IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

 Vitet e fundit po përballemi me një numër të lartë aksidentesh. Në vendin tonë situata paraqitet dramatike dhe e pashpresë. Shkaqet kryesore të aksidenteve  janë: mosrespektimi I rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, shpejtësia e madhe përtej kufijve të lejuar etj.. Rritja e numrit të aksidenteve me pasojë jetën është bërë aq shqetësuese sa në verën e disa viteve më parë, në periudhën kur ktheheshin dhe emigrantët në atdhe, kishim pothuajse çdo ditë aksidente me vdekje. Si shpjegohet ky numër i lartë aksidentesh? Këtu kanë të bëjnë faktorët e njëjtë me vendet e tjera të Europës dhe faktor lokal ''alla'' shqiptar. Së pari, tek ne ndodh një fenomen që në vendet perëndimore as që mund të mendohet. Me dëshmi drejtimi automjeti mund të pajiset kushdo me një kurs 50 ditor, a thua se është i mjaftueshëm.
Në raste kur ndonjë nuk arrin të kalojë testin boll që të paguajë dhe menjëherë bëhet drejtues automjeti. Eliminimi i një fenomeni të tillë do të ulte numrin e aksidenteve pasi personat që nuk kanë aftësi drejtuese nuk do të ishin përdorues të rrugës, si rezultat rrugët tona do të ishin më të sigurta. Një shkak tjetër i rëndësishëm që ndikon në numrin e lartë të aksidenteve është dhe niveli i sigurisë që ofrojnë rrugët tona. Trafiku rrugor i Shqipërisë ofron statistika lufte, në çdo stinë të vitit, por ato shtohen dhe bien më shumë në sy gjatë stinës së verës. Statistikat për gjysmën e gushtit dhe gjysmën e vitit janë mese tragjike; kanë humbur jetën 15 vetë në 8 ditët e para të gushtit, por çdo vit në mbi 1500 aksidente humbin jetën 350 persona, plagosen mbi 1 mijë e 800 të tjerë; një situatë e papranueshme dhe jashtë kontrollit, thonë specialistët.Ekspertët pohojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë rrënjësisht administrimin e sigurisë rrugore. Zoti Mitat Tola, një ekspert i njohur i kësaj fushe, thotë se qeveria e ka lejuar aksidentin të ndodhë si pjesë e natyrshme e lëvizjes automobilistike në Shqipëri. Sipas tij, ministria e brendshme, ministria e transporteve dhe drejtoria e rrugëve e kanë toleruar aksidentin si pjesë fatale e trafikut, ndërsa gjendja është mjaft e vështirë.Sipas specialistëve, shoferët sillen me rrugën në mënyrë agresive dhe kriminale, ndërsa policia e shtetit dhe policia rrugore nuk kanë kontroll të plotë mbi rrugët; për më tepër policia rrugore del anës rrugës për të gjobitur dhe jo për te ndihmuar shoferët që të gjejnë drejtimin e duhur.Mos vendosja e rripit të sigurimit, moszbatimi të tabelave dhe sinjaleve dhe përdorim celularësh janë disa nga shkeljet që sjellin zakonisht tragjeditë nëpër rrugët e Shqipërisë, për të cilat përgjegjës është vetë autoriteti shtetëror. Drejtuesit kryesor të qarkullimit rrugor theksojnë me shqetësim se Shqipëria nuk ka trashëguar kulturë të trafikut të automjeteve dhe të cilësisë së rrugëve sipas standardeve.



      Si t’i parandalojmë aksidentet?
 Kufizimi i shpejtësisë, rripi i sigurimit dhe celulari.
Në disa rrugë shpejtësia e lejuar mund të duket tepër e ulët. Megjithatë, kalimi i shpejtësisë zakonisht nuk ju kursen edhe aq kohë. Për shembull, për një distancë 50 km, rritja e shpejtësisë nga 90 në 110 km në orë, do t’ju kursejë rreth 6 minuta. A ia vlen të rrezikoni jetën për kaq pak kohë?Rripi i sigurimit është bërë enkas për sigurinë. Një agjenci qeveritare në Shtetet e Bashkuara thoshte se vetëm në atë vend, rripi i sigurimit ka shpëtuar më shumë se 72.000 jetë nga viti 2005 deri në vitin 2009. A e zëvendëson atë jastëku i ajrit? Jo. Ky të mbron kur përdoret bashkë me rripin e sigurimit. Nëse nuk e vini rripin, jastëku i ajrit nuk ka shumë dobi, madje mund të kthehet në rrezik. Prandaj, bëjeni zakon të vini rripin e sigurimit dhe kërkojuni ta vënë edhe atyre që janë me ju në makinë. Kujdes edhe një gjë tjetër: kurrë mos e përdorni celularin për të folur a për mesazhe ndërsa i jepni makinës.
Gjendja e rrugës dhe mirëmbajtja e makinës.
Forca e fërkimit të gomave është më e vogël kur rrugët janë të lagura, me pluhur, rërë ose zhavorr. Po ta ngadalësoni shpejtësinë, ka më pak të ngjarë të rrëshqitni gjatë frenimit. Nëse udhëtoni shpesh në rrugë të mbuluara me borë ose akull, mendoni seriozisht të blini goma dimri. Ato kanë lule më të thella dhe forcë fërkimi më të madhe.Kryqëzimet janë një rrezik për të gjithë shoferët. Një ekspert i kësaj fushe sugjeron: kur ndizet drita jeshile, mos hyni vetëtimthi në kryqëzim. Nëse pritni vetëm pak, mund të shmangni karambolin me ndonjë makinë që nuk e ka respektuar dritën e kuqe.Për shmangien e aksidenteve është thelbësore të mbahet makina në gjendje të mirë. Imagjinoni ç’mund të ndodhë nëse frenat nuk mbajnë kur jeni në timon. Që t’u paraprijnë problemeve mekanike, disa shoferë e çojnë rregullisht makinën te një mekanik i aftë për t’i bërë shërbime, kurse të tjerë ia bëjnë vetë. Sido që të jetë, sigurohuni që makinës t’i bëhen kontrollet dhe riparimet e nevojshme.
   
Të pish dhe të ngasësh
Edhe shoferët që zakonisht janë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm, mund të rrezikojnë shumë nëse i japin makinës pasi kanë pirë alkool. Gjatë vitit 2008, mbi 37.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Rreth një e treta e tyre vdiqën në karambole të shkaktuara nga shoferë që kishin pirë. Edhe fare pak alkool mund t’ia dëmtojë reflekset shoferit. Disa e ndajnë mendjen as të mos e vënë në buzë, nëse do t’i japin makinës.Zbatimi i rregullave të trafikut, vënia e rripit të sigurimit, mbajtja e makinës në gjendje të mirë dhe mospërdorimi i alkoolit kur i jepni makinës, mund t’ju mbrojnë jetën juve dhe të tjerëve. Këto sugjerime do t’ju ndihmojnë t’i shmangni aksidentet vetëm nëse i zbatoni.

                      Ese: Sinjalistika Rrugore.
Siguria rrugore eshte nje teme shume e rendesishme e cila duhet trajtuar me perpikmeri.Siguria rrugore ne ditet e sotme nuk ka nje nivel te larte sigurie dhe kjo identifikohet mese miri nga aksidentet e shumta qe fatkeqsisht po shtohen dita dites dhe me shume.Shkaku eshte I veshtire per tu percaktuar por mund te themi me siguri te plote se nje pjese e madhe e njerezve nuk njohin sinjalistiken rrugore apo rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk dine t’i zbatojne, nuk dine kur t’i zbatojne apo dhe nuk duan t’i zbatojne.Por kaq e veshtire eshte te kuptosh se pakujdesia, mos informimi dhe kokefortesia sjellin pasoja fatale per jeten?Nje shkak tjeter eshte gjithashtu mungesa e orientimit rrugor. Edhe ky eshte nje shkak i forte per ndodhjen e aksidenteve te ndryshme rrugore.Ne , njerezit duhet te jemi te paret qe duhet te ndergjegjesohemi per kete fakt , duhet te mbrojme jetet tona, jeten e qytetareve te tjere.Informacionet dhe udhezimet per sinjalistiken rrugore jane te shumta duke filluar nga mete hollesishmet e deri te me te rendesishmet me te cilat ne takohemi cdo dite. Rruget e marrjes se informaicionit jane te shumta e te ndryshme.Personat qe ngasin makinat pervecese duhet te jene te informuar per sinjalistiken e makinave duhet te dine mjaft mire edhe ate te kembesorve. Duhet ta respektojne ate dhe te mos shkelin ne korsine tyre,keshtu anashakalojne dhe shume aksidente.Ndoshta thjesht nje pakujdesi e vogel sjell pasoja fatale per ate qe nget makinen po edhe per kembesorin ose per ata qe ngasin bicikleta.Makinat duhet te ecin gjithmone me shpejtesine e lejuar dhe mos ta tejkalojne ate sepse do te ishte mjaft e veshtire ta kontrolloje makinen ne ato caste. Gjithashtu duhet me patjeter qe asnjeri te mos e ngase makinen nen efektin e alkolit pra ate dehur.Statistikat kane treguar qe perqindja me madhe e aksidenteve kane ndodhur si pasoje e alkolit.Me e mira e te mirave do te ishte qe asnjeri te mos ngiste makinen apo mjete te tjera pa u njohur me pare me sinjalsitiken rrugore dhe te githe rregullat e saj. Gjithcka fillon nga ne dhe nga deshira dhe vullneti jone per te permiresuar gjithcka.





ÇKA ËSHTË NDOTJA AKUSTIKE? Është çdo lloj ndotje e shkaktuar nga zhurma e cila arrin shkallën mbi 85 decibel, e cila mund të lë pasoja afatgjate tek shëndeti i njeriut, dhe pengon jetën normale.
KUSH E SHKAKTON KËTË NDOTJE? Burim kryesor i kësaj ndotje është zhvillimi i industrisë dhe sistemi i transporteve ku përfshihet zhurma e automjeteve motorike, zhurma nga avionet dhe hekurudhat.

EFEKTET QË SHKAKTON N.AKUSTIKE: Ndotja akustike në nivel të lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit qoftë përnjë kohë të shkurtër apo edhe për tërë jetën.
EDHE ZHURMAT E ULËTA NA DËMTOJNË: Zhurmat që kanë intensitetin e ulët që ne vazhdimisht jemi nën presionin e tyre mund të na shkaktojnë lëndime, të tilla si: Pajisjet elektroshtëpiake, Kositësja e barit, Alarmi i orës, Kondicioneri, Muzika etj.
 STUDIM: Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri studim dhe konstatoi se: Tek fëmijët, ndotja akustike mund të ndikojë negativisht aftësitë e tyre për të lexuar dhe mësuar. Në ato klasa me ndotje akustike nxënësit tregojnë përformancë më të ulët në krahasim me studentët e klasave të tjera të së njëjtës shkollë ku nuk ka ndotje akustike.

 Ndryshe nga sa ndodh ne bote, ndotja akustike është një nga problemet e mëdha në Shqiperi. Mirepo, ndërsa para viteve ’90 njiheshin zhurmat e prodhimit në industrinë tekstile, minerale, mekanike, etj, aktualisht ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve tregojnë që ato janë të pranishme gjatë ditës dhe natës, krijohen dhe nga aktivitete private, qofshin këto lokale nate, apo salla bastesh. Një banor i kryeqytetit tregon se shqetësimi i tij i përhershëm është një salle bastesh, poshtë pallatit ku ai banon. Por, shqetësimet e banorëve lidhen me furrat e bukës, klinikat dentare në godina banimi, apo boritë e makinave e trafikut të rënduar. Inspektorët e mjedisit ndërmarrin herë pas here aksione për zbatimin e ligjit të zhurmave, ndërsa kanë marrë masat përkatëse në çdo rast konstatimi të shkeljes së ligjit. Megjithatë, zhurma me burime të ndryshëm është prezente. Banorët ngrenë shqetësime edhe për rënien papushim të borive, apo dhe sinjalet kundër vjedhjes, që, sipas tyre, "kur fillojnë të bien nuk dinë të mbarojnë". Por, burime zhurmash, të cilët na qëllon ta dëgjojmë rëndom, janë edhe pompat e ujit nëpër pallate, apo lavazhet pranë godinave të banimit, etj.
Rreziqet ne shëndet.
Nëse ndokush mund të shfaqë zemërim, apo pakënaqësi, shkak mund të kenë qenë dhe zhurmat e larta. Perceptimi i zhurmave në jetën e përditshme ka një rëndësi të madhe për mirëqënien e shëndetit të popullatës, shprehen specialistët e shëndetit publik. Në qoftë se ka një ‘bombardim’ nga zhurma, të përditshëm, me kalimin e kohës, kjo ndikon edhe në shëndet. Në radhë të parë, zhurmat ndikojnë duke shkaktuar një traumë të strukturave kokleare të veshit të brendshëm që çojnë deri në një humbje të dëgjimit të pakthyeshme. Por, edhe në sëmundjet e hipertensionit, pasi duke çliruar më tepër adrenalinë në gjak rritet tensioni i këtyre njerëzve që marrin nivel zhurmash më të madh se norma, në sëmundjet ishemike të zemrës, në çrregullime të gjumit, por edhe në performancën e përditshme të njerëzve të ekpozuar karshi zhurmave, sqarojnë specialistët. Ndërkohë, ka evidenca të pjesshme që vijnë nga perëndimi që japin dhe dëmtime në sistemin imunitar dhe defekte në lindje.
Por, zhurmat ndikojnë edhe duke i dhënë njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmave varietet emocionesh negative, sikurse zemërim, papëlqyeshmëri të gjërave, moskënaqje, pazotësi, paaftësi, depresion, ankth, shqetësime, lodhje e dëshpërim, ndonjëherë deri në fazën e fundit, çmenduri. Specialistët shpjegojnë se veç zhurmës janë një sërë faktorë social-psikologjikë dhe ekonomike, por ka dhe faktorë të tjerë personalë, demografikë, si mosha, seksi, statusi social, që të gjithë së bashku ndikojnë në shëndet. Ndikimi i zhurmave në shëndet varet dhe nga kohëzgjatja, por dhe eksperienca e popullatës ndaj tyre (sa e ndjeshme është ajo ndaj zhurmave dhe faktorëve të mësipërm). Ndërkohë, niveli kufi i zhurmave varet nga zonat ku do të bëhen matjet. Në rrugët kryesore dhe duke qenë sa më në qendër niveli duhet të jetë më i ulët. Niveli kur fillon të çrregullohet gjumi është 42-45 dB, ndërsa kur niveli është mbi 80 dB, atëherë shkohet drejt një shurdhimi të plotë. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë nivelet, sipas zonave ku gjenerohet zhurmë.
Masat për t'u marrë.
Specialistët mendojnë se masat për evitimin e zhurmave duhen parashikuar që në projektin e ndërtimit të godinave. Ndërtimi i lokaleve dhe pub-eve në katet e para/bodrume, të godinave të banimit, pa kushtet e duhura, të parashikuara në ligj, është një prej shqetësimeve që ata ngrenë. Ligji përcakton që çdo ndërtim dhe rikonstruksion ndërtesash, për banim apo për veprimtari të tjera ekonomike e shoqërore, projektohet dhe realizohet në mënyrë që zhurma në brendësi apo në afërsi të saj, të jetë brenda nivelit kufi. Ndryshimi i destinacionit të përdorimit të ndërtesës duhet të shoqërohet me masa mbrojtëse nga zhurma, për respektimin e vlerës kufi. Sipas specialistëve të shëndetit publik, duhet pasur parasysh që veç zhurmave të jashtme janë dhe zhurmat e brendshme, ndaj duhet patur kujdes në rast të ndryshimit të destinacionit të një ambienti (psh. nga banesë në klinikë dentare). "Nëse që në projektim mendohet vendi për pub dhe merren të gjitha masat kundra zhurmave le të ndërtohet, por jo të ndodhë e kundërta; këtu të gjitha katet e para adaptohen, bëhen dyqane pub, servis automjetesh, furra buke", pohojnë specialistët. Sipas tyre, që në momentin e parë duhet parë projekti i ndërtimit të pallatit, ku duhet parë dhe pjesa për zhurmat për secilin kat. Nëse në katin e parë parashikon vendosjen e një pub-i duhet kërkuar izolimi që në fillim, ndërsa në katet e sipërme bëhet një tjetër izolimi për ndarjen midis apartamenteve.

Ndotja akustike është kthyer në një tipar të zakonshëm të jetës moderne.

Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve në shtëpitë tona, në punë, madje edhe gjatë pushimeve, zhurmat e padëshirueshme ndikojnë negativisht cilësinë e jetës tonë.                                                                                  Dihet se zhurmat e larta mund të shkaktojnë dëmtimë permanente të shëndetit tonë. Njerëzit që janë subjekt i niveleve të larta të zhurmës, p.sh. në diskoteka dhe koncerte muzikore, mund të vuajnë nga humbja e dëgjimit si rezultat i dëmtimit të shkaktuar në sistemin e dëgjimit nga tinguj me intensitet të lartë. Dëmtime të ngjashme mund të ndodhin si rezultat i fishekzjarreve dhe i të shtënave me armë.                                                                                                                                      
        Përveç këtyre niveleve të larta të zhurmës, edhe zhurmat e moderuara të shkallës 85 dB, si tingulli i alarmit të orës ose i kositëses së barit, mund të dëmtojë dëgjimin. Dëgjimi mund të preket nga zhurma të moderuara nëse jemi subjekt i tyre për një përiudhë të gjatë kohore.              
                                   
     Por çfarë ndodh me zhurmat me intensitet të ulët vazhdimisht ekzistuese në mjedisin tonë rrethues? Tinguj të tillë janë ata të prodhuar nga trafiku, paisjet elektro-shtëpiake si lavapjata, 
muzika, pastruesi i vakumit, ajri i kondicionuar dhe avionët.                                                                      
         Tingujt me intensitet të ulët mund të mos kërcënojnë të dëgjuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë megjithatë, si në shtëpi ashtu edhe në punë, ato mund të ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mendor.                                                                                                                                                 
Zhurmat e padëshirueshme rritin presionin, shkaktojnë lodhje, ulin gjumin, rritin stresin, ndikojnë negativisht në tretje dhe pengoj në përqëndrimin.                                                      
                            Njerëzit që banojnë në zona me ndotje të lartë akustike si p.sh aeroportet, kanë një rrezik më të madh për hipertension krahasuar me ata që jetojnë larg tyre.                                                                             Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vlera komuniteti, ndotja akustike ul produktivitetin, aftësinë për të mësuar, rrit aksidentet, rrit asenteizmin dhe kontribon në përdorimin e barnave narkotike.                                                                                                                         
                 Në vendin e punës, zhurmat në kombinim me kompleksitetin e punës çojnë në një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare si rezultat i rritjes së presionit.                                       
                               Zhurma çon në aktivizimin e mekanizmave stresues. Ndërkohë që një reagim i tillë është fillimisht natyral dhe i nevojshëm, kur si pasojë e zhurmave të padëshiruara ajo bëhet permanente, atëherë është e dëmshme për shëndetin e trupit dhe të mendjes.                                                                 
                   Për më shumë, kërkimiet kanë treguar se në rastet kur njerëzit ndjehen sikur nuk mund të bëjnë më asgjë kundër ndotjes akustike, ata demotivohen. Atyre u duket më e vështirë për të zgjidhur problemin dhe heqin dorë nga pikësynimet e vendosura më herët.
Tek fëmijët, ndotja akustike mund të ndikojë negativisht aftësitë e tyre për të lexuar dhe mësuar. Në ato klasa me ndotje akustike nxënësit tregojnë përformancë më të ulët në krahasim me studentët e klasave të tjera të së njëjtës shkollë ku nuk ka ndotje akustike.                              
                                      Prandaj, shohim se zhurmat e padëshiruara mund të kenë efekte negative tek të rriturit dhe fëmijët. Për më shumë, sipas statistikave Njujorkeze, ndotja akustike është një nga ankimet më të shpeshta të bëra në lagjet e shumta të qytetit dhe mendohet se këto zhurma kontribojnë në rritjen e shkallës së kriminalitetit. Pra, secili nga ne duhet të marrë masat e nevojshme për të evituar krijimin e zhurmave që mund të shqetësojnë persona të tjerë.                                                                              
Problemet e lidhura me përballjen e ndotjes akustike janë komplekse dhe kërkojnë rritjen e ndërgjegjësimit të secilit prej nesh. Secili nga ne duhet të jetë në pozicion për të kuptuar kur zhurma që ai krijon bëhet e bezdishme për njerëzit rreth tij. Në të njëjtën kohë dhe në nivele më të përgjithshme, autoritetet kompetente duhet të ndërmarrin kryerjen e studimeve të nevojshme për të mbrojtur popullsinë nga burimet e ndotjes akustike që kërcënojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor.        Përveç këtyre niveleve të larta të zhurmës, edhe zhurmat e moderuara të shkallës 85 decibel, si tingulli i alarmit të orës ose i kositëses së barit, mund të dëmtojë dëgjimin. Dëgjimi mund të preket nga zhurma të moderuara nëse jemi subjekt i tyre për një përiudhë të gjatë kohore.                                     Por çfarë ndodh me zhurmat me intensitet të ulët vazhdimisht ekzistuese në mjedisin tonë rrethues? Tinguj të tillë janë ata të prodhuar nga trafiku, paisjet elektro-shtëpiake si lavapjata, muzika, pastruesi i vakumit, ajri i kondicionuar dhe avionët.                                                    
                          Tingujt me intensitet të ulët mund të mos kërcënojnë të dëgjuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë megjithatë, si në shtëpi ashtu edhe në punë, ato mund të ndikojnë në  shëndetin tonë fizik dhe mendor. Zhurmat e padëshirueshme rritin presionin, shkaktojnë lodhje, ulin gjumin, rritin stresin, ndikojnë negativisht në tretje dhe pengojnë përqëndrimin. Njerëzit që banojnë në zona me ndotje të lartë akustike si p.sh aeroportet, kanë një rrezik më të madh për hipertension krahasuar me ata që jetojnë larg tyre.                                                                                                                  
                        Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vlera komuniteti, ndotja akustike ul produktivitetin, aftësinë për të mësuar, rrit aksidentet, rrit asenteizmin dhe kontribon në përdorimin e barnave narkotike.                                                                   
                                                                       Në vendin e punës, zhurmat në kombinim me kompleksitetin e punës çojnë në një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare si rezultat i rritjes së presionit. Zhurma çon në aktivizimin e mekanizmave stresues. Ndërkohë që një reagim i tillë është fillimisht natyral dhe i nevojshëm, kur si pasojë e zhurmave të padëshiruara ajo bëhet permanente, atëherë është e dëmshme për shëndetin e trupit dhe të mendjes. Për më shumë, kërkimiet kanë treguar se në rastet kur njerëzit ndjehen sikur nuk mund të bëjnë më asgjë kundër ndotjes akustike, ata demotivohen. Atyre u duket më e vështirë për të zgjidhur problemin dhe heqin dorë nga pikësynimet e vendosura më herët.                            
               Tek fëmijët, ndotja akustike mund të ndikojë negativisht aftësitë e tyre për të lexuar dhe mësuar. Në ato klasa me ndotje akustike nxënësit tregojnë përformancë më të ulët në krahasim me studentët e klasave të tjera të së njëjtës shkollë ku nuk ka ndotje akustike. Prandaj, shohim se zhurmat e padëshiruara mund të kenë efekte negative tek të rriturit dhe fëmijët. Për më shumë, sipas statistikave Njujorkeze, ndotja akustike është një nga ankimet më të shpeshta të bëra në lagjet e shumta të qytetit dhe mendohet se këto zhurma kontribojnë në rritjen e shkallës së kriminalitetit.  Pra, secili nga ne duhet të marrë masat e nevojshme për të evituar krijimin e zhurmave që mund të shqetësojnë persona të tjerë.
Problemet e lidhura me përballjen e ndotjes akustike janë komplekse dhe kërkojnë rritjen e ndërgjegjësimit të secilit prej nesh. Secili nga ne duhet të jetë në pozicion për të kuptuar kur zhurma që ai krijon bëhet e bezdishme për njerëzit rreth tij. Në të njëjtën kohë dhe në nivele më të përgjithshme, autoritetet kompetente duhet të ndërmarrin kryerjen e studimeve të nevojshme për të mbrojtur popullsinë nga burimet e ndotjes akustike që kërcënojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor.
Ndotja akustike, policia rrugore, asnjë gjobë për boritë e makinave
Zhurmat e zonave urbane shkaktojnë një sërë problemesh psikologjike tek qytetarët. Nga dasmat, ku boritë e makinave kumbojnë vazhdimisht, e deri te trafiku i rënduar që “acaron” shoferët e makinave, duke i bërë që të rrokasin boritë e tyre pafund, ndotja akustike shtohet gjithnjë e më shumë. Për këtë, Kuvendi vendosi gjashtë muaj më parë që të gjobiten të gjithë ata që shkelin ligjin mbi ndotjen akustike, i cili specifikon në mënyrë të veçantë boritë e makinave, por duket se realiteti është krejt ndryshe. Burime nga Policia Rrugore e kryeqytetit bëjnë të ditur se asnjë gjobë nuk është vendosur për këtë fenomen, ndonëse është një ndër shkeljet ligjore më të përhapura në rrugët e kryeqytetit.

Ligji dhe kodi rrugor
Sipas nenit 154 të Kodit Rrugor, në pikën 3 thuhet se “në qendrat e banuara sinjalizimet zanore janë të ndaluara, përveç rasteve të rreziqeve të menjëhershme. Në orët e natës, në vend të sinjalizimit zanor, lejohet përdorimi i dritave të largësisë me ndërprerje të shkurtra”. Ndërsa në pikën 5 të po këtij neni thuhet se “cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë”.
Ndërkohë, që një ligj i veçantë për ndotjen akustike ka hyrë në fuqi jo më shumë se gjashtë muaj më parë. Në të, jo vetëm që ndalohej në mënyrë absolute përdorimi i borive në qendrat e banuara, kur kjo nuk ishte e nevojshme, por ndalonte edhe makinat që për shkak të vjetërsisë së tyre apo konsumit, ndotnin akustikisht mjedisin.

Por në Tiranë, dhe kudo në qytet e Shqipërisë, vihet re se boritë jo vetëm që përdoren në qendrat e banuara, por ato përdoren rëndom pa qenë të nevojshme. E ndërkohë, policia tregon se nuk e ka prioritet gjobitjen e kësaj ndotjeje akustike, që sipas Institutit të Shëndetit Publik, shkakton një sërë problemesh tek qytetarët. 
Bori makinash, zhurmë nga trafiku i rënduar, automjete të vjetra, ose të konsumuara, e një mori faktorësh të tjerë kanë bërë që tetë qytete shqiptare të kenë ndotje të lartë akustike, në nivel, që specialistët e quajnë alarmante. Nga viti në vit niveli i zhurmave pëson rritje drastike. Në krye të listës vijon të jetë Tirana, e cila ka një nivel mbi normat e lejuara të ndotjes akustike. Sipas studimit të Ministrisë së Mjedisit, rezulton një rritje e vlerave mesatare të nivelit të zhurmave natën në stacionet pranë kryqëzimeve me trafik intensiv, në qytetet Tiranë, Durrës dhe Fier, ndërkohë qytetet e tjera kanë nivel të njëjtë ndotjeje me vitin e kaluar. Sakaq, në qytetet e tjera zhurmat natën janë brenda niveleve të lejuara, bëhet e ditur nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Burimet kryesore të zhurmës së mjedisit, sipas specialistëve, përfshijnë trafikun ajror, trafikun rrugor, trafikun hekurudhor, industritë, ndërtimin dhe punët publike, si dhe rrethinat. Burimet kryesore të zhurmës së brendshme janë sistemet e ventilimit, aparaturat (makinat e zyrave), aparatet shtëpiake etj.
Ndotja zanore, veçanërisht e rëndë, në vendet në zhvillim, siç është dhe vendi ynë, i detyrohet kryesisht trafikut rrugor. Por, ndryshe nga shumë probleme të tjera të mjedisit, ndotja nga zhurma vazhdon të evoluojë dhe të krijojë një numër ankesash në rritje të asaj pjese të personave që janë të ekspozuar.

Monitorimi
Monitorimi i zhurmave urbane është kryer në 45 stacione monitorimi, në 8 qytete kryesore, me një popullsi prej 1.093.829 banorësh, që përbën mbi 30 për qind të popullsisë të Shqipërisë (3.401.198 banorësh, referuar INSTAT-it). Po këto qytete, sipas të njëjtit burim të dhënash, kanë mbi 60 për qind të automjeteve në qarkullim.
Qëllimi i monitorimit është njohja e nivelit të ndotjes akustike në pika të ndryshme të 8 qyteteve të vendit, për të dhënë mundësinë që të gjykohet mbi masën e ekspozimit të popullatës ndaj zhurmave në ditët e sotme, mbi ndërtimin e banesave, në lidhje me rrugët me trafik të madh dhe me qendrat industriale. Duke qenë se trafiku rrugor është një dukuri e karakterit të rastësishëm ose pseudo të rastësishëm, monitorimi i zhurmave të prodhuara prej tij u krye për një kohë matjeje prej maksimalisht 5 ditë. Monitorimi është përqendruar në pikat e nxehta të trafikut të këtyre qyteteve, brenda zonave të banuara dhe ku densiteti i trafikut është më i madh. Në secilin qytet janë përcaktuar stacionet e monitorimit të zhurmave në zonat më problematike që mund të shkaktojnë ndotje akustike, ndërsa janë kryer monitorime të vazhdueshme për të parë nivelin gjatë ditës dhe natës. Qyteti i Tiranës ka numrin më të madh të stacioneve të monitorimit, për shkak të popullsisë dhe qarkullimit rrugor më të madh.
Bazuar në vlerat e monitorimit, në shumicën e rretheve të tilla, si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri janë vënë re ndryshime të vogla në rritje në disa pikave, krahasuar me një vit më parë dhe ka dhe ulje në disa të tjera.
Në periudha dite, vihen re vlera të larta të zhurmave në të gjitha qytetet, të cilat variojnë në kufijtë e 70 decibel, por përjashtuar qytetin e Tiranës, që vazhdon të ruajë nivelet e tij të larta (74 decibel). Ndërkohë, bazuar në vlerat e monitorimit, vihet re ngritja e nivelit në qytete të tjera me një rritje nga 2-3 dhe në raste të veçanta si Korça dhe Saranda në 4 decibel.
Në qytetin e Fierit, vlera më e lartë ditën është në zonën përballë bankës (tregu) me 69 decibel dhe më e larta natën tek kryqëzimi për Vlorë me 48 decibel.
Në qytetin e Shkodrës, vlerat më të larta të zhurmës ditën dhe natën janë përkatësisht 72 decibel. Ndërsa, në qytetin e Vlorës vlerat e zhurmës janë 71 decibel vlera mesatare ditën dhe 43 vlera mesatare natën.
Në qytetin e Sarandës vlera mesatare ditën është 72 decibel dhe vlera mesatare natën me 41 decibel. Në qytetin e Korçës, këto vlera paraqiten 70 decibel ditën dhe 44 decibel natën.
Në Elbasan, vlera mesatare ditën rezulton të jetë tek kryqëzimi (Fusha e Loparit) me 72 decibel dhe vlera mesatare natën tek po ky kryqëzim me 44 decibel.


Permbajtia


Ceshtja e minoriteteve ka terhequr vemendjen dhe eshte percaktuar si nje problem dhe nje nisme nderkombetare,pas Luftes se pare Boterore.  Traktati i Versajes, i imponoi Evropes ndryshime te medha territoriale, ndryshime qe sollen pasoja te medhe per shume shtete dhe midis tyre dhe Shqiperine.  Keshtu ,ne vazhdim te Lufterave Ballkanike te 1912-1913 ,u nda me dysh e me tresh midis shteteve fqinje. Ketu u vulos edhe fati i Kosoves.
 Pikerisht per te lehtesuar disi regjimin e ketyre popullsive te shkeputura nga shteti e tyre,sidomos te te shmangur tendencat per separatizem, fuqite aleate percaktuan disa detyrime ne lidhje me trajtimin e ketyre popullsive, detyrime qe binin mbi ato shtete qe kishin te tilla popullsi minoritete brenda territorit te tyre. Vec asaj, u vendos qe fati i ketyre popullsive,mbikqyrja e trajtimit te tyre t’i besohej se pares organizate nderkombetare me karakter universal sic ishte Lidhja e Kombeve.
Mbrojtja e minoriteteve ne Evrope ka qene pjese perberese e misionit te Lidhjes ne ruajtje te paqes. Ajo e ushtronte funksionin e garantit nepermjet nje praktike te shqyrtimit te peticioneve,qe mund t’i  paraqiteshin ne emer te minoriteteve kur keto kishin pretendime per shkelje te te drejtave te tyre.  Prane Keshilit te Lidhjes kishte nje komitet te posacem, qe i shqyrtonte keto peticione. Ne ndonje rast, edhe Dhoma Permanente e Drejtesise Nderkombetare ftohej te jepte mendime konsultative per ceshtje te diskutueshme juridike. Nje nder te metat kryesore te sistemit ka qene mungesa e universalizimit ne rregullat e miratuara. Detyrimet ne fushen e minoriteteve u ngarkoheshin vetem shteteve te lidhura me Traktatet e Paqes,nderkohe qe Fuqite e Medha u shmangeshin atyre.

2. Cfare jane minoritetet? Nocioni juridik.
Pas Luftes se pare Boterore,ceshtja e minoriteteve ka terhequr nje vemendje me te madhe. Por jane hasur veshtersi ne ndryshme. Veshtiresite jane se pari juridike dhe me e madhja veshtiresi ne kete drejtim lidhet me percaktimin e nocionit te minoritetit. Ne fakt ,nje shumice tekstesh ekzistuese nderkombetare kane dhene deri tani ndonje perkufizim te pergjithshem te nocionit te minoritetit,nje perkufizimi i cili te mund te perfshinte grupet e ndryshme minoritare. Jane  shprehur edhe dyshime se disa shtete nuk jane te interesuar per nje percaktim te qarte  te ketij koncepti, me qellim qe te mos arrihet qartesia e duhur persa i perket regjimit te minoriteteve. Eshte fakt se disa shtete jane deklaruar prej shekujsh shtete unitare dhe ato druhen se nje perkufizim i pergjithshem i minoritetit mund te krijoje probleme,mund te coje deri ne rivendikime territoriale e ne tendenca separatiste.
Pervoja ka treguar se eshte e veshtire te jepet nje perkufizim, i cili te perfshije te gjitha kategorite e minoriteteve, per shkak te larmise se madhe te grupeve minoritare dhe te veshtiresise objektive per ti klasifikuar ne menyre homogjene.
Si rezultat,aktet e ndryshme nderkombetare nuk e permbajne nje perkufizim te pergjithshem te minoritetit.  Nje vemendje e vecante i duhet kushtuar Konventes-kuader per mbrojtjen e minoritetteve kombetare ,miratuar nga Keshilli i Evropes ne nentor 1994. Por edhe kjo i eshte shmangur kesaj ceshtjeje.  Megjithate, kur flitet sot per ceshtjen e minoriteteve permendet nje protokoll qe eshte hartuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit Te Evropes me 1993.  Aty behet nje tentative per nje perkufizim te tille. Mirepo, dihet se projekti  nuk u miratua nga Komiteti I Ministrave e Keshillit te Evropes dhe kjo i heq atij karakterin detyrues per shtetet anetare. Gjithsesi, Asambleja Parlamentare ka kerkuar qe legjislacioni i shteteve anetare dhe i shteteve qe kerkojne te aderojne ne Keshillin e Evropes te jete ne perputhje me kerkesat e protokollit ne fjale.
 Sipas ketij projekti shprehja ‘’minoritet kombetar’’ tregon nje numer personash ne nje    shtet te caktuar, te cilet
a) banojne ne territorin e nje shteti dhe jane shtetas te tij
b) mbajne lidhje te vjetra ,te forta dhe te qendrushme me kete shtet
c) shfaqin karakteristika etnike,kulturore,fetare ose gjuhesore te vecanta
d) ndonese me te paket ne numer sesa  pjesa tjeter e popullsise se ketij shteti ose te  nje rajoni te ketij shteti,jane perfaqesues ne menyre te mjaftueshme
e ) jane frymezuar nga vullneti per te ruajtur kulturen,traditat,fene ose gjuhen e tyre.
Projekti permban tregues te natyres objektive dhe subjektive. Elementet objektive kane te bejne me ekzistencen,brenda nje shteti te caktuar,te grupeve te vecanta te popullsise qe kane karakteristika etnike, fetare e gjuhesore te qendrueshme. Elementi subjektive ka te beje me vullnetin per te ruajtur karakterin e vecante te grupit. Se ketejmi rrjedh se vetem grupet qe i pohojne dallimet e tyre gezojne nje trajtim special, ndersa mbeten jashte ata qe jane asimiluar me vullnetin e tyre  te lire dhe jane shkrire me shumicen e popullsise. Gjithsesi, mungesa e nje perkufizimi te pergjithshem nuk ka penguar qe rregullat perkatese nderkombetare te gjejne zbatim ne ceshtje konkrete, kur ka tregues te mjaftueshem per te percaktuar ekzistencen e nje minoriteti. Keshtu,mungesa e perkufizmit  te pergjithshem ne nenin 27 te Paktiti per te Drejtat Civile dhe Politike si dhe ne nenin 14 te Konventes Evropiane te te Drejtave te bjeriut nuk ka penguar as Komitetin e te  Drejtave te Njeriut te OKB-se, as Gjykaten evropiane te te Drejtave te Njeriut per te zgjidhur konfliktet qe u jane paraqitur atyre. Sic e theksonte me te drejte Dhoma e Perhereshme e Drejtesise Nderkombetare, qysh me 1930,” ekzistenca e nje minoriteti eshte nje ceshtje fakti dhe jo nje ceshtje e se drejtes, jo nje ceshtje thjesht juridike. 

3.Vellimii I te drejtave te minoriteteve. Te drejtat kolektive.
Megjithese  shtete kane rene dakort per nevojen e mbrojtjes se minoriteteve, ato ende jane larg arritjes se nje konsensusi mbi vellimin e te drejtave qe do t’u njihen atyre. Legjislacionet e brendshme ndryshojne nga njeri shtet ne tjetrin. Mund te behet fjale per nje platforme te perbashket,e cilla perfshin te drejtat e njohura nga aktet e ndryshme nderkombetare te perpunuara ne nivele ne ndryshme,te OKB-se, OSBE-se dhe Keshillit te Evropes.  Ato jane nje nurmer te drejtash te njohura nga bashkesia nderkombetare si te drejta te nje rendesia themelore per personat qe u perkasin minoriteteve.
Keto te drejta themelore mund te renditen si vijon :
Barazia e te drejtave te nje minoriteti me te drejtat e shumices se popullsise dhe nje mbrojtjeje te barabarte perpara ligjit;
-Liria e predikimit dhe ushtrimit te lire te fese;
-Liria per te perdorur gjuhen kombetare;
-E drejta e arsimit ne gjuhen zyrtare te shtetit e kombinuar me mesimin e gjuhes amtare;
-Lirira e informacionit ne shkembimet edhe per,tej kufijve,me shtete me te cilet ata jane lidhur nga prejardhja e tyre kombetare etnike ose nga gjuha e feja e tyre
-Liria e organizmit kolektiv ;
E drejta per te marre pjese ne ceshtjet publike ,vecanerisht ne ceshtje qe lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit ne tyre.
Nje teme tjeter ,e cila ka shkaktuar mjaft debate por nuk ka gjetur zgjidhje.Eshte ajo e te drejtave kolektive te minoritetit.Eshte fjala per te drejtat qe ushtrohen jo ne menyre individuale,jo si individe por si grup kolektiv,si minoritet.Te gjitha aktet ekzistuese, qe trajtojne temen e minoritetit,bazohen ne doktrinen e te drejtave individuale. Ne fakt, nuk jane minoritete te tilla qe duhet te gezojne te drejtat, por jane ‘’personat qe u perkasin minoriteteve kombetare’’. Ne vazhdim te debatit eshte arritur ne nje formule kompromisi, si ajo qe eshte perfshire ne Deklaraten e OKB-se mbi te drejtat e minoriteteve kombetare. Formula eshte si vijon: Personat qe u perkasin minoriteve mund te ushtrojne te drejtat e tyre si individualisht,ashtu edhe si komunitet bashke me anetare te tjere te grupit  te tyre”. Kjo formule eshte perseritur pak a shume edhe Deklaraten e Kopenhagen te OSBE-se dhe perfundimisht ne Konventen kuader te Keshillit te Evropes mbi minoritetet e vitit 1994.

4.Perafrimi I legjislacionit. Aktet nderkombetare dhe kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Traktati I Miqesise.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e vitit 1998, sanksionon parimet e njohura universale te te drejtave te njeriut dhe ‘’pluralizimin, identitetin kombetar dhe trashigimise kombetare, bashkejetesen fetare, si dhe bashkejetesen dhe mirekuptimin e shqiptareve  me pakicat’’(neni 3). Ajo i cileson te drejtat dhe lirite themelore te njeriut ‘’si te pandashme,te patjetersushme, te padhunushme dhe qe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik’’(neni 15)

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise i konsideron pakicat kombetare pjese e pandare te shoqerise shqiptare. Ajo u garanton atyre barazi te plote para ligjit  ne ushtrimin e lirive dhe te drejtave te tyre dhe u njeh te drejten “te shprehin lirisht , pa u ndaluar  as detyruar  perkatesite e tyre etnike,kulturore fetare e gjuhesore’’ si dhe te drejten  ” per t’ i ruajtur e zhvilluar ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe identitetit te tyre’’.Keshtu, sanksionon barazine pa asnje lloj diskriminimi te te gjithe shtetasve qe jetojne ne territorin e Republikes se Shqiperise, shqiptare; pjesetare te pakicave kombetare, te huaja apo persona pa shtetesi, si ne gezimin e te drejtave dhe lirive themelore ashtu edhe ne zbatimin e detyrimeve qe lindin nga kushtetuta dhe ligje te tjera parimet qe lidhen me lirite edhe te drejtat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore – te sanksionuara ne aktet e ndryshme nderkombetare, jane bere pjese perberese e tere korpusit kushtetues e ligjor shqiptar.
 Nje interes te vecante paraqet nje perqasje comparative e legjislacionit dhe praktikes se Shtetit shqiptar ndaj nje numri nenesh te Konventes Kuader e cila eshte ratifikuar nga Kuvendi ne qershor 1999.
Ne sesionin 1 ne saj, nenit 1 dhe 2 shtrojne ceshtjen ne planin nderkombetar dhe ne kuadrin e marredhenieve midis shteteve fqinje.
Pasi nenvizohet se mbrojtja e te drejtave dhe lirive te minoriteteve eshte pjese perberese e mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne shkalle nderkombetare dhe objektive e bashkepunimit nderkombetar, ne nenin 2 shtrohen detyra per shtetet anetare ku kerkohet prej tyre qe dispozitat te zbatohen me vullnet te lire, me tolerance dhe ne perputhje me parimet e fqinjesise se mire.
Ne lidhje me kete vlen te permendet Traktati i miqesise, bashkepunimit,fqinjesise se mire dhe sigurise se perfunduar midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise me 21 mars 1996.  Statusi dhe gjendja e popullsise minoritare greke ne jug te vendit ka qene objekt kontaktesh te shpeshta midis dy paleve. Krejt ndryshe nga e kaluara kur ceshtja trajtohej shpesh ne menyre konfliktuale duke shkaktuar tension ne marredheniet midis tyre, prej disa vjetesh tanime ka nje atmosfere te re ne marredhenit shqiptaro greke dhe kjo ka patur efektin e vet pozitiv dhe ne poziten e minoritetit grek. Ky traktat ka qene nje arritje e rendesishme. Neni 13 i referohet drejpersedrejti temes se minoritetit kur thote se ” Te dyja palet, duke njohur rendesine e mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave njerezore dhe minoritare jane dakord te zbatojne dispozitat e teksteve te OSBE-se qe permenden ne dimensionin njerezor, por sidomos ne takimet e Kopenhagenit, Gjeneves dhe te Moskes.
Neni 3 i Konventes, i pergjigjet neni 20 te Kushtetutes se republikes se Shqiperise i zberthyer po ashtu ne dy paragrafe si vijon :
personat qe u perkasin pakicave kombetare ushtrojne ne barazi te plote para ligjit dhe lirite e tyre.
Ata kane te drejte te shprehin lirisht,pa u ndaluar as detyruar  perkatesine e tyre etnike,kulturore,fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t’i ruajne e ti zhvillojne ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizta e shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre.
Sic shihet edhe ne legjislacionin shqipatr ne paragrafin 200 te Kushtetues nuk ka perkufizim te vecante te termit ‘’minoritet kombetar’’.  Ajo ka adoptuar te njejten shprehje qe eshte perdorur ne aktet nderkombetare perkatese,ne vecanti ne nein 3 te Konventes. Ne lidhje me paragrafin 2 te nenit 20 te Kushtetutes, mund te behet nje tabllo e pergjithshme si viojn:  se pari duhet ritheksuar ajo qe eshte thene edhe me pare se ne shqiperi grupet minoritare nuk kane qen objket diskriminimi. Sigurisht ne regjimin e kaluar ato kane ndare fatin se bashku me shumicen e popullsise me kufizimet perkatese. Por aro kane patur gjithnje mundesine e perdorimit te gjuhes, te komunikimit ne gjuhen ametare.
Neni 3 i konventes, pasohet nga neni 4 ne sesionin II me kete permbajtje : ‘”Palet angazhohen t’u garantojne personave qe u perkasin minoriteteve kombetare te drejten e barazise para ligjit dhe te mbrojtjes se barabarte nga ligji. Lidhur me kete ndalohet cdo diskriminim bazuar ne perkatesine ndaj nje minoriteti kombetare’’
Neni 4 i konventes gjen pasqyrim ne nenin 18[ te Kushtetutes i cili ne 2 paragrafe te tij afirmon parimin e barazise se te gjithe shtetasve dhe perjashton cdo diskriminim,midis te drejtash,edhe mbi bazen e perkatesise etnike.
Neni 3 dhe 4 pasqyrohen edhe ne nje varg aktesh ligjore dhe nenligore ne legjislacionin shqiptar. Ne lidhje me kete,duhet permendur ne radhe te pare Kodi penal i vitit 1995. Por ka edhe akte te tjera qe u referohen ketyre neneve.Eshte Kodi i Punes i korrikut 1995, eshte ligji “per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim’’ i prillit 1998, ligji ” per radion dhe televizionin publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise shtator 1998, Kodi Zgjedhor, ne maj 2000. Ne akt tjeter ligjor qe duhet permendur, edhe edhe ligji “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise’’ i dhjetorit 1998.  Ne te gjitha keto akte, perjashtohet cdo diskriminim mbi bazen e kombesise.
Neni 5 dhe neni 7 gjithashtu jane nene shume te rendesishme qe synojne te krijojne kushte zhvillimit te kultures dhe te drejtave te tyre.
Se fundmi eshte ngritur nje strukture e vecante ne organiken e Ministrise se Jashtme. Zyra e lart permendur eshte nje organ i specializuar qe ndjek problemet e e minoriteteve por kjo nuk eshte e vetme. Vec asaj duhen permendur Sektori per Minoritetet ne Ministrine e Pushtetit Lokal ne kuadrin e Drejtorise se Prefekturave. Ne ministrine e arsimit eshte nje inspektor i posacem, i ngarkuar qe te ndjeke funksionimin e shkollave te  minoriteteve. Nje institucion shume i rendesishem gjithashtu eshte edhe Avokati i Popullit, i cili eshte organ kushtetues. Ai krijon mundesi te reja per trajtimin e te drejtave dhe lirive te personave qe u perkasin minoriteteve kombetare, per mbrojtjen e tyre nga cdo veprim qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe aktet nderkombetare perkatese.

5.  Problemi minoritar ne Shqiperi. 
“Strukturat shtetërore apo dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë detyrë morale por edhe ligjore të ndalojnë në gjenezë çdo veprim të subjekteve të ndryshëm që prishin principet e bashkëjetesës midis popullsisë mazhoritare dhe minoriteteve dhe nxisin urrejtjen etnike në Shqipëri. Vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbën garancinë kryesore ligjore, e cila në nenin 3 të saj përcakton si bazë të shtetit, ndër të tjera dhe “ bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat”, duke përcaktuar dhe si detyrim “respektimin dhe mbrojtjen e këtyre vlerave”. Nga ana tjetër, Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar pa asnjë rezervë Konventën Kuadër të Këshillit të Europës “Për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare”, e cila është pjesë e kuadrit ligjor shqiptar. Kjo Konventë përcakton në nenin 6 të saj detyrimin e shtetit të  inkurajojë shpirtin e tolerancës dhe dialogun ndërkulturor dhe të marrë masa efektive për të promovuar respektin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis pakicave dhe mazhorancës. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 265 të tij përcakton si vepër penale “nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve raciale dhe kombëtare si dhe shkrimeve me përmbajtje të tillë”.
Shqiperia u kushton vemendje te vecante marredhenieve te mira, tolerances, bashkepunimit, bashkejeteses dhe mirekuptimit te shqiptareve me pakicat kombetare qe jetojne ne territorin e saj. Shoqeria shqiptare ne historine e saj, si  ne te kaluaren, ashtu edhe ne ate te tanishme, nuk ka njohur probleme apo konflikte etnike, racore apo fetare. Ky fakt eshte njohur edhe nga organizmat nderkombetare. Angazhimet e Shqiperise ne drejtim te mbrojtjes se pakicave kombetare i kane fillesat pas Luftes se Pare Boterore, me pranimin e saj ne Lidhjen e Kombeve ne dhjetor ne 1920. Ne tetor 1921, Shqiperia beri nje deklarate te posacme para keshillit te lidhjes, me ane te se ciles, mori persiper te respektonte te drejtat e pakicave kombetare brenda territorit te saj ne perputhje me dispozitat e traktateve te paqes te lidhura pas luftes se pare.
Edhe pas Luftes se dyte boterore, regjimi komunist, ne funksion te synimeve te veta ideologjike dhe politike per tu paraqitur si nje mbrojtes shembullor i pakicave kombetare, ka bere nje politike te vecante favorizuese per pakicat kombetare ne Shqiperi e,ne menyre te vecante, per ate greke e maqedonase.
Me ndryshimet demokratike ne Shqiperi, trajtimi i pakicave kombetare mori nje dimension  te ri, i cili shprehet qarte ne anetaresimin e Shqiperise ne organizatat nderkombetare, si:  OSBE, Keshilli I Evropes etj, ne ratifikmin  apo aderimin ne pothuaj te gjitha konventat nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe ne menyre te vecante, ne ratifikimin pa asnje reserve te Konventes Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare.
Respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombetare, qeveria shqiptare e konsideron si nje detyrim qe buron nga orientimi themelor i Republikes se Shqiperise per te mbrojtur e respektuar te drejtat dhe lirite themelore te individit. Keto te drejta dhe liri jane sanksionuar nga Kushtetuta dhe Legjislcacioni ne fuqi, te hartuara ne perputhje te plote me standartet e njohura nderkombetare. Njekohesisht qeveria shqiptare konsideron respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombetare edhe si nje element thelbesor, qe i sherben krijimit te urave te miqesise misid popujve dhe vendeve fqinje, si dhe integrimit te saj te plote ne Evrope. Ne kete kuptim politika e shtetit shqiptar ngrihet mbi dy boshtet themelore qe percaktojne instrumentat nderkombetare per mbrojtjen e pakicave kombetare.
-garantimin dhe zbatimin ne praktike te se drejtes per nje trajtim jodiskriminues te personave qe u perkasin pakicave kombetare ne gezimin e plotete te gjitha te drejtave njerezore,si dhe te drejtave civile e lirive politike qe Kushtetuta dhe Legjislacioni u njohin te gjithe shtetasve shqiptare;
-garantimin ligjor dhe marrjen e masave konkrete per te mbrojtur dhe respektuar te drejtat e personave qe u perkasin pakicave kombetare si : e drejta per te shprehur lirisht e ne menyre te papenguar ato elemente te vecanta qe karakterizojne jeten e komunitetit te tyre si pakice,mesimin e gjuhes amtare,veprimtarine kulturore,ushtrimin e kultit fetar etj.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise i konsideron pakicat kombetare pjese e pandare te shoqerise shqiptare. Ajo u garanton atyre barazi te plote para ligjit  ne ushtrimin e lirive dhe te drejtave te tyre dhe u njeh te drejten “te shprehin lirisht, pa u ndaluar  as detyruar  perkatesite e tyre etnike, kulturore fetare e gjuhesore’’ si dhe te drejten  “per t’i ruajtur e zhvilluar ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe identitetit te tyre’’
Shteti shqiptar,duke punuar per krijimin dhe konsolidimin e institucioneve te shtetit demokratik, per krijimin e ligjislacionit dhe te shtetit ligjor, perpiqet per zbatimin dhe realizimin praktik te te gjitha te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, ne Shqiperi, perfshire dhe ato te pakicave.

Kushtetuta jone, legjislacioni dhe praktika i bejne jehone te plote dhe te sakte frymes dhe germes se Konventes Europiane per mbrojtjen e minoriteteve kombetare. Shoqeria shqiptare perballet sot me veshtiresi dhe probleme serioze, por persa i perket respektimit te regjimit te minoriteteve, per nga toleranca, bashkejetesa normale, fqinjesia e mire, ajo mundte sherbeje si model per gjithe hapesiren ballkanike.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

·         Çfarë është Kushtëzimi Operant?
·         Njohja dhe analiza  me  parimet e teorisë së Skiner- it.
·         Konceptet dhe përfundimet kryesore të teorisë së Skiner-it.
·         Rekomandime, udhëzime për punën në klasë për dhënien e përforcimeve  dhe ndëshkimeve.http://eseshkolle.blogspot.com/
·         Njohja me Parimin e Primek-ut.
·         Njohja, aplikimi i teorisë dhe parimeve të  Hull-it në procesin mësimor.http://eseshkolle.blogspot.com/
·         Njohja dhe aplikimi  i teorisë së Hull-it me parimet e saj.
·         Ndryshimi Kushtëzimi Klasik nga Kushtëzimi Operant. lexo me shumeeee

Një prej  tipeve me shtrirje më të gjerë dhe ndër tipat më të rëndësishme  të të nxënit, është kushtëzimi operat. Kushtëzimi operat  përfshin ndryshimin e sjelljes nëpërmjet shoqërimit të saj me një përforcim duke e shpërbyer, ose frenimin e saj duke e ndëshkuar.P.sh., nëse një nënë fillon t’i japë të birit ëmbëlsirën e preferuar sa herë që ai pastron dhomën e tij, pas disa herëve, djali do ta pastrojë dhomën e tij pasi do të shpërblehet me ëmbëlsirën. Në këtë shembull, fëmija përvetësoi një sjellje të re në ndikimin e shpërblimit. Ëmblësira në këtë rast shërben si një përforcues i sjelljes së dëshiruar. 
Ndryshe nga kushtëzimi klasik, në të cilin stimuli i kushtëzuar dhe i pakushtëzuar veprojnë jashtë vëmendjes së nxënësit dhe synimit të veprimtarisë së tij, kushtëzimi operant vepron me vetëdijen e nxënësit. Djal,i në shembullin e mësipërm, nuk do të shpërblehet me ëmbëlsirën (psh, kekun) pa pastruar më parë dhomën e tij. Termi kushtëzim operant i referohet faktit që nxënësi duhet të veprojë ose përforcojë  një sjellje, para se të marrë një shpërblim apo ndëshkim. 


Në teorinë e Skinerit ndeshemi në mënyrë të vazhdueshme me termin “përforcim”, që ai e konsideron një element kyç që shpjegon se si dhe pse ka ndodhur të nxënit. Përforcimi është një akt tipik që përdoret si me poshtë:     http://eseshkolle.blogspot.com/                
Përforcues mund të jetë një ngjarje stimuluese, që nëse shoqërohet me afatin e duhur kohor me një reagim, priret të mbajë ose të rritë forcën e një reagimi, një lidhje stimul – reagim, ose një lidhje stimul – stimul.  (Hals, Igeth dhe Diiz (1980). Skineri bën dallimet midis parimeve bazë të sjelljes dhe procedurave të ndryshme të ndryshimit të saj. Përforcimi është një parim sjelljeje në të cilin përshkruhet një lidhje funksionale midis sjelljes e faktorëve të ndryshëm kontrollues. Në dallim me të parën, procedurat e ndryshimit të sjelljes është një metodë e përdorur për ta zbatuar këtë parim në praktikë. Lavdërimi për shembull, është një procedurë, që mund të jetë një përforcues shumë i fuqishëm. Nëse, nxënësi  lavdërohet për çdo veprim të suksesshëm (reagime të sakta) dhe ky nxënës i përsërit këto veprime, atëherë  lavdërimi, në këtë rast konsiderohet si përforcues i sjelljes së dëshiruar.
Parimi i përforcimit ka në thelb fuqizimin e një reagimi nëpërmjet shpërblimit pas kryerjes së reagimit. Shpërblimi jepet pas kryerjes së veprimit. Është e rëndësishme që objekti i shpërblimit të jetë i dëshiruar nga nxënësi. Një shpërblim material apo shpirtëror që rrit motivon e sjelljen është quajtur përforcues (Kazdin, 1989). Sapo lavdërohet reagimi i saktë i një nxënësi, rritet mundësia që ai ta rikujtojë dhe ta përdorë përsëri atë, në situata të ngjashme. Pëforcimi nuk është sinonim me shpërblimin. Ata që nuk janë psikologë përdorin termin “shpërblim”. Prindërit mund t`i blejnë fëmijës një akullore pasi është sjellë mirë, një trajner basketbolli mund të marrë skuadrën e tij për të ngrënë picë së bashku si shpërblime të jashtme, në të cilat asnjë sjellje e veçantë nuk specifikohet për t’u përforcuar. Psikologët besojnë se përforcimi bëhët efikas kur zbatohet në sjellje specifike; një nxënës merr lavdërime nga mësuesi për zgjidhjen e problemit apo përgjigjen e saktë të një pyetje, në tërësi për sjelljen e mire.                                               
Modeli i Skinerit e shfrytëzon përforcimin sipas:  Parardhës – reagim – përforcim .               Paraardhësit përbëjnë vargun e stimujve të mjedisit rrethues, praardhesit e panjohur veprojnë në organizëm në një kohë të dhënë.  Nëse përqendrohemi në atë çka është e dallueshme (reagimin) dhe e përforcojmë atë, kontrolli i sjelljes kalon tek mjedisi (p.sh., mësuesit – prindërit). (Kthehuni edhe një herë te Pavllovi dhe vini re se si ai u përqendrua në stimujt e kushtëzuar dhe kjo është arsyeja qe kjo u quajt teoria  Tipi S  i kushtëzimit. Skineri u përqendrua në reagim dhe teoria e tij u quajt Tipi R i kushtëzimit.) 

2.2.Natyra e përforcimit.
Në analizat e tij Skineri u përqëndrua në mënyrën e  ndikimit të sjelljes së individit në botën që e rrethon atë, sepse pasojat e asaj sjelljeje ndihen dhe rritin kështu tedencën e individit për të riprodhuar atë sjellje në rrethanë të ngjashme. Kur Skineri arriti në këtë përfundim, ai pati në dispozicion një mjet të fuqishëm për të analizuar sjelljen. Cili është ky mjet? Ndiqni me kujdes hapat e mëposhtëm.

2.2.1.Përdorimi i përforcimit. 
Le ta fillojmë me një shembull të përdorur nga Skineri. “Imagjinoni që jeni një fëmijë dhjetë vjeçar dhe i hani shumë ëmbëlsirat. Babai ju ka nxitur gjatë gjithe verës për të kositur barin: “Bëje sot! Bëje përpara se te kthem në darkë në shtëpi!” Por nëna juaj e cila e kupton mjaft mire sjelljen njerëzore , zbulon se dyqani pranë shtepisë suaj tregton nje lloj të ri akulloreje e ju sigurisht e pëlqeni. Ajo ju premton nga një për çdo javë pas kositjes së barit. Në fund të verës shihni se jeni duke e prerë barin më një ritëm të rregullt, pa kërcënime, me detyrim me forcë apo qortime.   Ky ilustrim i thjeshtë përmban gjithë elementet që i bëri besues të zjarrtë shumë prej studiuesve të Skinerit. Ai tregon pse Skineri ishte i pakënaqur me modelin pavlovian të studimit të sjelljes njerëzore. Skineri ishte i vendosur të punonte vetëm me sjelljen e vëzhgueshme me qëllim të ndërtonte një strukturë shkencore të të nxënit dhe sjelljes.
Në këtë shembull askush nuk mund të identifikojë stimulin që e bën fëmijën të kositë barin gjatë verës. Të vetmet gjëra reale më të cilat në duhet të punojmë janë sjellja jonë dhe e përforcuesit. (kujtoni, babai e urdhëroi ta bëjë atë dhe ai e mënjanoi detyrën). Skineri i bëri objekt studimi pëllumbat dhe minjtë. Nga eksperimenti i tij ai shumë shpejt dalloi që pasojat e sjelljes, përforcuesit, kishin forcë të fuqishme kontrolluese.
Si përfundim do ta përmblidhnim mendimin e tij duke thënë: “Kontrollo përforcuesit që të kontrollosh sjelljen”. Skineri pohonte se disa ngjarje shndërrohen në përforcues negativë vetëm kur largimi i tyre rrit reagimin. Mendoni për gjëra që janë të papëlqyeshme në mjedis. Psh. Nëse jeni duke folur në telefon dhe mbyllni derën për të zvogëluar zhurmat nga jashtë. Stimuli (zhurmë) është duke ndikuar mbi një reagim (mbyllja e derës). Ka një probabilitet të rritur, që në të ardhmen ne do të kryejmë të njëjtën sjellje (mbylljen e derës) përsëri, kur na duhet të flasim në telefon.
Në analizen e Skinerit theksohet se një përforcues negativ fuqizon çdo sjellje që zvogëlon ose përfundon së ndodhuri.”. Përforcuesi negativ vepron në shumë situata. Duhet të vërejmë se është e nevojshme për disa ngjarje të padëshiruara që të jenë të pranishme me synim zbatimin e parimit për të vepruar. Nëse doni të shmangni ngjarje të padëshiruara në klasë, kjo procedure duhet te përdoret shpesh në mësimdhënie. Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet koncepti dhe ndikimi i fuqishëm potencial në sjellje.
2.2.2.Llojet e përforcuesve.
Në kohën që vazhdonte të studionte sjelljen nga ky këndvështrim, Skineri shqyrtoi me kujdes përforcuesit dhe i kategorizoi ato sipas fuqisë së tyre;
a. Përforcime parësore
Përforcues parësorë, janë ata që ndikojnë në sjelljen e drejtpërdrejtë, pa nevojën e të nxënit si: ushqimi, uji, seksi. Në këtë kuptim ato janë përforcues natyrorë te sjelljes.

b. Përforcuesit dytësorë
Përforcuesit dytësorë janë ata që kanë fuqi përforcuese sepse kanë qënë të shoqëruar me përforcues natyrorë, pasorë. Psh., nëse ndonjë nga pëllumbat e Skinerit kap me sqep një disk, do të ndizet një dritë e gjelbërt, e ndjekur më pas nga arritja e një kokoshke. Drita e gjelbërt ndizet pas provave të suksesshme dhe pas përsëritjes së provave, fiton kështu gradualisht potencialin përforcues të saj, duke e paralajmëruar pëllumbin për ushqimin.

c. Përforcuesit e përgjithshëm
Përforcuesit e përgjithshëm, janë një lloj i përforcuesve dytësore, që janë të shoqëruar me përforcues parësore. Paratë i përkasin kësaj kategorie sepse të çojnë në zotërimin e ushqimit, lëngjeve dhe gjërave të tjera pozitive, ai  më pas bëhet përforcues për një shumëllojshmëri sjelljesh pozitive.

2.2.3.Përdorimi kohor i përforcuesve.
Skineri identifikoi dy lloj intervalesh të efektshme të pëforcimeve: Përforcim me interval kohor dhe të përpjestuar. Përforcimi me interval kohor është përforcim i planifikuar, që kryhet në intervale kohe plotësisht të përcaktuar; psh., mësuesi vendos të lavdërojë një nxënës që është llafazan, vetëm nëse ai nuk prish qetësinë për pesë minuta. Pas  lavdërimit nuk jepet  asnjë përforcim shtesë, deri sa të kenë kaluar pesë minuta të tjera.
Përforcimi përpjestues është ai që ndodh pas një numri të caktuar reagimesh. Psh. Mund të këmbëngulni që një nga nxënësit tuaj të bëjë katër problema matmatike përpara se të fillojë një veprimtari tjetër çlodhëse. Nëse raporti (përpjesëtimi) ndryshohet në mënyrë të ngadaltë mund të rezultojë një numër i çuditshëm reagimesh nga një numër shumë i ulët përforcimesh. Gjithashtu Skineri përdori kohëzgjatje të ndryshme për të dy përforcuesit me interval dhe përpjesetimore. Në to perforcuesi mund të shfaqej pas një intervali të caktuar kohor ose pas një numri reagimesh.
Rëndësia e  përforcimit dhe identifikimi i klasave përforcuese e drejtuan Skinerin të gjejë se çfarë ndodh me sjelljen, kur për ndonjë arsye i shpëton përforcimit të vazhdueshëm, të përsëritur shpesh: nxënësit nuk përforcohen me reagimet e dëshiruara që ata shprehin. Nxënësit marrin nota në mënyrë periodike; punëtoret marrin paga dhe shpërblime të tjera dyjavore ose mujore por që të dy si punëtoret ashtu dhe nxënësit vazhdojnë të sillen në mënyrë të përshtatshme. Reagimi ka të bëjë me efektivitetin e përforcimit të herëpashershëm, veçanërisht në përdorimin e intervaleve kohore të fiksuara. Planifikimet e studimit të katër klasave kanë dhënë përfundime të qëndrueshme.

 2.2.4. Konceptet që përdori Skiner.
a. Raporti i fiksuar:
raportet e fiksuara, individët marrin një përforcim çdo herë që ata marrin numër fiks të reagimeve. P.sh. , një punëtor fabrike mund të fitojë një sasi të caktuar parash për çdo 100 artikuj të montuar. Ky tip i skemës zakonisht prodhon një model (stop and go), pauzë dhe një vijim më pas të përforcimit. Përforcimi, në këtë rast varet nga një numër i përcaktuar reagimesh. Nëse u kërkoni nxënësve të zgjidhin 30 problema nga libri, përpara se të bejnë diçka tjetër, mbase diçka më të pëlqyeshme duhet të përcaktohet për ta një orar përpjesetimor i fiksuar i përforcimit.
b. Raporti i ndryshuar.
Në këtë raport, individët duhet gjithashtu të arrijnë një numër të reagimeve para marrjes së përforcimit, por numri është i ndryshueshëm dhe i paparashikueshëm. Makinat me kurdisje, rrotat e rruletes, dhe forma të tjera të kumarit janë shembujt e kesaj skeme. Sjellja përforcohet me tendenca skemash të ndodhura në një shpejtësi, në porpocion të qëndrueshëm me disa pauza.  Kështu shumë njerëz  do të futin monedhat në një makinë fati gjithnjë e gjithnjë në gjetjen e shansit të fitimit të xhekpotit, i cili shërben si përforcues. Numri i reagimeve ndryshon nga një përforcim tek tjetri.
Reagimet e kërkuara mund të ndryshojnë sipas lëndëve, por nxënësit asnjëherë nuk e dinë se cili reagim do të përforcohet. Në një rast p.sh., mësuesi pas një reagimi përforcon sjelljen, orën tjetër mësimore ai pret të bëhen pesë reagime (një numër më i caktuar reagimesh), që të përforcojë. Ka dhe raste kur disa mësues nuk duan të shohin vetëm detyrat e plotësuara. Ata duan t’i shohin ato gjatë fazave të ndryshme të ecurisë së tyre dhe të shënojnë çfarë kanë bërë nxënësit.
c. Intervali i fiksuar.
Këtu  individi merr përforcimin për reagimin e tij vetëm pas kalimit të një kohe të caktuar. P.sh., në një eksperimet laboratorik me një interval të fiksuar, se paku duhet të kalojë një minutë midis dhënies së përforcuesit. Ndonjë reagim që ndodh para një minute që ka kaluar nuk jep efekt. Në këte skemë, kafshët zakonisht nuk reagojnë në fillim të intervalit, por ato reagojnë me shpejt se koha për ardhjen e përforcuesit.  Një reagim merr përforcim pas një zgjatje të caktuar kohe. Sekuenca është: Përforcim – 20 sekonda – rregull; Përforcim – 20 sekonda –përforcim.
Vëreni që reagimet e bëra në intervalin prej 25 sekonda nuk janë të përforcuara. Mësuesi në mënyre të rastësishme jep pas një pune të caktuar që të kryehet në kohën e punës së pavarur të nxënësit dhe pastaj pyesin për pergjigjet, mbase pas 10 ose 15 minutash, nxënësit e mësojnë këtë model dhe fillojnë të punojnë atëherë kur mësuesi është gati t’ua kërkojë plotësimin e detyrës.
d. Intervali i ndryshuar,
Intervali i ndryshuar gjithashtu kërkon kalime të kohës para dhënies së përforcimit, por sasia e kohës është e ndryshme dhe e pa parashikueshme. Sjellja në këtë rast tenton të jetë e njëtrajtshme, por më e ngadalshme. P.sh., një person provon të telefonojë dikë, linja e telefonit e të cilit është e zënë. Ai mund t’i bjerë butonit radial çdo pe minuta deri sa t`i përgjigjet në telefon. Përforcimi varet nga koha dhe reagimi, por koha midis dy përforcimeve ndryshon. Në shembullin e mësipërm, mësuesi nuk pret që të kalojnë 10 ose 15 minuta.
2.2.5.Përfundimet e Skinerit nga analizat për planifikimin e përforcimit.
Së pari, përforcimi i vazhduar jep një nivel të lartë reagimi vetëm për aq kohë sa vazhdon përforcimi. Mësimi që del për mesuesit ështe që të mos përforcojnë në mënyrë të vazhdueshme nxënësit, ata e presin këtë. Duhet pas kujdes në përdorimin e lavdërimit, nuk duhet përdorur në mënyrë të tepruar. Ka të ngjarë që të tentoni të përdorni lavdërimin në mënyrë të tepruar, randaj duhet të bëhet kujdes.
Së dyti,  përforcimi i herëpashershëm rezulton në uljen e reagimeve, jep një rezistencë më të madhe ndaj fshirjes (humbjet e reagimit).
Së treti,  raporti kohor mund të përdoret për të nxjerrë një nivel më të lartë të reagimit, por lodhja mund ta pengojë veprimin. Raportet e fiksuara janë më praktike në edukim. Nxënësit përforcohen për punët me shkrim, detyrat krijuese dhe provimet. Sidoqoftë “pas reagimit të nxënësve dhe marrjes së përforcimit, sjellja bie në mënyrë të menjëhershme dhe efikasiteti në të nxënë zvogëlohet shumë.
Së katërti: është kohëzgjatja e intervalit ajo që rezulton në sjellje më të qëndrueshme. Skineri me 1968 përmblodhi kuptimin e këtyre planifikimeve për edukimin si më poshtë:  
“ Nxënësi do të jetë më pak i varur nga një përforcim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm, nëse ai ndodhet nën kontrollin e përforcimit të herëpashershëm. Nëse raporti i reagimeve të përforcuara (në raporte të përforcimit pozitiv dhe negativ, në raporte të fiksuara apo te ndyshuara) është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme, mund të arrihet një stad në të cilin sjellja është ruajtur në mënyrë të papërcaktuar nga një numër i vogël  përforcimesh.”

2.3.Ndëshkimi
Përforcimi pozitiv dhe negativ luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e sjelljes. Përforcuesit pozitive janë stimuj, paraqitja e të cilëve e nxitin sjelljen dhe përforcuesit negativë janë stimuj, shmangia e të cilëve e nxitin sjelljen. Por çfarë ndodh kur një mësues ose prind shmang një përforcues pozitiv (p.sh., thotë që një fëmijë s’mund të shkojë në kinema) ose bën diçka të pakëndshme (p.sh., qëllon me shuplake apo qorton ashpër)?  Skineri theksonte që këta tipa veprimesh formojnë ndëshkimin.
Kazdin (1989), i cili u mor me përpunimin e teorie së ndëshkimit të Skinerit e përkufizoi ndëshkimin si  “ Paraqitja e një situate të padëshiruar ose shmangien e një ngjarjeje pozitive të një reagimi që e ul intesitetin e tij”.
2.3.1.Aspektet e ndëshkimit sipas Kazdinit.
a. Pas një reagimi shfaqet diçka e padëshiruar. Ky eshte quajtur stimul i padëshiruar. P.sh., një prind mund të qëllojë fëmijën që i kthen fjalën prindit tjetër. Mësuesit mund të qortojnë nxënësit që flasin në klasë. Në secilin rast, pas veprimit krijohet një situatë e pakëndshme.
b. Diçka pozitive humbet pas një reagimi. Një fëmijë që shtyn me forcë një fëmijë tjetër gjatë lojës në edukimin fizik, largohet nga loja. Një i ri, që sapo ka mësuar makinën e që nuk respekton sinjalet rrugore, mund të humbasë të drejtën e përdorimit të makinës për një kohë të caktuar. Pra, diçka e pakëndshme ndjek sjelljen e padëshiruar.

2.3.2.Kategoritë e ndëshkimit.
Në literaturën që studion sjelljen, ndëshkimi është përcaktuar si pasojë e një sjelljeje të pakëndshme apo një situate të pakëndshëm, e cila ndikon në zvogëlimin e rasteve të shfaqjes së  sjelljes së padëshirueshme.
Sipas Kazdinit, ka tri kategori ndëshkimi: pasoja të padëshirueshme, mohimi apo privimi nga pasojat pozitive dhe pasojat e bazuara në veprimtari.

a. Pasoja të padëshirueshme.
Forma më e dallueshme praktike e ndëshkimit përfshin pasojën e padëshiruar të një sjelljeje a reagimi të një individi. Nëse pasoja e padëshirueshme ul shpeshtësinë e shfaqjes së sjelljes, atëherë konsiderohet si ndëshkim. Vërehet se ngjarje të caktuara të padëshiruara (siç është të bërtiturit) mund të rritin aktualisht ndon sjellje dhe si rrjedhim, përcaktohen si përforcues. Pasojat verbale, siç janë qortimet, zakonisht funksionojnë si ndëshkim. Pohimet verbale, (sikurse shpesh që funksionon si qortim), mund ta humbin efektivitetin e tyre kur përdoren dendur. Ngjarje të reja të padëshiruara, siç është ndërhyrja fizike (ndëshkimi trupor), janë përcaktuar si ndëshkime që kanë efekt. Këshillohet që ato duhet të shmangen dhe të përdoren vetëm në situata të jashtëzakonshme, madje edhe atëherë, përdorimi i tyre mbetet mjaft i diskutueshëm.

b.Mohimi apo privimi nga pasojat pozitive.

Mohimi i pasojave pozitive mund të shërbejë për të zvogëluar dendurinë e sjelljes negative dhe shërben si ndëshkim. Dy format më kryesore të mohimit të pasojave pozitive janë; privimi, një formë ndëshkimi (ku një nxënës privohet, humb të drejtën për diçka të dëshirueshme për një periudhë kohe) dhe reagimi i kushtueshëm një formë ndëshkimi që përfshin humbjen e një përforcuesi pozitiv; p.sh., mbas një sjelljeje të keqe, një nxënës nuk mund të jetë për njëfarë kohe të gjatë kujdestar klase apo nuk mund t’i caktohet një detyrë me rëndësi. Privimi për një periudhë të gjatë kohe nga veprimtaritë qe sjellin kënaqësi ka një histori të gjatë të përdorimit në mjediset e edukimit. Mund të keni dëgjuar ose parë raste në të cilat nxënësit ndëshkohen duke i detyruar të qëndrojnë me një këmbë në fund të klasës, duke i nxjerrë jashtë mësimit, etj. Përdorimi i ndëshkimeve të tilla mund të shkaktojnë sjellje të padëshirueshme edhe më të mëdha, ndaj duhet bërë kujdes.                                                                                                                            
Privimi nga përforcimi pozitiv i referohet bllokimit të të gjithë përforcuesve pozitivë për një kohë të caktuar. Përdorimi i këtij ndëshkimi nuk është efektiv, sepse nuk vë në lëvizje të gjitha burimet e përforcimit.
Reagimi i kushtueshëm përfshin humbjen e një përforcuesi pozitiv dhe ndryshe nga ai i mëparshmi nuk përfshin një periudhë kohe gjatë së cilës përforcuesit bëhen të pavlefshëm. Ky lloj ndëshkimi përfshin një gjobë të një lloji të caktuar.
Në klasë ndëshkimi bazohet në ndërgjegjësimin e nxënësve për të ndjerë përgjegjësi për një sjellje të pakëndshme të kryer më parë. P.sh., duke i kërkuar një nxënësi të bëjë diçka që përfshin përpjekje ose punë, mund të lindë reagimin dhe atëherë shërben si ndëshkim.

Mbikorrigjimi  është një procedurë që përfshihet në këtë kategori. Ajo përmban një gjobë për sjelljet e papërshtatshme që realizohet në dy mënyra. Së pari: dëmshpërblimi, kur personi korrigjon efektet e një veprimi negativ. Një nxënës që thyen lapsin e një nxënësi tjetër duhet ta zëvendësojë atë. Së dyti praktika pozitive,  kjo ka të jë me praktikimin në mënyrë të përsëritshme të një sjelljeje të përshtatshme. Një nxënësi mund t’i kërkohet të demostrojë përdorimin e saktë të stilolapsit ose të lapsit gjatë një shkrimi. Sigurisht jo të gjitha sjelljet që një mësues përpiqet t’i zvogëlojë, do të korrigjonin dy komponentët e mbikorrigjimit.

2.3.3.Si funksionon ndëshkimi.
Duke studiuar mekanizmat psikologjikë të ndëshkimit, studiuesit kanë identifikuar elementet kyç të ndryshme që ndikojnë në efektivitetin e tij. Kazdini ka përcaktuar këto mekanizma të funksionit të ndëshkimit:

a. Planifikimi i ndëshkimit.
Zakonisht ndëshkimi është më efektiv kur shpërndahet çdo hërë, më tepër se në mënyrë të herëpashershme. Sidoqoftë kur nuk vazhdon ndëshkimi, ezaurimi i një reagimi të ndëshkuar në mënyrë orgjinale, është më i madh në kushtet e një ndëshkimi të vazhdueshëm sesa është në zbatimet e herëpashërshëm. Një mësues qorton një nxënës për thyrje të ndonjë rregulli  do të këshillohej të përdorte qortimin sa herë që ndodh sjellja  problematike. Megjithatë sa herë mposhtet një sjellje, procedura e ndëshkimit duhet zbatuar herë pas here për ta ruajtur atë nga rishfaqja.

b. Intensiteti i ndëshkimit.
Dikur besohej se rritja e intesitetit të ndëshkimit rrit efektivitetin e tij, por nuk është kështu. Nëse merret në konsideratë ndëshkimi, mund të përdoren forma më të zbutura të tij.

c. Burimi i përforcimit.
Zakonisht ndëshkimi shtohet kur ndryshojnë burime të tjera të përforcimit që përmbajnë sjelljen. Eshtë e rëndësishme të dallohet që sjellja (si pozitive dhe negative) është e mbajtur nga rastet të ndryshme përforcimi. Si rrjedhim, ndëshkimi do te jetë më efektiv kur një sjellje e caktuar nuk është përforcuar në të njëjtën kohë që janë përfshirë rastet ndëshkuese. P.sh., kur një mësues përpiqet të përdorë ndëshkimin në klasë, është praktike për një çift nxënësish të përforcojë sjelljen përkatëse të fëmijës përmes së qeshurës ose rrahjes së shpatullave. Ndëshkimi do të pritej të ishte më pak efektiv kur çiftet përforcojnë fëmijën ose  nxënësit.

d. Intervalet kohore të përforcimit.
Sjellja e shumë nxënësve përbëhet nga një seri veprimesh që krijojnë një grup reagimesh.
Ndëshkimi është më efektiv kur shpërndahet shpejt në të gjithë hallkat e sjelljes që formojnë një grup përgjigjesh. Le të marrim p.sh., një nxënës që hedh një top letre në klasë Ky veprim aktualisht përbëhet nga një sëre veprimesh që çojnë në aktin final të hedhjes. Fëmija ka marrë një copë letër, bën një top me të, fut zgjidhjen magjike në top dhe mendon ta hedhe atë në klasë. Ndëshkimi është më efektiv, nëse ai shpërndahet në të gjitha hallkat e këtij veprimi.

e. Shtyrja e ndëshkimit:
Sa më vonë të jepet ndëshkimi, aq me i ulët është efekti i tij. Pasojat e sjelljes, kënaqësia ose dhimbja, janë efektive kur ndjekin menjëherë sjelljen. Shpjegimi për efektivitetin (ose jo) e ndëshkimit shtrihet në një interval midis sjelljes dhe ndëshkimit: nëse ai është i gjatë, sjellja e padëshiruar mund të përforcohet nga diçka ose dikush tjetër në mjedis. Në kohen që vini rrotull për të disiplinuar një nxënës ai ose ajo mund të ketë tërhequr vëmendjen e shokëve që mund të qeshin apo të reagojnë në një formë tjetër që inkurajon sjellje jo të mirë. Gjithashtu ndëshkimi bëhet më efektiv (në kuptimin pozitiv) nëse nxënësit dinë me saktësi pse mësuesi po i ndëshkon ata. Ndëshkimi i një klase të tëre, vetëm për diçka të vogël, qe mund të kenë bërë nxënësit mund të shkaktojë vetëm ndjenja të këqija dhe tension.  Bëjini të qartë nxënësit për mënyrën se si  po i ndëshkoni dhe jini  konsistentë,  nësë ndëshkoni diçka njëherë, ju duhet të ndëshkoni atë sa herë që shfaqet – pavarësisht nga fajtori, në të kundërt, nxënësit do të jenë konfuzë dhe do të vazhdojnë ta ekspozojnë sjelljen e padëshirueshme.

f. Ndryshueshmeria e ndëshkimit.
Kazdini arriti në përfundimin që megjithëse ndëshkimi zakonisht kosiston në nje rast të zbatuar mund të shtohen efektet pas ndonjë sjellje të caktuar.  Eshtë e mundur të ndodhin disa tipa përshtatjesh në efektet e përseritura të të njëjtit ndëshkim (p.sh., gjithnjë duke qortuar të njëjtin fëmijë do jenë më pak efikase zbatimet e përsëritura më sipër). Kazdini qe i kujdesshëm të tregonte që ndryshimi nuk nënkupton kombinimin. Të kombinosh ngjarje të tilla të padëshiruara do te ishte e papëlqyeshmë, madje e kundërshtueshme në fushën praktike dhe etike.

g. Përforcimi i sjelljeve alternative.
Nga përdorimet e teknikave të ndëshkimit duhen të merren në konsideratë dy pika te rëndësishme: Së pari: ngjarjet e padëshirueshme të një intesitetit pak a shumë të dobët mund të mposhtin efektivisht sjelljen nëse përforcimi gjithashtu është siguruar për një alternative reagimesh pozitive.  Së dyti: ndëshkimi zakonisht e mëson një person së çfarë nuk duhet të bëjë, më tepër se çfarë duhet të bëjë.  Kështu është e rëndesishme të vazhdohet me përforcim pozitiv, kur është përdorur ndëshkimi, pasi kjo do të rritë efektivitetin e ndëshkimit, do të përqendrojë vëmendjen në mesimin e sjelljeve pozitive në vënd të atyre negative. Në këtë pikë duhet të merren në konsideratë dy përgjithësime rreth ndëshkimeve: a) pa marrë parasysh për çfarë mund të mendohet për ndeshkimin si kuptim i sjelljes kontrolluese, ndëshkimi është me efektivitet të lartë kur përdoret si duhet. b) Ka pak dyshim që efektet anësore të ndëshkimit, shumica e të cilave janë të padëshirueshme, të shoqërojnë ndëshkimin që behet në mënyre rutine dhe të zbatohet pa e menduar mirë atë.

2.3.4. Rekomandime për punën ne klasë.  
Skineri qe një vëzhgues konstant dhe kritik i praktikave arsimore. Duke përdorur mësimin e aritmetikës si shembull, Skineri vërejti që nxënësit duhet të mësojne përgjigje speciale gojore, fjalë, figura, shenja me përmbajtje matematike. Në mënyre konstante mësuesi duhet t’i ndihmojë nxënësit e tij ta arrijnë këte sjellje nën një kontroll stimulues.
Nxënsit duhet të mësojnë të numërojnë, të mbledhin, të zbresin, të shumëzojnë dhe të pjesëtojnë, përpara se  mund të zgjidhin problema. Mësimi i këtyre procedurave kërkon përdorimin e duhur të përforcimit pozitiv që duhet të jete i menjëhershëm dhe i shpeshtë (veçanërisht në stadet e para të mësimit). P.sh., Skineri vlerësoi që gjatë katër viteve të para të shkollës, mësuesit përdorin vetëm disa mijëra raste përforcimi të sjelljes, por reagimet efikase matematike kërkojnë të paktën njëzetë e pesë mijë raste gjatë këtyre viteve që të nguliten.

Si mund të rriten rastet pozitive?
Skineri kishte mendimin se shkolla duhet të kërkojë peë ata përforcues pozitive që ato kanë në dispozicionin e tyre siç janë hartimet apo referatet dhe punët e tjera me shkrim, problemet për t’u zgjidhur dhe veprimtaritë që pëlqejnë nxënësit.
Hapi tjetër është që të bëhet kontigjenti i tyre i përdorimit sipas sjelljes së dëshiruar.
Veprimtaria teorike dhe praktike e Skinerit ka ndikim të drejtpërdrejtë në punën e mësuesit. Rekomandimet e mëposhtme janë rrjedhim i kësaj vepre:
Përforcimi mbetet një mjet i fuqishëm në kontrollin e sjelljes.
Mësuesi duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat që ato sigurojnë.

2.3.5.Parimi i Primekut(Deivid Primek)

Parimi i mirënjohur i Primekut ka ndikim të fuqishëm në punën e klasës. D.Premack 1965, deklaroi se të gjitha organizmat përfshihen në disa veprimtari më shumë së në të tjerat. Pasi mësuesi të përcaktojë veprimtaritë më të parapëlqyera të një nxënësi, mund t’i përdorë ato si përforcues pozitivë. P.sh., mësuesi vëren që disa djem duan të mënjanojnë veprimtaritë në matematikë dhe  pëlqejnë të luajnë me top, një mësues mendje-prehtë mund t’u premtojë atyre kohë të lirë për të luajtur futboll, pasi të kenë kryer detyrat e matematikës.
Përforcimi i sjelljeve të padëshiruara mund të shkaktojë probleme në vend që t’i zgjidhë ato. Përdoreni ndëshkimin me kursim dhe kujdes  gjatë konstatimit se mund të ketë raste kur asgjë nuk ecën. Nëse ju duhet të ndëshkoni, mundohuni që nxënësit e prekur nga ndëshkimi të bëjnë diçka që mund të përdoret në mënyre pozitive. Veproni kështu sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mësuesit duhet jetë vigjilentë ndaj planifikimit të kohës së përforcimeve. Mbase mund të jetë e pamundur të përforcohen të gjitha sjelljet e dëshiruara, kur vendosni që një sjellje e caktuar është me e rëndësishme, përforcojeni atë menjëherë. Mos e lini kohën të kalojë.
Mësuesit duhet të vendosin në mënyrë të saktë çfarë duan t’u mësojnë nxënësve dhe pastaj të organizojnë mësimin.

2.4. Teoria e reduktimit të veprimit. HULL.http://eseshkolle.blogspot.com/

Hull zhvilloi një version të sjelljes në të cilin stimuli (S) afekton organizmin (O) dhe realizon reagimin (R) në varësi të karakteristikave të O dhe S. Me fjalë të tjera, Hull ishte interesuar në  studimin e ndërhyrjes së variableve që afektojnë sjelljen si shtytje e parë, nxitjet, frenuesit,  përgatitjen paraprake (forca e zakonit). Si format e tjera të teorive të sjelljes, përforcimi është faktor primar që përcakton të nxënit. Megjithatë, teorinë e Hull, shtytja, nxitja reduktohet ose ndjeshmëria emocionale e duhur luan një rol shumë më të rëndësishëm në sjelljen se në strukturat e tjera ( Thorndike, Skinner). Boshti teorik i Hullit konsiston në shumë postulate që takohen në format matematikore. Ato përfshijnë:
a. Organizmat zotërojnë një hierarki me aktivitetet të cilat janë nxitur nën kushtet e stimulimit dhe përpjekjeve.
 b. Forca e zakonit  forcohet me aktivitetetqë janë shoqëruar me përforcimin parësor ose dytësor.
c. Forca e zakonit ngjallet prej një stimuli tjetër që një kushtëzim origjinal varet në afirmitein e stimulit te dytë në kushtet e pragjeve të dallimit.
d. Stimujt shoqërohen me ndërprerjen e reagimeve të bëra frenues te kushtëzuar.
e. Potenciali i reaksioneve më efektive kapërcen latencën e reagimeve. Në këtë potencial, Hull propozoi shumë tipe të variableve që tregojnë përgjithësimin, motivimin dhe lëkundjet në të nxënë.
Një prej koncepteve më të të rëndësishëm në teorinë e Hull ishte hierarkia e forcës së zakonit; për një stimul të dhënë, një organizëm mund të reagojë në disa mënyra. Mundësia e një reagimi specifik ka një mundësi probabilitet i cili mund të jetë ndryshuar me shpërblim dhe është afektuar me disa variable të tjerë (frenim) Në disa lidhje, hierarkia e forcës së zakonit përngjan komponentëve të teorive konjitive si skema dhe sistemi i prodhimtarisë.
2.4.1. Aplikimi i teorisë Hull.
Teoria e Hull është menduar për të qenë teoria e përgjithshme e të nxënit. Shumica e kërkimeve nënvizojnë se teoritë e të nxënit janë provuar me kafshë,  përveç Hull, i cili fokusohet në të nxënit verbal. Miller & Dollard (1941) paraqitën një përpjekje për të aplikuar teorinë te një rang i gjerë i fenomenit të të nxënit
Shembull: Ky shembull është përfshirë nga Miller & Dollard (1941): Një vajzë gjashtë vjeçe e uritur do nje bombone, e cila i është fshehur diku midis librave në një bibliotekë. Vajza fillon të tërheqë librat në një mënyrë të rastësishme deri sa ajo gjen librin e duhur (210 sekonda). Vajza  është larguar nga dhoma dhe një copë e re bonboneje është fshehur në të njëjtin libër. Në kërkimin tjetër të saj, ajo është shumë më tepër e orientuar dhe e gjen bonbonen për 86  sekonda. Me përsëritjen e nëntë të këtij këtij eksperimenti, vajza e gjen bonbonen për dy sekonda. Vajza shfaqi një nxitje për bonbonen dhe duke kërkuar nëpër libra shfaqi reagimet e saj të reduktuar këto energji Kur gjeti librin e duhur ky reagim i veçantë u përforcua , duke formuar një zakon. Në provat pasuese, forca e këtij zakoni ishte përforcuar deri sa ai të bëhet një shoqërim  S-R  në këtë vendosje.
Parimi 1:  Motivimi është esenciale në rregullën për të ndodhur reagimi.(studenti duhet të kërkojë të nxërë)
Parimi 2:  Stimujt dhe reagimet duhet të zbulohen prej organizmit sipas rregullës për të ndodhur kushtëzimi. (Studenti duhet te jetë i kujdesshëm, i vëmendshëm)
Parimi 3: Reagimi duhet të bëhet rregull që kushtëzimi të ndodhë.  (studenti duhet të jetë aktiv)

Parimi 4: Kushtëzimi ndodh vetëm në se përforcimi nxit një nevojë.(Të nxënit të kënaqë kërkesën për të nxënë).




NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels