Detyre Kursi ESE
Njerëzit kanë një jetë jo të sigurtë, një jetë në të cilën gjenden mjaft  elementë sa të mirë aq edhe të këqinj. Janë tradhëtia, besnikëria,  dashuria, humaniteti dhe shumë e shumë të tjera.
Çfarë e bën njeriun të jetojë? Kurioziteti, ideja dhe mendimi se çfarë  do të ndodhë nesër, pasnesër e kështu me rradhë. Por për kë është më  vështirë apo më thjeshtë për të pritur të nesërmen? Ndoshta për të dyja  gjinitë, ndoshta për njërën prej tyre. Jeta nuk është fare e thjeshtë.  Prandaj dhe çdo kush përpiqet që të gjejë ngushëllim tek një tjetër  person i cili mund të jetë personi i jetës së tij. Burri ose gruaja,  krahu i djathë i njëri-tjetrit. Kush do të mund të durojë më shumë pranë  tjetrit pa e tradhëtuar? Gruaja sigurisht, shembulli më i mirë i  besnikërisë dhe dashurisë. Prandaj dhe shquhet për brishtësinë e saj,  sepse është kaq e kujdessh  me në atë që bën.
Ndërsa burri tenton gjithmonë të jetë human pranë saj, të jetë i  ndjeshëm dhe të shfaqë interesin që ajo kërkon prej tij. Përpiqet të  rezistojë sa më shumë të jetë e mundur nga tundimi i tradhëtisë. Ai nuk  ka frikë nga tradhëtia, por ka frikë nga ajo çfarë mund të humbasë, ose  jo. Ka frikë se mos ndoshta ai kristal që mban në duar do të mund t’i  rrëshkasë çastin kur do të jetë i shpërqëndruar nga tradhëtia. Pasojat  dihen, kristali do të thyhet. Por sërish ai nuk do të tregojë kujdesin e  nevojshëm. Do të mërzitet shpejt me të njëjtën pamje të mënjgjesit që  pas sa kohësh do t’i duket si diçka e vjetër, si një ushqim që e  konsumon tre herë në ditë dhe që ta  shmë nuk është asgjë tjetër veçse një ushqim i dalë kohe. Çudi, sepse  ushqimi nuk mund të quhet demode, por një burrë i uritur do ta bënte  këtë gjë.
Ai thjesht nuk mund të arrijë të imagjinojë mijëra mënjgjese të njëjta,  me të njëjtën fytyrë, me të njëjtën aromë, me të njëjtën këtë apo atë.  Është shumë e vështirë. Dhe kështu nisin mendimet e turbullta. Nuk je më  ai frikacaku i disa kohëve më përpara që kishte frikë të hidhte  spirancat e mendimeve drejt hapësirave të ndaluara. Tashmë ke nisur të  kuptosh që nuk po të sheh askush, nuk mund të të spionojë njeri dhe se i  ashtuquajturi gardiani grua nuk mund të hyjë dot në qelinë e mendimeve.  Mendimet e këqija po të kapëlojnë kokën dhe ti as që po e vë re fare.  Tregohesh i shkujdesur. Mendon për një tjetër duke patur tënden përballë  dhe sa herë që të pyet se si du  ket ti mendon pa hezituar: Jo më mire se ajo që pashë dje në market apo  rrugë, apo ku ta di unë. Dhe nga nevojë për tu përgjigjur, dëgjohen  fjalët: Shkëlqyeshëm e dashur! Ironia jote është në maksimum.
Sikur ajo të dinte atë që po mendoje?! Kristali me siguri që do të  thyhej. Por jo, ai vazhdon të qëndrojë i bukur si në fillim. Dhe ti  sërish nuk tregon kujdes. Duket që nuk e di se ç’ke në krah. Mendimet  nisin të shprehen konkretisht. Dëshirojnë çdo ditë e më shumë të të  kontrollojnë, duan të të marrin nën vete dhe të të bëjnë një njeri të  mbaruar. Tashmë ti nuk mendon më, ke nisur të veprosh pa e pyetur veten  mirë. Aroma dhe kurioziteti i shijes së një ushqimi tjetër po të bën për  vete. Racioni yt i preferuar tashmë të është mërzitur, ke nisur ta  shtysh tutje pa asnjë arsye. Shpreso të bësh gjënë e duhur ndryshe, nuk  do të ketë kthim pas.
Nuk mund ta quash veten të ngopur pa e provuar qoftë edhe pak. Dëshiron  të dish me patjetër nëse është pikant apo i ëmbël, i kripur apo... kush e  di se si. Dhe pasi ke shuar kuriozitetin rikthehesh tek racioni yt, tek  i ashtuquajturi demode. Tashmë e adhuron me gjithë shpirt, të duket më  me shije se kurrë. Shpreso që të mos jetë ftohur, ndryshe do të shohësh  një kristal të copëtuar.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 



