përsërisin atë sipas intervaleve të  paracaktuara. Eksperimentet zakonisht mund të zgjasin me muaj, në disa  raste edhe me vite, por edhe eksperimentet më të shkurtër në kohë janë  më të vlefshëm për të studiuar ndryshimet në krahasim me metoda të tjera  si anketimi.
 Cilat janë disavantazhet e ekperimentit?
 Ambienti artificial.problemi  kryesor për përdorimin e eksperiementit  në shkencat sociale është pamundësia e ushtrimit një kontrolli të  mjaftueshëm në një ambient natyral.  Sjellja sociale që është objekt  interesi duhet të vendoset në një ambient artificial (laborator) i cili  mundëson një kontroll të përshtatshëm. Por për fat të keq në kushtë  artificiale pjesa më e madhe e sjelljes se individit mund të ndryshojë  dhe elementë të saj ndoshta nuk do të shfaqen fare.  Për shembull  shkaqet e një proteste nuk do të shfaqeshik kurrë në kushte  laboratorike.
 Efekti i eksperimentuesit. Një tjetër problem i rëndësishëm gjatë  ekperimentit është fakti se subjektet mund të influencohen nga  eksperiementuesi dhe të reagojnë më sjellje që në kushte normale nuk t’i  shfaqnin duke ndryshuar kështu rezultatet përfundimatare
 Mungesa e kontrollit. Kush dëshiron të kryejë një eksperiment në  shkencat sociale do të gjëndet shpesh në dilemë: t’i vendosë subjektet  në një laborator do të ndrshonte vetë sjelljen që kërkohet të studiohet,  por të realizojë eksperimentin në ambient natyral do të bënte të  pamundur kontrollin e variablave të jashtëm që mund të influencojnë mbi  eksperimentin. Është për shkak të këtyre problemeve që eksperimenti  përdoret jo gjerësisht në shkencat sociale në krahasim me metodat e  tjera.
 Madhësia e kampionit. Sociologjia është shkenca që studion shoqërinë,  pra grupet e ndryshme brenda saj. Sa më i madh të jetë një grup aq më e  vështirë është studimi i tij në laborator.
  Logjika e eksperimentit
 Eksperimenti ne kushte ideale,  bazohet mbi vëzhgimin e  drejtpërdrejtë të ndryshimeve të variablës së varur (efekti) në momentin  që shfaqen.
 Logjika që qëndron në thelbin e eksperimentimit është shumë e thjeshtë.
 Eksperimentuesi fillon me një hipotezë shkakësore e cila pohon se një  variabël (variabla e pavarur) shkakton ndryshimin e një variable tjetër  (variabla e varur).
 Hapat e eksperimentit
 Hapat janë:
             a) matja ose vlerësimi i variablës së varur (testimi paraprak);
             b) futja e variblës së pavarur, ose ndryshimi i nivelit të saj nëse është e pranishme;
             c) një matje e re e variablës së varur (post testimi) për të parë nëse ka pasur një ndryshim të saj.
  Logjika e eksperimentit
 Në rastet kur eksperimenti kryhet në izolim total, ndryshimet e  variablës së varur përpara dhe pas eksperimentit vijnë si shkak i  stimulit eksperimental (futja e variblës se pavarur). Por jo në të  gjitha rastet mund të kryhet një eksperiment në izolim total.
 Duke e zhvilluar eksperimentin në terren mund të ndikojnë shumë faktorë të tjerë të jashtëm në rezultatin e eksperimentit.
 Një mënyrë për të zvogëluar influencat e jahtme është kryerja e  eksperimentit në kohë sa më të shkurtër. Kur kjo nuk është e mundur  atëherë studiuesi duhet pranojë rezultatin e dalë nga diferenca e post  testimit me atë të para testimit dhe të përpiqert të masë ndryshimin e  ardhur nga faktorët e jashtëm.
 Pasi të ketë bërë këtë ndryshimin e llogaritur t’ia zbresë ndryshimit  total të vrojtuar në testimin paraprak dhe në testimin pasi të jetë  futur faribla e pavarur (stimuli)
  Logjika e eksperimentit
 Grupi  i kontrollit.
 Për të realizuar me sukses eksperimentin duhet që subjektet e dy  grupeve të jenë të njëjtë për sa i përket karakteristikave të tyre  personale, si dhe faktorët e jashtëm që mund të ndijojnë në një grup  duhet të ndikojnë njëlloj edhe në grupin e kontrollit. Nëse realizohen  këto supozime atëherë të dy grupet i nënshtrohën testimit paraprak, por  stimuli shkakësor (variabla e pavarur) futet vetëm në njërin grup.
 Grupi i privuar nga stimulimi duhet të shfaqë një ndryshim të  variablës së varur që i përket vetëm faktorëve të jashtëm natyralë,  ndërsa në grupin i cili është stimuluar artificialisht variabla e varur  duhet të shfaqë një ndryshim më të madh i shkaktuar jo vetëm nga stimuli  arificial por edhe nga faktorët e jashtëm natyralë.
 Grupi i cili stimulohet artificialisht quhet grup ekperimental dhe  grupi i cili lihet i lirë pra nuk stimulohet quhet grupi i kontrollit.  Duke zbritur ndryshimin e shkaktuar nga faktorët e jashtëm (që është  ndryshimi që ndodh në grupin e kontrollit) nga ndryshimi total që ndodh  një grupin eksperimental mund të masim ndryshimin e shkaktuar nga  stimulimi shkakësor artificial.
 Vlefshmëria dhe besueshmëria
 Për të mundësur një eksperiment sa më të vlefshëm dhe të besueshëm  studiuesit përpiqen të krijojë të gjitha kushtet për të arritur një gjë  të tillë (për shembull, duke kontrolluar variablat e jashtëm dhe duke  përzgjedhur subjekte të njëtrajtshëm si në grupin eksperimental ashtu  edhe në atë të kontrollit).
 Vlefshmëria dhe besueshmëria
 Duke qenë se eksperimentet ndryshojnë nga njëri tjetri për nga  shkalla e kontrollit të ushtruar nga eksperimentuesi dhe nga lloji i  tyre ata dallojnë edhe për sa i përket vlefshmërisë dhe besueshmërisë.
 Për më tepër çdo eksperiment ka disa pjesë përbërëse, secila prej tyre ka një shkallë besueshmërie apo vlefshmërie.
 Për shembull mund të flasim për vlefshmërinë dhe besueshmërinë e  testimit paraprak nga njëra anë dhe të stimulimit eksperimental nga ana  tjetër.Post-testimi duke qenë një përsëritje e testimit paraprak mund të  jetë në pamje të parë një garanci besueshmërie që bazohet mbi kryerjen e  një testimi dhe përsëritjes së tij. Por në grupin eksperimental dukë  konsideruar stimulimin artificial rezultati do të jetë i ndryshëm në dy  tëstimet.
 Duke qenë pra se besueshmëria është një supozim që në përgjithësi nuk  mund të provohet për shkak të ndryshimeve që pëson variabla e varur,  është thelbësore që instrumenti i përdorur në dy testimet përpara dhe  pas eksperimentit të provohet me rigorozitet për të garantuar  besueshmërinë.
 Vlefshmëria dhe besueshmëria
 Për sa i përket vlefshmërisë, një eksperiment mund trë quhet i  vlefshëm nëse jemi në gjendjë të masim me kujdesin më të madh efektin  shkakësor të variablës së pavarur mbi variablën e varur.
 Por nëse nuk disponojmë një mënyrë për matjen e vlefshmërise së të  gjitha testimeve si dhe për të përcaktuar nëse vlefshmëria e matjes së  ndryshimit të jashtëm apo të gabimit, do të jetë e vështirë të  përcaktojmë vlefshmërine e një eksperimenti
  Sa më e  lartë të jetë shkalla e kontrollit aq më e lartë do të jetë matja e  shkakësisë. Për këtë arsye eksperimentet e kryera me rigorozitet në  laborator janë përgjithësisht më të vlefshëm se ekperimentet e kryera në  terren.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 

+of+A10.jpg)


