IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

                       OBJEKTIVAT

1) STRUKTURA E VIRUSIT HIV
2)RRUGET   E  INFEKTIMIT  
3)SHENJAT   DALLUESE
4)SA ESHTE  E PERHAPUR  SIDA   NE   VENDIN TONE
5)CILI ESHTE  QENDRIMI  JUAJ   NE QOFTE SE NJE  I AFERT ESHTE PREKUR ME SIDA
6)REKOMANDIMET


Kater menyrat kryesore per tu infektuar me HIV jane:

•Duke pasur marredhenie seksuale vaginale dhe anale pa perdorim te kondomit me dikend qe eshte i/e infektuar me HIV
•Duke marre droge me pajisje te injeksioneve qe eshte e kontaminuar me gjak te infektuar
•Foshnjet gjate shtatezanise nga nenat e infektuara me HIV, gjate lindjes apo ushqimit me gji.
•Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

•puthjeve ne faqe, prekjeve, perqafimeve, takimi me duar
•larja ne pishine, nga nevojtoret, enet, luget/pirunet apo ushimet qe pregaditen nga personi i infektuar me HIV
•kollitja, teshja apo lotet, kafshimet e insekteve apo kafsheve.


Marredheniet seksuale

Ju mund te infektoheni me HIV dhe infektime te tjera seksuale nese keni marredhenie seksuale vaginale apo anale pa perdor kondom me dikend qe eshte i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kunder HIV nese keni marredhenie seksuale. Kondomat poashtu mund te ju mbrojne kunder infektimeve te tjera seksuale po ashtu edhe shtatezanive te padashura.


Droga


Ju mund te infektoheni me HIV dhe me viruse te tjera te gjakut si Hepatitin C nese merrni drog dhe i ndani gjileperat dhe shiringat me te tjeret. Nese merrni droge perdorni gjilpere dhe shiringe te paperdoruar çdo here dhe mos i ndani me te tjeret.

Shtatezania


Nese jeni shtatezane dhe jeni te infektuar me HIV, kujdesi i pershtatshem para, gjate dhe pas lindjes mund te zvogeloje rrezikun e transmetimit te HIV ne femijen tuaj 20 perqind ne deri ne nje perqind. Per ta zvogeluar mundesin e transmetimit te HIV ju mund te: 

•merrni tretman me medikamente kunder HIV gjate shtatezanise
•Lindni foshnjen me operacion
•ta ushqeni femijen me shishe nese eshte e mundhsme sepse eshte e vertetuar qe ka mundsi 10 perqind qe HIV mund te kaloje nga qumshti i nenes

Dhenja dhe marrja e gjakut

Dhenja e gjakut ne Britani te Madhe eshte e sigurt. Te gjitha pajisjet jane te sterilizuara dhe perdoren vetem njehere. Te gjitha prodhimet, organet dhe indet per transplantim analizohen per antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehesitje per te shkatruar HIV. Keshtu qe tani per tani rreziku per tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut ne Britani te Madhe eshte i paperfillshem.

Sida  ne SHQIPERI : 15 Raste të Reja në 4 Muaj

TIRANE - Janë plot 15 persona, të cilët i janë shtuar listës së gjatë të të prekurve nga HIV/AIDS. Sipas specialistit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Klodian Rrjepaj, gjatë muajve të parë të 2008-ës janë paraqitur në laboratorët e ISHP-së me dhjetëra të interesuar, të cilët u janë nënshtruar analizave për të zbuluar nëse janë prekur apo jo nga virusi vdekjeprurës.


Infeksioni

Po vjen gjithmonë në rritje numri i persona të cilëve konfirmohen si të prekur nga virusi i HIV/AIDS. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, për këtë vit janë konfirmuar si mbartës të këtij virusi plot 15 veta, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 266, pasi në fund të 2007-ës u raportuan zyrtarisht 251 raste.
“Për 2008-ën janë konfirmuar 15 raste të reja si mbartës të virusit HIV/AIDS, - ka deklaruar specialisti Klodian Rrjepaj. – Në fakt ky numër është i njëjtë me atë të një viti më parë, ku numri total i të prekurve nga ky virus shkoi në 42”. Ai ka sqaruar se shumica e rasteve të të prekurve nga ky virus janë zbuluar rastësisht, ashtu siç ka një kategori tjetër, të cilët bëjnë një jetë me sjellje të rrezikshme dhe i drejtohen laboratorit vullnetarisht.
Specialistët e ISHP-së konfirmojnë se numri dhe harta e të prekurve nga virusi vdekjeprurës jo vetëm që është zgjeruar, por edhe ka ardhur duke u rritur. Ata e argumentojnë këtë fakt jo vetëm me sensibilizimin më të madh të personave ndaj sjelljeve të rrezikshme, por edhe me faktin se tashmë infeksioni qarkullon brenda për brenda Shqipërisë dhe nuk importohet nga jashtë.

Personat e infektuar me HIV, mund te mos kene fare shenja dhe te bejne nje jete normale per vite te tera, pa ditur edhe vete qe jane te infektuar. Megjithate, semundje ndahet ne disa faza, por nuk ka kufi te qarta midis ketyre fazave.
Periudha e infeksionit fillestar, 3 deri ne 6 jave mbas hyrjes se infeksionit HIV ne trupin e njeriut, shfaqen disa shenja qe jane te ngjashme me gripin e zakonshem, si: temperature, ethe, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, zmadhim i gjendrave, lodhje, keputje.
Keto shenja zakonisht zhduken mbas 1 jave apo Brenda muajit dhe shpesh ngaterrohen me gripin apo infeksione te tjera ose mund te mos vihen re fare. Kjo quhet periudha e infeksionit fillestar.

Periudha “dritare”- Mbas kalimit te infeksionit fillestar, personat bejne nje jete normale, ndihen mire dhe nuk kane asnje shenje dalluese. Megjithate, ne kete periudhe ata jane infektues per te tjeret. Gjate kesaj periudhe, nese personi i infektuar ben nje test per HIV, testi rezulton negativ, megjithese ai eshte i infektuaar dhe mund te infektoje te tjeret.

Periudha e qetesise ose asimptomatike- Gjate kesaj periudhe personat bejne jete normele. Ne varesi te menyre se jeteses qe bejne keto persona dhe fale zbulimit te medikamenteve antiretrovirale, kjo periudhe mund te zgjase 10 vjet ose dhe me teper. Kjo periudhe ndryshon nga nje person ne tjetrin. Tek disa, shenjat mund te shfaqen mba disa muajsh, ndersa tek disa te tjere shenjat mund te mos shfaqen per vite te tera.
Nese nje person i infektuar respekton nje stil te shendetshem jetese, kjo peiudhe do te zgjatet mjaft dhe ai apo jo do te beje nje jete me cilesore. Per kete arsye, eshte i nevojshem zbulimi sa me i hershem I infeksionit HIV.

Periudhe me shenja (simptomatike) – mbas nje periudhe te gjate shfaqen shenjat e semundjes. 
Ne kete periudhe, njerezit me HIV mund te kene:

Temperature
Djerse naten
Renie ne peshe
Kruarje te trupit
Infeksione nga myku
Gjendra
Diarre
Mungese oreksi
Keputje etj.
Gjate kesaj periudhe, personat HIV pozitive filllojne te kene infeksione te ndryshme ne organe te ndryshme te cilet jane kercenim per jeten e ketyre personave. Fillimisht keto infeksione mund te permiresohen me marrjen e njekimeve. Me kalimin e kohes behet gjithmone e me e veshtire per te luftuar keto infeksione dheperoni kalon ne fazen e AIDS.
Faza AIDS- nje person quhet qe ka AIDS kur sistemi i tij mbrojtes nga infeksioni, eshte aq i dobet sa nuk mund te luftoje semundjet.

Shenjat me te rendesishme ne kete faze jane:
Temperature e vazhdueshme
Djerse te shumta naten
Diarre e vazhdueshme dhe qe nuk i bindet meedikamenteve
Humbje shume e madhe ne peshe
Dobesi e theksuar
Myk i shprehur ne gojje apo ne vagine
Humbje te vullnetit
Renie te kujteses
Depresion
Tuberkuloz
Infeksione te tjera.
Kjo faze mund te zgjase 18 muaj deri ne 2 vjet. Por ne pegjithesi ne kete faze peronat vdesin per shkak te ketyre infeksioneve.





John Dalton (1766–1844), një mësues britanik, botoi teorite e tij në lidhje me atomet në vitin 1808 . Zbulimet e tij ishin të bazuara mbi eksperimentet dhe gjithashtu ne ligjet e kombinimeve kimike . Supozimet kryesore ose postulatet e Daltonit:
 E gjithë materia përbëhet nga grimca te pandashme të quajtura atome .
 Atomet e elementeve të njëjta janë të ngjashme në formë dhe në masë, por ndryshojnë nga atomet e elementeve të tjera.
 Atomet nuk mund të krijohen apo shkatërrohen.
 Atomet e elementit të njëjtë mund të kombinohen në më shumë se një raport për të formuar dy ose më shumë komponime .
 Atomet janë njësia më e vogël e materies që mund të marrin pjesë në një reaksion kimik .

 Pandashmëria e një atomi u provua e gabuar, sepse një atom mund të ndahet më tej në protone, neutrone dhe elektrone . Sidoqoftë, një atom është grimcë e vogël , e cila merr pjesë në reaksionet kimike .
 Sipas Daltonit, atomet e elementit të njëjtë janë të ngjashme në të gjitha aspektet . Kjo është e gabuar, sepse atomet e disa elementeve ndryshojnë në masën dhe dendësine e tyre. Atome të tilla të se njëjtit element që kane masa të ndryshme quhen izotope . Për shembull , klori ka dy izotope.
 Daltoni gjithashtu tha se atomet e elementeve të ndryshme janë të ndryshme në të gjitha aspektet . Kjo ka qenë provuar e gabuar në raste të caktuara si atomet e argonit dhe të kalciumit, të cilat kanë të njëjtën masë atomike 40. Këto atome të elementeve të ndryshme që kanë të njëjtën masë atomike quhen izobare.
  Sipas Daltonit, atomet e elementeve të ndryshme kombinohen në raporte numrash të thjeshtë te plote për të formuar komponime. Kjo nuk është parë në komponimet organike komplekse si sheqeri C12H22O11.

  Ajo na ka mundësuar shpjegimin e ligjeve te kombinimeve kimike .
  Daltoni ishte personi i parë që njohu nje dallimin funksionues midis grimcës përfundimtare të një elementi ( atom ) dhe atë të një kompleksi ( molekulë ) .


 Puna e tij solli përpara një teori të re, se atomi ishte i përbërë nga grimca te vogla. Keshtu ai zbuloi elektronet . Ai provoi teorinë e tij duke përdorur tubin e rrezeve te katodes. Shkencëtarët kishin bërë tashmë shumë eksperimente për të gjetur strukturën e atomit. Ata kaluan një rryme elektrike përmes një tubi vakum. Ata panë një dritë me ngjyra të ndezura brenda tubit. Ajo udhëtoi në një vijë të drejtë. Ato nuk munden ta shpjegonin këtë fenomen. Thomson bëri me shume eksperimente mbi tubin katodë. Ai vendosi dy pllaka elektrike në rrugën e saj. Njëri u ngarkua pozitivisht.Tjetri u ngarkua negativisht. Drita me ngjyra te ndezura u perkul drejt pllakes se ngarkuar pozitivisht. Ai zbuloi se dritat me ngjyra të ndezura ishin grimca më të vogla se atomi. Keto grimca, Thompson i quajti elektrone. Ne kete menyre, u zbulua teoria atomike e Thompson-it. Thomson sugjeroi se elektronet vijnë nga gjurma e gazit që ndodhej brenda tubit katodë. Kështu doli një teori e re, se atomet janë bërë nga sipërfaqja e grimcave shume te vogla.Me vone u provua se atomet janë të përbërë nga protonet, elektronet dhe neutronet. Meqe atomi ishte neutral, Thompson-i sugjeroi se elektroni i ngarkuar negativisht barazonte protonin e ngarkuar pozitivisht dhe neutronet nuk kishin ngarkese. Ngarkesat negative rrethonin ngarkesat positive. Nje vendosje e tille i detyrohej forcave elektrostatike.


Linus Pauling (1901-1994)
 Zhvillimi i elektronegativitetit ne nje shkalle te sakte ishte nje nga kontributet e medha qe Pauling i dha kimise. Koncepti i elektronegativitetit eshte matur pergjate nje shkalle relative qe krahason shkallen ne te cilen elementet e ndryshme kane tendence per te terhequr elektronet nga mjedisi i tyre rrethues. Sepse shkalla e elektronegativitetit eshte nje matje cilesore – do te thote se nuk ka asnje vlere te matshme konstante per matjen e elektronegativitetit. Kjo shkalle ne vetvete ka qene edhe e veshtire por edhe interesante per t’u zhvilluar. Shkalla e elektronegativitetit qe ne perdorim sot u formalizua nga Linus Pauling dhe u botua se pari ne 1932. Megjithate ideja e elektronegativitetit mes atomeve eshte hedhur edhe para Pauling, duke datuar ne fillimet e viteve 1800 nga shkencetare si: Amedeo Avogadro, Humphrey Davy, Alessandro Volta, Christian Heinrich, Jöns Jakob Berzelius.

Rendesia e elektronegativitetit: 
 Elementet metalike jane te gjitha elektropozitive, elementet electronegative jane te gjitha jometale, ndersa metaloidet jane te ndermjetme. Perberjet jonike, si NaCl, formohen mes elementeve elektropozitive dhe electronegative. Keshtu rezulton se llojet e lidhjeve, karakteri i materialit dhe reaktiviteti kimik mund te parashikohet nga nje njohuri e elektronegativitetit.
  Elektronegativiteti mund te perdoret per te parashikuar momentin dipolar (polaritetin e lidhjes) se nje lidhjeje:


Parimet e termodinamikes

Termodinamika (prej gj.greke thermos që do të thotë nxehtësi dhe dynamis që do të thotë energji/fuqi) është degë e fizikës që studion ndikimin e ndërrimit
të temperaturës, shtypjes dhe vëllimit në sistemet fizike të madhësisë makroskopike përmes analizimit të lëvizjeve kolektive të grimcave të tyre, duke përdorur statistikën. Përafësisht, nxehtësi do të thotë “energji në tranzit (lëvizje)” dhe dinamika ka të bëj me “lëvizje/transferim”; kështu që në thelb termodinamika studion lëvizjen e energjisë dhe se si energjia shndërrohet.

Në termodinamikë, janë katër ligje me vlefshmëri të përgjithshme, aq sa ato nuk varen nga detalet e bashkëveprimit ose sistemit që studiohet. Prandaj, ato mund të aplikohen/zbatohen në sistemet tek të cilat nuk dihet asgjë, veçse balanca e energjisë dhe transferimi/shkëmbimi i materies. Shembujt e tillë përfshijnë parashikimin e Einstein – it për emisionin spontan në shek.XX dhe hulumtimet e tanishme në termodinamikën e vrimave të zeza (black holes).

Ligji i zeros në termodinamikë, i cili thotë se ekuilibri termodinamik është një relacion ekuavalencial
Nëse dy sisteme termodinamike janë në ekuilibër termik me sistemin e tretë, atherë ato dy sisteme janë në ekuilibër termik me njëri -tjetrin.
Ligji i parë i termodinamikës, rreth konservimit/ruajtjes së energjisë
 Rritja e energjisë së një sistemi të mbyllur është e barabartë me sasinë e energjisë së shtuar sistemit me anë të nxehtësisë, minus sasinë e humbur të të punës së bërë të sistemit në rrethinë.
Ligji i dytë i termodinamikës rreth entropisë
Entropia totale e një sistemi të izoluar termodinamik tenton të rritet sa herë që i afrohet vlerës maksimale.
Ligji i tretë i termodinamikës, rreth temperaturës absolute
Kur sistemi asimptotikisht i afrohet temperaturës zero absolute të gjitha proceset pothuaj mbarojnë dhe entropia e sistemit
asimptotikisht i afrohet vlerës minimale.


Jane parime te termodinamikes te cilat zbatohen ne te gjitha lemite e zbatimeve te energjise por edhe ne ligjet e levizjeve sociologjike, bilogjike, psikologjike dhe informative.
lParimi i parë thot qe sasija e nxëhtësise që futet në një sistem shkon ne rritjen e energjisë së brendeshme të sistemit dhe në kryerjen e një punë përkundër ambjenit perreth.
lParimi i dytë apo ligji i entropisë thotë që në sistemet e izoluara entrpia e tij është gjithmon në rritje. Nderrimi i entropisë së një sistemi definohet si shumë e tërsishme apo integral i ndërrimeve të nxehtësise pjestuar me temperaturen e sistemit ne shqyrtim. Kur theksojme entropine (shenohet me S, aludojme ne ndrrimin e saje por duke filluar nga vlera e saje zero.( E njeta gje vlen edhe me definimin e potencialit apo distances). Me ndërrimin e entopisë se sistemit të caktuar analizohet kahja e levizjes së proceseve fizike, kimike , biologjike etj. Kur ndërrimi i entropise(delta S) është me i madhe se zero procesi është irreverzibil ( i pa kethyeshem), kur nderrimi është zero procesi është reverzibil dhe kur ndrrimi ne fjale ka vleren me i vogel se zero procesi është i pamundur.
Ketu shihet roli i gjithëanshem i ligjit të ndërrimit të enropise apo parimit te dytë të termodinamikes. Më anë të tij parashihen levizjet e proceseve ne shkence shoqeri dhe kahet rrjedhjes se informacionece.Entropia në aspektin informative definohet si shkalle e crregullesise. Crregullsia apo kaosi dhe rregullesia janë procese fundamentale në të gjitha lemite e hulumtive.
Të themi psh. qe Universi si sistem i izoluar ka nje entropi ne rritje për cka dihet qe ai zgjerohet ne menyre te pakethyeshme. Parimi i trete ne fakt quhet parimi zero(0) i termodinamikes.Keto nuk po e trajtojme por vetem te themi qe ai ndihmone ne definimin e teperatures dhe për ta kuptuar shum lehte, te mendojme situaten si vijon. Kur dy madhesi janë te njejta me nje madhesi te trete atehere ato janë te njejta edhe me njera tjetren.
Keto që u trajtuan me sipër i përkasin termodinamikes fenomenologjike. Përndryshe ekziston edhe termodinamika statistikore qe trajtohet me anë të teorisë së probabilitetit e cila është jashte fushes se veshtrimit te paraqitur në këtë shkrim.
 


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels