IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://www.fakultete.blogspot.com/
Bulimia
Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të mëdha të ushqimit. Nganjëherë gjer në 20,000 kalori përnjëherë. Artikujt që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si "artikuj qetësues" ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t'i dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy e gjer më disa here në ditë.
Nëse keni një anëtarë të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t'ju ndihmojë në betejë me ç'rregullimin e tyre.

Shkaqet

Gjer më tani nuk njihen shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të ulët, ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të trashë.

Komplikimet mjekësore nga bulimia

Si pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur)

Statistikat

Bulimia më shumë i prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetvrasja.

Bulimia nervore
Bulimia nervore perfshin episode te te ngrenurit ne menyre te pakontrollueshme dhe me pas menyra te ndryshme te nxjerrjes jashte te ushqimit ( me ane te laksativeve, duke provokuar te vjella).
Kjo patologji e te ushqyerjes eshte pershkruar per here te pare ne 1979 dhe eshte klasifikuar si crregullim psikiatrik ne vitin 1980. Eshte me e shprehur mes studenteve.
Njerezit qe vuajne nga bulimia nervore mund te kene faktore gjenetike apo stil jetese qe i ben te predispozuar te jene mbipeshe. Ashtu si dhe pacientet me anoreksi me te prekur nga kjo patologji jane femrat. Por ndryshe nga njerezit anoreksike, ato qe vuajne nga bulimia jane afer apo pak mbi peshen e tyre normale dhe jane ne pergjithesi me seksualisht aktive . Personat me bulimi nervore mendojne per ushqimin ne menyre te vazhdueshme. Ndryshe nga anoreksiket qe e refuzojne ushqiminin, ai qe eshte me bulimi i drejtohet ushqimit ne situata kritike apo stresi.
Gjithashtu ndryshe nga anoreksiket ato me bulimi e kuptojne qe sjellja e tyre eshte anormale. Jane persona qe ne pergjithesi kane vleresim te ulet per veten, me depresion. Pothuajse 50 % te rasteve me bulimi, vuajne nga depresioni. Gjtiashtu shume paciente me bulimi raportojne per nje femije te veshtire apo qe mund te kene qene seksualisht te abuzuar gjate femijerise.
Pacientet me bulimi, jane impulsive, abuzues me alkolin ose drogen, tentativa vetvrasje apo aktivitet te shtuar seksual. Psikologet e shpjegojne me paaftesine e tyre per te kontrolluar impulset dhe deshirat.
Sjellja tipike e nje pacienti me bulimi nervore
Shumica e pacienteve me bulimi nervore, ka mundesi mos te diagnostikohen kurre. Nje person thuhet se vuan nga bulimia nervore, ne rast se ha ne menyre te pakontrolluar dhe nxjerr jashte me purgative ose te vjella ushqimin te pakten 2 here ne jave per te pakten 3 muaj rresht.Keta paciente bejne nje jete sekrete, duke i fshehur keto lloj tendenca ushqyerje. Ngaqe bulimia eshte kryesisht e evidentuar nga rastet e vetraportimit, mendohet se ka me shume raste me bulimi se sa jane te raportuara.Ciklet e ngrenies se pakontrolluar- dhe nxjerrja jashte e ushqimit, mund te praktikohet perdite, cdo jave apo cdo muaj. Zgjat nga ½ ore deri ne 2 ore. Ne pergjthesi e bejne naten, qe jane me te qete per ta bere dhe me me pak mundesi ti nderprese dikush.Keta paciente konsumojne ne menyre te njehershme ushqime me sasi te larte kalorifike si cokollata, embelsira, pije me gaz dhe me pas behen pishman qe i kane ngrene dhe i nxjerrin menjehere jashte, kryesisht me ante te vjellave apo duke perdorur purgative te fuqishem.Pacientet me bulimi kane tendenca te bejne stervitje shume energjike ne menyre qe te harxhojne aq energji sa sasia e ushqimit qe kane konsumuar.Pacientet bulimike nuk ndihen krenar per sjellje e tyre. Pasi hane shume dhe ne menyre te pakontrollueshme ata ndihen fajtore dhe te depresuar. Me kalimin e kohes ata perjetojne nje vetvleresim shume te ulet dhe depresion te thelle. Ne rast se ata kapen duke e bere kete veprim, ata e mohojne dhe mund te kalojne ne agresivitet duke e nxjerre jashte familjarin qe  e ka kapur ne akt. Ata me kalimin e kohes distancohen nga familja dhe shoqeria dhe kalojne me shume kohe ne procesin e ngrenies- nxjerrjes jashte te ushqimit.
Demtimet fizike te shkaktuara nga bulimia nervore
Procesi i te shkaktuarit vete te te vjellave eshte nje metode shkaterruese. Ekspozimi i shpeshte i dhembeve me acidin e stomakut gjate te vjellave con ne demtim te dhembeve duke shkaktuar demineralizim te tyre dhe i ben te ndjeshem ndaj te nxehtit, te ftohtit. Me kalimin e kohes dhembet demtohen shume rende duke cuar deri ne renien e tyre.
Nivelet e natriumit bien ne organizem qe mund te coje ne crregullime te pulsit te zemres. Gjendrat e peshtymes enjten si rezultat i infeksioneve dhe nga irritimi nga te vjellat e shpeshta. Shfaqet dhe problemi i konstipacionit si rezultat i perdorimi te shpeshte te laksativeve.
Trajtimi i bulimise nervore
Trajtimi i bulimise nervore ashtu si dhe ai i anoreksise eshte nje trajtim multidimensional. Ai konsiston ne terapine e ushqyerjes e kombinuar me trajtim psikologjik te pacienit.
Qellimi kryesor ne trajtimin e bulimise eshte te reduktohet ushqimi i marre nga pacienti ne rastet kur ha ne menyre te pakontrolluar dhe duhet punuar me pacientin qe ta ndihmoje te rrise vetvleresimin dhe te mundohet qe ti kaloje problemet dhe veshtiresite jo duke ju drejtuar ushqimit ne menyre te pakontrolluar.
Ata gjithashtu kane tendence ta hane ushqimin shume shpejt prandaj duhen ndihmuar qe te hane ne menyre te ngadalte e te shtruar dhe te hane shpesh edhe pak

Çrregullimet e të ushqyerit: Anoreksia dhe bulimia, shpesh janë “sinjale” të një depresioni apo neuroze të fshehur.
Mjekët specialistë tërheqin vëmendjen që rastet dhe shenjat e para të trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur, për të bërë të mundur trajtimin e mirë të sëmundjes
Megjithëse mendimet shkencore ende nuk kanë arritur të shpjegojnë shkaqet e vërteta të kësaj patologjie, ka mendime të cilat anoreksinë nervore e kategorizojnë në grupin e neurozave histerike, ndërsa të tjera në gamën e gjerë të depresioneve të maskuara. Gjithsesi anoreksia, ose më mirë të shpreheshim ulja e oreksit, lidhet me shumë faktorë, të cilët nuk kanë lidhje me anoreksinë nervore. Një gjendje gripale e zakonshme, sëmundje të aparatit tretës, gjendje depresioni apo stresi, apo sëmundje të tjera të organizmit, mund të çojnë në shfaqjen e problemeve me oreksin.
Kohët e fundit janë shtuar rastet e anoreksisë nervore dhe bulimisë. Anoreksia nervore ndeshet më shpesh në vajzat e rritura dhe gratë e reja, dhe më rrallë në seksin mashkull.
Kur bëhet fjalë për këtë patologji, në kuadrin klinik të saj përfshihen tri shenja kryesore: Anoreksi, ose ulje apo mungesë oreksi. Shenjë tjetër është dobësi trupore ose rënie në peshë në shkallë të ndryshme. Por nuk mungon dhe amenorea te vajzat (çrregullim apo ndërprerje e menstruacioneve). Fillimisht (sidomos te vajzat) vihet re se nuk u pëlqejnë disa lloje ushqimesh, pretendojnë për dietë të zgjedhur, hanë pak ose nuk shtrohen fare në tavolinë, ndërsa më vonë gati heqin dorë nga të ngrënit. Ankohen se kanë rëndim në stomak sapo konsumojnë diçka, kanë ndjenjën e të vjellit ose pas ngrënies, qoftë edhe në sasi të vogla, provokojnë vetë të vjellat. Duke qenë se refuzojnë ushqimin apo vakte të tëra i kalojnë pa ngrënë, dobësohen jashtë mase, por për habi e ndjejnë veten mirë fizikisht, dhe suportojnë edhe lodhjet fizike. Rënia e peshës mund të arrijë deri në 1 e peshës trupore që kanë pasur, ndonjëherë edhe më tepër, por kjo për ato është e parëndësishme, çuditërisht janë aktive dhe nuk e ndjejnë lodhjen. Në këndvështrimin klinik, nuk paraqesin ankesa edhe pse i “tradhton” pamja, lëkura duket e fishkur dhe mund të kenë rënie të flokëve. Çrregullimet menstruale (dismenorea apo amenorea) nuk mund të konsiderohet shenjë domethënëse, sepse ata mund të ndodhin edhe jashtë kësaj patologjie, por në rastin e anoreksisë nervore ato nuk korrigjohen nga marrja e preparateve hormonale dhe menstruacionet rifillojnë kur e sëmura rimerr shëndetin e mëparshëm. Të sëmurat mund të vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku) shenjë që do justifikohej nga mosushqyerja.
Ecuria e të sëmurëve me anoreksi nervore është e ndryshme nga një individ tek tjetri. Shumica e tyre shërohen plotësisht, një pjesë përmirësohen (pa përjashtuar përsëritjet në momente të veçanta). Gjithsesi ecuria varet shumë nga momenti i vendosjes së diagnozës, ndërgjegjësimi dhe trajtimi në kohën dhe mënyrën e duhur.
Parë në hollësi, anoreksia dhe bulimia, janë kahe të së njëjtit proces, megjithëse ekstreme të njëra-tjetrës. Bulimia është ngrënie e rastësishme (po e domosdoshme) e sasive të mëdha ushqimi në mënyrë të pakontrolluar. Rastet me bulimi janë shumë të rralla, eksepsionale. Sipas disa autorëve kalorazhi i marrë arrin deri në 50 mijë kalori, ndërkohë që në kushte normale ka nevojë për 3500 kalori. Në përgjithësi të sëmurët parapëlqejnë ëmbëlsirat, provokojnë vetë të vjellat ose ato mund të jenë reflektore nga mbingarkesa, pasi kanë ngrënë në mënyrë “të babëzitur”.


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/
http://eseshkolle.blogspot.com/ Shqipëria ime!
Sa herë mendja më kuvendon me ty, moj nënë e madhe, vetja më duket gjithmonë i vogël, shumë i vogël e, që andej, nga ajo vogëlsi, e ndjej së ledhatimi yt më duhet patjetër, ashtu si një vogëlushi, që të më rritë në vlera e, të më mbruaj pandërprerë me
Ma merr mendja se nënëmadhja natyrë, e paskej dashur shumë, aq shumë, bijën e saj, nënën time Shqipëri, saqë i dha një pozicion gjeografik e strategjik nga më të lakmueshmit nga fqinjët e popujt e tjerë të paskohshëm me të, rajonal e më gjerë, pasuri të shumta e të llojllojshme, mbi e nëntokësore. E, përsëri kjo mendja ime më thotë se, sa do të dëshiroja të shfletoj një nga një faqet e “librit” tënd të shkruar nga koha e mbushur plot me dëshmi e fakte, ngjarje, luftëra, heronj, mite, legjenda, tradita, urtësi, krenari e lavdi, por kjo ndërmarrje është e përfundueshme tej kufijve të kohëve e të jetëve të disa brezave njerëzorë, pasi ai “libër” është më i madh sesa ajo madhësi që mund ta rrokë mendja ime, “libër” i shkruar gjatë gjithë historisë Tënde. Ndoshta për këtë nuk do të më mjaftonte kurrë koha e jetës sime natyrore edhe në kufijtë e gjatësisë maksimale të jetuar nga njeriu në këtë planet. Eh, çfarë “shkrimtareje” e çuditshme, moj nëna ime, Shqipëri! Marr shkas të shkruaj këto pak radhë për ty, nëna ime Shqipëri, nga afrimi i një momenti të shënuar me shkronja gjaku e, që koha u ka dhënë atyre shkëlqimin e arit, e ky moment është 70-vjetori i çlirimit tënd nga pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre. Kombet e popujt kanë në historinë e tyre pika fillimi e harqe kohore e gjurmëlënieje, vijimësie hapësinore, kulmimi kohor, të cilat në unitet e harmoni harkojnë si ylbere në qiellin e lirisë së tyre, që ngjan me një mozaik gjigant vlerash, ngjyrash, formash, shijesh, ndjesish, këndvështrimesh, gjykimesh, hamendësish, urtësish, dritash e hijesh. Të tilla janë edhe harqet hapësinore e kohore të vijimësisë së mahnitshme e të madhërishme, të Mëmëdheut tim e, po ashtu, është edhe “mozaiku” i “qiellit” të tij historik, tepër i pasur me vlera nga më të shumëllojshmet, i formuar nga kohët e gjata. E, padyshim se një pikë e tillë, nga ku nis një nga harqet e fitoreve tona historike, nga më të ndriturat e më të lavdishmet, është data 29 Nëntor e vitit 1944. U deshën të derdhen lumenj gjaku nga zemra e madhe e kombit tonë për ta ruajtur lirinë, në ato pak momente që e kishim. Ja që, edhe pushtimi i trojeve tona dhe mohimi i lirisë për popullin tonë liridashës e paqedashës, në harkun kohor, 7 prill 1939 - 29 nëntor 1944, nga pushtuesit fashistë italianë e, më vonë, nga nazistët gjermanë, i shkaktoi nënës Shqipëri edhe shumë e shumë plagë të reja në trupin e lodhur nga luftërat e mëparshme për ekzistencën e vet. E, tek e mendoj rrugën që ka përshkuar liria në këtë hark kohor 70-vjeçar të Shqipërisë time, nuk guxoj që të mendoj ndryshe, ashtu si ata që sot thonë se, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishte e panevojshme; se ajo luftë nuk ishte Nacionalçlirimtare; se ajo ishte luftë vëllavrasëse, pra luftë civile…, etj., etj., si këto shprehje aspak dinjitoze për një mendje të kthjellët e, për një shqiptar që ka pirë gjirin e Nënës Shqipëri e, që s’e ka mohuar atë gji, për ta ndërruar me atë që ka rrjedhur helm, në vend të qumështit, kundër kësaj Nëne dhe, që i ka ushqyer brezat me urrejtjen ndaj Shqipërisë e kombit shqiptar. Unë e kuptoj fort mirë se pa ato sakrifica madhore, pa atë gjak të pastër, pa ato jetë të njoma e, pa atë heroizëm masiv të një populli të tërë për liri; pa atë dashuri për Atdheun tonë, dashuri që kurrë nuk na kishte braktisur në rrugëtimin tonë historik, por na kishte mbushur me besim tek e ardhmja e ndritur për Kombin e Atdheun, pa dritën që na ndriçoi mendjet tona në kulmin e errësirës historike, dritë që rrezatohej nga e vetmja forcë politike përparimtare, atdhetare, revolucionare, heroike, simbol i urtësisë së kombit tonë, e guximshme, trime dhe e pathyeshme, udhëheqëse e pagabueshme, largpamëse e stratege e të gjitha fitoreve tona që nga lindja e saj, nuk do të ishim ngjitur në lartësitë kohore që i jetuam së bashku për një gjysmë shekulli. Nga lartësia e shtatëdhjetë viteve, Shqipëria ime ka çfarë të na tregojë, të na mësojë, ka për çfarë të na lavdërojë, por edhe të na kritikojë e, pse jo edhe për çfarë të na e tërheq edhe veshin, si nëna fëmijës, por edhe për çfarë të na dënojë për tradhti të interesave të saj për interesa personale pasurore e pushtetore. Unë e ndjej se Nëna Shqipëri do të meritonte ende më shumë nga çdo njëri prej nesh. Po ashtu e ndjej se edhe shumë plagë i shkaktuam asaj, ndonëse në kushtet e “lirisë”, me ndërrimin e kahut të ecjes së historisë, nderim që po rezulton, tash një çerek shekulli, se po ecën prapa, në kundërshtim me interesat e ëndrrat e shqiptarëve. Unë po e prek me zemër, zemrën e Nënës Shqipëri dhe, kjo prekje po më thotë shumë, aq shumë sa, ndjehem pa fuqi që t’ia shëroj, i vetëm, ndonjë plagë që iu shtua mbi trup kësaj nëne. Më 29 nëntor 1944, në mëngjes deklarohet një herë e përgjithmonë Shqipëria e çliruar e sovrane, mbas qindra viteve e pushtuar dhe e zaptuar, në sajë të Luftës Nacional Çlirimtare. Çlirimi i vendit u kurorëzua me vullnetin e gjithë popullit, pa ndihmën e askujt. Në Luftën Nacional Çlirimtare morën pjesë qindra heronj dhe dëshmorë, dhanë jetën 28 mijë dëshmorë dhe pati 61 mijë të plagosur. Prandaj është shumë i rëndë mohimi i datës 29.11.1944, jeta e 28 mijë dëshmorëve. Në horizontin e skuqur të historisë që po lind, po agon, bota e re. Unë e shquaj atë. Përmes shekujve Shqipëria ka qenë një "shportë e madhe ku janë shkrirë shumë kultura", që nga ilirët, grekët, romakët, venecianët e të gjithë këta kanë lënë gjurmët e tyre nga pas. Shqiperia eshte nje nga vendet me te bukura ne bote.Kete nuk e them vetem une qe jetoj ne Shqiperi por edhe shume te huaj qe e kan vizituar Shqiperine dhe bukurite e rralla qe ajo ka.Ne Shqiperi "takon" plazhe mahnites dhe male te larte te mbuluara nga debora, lugina piktoreske dhe burime me uje te kulluar.. Per Shqiperine mund te flasesh shume dhe nuk mjaftojn disa rreshta per ta pershkruar ate. Çerminjski, në mënyrë shumë të goditur, paraqet kompleksitetin e qëndrimeve të shqiptarëve ndaj fesë, normave e rregullave zakonore, duke shmangur relacionet tipike të shkruara nga eksplorues të shekullit XIX, që stereotipizon figurën e shqiptarit. Në botën shqiptare që paraqet Çerminjski ka vend si heroizmi në mbrojtjen e besimit katolik, ashtu edhe ndërrimi i fesë, në dukje i shkaktuar nga arsye të rëndomta. Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza por ne po kerkojme t'ju japim 10 motive per ta vizituar sepse ajo është e aftë për te mahnitur edhe turistin me skeptik duke filluar nga i huaji më i largët deri tek bashkombasit apo vendlindasi i saj. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqiperia është nje vend ku mund te ngelesh pa mend nga kultura e saje e lashtë dhe nga panoramat e saj natyrore, nga me te virgjerat e gjithe Europes. në zemër të alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit alpin, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme dhe mbresëlënëse. Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës ndërtesa kryesisht dykatëshe (kullat) të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Në juglindje të Shqipërisë gjendet Voskopoja e lashtë e cila është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në nje mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme. Shqipëria eshte nje gershtim magjepses midis klimes malore dhe lumenjeve me liqenje te shumte.
4. Ne po ju citojme liqenin e Ohrit, duke e vizituar nga Podradeci, do t'ju mahnise dhe nuk do t'ju zhgenjeji as nga guzhina tradicila dhe mikpritja qytetare ne qytetin e Pogradecit apo ne Drilon edhe Tushemishtit. Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit. . Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve, dhe kjo ndjesi te afrohet ne plazhet zinxhir nga Saranda ne Ksamil. kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.
8. Jala (Jal - Jali) është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon dashurinë për ty, nëna Shqipëri. Unë jam i vetëdijshëm se rruga e Shqipërisë sime, një rrugë nga më të gjatat, të njerëzimit, nuk ka qenë edhe aq e lehtë për të ardhur deri në ditët e sotme. .
 


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/
http://eseshkolle.blogspot.com/DIETA PER HUMBJE PESHE – DIETE NJE JAVESHE!
Ky program është i qëlluar për ata që dhëshirojnë të humbin peshë prej 5 deri në 10 kilogram në javë. Përveç tjerash të rregullon qëndrimin dhe emocionet për arsyet se të pastron dhe lulëzon sistemin. Efikasiteti i kesaj diete per humbje pesheLEXO ME SHUME...
Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë përshkakë se do të jeni më i lehtë për së paku 5 kilogramë. Do të kesh gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar. Gjatë shtatë ditëve të para ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha llojet e alkoolit dhe duhet të konsumoni së paku 10 deri 15 gota ujë në ditë… gota të mëdha!
DIETA PER HUMBJE PESHE PER 7 DITE
DITA E PARË:
Të gjitha frutat përveç bananave. Dita e parë e juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fuqimisht sygjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë. Në veçanti shalqin dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër gjasat tua për të humbur 1.3kg në ditën e parë janë shumë të mira. Ju po përgatisni sistemin tuaj për programin në vijim. I vetmi burim i juaj i ushqimit jane fruta të freskëta apo të konservuara. Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.
DITA E DYTË:
Të gjitha perimet. Ju inkurajoheni të hani deri sa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi si të gatuar ashtu edhe të pa gatuar. Nuk ka kufizim në sasi apo llojë që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet tua komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t’i shtoni pak gjalpë patets po deshët. Dita e Dytë fillon me karbohidrate kompleks të bashkuar me një dozë të vajit. Kjo merret në mëngjes për energji dhe balanc. Pjesa vazhduese e ditës së dytë përbëhet nga perimet që janë thjeshtë pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyese esenciale dhe fibër.
DITA E TRETË:
Një përzierje të frutave dhe perimeve që zgjidhni ju vet si dëshironi. Çfarëdo sasie, çfarëdo madhësie. Por akoma jo banane. S’ka as patate sot. Dita e Tretë eliminon pataten për shkak se ju i merrni karbohidratet tua përmes frutave. Sistemi juaj tash është i përgatitur për të filluar të djeg kilogramët e tepërt. Ju prapë do të lakmoni por kjo do të filloj të venitet nga dita e katërt.
DITA E KATËRT:
Banane dhe qumësht. Sot ju do të hani 8 e më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale e cila mund të pihet në sasi të kufizuar. Dita e Katërt, banane, qumësht dhe sup tingëllon më e çuditshmja dhe më e pa dëshirueshmja, apo jo? E po kemi një surprizë. Ju sigurisht se nuk do të hani të gjitha bananetqë ju lejohet (8 e me shume). Por ato i ke për potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditëve të fundit. Ju do të filloni të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira dhe do të befasoheni se sa lehtë kjo ditë do të kaloj.
DITA E PESTË:
Sot është ditë gostie. E shef.. dieta per humbje peshe per 7 dite ka edhe gosti! Sot ju do të hani mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gram mish lope. Bon edhe hamburger. Kombino ketë ushqim me 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhosh. Dita e pestë, mish lope dhe domate. Mishi i lopes është për hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibër. Sa më shumë ujë që mundeni për të pastruar sistemin tuaj. Sot do të vëreni se keni urinë pa ngjyrë. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalent me 5 hamburger. Nuk ke nevoj të ndihesh se duhesh t’i hash gjithë këtë mishë… aq lejohet maksimum. Por, ju patjetër duhet t’i hani të gjashtë domatet. DITA E GJASHTË:
Mish lope dhe perime. Sot mishë lope dhe perime pa kufizim. Ha sa të don zemra. Dita e Gjashtë është e njejt me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Me sot sistemi juaj është totalisht i prirur për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vëreni ndryshimë të dukshëm në mënyrën që dukesh sotë krahasuar me ditën e parë.
DITA E SHTATË:
per 7 dite është se ushqimi që konsumohet mbaron duke djegur më shumë kalori se sa ka vet ushqimi Ky program mund të programohet sa herë të duash pa u brengosur për ndonjë komplikim. Është i krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe që të jap ndjesi të mirëqenies.
Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi i kaftë, lëng frutash dhe të gjitha perimet që dëshiron të konsumosh. Dita e Shtatë përfundon programin sikur një cigare e mirë (mos u habit s’ka cigare t’mirë) që përdoret për ti përfunduar Ushqimet Viktoriane, përveç se në mënyrë shumë më të shëndetshme. Tash ke sistemin tuaj nën kontroll dhe ai duhet të falënderoj për shpëlarjen dhe pastrimin që i ke dhënë. Dieta per humbje peshe per 7 dite përfundon me kaq sepse ketu perfundoj edhe dita e shtate.
 
 SUPA PËR HUMBJE PESHE NË DIETËN E GENERAL MOTORS:
Supa në vijim ka për qëllim të përdoret si suplement (shtesë) në dieten tuaj. Mund të pihet në sasi të pakufizuar dhe në çfardo kohe të ditës. Inkurajoheni të konsumoni sasi të mëdha të kësaj supe.
Mund t’ia filloni qe nga dita e pare. 1 litër uje, 6 Qepë të mëdha, 2 speca të gjelbër (verdhë), Domate Të Plota (freskëta apo të konservuara), 1 kokë lakër, 1 tufë selino, 4 zarf Supe Qepe Mix Lipton (bon edhe tjetër nëse ska Lipton), barishta dhe shije sipas dëshirës. Dieta per humbje peshe per 7 dite është zhvilluar për resurse njerzore dhe vartësve të General Motors. Ky kurrikulum është zhvilluar në kombinim me ndihmën e Departamentit Bujqësor Amerikan dhe Administratës Për Ushqim Dhe Barna. Është testuar në Qendrën Hulumtuese John Hopkins dhe është aprovuar për distribucion nga Bordi i Drejtorëve të General Motors në mbledhjen e përgjithshme të 15 gushtit të 1985. General Motors në çdo aspekt e mbështet këtë program dhe e bëjnë të arritshëm për të gjithë punëtorët dhe familjet. Ky program do të jet në dispozicion tek të gjitha Vendet e Sherbimit të Ushqimit në General Motors. Është qëllim i managjmentit që të ofroj një program mirëqenie dhe fitnesi për secilin.
KJO PRA ISHTE DIETA PER HUMBJE PESHE PER 7 DITE. LEXO ME SHUME...
Ndihmo ata qe jane me mbipeshe dhe kane deshire dhe vullnet te humbin peshe.
 
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/http://eseshkolle.blogspot.com/ Sharl Kulon (1736-1806)
Sharl Kulon ka shpikur një pajisje të quajtur peshorja me perdredhje, që e lejoi atë për të matur ngarkesa shumë të vogla elektrike dhe te eksperimentonte terheqjen apo shtyrjen dy trupave të ngarkuara.Rezultetet e arritura ben qe ai te formulonte ligjin themelor te elektrostatikes I cili quhet LEXO ME SHUME...
Ligji I Kulonit . Kulon ishte një francez i lindur më 14 qershor, 1736.Te dyja anët e familjes së tij ishin të rrespektuar a dhe të pasura, e cila lejoi Kulonin për t'u rritur si një fëmijë i privilegjuar me një arsim të shkëlqyer. Ai mori pjesë në Kolegjin Mazarin në Paris por me pas per shkak te problemeve financiar te familjes u vendos ne Montpelier. Edhe pse nëna e tij mbeti në Paris, Kuloni zgjodhi të shkonte me babain e tij. Ndërkohë që jetonin në Montpelier, Kuloni frekuentoi Akademinë e Shkencave duke u fokusuar në astronomi dhe matematikë. Kur interesat e tij u kthyen në inxhinieri, Kuloni vendosi të kthehet në Paris për një kohë të shkurtër, ku deshironte hyrjen në Shkollën Mbretërore të Inxhinierisë. Në 1760 ai filloi studimet e tij zyrtare në institucion, dhe I përfundoi dy vjet më vonë. Pas diplomimit, ai filloi një karrierë të gjatë brenda Trupave të Inxhinierisë Ushtarake. Detyrat e tij e detyruan atë për të bërë disa lëvizje ne dekadat e mëvonshme. Gjatë qendrimit në West Indies ai e la shëndetin e tij në një gjendje të përkeqësuar dhe kurrë nuk u shërua plotësisht, madje edhe pas kthimit të tij në Francë në fillim të vitit 1770. Puna e tij duke përfshirë inxhinierine dhe mekanikën mbeshtetej ne një bazë të fortë mbi të cilin janë ndërtuar përpjekjet e tij teorike. Ai paraqiti traktat e tij të para në Akademinë e Shkencave në Paris në vitin 1773, dhe me pas paraqiti tema nga zgjidhjet matematikore të problemeve inxhinierike në studimet e fërkimit, elasticitet, energjisë elektrike dhe magnetizëm. Në 1777 Kulonit iu dha një pjesë të çmimin e madh të Akademisë për busulln magnetike, i cili përfshinte një përshkrim të hershme të peshores me perdredhje. Në 1781 ai ishte përfituesi i vetëm i çmimit për një ekzaminim novator të fërkimit. Kuloni botoi një seri të dokumenteve të rëndësishme të energjisë elektrike dhe magnetizmit në fund të 1780. Njëri ishte një diskutim të plotë i eksperimenteve Kulonit me forcat elektrostatike dhe tjetra ishte përshkrim i ligjit te inversit .I ngjashëm me ligjin e inversit te Isak Njutonit , ligji i Kulonit thekson se forca elektrike në mes të objekteve të ngarkuara varet nga distanca në mes të objekteve. Forca bashkevepruese në mes të dy objekteve zvogëlohet me katrorin e distancës midis tyre. Dallimi kryesor në mes të ligjit të gravitetit dhe fuqise elektrike është se gravitacioni ndikohet nga masa e objekteve, ndërsa ligji i Kulonit varet nga ngarkesa elektrike e objekteve të përfshira. Kur objektet në fjalë janë te ngarkuar te dy pozitivisht ose të dy negativisht ,ato shtyhen, ndersa forcat tërheqëse të lindin në mes objekteve që mbante ngarkesa të kundërta. Fillimi i Revolucionit Francez ndikoi te Kuloni, ashtu si më banorët e tjere te Francës. Ndryshimet nxiten Kulonin qe te linte Parisin dhe te vendosej per nje jete të qetë në qytetin e Blous, ku ai mund të kryente studimet e tij shkencore . Për shkak të tërheqjes së tij nga Trupat Inxhinierike dhe shpërbërjes së shumë prej komiteteve dhe organizatave te të cilat ai përkiste, Kuloni kishte kohë të mjaftueshme për të hulumtuar një shumëllojshmëri të gjerë temash, por arritjet e tij më të gjata jane në fushën e energjisë elektrike dhe magnetizëm. Në vitet e mevoneshme, Kuloni u kthye në Paris, u bë një nga anëtarët e parë të Institutit Kombëtar Francez të sapo formuar, dhe pranoi një takim si Inspektor i Udhëzimit Publik.Perkeqesimi I shëndetit te tij u rrit më keq, duke çuar në vdekjen e tij më 23 gusht te vitit 1806. Pas vdekjes ai u nderua me miratimin e një njësie të ngarkuar elektrike ne SI që mban emrin e tij.Kuloni(C) është I barabartë me ngarkesen e transferuar nga rryma prej 1 amper në 1 sekondë. LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
http://eseshkolle.blogspot.com/



ÇFARË ËSHTË KOMUNIKIMI:
Komunikimi është procesi i të kuptuarit dhe i ndarjes se mendimeve,p të ndikuar qëndrimet dhe sjelljet në një publik të gjërë.Me komunikim kuptojmë tërësinë e informacioni ,mesazheve ,sinjaleve të çdo natyre qe emeton nje subjekt në drejtim të politikave te veta.Komunikim do të thotë të vësh në dispozicion të të tjerve një informacion, një ide ose një qëndrim.Komunikimi ështe një process elementar por dhe më i komplikuar i mardhenjeve njerzore.Komunikimi kërkon që të gjitha palët të gjejnë një gjuhë të perbashkët:
QËLLIMET E KOMUNIKIMIT:
Për të dhënë informacion. Për të marrë informacion. Per të bere bashkebisedim që të ndihemi mirë . Për të percaktuar se kush dhe përse kish gabuar. Per të zgjidhur një problem. Per mbartjen e përvojave.
LLOJET E KOMUNIKIMIT : Komunikimi verbal kodimi I mesazheve bëhte me fjale dhe është I formës gojore dhe të shkruar.komunikimi gojor realizohet nëpërmjet të të folurit dhe të të dëgjuarit .Ai përfaqëson formën më të rëndesishme ,pasi çdo drejtues me anë të komunikimit gojor bën prezantimin e vlersimit të punës së punës,së punonjësve,evidenton kërkesat dhe ankesat e tyre. Komunikimi i shkruar ne krahasim me atë gojor ështe më I vështirë ,kërkon një mesazh të sakt. Komunikimi joverbal realizohet jo nëpërmjet të folurit dhe të shkruarit . Shpesh është I formës spontane megjithatë është I rëndësishëm sepse në komunikim është e rendësishme të kuptohet ajo që duhet thënë.E veçanta e komunikimit joverbal qëndron në faktin se nëpërmjet tij përcillen mesazhe që nuk mund të dërgohen nëpërmjet komunikimit verbal. Komunikimi joverbal quhet ndryshe edhe komunikimi preilinguistik.Në komunikimin joverbal ,për rëndësin atë e kanë klasifikuar në katër grupe si: veprime të lindura,veprime të zbuluara ,veprime të absorbuara ,veprime te mesuara ,veprime te përziare.Komunikimi joverbal mund te realizohet nëpërmjet disa mënyrave :syve,lëvizjeve të trupit,paraqitja fizike,cilësitë e zërit,koha,takimi I duarve ,hapsira dhe territori.
KOMUNIKIMI NË BIZNES:
Arritja e suksesit ne biznes, ne ditet tona, varet ne menyre te ndjeshme nga aftësitë komunikuese me njerezit, brënda dhe jashtë organizatës. Pavaresisht,nëse bëhet fjalë për një vend pune apo për të gjetur klientë të rinj, suksesi ose dështimi ka lidhje direkte me aftesite për të komunikuar.Në fakt, komunikimi konsiderohet efektiv vetëm kur të tjerët e kuptojnë mesazhin tuaj në mënyrë korrekte dhe ju pergjigjeni në mënyren e duhur. Komunikimi efektiv ju ndihmon te menaxhoni me sukses punen tuaj të përditshme, të permiresoni marrëdhëniet e biznesit,të rrisni imazhin tuaj professional etj.Komunikimi efektiv ndodhet në qënder të pothuajse cdo aspekti të veprimtarisë së biznesit, sepse ai lidh kompanine me të gjithë ato të cilët bashkëvepron biznesi:punonjësit,klientet,furnitorët,komunitetin përrethe etj. Nëse duhet përmirësuar eficenca, cilesia apo inovacioni, per këtë nevojiten aftësi të larta komunikuese.
DISA NGA KARAKTERISTIKAT MË TË RËNDËSISHME TË KOMUNIKIMIT EFEKTIV JANË:Jep informacion praktik, pavarësisht nëse ka të bëje me kuptimin e politikave të kompanisë apo me nxitjen për kryerjen e një veprimi te caktuar. Krijon përshtypje, duke përdorur shprehje konkrete,detaje specifike dhe informacion te qartë,bindës,të saktë dhe etik. Qartëso dhe përqendro informacionin, duke theksuar informacionet më të rënësishëm Mesazhet që e seleksionojnë dhe përmbledhin informacionin janë mjaft efektivë. Identifiko saktë përgjegjësitë, duke i shkruar mesazhet në mënyrë të tillë që të kërkojnë përgjigje nga një audiencë specifike. Shprehin qartë se cfarë pret prej dëgjuesve dhe cfarë mund te bësh per ta. Bind te tjerët dhe jep rekomandime, duke iu shpjeguar dëgjuesve se cfare përfitimesh do të kenë nga përgjigja ndaj mesazhit tuaj në mënyrën e dëshiruar.
MËNYRA E SHKËMBIMIT TË INFORMACIONIT :
Shkëmbimi i informacionit me individë brenda organizatës quhet komunikim i brendshëm. Shkëmbimi i informacionit dhe ideve me të tjerë jashtë organizatës përkufizohet si komunikim i jashtëm.
Çdo organizatë karakterizohet nga njrë rrjet komunikimi formal në të cilin idetë dhe informacioni qarkullojnë sipas linjave hierarkike të skemes organizative.\
Format kryesore të komunikimit brenda organizates janë në tre drejtime:
Nga lart-poshtë, nga drejtuesit ekzekutive tek punonjësit operative në formën e urdhrave,vendimeve,porosive etj.
Nga poshtë –lart ,nga punonjësit operativ tek drejtuesit ekzekutiv në formën e raportimit mbi realizimet ose mos realizimin e objektivave,qëllimeve dhe problemeve të ndryshme që hasin. Horizontalisht, ndermjet punonjësve apo departamenteve të të njëjtit nivel me qëllim koordinimin e veprimeve për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe të vështira.
Në cdo organizate mund te identifikojme gjithashtu edhe rrjetin informal te komunikimit ,i cili ndërtohet mbi bazen e kontakteve shoqerore dhe interesave te përbashkët profesionale dhe kulturore. Komunikimi vertikai ose diagonal,kemi kombinimin e tre llojeve të komunikimit të mësipërm.
SI ËSHTË KOMUNIKIMI NË NJË ORGANIZAT:
Nga studimi që kemi bërë në disa kompani kemi vënë re se komunikimi nuk është i mirë, për disa arsye:
Konflikti i interesave që kanë të dy palët ,pronari kërkon maksimizimim e fitimit dhe të ketë sa më pak kosto,ndërsa nga ana e tjetër punonjësit kërkojnë një pagë relativisht të mirë dhe kushte të mirë pune.
Konfliktet Brenda departamenteve.
Konflikte per munges financimi.
Mungesa e motivimit të punonjësve.
Mungesa e trajnimeve të punonjësve.
Vendosja e personave jo ne bazë të aftësis por në bazë të mendimeve subjective të eprorit.
 Si duhe te jetë komunikimi brenda organizatës: Duhet te ketë një komunikim të mirë epror vartës . Objektivat duhet të jenë sa më reale dhe efektive Financimi i departamenteve në baze të nevojave që ato kanë. Gjetja e personave të kualifikuarn dhe të specializuar për vendin e punes. Përmirësimi i komunikimit përmes takimeve,bisedave ball përball që duhet të bëhen midis eprorve dhe punonjësve. Eprorët duhet të kupojnë gjendjen psikologjike dhe emocionale të punonjësve. Motivimi i punonjësve në mënyra të ndryshme si psh:duke u rritur pagen ,duke u plotësuar kushtet e punës,duke i ngritur në detyrë.
REFERENCA:
Google
Baza Marketingu
Menaxhim i Burimeve Njerezore
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/http://eseshkolle.blogspot.com/ Kur u ndesha për herë të parë me emrin e Gjergj Fishtës ideja e parë që më erdhi në mendje ishte ajo e një heroi legjendash pasi ky emër më bënte shoqëri me Gjergjat e tjerë, të heroit kombëtar, apo atij që vrau bajlozin e zi. Duke lexuar me kalimin e kohës pjesë nga krijimtaria e poetit Fishta, më shumë i detyruar nga rrethanat, sesa si përzgjedhje timen estetike,  LEXO ME SHUME...
fillova të kuptoj se ky emër kishte vërtet diçka legjendare, heroike e madhështore njëherësh. Kurse kontakti me veprën e tij monumentale “Lahuta e Malcis” është pak të thuash se ishte shokues për mua. Më duhej shumë punë të kuptoja sa kontekstin historik, aq edhe vetë tekstin e koduar e mesazhet epike që kërkonin spjegime shtesë. Gjene mirë që kisha kë pyesja që të ftillohesha se për çfarë bëhej fjalë, por gjithsesi kjo përpjekje i dha frytet e veta sepse vetë modeli i kësaj vepre të madhe sa letrare aq edhe historike, më shtrëngoi të njihja më shumë Fishtën si krijues e si njeri. Ky ndryshim ishte vërtet fatlum pasi te Fishta fillova të zbuloj njëherësh një model poeti, shkrimtari, gazetari, politikani e poaq patrioti të pashoq, pothuaj unik në llojin e vet, i papërsëritshëm sa mund të tregohemi dorëlëshuar e ta përcaktojmë si gjeni. Vërtet, gjenia e Fishtës ishte e gjithanshme. Nuk ka praktikisht fushë të artit ku ai të mos ketë lëvruar diçka... poema, lirika, drama e tekste në prozë që çmohen si modele të arrira të artit të letrave shqipe. Në kokën time përplaseshin sa Fishta satirik i “Metamorfozës”, aq edhe hijerëndi i “Lahutës” sa liriku i “Mrizit të Zanave” aq edhe dramatiku i “Judës makabe” e të tjera.Nuk e di se si mund të ishte më kërkues njeriu kur apelon vetë Hyjninë, madje të duket sikur e akuzon për mosvëmendje ndaj halleve të këtij vendi, “kur gjuan lisat kot me rrufe!” në vend se ato t’ua drejtojë atyre që poeti i stigmatizon si tradhtarë. Duhet vërtet një staturë gjeniu që të barabitesh me forca apo njësi që janë më shumë se ato njerëzoret. E Fishta ishte praktikisht një titan, prandaj nuk i druhej asnjë përballjeje.Leximet e ndryshme rreth krijimtarisë së Fishtës dhe sidomos njohja me një pjesë të konsiderueshme të produktit të tij letrar, s’mund të kalonte pa më lënë efektet e veta. Kështu sa më tepër që tentoja t’i afrohesha perimetrit imagjinar të krijimtarisë së tij, aq më shumë më largohej ai dhe gati më përmbyste idenë që kisha formuar për të deri në atë moment. Fishta ishte gati një oqean i pafund krijimtarie dhe mua më duket gati e pamundshme njerëzisht, edhe me teknikat e sotme, që njeriu të shkruajë aq shumë e me atë cilësi. Ndoshta kjo është ajo çka i dallon gjenitë e vërtetë nga figurat kalimtare. Më ndërmenden fjalët që një poet tjetër shqiptar Poradeci, thoshte duke cituar Gëten: “Çfarë është gjeniu? Puna!” Pra edhe Fishta si krijues e si njeri ishte një “perpetum mobile”, një punëtor i gjuhës e letrave shqipe. Zaten nuk i është dhënë më kot edhe titulli si Poet Kombëtar, e në këtë shkallë, nuk është e lehtë të ngjitesh. Jo më kot Fishta ka qenë i pari shqiptar që është konsideruar si kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi. Dhe të kujtojmë që atëbotë, letërsia shqipe ishte praktikisht e papërkthyer në ndonjë gjuhë tjetër të madhe, siç janë përkthyer sot me dhjetëra shkrimtarë e poetë. Natyrshëm, kur flitet për meritat letrare nuk është e pavend të kujtohet edhe nderimet që i janë bërë së gjalli krijuesit, dhe prandaj ka vend të kujtojmë që Fishta ka qenë gjithashtu i dekoruar nga katër qeveri të ndryshme e akademi prestigjioze, siç ka qenë ajo e Italisë së mes dy luftërave.Por medaljen më të madhe, Fishtës ia kanë dhënë vetë shqiptarët, të cilët siç dëshmohet, kanë nxënë përmendësh pjesë të tëra të krijimtarisë së tij letrare e sidomos të lahutës.Kur kujtojmë Fishtën si poet s’mund të dalim në përfundimin se ai ka qenë një politikan i mprehtë e një aktivist i palodhur i çështjes kombëtare. Le të shënojmë së pari se ai ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit, më 1908, ku u vendos alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe, praktikisht ky që kemi sot. Më pas atë e shohim si një figurë aktive përgjatë gjithë historisë nga shpallja e pavarësisë e deri sa mbylli sytë pas një jete e cila i ishte dedikuar me mish e shpirt mëkëmbjes së kombit shqiptar.Fishta ishte prift katolik, i urdhrit françeskan dhe ndoshta për të do të kishte qenë më e lehtë të kryente shërbesat fetare e të shtynte një jetë të qetë brenda mureve të kishës, por ai me vetëdije zgjodhi që të ishte deri në fund një shërbestar i Zotit dhe i kombit të vet. Ky fakt s’mund veçse të na nxisë të kuptojmë se çfarë zjarri vlonte brenda shpirtit të tij saqë të dilte përmbi rehatinë që i garantonte rroba fetare e të vihej në shërbim të një kauze më të madhe sesa ajo e një kleriku “politikisht korrekt”. Prandaj Fishta shquhet në dimensionet e tij sa letrare aq edhe humane, si një model i papërsëritshëm e me gjasë edhe i pakapërcyeshëm.
  LEXO ME SHUME...

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/
http://eseshkolle.blogspot.com/ Rendesia e biodiversitetit
22 Maji është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, ndërsa viti 2010 nga Kombet e Bashkuara është shpallur si viti ndërkombëtar i biodiversitetit. Kam përshtypjen se opinionit i mungojnë informatat për rëndësinë e biodiversitetit, rreziqet që po i kanosen dhe masat mbrojtëse që duhet të merren për ruajtjen e tij. Prandaj qëllimi i këtij artikulli është që shkurtimisht me disa të dhëna të njihet opinioni për këtë LEXO ME SHUME...
vlerë të pakrahasueshme të natyrës. Biodiversiteti nënkupton larminë e gjeneve, të llojeve dhe të ekosistemeve në planetin tonë. Biodiversiteti është vlera më e lartë e natyrës, është baza e jetës tonë dhe themeli i zhvillimit të qëndrueshëm. Biodiversiteti është rezultat i evoluimit të jetës në Tokë gjatë miliarda vjetësh. Në plantën tonë, llogaritet se jetojnë rreth 13 milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave, prej të cilave vetëm 1.75 milion janë të emërtuara dhe të përshkruara. Vlera e ekosistemeve nuk është vetëm ekzistenca-bazë për jetën e bimëve dhe kafshëve, por edhe për ne njerëzit. Shërbimet e vlerave të ekosistemeve të cilat nga natyra janë “falas”, janë esenciale për shëndetin tonë, sigurinë tonë ushqimore dhe shëndetësore dhe prosperitetin tonë. Biodiversiteti është begati thelbësore për ndërtimin e cilësisë të jetës tonë. Njeriu me aktivitetin e vet agrikultural ka mundësuar plotësimin e nevojave të tij me llojet që i nevojiten. Kështu p.sh. në mbarë botën ka më shumë se 20,000 lloje dhe varietete molle. Nga biodiversiteti plotësohen rreth 80% e nevojave të njeriut dhe rreth 40% e ekonomisë botërore. Biodiversiteti është burim i ushqimit, i lëndëve të ndërtimit, i lëndëve të tekstilit, ilaçeve, i lëndëve të para për laboratorët hulumtuese etj. Cilësia jonë e jetës dhe mirëqenia janë të varura direkt ose indirekt nga biodiversitetie. Duhet të kuptohet nga të gjithë se humbja e llojeve, dhe dëmtimi i ekosistemeve ka pasoja dramatike për njerëzimin si tërësi. Hapësira e Kosovës edhe pse përfshinë një sipërfaqe të vogël të Ballkanit (rreth 2.4%), krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës, dallohet me resurse të shumta natyrore, pra edhe me vlera të larta të biodiversitetit. Kosova është shtëpia e rreth 2,500 llojeve të bimëve lulore, 210 lloje të egra të kurrizorëve, 200 lloje të fluturave, 104 lloje kërpudhash etj. Ajo që biodiversitetin e Kosovës e bënë interesant dhe të rëndësishëm është prania e një numri të madh të llojeve endemike dhe relikte. Por fatkeqësisht biodiversiteti i Kosovës, këta dy dhjetëvjeçarët e fundit, për arsye të ndryshme është dhe më i rrezikuari në Ballkan dhe Evropë. Biodiversiteti në rrezik! - Çdo lloj i cili vdes dhe shkon nga bota jonë, është i pakthyeshëm, një burim natyror më pak. Biodiversiteti natyror nuk ka qenë kurrë më i atakuar se sa në dhjetëvjeçarët e fundit që lidhet me shumë faktorë: shumëfishimi i njerëzimit brenda një kohe të shkurtër, tej-eksploatimi i resurseve, ndotja e madhe etj. Humbjet e diversitetit biologjik janë drastike dhe fatkeqësisht shkatërrimet e ekosistemeve janë në rritje permanente. Njerëzit me ose pavetëdije janë duke bërë zhdukjen në masën më të madhe të biodiversitetit në historinë e Tokës. Në mbarë botën tashmë janë më shumë se 60% e ekosistemeve me rrezikshmëri të përhershme dhe një parashikim të numrit prej 15,600 llojeve që kërcënohen të zhduken. Në të gjithë botën si pasojë e veprimtarisë së faktorit njeri, çdo ditë zhduken lloje kafshësh dhe bimësh . Rezultatet e raportit të një studimi Evropian, më 2008 tregon se në 300 vitet e fundit, në botë sipërfaqja e përgjithshme pyjore është tkurrur me 40%. Llogaritet se në çdo minutë zhduken rreth 20 hektar pyje. Në 25 vende të botës, pyjet janë zhdukur tashmë plotësisht. Prerja e një bime masa drunore e të cilit do të kushtonte rreth 500 euro është një humbje e madhe pasi që gjatë jetës së tij ky dru do të gjeneroj deri 1,900,000 euro përmes vlerave ekologjike siç janë: prodhimi i oksigjenit, pastrimi i ajrit, riciklimi i ujit, fertilizimi i tokës, kontrolli i erozionit, sigurimi i habitateve për botën e egër, zbutjen e efekteve toksike të gazeve, etj. Në botë që nga viti 1900 rreth gjysma e të gjitha kënetave janë të humbura. BIODIVERSITETI DHE BURIMET NATYRORE
Shqipëria shquhet për një larmi të madhe biologjike dhe pejsazhore. Në origjinë të kësaj llojshmërie, qëndrojnë pozicioni gjeografik, faktorët gjeologjikë, pedologjikë, hidrologjikë, relievi dhe klima. Larmia e madhe e ekosistemeve dhe habitateve (ekosistemeve detare, bregdetare, laguna e vende të lagëta, delta lumenjsh, duna ranore, liqene, lumenj, shkurreta mesdhetare, pyje gjethegjërë, halorë dhe të përzjerë, livadhe dhe kullota subalpine e alpine, ekosisteme të maleve të lartë), ofron një larmi të pasur llojesh bimore dhe shtazore duke përfaqësuar rreth 30% të florës Europiane. Për ruajtjen e kësaj pasurie biologjike, REC Shqipëri ka zbatuar dhe po zbaton një sërë projektesh konkrete dhe trajnuese në këtë fushë.
STRATEGJIA E NDËRGJEGJËSIMIT TË KOMUNITETIT MBI PASURITË NATYRORE
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri ka nisur punën për hartimin dhe zbatimin e Strategjisë për rritjen e ndërgjegjësimit së komunitetit mbi burimet natyrore dhe rëndësia e ruajtjes së tyre. Kjo veprimtari zbatohet në kuadër të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore të menaxhuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Përgatitja e kësaj strategjie do të përfshijë aktorë në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor në takime diskutimi për të identifikuar nevojat dhe tendencat që do të adresohen. Gjithashtu, procesi përmban organizimin e aktiviteteve praktike për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL



Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels