IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
http://eseshkolle.blogspot.com/
 LENDA:PSIKOLOGJI EDUKIMI  

                                                           HYRJAhttp://eseshkolle.blogspot.com/

Ndoshta, ideimi dhe krijimi i institucionit te shkollës, nga mendja dhe veprimtaria e njeriut, është një nga “shpikjet” më me vlerë të njeriut. Institucioni i shkollës, pavarësisht etapave nëpër të cilat ka kaluar, etapa këto historike, shoqërore, kulturore, psikologjike e morale, e ka luajtur shumë mirë misionin e qëllimin për të cilin u krijua.    Lexo me shume....   http://eseshkolle.blogspot.com/
Shkolla, si vatra kryesore për shumë kohë, e mësimit dhe e formimit të njeriut, në jo pak raste është konsideruar si “e shenjtë”, si vendi (për ndërtesen) dhe koha (për harkun kohor të shkollimit) në të cilin e gjatë të cilës, njeriu “primitiv”, i paditur dhe i pamësuar, shënon hapin e rëndësishëm e të domosdoshëm drejt formësimit e formimit kulturor, njerëzor, intelektual e vleror. Sa “i vogël” në dukje ky hap, por sa i madh për atë vlerë me të cilën do ta mësoj ënjeriun të ecë në udhët dhe hapësirat e panjohura të jetës!
            E parë shkolla, në rrugën e vet të rritjes e “pjekurisë” së saj, kuptohet se ajo vazhdimisht ka patur “problemet” e veta me nxënësit, produktin e vetëm që e merr “lisho” nga jeta dhe, ia kthen po asaj, tashmë në një “produkt” shumë të përpunuar, të aftë fizikisht e intelektualisht, të “gdhendur” nga ana kulturore e njerëzore, të “krasitur” nga “gjembat” e “degëzat” e panevojshmee të dëmshme për jetën.
            Por edhe gjatë rrugës së vet, shkolla është ballafaquar edhe me një dukuri negative, me dukurinë e braktisjes së saj nga nxënës të ndryshëm, nga kohëra e rrethana të ndryshme.
            Në këtë material, dua të ndalem për të trajtuar e për të dhënë disa ide, mendime e vlerësime për dukurinë negativetë të braktisurit të shkollës nga nxënësit.
            Së pari, mendoj të shtroj disa pyetje e cështje që lidhen me këtë dukuri, si:
-C’është braktisja si concept e , ajo e shkollës konkretisht?
-Nga se bëhet e mundur “braktisja” e shkollës?
-Cfarë merret si “braktisje  shkolle”? Si shfaqet ajo?
-Cilët janë faktorët që e mundësojnë braktisjen e shkollës?
-Braktisja e shkollës është dukuri negative e fituar gjatë rrugës së zhvillimit të shkollës e, si e tillë ajo mund e duhet të zerohet.http://eseshkolle.blogspot.com/

                                                           ZHVILLIMI   http://eseshkolle.blogspot.com/

“Braktisja”, nga ana semantike, si fjalë e leksikut të shqipes, ka kuptimin e të larguarit prej një vendi, lënien përgjithnjë a për një kohë të gjatë, largim prej dikujt a prej një dickaje; lënie vetëm. Në kuptim të dë dytë, përmbajtja e kësaj fjale shënon veprimin e heqjes dorë nga dicka, përgjithnjë ose për një kohë të gjatë; mosmarrje më me dikë, a dicka; lënie e një pune a veprimtarie.
            Braktisja e shkollës si një dukuri negativeqë e ka shoqëruar rritjen e gjithanshme të shkollës, në rrethana të ndryshme, është padyshim edhe një pjesë e historisë së shkollës tonë shqipe.
            Që të lindet kjo dukuri, duhen patjetër disa rrethana e faktorë, ndoshta, e pse jo, edhe historikë e shoqërorë.
 Braktisja e shkollës duhet parë në dy format klasiketë shfaqjes së saj: së pari – kur nxënësi e braktis shkollën edhe fizikisht e , së dyti – kur nxënësi “dremit’ në shkollë, duket fizikisht, por që nuk merr pjesë në zhvillimin e përmbajtjes së saj për t’u bërë “mishi” e “gjaku i “shkollës”, por edhe njeriu plot dije e vlera që t’I mëson shkolla.
Braktisja e shkollës nga nxënës të ndryshëm, në hapat e parë të rritjes e forcimit të shkollës shqipe ka patur më tepër karakter gjykimi shoqëror, gjykim që vinte nga mendësi e qëndrime patriarkale, zakonisht të sëmura ndaj shkollës e përparimit shoqëror që buronte nga drita e saj, kjo falë edhe prapambetjes së gjithanshme të shoqërisë që vinte nga një kohë e mbarsur me paragjykime, prapanike. Në këto rrethana, pre e këtyre mjegullnajave mendore, shoqërore, bëheshin kryesisht nxënëset, femrat, të cilat detyroheshin ta braktisnin shkollën sapo fiziku i tyre fillonte ndryshimet fiziologjike e fizike. Një braktisje fizike e tillë e shkollës shoqërohej tek këta nxënës  me shumë ndryshime në psikologjinë, në edukatën, në raportet ndërnjerëzore, në këndvështrimet e vlerësimet e problematikave të shumta të jetës. Një braktisje e tillë e shkollës e ka vënë fëmijën përballë zhvillimeve të vrullshme dhe të rejave që linden, të papërgatitur, të carmatosur, të “sëmurë”, të nënshtruar e, pse jo edhe në format më agresive të shfaqjes njerëzore. Kjo lloj braktisjeje ka prodhuar dy kategori njerëzore: - njerëzit inferiorë, të nenshtruar , symbyllur, të dhunuar e, deri diku edhe të mohuar, por ka prodhuar edhe njerëzit injorantë njerëzit e pakënaqur me statusin e të pashkolluarit e, që për këtë pakënaqësi përpiqen të reflektojnë në qëndrime e sjellje jo normale, bile edhe të dhunshme, duke u bërë kontigjentë të krimit.
Në të dyja rastet , braktisja e shkollës nga nxënës të vecantë, ka prodhuar vetëm viktima shoqërore e morale. Braktisja e shkollës në cdo rast i ka “arsyet” e paarsyeshme për të arritur në një veprim a qëndrim të tillë nga individi nxënës. Por, nuk duhen nevlerësuar edhe rastet kur vetë sistemi politico-shoqëror  ndikon në uljen edhe rënien në degradim shkatërrimtar të standarteve jetësore, qoftë të një familjeje, qoftë të një grupi shoqëror, por edhe të një shoqërie të tërë. RRitja e braktisjes së shkollës, brenda një harku kohor është një kambanë alarmi që duhet ta dëgjojë fort mirë shoqëria e, të reagojë pozitivisht.
Që në kohën e largët të antikitetit, filozofi e mendimtari i madh, Sokrati, hodhi mendimin e artë në lidhje me edukimin e njeriut, kur thoshte : “Të edukosh do të thotë, të ndezësh një flakë e, jot ë mbushësh një ene”. http://eseshkolle.blogspot.com/
Shkenca e sotme ka vërtetuar se edukimi i njeriut fillon që në barkun e nënës, por pot ë kemi parasysh se edukimi i mirëfilltë e me synime të mirëpërcaktuara, fillon që në kontaktin e parë të fëmijës me sistemet e nivelet e shkollimeve. “Flaka” që duhet ta ndezim në mendje e shpirtin e njeriut, nuk duhet t’I ngjajë asaj flakës së kashtës, por një flake që lëshon dritë e ngrohtësi për tërë jetën e njeriut. E, pot ë realizohet kjo lloj “flake” na duhet ta ndezim në zemrën e fëmijëve, shoqërisë së ardhme, por edhe ta ushqejmë, zjarrin e dëshirës për dije e të dashurisë për shkollën.
Faktorët ekonomikë kur rëndojnë në mënyrën e jetesës përbëjnë një burim parësor për të lindur braktisjen fizike të shkollës nga fëmijët e atyre familjeve që nuk e përballojnë jetesën as në kushtet më minimale të kërkesave të saj. Edhe plagët e ndryshme  shoqërore, si gjakmarrja, hasmëritë, grindjet ,midis individëve, grupeve apo shoqërisë, ndikojnë dukshëm në lindjen e rritjen e plagës së braktisjes së shkollës. Marrëdhëniet e tronditura bashkëshortore në familje, ndarjet e prindërve përmes zgjidhjes së kororave martesore bëhen në jo pak raste shkak për braktisjen e shkollës nga shumë fëmijë. Të jetuarit jashtë një organizimi shoqëror i shumë familjeve, kryesisht i atyre rome, por edhe shqiptare, të braktisura nga shoqëria e strukturat e pushteteve të të dyja niveleve, është një shkak që i con shumë fëmijë të këtyre kategorive shoqërore, në dyert e padëshiruara të braktisjes së shkollës, pasi e kanë filluar atë. Në jo pak raste, braktisjen e ndeshim edhe në një kategori fëmijësh që asnjëherë s’kanë shkelur në derën e një shkolle. Edhe kjo kategori, për fat të keq, është e dukshme dhe shqetësuese për një shoqëri të vlerave demokratike të vërteta.
Migrimi i popullsisë, pa një plan, në mënyrë kaotike dhe vendosja e këtyre familjeve në zona të pasistemuara  dhe të pastudiuara për t’iu përgjigjur këtij migracioni, ka shkaktuar në jo pak raste braktisje shkolle, braktisje të cilat do të ishin zeruar pot ë ishte bërë gjithcka sociale e ekonomike, me synime e ide të qarta.
Edhe emigracioni i shumë prindërve jashtë shtetit në këto vitet e “demokracisë”, kur nuk kanë mundur të marrin me vete fëmijët, duke i lënë ose në mëshirë të fatit, ose nën kujdesin e pakujdesshëm të të afërmve të tyre, por edhe jashtë syrit e vëmendjes së strukturave sociale të shtetit, ka bërë që shumë fëmijë nga këto kategori familjesh të bëhen preh e braktisjes së shkollës, duke u detyruar të zënë punët e zeza për të siguruar bukën e gojës.


Braktisja e shkollës është shfaqur edhe vijon të shfaqet edhe në një formë tjetër, në formën kur nxënësi vjen rregullisht në shkollë, por nuk aktivizohet, nuk vihet në një këndvështrim të vecantë e nuk planifikohet nga shkolla, mësuesi, për këtë duhet një punë ndryshe, një komunikim ndryshe e, një vëmendje ndryshe.
Kategoria e nxënësve që dremitin midis ngacmimit nga mësuesi për ta “zgjuar” edhe rënies në “gjumin” me sy hapur është jo e vogël në shkollat tona. Kjo kategori fëmijësh bie në një stad të tillë edhe për faktin e ardhjes së tyre direkt nga shtëpia, nga “gjyshet”, pa kaluar nëpër kopshte.
Përballja e kësaj kategorie nxënësish me një kategori shumë me të të ditur, brenda një klase, përbën përplasjen e parë midis diturisë dhe paditurisë, përplasje e cila në jo pak raste i shikon të “paditurit”, duke ua prerë edhe atë pak hov e vullnet për t’u futur në udhën e dijes.
Mësuesi, si njohësi më ekspert i një situate të tillë, që në klasën e parë të sistemit 9-vjecar të arsimit, ose bëhet nxitësi i lindjes e rritjes së kategorisë së nxënësve “braktisës”, nxënësve pasiv, nxënësve që mund t’I klasifikojmë si analfabetë aktiv.

http://eseshkolle.blogspot.com/
                                            PERFUNDIMI

Për mendim tim ka disa arsye që e mbajnë gjallë dhe e ushqejnë këtë kategori nxënësish. Mendoj se vetë kurrikula e shkollës duhet parë e ndërtuar në përputhje me traditën  më të mirë të shkollës shqipe, pasi ndër breza shkolla jonë ka krijuar vlerat e saj të padiskutueshme. Mbështetur në një kurikul të tillë, brezat e rinj të nxënësve, mund të ndikohen dhe nga prindërit e tyre më lëhtësisht, për ato vështirësi që mund të hasen në të kuptuarit e përvetsuarit të dijeve, kur nxënësit vetëmësojnë jashtë kohës në shkollë.
Një futje kurikule e huazuar në shkollat tona, qoftë ajo edhe më e mira e më të mirave, në mënyrë artificial, pa marrë parasysh shumë factor që kanë ndikuar e ndikojnë në formimin tonë kulturor e në atë të intelektit shkakton përplasje formimesh, kulturash e identitetesh, duke rritur artificialisht dukurinë e “braktisjes” së heshtur shkollat tona. Kurrikulat dhe përvojat janë dy koncepte që duhen harmonizuar në të mirë të shkollës. Përvojat e veta njerzimi i ka krijuar pa ndërprerë në rrugëtimin e vet historic dhe, popujt kanë marrë nga ato, cka ka qënë më e përtybshme dhe më e mundshme për t’u kuptuar e zbatuar në jetë.
Hartimi i teksteve shkollore nga “specialist” që nuk e njohin dhe aq mirë realitetin e bazës së shkollës dhe dhe të punës direkte për dhënien dhe ngulitjen e dijeve tek nxënësit, është një tjetër factor që e nxit braktisjen e fshehtë të shkollës. Bashkimi i dy lëndëve në një lëndë, sic është rasi i Gjuhës shqipe me Leximin letrar, jo vetëm që s’ka qënë aspakt produktiv, por i ka cunguar këto dy lëndë duke mos u dhënë nxënësve as gjuhe e as lexim(letërsi).
Konceptimi i shkollës, për më se dy dekadat e fundit, si vendi për të punësuar njerzit që s’kishin asnjë lidhje me profesionin fisnik të mësuesisë, ka bërë që kontigjentët e dy kategorive të nxënësve, ajo e braktisjve të fshehta dhe ajo e analfabetëve aktiv, të jenë në masë të konsiderueshme në shkollat tona.http://eseshkolle.blogspot.com/
Kur në një shkollë ose disa të tilla japin “mësim” “mësues” që përbëjnë grupin e braktisësve të fshehtë të mësuësisë, c’mund të thuhet pastaj për nxënësit ë tyre?!
Problemi i braktisjes së fshehtë në shkollat tona është shqetësues. Për t’u  perballur me këto dukuri negative në shkollat tona, kërkohet një rilindje e vërtetë e shkollës, duke vecuar mësuesin e vërtetë si vlerën më fondamentale për shkollën.
Shkolla duhet të ecë më shpejt, ajo duhet të paraprijë shoqërisë. Për këtë edhe drejtuesit qëndrorë të politikave arsimore duhet të jenë shumë më vizionarë e, jot ë ndërtojë politika dite për shkollën. Një shkollë e një mësues që i largohet misionit të vet fisnik e historik, s’mund të quhet shkollë e, as mësuesi i tillë, “mësues”.
Mësuesit e paaftë dhe “mësuesit” pa lidhje me mësuesinë prodhojnë vetëm braktisës të fshehtë në sistemin tonë arsimor.
Natyrshëm lind shqetësimi më se njerezor : Si mund ta shmangim braktisjen e shkollës, në dy fazat e shfaqjes së saj?
Mendoj se polikat më sociale, zvogëlimi i hendekut që është krijuar midis fjalës së dhënë dhe punës së bërë nga ata që bëjnë ligje e vendime në këtë vend do të parandalonin e zvogëlonin edhe dukurinë e braktisjes së shkollës.
Përgatitja e pandërprerë profesionale, metodike, shkencore e mësuesit, për ta bërë atë gjithnjë “të freskët” në mendime, në ide, në punë e në komunikim, c’ka e lehtëson edhe punën e nxënësve me mangësi duke i larguar nga kontigjenti i braktisësve të fshehtë të shkollës.
Mësuesi duhet vlerësuar e mbështetur në punën e tij, duhet lënë i lirë në kryerjen e misionit të vet, i duhen krijuar motive e motivime nga vlerësuesit e tij për ta nxitur në punën e tij, pasi vetëm kështu edhe braktisja e fshehtë shkon drejt eleminimit të plotë të saj. Kur mësuesi e drejton veten drejt të nxënit për veten, ai din t’I orientojë e udheheqë edhe nxënësit e vet drejt të nxënit. Arti i orientimit të duhur të nxënësve drejt të të nxënit, përmes rrugëve tëlehta e të kuptueshme nga nxënësit e të gjitha kategorive, është celësi i suksesit në luftën kundër braktisjes së shkollës.
Asnjë nxënës nuk është “I patalentuar”, pasi cdonjëri prej tyre shfaq talentin e vet në një drejtim të caktuar ndoshta edhe jashtë sferës së shkollës. Zotësia e mësuesit është që t’I evidentojë e njohë të gjitha prirjet e shfaqjet e nxënësve, në mënyrë që edhe ai vete të vetëmësojë për të ndërtuar platform të reja  pune me nxënësit që mund të jenë kontigjentë të braktisjes së fshehtë të shkollës. Braktisja e shkollës nuk është dukuri objektive, por ajo është fituar gjatë rrugës e si e tillë ajo mund e duhet eleminuar.
http://eseshkolle.blogspot.com/

BIBLIOGRAFIA

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe – Tiranë, 1980, fq.170
Revista “Mesuesi”,nr.9, 2011
Isa Demushi – drejtor i shkollës së mesme të bashkuar Kasallë, Komuna Zall-Herr

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Shume interesante dha pak info tjera Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potecialeve të shumta të turizmit. Një tjetër aspekt i rendësishëm janë qendrat e ujrave termale të cilat janë prezente në Shqipëri duke ofruar akomodim dhe shërbime të tjera. Mund të përmendim ujërat termale të Bilajt, në Fushë Krujë, të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, të cilat kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Për tu përmendur janë dhe llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha romake.

Gjithashtu dhe burimet e ujërave termale të Bënjës kanë vlera të veçanta për trajtimet e lëkurës. Lixhat e Peshkopisë përmbajnë kalium dhe sulfate, efektet e të cilave trajtojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes, reumatizmat, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike. Ujrat termalë të Vronomeros në Leskovik, banjat e avullit të Postenamit, si dhe ujrat kurativë të pijshëm siç janë Kroi i Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, Kroi i Nënës Mbretëreshë në parkun kombëtar të Qafë Shtamës etj.
BURIMET E UJERAVE TERMALE KURATIVE NE SHQIPERI
1 - Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës.
Këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Janë ujëra të pasura sulfurore me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë C. Këto të fundit kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore rehabilitimi, e quajtur "Qëndra Kurative Ibrahim Kupi". Kjo qendër ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.
2 - Llixhat e Elbasanit
Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.
3 - Burimet e ujërave termale të Bënjës
Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 km larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Janë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temepratura e këtyre ujërave është, 26 - 32 gradë C. Njëri burim shërben për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964. Në këto burime nuk ka hotele dhe shfrytëzimi bëhet në mënyrë ambulatore.
4 - Burimet e ujërave termale të Vronomeros
Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Temperatura e ujërave është nga 29 - 40 gradë C. Këtu ofrohet akomodim modern me staf të specializuar mjekësor, si dhe me shërbim hotelerie.
5 - Llixhat e Peshkopisë
Ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 - 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra/sek. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i "Kroit të Bardhë" në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut. 

RËNDËSIA E UJIT v Uji është vital për njerëzit dhe të gjitha format e jetës. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës: 96.5 % është në oqeane, 1.7% në ujëra nëntokësore, 1.7% në akull (Antarktida, Groenlanda). Vetëm 2.5% e ujit të Tokës është ujë i pijshëm 98.8% e këtij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore. Më pak se 0.3% e ujërave të freskët është në lumenj, liqene dhe atmosferë. Në botë, afërsisht, 1 miliard njerëz kanë mungesë uji, 2.5 miliardë njerëz kanë mungesë kushtesh sanitare. Është llogaritur që në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të përballet me krizën e ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm është problem i madh, që duhet përballur me profesionalizëm dhe përkushtim. Në botë sot, në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga përdorimi i ujit të ndotur për të pirë. Shqipërinë e ka bekuar Zoti për burime ujore. Po fatkeqësisht nuk ka një menaxhim të përshtatshëm ose në disa vende nuk ka asnjë lloj trajtimi Sipas statistikave 60% e popullsisë furnizohen nga burimet natyrale ujore. Dhe 40% nga Tregu.

NDOTJA URBANE Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me grumbullimet e mbetjeve, sepse këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë. Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të mëdha. Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më të prefta dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit.

NDOTJA URBANE v Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Balotazhi (vërshimet) nga rrugët përmbajnë varja gome, metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga automobilat. Ujërat e zeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale koliforme, nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere te tjera. Edhe ne kanalizimet e trajtuara mire mund te kete sasi te larte te nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet toksike, rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qellimshme te substancave te rrezikshme.
Më i ndotur rezulton se eshte bregdeti i Adriatikut dhe nje pjese e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i fund detit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat dashje pa dashje grumbullohen në det dhe kjo bën që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto të fundit kane filluar të zhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërë që shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellë ndotje të vazhdueshme të ujërave dhe rërës në këto zona.
NDOTJA E ADRIATIKUT
Buzë lumit, pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij gjenden mbetje urbane.. Shkumbini mbledh mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Bashkisë së Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave përreth. Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale derdhet në plazhin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit vërehen mijëra ton mbetje .

MASAKËR NË SHKUMBIN NDOTJA E LUMENJVE
Kudo nëpër shtratin e këtij lumi gjenden mbeturina që përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për ujin por edhe për banorët e qytetit të Shkodrës. Mbeturinat e qytetit nuk grumbullohen me në vendin e caktuar por shkarkohen të gjitha në brigjet e lumit .

LUMI KIR, SHKODER
ZGJIDHJA Zgjidhjet e kësaj ndotjeje përfshijnë gjetjen e mënyrave të qëndrueshme për zonën urbane për të reduktuar varësinë e saj nga të dyja problemet : ndotesit dhe sasia e ndotësve qe ajo prodhon, dhe për kete duhet të riciklohen ndotësit para se ata të kontaminojnë tokën, ujin, apo ajrin. Parandalimi I ndotjes në zonat urbane është kryesisht një detyrë e publikut. Njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me mënyrat e duhura për deponimin e mbeturinave. Sensibilizimi eshte nje menyre efektive per te marre mesazh te gjithe.
NDOTJA NGA NAFTA v Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në ujëra detare me mjete transportuese të naftës në rast të havarive, ose dukeshpërlarë mbeturinat e naftës nga rezervuarët e tankerëve.Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në sipërfaqe të detërave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.
SITUATA NË FIER v Mbetjet hidrokarbure që dalin nga shfrytëzimi i nëntokës në zonën naftëmbajtëse të Patos – Marinzës vazhdojnë të shkaktojnë një dëm të madh ekologjik në rrethin e Fierit. Dy kompanitë e nxjerrjes së naftës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë shkarktojnë mbetje hidrokarbure në kolektorin e Roskovezit, i cili pasi përshkon një rrugë prej më shumë se 30 km derdhet ne bregdetin e Semanit. Kohët e fundit ndotja e kolektorit është rritur më shumë si pasoje e derdhjes pa kriter te mbetjeve hidrokarbure. Dëme te konsiderueshme jane shkaktuar ne tokat bujqesore qe pershkon kolektori i Roskovecit ne te gjithe gjatesine e tij prej 30km
Ura e Hoxhares ne Topoje te Fierit eshte kthyer ne vend per grumbullimin e mbetjeve hodrokarbure qe vijne nga zonat naftembajtese te Ballshit dhe Patosit. Te dhenat e fundit bejne fjale per me shume se 1 ton mbetje hodrokarbukre te derdhura ne kanalin e Roskovecit.Autoritetet locale thone se e kane te pamundur te kryejne pastrimin e kanalit dhe te parandalojne ndoten e zones.
ROSKOVECI
Ndotet me solar gjiri i Zvernecit në Vlorë. Kanë qenë pushuesit që kanë konstatuar këtë problem. Sipas tyre bregu i detit ka marrë ngjyre të kuqe ndërsa ndihet ere naftë në të gjithë bregdetin. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe specialistët të cilët argumentojnë se shkaku për ndotjen është bërë ngarkim – shkarkimi i një anije qe transportonte nafte. Këto ngjarje dhe shkaktimi i ndotjes ndikojnë direkt te pushuesit qe frekuentojnë këtë zonë

VLORA
Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga ndotja.Kjo bëhet në disa mënyra: • me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit, • me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë, • me ndërmarjjen e masave të posacme të pastrimit, • me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e ujërave efluente, • me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët.

PËRFUNDIME
Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione të tëra të organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnëkushtet fizike dhe kimike. Me këtë rastparaqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i biodiversitetit.Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”Kjo vlen edhe për ndotjen e detërave e oqeaneve, dhe për të gjitha llojet e ndotjeve të tjera.Andaj le të mbrojmë oqeanet, ngase me këtë mbrojmë të ardhmen tonë!




CFARE ESHTE UJI?
Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë.
Pa te ne Toke nuk do te kishte jete.                                                      
 Ai eshte burimi kryesor I saj.
Si do te ishte Toka pa uje?


VETITE TRETESE TE UJIT
Vetitë tretëse - Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë mike të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike mund të themi se kanë frikë nga uji.Anomalia e ujit - Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit.
Uji, roli i tij në industri dhe ekonomi
Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Ai ështe lëngu më I përhapur në tokë. Ai gjendet më teper në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në lumenj.
Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme e qarkulluese natyrore duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det. Uji i përshtatshëm për t’u pirë nga njeriu, quhet ujë i pijëshem. Uji që nuk është i përshtatshëm për t’u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt.
Vetitë kimike dhe fizike
Uji ka formulen H2O, që domethënë se një molekulë uji përbehet nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidorgjen (H+ ) i lidhur me grupin hidroksid (OH− ).
Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të thartë acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
Në shkencë uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.
Burimet e ujit
¾ e sipërfaqes së botës është e mbuluar nga uji. Por, vetem 1% e tij është I një cilësie të duhur për t’u pirë. Burimet ujore mund të jenë ripërtëritëse dhe jo ripërtëritëse. Ajo pjesë e ujit që sillet në ciklin hidrologjik: toka-uji-avulli, avulli-retë-shiu-toka është burim ujor ripërtëritëse. Por një pjesë e ujërave, posaqerisht ujërat nëntokësore nuk janë ripërtëritëse. 
Ndotja e ujit
NDOTJA URBANE
Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i  industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë  helmuese. Mbetjet gazore  nga  djegiet  hidhen    atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me  grumbullimet  e mbetjeve, sepse këto depozita të  mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi  sistemet natyrorë. Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të mëdha. Mbetjet urbane përbëjnë  aktualisht  një nga problemet mjedisore më të prefta dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit.  
Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Balotazhi  (vërshimet) nga rrugët përmbajnë varja gome, metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga automobilat.  Ujërat e zeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale koliforme, nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere te tjera.  Edhe ne kanalizimet e trajtuara mire mund te kete sasi te larte te nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet toksike,  rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qellimshme te substancave te rrezikshme.
Masat qe duhen marre
Zgjidhjet e kësaj ndotjeje përfshijnë gjetjen e mënyrave të qëndrueshme për zonën urbane për të reduktuar varësinë e saj nga të dyja problemet : ndotesit  dhe sasia e ndotësve qe ajo prodhon, dhe për kete duhet të riciklohen  ndotësit  para se ata të kontaminojnë tokën, ujin, apo ajrin. Parandalimi I ndotjes në zonat urbane është kryesisht një detyrë e  publikut. Njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me mënyrat e duhura për deponimin e mbeturinave. Sensibilizimi eshte nje menyre efektive per  te marre mesazh te gjithe.

NDOTJA NGA NAFTA
Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në ujëra detare me mjete transportuese të naftës në rast të havarive, ose dukeshpërlarë mbeturinat e naftës nga rezervuarët e tankerëve.Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në sipërfaqe të detërave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.



 Ndikimi I pH ne jeten e njeriut

C'eshte Ph?
Ph do te thote "fuqi e jonit Hidrogjen". Shkalla e Ph na tregon sa acide ose sa bazike eshte njesubstance. Ai njehsohet me formulen : Ph=-log [H3O+]

Shkalla

Shkalla e Ph varion nga 1- 14. Kur Ph eshte nga 1-6 tretesira eshte acide,kur Ph eshte 7 tretesiraeshte neutrale, dhe kur Ph shkon nga 8-14 tretesira eshte bazike.

Pse pH eshte i rendesishem?
Analizat e urines mund te pasqyrojne shume qarte aciditetin e trupit te njeriut. Psh te foshnjate shendetshme te ushqyera me qumesht te gjirit ph duhet te jete 8-8,5. Sigurisht qe keto janevlera ideale per trupin tone i cili normalisht ka nje ph rreth 7,35. Nje ph mbi 8 do te thote njetrup i shendetshem me aftesi te larte rigjeneruese si i femijeve. Nje ndihme te rendesishme nenje ph te larte e ofron vetem uji alkalin H2O3.Disa nga vlerat me te zakonshme ne trupin e njeriut jane:
Lëngu i stomakut 0,9-1,5
Lëng limoni 2.3
Cola 2-3
Uthull 2.9
Qumësht i thartuar 4.4
4-8 urina
Shiu (për shkak të dioksidit të karbonit të tretur) 5,5-5,8
Qumësht 6,4-6,7
Gjaku i njeriut 7.35-7.45
Uji i detit 7,8-8,2
Lëngu i zorrëve 03.08

Çfarë saktësisht është "normale"? Cilat janë vlerat normale? Marrim "1000 të shëndetshme, të personelit ushtarak tërinj" dhe matjen e tyre në nivele tëndryshme dhe Mesatarja e tyre është konsideruar normale.Mirë do të ishte një pH urine në mëngjes si ajo e gjakut, do te thote diku te 7.4. Nje matje e tillë do të tregonte se ky metabolizem, në aspektin e bilancit acid-bazë, është krejtësisht I shëndoshë dhe nuk nxjerr acidet e tepërta ose bazat qe ka brenda tij.

Ph ne organizem
Percaktimi i Ph konstant ne organizem eshte me rendesi esenciale per rrjedhjen normale te te gjitha proceseve metabolike. Disekuilibri i tij ne trupin e njeriut mund te shkaktoje probleme teshumta.Gjate proceseve metabolike sintetizohen sasi te medha te bashke dyzimeve acidike. Disa probleme qe shkaktohen nga disekuilibri i Ph ne trupin e njeriut:
Crregullime hormonale
Dobesi kardiovaskulare
 Crregullime te peshes
Demtime ne veshka dhe melci
Dobesi te skeletit si: brishtesi kockash,fraktura, ose demtime te kyceve.
Tretje e ngadalesuar
Rritje e tepruar e flores bakteriale dhe kerpudhave ne organizem
Kancer

Gjate 24 oreve, vetem acid karbonik krijohen rreth 10-20 mol, gjate aktivitetit muskulor lirohetacidi laktik, gjate zberthimit te aminoacideve dhe fosfolipideve lirohet acid sulfurik dhe fosforik,gjate zberthimit te nukleoproteinave lirohet acidi urik etj. Gjate proceseve metabolike lirohenedhe produkte bazike, por me koncentrim shume me te vogel (amoniak, aminoacidet bazikeetj.). Prandaj organizmi eshte shume me i rrezikuar nga acidoza se sa nga alkaloza. Ne rrethananormale, as produktet bazike, as ato acidike nuk e ndryshojne pH e gjakut sepse organizmiposedon shume mekanizma qe shpejte ta normalizoje koncentrimin e joneve te hidrogjenit negjak ne kufi te normales (pH=7.35-7.45).

Rendesia e Balancit te pH ne trup
Me poshte jane te shpjeguara efektet negative te nje imbalance te pH ne te gjithe sistemet e trupit.
1 . Sistemi i tretjes
 Shumicat e çrregullime tëtretjes , të tilla si dispepsi , vjellje, fryrjet ,zbaticë e stomakut, shkaktohen prej acidit tetepërt në rajonin e stomakut dhe mineralevealkaline jo te mjaftueshme në traktin e zorrëve .Nëse minerale alkaline nga ushqime të pasurame enzima mungojnë, atëherë pankreasi do të jetë i lodhur , dhe kur pankreasi është I lodhur,atehere ai humbet aftësinë për të deshifruarushqimin
dhe per t’I treguar trupit çfarë të bëjë
me të . Kjo do të çojë në një spiraledegjenerative të entropisë ku organet bëhen tehutuar dhe te irrituar .
 
2 . Sistemi skeletik
  Artriti është një sëmundje e cila me shume njerez drejt paaftesise nëvendet e zhvilluara . Fjala artrit do të thotë " inflamacion i nyjeve ose artikulacionit " dhepërdoret për të përshkruar dhimbje, ngurtësi, ose ënjtje të nyjeve. Dy forma kryesore e artritit janë Rheumatoid dhe Osteoarthritis. Të dyja format janë të lidhura me mosbalancimin e pH dheakumulimit të depozitave të acidit në nyje dhe bel. Është ky acid i akumuluar që dëmton kërcin.Kur qelizat që prodhojnë lëngjet lubrifikante synoviale dhe lëngjet Bursa janë acidike , kjogjendje shkakton një thatësi që irriton dhe i ben nyjet te fryhen.

3 . Sistemi imunitar
 Mjediset acidike janë të shume te favorshme për patogjenet anaerobendersa nivelet e larta te hidrogjenit ne gjak i mbajne bakteret e këqija joaktive. Nëse bakteret ekëqija dhe patogjene do te mbeten në gjumë , kjo e gjitha varet nga raporti i pH qelizor.Kirurgjia , rrezatimi , dhe drogerat farmaceutike janë një hyrje pushtuese ndaj trupit që është ipaefektshëm për shkak se ata punojne kundër funksioneve natyrore të trupit për të shëruarveten , dhe nuk arrin të adresojë shkaku themelor dhe vetëm trajton simptomat .

4 . Sistemi i frymëmarrjes
 -Kur indet dhe organet janë tëmbingarkuara nga aciditeti ilarte, transporti i oksigjenitveshtiresohet shume. Kjoveshtiresi do të thotë seqelizat nuk mund të marrinfrymë si duhet . Çdo qelizë nëtrupin tonë ka nevojë për të marrë oksigjen të ri dhe të nxjerre dioksidin acidik të karbonit acid, ne menyre qe të funksionojësi duhet. Kur raporti i aciditetit është shumë e lartë atëherë mbeturinat në formën e mukusitdhe infeksioneve dhe viruseve mblidhen në mushkëritë tona, e cila çon në ftohje , bronkit ,astma , etj.

5 . Sistemi i qarkullimit të gjakut
 - Aciditeti është shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës .Dihet mirë se shumë yndyrna janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të domosdoshme përshëndetin kardiovaskular . Yndyrna të mira në fakt mund të ndihmojnë ne shërimin einflamacionit që fsheh arteriosklerozën . Kur arteriet trashen nuk është si një përgjigje ndajyndyrna të mirë , ajo është pergjigja ndaj inflamacionit te krijuar nga mjedisin e brendshëmacidik. Trupi i përgjigjet aciditetit duke I mbuluar enet e gjakut me pllaka yndyrore për tëparandaluar rrjedhjet qe mund te jene fatale për jetën , të cilat e parandalojne vdekjen emenjëhershme , por keto e lodhin shume zemrën sepse hapja ku kalon gjaku esht shume me engushte. Kur zemra kthehet ne plotësisht te rraskapitur,kjo njihet si atak kardia ose arrestkardiak.



Shiu Acid
Shiu acid është shiu i krijuar nga përzierja e oksideve të sulfurit dhe azotit (që lirohen ngamakina, fabrikat, termocentralet) me shiun e krijuar nga retë. Bashkëveprimi i ujit me oksidet esulfurit krijon acidin sulfurik kurse, me bashkëveprimin e ujit me oksidin e azotit krijon acidinnitrik.

        

Krijimi i shiut acid
Për shkak të lirimit të gazrave acidike në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastajbie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Ky shi është mjaft i dëmshëm për bimët, objektet tjeradhe për shëndetin e njeriut. Në gjendej normale shiu ka sasi të vogël të aciditetit. Kjo shkallëvaret nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditetiduhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tash është rritur. Shiuacidik dëmton edhe ujin duke i shkaktuar vdekje peshqve dhe gjallesave tjera. Pasojë e formimittë shirave acidik janë okidet e azotit dhe oksidet e sulfurit. Këto okside dëmtojnë organet efrymëmarrjes. Gjatë të reshurave atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuaracide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. Këto reshje quhen të reshura acidike, tëcilat janë shkatërrueset më të mëdha të fasadave të ndërtesave, shtatoreve, por në veçanti të botës bimore etj
H2O (l) + CO2 (g) → H2CO3 (aq)
2H2O (l) + H2CO3 (aq)CO32- (aq) + 2H3O+(aq)
Reaksionet:
Reaksionet e acideve sulfurike: SO2 + OH· HOSO2·
Krijimi i acidt sulfuror: HOSO2· + O2 HO2· + SO3
Krijimi i acidit sulfurik nga acidi sulfuror:SO3(g) + H2O(l) H2SO4(l)
Krijimi i acidkit nitrik:NO2 + OH· HNO3
Demet qe shkakton shiu acid
Shirat acide ndikojne negativisht ne boten e gjalle perfshire ketu edhe njerezit.Veshtiresojnefrymemarrjen,organet e frymemarrjes demtohendhe shfaqen semundje te ndryshme,sibronkiti,astma dhe kanceri i mushkrive.Ne tokegjenden shume metale helmuese te lidhura neforme komponimesh jotoksike.Kur shiu acidik biembi to,i zberthen ato duke liruar elementehelmuese,te cilat nepermjet rrjedhes se lumenjvedhe ujerave te tjera demtojne shendetin e njeriutdhe te gjallesave te tjera.Me rritjen e aciditetit teujit,ai reagon edhe ndaj plumbit dhe bakrit e tubavete ujit duke shkaktuar ndotjen e ujit tepijshem.Pasojat jane te medha per shendetin enjeriut.Shtimi i sasise se bakrit ne ujin e pijshemdemton veshkat dhe melqine,por edhe mund te shkaktoje diarrene te femijet e vegjel.

Cfare mund te bejme ne?
Masat e mëposhtme do tëndihmojnë për të ndaluar dukurinë e shiut acid:
• Përdorni në mënyrë të arsyeshme plehrat organike me përmbajtje amoniaku.
• Nxisni përdorimin dhe zhvillimin e motorëve hibridë elektrikë, që zvogëlojnë shkarkimet në ajër.
• Përdorni më shumë gazin natyror, sesa lëndët e djegshme të ngurta,si qymyr apo dru.
• Nxisni përdorimin e termo izolimit për banesat dhe pajisjet shtëpiake.
 • Zgjeroni përdorimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë, energjinë diellore, të erës, të ujit,të biomasës, të burimeve gjeotermike, të baticave etj.

               


Ç'janë ushqimet me natyrë bazike

Për të qenë mirë dhe të shëndetshëm ph i gjakut tonë duhet të ketë një shkallë alkaliniteti (bazike) rreth 7, normalisht shkon nga 1 në 4. Zakonisht nën nivelin 7 fillojnë problemet sepse për shkak të acidozës fillon diabeti, sëmundjet degjenerative dhe patologji të ndryshme pak ose shumë të rënda. Në nivelin 7.1 në rastin më ekstrem mund të jetë në gjendje kome ose arrest kardiak. Vlerat ideale janë mbi 7, 7.35 dhe 7.43 përfaqësojnë shkallën ideale të alkalinitetit. Por nga se përcaktohet acidoza? Kush janë ushqimet acide dhe kush janë ato bazike për tu konsumuar dhe ekuilibruar Ph-i? Acidoza përcaktohet nga konsumimi i ushqimeve acide, të cilat janë ato që konsumojmë më shpesh si buka, makaronat, drithrat, mishi, disa tipe frutash dhe mielli. Ushqimet me natyrë bazike janë në përgjithësi të gjitha perimet, disa tipe frutash e mbi të gjitha limoni. Për të qëndruar të shëndetshëm është e nevojshme të ekuilibrojmë ushqyerjen tonë e të preferojmë ushqimet me natyrë bazike. Nëse për shembull keni për zakon të konsumoni drithra, në mëngjes para se të hani mëngjes pini një gotë me ujë me disa pika limon, e shoqërojini drithrat me fruta pylli, e më pas me një gotë m lëng frutash, duke balancuar në këtë mënyrë aciditetin e drithrave. Por cilat janë ushqimet me natyrë bazike, pra thelbësoret për një shëndet të mirë? Ja lista e ushqimeve alkaline: kastravecët, fiqtë, lakra e kuqe, bathët, karrota, panxhari, bajamet, avokadot, brokoli, lulelakrat, rrushi i thatë, limoni, speci i kuq, pjepri.


Ese
Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione të tëra të organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnëkushtet fizike dhe kimike. Me këtë rastparaqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i biodiversitetit.Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”Kjo vlen edhe për ndotjen e detërave e oqeaneve, dhe për të gjitha llojet e ndotjeve të tjera.Andaj le të mbrojmë oqeanet, ngase me këtë mbrojmë të ardhmen tonë!


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels