IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve të habitateve të tyre, shprehen për ATSH-në specialistë të mjedisit.


Shqetësimin e tyre ata e lidhin me situatën që prej vitesh ka përfshirë botën shtazore në vendin tonë, e cila gjatë këtyre viteve të fundit po përballet me probleme të shumta dhe po gjen shumë pak mbrojtje. Specialistët shprehin domosdoshmërinë e organizimit të fushatave sensibilizuese.

Kafshë të rralla si ariu i murrmë, derri i egër, lepuri i egër, pelikani dalmat, gjeli i egër, kaprolli, lopa e egër, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje të ndryshme peshqish, molusqesh, amfibësh dhe reptilësh, rrezikojnë nga dita në ditë të zhduken përfundimisht nga ekosistemi i vendit tonë.

Ritmi i humbjeve të biodiversitetit në Shqipëri dhe numri i llojeve të njohur që rezultojnë të zhdukur gjatë këtyre 50 viteve të fundit mendohet të jetë nga më të lartët në Evropë. 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht,ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në territorin e vendit tonë.
Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta. Shqiponjat e detit, vite më parë kanë qenë një lloj i përhershëm si dhe me shumë vende folënizimi në zonën bregdetare si Velipojë, Lezhë, Karavasta, tashmë po shihet vetëm si dimërues. Ndërkohë që kafshë të tjera po largohen nga habitatet e tyre në vendin tonë, si karabullaku i vogël, i cili është zhdukur plotësisht nga ligatinat shqiptare pas shqetësimit dhe prishjes së habitatit të ushqimit.





Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADNja, llojet,
popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjenden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).
Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.
Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.http://eseshkolle.blogspot.com/
Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend , humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike.


Me te shpeshta jane: mbetjet industriale dhe urbane si dhe perdorimi mbi normativat elejushme te kimikateve ne bujqesi.
a) Mbetjet industriale jane shume te rezikshme. Ato jane te llojeve te ndryshme, te ngurtadhe te lengeta. Ndermjet tyre mund te permendim depozitimet ne afersi te minierave tekromit, te bakrit dhe te hekur-nikelit, ne afersi te minierane te plumbit dhe te zingut, teqymyrit te gurit, mbetjet e
industrise se metalurgjise, te termocentraleve, te uzinave kimikeetj. Vecanerisht tokat jane te ndotura ne afersi te zonave te nxierjes dhe perpunimit tenaftes.
b) Mbetjet urbane jane te shumta prane qyteteve te medha si Tirana, Prishtina etj. Ketombetje kur nuke perpunohen, perhapen neper toke nepermjet ujrave, duke i ndotur ato.
c) Kimikatet qe ndotin tokat perbehen nga plerat kimike qe jane perdorur mbi sasine elejuar per te ritur ne menyre artificjale prodhimin bujqesor. E njejta gje mund te thuhetedhe per pesticidet, kur perdoren edhe keto mbi sasine e lejuar, per ti mbrojtur bimet ngasemundjet dhe demtuesit. Nje pjese jo e vogel e ketyre kimikateve depozitohen ne toke,meret nga bimet dhe depozitohet ne trupin dhe faren ose frutin e tyre, keto duke uperdorur si ushqim nga njeriu, demtojne shendetin e tij.Per te siguruar prodhime te pastra nga ana kimike duhet te mbrohen tokat nga ndotjet dhembetje te rrezikshme industriale, urbane dhe me kimikate bujqesore.



Cilët janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit ?
Me zhvillimin e teknologjisë, industrisë, komunikacionit dhe urbanizmit, numri i ndotësve të mjedisit është rritur vazhdimisht. Ndotësit kimike më të shpeshtë të ajrit sot konsiderohen : monoksidi i karbonit (CO), dyoksidi i karbonit (CO2), oksidet e azotit (NOX), dyoksidi i sulfurit (SO2), plumbi, hidrokarburet, bloza, etj. Këto gazra mund të jenë shumë të rrezikshme sepse shkaktojnë sëmundje të ndryshme të syve, hundës, fytit dhe mushkërive (sistemit të frymëmarrjes), si dhe të sëmundjeve tjera të rrezikshme.  

Ndotja industriale

Shumë fabrika, prodhimet i kryejne me makina të cilat për tu vërë në lëvizje përdorin lëndë djegëse si thëngjillin, mazutin, apo ndonjë lëndë tjetër djegëse. Këto lëndë djegëse lirojnë sasi të mëdha të tymit. Thëngjilli dhe mazuti digjen në furra të mëdha dhe lirojnë sasi të mëdha të tymit, dhe për këtë arsye këto fabrika duhet ti ndërtojnë tymtarët sa më të lartë me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit. Pervec lartësisë, tymtarët duhet të jenë të pajisur edhe me filtra të cilat kanë për qëllim filtrimin e ajrit dhe pastrimin e tij nga gazrat e dëmshme. Po ashtu është shumë me rëndësi që gjatë ndërtimit të objekteve industriale të zgjidhet zona e përshtatshme  dhe pervec  tymtarëve të lartë të merret parasysh edhe kahja e erërave me qëllim që këto objekte të jenë në kahje të kundërt të erërave me qytete. Me këtë do të zvogëlohet edhe më tepër ndikimi i ajrit të ndotur në vende urbane.
Ndotja nga komunikacioni

Në qytete të mëdha automobilat, autobusët dhe kamionët janë ndotësit kryesorë të ajrit. Ato në ajër lirojnë dyoksid karboni, monoksid karboni dhe okside të azotit. Në Kosovën e pasluftës rreziku nga ndotja e ajrit prej automjeteve është rritur si pasojë e importimit të numrit të madh të automjeteve të vjetra dhe pa katalizatorë. Këto automjete lirojnë sasi të mëdha të gazërave të dëmshme e me këtë edhe paraqesin rrezik të madh për mjedisin. Lirisht mund të themi se qyteti më i rrezikuar nga ndotja e ajrit nga komunikacioni është Prishtina, për shkak të dendësis më të madhe të popullatës në Kosovë, dhe numrit më të madh të automjeteve.
Ndotjet tjera
Si ndotës të tjerë të ajrit mund të numërohen edhe ndotja urbane (djegia e mbeturinave të ndryshme, lëndëve djegëse për ngrohje.), ndotja nga djegia e pyjeve, e hamullive dhe ndotjet e shkaktuara nga aktivitetet zejtare, komunikacioni ajror,etj.
Ndotja e ujit dhe pasojat e tij

Ndotja e të gjitha resurseve të mjedisit jetësor ka ndikim negativ për shëndetin e njeriut.Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij bën ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë.Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur ,shkaktohen më shum se 200 sëmundje.Këto sëmundje shpesh kanë marrë me mijëra viktima njerëzore. Ujërat industriale janë një ndër ndotësit kryesorë të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Ndotësit më të mëdhenjë janë:KEK,Feronikeli,Sharrvemi,MineraleteTrepçës,Kizhnicës,Artanës dhe minierat tjera.Si shkaktartjeter i ndotjes së ujit janë edhe kripërat e tretura: kloridet,sulfatet osebikarbonatet,natriumi,kaliumi,lalciumi,magnezi,të cilët koncentrohen gjatë ujitjes së tokave,pastajshiu i thartë dhe veprimtaritë industriale.Kështu ,ndoten ujërat rrjedhëse dhe ato sipërfaqësore vazhdimisht.Koncentrimin e kripës e rrisin edhe ujërat e liruara nga amvisëritë dhe industriaushqimore,ndërsa burim tjeter i kripëshmërisë së ujërave është edhe kripa e përdorur gjatë dimrit në rrugët automobilistike,që përdoren me mija tonelata brenda një sezoni. Sot në bujqësi përdoretsasi e konsiderueshme e nitrateve për stimulimin e prodhimtarisë bujqësore.[mbi 400 kg për hektarnë vendet e zhvilluara]ndërsa sasi e konsiderueshme e këtyre nitrateve koncentrohet në ujërat e drenuara nën kultura,e cila arrin deri në 150 mg/l,që e tejkalon për tri herë kufirin e lejuar të koncentrimit në ujin e pijshëm. Nitrati nuk është toksik,por ai kthehet ndërkohë në nitrit ose në komponim organik nitrosamin dhe në pjesëmarrje të vogël vetëm me I mg/I paraqet rrezik potencialkancerogjen.Prezenca e tij paraqet problemin më akut të furnizimit me ujë në vendet e zhvilluara.Detergjentet larës pastrues nuk janë të sigurtë për mjedisin të gjitha këto janë në shkallë të ndryshme ndotës të rrezikshëm.Gjithashtu derivatet e ndryshme të naftës ,lubrifikanët e makinave karburantet,janë vecanërisht të rrezikshme.




v  Mos hidh mbetëurina në rrugë ,nga dritaret e makinave ,apo në lumenj .Mos hidhni kudo qeset me mbeturina .

v  Ankohuni tek përfaqsuesit tuaj lokalë nëse grumbullimi i mbeturinave në zonën tuaj nuk është i përshtatshëm .


v  Prindërit mund te edukojnë femijët e tyre mbi rëndësinë e mjedisit ,por edhe fëmijët mund të edukojnë prindërit e tyre nëse ata marrin njohuri të reja.

v  Te ndertohen impiante per riciklimin e mbeturinave

v  Ndani mbeturinat tuaja ,sidomos kanacet e aluminit ,qeset dhe shishet plastike.

v  Bëni vend për një investim fillestar në biznesin tuajqë të garantojë një standart më të lartë shërbimesh ne rrugën e standarteve europiane .

v  Kontrollojeni shpesh makinën .Motori i makinës suaj do të punojë me më efektivitet dhe më ekonomisht dhe do të ndotë më pak ajrin .

v  Kur mbushni makinën me nafte blini tipin Euro ose D2 , dhe jo atë më të lirën që ndot më shumë.

v  mos prisni pemët dhe nëse është e mundur mbillni pemë në bashkësinë tuaj.

v  Investoni ne panele diellore pë rte ngrohur ujin në shtëpitë tuaja ,pas investimit fillestar, numri i madh i ditëve me diell në Shqipëri bën të vetën –do të ulë ndjeshëm faturat e dritave dhe shpejt ju do të keni përfitime nga investimi I bërë.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels