Tema:  Sfidat ne arsim
Analiza gjinore e teksteve te shkollës fillore.   
Studim i Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
1. Përmbledhje e shkurtër e studimit 
Ky studim fokusohet në tekstet e shkollës fillore nisur nga fakti i pranuar se: 
edukimi në vitet e para të shkollimit është shumë i rëndësishëm për jetën e fëmijëve. Kjo 
periudhë përkon me kohen kur, nxënësit mësojnë mbi veten, të tjerët dhe botën që i 
rrethon dhe fillojnë t'u japin trajte dhe te formojnë marrëdhëniet me veten dhe të tjerët. 
Identifikimi i mënyrës se si paraqiten rolet gjinore, si behet vlerësimi i çështjeve 
që lidhen me përkatësinë dhe identitetin gjinor në tekstet e shkollës fillore, si vjen e 
përditshmja gjinore tek nxënësit përmes teksteve, është objekti koherent i studimit. 
Studimi tenton të mbërrijë në disa përfundime dhe mbi këtë bazë të japë sugjerime 
lidhur me përkatësinë dhe identitetin gjinor, dhe perspektiva gjinore në tekstet e shkollës fillore. 
Shtysë për këtë analizë kanë shërbyer jo vetëm një sërë nismash të ngjashme në 
vende të ndryshme, por edhe përpjekjet për ta instrumentalizuar kurrikulën e reformuar 
të pasviteve 90, në funksion të qëllimeve të socializimit të nxënësve edhe ne aspektin gjinor. 
Studimi ka pikënisje përmbajtjen e teksteve ekzistuese. Ato janë analizuar 
përmes teknikave të logjikës formale të krahasimit, sintezës, induksionit dhe deduksionit. 
Kërkimi është bërë direkt në tekstet e nxënësit, për çdo lëndë veçmas, dhe indirekt, 
përmes identifikimit të koherencave dhe inkoherencave brenda të njëjtit tekst dhe midis 
teksteve. Analiza e teksteve është realizuar duke u mbështetur në metoda kualitative dhe 
kuantitative. Kur ka qenë e mundur dhe e arsyeshme janë përdorur metoda tipike të 
studimit të përvojës njerëzore, siç janë metodat komplekse të analizës së rrëfimit, analizës 
së përmbajtjes, analizës semiotike, etj. 
Për të bërë një analizë sa më të plotë janë marrë në konsideratë dhe dokumentet 
bazë të politikave arsimore si: ligji për arsimin parauniversitar, standardet e arsimit fillor, 
programet për çdo lëndë. Kjo ka ndihmuar për të rrokur në tërësi çështjen dhe për të parë 
nëse ekzistojnë koherenca e nevojshme mes këtyre dokumenteve për të mbërritur tek 
tekstet e nxënësit të cilat në të vërtetë duhet të përcjellin frymën e këtyre dokumenteve. 
Disa nga gjetjet e analizës së realizuar në tekstet e shkollës fillore përfshijnë: 
• Tekstet me së shumti përcjellin tek nxënësit role gjinore të stereotipizuara, 
• Sjelljet njerëzore prezantohen si tipikisht femërore ose mashkullore, 
• Gratë dhe vajzat gjenden më së shpeshti në role kujdesuese, 
• Vajzave iu jepen ne mënyrë të vijuar mesazhe që iu kujtojnë përgjegjësi të 
veçanta që ato kanë, 
• Rolet gjinore paraqiten të zbehta në dinamikën e rritjes dhe plotësinë jetësore, 
• Ilustrimet në tekste përgjithësisht sjellin një fokus më të plotë të meshkujve, 
• Lidershipi në jetën e shoqërisë në përgjithësi dhe në jetën e institucioneve 
sociale në veçanti i besohet më shumë individëve meshkuj sesa femra; 
• Në raportet me të tjerët, prevalenca kuantitative është në favor të gjinisë 
mashkullore.
Qëllimi i studimit
Ky studim ka si qëllim: 
• Të evidentojë situatën në tekste, parë nga perspektiva e natyrshmërisë së 
zhvillimit të përkatësisë, identitetit dhe roleve gjinore, 
• Të evidentojë situatën ne tekste, parë nga perspektiva e metamorfozave dhe tendencave globale, zhvillimeve lokale, lidhur me çështjet gjinore, 
• Të analizojë tekstet e nxënësit në pikëpamjen e përkatësisë, identitetit dhe roleve 
gjinore, 
• Të analizojë ndjeshmërinë gjinore të teksteve, konkretisht tё ilustrimeve, 
mesazheve, personazheve, roleve sociale, profesioneve që paraqiten për gratë dhe 
burrat, vajzat dhe djemtë, 
• Të evidentojë dhe analizojë në tekste: 
skenat tipike sociale ku formohen rolet gjinore, 
pushtetin dhe aktorët socialë në formimin e identitetit gjinor, 
burimin e autoritetit gjinor, 
format e diktimit të roleve gjinore, 
skenat ku formohet roli gjinor, 
vendi dhe shkalla e gjinive në vendimmarrje, 
rolet gjinore në shoqërinë shqiptare që po urbanizohet, 
• Të evidentojë dhe analizojë streotipizimin e roleve gjinore, 
• Te ndjekë procesin e vetërregullimit dhe balancimit gjinor, 
• Të identifikojë çështje të përkatësisë gjinore në konkteksin e politikave të arsimit 
për tekstet, 
• Të bëjë sugjerime lidhur me përfshirjen e perspektivës gjinore në fushën e arsimit.
Arsimimi është instrumenti kryesor i shoqërisë përmes të cilit mund të arrihet ndryshimi 
social. Edukimi ka një rëndësi të jashtëzakonshme – ai nuk lidhet vetëm me sigurimin e 
shkollave të mjaftueshme, teksteve dhe mësuesve të kualifikuar. Ai lidhet me një kontekst 
të caktuar social, në të cilin duhet të shihet si një e drejtë e të gjithëve, ku individët kanë 
mundësi të përmirësojnë mirëqenien e tyre sociale dhe ekonomike dhe të marrin pjesë në 
jetën publike



