IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/1.Studim rasti: abuzimet seksuale të të miturave në shqipëri janë bërë të frikshme tashmë. Vetëm ditën e sotme janë denoncuar dhunimet e një 8 dhe 12-vjeçare. Kështu, një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e delvinës pasi akuzohet për abuzim me të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi, panajot anagnosti, banues në fshatin kranë të delvinës pasi dyshohet LEXO ME SHUME....

se ka dhunuar seksualisht një 8-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Sipas policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së 47-vjeçarit, shtetases k.c. ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka bërë dhe denoncimin e krimit të rëndë një ditë më parë, ndërsa vetë ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë. Ndërkohë edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se me vajzën e mitur është kryer marrëdhënie seksuale.
 2.Shkaqet:
Dhunimi i shtreses se pambrojtur te femijeve. Perhapja e rastit. Deshira e 47-vjecarit per te kryer maredhenie seksuale. Mungesa e strehës familjare, varfëria, problemet mendore dhe emocionale, destabiliteti familjar, vartësia e njërit prej prindërve ndaj lëndëve narkotike, dështime në shkollë ose punë etj... Radhiten tek shkaqet më të përhapura të abuzimit me fëmijët në industrinë e seksit.
 3.Pasojat
Frika dhe tensioni i prinderve shqiptare kur degjojne keto lloj rastesh Abuzimi sjell pasoja shkaterruese ne shendetin mendor te femijeve. Makthe gjume me probleme Terheqje dhe shmangie e theksuar nga te rriturit. Ndryshime ne gjendjen shpirterore dhe personalitet Humbje e oreksit Trauma qe mund ti sjelle te miturve gjate gjithe jetes. Largim nga shtepia dhe luhatje e humorit. Kriza paniku. Sygjerimet:njerezit qe kryejn keto abuzime duhet te denohen. Njerezit duhet te sensibilizohen. Prinderit duhet ta mbajne femijen prane.
Femijet duhet te dine se trupat dhe mendjet e tyre i perkasin vetem atyre dhe te tjeret duhet ta respektojne kete 5.kuriozitete: për 60 vite me radhe ai ka abuzuar seksualisht me mbi 450 viktima, mes tyre 34 pretendojnë se janë përdhunuar. Njeriu që kishte ngritur një fondacion për bamirësi dhe shkonte si vullnetar në spitale, ka abuzuar seksualisht me 23 femra në ambientet e bbc, ndërkohë që 14 femra i ka dhunuar në spitale. Shokues është fakti se viktima më e vogël e abuzimeve të tij është vetëm tetë vjeç dhe është djalë. Duke publikuar raportin, peter spindler, oficeri i policisë që merret me hetimet, tha se savile ka abuzuar seksualisht me një komb të tërë. Në raport thuhet se ai ka bërë abuzime seksuale edhe para se të bëhej i famshëm. Një nga të dhunuarat e tij, ka rrëfyer për 60 vite me radhe ai ka abuzuar seksualisht me mbi 450 viktima, mes tyre 34 pretendojnë se janë përdhunuar. Njeriu që kishte ngritur një fondacion për bamirësi dhe shkonte si vullnetar në spitale, ka abuzuar seksualisht me 23 femra në ambientet e bbc, ndërkohë që 14 femra i ka dhunuar në spitale. Shokues është fakti se viktima më e vogël e abuzimeve të tij është vetëm tetë vjeç dhe është djalë.
Duke publikuar raportin, peter spindler, oficeri i policisë që merret me hetimet, tha se savile ka abuzuar seksualisht me një komb të tërë. Në raport thuhet se ai ka bërë abuzime seksuale edhe para se të bëhej i famshëm. Një nga të dhunuarat e tij, ka rrëfyer për bbc se përse nuk ngriti zërin në atë kohë. Ajo tha se ishte 13 vjeç dhe i dukej një gjë e madhe që një prezantues i njohur merrej me të. “nëse dikush do ia bëjë vajzës sime 13- vjeçare këtë gjë, do lajmëroja policinë,” tha ajo. 73 përqind e viktimave të tij ishin nën 18 vjeç dhe shumica e vajzave ishin mes 13- 16 vjeç. Kulmin e sulmeve e pati mes viteve 1966-1976, kur ishte mes 40 dhe 50 vjeç. Ngacmimin e fundit seksual e ka bërë në vitin 2009, kur ishte 82 vjeç. Ndërkohë ngacmimi i parë i dokumentuar është në vitin 1955. Më shumë se 450 mijë sterlina janë shpenzuar nga policia për të hetuar çështjen e tij. për bbc se përse nuk ngriti zërin në atë kohë. Ajo tha se ishte 13 vjeç dhe i dukej një gjë e madhe që një prezantues i njohur merrej me të. “nëse dikush do ia bëjë vajzës sime 13- vjeçare këtë gjë, do lajmëroja policinë,” tha ajo. 73 përqind e viktimave të tij ishin nën 18 vjeç dhe shumica e vajzave ishin mes 13- 16 vjeç. Kulmin e sulmeve e pati mes viteve 1966-1976, kur ishte mes 40 dhe 50 vjeç. Ngacmimin e fundit seksual e ka bërë në vitin 2009, kur ishte 82 vjeç. Ndërkohë ngacmimi i parë i dokumentuar është në vitin 1955. Më shumë se 450 mijë sterlina janë shpenzuar nga policia për të hetuar çështjen e tij.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


http://eseshkolle.blogspot.com/
E vërteta e çlirimit të Shqipërisë

Ceremonia që u organizua në shkurt të vitit 2002 nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë për marrjen në dorëzim të fotokopjeve të dy dokumenteve për datën e çlirimit të Shqipërisë, që koloneli Volfman Hofman, ish-këshilltar ushtarak gjerman pranë atij dikasteri, bashkë me një letër në gjuhën shqipe të firmosur prej tij, ia dorëzoi gjeneralmajorit Pëllumb Qazimi, ishte një veprim jashtë kuadrit ligjor që zbatohet në vendin tonë për dokumentet historike. Dokumente të tilla depozitohen nëpër arkivat shtetërorë të vendit tonë, kryesisht në Arkivin Qendror Shtetëror. Qëndrimet e mëtejshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë jo vetëm politike, por edhe jashtë etikës së komunikimit me median dhe studiuesit.

Gjatë ceremonisë së dhurimit të fotokopjeve të të dy dokumenteve prej kolonelit V. Hofman, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes i refuzuan kërkesat e gazetarëve për të marrë fotokopje të tyre që t’i botonin nëpër gazeta dhe t’i jepin në televizion.

Në rrethana të tilla, kur Ministria e Mbrojtjes nuk lejoi që persona të tjerë të dispononin kopje të dokumenteve të dhuruara nga koloneli V. Hofman, m‘u desh të ndiqja rrugë të tërthorta për t‘i shtënë ato në dorë. Z. Uran Butka iu drejtua Arkivit të Shtetit që të zbatohej legjislacioni në fuqi dhe t‘i kërkohej Ministrisë së Mbrojtjes që t‘i dorëzonte Arkivit kopje të atyre dokumenteve. Ndërkaq deputeti dhe sekretari i Komisionit të Mbrojtjes të Kuvendit të Shqipërisë, z. Astrit Bushati, vazhdimisht e me insistim për disa muaj i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes që t‘i dorëzoheshin kopje të këtyre dokumenteve, por nuk arriti t‘i merrte ato. Vetëm pas kërkesës së përsëritur të nënkryetares së Kuvendit, z. Jozefina Topalli, Ministria e Mbrojtjes u detyrua në maj të vitit 2002 t‘ia jepte fotokopjet e tyre z. Jozefina Topalli dhe t‘i depozitonte ato në Arkivin e Shtetit.

Mbajtja e fshehtë e fotokopjeve të këtyre dokumenteve krijoi mundësinë për keqinformimin e opinionit publik prej disa personave. Gazeta "Ushtria", organ qendror i Ministrisë së Mbrojtjes, më datën 1 mars të vitit 2002 botoi si kryeartikull të saj një intervistë me dhuruesin e fotokopjeve të të dy dokumenteve: "Dokumenti: "Ushtari i fundit gjerman iku nga Shqipëria më 29 nëntor `44". Përmbajtja e këtij titulli nuk pasqyrohet në dokumentet e dhuruara. Krahas kësaj interviste, në gazetën "Ushtria" u botua me faksimile letra që koloneli V. Hofman i ka dërguar gjeneralmajorit Pëllumb Qazimi, si edhe faksimile me paragrafë prej të dy dokumenteve e që janë pothuajse të palexueshme. Në letrën në gjuhën shqipe, të firmosur nga koloneli V. Hofman, është shkruar : "Korpusi XXI alpin …lëshoi më 29. 11. 1944 qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën. Prandaj kjo datë mund të quhet fundi i pushtimit të Shqipërisë". Në tekstin e intervistës, pasi përsëritet fraza e mësipërme, vijohet: "Është shkruar pikërisht kështu, e zeza mbi të bardhë". Për këto fjalë të dhëna më sipër nuk është dhënë asnjë pjesë e cituar nga dokumenti. Po më 1 mars të vitit 2002 gazeta "Zëri i Popullit", duke e paraqitur ish-këshilltarin gjerman, kolonelin V. Hofman, me gradën e gjeneralit, botoi artikullin "Dokumenti, një shuplakë historike mbi falsifikatorët". Kjo gazetë botoi gjithashtu edhe një prononcim të Xhemil Frashërit, si edhe një foto të fotokopjeve të të dy dokumenteve të vendosur në një kornizë xhami, për të dëshmuar në këtë mënyrë se kishte "arsye" se pse kopjet e këtyre dokumenteve nuk u jepeshin të tjerëve. Edhe gazeta "Kushtrim brezash", po më 1 mars të vitit 2002, dha njoftimin e shkurtër për dorëzimin e dy dokumenteve nga koloneli V. Hofman. Për të dëshmuar se gjoja këto dokumente vertetojnë se Shkodra është çliruar më 29 nëntor të vitit 1944, Xhelal Gjeçovi, më 29 mars të vitit 2002, ka botuar në gazetën "Shekulli" një artikull me titullin: "Historia dhe vlera e një dokumenti". Edhe ky autor nuk ka cituar asnjë pjesë a frazë prej dy dokumenteve të dhuruara. Në vend të tyre Xh. Gjeçovi ka risjellë dokumente të përdorura në shkrimet e mëparshme të tij ("Zëri i Popullit" 21. 10. 1997; po aty 29. ll. 1997; "Shekulli" 22. ll. 1999) dhe të Xhemil Frashërit ("Zëri i Popullit" 28. ll. 1999; "Studime historike" 2000, nr. 1-2). Këto shkrime janë shqyrtuar imtësisht në librin tim "28 nëntor 1944 - Dita e Çlirimit të Shqipërisë" (Tiranë 2001) dhe kam treguar pasaktësistë dhe shtrembërimet që u janë bërë dokumenteve gjatë sundimit tiranik të E. Hoxhës, veçanërisht nga vetë Xh. Frashëri me shkrimet e botuara prej tij në organet e sipërpërmendura.



Ndërkaq gazeta "Ballkan" botoi më 4 prill të vitit 2002 artikullin pa emër autori: "Rikthehet debati: Kur u çlirua Shqipëria?". Në këtë artikull jepet se nga përmbajtja e dokumenteve, të dhuruara prej kolonelit V. Hofman, nuk del se Shkodra është çliruar më 29 nëntor.

Kur Ministria e Mbrojtjes i dorëzoi z. Jozefina Topalli fotokopjet e të dy dokumenteve ushtarake gjermane, thuajse në të njëjtën kohë dhe jo rastësisht, por me shpresën se njerëz të tjerë nuk do të guxonin të merreshin më me çështjen e datës së çlirimit të Shqipërisë, reagoi politikisht ndaj artikullit pa emër autori, të botuar dy muaj më parë në gazetën "Ballkan", një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Sali Onuzi, me shkrimin: "Hoffman: Forcat gjermane u tërhoqën përfundimisht nga Shkodra më 29 nëntor 1944" (gaz. "Kushtrim brezash", 7, 14 dhe 21 qershor 2002). Ky shkrim i gjatë i tij është hartuar me fjalorin dhe stililin anakronik demaskues të komisarëve politikë enveristë të ushtrisë, të cilët, pasi tirani gjaksor E. Hoxha "zbulonte" herëpashere armiq në radhët e saj, ata i mbanin iso dhe vijonin denoncimin nëpër mbledhje të ndryshme, madje edhe vetë këta, me fantazinë e tyre të sëmurë, arrinin "të zbulonin" armiq të tjerë. Shkrimi i Sali Onuzit dëshmon më së miri se sa larg është depolitizimi i vërtetë i një pjese të ushtarakëve të lartë të ushtrisë sonë.

Pasi ka dhënë të përkthyera me pasaktësi pjesët e dokumenteve ku përmendet Shkodra (gjë që vë në dyshim edhe përkthimin shqip të letrës dhe të intervistës së kolonelit V. Hofman), koloneli S. Onuzi ka bërë këtë interpretim të gabuar të përmbajtjes së tyre: "Pra në të dy dokumentet, thelbi i informacionit është i njëjtë: është regjistruar më 30 nëntor si informacion ditor për veprimtarinë e një dite dhe është e kuptueshme se përfshin datën 29 nëntor. Më 30 nëntor informacioni nuk mund të quhet më ditor për datën 28 nëntor". Në vijim S. Onuzi ka përsëritur po ato dokumente që janë përdorura më parë në shkrimet e Xh. Frashërit dhe të Xh. Gjeçovit.

Në artikujt e tyre, që japin të njëjtat gjëra, në vend që të shqyrtohen të gjitha burimet historike për datën e çlirimit të Shkodrës, ata kanë përzgjedhur një sasi fare të kufizuar dokumentesh pa ua shqyrtuar përmbajtjen. Në shkrimet e tyre nuk jepen dokumentet e shumta që tregojnë se Shkodra dhe Shqipëria janë çliruar më 28 nëntor. Ata injorojnë realitete të tilla, se më 1944 kjo datë është kremtuar në të gjithë Shqipërinë si dita e çlirimit (prandaj qeveria dhe organet e tjera shtetërore erdhën në Tiranë 11 ditë pas çlirimit të saj, më 28 nëntor), se në vendimet që morën më 28 nëntor të vitit 1944 organet e larta të pushtetit komunist, si edhe në fjalimin që vetë E. Hoxha ka mbajtur në Tiranë po atë ditë e kanë quajtur 28 nëntorin si datë të çlirimit të Shqipërisë. Më mirë se kushdo tjetër datën e çlirimit të qytetit të tyre e kanë ditur vetë shkodranët. Në Shkodër 28 nëntori vijoi të kremtohej si dita e çlirimit edhe në vitin 1945, siç e dëshmon shtypi lokal i kohës (foto 1), artikuj të të cilit për këtë datë i kam ribotuar në librin kushtuar datës së çlirimit. Ato që kam thënë në këtë libër nuk po i përsëris. Për datën e çlirimit të Shqipërisë vijon këmbëngulja e autorëve të mësipërm, të cilët keqpërdorin burimet dhe të dhënat historike për të disinformuar opinionin publik.

Xh. Frashëri e Xh. Gjeçovi vazhdimisht kanë përdorur në shkrimet e tyre dy trakte, të 28 dhe 30 nëntorit 1944, i pari i Këshillit Nacionalçlirimtar të Shkodrës dhe i dyti i është atribuar qëllimisht për disinformim po këtij Këshilli. Trakti i parë është titulluar "Drejt çlirimit" dhe në fund mban datën "28 nanduer 1944" dhe ka frazën "Mbas çlirimit të Tiranës vetëm Shkodra mbeti pa u çlirue". Trakti është ribotuar i plotë në librin e K. Biçokut, 28 nëntor 1944… (f. 65-68). Për studiuesin, që i njeh të gjitha burimet për datën e çlirimit të Shkodrës, trakti i mësipërm nuk bie ndesh me burimet e shumta që tregojnë se Shkodra është çliruar mbasditen e 28 nëntorit, sepse trakti duhet të jetë shtypur natën e 27-28 nëntorit ose së shumti në mëngjesin e 28 nëntorit, kur gjermanët ende nuk ishin larguar nga rajoni i Shkodrës. Madje pjesa e këtij trakti: "roja që vetë populli ka ba mbramë vullnetarisht nëpër lagjet e vërteton një fakt të tillë dhe dëshmon se ay s`ka qenë kurrë me okupatorin e këlyshët e tij", tregon se natën e 27-28 nëntorit praparojat e ushtrisë gjermane ishin tërhequr nga qyteti i Shkodrës dhe ishin vendosur në periferi të tij, sepse pjesa kryesore e trupave gjermane ishin larguar nga Shqipëria. Edhe më i qëllimshëm është interpretimi që i kanë bërë traktit të 30 nëntorit me titull "Shkodra u çlirua" (foto 2), në të cilin nuk thuhet se Shkodra është çliruar më 29 nëntor. Ky trakt është shkruar toskërisht, më letër e me shkronja të ndryshme nga ato të traktit të 28 nëntorit. Megjithëse nuk ka të shënuar atë që e ka hartuar, në ribotimet që i janë bërë më pas, qëllimisht për të keqinformuar, i është atribuar Këshillit Nacionalçlirimtar të Shkodrës. Trakti duhet të jetë shtypur në Tiranë, sepse atë ditë shtypi nuk kishte dalë nga që vijonte për të tretën ditë festimi i çlirimit të Shqipërisë. Falsifikimin e emrit të subjektit që e ka hartuar traktin e ka bërë për herë të parë Instituti i Historisë së Partisë pranë KQ të PPSH në vëllimin "Thirrje dhe Trakte të Partisë Komuniste të Shqipërisë 1941-1944" (Tiranë 1962, f. 607-608).




Në shkrimet e autorëve të mësipërm janë përzgjedhur për t‘u keqinterpretuar edhe disa dokumente ushtarake gjermane. Këto dokumente përgjithësisht janë shënime shumë të përmbledhura e në formë ditaresh të komandave eprore të ushtrisë gjermane, të hartuara larg tokave shqiptare dhe zakonisht disa muaj pas informacioneve që kanë marrë nga komandat ushtarake vartëse. Prandaj ato, siç kam shkruar edhe më parë, japin data të ndryshme për çlirimin e Shkodrës, 28, 29 e 30 nëntor, madje edhe 4 dhjetor. Njëri prej këtyre dokumenteve, i përdorur prej të gjithë autorëve të mësipërm, është: "29. 11. Urat, që kalojnë në Bunë dhe Drin të Shkodrës, u shkatërruan. Praparoja gjendet në Koplik". Sipas këtij dokumenti Kopliku edhe më 29 nëntor vijonte të ishte nën pushtimin gjerman. Kjo nuk është e vërtetë dhe dëshmon për pasaktësitë kronologjike që kanë dokumentet ushtarake gjermane.

Autorët e mësipërm dhe të tjerë, krahas keqpërdorimit të dokumenteve historike për datën e çlirimit të Shqipërisë, në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe për pasqyrimin e ngjarjeve të njohura historike, siç është p.sh. festa kombëtare e Jugosllavisë, 29 nëntori.

Disa herë kam vënë në dukje se, në kuadrin e politikës antikombëtare të E. Hoxhës për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, data 29 nëntor u bë festë zyrtare e Shqipërisë (në kundërshtim me të vertetën historike dhe me kriteret që përdoren për caktimin e datave të festave kombëtare e shtetërore) për ta kremtuar në të njëjtën ditë me festën kombëtare të Jugosllavise, e cila e përkujton 29 nëntorin e vitit 1943, datën kur u mbajt në Jajcë Mbledhja II e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ), si datë të shënuar kur u hodhën themelet organizative të shtetit komunist titist. Vendimet e AVNOJ-it u imituan pas disa muajsh, më 24 maj 1944, nga E. Hoxha në Kongresin e Përmetit.

Autorëve të mësipërm u është shtuar edhe Ana Lalaj. Ata disa herë janë prononcuar për çështjen e kësaj date, duke shtrëmbëruar të vertetën. A. Lalaj ka shkruar më 1997 se 29 nëntori paska qenë "data e çlirimit të Beogradit" ("Gazeta Shqiptare", 31 tetor 1997). Ky qytet është çliruar më 20 tetor 1944 ("Enciklopedija Jugoslavije, l, Zagreb, 1955", f. 447). Në emisionin televiziv të transmetuar në mëngjesin e datës 29 nëntor 2001 në "Vizion +" Ana Lalaj ka deklaruar një të pavërtetë tjetër: "29 nëntori si festë e Jugosllavisë është vënë më 1946, kurse e jona më 1945".

E verteta është ndryshe. Disa herë kam shkruar se 29 nëntori i vitit 1943, si festë kombëtare e Jugosllavisë, është kremtuar qysh në fillim, siç e ka dhënë edhe një kronikë e botuar në gazetën "Bashkimi" më 30 nëntor të vitit 1945 dhe që përshkruan kremtimin e saj në Tiranë nga Legata Jugosllave (foto 3).

Kurse vendimi për kremtimin e 29 nëntorit si festë të çlirimit të Shqipërisë është marrë nga Kryesia e Këshillit ANÇ më 9 nëntor të vitit 1945 (disa anëtarë të kësaj Kryesie e kanë kundërshtuar datën 29 nëntor dhe votuan kundër saj) dhe u botua në "Gazetën Zyrtare" më 30 nëntor të vitit 1945, prandaj zyrtarisht ajo filloi të kremtohej në Shqipëri në vitin 1946, sepse në nenin 8 të vendimit është shkruar: "Kjo ligjë hyn në fuqi ditën e botimit të saj në "Gazetën Zyrtare" (Procesverbali i mbledhjes së 9 nëntorit të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar është botuar për here të parë i plotë nga K. Biçoku, 28 nëntor 1944…, f. 71-77) . Për këtë arësye, në vitin 1945 Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, jo me rastin e 29 nëntorit, por "me rastin e 28 nëntorit" shpalli "faljen dhe uljen e dënimeve për të dënuarit si kriminelë lufte dhe armiq të popullit" (gazeta "Bashkimi" 28. 11. 1945; "Gazeta Zyrtare", nr. 76, 1.12. 1945).

Zhurma dhe keqpërdorimi që u bë me dy dokumentet ushtarake gjermane, fotokopjet e të cilëve koloneli V. Hofman ia dhuroi gjeneralmajorit Pëllumb Qazimi, më detyron të ndalem në përmbajtjen e tyre. Përkthimin e dokumenteve në gjuhën shqipe e kanë bërë dy studiues gjermanë dhe përkthimi i tyre ka ndryshime të rëndësishme me ato që u janë bërë dokumenteve në artikullin pa emër autori të gazetës "Ballkan" dhe në artikullin e kolonelit S. Onuzi.


Vetëm njëri nga dy dokumentet e dhuruara nga koloneli V. Hofman është nxerrë nga arkivi. Ai ka titullin "Pjesë nga ditari i luftës i Komandës Supreme të Juglindjes në Zagreb (Agram), me nr. shkrese 3, faqe 673 i 30 nëntorit 1944. Për situatën në Frontin e Adriatikut" (Auszug aus dem Kriegstagebuch des Oberbefehlshaber Südost in Agram. I a - KTB nr. 3. Seite 673. Vom 30. November 1944. Zur Lage an der "Adria-Front"). Vetë dokumenti është një lloj formulari i shtypur, i ndarë në dy kolona të emërtuara përkatësisht: "Data, ora, vendi dhe lloji i gazermës" (Tag, Uhrzeit, Ort und Art Unterkunft) dhe "Paraqitja e ngjarjeve (Më të rëndësishmet: Vlerësimi i situatës [armiku dhe mjetet]. Koha e hyrjes dhe e daljes së informacioneve dhe të urdhërave)" (D a r s t e l l u n g d e r E r e i g n i s s e (Dabei wichtig: Beurteilung der Lage [Feind und eigene]. Eingangs und Abgangszeiten von Meldungen und Befehlen)) (foto 4, shih numrin e kaluar). Nën titullin e kolonës së parë, që zë rreth ¼ e faqes, është shënuar me makinë shkrimi: "30. 11. 1944 Drejtimi është Zagrebi" (30. 11. 1944 Führungsabteilung Agram). Kurse nën titullin e kolonës së dytë, po me makinë shkrimi, është shkruar: "Për situatën: Grupi ushtarak E" (Zur Lage: H. Gr. E). Pas këtyre në mënyrë shumë koncize janë dhënë ngjarjet kryesore në fillim ato të "Frontit të Lindjes", në vijim ato të "Frontit të Adriatikut" dhe të "Egjeut". Në to del qartë se janë përfshirë ngjarjet më të rëndësishme të të tria ditëve, 28, 29 dhe 30 nëntor, duke i veçuar ato njëra nga tjetra. Ja teksti për dy frontet e fundit:

"Adria-Front:

Skutari geräumt. Öffnung der neuen Marschstrasse XXI. AK. nach Matesevo schreitet gegen zähen Feind nur langsam vorwärts. Bei andauernden Kämpfen im Raum Lise auflebende Gefechts-Tätigkeit an HKL S und SW Mostar.

XCI. AK. z.b.V. hat bei flüssigen Marschgewegungen Nacht 29./30.11. Novi Pazar geräumt Feind folgt zögernd. Gren. Rgt. 47 am 30.11. früh aus Prijepolje zur Öffnung Strasse nach Brodarevo-Bijelopolje angetreten.

Ägäis:

Am 28.11. Feindanlandung im N-Teil auf Insel Piskopi, alle Angriffe in Liwadia-Bucht abgewiesen, Feindverband gab Kampf auf und zog sich in Richtung Simi zurück".

Përkthimi shqip:

"Fronti i Adriatikut:

Shkodra u zbraz. Hapja e rrugës së re për marshimin e korparmatës XXI për në Mateshevo, për shkak të qëndresës së fortë të armikut, është vetëm e ngadaltë. Luftimet ndërkohë vijojnë pa ndërprerje në zonën e Linzës dhe rigjallërohet veprimtaria luftarake në HKL të Jugut dhe të Jugperendimit të Mostarit.

E ndjekur me ngurim nga armiku, Korpormata XCI, me detyrë speciale, ka braktisur Novipazarin me marshim të pandërprerë natën e 29-30 nëntorit. Regjimenti i 47 i Granatierëve më 30 nëntor në mëngjes është nisur nga Priepolja për hapjen e rrugës në Brodarevo-Bjelopolje.

Egjeu:

Më 28. 11 trupat armike kanë desantuar në pjesën veriore të ishullit Piskop dhe u sprapsën të gjitha sulmet e tyre në gjirin e Livadias. Grupimi armik hoqi dorë nga luftimet dhe u tërhoq në drejtim të Simit".

(Përkthimi i Ministrisë së Mbrojtjes është: "Fronti i Adriatikut: Shkodra u zbraz. Marshimi i ri përpara korparmatës XXI për Mateshevo, për shkak të qëndresës së armikut, është i ngadaltë. Luftimet, ndërkohë, vijojnë në zonën me gjallërimin e veprimtarisë luftarake pranë HKL S dhe SV Mostar").

Ky dokument është hartuar në përputhje me kornizat e një formulari dhe ka kërkesa të parapërcaktuara. Ndër to është i detyrueshëm edhe shënimi i datës për të treguar kohën e veprimeve luftarake në terren. Prandaj data 30 nëntor e tij tregon zhvillimin e ngjarjeve dhe jo datën kur është hartuar dokumenti. Ngjarjet e rëndësishme të ditëve të mëparshme janë shënuar sipas datave përkatëse të 28 dhe 29 nëntorit. Hartimi i tij në Zagreb padyshim është bërë disa kohë pas ngjarjeve që përmenden në të, sepse informacioni nga rajonet e largëta, si psh Shqipëria, për të shkuar në Zagreb dhe, më pas, për t‘u përpunuar, përmbledhur e hedhur nëpër formularë, siç është dokumenti në fjalë, kërkonin kohë dhe nuk mund të bëheshin menjëherë. Prandaj ato kanë edhe pasaktësi kronologjike, sepse informacionet shkonin me vonesë te komandat eprore dhe në to përfshiheshin të përmbledhura episode të ndryshme, ku të parëndësishmit, siç ishte p.sh. largimi i qetë i praparojës së ushtrisë gjermane nga Shkodra, përfshiheshin në datat e episodeve luftarake të rëndësishme.

Dokumenti tjetër ka të dhëna më të hollësishme, prandaj me të drejtë është marrë si më i rëndësishmi nga koloneli V. Hofman, i cili e ka shënuar me një shigjetë pjesën e tij për Shqipërinë (foto 5). Këtë dokument ai e ka marrë nga vëllimi "Ditari sekret i Komandës së Wehrmacht-it në Luftën e Dytë Botërore 1939-1945, Vëllimi 11, 01. 09 - 31. 12. 1944" (Die Geheimen Tagesberichte der Deutschen Wehrmachtsführung im Zweiten Weltkrieg 1939-1945, Band 11, 01. 09 - 31. 12. 1944, Osnabrück, 1984), të botuar nga Kurt Mehner në vitin 1984 në Osnabrück të Gjermanisë. Titulli i dokumentit është: "Informacionet ditore nga 30 nëntori 1944" (Tagesmeldungen vom 30. November 1944). Dokumenti është hartuar shumë i përmbledhur në formë ditari nga Komanda e Wehrmacht-it në Berlin sipas informacioneve që i kanë ardhur nga komandat ushtarake vartëse që vepronin në fronte të ndryshme të luftës. Rrjedhimisht ai është hartuar shumë kohë pas datës 30 nëntor 1944 dhe në të janë pasqyruar ngjarjet kryesore të kësaj date, si dhe, po ashtu si dokumenti i dhënë më parë, edhe ato të datave 28 e 29 nëntor, të cilat dallohen qartë në faksimilen e dokumentit. Prandaj edhe pjesët përkatëse nuk po i japim të transkriptuara e të përkthyera. Ja teksti gjermanisht i pjesës së dokumentit për Shqipërinë dhe rajonin pranë saj:

"LXXXXI A. K. z.b.V.: Novipazar ohne wesentlichen Feinddruck geräumt. Auf Plevlja angesetzte Rgt.-Gruppe 22. I. D. gegenüber zähem Widerstand Jabuka-Pass genommen.

Adria-Front: XXI. Geb. A. K.: Skutari geräumt. Nachhuten im Absetzen in Aufnahmestellung an Nordostausläufen Skutari-See. Wiederholt gegen Westteil Brückenkopf Bioce geführte Bandenangriffe abgewiesen. Zum Angriff aus Brückenkopf angetretene Rgt.-Gruppe gegen Widerstand nach Überwindung grösserer Geländeschwierigkeiten Raum um Klopot (8 km. nordnordostwärts Bioce) gewonnen".

Përkthimi shqip:

"Korparmata LXXXXI, me detyrë speciale: Novipazari është zbrazur pa kundërveprim të rëndësishëm të armikut. Grupi i regjimentit 22. I. D., që do të shkonte në Plevlja, ka marrë qafën e Jabukës duke pasur qëndresë të fortë.

Fronti i Adriatikut: Zona e Korparmatës XXI: Shkodra është zbrazur. Praparoja, duke u tërhequr, ka zënë vend në skajin verilindor të liqenit të Shkodrës. Disa herë janë kthyer mbrapsht sulme bandash që ishin drejtuar kundër pjesës perëndimore të pikës mbështetëse Bioce. Grupi i regjimentit, që ishte përqendruar për sulm nga pika mbështetëse, ka marrë zonën rreth Klopotit (8 km. në verilindje të Bioces) duke u ndeshur me qëndresën e madhe dhe me vështirësitë e terrenit".

(Përkthimi i Ministrisë së Mbrojtjes është: "Fronti i Adriatikut: Korparmata XXI malore zbrazi Shkodrën. Praparoja tërhiqet në pozicion pritjeje në bregun verilindor të liqenit të Shkodrës. Në mënyrë të përsëritur nga perëndimi ka zbrapsur sulmet e zhvilluara nga bandat kundër kryeurës Bioçe. Grup-regjimenti, që sulmon nga kryeura kundër rezistencës, mbasi ka mposhtur vështirësi të terrenit, ka fituar Kllopotin (8 km në verilindje të Bioçes)".

Ky dokument i Komandës së ushtrisë gjermane, i hartuar në Berlin, ashtu siç ka të emërtuar edhe titullin e tij, flet për ngjarjet e 30 nëntorit dhe, siç e tregon faksimilja e tij, në te janë veçuar ngjarjet e rëndësishme të datave 28 dhe 29 nëntor. Që në dokument janë rrëfyer ngjarjet e 30 nëntorit e dëshmon edhe përmendja në të e largimit të gjermanëve nga Novipazari. Sipas librit "Kronologjia e Luftës Çlirimtare të Popujve të Jugosllavisë" (Hronologija Oslobodilaèke Borbe Naroda Jugoslavije 1941-1945), të botuar nga Instituti Ushtarak i Beogradit më 1964, Novipazari është çliruar më 30 nëntor (f. 1020, foto 6). Prandaj janë të gabuara deklarimet e ish-këshilltarit ushtarak gjerman, kolonelit V. Hofman, se "Korpusi XXI alpin …lëshoi më 29. 11. 1944 qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën. Prandaj kjo datë mund të quhet fundi i pushtimit të Shqipërisë". Këto deklarime të kolonelit V. Hofman mund të shpjegohen prej lokalizimit të gabuar që, me "ndihmën" e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, duhet t`i ketë bërë rajonit të Klopotit (që gjendet në verilindje të Podgoricës), duke e ngatërruar me Koplikun. Prandaj ai ka shkruar "qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën", duke nënkuptuar se Kopliku ishte një qendër e vogël banimi dhe rrjedhimisht i parëndësishëm për të shënuar e përkujtuar datën e çlirimit të tij. Gjithashtu mund të vihet një hije dyshimi për saktësinë e përkthimit shqip të letrës dhe të intervistës së kolonelit V. Hofman, po të nisemi, siç është treguar më sipër, nga pasaktësia e përkthimit shqip që Ministria e Mbrojtjes u ka bërë dy dokumenteve të dhuruara prej tij.

Në përfundim të këtij shkrimi theksojmë se, në kundërshtim me statusin e saj si institucion i depolitizuar, Ministria e Mbrojtjes në këtë rast hyri në lojën e atyre që, për qëllime politike, i manipulojnë dokumentet për të shtrembëruar të vertetën historike. Përfundimi se "Shkodra është çliruar më 28 nëntor 1944", të cilin e ka dhënë Komisioni i Posaçëm, që u ngrit në vitin 1993 me porosi të presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, nuk është kundërshtuar nga asnjë institucion shkencor ose komision studiuesish. Deri tani kanë dalë kundër tij vetëm individë të veçantë, të cilët a priori e kanë kundërshtuar politikisht përfundimin e Komisionit të Posaçëm për datën e çlirimit të Shqipërisë dhe jo shkencërisht mbi bazën e të dhënave tërësore të burimeve historike dhe të shqyrtimit të përmbajtjes së tyre. Për të vërtetën historike, se Shqipëria është çliruar më 28 nëntor të vitit 1944, po jap edhe një të dhënë tjetër burimore që lidhet me vetë Ministrinë e Mbojtjes dhe që unë nuk e kam paraqitur në librin "28 nëntor 1944 Dita e Çlirimit të Shqipërisë". Kjo e dhënë është medalja e çlirimit.

Në një vendim të Qeverisë për medaljen e çlirimit është shënuar se medaljen e çlirimit e meritonin ata persona që kanë qenë në radhët e formacioneve partizane deri më 28 nëntor të vitit 1944. Në zbatim të këtij vendimi, Ministria e Luftës dhe e Mbrojtjes Kombëtare më 23 nëntor 1945 nxori qarkoren përkatëse (për ekzistencën e saj pati mirësinë të më njoftonte z. Albert Kotini, i cili më dhuroi edhe një fotokopje të këtij dokumenti), ku është shkruar: "Medaljen e çlirimit e marrin: a) Të gjithë ata që deri më datë 28 Nëntor 1944 [nënvizimi i K. B.] ishin nën armë nër [ndër, K. B.] reparte operuese, nër reparte të prapavijave ose nër Komanda dhe ente ushtarake. b) Të gjithë ata që kanë qenë nër reparte operuese të prapavijave ose nër Komanda dhe ente ushtarake por që para datës 28 Nëntor janë larguar nga ushtria me një urdhër epror (kalim në lirim, në Pushtet ose çmobilizim t`urdhëruar nga Komanda e Përgjithshme)" (foto 7). Kurse certifikata e Medaljes së Çlirimit, që është lëshuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe që e kanë marrë shumë veteranë, ka këtë motivacion: "Ka marrë pjesë në rjeshtat e Ushtris Nacional-Çlirimtare Shqiptare dhe me armë në dorë ka luftuar kundra okupatorit dhe tradhëtarëve deri në çlirimin e plotë t` Atdheut [nënvizimi i K. B.] dhe të Popullit Shqiptar" (foto 8). Kështu që edhe në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt të vitit 2002 doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit të vendit tonë, 28 nëntori i vitit 1944 është quajtuar si datë e çlirimit të Shqipërisë.

PO kush e cliroj Shqiperin?

http://eseshkolle.blogspot.com/Shqiperine e cliroi gjenerali Patton dhe forcat amerikane si dhe Stalini me forcat sovjetike. Asnjeri prej tyre nuk hyri ne Shqiperi, por kjo s'do te thote aspak qe ishin forcat komuniste shqiptare qe munden forcat gjermane. Clirimi i Shqiperise i detyrohet thjesht terheqjes se forcave gjermane nga Shqiperia, meqenese nuk po fitonin, madje po humbnin ne zona te tjera. Me Nentor te 1944 amerikanet kishin hyre ne Itali e France e po rrezikonin te hynin ne Gjermani. Ushtria e Kuqe po hynte nga Polonia. C'pune kishin gjermanet te cajshin derrasat e te perdornin forca ne Shqiperi kur po u hynte armiku ne shtepi te vet?

Per te kuptuar mire kete te gjithe ata qe kane ndonje gjysh apo stergjysh deshmor dhe asnje nuk u ka thene se si u vra gjyshi, mund te konsultojne arkivat gjermane te cilat thone se ne Shqiperi jane vrare 7 gjermane ne luften e dyte boterore. Po, lexuat shume mire, numri me fat 7 eshte ai i gjermaneve te vrare ne territor shqiptar gjate luftes se dyte boterore.

Pyetja lind e natyrshme: Po 28 000 deshmoret kush i vrau?

Edhe pergjigjja del e natyrshme: Mund te jene vrare nga gjermanet, italianet, dhe forcat balliste. Por lind nje pyetje tjeter: Sa italiane dhe balliste u vrane? Sidomos, sa balliste u vrane? A kemi te dhena per ta? Ishin me shume apo me pak se 28 000? Dhe nese ishin me pak, a kemi te drejte te themi qe komunistet, te cilet vrane 7 gjermane (dhe ndoshta pak me teper breshkaxhinj), e fituan luften me ballistet, kur gjate luftes se tyre pati me shume te vrare partizane sesa balliste?

http://eseshkolle.blogspot.com/Nese u vrane me shume partizane sesa balliste dhe shumica e ketyre partizaneve u vrane ne lufte kunder ballisteve atehere fitorja e Ushtrise Nacionalclirimtare nuk ka asnje vlere ne rang boteror, dhe kontributi qe forcat partizane u dhane fitores kunder nazifashizmit ishte minimal, pasi shqiptare thjesht vrane njeri tjetrin dhe nuk eshte se u moren shume me gjermanet e italianet.

Ky eshte nje perfundim i trishtuar po jo i pamatur i nje nga lufterat e pakta te fituara nga populli shqiptar.

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Tema: “Crregullimet e Ankthit”
 Crregullimet e ankthit percaktohet nga nje frike e paqarte , e zgjatur por e madhe, qe nuk lidhet me ndonje objekt apo rrethane te caktuar. Crregullimet e ankthit perfshijne siptomat e paaftesise per te clodhur tensionin e muskujve, rrahjet e shpejta te zemres, friken ndaj se ardhmes, vigjilenca e vazhdueshme ndaj kercenimeve te mundshme dhe veshtirsive per te fjetur. LEXONI ME SHUME...

 PRINDERIT E SHQETESUAR TRASMETOJNE ANKTHIN TE FEMIJET E TYRE
Prinderit e shqetesuar jane shqetesim per femijet e tyre. Nje prind ne ankth psikologjik eshte nje model negative per sa i perket qendrimit ne sjellje ndaj botes dhe menaxhimin e problemeve. Studimet ne kete fushe tregojne se nese nena apo babai vuan nga nje crregullim ankthi, ata demtojne femijet e tyre, sepse zbatojne pa dashur dhe shpesh befasisht nje grup te sjelljeve qe trasmetojne pasiguri te femijet dhe mungese besimi ne aftesite e tyre, duke bere veten dhe femijet te pasigurt dhe te shqetesuar. Nje studim nga qendrat e femijeve ka shqyrtuar shume prinder e femije, ne te cilin prinderit kishin marre nje diagnoze ne lidhje me ankthin. Crregullimet e ankthit social, crregullim ankthi i pergjithesuar apo sulme paniku, treguan se prinderit me sjellje te ndryshme jane pergjegjes per ndodhjen e ankthit tek femijet e tyre, ne vecanti u gjeten tek prinderit me ankth, mungese gjestesh apo perkedhelje kundrejt femijeve dhe kjo coi ne mungese besimi ne aftesite e tyre per sukses. Te gjithe prinderit me ankth patologjik kane tendence per kontrollmbi femijet dhe te mos i lene atyre autonomi ne kryerjen e nje deyre. Kete sjellje zhvlersimi dhe ankthi i ftohte tek femijet, jo vetem qe nuk gezon mbeshtetjen e duhur qe do ti ndihmonte , por mbi te gjitha ato binden se shpesh gabojne dhe keshtu nuk ka asnje shans per sukses, ashtu si prinderit e tyre , ata parashikojne prirje negative. Ankthi social in je prinderi duhet te konsiderohet si n je faktor rreziku per shfaqjen e ankthit te femijet dhe sit e tille duhet te trajtohen per te parandaluar fillimin e nje crregullimi ankthi tek femija. Eshte vlersuar se femijet e prinderve me ankth kane deri ne 7 here me shume gjasa te vuajne nga ankthe patologjike se femijet e tjere dhe se deri ne 2/3 e femijeve te pacienteve me ankth diagnostikohen per crregullime ankthi. Hulumtuesit theksojne se 20% e femijeve vuajne nga nje crregullim ankthi. Diagnoza shpesh nentheksohet dhe nuk njihet si e tille. Ankthi i panjohur dhe i pa trajtuar tek femijet con ne depression dhe perdorim substancash, apo deshtim ne shkolle. Te gjitha duhet te shmangin rezultatet negative, ne menyre te ngjashme , eshte e domosdoshme qe prinderi te kujdeset per ankthin per vete dhe per femijet e tij dhe te kujdeset per te shmangur sjelljet e caktuara, qe drejtpersedrejti demtojne femijet dhe qendrimin e tij ndaj vetvetes dhe ndaj jetes.
PRANDAJ E RENDESISHME ESHTE QE PRINDERIT E SHQETESUAR :
 1. Te mos kene turp mbi problemin e tyre, te njohin dhe te marrin ne considerate per shkak te efekteve qe kjo mund te kete mbi femijet.
2. Te mesojne te shmangin ato sjellje, te cilat demtojne femijet.
3. Te pyesin per ndihme dhe mbeshtetje sociale. Nje menyre qe te arrijme kete eshte e domosdoshme qe prinderit ti nenshtrohen seriozisht psikologjise, per trajtim dhe zgjidhjen e ceshtjes per mirqenien e tij e te familjes se tij, dhe duhet te flase me terapistin se si te merret me femijet e tij. KENDVESHTRIMI KONJETIV DHE AI BIOLOGJIK LIDHUR ME SHKAQET E ANKTHIT. Psikologet me pikpamje biologjike mendojne se crregullimet e ankthit mund te trashegohen sepse kto lloj crregullimesh kane prirje per te vazhduar ne familje. Psikologet konjetiv sugjerojne se njerzit te cilet besojne se nuk kane kontroll mbi ngjarjet stresuese te jetes se tyre, kane me shume gjasa te vuajne nga crregullimet e ankthit se sa njerzit e tjere.LEXONI ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare është Frang Bardhi. Midis autorëve të tjerë të kësaj periudhe, Bardhi zë një vend të vecantë. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e krijimtarisë letrare i kalon LEXO ME SHUME....
caqet e përkthimeve fetare. Ai kishte interesa më të gjera. Bardhi bëri edhe përkthime fetare, por ato mbeten të pabotuara dhe humbën, prandaj ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare si leksikografi i parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet në historine e letërsisë sonë me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skënderbeut„. Këto vepra e lidhin atë më tepër me humanizmin shqiptar sesa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI-XVII. Edhe për jetën e Bardhit dhe për veprimtarinë e tij kemi pak të dhëna. Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej që i perkiste një familjeje pjestarët e së cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit. Studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Me 1635 u emërua peshkop i Sapes ( Zadrimë ). Në veprimtarinë e tij politike Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe. Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër osman, dëshira dhe përpjekjet për t'a ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri, ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte herë pas here Papës. Ja si shprehet në relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: "Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhët të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …" Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje që në hapat e parë të jetës së vet, si misionar i fesë, Bardhi hyri në konflikt të hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, të cilin edhe do ta padise si një nga shkaktarët e vullnetshëm të mbytjes së Budit. Konflikti do të ishte aq i ashpër sa me një letër drejtuar Vatikanit vetëm 4-5 vjet pasi kishte ardhur në Zadrimë, do të shkruante: "Në qoftë se do të shpëtoj i gjallë nga telashet që më shkakton kryepeshkopi, qoftë ai vetë, qoftë me anën e zotërinjve turq, do të vij në Romë, për t'i treguar të gjitha dhe për të kërkuar ndihmë. Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari kishëtar, por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar shqiptarë, që t'u hiqeshin nga duart misionarëve të huaj shkollat që ishin hapur në vendin tonë për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ai vetë, kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin dorë drejtimin e këtyre shkollave. Vitet e fundit të jetës së Bardhit në vend që të ishin vite pune në lëmin e gjuhësisë e të letërsisë shqipe dhe të lëvizjes shqiptare për t'u çliruar, siç pritej prej hartuesit të fjalorit të parë të shqipes, përmbledhësit të parë të folklorit të parë të shqipes, prej mbledhësit të parë të folklorit tonë dhe prej mbrojtësit erudit të shqiptarisë së Skënderbeut, ishin vite lufte kundër pushtimit të huaj, ashtu edhe kundër synimeve të kishës katolike të Romës, vite që e lodhën shumë. Duke u gjendur në pellgun e kundërshtimeve dhe të intrigave që u thurren kundër tij më në fund u dorëzua, në mos drejpërdrejt, tërthorazi. Vdiq fare i ri, në moshën 37-vjeçare, në një kohë kur mund të ndihmonte shumë për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të kulturës shqiptare. Megjithatë Bardhi mbetet një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai na la trashëgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skënderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi që kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë. Autori thotë se e shkroi këtë vepër që t'i ndihmonte "…gjuhës sonë që po bdaret e po bastardhohet sa me parë të ve …„ Bardhin e brente kështu shqetësimi si ta ruante gjuhën shqipe që të mos prishej e të mos humbiste me të kaluar të kohës në kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetër t'u shërbente edhe klerikëve katolike shqiptarë që nuk dinin gjuhën latine. Fjalori përmban rreth 2.500 fjalë shqipe. Krahas fjalëve, jepen edhe togfjalësha që tregojnë përdorimin e tyre. Në këtë fjalor për herë të parë gjuha shqipe ballafaqohet me një gjuhë të përpunuar, siç ishte gjuha latine në atë kohë. Përkthimi në shqip mbështetet kryesisht në gjuhën popullore, në fondin kryesor të gjuhës sonë, por shpeshherë Bardhi sjell në përdorim edhe shume fjalë të lashta. Me këtë vepër zë fill leksikologjja shqiptare, ndaj me të drejtë Bardhi quhet edhe leksikologu i parë në historinë e gjuhës shqipe. Në fund të fjalorit, në një shtojcë, autori ka perfshirë edhe material gjuhësor, si; emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të Shqiperisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra të përshëndeturi si dhe një dialog të shkurtër. Por kjo vepër i hapi rrugë dhe një dege tjetër të dijes shqiptare, folkloristikës sonë, sepse në të jane përfshirë edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera. Edhe në zgjedhjen e tyre autori niset nga qëllime të qarta patriotike. Ndër këto proverba, interes të veçantë kanë ato që dëshmojnë për vetitë e bukura morale të popullit tonë, veçanërisht ato që shprehin urrejtjen për pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj. Në fjalorin e tij ka përdorur alfabetin latin, pothuajse njëlloj si Buzuku e Budi, me ndonjë ndryshim të vogël, çka të bën të mendosh se duhet të ketë njohur veprat e tyre. Vepra tjetër e njohur e Bardhit është "Apologjia e Skënderbeut", botuar latinisht në Venedik më 1636. Titulli i saj i plotë është: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkëatdhetarëve dhe atdheut të tij prej Frang Bardhit". Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut. Këtë vepër autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak, që i mohonte Skënderbeut prejardhjen shqiptare. Më 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve. kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik. Këtë falsifikim Bardhi e quan të "kobshëm„ dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhëtonte veten dhe atdheun. Pra , është ndjenja atdhetare ajo që e bren përbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punës së tij bëhet më e madhe kur kjo ndjenjë përkon me drejtësinë e çështjes që mbron. Bardhi do t'i japë popullit të vet atë që i përket, duke pasur parasysh më tepër të vërtetën se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes të rrëmbente një populli tjetër atë çka i përket atij. Dashuria e tij për atdheun fisnikërohet aq sa është e lartë edhe madhështore ideja dhe ndjenja e së vërtetës "Unë e mora përsipër këtë barrë, - thotë Bardhi, - jo për ndonjë arsye tjetër, veç që të qes para syve të tu (lexues) të vërtetën lakuriqe, të panjollosur, sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset me fjalë të bukura edhe të rrema". Dashuria për atdheun, për të vërtetën, për popullin, për historinë dhe heroin e tij, për gjuhën dhe traditat e larta janë idetë themelore që përshkojnë fund e krye veprën. Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri argumentet janë karakteristika dalluese të veprës dhe të vetë autorit. Për të mbrojtur shqiptarësinë e Skënderbeut autori niset nga argumente të sigurta dhe të shumta historike, pa nënçmuar gojëdhënat. Ai zotëron plotësisht metodën e shkencës historike të kohës dhe vlerëson e krahason në mënyrë kritike burimet historike. Përveç kaq e kaq historianëve në zë që sjell si argumente në mbrojte të tezës së vet të drejtë, Bardhi si një njohës dhe mbledhës i i traditës gojore popullore, për të vërtetuar shqiptarësinë e Skënderbeut, shfrytëzon me mjeshtëri të rrallë gojëdhënat dhe faktin që emri i Skënderbeut dhe kujtimi i tij rrojnë të gjalla në ndërgjegjen e popullit. "Vazhdimisht gjer në ditët e sotme, - shkruan autori, - bashkëkohësit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij nëpër gostitë… dhe e quajnë Skënderbeun tonë me emrin "Kuçedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen këto fjalë, kuptohet vetëm Skënderbeu". Ndjenja patriotike, dashuria për popullin dhe vendin e vet, krenaria për të kaluarën e tij të lavdishme dhe admirimi për heroin që çuditi botën me trimërinë e tij përshkojnë gjithë veprën. Këto përcaktojnë edhe disa cilësi të stilit të autori , si: patosin e ngritur, frazën e gjatë dhe të ngjeshur, gjuhën e mprehte plot thumba, për të hedhur poshtë fallsifikimet e kundërshtarit etj. Këto tipare e bëjnë veprën jo thjesht një polemikë historike, por një libër me vlera letrare. Njeri me kulturë të gjerë dhe mendje të mprehtë, Frang Bardhi, duke vazhduar traditën e Barletit në historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë në fushën e leksikograisë e të gjurmimeve etnografike, me veprën e tij u bë një figurë e shquar e kulturës shqiptare të shekullit XVII. LEXO ME SHUME....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


 Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë. LEXO ME SHUME...
Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër , nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij. Lindi në Gurë të Bardhë të Matit me 1566 nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë. Gjatë viteve 1516-1522 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. U mbyt në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kuhstoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Clirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre. Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. Ndër të tjera shkruan: "Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t'u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë edhe për polakët„ . Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të zhgënjyera. Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ligështua. I dëshpëruar nga mosrealizimi i planeve të tij, iu vu punës për të përkthyer e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe. Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e degjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë. Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fhsehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare. Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë… Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i leteraturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur. Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip. Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe. Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja: "Ku janë ata pleq bujarë, që qenë përpara ne, e ata trima sqimatarë, të shpejtë si rrufe?„ Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622. Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„ . Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve. 

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


 Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për LEXO ME SHUME....
zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Gur të Hasit, një fshat i Kukësit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit), ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe. Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren, me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën në teologji, çka ishte gjë e rrallë sidomos asokohe për një të ri shqiptar. Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677), duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit. Atij ju desh të luftonte njëherazi në tri fronte kryesore: edhe kundër zgjedhës së huaj, që në mesin e shekullit XVII ishte rënduar shumë, edhe kundër kishës ortodokse dhe sidomos patriarkanës serbo-ortodokse të Pejës, që i kishte shtuar përpjekjet e vjetra për të mos lejuar shpërthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundër politikës që ndiqte vetë kisha katolike e Romës në Ballkan. Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë. Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson "arnautë", d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë". Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme. Frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje. Për t'u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t'u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit. Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve" (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet. Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar. Bogdani është një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten. Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit flet vepra e tij, " Çeta e profeteve„ është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, që s'kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një vepër teologjike-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike që përshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin. Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës etj, por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç'janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj Meritë e tij është se gjithcka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi. Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit etj., ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare. Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtron jo vetëm në parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit të materialit. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh., për qëndresën e kelmendasve "Kush mundetë me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë një ushtri 12.000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë, të sijtë, me nji zan. "Eja kush ashtë trim„ mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639„ …etj. Bogdani njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet e për të prandaj, kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësime pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Diku ai përmend thënien e Herodotit: Cezar Augusti "Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t'arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ . Karakteristike tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë (në parathënien e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavërisë së popullit. "Prashtu dergjet e dheu ndë robi t'errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t'pafevet„ … Pra, autorit i qan zemra që populli i tij dergjet nën zgjedhë të huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palë mjergulla, që janë mëkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbërit ndodhet mes të të pafeve, d.m.th. të pushtuesve osmanë. Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Prozës shqiptare në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshëm se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangës , prandaj ne fjalët e fundit të parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit: "Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë..." "Çeta e profetëve„ përmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetë autori ose nga të tjerë. Nga këto, me interes të veçantë si për formën, ashtu edhe për idetë e saj, është një vjershë e Lukë Bogdanit. Ajo na sjell të gjallë deri në ditët tona kujtimin për Skënderbeun dhe mbresat e autorit për bukurinë dhe madhështinë e vendlindjes së poetit dhe veçanërisht të viseve ku ka jetuar e punuar poeti. Me sa duket, me kërkesë të Vatikanit (ndoshta për të kontrolluar përmbajtjen para se të jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh që veprën e tij ta përkthente në gjuhën italiane. Në këtë mënyrë shqipja ballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën dhe veprës se Bogdanit i takon fati që të jetë e para vepër e përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër, dhe autorit merita që të jetë i pari përkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj. Vepra e Bogdanit me përmbajtjen dhe me gjuhën e saj e çoi shumë përpara traditën e shkrimit të shqipes e sidomos të lëvrimit të prozës origjinale. Me veprimtarinë e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjën fetare me ndjenjën kombëtare, me personalitetin dhe me veprën e tij, Pjetër Bogdani i siguroi vetes një vend të veçantë në historinë e patriotizmit shqiptar e të kulturës sonë kombëtare. LEXO ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare. Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. LEXO ME SHUME...
Më e vjetra prej tyre që ka mbëritur deri në ditët tona, është "Meshari„ i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigjje të plotë. ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe për kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet e mësojmë vetëm nga pasthënia e librit. Gjon Buzuku ishte një prift katolik, një famulltar i thjeshtë, që, me sa duket, punoi në Shqipërinë e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprën e tij ndoshta në trevën e Ulqinit e të Tivarit. Siç na thotë vetë, veprën e filloi më 20 mars 1554 Dhe e mbaroi më 5 janar të 1555, koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj nuk del e qartë. Libri, ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera nëpër mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Është kjo një fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinën ose edhe faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenë në listën e atyre librave që kane qenë ndaluar nga kisha katolike e Romës. Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetëm kjo që është e gjymtuar. Kjo , ndoshta është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në një kopje, të fshehur e të harruar që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet, me sa duket ka qenë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket , e kanë pasur nëpër duar. Përmbajtja e librit është fetare dhe kryesisht me pjesë liturgjie, pjesë që lexohen e recitohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare. Përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Për disa disa tinguj të shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i ka gjuha latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorët pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël. Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Jemi në kohën kur në Evropë kishte shpërthyer lëvizja për t'u shkëputur nga kisha katolike e Romës, lëvizja që njihet me emrin protestantizëm. Një nga kërkesat kryesore të kësaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhën amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecën në këtë rrugë, edhe pse kjo është në kundërshtim me urdhërat e Vatikanit. Nga ato që thotë në pasthënie, duket se Buzuku nuk hyri rastësisht në këtë rrugë. Në rrethanat që ishin krijuar në Shqipëri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romës ishte e detyruar të bënte lëshime për t'i vënë fre islamizmit të popullsisë shqiptare. Këtë gjë e kuptoi dhe e shfrytëzoi Buzuku, i nisur jo vetëm nga qëllime fetare por edhe atdhetare. I ndikuar nga idetë e lëvizjes protestante, Buzuku iu vu punës qe besimtarët shqiptare shkrimin e shenjtë ta merrnin drejtpërdrejtë në gjuhën amtare. Nga ana tjetër, si atdhetar, ai desh të bënte dicka për popullin e vet dhe është i vetëdijshëm se me punën e tij do t'i shërbente popullit të vet, jo vetëm për të dëgjuar e kuptuar përmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo përbën pikënisjen e shkrimit të gjuhës shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprën e tij ai mundohej të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por është edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim. Këto probleme e kanë munduar për një kohë të gjatë autorin, prandaj ai shkruan në pasthënie <<…U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom (që të jetë dëgjuar) nse shkruomit shenjtë, nse dashunit nse botëse, sanë, desha me u dedigune përsa mujta me ditune, me zbritunë (me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglojinë …>> Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njeri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje që nuk gjendet në asnjë meshar të botës: Gjithë popullsinë e krishtene, ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga të gjitha këto del qartë se me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqipëtare dhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që te humanistet u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës së kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , në gjuhën shqipe. Që nga botimi deri më 1740, gati dy shekuj Meshari ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740, atë e zbuloi në Biblotekën e Propaganda Fides afër Romës autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Pas kësaj çështja mbeti përsëri në heshtje edhe për më tepër se një shekull deri më 190 , kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi po jo më në Biblotekën Propagada Fides, por në Biblotekën e Vatikanit, në Romë, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet në Biblotekën tonë Kombëtare. Më 1968 gjuhëtari ynë i shquar Eqerem Cabej, bëri një botim shkencor të veprës së Buzukut, duke e shoqëruar me një studim më të gjerë për gjuhën dhe meritat e autorit. Gjuha e pasur e librit dhe drejtëshkrimi përgjithësisht i ngulitur dëshmojnë se kjo vepër duhet te jetë mbështetur në një traditë të mëparshme të shkrimit të shqipes kishëtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi vendi ynë, me sa duket e kanë marrë me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim një traditë për autorë që erdhën pas tij. Të shkruaje në shqip një libër fetar në një kohë kur kjo gjuhë nuk ishte lëvruar si gjuhë kulture, nuk ishte e lehtë. Buzuku ia doli mbane veç të tjerash edhe pse shfrytëzoi pasurinë e gjuhës pupullore si dhe mjaft fjalë të lashta, që ndoshta, i përkisnin traditës së shkrimit të shqipes para tij. Gjuha e veprës ka në bazë të folmen e Shqipërisë Verilindore, por të bie në sy përpjekja për ta ngritur atë mbi dialektin nga është nisur. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare, të një proze me vlera letrare, që dallohet për mjeshtërinë e përdorimit të fjalës, dhe sigurinë e ndërtimeve gjuhësore pak a shumë të qëndrueshme. Meshari i Buzukut ka rëndësi shumë të madhe për historinë gjuhës së shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhën e Buzukut me shqipen e sotme, vërehen zhvillime të ndryshme që ka pasur gjuha jonë që nga shekulli XVI e deri më sot, gati për pesë shekuj. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels