Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
Afganistani (Persisht-Dari: Afğānistānافغانستان ) zyrtarisht Republika Islamike e Afganistanit është shtet në Azinë qendrore që nuk laget ng...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
8:34:00 AM
iBra Servis Pc
MATEMATIKE
Aksiomat
Aksioma quhet fjalia matematike, vertetesia e te ciles pranohet pa vertetim.
8:11:00 AM
iBra Servis Pc
DIDAKTIKE, PEDAGOGJI
Etapat e organizimit të punës mësimore
1. Hyrja (përgatitja) në punën mësimore
Hyrja apo përgatitja në punën mësimore, zë vend të rëndësishëm si etapë e organizimit të punës mësimore. Varësisht se në çfarë mënyre do të zhvillohet puna me etapën përgatitore, ashtu do të zhvillohen etapat që pasojnë. Pra, suksesi i kësaj etape varet se çfarë qasje do t’ i bëhet hyrjes nga ana e arsimtarit.
Është me rëndësi të ceket se përmes kësaj etape mundësohet përgatitja për të vazhduar realizimin e etapave pasardhëse, prandaj mund ta quajmë etapa përgatitore.
Hyrja në parim zgjat shkurt, përafërsisht 5 minta aq sa të zhvillojë kurreshtjen tek nxënësit për atë që do të mësohet. Në pjesën hyrëse të orës arsimtari bën pëgatitjen “nxehjen” e nxënësve për të përvetësuar mësimin e ri. Në fillim arsimtari në mënyrë spontane duke marrë shembuj nga jeta e përditshme bën lidhjen e tyre me mësimin e ri, bën nxitjen e ndjenjave dhe emocioneve, stimulimin e funksioneve intelektuale, krijon atmosferë për punë mësimore dhe nxit nteresim për përvetësimin e njohurive të reja duke e vënë nxënësin para problemit mësimor, respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor i rëndësishëm i punës mësimore.
Pra, hyrja fillon me parashtrimin e pyetjeve nga njësia mësimore e kaluar, me bisedë të lirë, me demonstrim, me të vërejturit e ilustrimeve, ndërlidhjen e problemit me ndonjë objekt, kontrollimi i detyrave të shtëpisë, etj.
Hyrja e cila ka për qëllim të krijojë atmosferë të punës ka një nënetapë që nuk vërehet shumë, ajo është paraqitja e qëllimit të mësimit. Pas krijimit të atmosferës së punës si dhe zgjerimit të komunikimit paraqitet qëllimi.
Qëllimi i etapës hyrëse, siç theksuam edhe më lartë është që në mënyrë graduale t’ i nxisë nxënësit për punë, të vë në funksion të menduarit e tyre, të bëjë të mundur ikuadrimin e plotë të nxënësve në mësim, të rrisë shkallën e produktivitetit dhe efikasitetit, të rrisë pavarësinë gjatë punës së mëtejshme, etj.
2. Shtjellimi – zhvillimi i lëndës së re
Është etapë më e rëndësishme e punës mësimore. Ndryshe quhet edhe zhvillimi i lëndës së re, e cila fillon nga faza përgatitore e orës dhe përfshinë pjesën qendrore të saj, realizon përmbajtjen edukative dhe arsimore, që është parashikuar sipas planit dhe programit, duke formësuar punën mësimore në pikëpamjë didaktiko-metodike, nxënësit fitojnë dituri të reja.
Kjo etapë zgjat 15-20 minuta dhe paraqet proces në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e mësimit të definuar në njësinë mësimore. Siç theksuam edhe më lartë kërkesa themelore që shtron kjo etapë e orës mësimore është që nxënësi të përvetësojë e thellojë dituri, të ushtrojë, përforcojë e sistematizojë dituritë e përvetësuara.
Kjo etapë e punës mësimore për nga karakteri i veprimeve operative të saj, është një proces i angazhimit të përbashkët të mësimdhënësit dhe nxënësve, i cili rrjedh nga vetë karakteri bashkëkohor i organizimit të mësimit. Mbështetur në këto kërkesa, etapa e shtjellimit të lëndës së re ndodhet në varësi direkte (sikurse edhe etapat tjera) nga përgatitja paraprake e nxënësve, që zakonisht bëhet në pjesën hyrëse të orës, që ka për qëllim integrimin e nxënësve në punën dhe përmbajtjet e reja mësimore.
Në këtë etapë pozitë të rëndësishme ka nxënësi si subjekt aktiv, i cili ka rol me rëndësi në punën mësimore dhe në tërë procesin e organizimit didaktik të mësimit duke fituar përmasa të reja të angazhimit në të gjitha sferat dhe etapat e artikulimit mësimor.
Rezultatet përfundimtare të punës mësimore të kësajë etape mund të vlerësohen në fazën përfundimtare të saj duke vërejtur me anë të përsëritjes dhe kontrollimit se sa dhe si i kanë përvetësuar nxënësit përmbajtjet e reja mësimore.
3. Ushtrimet në punën mësimore
Si pjesë përbërëse e punës mësimore janë edhe ushtrimet në punën mësimore. Ushtrimet përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në organizimin e procesit mësimor.
Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e shkathtësive në përvetësimin e teknikës së kryerjes së ndonjë veprimi. Ushtrimet kanë për qëllim t’ i aftësojnë nxënësit për kryerjen me sukses të veprimtarive përkatëse.
Shpesh herë të ushtruarit identifikohet me përsëritje, që nga aspekti didaktik është e gabueshme. Të ushtruarit lidhet patjetër me përsëritjen, mirëpo këto dy funksione didaktike duhet të dallohen duke pasur parasyshë qëllimin dhe kuptimin themelor e çdonjërit prej tyre, pra, edhe dallimet në ekzekutimin didaktik. Qëllimi i të ushtruarit është formimi i shkathtësisë për përvetësimin e teknikës së punës, kurse qëllimi i përsëritjes është arritja qëndrueshmërisë së diturive.
Kjo etapë didaktike në procesin mësimor ndahet në disa faza, edhe atë:
- Ushtrime fillestare
- Ushtrime plotësuese dhe
- Ushtrime korrektuese
Ushtrimet mund të ndahen në:
- Ushtrime me gojë (ushtrime për të shprehurit e gjuhës amtare, në gjuhën e huaj, për zgjedhjen e problemeve mësimore, etj.)
- Ushtrime me shkrim (për përvetësimin e shkrimit në gjuhën amtare, në formë të përshkrimeve dhe diktimeve, për punë gjysmë të pavarur, për t’ u shprehur drejtë në gjuhë të huaj, për zgjidhjen e problemeve në mësim, punimet krijuese me shkrim të nxënësve, etj.)
Ushtrimet mbështeten në aftësinë e të kuptuarit dhe të menduarit, sikurse edhe mbi bazën e zhvillimit të shumë proceseve të përbëra psikike, sidomos në të vërejturit, perceptimin, kujtesën dhe aktivitete të tjera intelektuale, të cilat ngrejnë ushtrimet në një shkallë më të lartë dinamogjene, duke mundësuar edhe zhvillimin e veçorive kreative të shprehjes individuale të veprimeve.
Gjatë ushtrimeve në punën mësimore shpeshherë përdorën rregullatorë apo mjete të veçanta didaktike, që u lehtësohet nxënësve kryerja e ndonjë veprimtarie. p. sh. gjatë ushtrimit të skrimit fillestar përdoren fletore me vija të ndryshme.
Është karakteristike për këtë etapë didaktike se ajo zbatohet kryesisht në mënyrë individuale, domethënë me të ushtruar individual nxënësit fitojnë shkathtësi.
Pra, ushtrimet si etapë e punës mësimore janë shumë të rëndësishme sidomos sa i takon aftësimit dhe përgatitjes së gjeneratave të reja për jetë dhe punë, për punë të pavarur e sidomos për punë prodhuese, d. m. th. ushtrimet janë pjesë përbërëse e çdo etape apo faze të organizimit të punës mësimore.
4. Përsëritja dhe përforcimi në punën mësimore
Sikurse etapat e cekura më lartë, edhe etapat e përsëritjes dhe përforcimit janë pjesë shumë me rëndësi në punën mësimore.
Në Fjalorin e Pedagogjisë, përsëritje është kthimi te matriali i mësuar, i bërë me qëllim ngulitjeje, thellimi, zgjerimi dhe sistematizimi të njohurive, aftësive dhe shprehive të nxënsve.
Sipas Dr. Nijazi Zylfiut, përsëritja përfshinë në vete edhe të gjithë strukturat përbërëse të përforcimit, dhe se përsëritja është një komponentë relativisht i pavaruri mësimit, i cili mbështetet në tërësi edhe në elemenete të veçanta të përforcimit të ligjeve të të nxënit, gjatë punës mësimore.
Detyrë e mësimit është që dituritë dhe shkathtësitë e fituara të bëhen pasuri e përhershme e nxënësit dhe të pengohet harresa. Për këtë qëllim organizohet përsëritja, që në tërësinë e procesit mësimor ka karakter të etapës së veçantë didaktike.
Prandaj, etapa e përsëritjes në punën mësimore aplikohet në të gjitha lëndët në harmoni me planin e paraparë për përsëritje apo sipas rasteve të veçanta. Ajo është pjesë përbërëse e procesit mësimor dhe në mënyrë të organizuar ajo në masë të caktuar aplikohet gjatë gjithë zhvillimit të punës mësimore.
Përsëritja dhe përforcimi janë dy forma ose dy nivele të njohjes mësimore, sepse kanë një burim – zhvillimin e mësimit, përmbajtjet mësimore të zhvilluara më parë – dhe përsëritja është fazë e natyrshme për thellimin dhe sistematizimin e njohurive.
Zakonisht, përsëritja organizohet në fund të orës, por edhe gjatë orës. Ajo organizohet kryesisht me anë të pyetjeve të shtruara nga ana e arsimtarit. Përsëritja mund të organizohet edhe në formë të kontrollit të njohurive si: me pyetje, me detyra, me aktivitete praktike, etj.
Përsëritja është e lidhur ngushtë me përforcimin e diturive e cila në esencë kërkon sistematizim në procesin e njohjes mësimore të mësimdhënies, pa kërcime, pa lëshime, respektimin e aftësive intelektuale të nxënësve, etj. Prandaj edhe procesi i përsëritjes dhe përforcimi mbështetet në procedura ngjashme me procesin e zhvillimit të mësimit të ri që shkohet prej së afërmems nga e largëta.
Nga kjo që thamë më lartë, mund të përfundojmë se përsëritja gjatë zhvillimit të mësimit të ri na ndihmon të bëjmë lidhjen e mësimit të ri me mësimn e kaluar. Pra, njohurtë e fituara më parë mund t’ i shfrytëzojmë si bazë mbështetjeje për t’ i kuptuar më lehtë njohuritë e reja.
5. Detyrat e shtëpisë të nxënësve
Detyrat e shtëpisë të nxënësve është etapë shumë e rëndësishme e organizimit të punës mësimore shikuar nga aspekti klasë-orë-lëndor i organizimit.
Detyrat shtëpiake janë pjesë e pandarë e punës mësimore, që nënkupton vazhdimin e detyrave mësimore të nisura në shkollë dhe përfundimin e tyre në shtëpi. Përmes tyre bëhet aktivizimi i drejtpërdrejtë dhe i pavarur i nxënësve për përforcimin dhe përsëritjen e lëndës mësimore pa mbikqyrje nga ana e arsimtarit.
Vlera e detyrave shtëpiake, sipas Dr. Nijazi Zylfiut është e dyfishtë:
1. Arsimore (nxënësit i përgatit dhe i aftëson për punë të pavarur në përvetësimin, thellimin dhe zgjerimin e diturive).
2. Edukative (krijojnë shprehi për punë sistematike, planifikim të kohës dhe angazhimeve, duke e rritur nivelin e përgjegjësisë ndaj obligimeve si dhe përgatitin për veprime vetëvlerësimi).
Didaktika ka përcaktuar disa kërkesa ndaj detyrave mësimore: të jenë konkrete, të paraqiten qartë dhe bukur, të mos krijojnë mbingarkesë për nxënësit. Që të përmbushen këto, nxënësit duhet të kenë të qartë metodikën e punës për kryerjen e detyrave, si duhet punuar me librin, si duhet mbajtur shënimet, kur duhen zgjidhur detyrat e vështira e kur ato të lehtat, si duhet bërë vetëkontrolli, etj. Gjithashtu për përmbushjen e këtyre detyrave duhen krijuar kushte të volitshme për punë si dhe kërkohet angazhimi i mësimdhënësit, prindërit dhe i vëtë nxënësve.
Sipas mënyrës së kryerjes së veprimeve, detyrat mund të ndahen në:
- detyra me shkrim,
- detyra me gojë dhe
- detyra praktike.
Kurse sipas qëllimit se çfarë kemi përcaktuar si objektiv, ato ndahen në:
- detyra përgatitore,
- detyra për ushtrime dhe
- detyra për përforcim.
Kërkesa themelore didaktike është që çdo punë e pavarur e nxënësit duhet të kontrollohet. Mënyra e kontrollimit mund të ndërrojë nga arsimtari; nganjëherë mjafton edhe një kontrollim i rezultateve kalimthi, por është shumë me rëndësi që arsimtari të kontrollojë kohëpaskohe imtësisht dhe me kujdes të madh detyrat e shtëpisë të nxënësve dhe nëse nuk ka kohë të mjaftueshmegjatë mësimit për këtë qëllim, këtë punë e kryen edhe jashtë mësimt, në shkollë ose në shtëpi.
Kontrollimi i detyrave të shtëpisë të nxënësve është shumë me rëndësi, sidomos kontrollimi i hollësishëm, sepse te nxënësit krijohet bindje e thellë se arsimtari i kontrollonë detyrat detajisht dhe në këtë mënyrë ata do të mundohen sa më shumë që punën e tyre ta kryejnë sa më saktë dhe në mënyrë të pavarur.
6. Kontrollimi dhe vlerësimi (notimi) i diturive
Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve si pjesë përbërëse e organizimit të punës mësimore, është një fazë shumë e rëndësishme dhe e pashmangshme, përmes së cilës bëhet kontrollimi dhe vlerësimi i përvetësimit të njohurive, shprehive dhe aftësive të nxënësve.
Kontrolli i nxënësve, si një etapë paraprake dhe përcjellëse e procesit të vlerësimit, duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo ore dhe etape të punës mësimore dhe të krijojë bindjen e mësimdhënësit për efektet e punës së vet. Kontrollimi zhvillohet në orë të veçanta, por kryesisht është pjesë përëbërëse e çdo ore mësimore dhe përfshinë jo vetëm dituritë, por edhe shkathtësitë dhe shprehitë e fituara.
Kontrollimi i njohurive të nxënësve mund të jetë:
- kontrollimi gojarisht, përmes të cilit arsimtari e kontrollon nxënësin në mënyrë verbale (bashkëbisedimi), d. m. th. nxënësit i parashtrohen pyetjet përkatëse dhe prej tij kërkohet që në mënyrë të pavarur të japë përgjigje të caktuar.
- kontrollimi me shkrim, këtu kontrollimi bëhet në bazë të detyrave grafike ose me shkrim të nxënësit, detyrave të shtëpisë dhe atyre shkollore, përmes testeve të ndryshme, përmes zgjidhjes së detyrave në tabelë.
- kontrollimi praktik, zakonisht kryhet nëpër laboratore apo jashtë me anë të ushtrimeve (punëve) të ndryshme.
Duke e kontrolluar procesin e të menduarit të nxënësit, mësuesi përcakton rrugën e drejtë apo të tërthortë, mekanike apo logjike që ka ndjekur nxënësi për të arritur në përgjithësime, në konkluzione, në formulimin e ligjeve, etj. Nga fillimi deri në fund të këtij procesi është e rëndësishme që të krijohet atmosferë serioze pune dhe pa tension. Këtu ka rolin e vet shprehja e mësuesit, mimika dhe qëndrimi i tij.
Pra, kontrollimi i diturive, i shkathtësive dhe i shprehive të nxënësve luan rol shumë pozitiv në përcaktimin e asaj se sa janë të qëndruëshme njohuritë e përvetësuara të nxënësve, se në çfarë mënyre i kanë kuptuar (përvetësuar) njohuritë e zhvilluara më parë, në ç’ nivel janë ato d. m. th. sa janë në gjendje që nxënësit t’ i manifestojnë ato praktikisht, etj.
Siç cekëm më lartë, edhe vlerësimi i diturive të nxënësve është pjesë përbërëse e organizimit të punës nësimore si dhe është një veprim shumë i ndjeshëm, si në aspektin pedagogjik ashtu edhe në atë psikologjik.
Qëllimet për të cilat aplikohet vlerësimi, shikuar nga aspekti i vleftës dhe rëndësisë që ka gjatë procesit të punës mësimore, janë mësimore, diagnostike dhe orientuese. Sa i takon formës se si bëhet vlerësimi, ai mund të jetë: në formë numerike, përshkruese (deskriptive) dhe me anën e testeve.
Përmes vlerësimit, mund të konstatojmë suksesin dhe mundësitë e nxënësit për përvetësimin e dijeve, gjithashtu vlen të theksohet se mund të zbulojmë prirjet për kreativitet, përparësitë dhe dobësitë në mësim të çdo nxënësi, qëndrimin ndaj punës (mësimit), aftësinë e të vlerësuarit kritik, etj.
Në fund, është me rëndësi të thuhet, se kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve, si etapë me peshë në organizimin e punës mësimore, duhet të jetë i plotë dhe objektiv, sa më i drejtë dhe i saktë, arsimtari gjithmonë duhet të merret me tërë klasën e jo vetëm me nxënësit e mirë, rezultatet e arritjeve të nxënësve t’ i bëjë publike si dhe të krijojë atmosferë humori në momente të caktuara.
8:09:00 AM
iBra Servis Pc
QYTETARI
Edukata morale
Koncepti mbi edukatën morale
S’ka dyshim se njeriu ka nevojë për një sistem moral i cili e udhëzon për sjellje të mirë në jetë.
Morali është një nga format e vetëdijes shoqërore të personalitetit, por edhe si vlerë e përhershme. Edhe morali zhvillohet, formohet në interaksion me mesin social
ku jeton dhe vepron edukanti. Mund të themi se edhe morali është një nga format e praktikës njerëzore, e njëherit edhe rezultat i asaj praktike ku edukanti shprehë dhe manifeston raportin konkret përmes procedimeve si të mira apo të këqia. Raporti i moralshëm apo i pamoralshëm shprehet në jetën dhe punën përditshme si ndaj njerëzve, familjes, bashkësisë shoqërore, ndaj punës, të mësuarit, etj.Përmbajtja e edukatës morale shtrihet në shumë fusha të jetës personale, familjare dhe shoqërore. në familje nën shembullin e më të rriturve mësojnë të jenë me karakter të fortë, të mos bëjnë lëshime në asnjë fushë të jetës që nuk përputhet me normat morale shoqërore (qoftë në aspektin pozitiv apo negative). Ajo që është e mirë, përkrahet nxitet, mbështetet, ajo që është e ndaluar, e padenjë apo e pahijshme, frenohet, ndalohet.
Në familje problemet e edukimit moral zënë vendin kryesor. Çdo prind, por sidomos nëna kujdeset për fëmijën e vet, që ai të jetë i shëndetshëm, i ditur e në radhë të parë i sjellshëm. Aty ditë për ditë në mënyrë të vzhdueshme dhe shumë të natyrshme fëmija edukohet me normat morale. Tek brezi i ri ndikojnë një seri faktorësh dhe mjetesh shoqërore të ndërthurura njëra me tjetrën. Por tharmin, shtytjen, të gjitha virtytet e mira, sjelljet dhe qëndrimet e njeriut i marrin në familje.
Ta dijmë se, për të qenë të suksesshëm, nuk i duhet falur fëmijës fjala më e vogël cinike a banale ose mungesa e mirësjelljes ndaj të tjerëve, duke filluar nga familja e ngushtë e deri te kalimtari i rastit, kur ndodhin ekcese rastësie me ndokend.
Të habit fakti se si disa prindërve nuk u bën përshtypje qëndrimi i djalit të tyre që komunikion ashpër me vajzat duke përdorur shpeshherë edhe fjalë banale, fatkeqësisht ka prej tyre që këtë e quajnë qëndrim “burrëror”. Të kalosh lehtë dhe pa mbajtur qëndrim ndaj këtyre dukurive, do të thotë të rritësh një njeri arrogant, të pa kulturë dhe edukatë. Jo vetëm prindërit, por dhe mësimdhënësit në bashkpunim duhet të vëzhgojnë, dhe të edukojnë në raport të njejtë edhe djemt edhe vajzat, nëpër shtëpi, shkollë dhe gjetkë.
Pra, edhe shkolla luan rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri me normat e moralit. Tërë veprimtaria e saj, mësimi dhe praktika përmbanë edhe një system të plotë konceptesh, normash e rregullash morale, që në përshtatje me moshën dhe në mënyrë sistematike, u transmeton nxënësve me qëllim që të bëhen bindje dhe cilësi të karakterit dhe të udhëheqin veprimtarinë dhe qëndrimin e tyre.
Rrjedhimisht, mund të theksohet se faktorët që ndikojnë në edukimin moral janë: familja, shkolla, mjetet e informimit, veprimtaria botuese, ndërmarrjet, koha e lirë, grupmoshat, institucionet kulturore, etj.
Vetëdija morale dhe vlerat morale
Në jetën e përditshme në çdo bashkësi shoqërore caktohen kufijtë e sjelljeve të njerëzve dhe të drejtave e lirive të çdo personi ku janë disa dallime edhe në pikëpamje të moshës. Në aplikimin e këtyre normave-vlerave, kufinjëve në jetën praktike shoqërore ndikon edhe vetëdija morale. Me normat-vlerat morale përcaktohen raportet ndërnjerëzore ku duhet edhe personi të veprojë në harmoni me obligimet nga normat dhe vlerat e caktuara.
Në aspektin edukativ duhet nisur nga fakti se personi-fëmija s’është as i mirë as i keq dhe se vetëdija morale formohet gjatë zhvillimt dhe rritjes në moshën e fëmijërisë dhe rinisë e që varet nga edukimi, por diçka ndikon edhe trashëgimia. Se a do të ketë sjellje dhe veprim të moralshëm personi në harmoni me normat dhe vlerat e përgjithshme, pra varet nga vetëdija morale, nga vetëdija për funksionin e moralit, nga bindjet personale se a janë ato norma dhe vlera të drejta apo jo, si dhe prej vlerësimit të veprimeve të veta dhe të njerëzve të tjerë.
Edukimi moral, poashtu duhet të përfshijë si njohjen e moralit ashtu edhe ushtrimet për veprim të moralshëm sin ë familje ashtu edhe në kuadër të shkollës, kun ë qendër të moralit është personi i njeriut në vetëvetën dhe në raportet dhe veprimet ndaj të tjerëve.
Lidhur me vlerat morale (sipas L. Legrand) dallohen tri modele të vlerave morale edhe atë:
1. “Morali personal i mbyllur” ku mësimdhënia e vlerave është e kufizuar në njohjen e të mirës dhe të keqes,sepse ato konsiderohen të përherëshme dhe domosdo të vlershme.2. “Morali kolektiv profetik” që do të thotë njohja e vlerave morale është e zgjeruar në civilizimet e ndryshme duke marrë qëndrimet e ndryshme, varësisht nga njeriu futurologjik.3. “Morali i çiltër personal” do të thotë njohja e vlerave në tërësinë e mundshme. Njeriun duhet studiuar në të gjitha aspektet biologjike, pedagogjike, psikologjike, sociologjike, etj. të edukimit moral.
Edukata morale s’ mund të arrihet pa arsimimin e të rinjëve, të drejtat e njeriut, pa njohjen e konceptave si: diskriminimi, dhuna, trimëria dhe pushteti mbi vetëvetën, respektimi i jetës, solidariteti, etj.
Detyrat e edukimit moral
Detyrat kryesore të edukatës morale kanë vlerën e tyre, por familja e së bashku me të gjithë shoqëria duhet formojë tek fëmijët dhe të rinjtë konceptet dhe njohuritë me bazë morale, këto të kthehen në bindje, në shprehi dhe zakone të sjelljes dhe e gjitha kjo të çojë në formimin e ndërgjegjes morale.
Së pari, fëmija në gjirin e familjes duhet të formojë konceptet e njohuritë më themelore morale. Disa nga këto koncepte janë: koncepti i besimit, i mirësisë, i devotshmërisë, i jetës, i lirisë, i barazisë, i mirësjelljes, i shpresës, i sinqeritetit, i vendosmërisë, i falënderimit, i dashurisë, etj. Fëmijët duhet të formojnë parafytyrime të plota e të sakta mbi sjelljet dhe veprimet morale, të dallojnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta, të kontrollojnë veten dhe të jenë rigorozë dhe kërkues jo vetëm ndaj vetes, por edhe shokëve e miqve tjerë në jetë, të respektojnë normat dhe rregullat morale në familje, në shkollë në rrugë e kudo që të ndodhen në përpjekje me të tjerët. Nën kujdesjen e familjes, më vonë të shkollës, në shoqëri, fëmijët fillojnë të kuptojnë ç‘është e mirë apo e keqe, formojnë konceptet dhe parafytyrimet e para morale.
Së dyti, formimi i bindjeve morale. Koncepti i edukimit moral si proces veprues i mëson prindërit që të punojnë me fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, që të mos kufizohen vetëm në formimin e fëmijëve të vet me parimet, me kategoritë dhe rregullat e moralit, por të gjitha çfarë ka mësuar fëmija apo i riu në fushën e moralit të shndërrohet në bindje të brendshme të tyre. Vihet re se shumë fëmijë në familje, por edhe në shkollë edhe më gjërë i kanë të qarta konceptet apo normat e sjelljes, por nuk i zbatojnë apo edhe i shkelin ata kur janë larg prindit, mësuesit apo edhe më të rriturit. Njohuritë dhe normat e përvetësuara duhet t’i udhëheqin fëmijët në veprimtarinë dhe në sjelljen e tyre të përditshme. Fëmija apo i riu në mjedisin shoqëror dhe pikërisht me shokët e vet i afirmon bindjet e veta morale dhe sjelljen e vet.
Së treti, formimi i shprehive dhe i zakoneve të sjelljes morale. Pajisja e fëmijëve me një system sa më të plotë shprehishë e zakonesh të sjelljes në përputhje me normat morale ka për qëllim që ata të veprojnë kudo që gjinden dhe në çdo rrethanë me bindje të plotë e në mënyrë të pavarur. Ata duhet të mësohen të kontrollojnë veten dhe veprimet që bëjnë, të jenë të përgjegjshëm dhe të veprojnë me bindje të plota. Kërkesat e shtruara nga prindi për një normë a sjellje fëmija jo vetëm që duhet t’i kuptojë e të jetë i vetëdijshëm për to, por edhe duhet t’i zbatojë në jetë në të gjithë veprimtarinë që zhvillon e në çdo rrethanë që të ndodhet. Zbatimi dhe ushtrimi i vazhdueshëm në veprime praktike krijon mundësitë që të formohen shprehi dhe zakone të mira të sjelljes së drejtë morale tek fëmijët.
Së katërti, e gjithë puna për edukim moral duhet të na çojë në një përfundim themelor, formimin e ndërgjegjes morale. Fëmija, i riu apo i rrituri të gjykojnë e të veprojnë në bazë të primeve morale shoqërore. Pra, sjelljet e veta apo sjelljet e të tjerëve t’i analizojnë në bazë të normave morale shoqërore dhe shembullit të më të mirëve. Në rrethet ku jetojmë duhet që fëmijët të jenë që herët në kontakt me këto norma dhe të stërviten që t’i zbatojnë ato me kujdes dhe përpikëri. Kështu nuk do të kenë vetëm koncepte të thata, por bindjet e tyre të ushtruara dhe të zbatuara në veprimet e përditshme në mënyrë të ndërgjegjshme do të formojnë zakone e shprehi të drejta morale dhe në këtë mënyrë, hap pas hapiqë heret formohet ndërgjegja morale shoqërorë që i udhëheq ata në jetë.
Parimet dhe qëllimet e edukimit moral
Në literaturë në mënyrë të ndryshme përcaktohen parimet dhe qëllimet e edukimit moral. Parimet e edukimit moral do t’i paraqesim (sipas L. Legrand) në krijimin e vetëdijes morale në moshën e fëmijërisë dhe të rinisë:
- Vlera njohëse
- Arsyetimi teorik
- Ndjenja e obligimit
- Dëshira që ta adaptojë sjelljen e vetë sipas vlerave dhe
- Veprimi në harmoni me ato vlera
Pra, edukimi moral patjetër duhet të përfshijë aspektin kognitiv dhe elementet afektive, përkatësisht aspektin e njohjes së vlerës dhe arsyetimit të saj dhe aspektin afektiv, përkatësisht supozimin personal të vlerës dhe përvetësimit të atyre.
Gjithashtu, (L. Legrand) edukimi moral duhet të përfshijë këto qëllime:
- Të provojë, vrojtojë, pranojë (t’i zgjedhe faktet)
- Të reagohet në objektin e vrojtuar (të pajtohet, dëshira)
- Të merret qëndrimi në dobi të atij objekti (vlerësuar, përvetësuar)
- Të organizojë vlerat e veta pasi që i ka theksuar (t’i udhëzojë, hierarki të vlerave), etj.
Pra, siç shihet nga kjo analizë e qëllimeve të edukimit moral është përfshirë analiza nga aspekti kognitiv, afektiv, dhe veprues.
Si përfundim mund të themi se koha kërkon që shoqëria jonë, veçanërisht familja, shkolla dhe komuniteti të kthejnë sytë nga edukimi. Shoqëria jonë do të bëhet moderne, kur njerëzit tanë të vetedukohen dhe të mësohen me jetën sociale, kur parimet dhe idetë morale të shoqërisë të përthithen organikisht, të bëhen pjesë e personalitetit të tyre. Shoqëria jonë ka sot më shumë se kurrë nevojë që konsensualisht të pranojë, të përpunojë dhe të transmetojë tek njerëzit, një sasi normash dhe rregullash morale, pa të cilat nuk mund të krijohet kohezion.
8:06:00 AM
iBra Servis Pc
DIDAKTIKE
Mësimdhënia e diferencuar dhe inteligjenca e shumfishtë
Mësimdhënia është: “ veprimtari ndërpersonale, është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: paraveprimit, bashkëveprimit me nxënës dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pasveprimit që ka për qëllim analizën dhe vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar......
Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimt të strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të ndërrohet roli i nxënësit dhe të mësimdhënësit ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo spektator i thjeshtë.
Realizimi i strategjive efikase (formave, metodave, teknikave) mundëson alternativa të shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te nxënësit të zhvillojë, aftësitë organizative e menaxhuese, aftësi komunikative, nxit diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e tyre. Kujtoj se përdorimi – realizimi i strategjive efikase i jep kuptim rolit (menaxher) të mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të shëndosha për realizimin e të nxënit gjatë gjith jetës.
Shkollës, atmosferën (klimën) dhe bukurinë nuk ia sjell godina, muret apo mjedisi se ku është e ndërtuar shkolla, por këtë bukuri shkollës ia sjellin larmija e nxënësve që përfshihen në të. Nxënësit janë të ndryshëm nga njëri tjetri, secili ka kërkesa të veçanta, secili percepton, secili degjon, secili flet, secili mendon, secili mëson ndryshe nga tjetri, prandaj secilit duhet dhënë rasti! Një shkencëtar finlandez thotë: “Çdo njeri në këtë botë në një farë mënyre është: Sikur të gjithë njerëzit e tjerë, sikur vetëm disa njerëz të tjerë dhe sikur asnjë njeri tjetër” ata dallojnë nga njëri tjetri si: nga zhvillimi psiko – fizik,nga kërkesa e interesa të ndryshme, afinitete, stile të ndryshme etj. po ashtu dallojnë edhe në procesin e të nxënit. Kujtoj se, klasa pra nuk është kolektiv i individëve të njëjtë. Ajo nuk bën të shikohet si grumbull kukullash të përmasave e të veçorive të njëjta. Nuk bën të kuptohet as si “njësit ushtarak”, ku secili anëtar i të cilit është i detyruar të ecën në hap e me ritëm të njëjtë. Këto edhe ca arsye të të tjera kanë bërë që në vend të mësimdhënies tradicionale të kërkohet që të zbatohet mësimdhënia bashkëkohore, gjegjësisht mësimdhënia e diferencuar.
Sot në botën moderne, kur flasim për një gjithpërfshirje në procesin e të nxënit dhe kur flasim për arsimim të mesëm të obliguar (përfshirjen e të gjithë semimaturantëve në arsimim), mësimdhënësit duhet t’i përgjigjen strukturës dhe përmbajtjes së kurikulës me më shumë strategji gjithpërfshirëse. Kjo mund të arrihet me realizimin e formave të ndryshme të punës mësimore (puna në grupe, puna në çifte, puna individuale) dhe modeleve të ndryshme të mësimdhënies të cilat vendosin në qendër të vëmendjes “sui generis” dhe marrin për bazë potencialet dhe aftësitë individuale të nxënësve, gjë që bën t’u dilet në ndihmë të gjith nxënësve pa marrë parasyshë vështirësitë që kanë.
Meqë mënyrat e të nxënët të nxënësve thënë metaforikisht janë aq të ndryshme sikurse ngjyrat e ylberit ( ka nxënës që preferojnë stilin pamor – vizuel; ka disa që preferojnë stilin dëgjimor – tipa auditiv; ca të tjerë preferojnë aktivitetin psikomotorik), është e domosdoshme që mësuesit të njohin se cilin stil preferojnë më shpesh nxënësit dhe ta kenë parasishë në procesin e mësimdhënies.
Përdorimi i modeleve alternative, strategjive të larmishme, formave të ndryshme mësimore, metodave ndërvepruese, programeve individuale etj. lehtëson procesin e të nxënit te të gjithë nxënësit.
Inteligjenca e shumfishtë
Inteligjenca është aftësia për të zgjidhur problemin apo për t’i dhënë formë një produkti, i cili vlerësohet në një apo më shumë mjedise kulturore. (Gardnet- Struktura e mendjes, 2003).
Siç përmendëm më lartë se dallimet në mes të nxënësve (mund të krahasohen me ngjyrat e ylberit), imponojnë zbatimin e mënyrave të paparashikueshme të të mësuarit e të njohjes. Çdo subjekt ka stilin e vet të të mësuarit dhe një formë të vetme të inteligjencës, që çdo subjekt, edhe në rast se ka një mangësi, mund të ketë një mënyrë të veten dhe origjinale të njohjes. Gardneri thotë se mendja e njeritut është një bashkësi e inteligjencave të vaçanta, që ai e quan “struktura të të menduarit”. Ai veçon zona të trurit ku janë të lokalizuara shtatë lloje të inteligjencës: gjuhësore, logjike – matematikore, muzikore, trupore – kinestetike, pamore –hapsinore, ndërpersonale, intrapersonale dhe natyrore. Me zhvillimin e teorisë së inteligjencave të shumfishta, Gardner thotë se koeficienti i inteligjencës (KI) nuk duhet të matet si një shifër absolute ashtu si: pesha, gjatësia apo presioni i gjakut. Është gabim thotë ai, të hamendësosh se KI është një tërësi e fiksuar e vetme, e cila mund të matet përmes një testi. Ai shton se: “Nuk ka rëndësi sa i zgjuar je, por ka rëndësi për çfar je i zgjuar”, dhe sipas tij ne si qenie njerëzore, të gjithë kemi një aftësi për të zgjidhur probleme të llojeve të ndryshme. Ai proteston ndaj pohimit se inteligjenca e një njeriu është një sasi e dhënë një herë e përgjithmonë e cila nuk mund të ndryshohet.
Kujtoj se për mësimdhënësit, prandaj është e rëndësishme njohja e kësaj teorie. Mësimdhënësit krahas njohjes së vështirësive në të nxënë, ata duhet të përqëndrohen edhe në aftësitë e nxënësve, në atë që ata janë në gjendje ta bëjnë më mirë. Mendoj se një parakusht tjetër për të pasur rezultate në këtë drejtim është besimi i mësimdhënësit në aftësitë dhe mundësitë e secilit nxënës.
Sipas teorisë së inteligjencës së shumfishtë është e domosdoshme nga mësimdhënësi që të njohin dhe nxisin në një hapësirë më të gjërë talentet dhe aftësitë e nxënësve, që do të thotë, se mësimdhënësit krahas njohjes së vështirësive që kanë nxënësit në të nxënë dhe përpjekjet për t’i lehtësuar ato, ata gjithashtu duhet të përqëndrohen në talentet e nxënësve.
Kujtoj se, nxënësi që karakterizohet me ndonjë vështirësi në të nxënë, mund të jetë shumë i mirë në ndonjë nga fushat tjera të dijes. Një nxënës nëse mund të ketë vështirësi në llogaritje matematikore nuk do të thotë se nuk mund të jetë një talent iveçantë në fushën e muzikës apo në ndonjërën nga fushat tjeta. Të gjithë ne jemi inteligjentë, posedojmë me inteligjenca të shumfishta por nuk e kemi të zhvilluar në të njëjtin nivel secilën prej tyre. Hetimi i prijoriteteve të inteligjencave të shumfishta në familje nga prindërit dhe në shkollë nga mësimdhënësit, mundëson fuqizimin e talenteve të nxënësve.
12:37:00 AM
iBra Servis Pc
ETIKA E TE USHQYERIT, QYTETARI
CESHTE OBEZITETI, SI SHKAKTOHET, NGA TA DALLOJME QE JEMI OBEZE
1. Çfarë është obeziteti?
Obeziteti është një tepricë e sasisë së yndyrave. Nëse mbani një sasi të madhe yndyrash, ju mund të jeni....mbipeshë ose obezë. Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt.
Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe te obezitetit, përdorim Body Mass Index ( BMI ).
BMI = Pesha / Gjatesia2 ( Kgr/m2 )
Nje person klasifikohet mbipeshe kur BMI eshte midis 25 – 30 ndersa si obez nese eshte ≥ 30.
Per shembull nje person qe eshte 97kg dhe gjatesi 1,76, ka BMI 31,3…eshte obez !
Per shembull nje person qe eshte 97kg dhe gjatesi 1,76, ka BMI 31,3…eshte obez !
Klasifikimi
BMI
Nënpeshe
<18,50
Peshe normale
18,50 - 24,99
Mbipeshe
25,00 – 29,99
Obez
>30
Profesionistët e shëndetit shpesh përdorin llogaritësin e indeksit të masës trupore (BMI) – peshën në kilogram të pjesëtuar me gjatësinë në metër katror (kg/m2), për të kontrolluar nëse jeni në një peshë të shëndetshme, mbipeshë ose obezë.
Obeziteti: BMI 30 ose më e lartë;
Mbipeshë: BMI 25 deri në 29.9;
Peshë normale: BMI 18.5 deri në 24.9.
Masa të tjera, që mjekët mund të përdorin janë matja e belit, raporti bel – ije, që ndihmon mjekët për të zbuluar nëse keni shumë yndyra rreth mesit.
3. A janë gjithmonë tësakta vlerësimet e BMI-së?
BMI-ja nuk bën dallimin ndërmjet peshës si rezultat i muskulit dhe peshës si rezultat i yndyrave, kështu që nuk merr në konsideratë dallimet në përbërjen trupore. Një sportist mund të ketë një masë të lartë muskulore dhe BMI mbi 25, por nuk përmban yndyra të tepërta në trup. Nëse keni një BMI në një normë që klasifikohet mbipeshë (ndërmjet 25 dhe 29.9), mjeku mund t’ju këshillojë nëse jeni me të vërtetë mbipeshë. Nëse keni një BMI mbi 30, ka mundësi që të jeni mbipeshë dhe obez, por gjithmonë në varësi të përbërjes trupore. Kërkoni përsëri këshillën e mjekut.
4. Si mund ta mësoj nëse fëmija im është mbipeshë?
Llogaritësi i BMI-së për fëmijët, përdor matës të ndryshëm për të përcaktuar mbipeshën dhe obezitetin, pasi duhet të marrin në konsideratë moshën e fëmijës. Nëse jeni të shqetësuar për peshën e fëmijës tuaj, shkoni tek mjeku.
5. Çfarë e shkakton obezitetin?
Konsumimi i më shumë ushqimeve energjike sesa mund të përdoren në aktivitetet e zakonshme ditore dhe në funksionin normal të trupit (metabolizmin), sjell si pasojë një energji madhore, të formuar më pas si yndyrë trupore.
Në varësi të asaj që konsumoni, ushqime “me shumë energji” (ato që kanë shumë kiloxhaul në një volum të vogël), mund të ekzistojë një lidhje me marrjen e peshës, veçanërisht nëse hani më shumë sesa normalja. Këto ushqime kanë përqindje të larta sheqeri dhe/ose yndyrash, p.sh. pijet e ngrohta, patatinat dhe pastat. Nga ana tjetër e ekuacionit, sa energji ju shpenzoni, nga të qenit jo aktiv (duke mos lëvizur mjaftueshëm) është një shkak i rëndësishëm i obezitetit.
Në krye të të gjithë këtyre faktorëve është gjenetika e personit, predispozicioni gjenetik për të formuar yndyra.
6. Si është prekurshëndeti im nëse unë jam obez ose mbipeshë
Të qenit mbipeshë ose obez rrit rrezikun tuaj ndaj:
§ Presionit të lartë të gjakut;
§ Diabetit të llojit 2;
§ Atakut të zemrës;
§ Cermës;
§ Osteartritit;
§ Problemeve të gjumit;
§ Disa lloje kancerash;
§ Fshikëzës së tëmthit;
§ Sëmundjeve të veshkave; dhe
§ Problemeve të lëvizshmërisë.
Kohët e fundit, mjekët kanë identifikuar që shpërndarja e yndyrave në trup është një parashikues i rëndësishëm i sëmundjes. Dhjami i barkut dhe trashja e tij, janë të gjithë termat e përdorur për të përshkruar peshën ekstra rreth zonës së mesit, në vend të ijeve dhe kofshëve tuaja. Me fjalë të tjera, nëse keni një obezitet qendror, jeni në formën “e mollës”, në vend të formës së “dardhës”.
Mbajtja e sasisë së yndyrave ekstra përreth belit, e vendos personin, në një rrezik më të lartë ndaj sëmundjes së zemrës, diabetit, atakut dhe kancerit sesa dikush që është në formën e dardhës. Në fakt, perimetri i belit është një masë që mjekët mund ta përdorin, për të ndihmuar në parashikimin e rrezikut të kushteve të caktuara, që lidhen me obezitetin, të tilla si sëmundjet e zemrës.
Për të reduktuar rrezikun e sëmundjes, meshkujt duhet të kenë si qëllim perimetrin e belit më pak se 94 cm dhe femrat më pak se 80 cm. Flisni me mjekun, për atë që është më e përshtatshme për ju.
12:26:00 AM
iBra Servis Pc
KIMI, MJEKESI, QYTETARI
Diabeti – Sëmundjae sheqerit
Diabeti (diabetes mellitus) është një sëmundje kronike, degjenerative e shkaktuar nga mungesa e insulinës për shkak të trupit të paaftë për të prodhuar insulinë në nivele normale, apo për shkak rë rezistencës së insulinës, një gjendje në........
të cilën qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës përpipqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi për të metabolizuar glukozën, një formë e sheqerit që është një nga burimet kryesore të furnizimit të qelizave me energji. Nëse diabeti është shkaktuar nga rezistenca e insulinës ose mungesa e insulinës, rezultati përfundimtar në të dyja rastet është i njëjti: trupi nuk është në gjendje për të transportuar glukozë të mjaftueshme nëpërmjet qarkullimit të gjakut në qeliza, veçanërisht pas ushqimit, kur nivelet e sheqerit në gjak rriten si një rrjedhojë e natyrshme e tretjes.Normalisht, nivelet e sheqerit në gjak mbahen nga mekanizmi i vetë-rregullimit të trupit, të njohur si homeostasis. Një rritje e glukozës në gjak, pas ngrënies, është programuar për të stimuluar prodhimin e hormonit insulinë në pankreas, dhe insulin e lëshuar në gjak duhet të mbajë nivelet e sheqerit në gjak, brenda një game të sigurt dhe të përdorshme. Por, kur qelizat insulinë prodhuese të pankreasit nuk funksionojnë normalisht, nivelet e glukozës mbeten të larta. Nëse kjo situatë bëhet kronike, atëherë ndodh diabeti.
Diabeti prek dhjetra miliona amerikanë, dhe është llogaritur se një e treta e të gjithë njerëzve që kanë diabet nuk janë në dijeni për gjendjen e tyre. Sipas statistikave, llogaritet që Diabeti të jetë shkak për gati dhjetë për qind të të gjitha vdekjeve të SHBA-së për moshat 25 vjeç e më të vjetër. Ai është gjithashtu shkaku kryesor i rasteve të reja të verbërisë në mesin e të rriturve 20-74 vjeç, dhe është shkaku kryesor i fazës së fundit të dështimit (mosfunksionimit) të veshkave. Përveç kësaj, diabeti është arsyeja kryesore për amputimin e gjymtyrëve, si dhe shkaku kryesor i sëmundjen e zemrës.
Në përgjithësi, diabeti testohet duke matur sasinë e glukozës në gjak. Ekzistojnë tri lloje të provave që mund të përdoren për këtë qëllim. Njëra është matja e drejtpërdrejtë e niveleve të glukozës në gjak duke qenë esëll. E dyta është matja e aftësisë së trupit për të menaxhuar sheqerin e tepërt, pas pirjes së një sasie glukoze të lëngshme. Një metodë e tretë është testi glycosylated hemoglobin A1c (HbA1c), me anë të cilit matet numri i molekulave të glukozës së bashkangjitur në hemoglobinë gjatë një periudhe prej 2-3 muaj.
Standardi i artë konvencional për diagnozën e diabetit është me ngritjen periodike të nivelit të sheqerit në gjak pas një nate agjërim (esëll në mëngjes). Në gjendjen esëll, nëse vlera e sheqerit në gjak është mbi 126 mg/dl, në të paktën dy raste të veçanta, kjo mund të jetë tregues i diabetit (ndërkohë që vlerat normale janë mes 64 dhe 110 mg/dl). Megjithatë, as problemet metabolike të glukozës, as fazat e para të diabetit Tipi II, nuk mund të diagnozohen me lehtësi pa nja 4-5 orë testi të Tolerancës së Glukozës që kontrollon të dyja nivelet: e insulinës dhe glukozës.
Qëllimi kryesor i trajtimit të diabetit është të rivendoset near-euglycemia (vlerat normale të nivelit të sheqerit në gjak) dhe të korrigjohen çrregullimet e lidhjes metabolike. Trajtimi i suksesshëm i kërkon diabetikëve të përfshihen në mënyrë aktive në menaxhimin e dietave të tyre të veçanta dhe të mënyrës së jetesës. Diabetikët insulin-vartës (Tipi I) duhet të jenë shumë të zellshëm në përkujdesjen e sëmundjes, dhe ne presim që diabetikët që do të trajtohen nga ne me anë të dietës ushqimore, menaxhimit të stresit, stërvitjes, ç’helmimit dhe bimëve natyrale, do të kenë sukses deri në rreth 95% të të gjitha rasteve, me vullnetin e Zotit Fuqiplotë.
Ka dy lloje kryesore të diabetit: Diabet insulin-vartës, apo diabeti i të miturve, ose Diabeti Tipi I, dhe Diabet jo insulin-vartës, zakonisht më i njohur si Diabeti Tipi II. Të dyja llojet e diabetit karakterizohen nga nivele të larta dhe kronike të sheqerit në gjak, si dhe nga çrregullime të tjera në karbohidrate, yndyrë, proteina dhe metabolizëm. Diabeti tipi II është forma më e përhapur e diabetit, me një kontabilitet mes 90-95% e të gjitha rasteve të diabetit në Shtetet e Bashkuara.
Njerëzit me diabet tipi I nuk prodhojë insulinë të mjaftueshme, ose nuk prodhojnë aspak insulinë në qelizat pankreatike të tyre për shkak të dështimit të qelizave beta, ose shkatërrimit të tyre. Në diabetin tipi I, kemi rritje të sheqerit në gjak, sepse në gjak hyn vetëm pak insulinë ose aspak. Meqenëse insulina është e nevojshme për metabolizmin e sheqernave, qelizat e trupit nuk mund të marrin ushqimin e nevojshëm nga glukoza dhe kështu, glukoza e tepërt grumbullohet në gjak. Një pjesë e glukozës mund të konvertohet në yndyrë, por pjesa më e madhe derdhet në urinë.
Diabeti Tipi I zakonisht fillon në fëmijëri, por ai mund të ndodhë edhe më vonë në jetë, nëse pankreasi dëmtohet për shkak të sëmundjes apo lëndimit. Në mënyrë konvencionale, ky tip i diabetit konsiderohet si një gjendje degjenerative dhe trajtohet (dhe jo “shërohet”) nga mjekë konvencionalë me anë të administrimit të injeksioneve me insulinë me çdo vakt ngrënie për rregullimin e sheqerit në gjak.

Diabeti tipi II është shumë më i zakonshëm se diabeti tipi I, dhe quhet shpesh “insulin rezistues”. Në rastet e diabetit Tipi II, trupi prodhon insulinë, por insulina që ai prodhon nuk mund të lidhet siç duhet me yndyrën dhe muskujt për të lejuar glukozën në brendësi të qelizave që të prodhojë energji. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një sulm epidemik i diabetit tipi II po ndodh nëpër botë. Rastet e diabetit Tipi II janë rritur për shkak të faktorëve të tillë si dieta e varfër, trashja, mënyra e jetesës, etj.
Diabeti i shtatzanisë është gjithashtu një lloj i tretë i diabetit. Ai shkaktohet në mënyrë hormonale dhe zakonisht është një gjendje e përkohshme që ndodh te gratë shtatzëna. Diabeti i shtatzanisë (Gestational Diabetes) në përgjithësi është i butë, dhe zakonisht shtrohet me dietë të përshtatshme dhe ushtrime. Rrallë herë e bën pacienten të kërkojë injeksion insuline. Pavarësisht nga natyra e tij zakonisht e përkohshme, ky lloj diabeti duhet të trajtohet me kujdes, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të jenë të dëmshme për fetusin dhe mund të dobësojnë sistemin imun të tij.
12:12:00 AM
iBra Servis Pc
QYTETARI
Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.
Psikologët thonë se konsumi i tepër i ushqimit ka një njëanshmëri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo është një shprehi e fituar gjatë jetës së individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit është një lloj prehje për njerëzit që gjenden në situatat problemore. Thonë se disa njerëz duke ikur nga problemi aktual, ata gjen mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes.
Manifestimet klinike te anoreksise nervoze jane,pergjithesisht,shume te renda nder te cilat mund te permendim edhe manifestimet e sistemit endokrin.Amenorrea(çrregullime,nderprerja e ciklit menstrual tek femrat)qe vjen nga reduktimi i sekretimit te faktoreve te lirimit te gonadotropinave(si dhe reduktimi i sekretimit te hormoneve LH e FSH). Manifestime te tjera me te zakonshme ,te lidhura me me reduktimin e lirimit te hormoneve te tiroides,jane edhe intolerimi ndaj te fohtit,bradikardi(zvogelim i numrit te rrehjeve te zemres)dhe modifikim te lekures. Lekura duket e thate dhe luspor(kur fillon te rripet) dhe merr nje ngjyre ne te verdhe per shkak te rritje se sasise se karotenit ne gjak. Densiteti i kockave dobesohet sepse bie niveli i estogjeneve ,qe stimulon osteoporozen((dobesim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen me shpejt)qe verifikohet me shume pas menopauzes. Mund te manifestohen anemi,linfopeni(zvogelim i numrit te linfociteve)dhe ipoalbuminemi. Nje nder komplikimet me te rendesishme te anoreksise nervoze është edhe rritja e rrezikut te aritmive te zemres(çrregullim e i numrit te rrahjeve te zemres)qe mund te shkaktojen vdekje te parakohshme,qe mund te jete rrjedhoje zvogelimit te ioneve Ka+
Crregullim i të ngrënit gjatë të cilit individi bie jashtëzakonisht në peshë, për shkak të kufizimeve që i ve vetë të ngrënit.
1. Ushqimi i kufizuar
2. Preokupimi me ushqime, kalori, reçet e kuzhinë, pesha trupore etj.
3. Mendimet posesive
4. Perfeksionimi
5. Sjelljet rituale
6. Ushtrimet kompluzive
7. Zhvillimi i dobët social
8. Izolimi social
Nga hulumtimet e bëra, shihet se në rastet e shumta janë të përfshirë fëmija dhe adoleshentë, të cilët i bartin konflikteve e të pazgjedhura familjare si dhe ngarkesat emocionale, si fjala vjen, shtypja e ndjenjave që vjen nga hidhërimi në prindërit e tyre, që do të ngushëllohen në çrregullimet e të ushqyerit. Në këtë fushë janë të përfshirë fëmija si dhe adoleshentët nga ato familje që mbretëron konfliktet e pandërprera brenda familjes posaçërisht në mes çiftit martesor, si dhe nga ato familje ku mbretëron tirania dhe ku iu mohohet e drejta anëtarëve për t’i shprehur ndjenja e brendshme, ku mungojnë ndjenjat e sinqerta si dhe nga ato familje që keqpërdorin ngarkesat psikike, fizike dhe emocionale. Shembull klasik janë fëmija e alkoolikëve, të cilët do të bartin në rastet e shumta ndjenjat e alkoolikut siç është faji dhe turpi. Fëmija nga babi ose nëna e alkoolikë do ta kërkojnë fajin për alkoolizim e vetë. Gjithherë ata do ta bindin veten, se prindërit e tyre janë të pa mundshëm, të teje kërkues, që nuk kuptojnë, për këtë nuk është për t’u habitur, se fëmija e tyre do ta kërkojnë daljen nga kjo situatë në çrregullimet e të ushqyerit. Sepse një alkoolik nuk mund ta marrin përgjegjësinë mbi vete, por ai këtë përgjegjësi do ta shpërndajnë anëtareve të familjes. Ashtu të gjithë do të bëhen të varur nga alkooli. Për shembull një fëmijë do ta fajësojë babin si dhe turpërohen para të tjerëve, sepse babai i tyre pi. Ai do tentojnë ta fshehin veprimin e babit, por e di se diçka me të nuk është në rregull, po ashtu ia fshehin babit alkoolin për mos t’i bie në dorë. Por nga ana tjetër frikohet se nuk di se si do të reagojë babi duke e ndërlidhur me dhunë në familje. Me një fjalë ai do të jetojë në një rreth të frikshëm dhe të paparashikueshme, dhe kuptohet se i lenë gjurmët e ndjenjave të një individit frustruam me kompleksin e pavlefshme, të padashur dhe pa përkatësi. Kurse në moshën e adoleshencës dalin edhe më tepër në sipërfaqe ndjenjat e ndrydhura dhe fillon ta urrejë dhe t’a përjashtojë prindërit, në disa raste edhe e braktis familjen. Fatkeqësisht ata për arsyet të pamundur në familje do të strehohen në boten e drogave, alkoolit, prostitucionit. Shpeshherë ju jepet e vetmja zgjedhje, si ta gjejnë rrugën nga ky kaos, dhe ajo shprehet tani në çrregullimet e të ushqyerit.
Anoreksia nervore atëherë nuk është asgjë tjetër përveç refuzimi i një situatës të pamëshirshme familjare. Këtë do ta tregojnë në refuzimin e ushqimit. Kurse bulimia është pamja e një adoleshentit, i cili gjinden në një krizë apo vështirësi, ku gjendjen e konfliktuoze në familje e pranon, por nuk mund të absorbojë për këtë ai do t’i refuzoj prindërit duke ikur problemit aktual dhe ata e gjejnë mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes në konsumimi i tepërt i ushqimit.
Çrregullimet e të ushqyerit te adoleshentët zakonisht e kanë zanafillën apo djepin te ato familjet, në të cilat mbretëron një atmosferë tiranike mos të themi një farë “kanibalizmit familjar” ku mungon besimi reciprok por në të kundërtën shfaqen konfliktet e pa ndërpreshme, shqetësimet e përhershme, brenga, ankthi, pasiguria deri te depresion si dhe emocionet e ftohta. Familjeve të tilla u mungon ngrohtësia, dashuria, prania, përkatësia si dhe kujdesi i mirëfilltë. Zakonisht i riu këto mungesë do tentojnë në mes të tjerash t’i zëvendësojnë me anë të ushqimit të tepruar. Me fjalë të tjera fëmija apo adoleshentët ose të tjerët kur ballafaqohen me situatat e tilla, ata bien jo vetëm në depresion, në ankth, frikë, pasiguri si në gjendjet emocionale të padurueshëm, atëherë janë gjasat se ngushëllimin do ta gjejnë te refuzimi i ushqimit (anoreksia nervore) ose bulimia nervore në ushqimin e tepruar. Vetvetiu janë të kuptueshme pasojat e kësaj varësie, si nënpesha ose mbipesha që mund të ndikojnë negativisht në vetëdijen e brishtë të adoleshentit posaçërisht gjinisë femërore. Shpesh bëhen tallje nga moshanikët e tyre apo mjedisi. Madje fillojnë të vuajnë nga kompleksi i pavlefshëm.
Problemi i varësisë nga çrregullimet e të ushqyerit nuk është në refuzimin ose ushqimin e tepruar por në marrëdhëniet familjare. Në të cilat familje nuk mund të zhvillohen raportet e drejta, ku mbretëron siguria, ngrohësi, dashuria dhe ndjenjat e përkatësisë, që nuk është asgjë tjetër përveç kushtrimi nëpër mes simbolikës së urisë për dashuria…
Nga ana tjetër adoleshentët mund ta refuzojnë ushqimin, të cilët dëshirojnë t’iu tregojnë prindërve, se nuk pajtohen me sjelljet e tyre të pakuptimta, të ashpëria si dhe frikësuese mos të themi të tmerrshme, që ju ofrojnë prindërit. Me refuzimin e ushqimit ata refuzojnë edhe këshillat e prindërve, të cilat janë pa ndjenja, të frikshme dhe të tmerrshme. Ashtu adoleshenti në mënyrë të vullnetshëm e refuzojnë ushqimin dhe dobësohet deri në atë masë që jeta e tyre rrezikohet.
Kemi po ashtu adoleshentë që ushqimin do ta konsumojnë dhe më vonë me mjetet kimike e vjellin ushqimin e konsumuar. Këta dëshirojnë t’u tregojnë se në familjet e tyre mbretëron marrëdhëniet e pamundura, posaçërisht ndjenjat e hidhërimit, të frikës, të tmerrit, e të pasigurisë. Mungesa emocionale tani zëvendësohet me ushqim, por nuk mund ta absorbojnë, si dhe nuk mund t’i absorbojnë situatën e tmerrshme në familje. Në familjet e tilla askush nuk është i aftë për ta kuptuar atë tjetrin dhe për t’i absorbuar ndjenjat e veta. Kurse emocionet i shprehinë publikisht por nuk gjejnë kohë t’i absorbojnë në mënyrë të arsyeshëm.
Te çrregullimet e të ushqyerit duhet të theksuar edhe komponentë hormonale apo nevrobilogjike. Fjala është për varësinë bio-kimike, sepse me ushqimin jo adekuatë përmbyset metabolizmi hormonal. Ashtu hormonet fillojnë të tajonë lëngje që iu lehtësojnë dhimbjen e urisë, kurse individ i tillë bie në varësin anoreksisë nervore. Hulumtimet e fundit flasin se funksionimi i trurit që e rregullon urinë, oreksin dhe metabolizmin është i ngarkuar si dhe i çrregulluar. Për shërimin e këtyre ngarkesave të ushqimin është mjaft i konkllavitur dhe kërkon mjaft durim dhe vullnet të fortë. Po ashtu trupi i hollë është model ideal i ngulitur te bota e njeriut të ri, këtyre mund ti shtojmë edhe sportin, gjimnastikën, ushtrimet tjera fizike etj. Por kjo terapi nganjëherë më tepër pengon se sa ndihmon për t’u pavarësuar nga varësia e çrregullimeve të ushqyerit.
Tweet Follow @DIONISXHANI
11:58:00 PM
iBra Servis Pc
EDUKIM FIZIK
Tema: Si Ndikon Pergatitja Psikike ne pergatitjen dhe arritjen e sportistit
Tweet Follow @DIONISXHANI
Nevoja e domosdoshme e një psikologu edhe në futboll Psikologjia e artit është një fushë e re, e cila mund të përdoret edhe në sport. Kjo lloj terapie dhe psikologjia kanë një rol shumë të rëndësishëm për realizimin e parametrave psikofizikë dhe taktikë.
Me të vërtetë sporti ka nevojë për përgatitje fizike, atletike dhe taktike, por psikologjia ndikon për të mirë, për përmirësimin e këtyre parametrave, mbasi sportisti është mbi të gjitha subjekt, i cili si çdo subjekt, individ tjetër, ka nevojë për stabilitet psikik mendor për arritjen e rezultateve sportive. Rezulatet e larta sot në sportin bashkëkohor, krahas një seri faktorësh ndikues, lidhen edhe me përgatitjen psikologjike të sportistit, përgatitjen mendore dhe atë shpirtërore. Është e çuditshme, por është realitet, mënyra se si luhet futbolli bashkëkohor, ku mbi të gjitha funksion forca e mendjes së futbollistit, i cili kryen lëvizje, veprime dhe sjellje të atilla, të cilat janë pjesë e mendjeve shumë inteligjente dhe që arrijnë shumë shpejt të realizojnë detyrat tekniko-taktike që janë të niveleve të larta, mbi të gjitha mendore. Në fakt, me psikologjinë dhe terapitë nuk mund të arrihen rezultate të mëdha, por nëse këto terapi dhe përgatitja psikologjike kanë një projekt të qartë, është shumë e rëndësishme për sportin. Sportisti ka nevojë për performacë, një psikomotorikë të qëndrueshme, të cilat mund të arrihen vetëm nëpërmjet terapive dhe këshillimit psikologjik. Një element tjetër është edhe rëndësia e psikologut në një ekip sportiv. Trajneri është metodist, specialist i një sporti të caktuar dhe shpesh përpiqet të luajë edhe rolin e psikologut. Ky fenomen nuk më duket profesional, pasi profesioni i psikologut është profesion i veçantë. Psikologu i ekipit mund të jetë psikolog i përgjithshëm ose psikolog arti, i performacës ose i psikomotorikës. Gjatë punës sime me studentët e psikologjisë, projektova një projekt me titull “Pikturoje portën kur del para saj”, me qëllimin për të kuptuar psikoanalitikisht çrregullimet që kanë rastin tonë një futbollist kur del para portës. Testin e zhvilluam para katër vitesh me ekipin e të rinjve të Vllaznisë, me trajner Elvis Plorin, që në atë vit dolën edhe kampion kombëtar. Qëllimi i testit ishte identifikimi i çrregullimeve, nëpërmjet pikturës, të pikturuarit, që është një gjuhë jo-verbale dhe psikoanalisti bën deshifrimin e këtyre çrregullimeve nëpërmjet pikturës. Gjuha jo-verbale shpesh është me e fuqishme se ajo verbale, pasi individi e ka më të lehtë nganjëherë të shprehë një çrregullim të caktuar më mirë jo-verbalisht se me fjalë, ose e thënë shkurt, me pikturë. Individi shpreh emocione dhe ndjenja, të cilat është nganjëherë e vështirë të kuptohen me gjuhën e përditshme. Pas këtij testi, psikoanalsiti i artit, që është edhe psikolog i përgjithshëm, ndërton terapinë, seancat e ardhshme mbi informacionin jo-verbal, ngjyra, forma hapësira, perspektivë, duke u përpjekur të përmirësojë frikën që i shkakton porta shumë futbollistëve. Në fillim të testit ishte e vështirë për të komunikuar me futbollistët, por më vonë ata filluan ta kuptojnë qëllimin e testit dhe filluan të komunikojnë më lirshëm me psikoanalistët studentë. Rrugët e reja komunikative, siç janë edhe terapitë e kësaj natyre, janë të vështira të zhvillohen, pasi futbollistët nuk janë mësuar me këto forma, por gradualisht dhe me durim, ato fillojnë të përfitohen, sportistët fillojnë të ambientohen. Testi filloi me një vrapim të lehtë për krijimin e një frymëmarrje të mirë dhe pastaj në dhomat e zhveshjes, futbollistëve ju dha nga një fletë e bardhë dhe disa ngjyra, duje ju kërkuar të vetëshprehen për temën mbi të cilën ishte ndërtuar testi. Kjo etapë u zhvillua pas një bisede të shkurtër që është edhe hyrje në terapi dhe ndikon pozitivisht për të arritur qëllimin e testit. Puna u realizua me ekipet e para të të rinjve të Vllaznisë. Ata duhej të pikturonin portën kur ndodheshin para saj. Sportistët ishin të gatshëm të bashkëpunonin me ne. Kjo tregon nevojën e domosdoshme të psikologut sportiv në sport. Futbollistët bashkëpunuan shumë mirë me studentët terapistë. Kjo tregon rritjen e nivelit intelektual dhe formimit sot në sport. Një psikolog në skuadër rrit eficencën dhe rendimentin e sportistëve. Ato mësohen të japin maksimumin e tyre. Psikologu di mirë se çfarë mund të kërkohet për arritjen e rezultatve nëpërmjet një gjendje psikike të mirë pozitive. Me anë të terapisë së artit, arrihet në konkluzione mjaft të rëndësishme për gjendjen psikologjike të sportistëve në një ndeshje. Nëpërmjet simbolikës së ngjyrave ato na transmetojnë ndjesitë dhe gjendjen e tyre. Në këtë kontekst, identifikohen edhe ndjesitë e hapësirave, vizioni, perspektiva dhe intuita e sportistëve. Psikoanalistët kanë dalë me disa konkluzione nga punët e sportistëve. Porta paraqitet e rrumbullakët. Kjo tregon që ky person nuk dëshiron të dalë nga konturet e tij. Ngjyra vjollcë na transmeton dinjitetin, pikëllimin dhe ndoshta frikën reale nga dështimi, nga frika e mos bërjes së golit. Ky futbollist pikturon qartë frikën që ka para portës. Psikologu, në seancat e mëvonshme, synon pikërisht këto indikatorë, tregues, për të përmirësuar frikën te ky futbollist. Me anë të terapisë së artit, sportistët vetëshprehen. Ata tregojnë atë që nuk mund të thuhet me mënyra të tjera. E pandërgjegjshmja e tyre na vjen e pastër nëpërmjet ngjyrave, formave dhe elementëve të tjerë vizivë. Takimi ishte frutdhënës, na ndihmoi shumë, sepse të komunikosh me anë të ngjyrave, ka kuptim më shumë se fjalët. Natyrisht, pas identifikimit dhe testimit të pare, kërkohet që të projektohen seancat për të ardhmen, të cilat kërkojnë shumë vemendje dhe profesionalizëm. Puna e psikologut nuk është e lehtë, por nëpërmjet formave interaktive, arrihen rezultate shumë pozitive. Komunikimi merr një rëndësi të veçantë për sportistët. Në këtë kontekst, nuk është i rëndësishëm vetëm komunikimi verbal, me fjalë, por edhe ai jo-verbal me pikturë dhe muzikë. Këtë vit zhvilluam përsëri një test, po me këta futbollistë. Testi u konceptua si komunikim verbal, duke zhvilluar një bisedë me karakter psikologjik, e cila ndikoi shumë për të kuptuar problemet shpirtërore dhe personale që sportistët kishin pasur gjatë këtij kampionati. Testi u zhvillua në grup të madh dhe pastaj në grupe të vogla dhe pati natyrën e këshillimit psikologjik. Testi u zhillua me anë të një bisede të lirë të parashkruar nga studentët psikologë dhe synonte vetëshprehjen e futbollistëve për ngjarje që ju kishin ngelur në mendje dhe ju kishin bërë përshtypje gjatë një kampionat i vështirë. Biseda është pjesë shumë e rëndësishme për kuptimin dhe përmirësimin e problemeve të ndeshura gjatë një kampionati. Problemet e sportistëve ishin personale, të lidhura me ndeshjet dhe vështirsitë që ishin hasur. Sportistët treguan edhe problemet e tyre personale, familjare dhe shoqërore të cilat janë pjesë e individit. Terapitë shpesh janë të vështira të realizohen, kërkojnë një nivel të lartë të kuptuarit dhe përgatitje intelektuale te spotistët, që është e domosdoshme dhe po rritet dita-ditës. Por nëse kuptohen këto rrugë dhe nëse psikologjia fillon të ketë vend më të rëndësishëm, ajo ka forcë të ndikojë te rezultatet sportive. Testi me psikologjinë e artit ishte një mënyrë për të kuptuar disa probleme që ndikojnë në lojën e futbollit, që për mendimin tim, ka edhe rrugë të tjera psikologjike, të cilat janë shumë të rëndësishme. Psikologjia e artit dhe e përgjithme në sport nuk e zë vendin e psikologjisë së sportit, të cilat së bashku arrijnë qëllimin në krijimin e një gjendje, psikike dhe mendore te futbollistët. Me të vërtetë futbolli luhet me këmbë dhe përgatitja fizike është e domosdoshme, por pa një përgatitje intelektuale shpirtërore dhe mendore, nuk ka rezultate të mira dhe bashkëkohore.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Tweet Follow @DIONISXHANI
6:26:00 AM
iBra Servis Pc
QYTETARI
Demet qe shkakton drroga ne organizmin e njeriut
Demtimet e drogave te paligjshme ne shendetin e njeriut Pse fillojnë njerëzit të përdorin drogën? Një pjesë e madhe, për të mos thënë shumica e përdorimit të drogës,motivohet (të paktën në fillim) ngakërkimi i kënaqësisë.Motivuesit kyç dhe faktorët kushtëzues Harresa (lehtësim i stresit / dhimbjes) Funksional (i qëllimshëm) Zbavitja (kënaqësi)
Çrregullimet mendore Disavantazhet sociale / arsimore Përdorimi i drogës fillon gjithashtu nëpërmjet: Përdorimit eksperimental Presionit të moshatarëve Pas një përdorimi të përsëritur të drogës,”vendimi” për të përdorur drogën nuk është më i vullnetshëm, sepse
DROGA TË NDRYSHON TRURIN!
Çfarë do të thotë varësi psikologjike ndaj drogës? Varësia psikologjike ndaj drogës është një sëmundje komplekse që karakterizohet nga një dëshirë, nga kërkimi për të gjetur dhe për të përdorur drogën në mënyrë të papërmbajtshme dhe shpesh të pakontrollueshme, e cila është shumë e fortë edhe kur ndodhesh para pasojave negative shumë të rënda për jetën. Karakteristikat e varësisë nga droga Sjellje e detyruar Sjellja është nxitëse (ndjesi e këndshme ose e kënaqshme Humbje e kontrollit në rast kufizimi të dozës Dëshira psikologjike Dëshira psikologjike është një dëshirë ose nevojë e fortë për të përdorur drogë. Këto dëshira janë më të dukshme gjatë tërheqjes. Toleranca Toleranca është gjendja në të cilën një person nuk reagon më ndaj drogës si më parë dhe kërkohet një dozë më e madhe për të arritur të njëjtin efekt. Tërheqja Simptomat e mëposhtme mund të shfaqen kur përdorimi i drogës pakësohet ose ndërpritet: Të dridhura, ethe Ngërç Probleme emocionale Humbje e vëmendjes dhe e aftësisë njohëse Halucinacione Konvulsione Vdekje Kategoritë e trajtimit. Përbërësit e trajtimit kërkimor përfshijnë: Detoksikimin Trajtimin farmakologjik Trajtimin rezidencial Trajtimin ambulatory Tipet e drogave Kanabis Kokaina Ekstazia Heroina Haluçinogjenët: LSD Metamfetamina Morfina Nikotina Kafeina Kanabis
ÇFARË ËSHTË ? Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.
SI MERRET ?
Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë I vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E KANABISIT ?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të menduarit. Nëse doza është shumë e madhe, efekti i kanabisit është i ngjashëm me efektin e drogave haluçinogjene dhe mund të shkaktojë ankth, panik dhe, madje, episode psikopatike. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrëdhëniet me njerëzit. Studimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe rritjes së skizofrenisë.
RREZIQE TË TJERA
Tymi i kanabisit përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më të lartë të katrani, gjë që i vendos përdoruesit në një rrezik më të madh të kancerit të mushkërive dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
KOKAINA ÇFARË ËSHTË ?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.
SI MERRET ?
Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E KOKAINËS ?
Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës. Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake.
RREZIQE TË TJERA
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.
EKSTAZA ÇFARË ËSHTË ?
Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.
SI MERRET ?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E EKSTAZËS ?
Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe veshkat. Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës. Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu depresion dhe humbje të kujtesës.
RREZIQE TË TJERA
Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre
HEROINA
ÇFARË ËSHTË ?
Heroina ose sic quhet ne zhargonin e rruges e kuqja është një drogë që shkakton varësi te forte dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit.Kjo është droga qe me se shumti merret me shiringe. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra. Shkakton varesine fizike ndryshe nga drogat e tjera.
SI MERRET ?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E HEROINËS ?
Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.
RREZIQE TË TJERA
Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.
HALUÇINOGJENËT
ÇFARË JANË ?
Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh.Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.
LSD Dietilamidi i acidit dilisergjik Acid/Hippie (PCP)
ÇFARË ËSHTË ? LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur.
SI MERRET ?
Zakonisht gëlltitet.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit.Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E LSD-SË ?
Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.
METAMFETAMINA
ÇFARË ËSHTË ?
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer.
SI MERRET ? Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale. Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E METAMFETAMINËS ?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku. Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion.
RREZIQE TË TJERA
Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit.
PUNA E BASHKËMOSHATAREVE , FAMILJAREVE , NE NDIHME TE PERDORUESVE TE TYRE .
PRINDËRIT DHE PERDORIMI I drogave Janë disa situata që duhen shmangur: Mos iu impono fëmijëve dhe mos i ngacmo ata Mos jep leksione – cilido e di se çdo të thotë të të japin leksion Mos prediko – kjo nuk e ndihmon fëmijën Mos u përpiq ti frikësosh fëmijët me ngjarje të tmerrshme. Nuk ecën – dhe për dikë që përdor drogë, kjo gjë është e pabesueshme. Qendra Kulturore e Fëmijëve të Tiranes e përkrahur nga UNICEF, ka filluar fushatën kundër pirjes së duhanit me moton “Stop duhanit”. Fushata kundër pirjes së duhanit, e cila ka nisur në Tiranes e që më pas do të vazhdojë edhe në qytete tjera të Shqiperise ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për dëmet që ua shkakton duhanpirja. Ndërkaq organizatorët shprehën të brengosur, për trendin e rritjes së kësaj dukurie, sidomos tek moshat e reja. Fushata kundër pirjes së duhanit ka filluar me aktivitete të ndryshme simbolike nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Tiranes. Pankarta me mbishkrime kundër duhanit, organizimi i meçit të boksit, ku protagonist të këtij dueli ishin “zemra” dhe “cigarja”, si dhe bartja zvarrë e një cigareje gjigante, ishin disa performanca simbolike të anëtarëve të kësaj qendre. Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ishin përgatitur edhe broshura dhe mesazhe në formë cigareje, të cilat u shpërndaheshin qytetarëve në Sheshin “Nëna Tereza”. Ndryshe, në bazë të disa statistikave të bëra nga Instituti i Shëndetësisë, UNICEF-i dhe institucione tjera tregon se numri i duhanpirësve posaçërisht tek të rinjtë është në rritje. Ky fakt është brengosesh dhe fushatat e tilla janë të mirëseardhura, duke ditur faktin se në vendin tonë konsumimi i duhanit është mjaftë shqetësues./KP/

Subscribe to:
Posts (Atom)