IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Ese shkencore Tema : Zhvillimi historik i elektricitetit dhe figurave shkencore te tij . 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Kur shkencëtarët e kuptuan se si fuqia magjike e elektricitetit mund të përvetësohej për nevojat e njeriut, zhvillimi i jetës u bë shumë më dinamik. Po të mos kishte ndodhur ky revolucion në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX, jeta jonë do të ishte krejt ndryshe. LEXO ME SHUME....
Nuk do të kishim Radio, nuk do të shikonim TV-në, nuk do të mundnim të telefononim e te kishim një PC. Shtëpitë dhe rrugët do të ndriçoheshin nga poçet me gazë. Elektriciteti është një formë e energjisë. Ai krijohet, kur elektronet, pjesë të vogla të atomit, fillojnë të lëvizin nga një atom në tjetrin. Edhe pse shkencëtarët e dinin që në kohën e lashtë për këtë "magji" atyre ju deshtë të kaloj kohë e gjatë gjeri në fund të shekullit XVII, që ta kuptojnë dhe ta përdorin për nevoja të njerëzimit këtë dukuri. Elektriciteti gjendet gjithë ku, mirëpo dukuri më e dukshme në të cilën gjendet elektriciteti është vetëtima, e cila në të vërtet është njëshkrëndi në atmosferë. Aleksandër Volta (1745-1827), gjeti se si breshka eksperimentuese e Galvanit, punonte (funksiononte). Më 1799 në mes të dy rriskave (dy pllaka) zinku dhe bakri, futi një copë letër të lagur dhe kështu krijoj një qelizë që prodhonte rrymim. Pasi që vuri disa qeliza të tilla fitoj rrymim shumë më të fortë. Pastaj Volta përmirësojtrungun e voltazhesh duke përdorur në vend të ujit thartësira dhekripëra. Më këtë ai kishte shpikur baterinë e parë në botë. Më 1831 Mihal Faradai, ja arriti të zbatojë zbulimin e Oerstedit për efektet magnetike. Ai mendoi se kur me rrymë elektrike mund të krijohet magnetizmi atëherë duhet të jetë edhe e kundërta, nga magnetizmi të përfitohej elektriciteti. Kështu ai pa që krijohej elektricitet kur e afronte dhe e largonte një spirale në një fushë magnetike. Sapo teli i spirales e tejkalonte fushën magnetike (induktohej) elektriciteti. Ky është principi në bazë të së cilit punon dinamo dhe elektromotori. Nikola Tesla patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.

 Lloji i parë i transistorit që është zbuluar është transistori bipolarë. Ky transistor i ka tri shtresa gjysmëpërçuesish, ku në mes dy tipash të tipit p është vendosur një shtresë e hollë e tipit n, duke formuar transistorin PNP. Ngjashëm fitohet edhe tipi NPN. Vetia e transistorit është se ai funksionon si ndërprerës elektronik. Kjo mundëson përdorimin e transistorëve në qarqet logjike digjitale, në qarqet aritmetike të procesorëve kompjuterëve personal, në memoriet e kompjuterëve dhe në shumë zbatime të tjera. Kondensatorët elektrikë janë vegla të cilat shërbejnë për grumbullimin e sasisë së vogël të elektricitetit. Në njëfarë mënyre këta janë të ngjashëm me bateritë që mbushen. Kondensatorët mund të pranojnë ngarkesa elektrike, t’i deponojnë ato dhe pastaj sipas nevojës t’i kthejnë prapa. Elektriciteti eshte I rendesishem per gjithcka ne jeten tona pa te do te ishim ne erresire totale .
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


  SHKAK PASOJE: Shkaqet dhe pasojat e perdorimit te internetit . 
Jemi ne kohen e elektronikes,jemi ne kohen e internetit,ne kohen e informacionit pa fund ,te civilizimit.Sot interneti eshte bota e gjere e informacionit.Njerezit sidomos moshat e reja por jo vetem jane pjese e kesaj teknologjie modern.Interneti eshte lajmi I fundit ku ne te gjithe behemi pjese e tij.LEXO ME SHUME ...
Interneti gjendet sot ne shtepin e te gjithe qytetareve shqiptare por jo vetem ,ai gjendet ne cdo cep te botes.Ndersa shume kohe me pare mjetet e komunikimit LEXO ME SHUME ...
kane qene letrat me pas telefoni apo televizioni, tashme pjese e informacionit modern eshte internet.Njerezit nepermjet rrjetit social me modern kane mundesi te kontaktojne dhe te shkembejne informacione nga cdo cep I botes ku ata ndodhen.Interneti eshte lajmi I fundit ku secili gjen aty informacionet me te fundit nga te gjitha fushat e jetes duke filluar me politiken,kulturen artin,sportin,etj. Duhet theksuar se interneti eshte I frekuentuar me shume nga moshat e reja .Ai ka ndikim ne aspekte te ndryshme te jetes se njeriut. Eshte e rendesishme qe te kuptojme se cilat jane pasojat e perhapjes dhe perdorimit te larte te Internetit per jeten e njerzeve.Interneti mundet apo edhe nuk mundet te izoloj njerezit nga bota reale duke u varur ne ate se si ata e perdorin Internetin. Nga ana tjeter, Interneti eshte duke i ndihmuar njerezit per te bere lidhje personale me te forta duke mbetur ne kontakt me ta pa ndonje dallim ne gjini, shtrirje gjeografike, race ose ndojne pengese shoqerore. Interneti vazhdon të jetë shumë i shfrytëzuar edhe nga fëmijë të moshave shumë të vogla por kur themi per efektet e tij nuk behet fjale per efekte vetem negative por edhe pozitive.Sic e theksuam internet pervec te mirave qe ai sjell ka edhe efekte negative sidomos tek te rinjte.Përdorimi pa kriter i internetit, veçanërisht nga moshat e vogla shkollore, shndërrohet në mbartës të problemeve sociale, që nuk dëmtojnë vetëm individin, por në tërësi çekuilibrojnë funksionimin real të shoqërisë. Perveç te mirave, përdorimi i internetit eshtë kthyer edhe ne nje mjet shqetesues per shkak te mungeses se nismave ligjore që ndihmojne në filtrimin e mesazheve që dergohen te konsumatorët e vegjël.Shifrat e raportuara në rritje të përdoruesve të internetit në vendin tonë të infrastrukturën bazë të shoqërisë moderne,po gjen vend çdo ditë e më shumë edhe në shoqërinë tonë. Megjithatë, përdorimi duhet të jetë i kontrolluar, veçanërisht për moshat e vogla. Kjo pas ifrekuentimi I faqeve me përmbajtje joedukuese apo i materialeve me përmbajtje skenash dhune padyshim që përbën shqetësim në rrezikun që mbart për formimin e personalitetit të femijes apo për çrregullimet me pasoja serioze dhe afatgjata. Këto çrregullime lidhen me formimin e tyre psikologjik, me çrregullime të personalitetit, që konsistojnë në rrezikune shpërqendrimit nga jeta reale, në mundësinë e krijimit të një personaliteti agresiv, të krijimit të një realiteti virtual të paqenë, të rënies pre e kontakteve me individë që mund të paraqesin rrezikshmëri për sigurinë e tyre. . Për një pjesë fëmijësh apo adoleshentësh përdorues të internetit natën, që në vend të gjumit preferojnë navigimin, orët e humbura kanë rrezikun e humbjes së orëve të ditës, që i merren kohës së kushtuar mësimit dhe studimit, apo dhe angazhimeve të tjera që jeta e perditshme kërkon. Perdorimi i internetit mund të jetë argëtues dhe i dobishëm, por në të njëjtën kohë ai mund të sjellë edhe shpërqendrim nga angazhimi shoqëror në jetën reale. Për këtë arsye janë njerëzit që duhet të reduktojne kohën që i kushtojnë dhe ata duhet të monitorojnë të mirat që u sjell. Nuk është interneti në vetvete që dëmton njerëzit, por mënyra se si ata e përdorin atë. LEXO ME SHUME ...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Imazhi i Luftes Nacionalçlirimtar Shteti Shqiptar ka kaluar shumë vështirësi të mëdha ku kanë sakrifikuar jetën edhe shumë Shqiptare për ta parë shqipërinë teksa lulëzon e rimëkëmbet si një shtet i pavarur, si një shqiponjë që rreh krahët për tu ngritur në fluturim. LEXONI ME SHUME...
Pengese u bënë operacionet e shumta ushtarake gjermane e italiane ku ata fluftonin si hijena per te kenaqur egot e tyre duke e kthyer ate ne një shtojcë. Shqiptarët ky popull në një shpirt liridashës e kryengritës nuk lejoi që kthetrat e armiqëve të huaj ta mbërthenin. Ata me anë të mendjes së mprehtë arritën të krijonin strategjitë e tyre. Ushtria Nacionalçlirimtare udhëhiqej nga strategë të zotë dhe luftërat e përgjakshme që ata krijuan nuk lejuan që operacioni i armikut të arrinte objektivin e tij. Gjaku I atëdhetarëve shqiptarë u derdh si uji i lumit çdo gjë që ata kishin dukej sikur ishte e larë me gjak. Tradhtia ishte gjëja më e përbuzur e më e keqe që mund t’i ndodhte një vendi por këtu në shqipëri as kjo nuk mungoi. E vetmja mënyrë per të fituar ishte me anë të guximit, besnikërisë dhe vullnetit që vetëm një shqiptar ishte I denjë për ti zotëruar që të treja. Pas shum përpjekjesh shqipëria ky shtet ndonëse I vogël ia arriti qëllimit e stema e vendit u bë flamuri shqipëtar me një yll të artë sipër shqiponjës me dy krerë. Ky yll simbolizonte lulëzimin e shqipërise, pjesa e kuqe gjakun e derdhur të dëshmorëve shqipëtar ndërsa shqiponja e zezë përfaqëson vdekjet e vajtimet e nënave të djemve të rënë dëshmorë për atdheun e tyre Shqipërinë. Mbi të ghjitha shqiponja simbolizon shqipërinë që fluturon e lirë në qiell të hapur e duket sikur ajo është unike në lloin e saj.
LEXONI ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Shqiperia 100 vjet 1912 - 2012 
                                                                                Shqipëria në vitet 1912-1925 
Shteti shqiptar u krijua në 28 Nëntor 1912, pas vendimit të Kongresit të Vlorës për të shpallur pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Kjo periudhe është periudha parakomuniste, ku Shqipëria SHIKO ME SHUME...
po mundohej të zhvillohej si shtet. Qeveria e Vlorës dhe Princ VidiKongresi i Vlorës vuri në krye të vendit Ismail Qemalin i cili me shpejtësi krijoi qeverinë e re. Detyrat që shtroheshin para qeverisë ishin shumë imediate : vendi rrezikohej të copëtohej, varfëria ishte e skajshme dhe për më tepër disa pronare të mëdhenj po i bënin rezistencë qeverisë së re. Prova më e vështire për qeverinë ishte Konferenca e Ambasadoreve e mbajtur në Londër. Aty Fuqitë të Mëdha vendosen fatin e Shqipërisë. 2/3 e territorit të vendit dhe 1/2 e popullsisë mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në Shqipërinë e cunguar u vendos një komision administrimi që caktoi si mbret të Shqipërisë Princin Vilhelm Vidin. Princi i ri nuk dinte asgjë për Shqipërinë prandaj u mbështet më shumë tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhëhoqi Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. Në vitin 1914 filloi Lufta I Botërore dhe Princ Vidi u largua nga vendi. Shqipëria u fut në luftërat që zhvilloheshin mes Fuqive të Mëdha.Lufta I BotëroreShqipëria u kthye shpejt në një shesh lufte. Serbet, Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun. Italianët pushtuan pjesën qendrore. Në jug Greket, Francezet dhe Italianët kishin ndare zonat e tyre. Serbia dhe Mali i Zi kapitulluan dhe në vitin 1916 ishte Austro-Hungaria ajo që kishte shumicën e territoreve shqiptare. Megjithëse e pushtuar nga të gjitha anët Shqipëria u beri balle pushtuesve dhe nuk mbështeti asnjërin bllok pavarësisht lëshimeve që kishin bere. Në vitin 1918 Lufta I Botërore përfundoi. Në Konferencën e Paqes Shqipëria u shpall vend humbës dhe bashkëpunëtor me Bllokun Qendror. Megjithëse lufta kishte përfunduar Shqipëria ende nuk ishte çliruar plotësisht. Nën presionin e Konferencës së Paqes trupat greke dhe ato serbe u tërhoqën nga territoret shqiptare. Por italianët nuk u tërhoqën nga Vlora. Në baze të Marrëveshjes së fshehte të Londrës Italia do të merrte jugun e Shqipërisë dhe protektorat mbi shtetin shqiptar. Por në Kongresin e Lushnjës delegatet shqiptare vendosen ti përzinin italianet nga Vlora. Sulmi u be në Janar të vitit 1920 dhe Vlora u çlirua.Shqipëria mes dy grupeve kundërshtarePeriudha 1920-1924 ishte periudhe paqëndrueshmërie për Shqipërinë. Në vitin 1920 u krijua Partia Popullore, e para parti shqiptare në histori. Kjo parti përfaqësonte rrymën antikonservatore, liberale, përparimtare. Në këtë parti shquheshin disa figura : Fan Noli, Ahmet Zogu, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj. Por Ahmet Zogu mendoi se Shqipëria nuk ishte ende e gatshme për reforma të tilla, dhe se çështja kombëtare donte një Shqipëri të fortë dhe jo një Shqipëri të dobët dhe të pastabilizuar. Prandaj ai mendoi ta linte çështjen kombëtare për më vonë kur rrethanat të ishin të përshtatshme. Por anëtaret e tjerë të partisë nuk pajtoheshin me këtë mendim prandaj Ahmet Zogu u largua tek partia kundërshtarë Partia Përparimtare që përfaqësonte familjet e pasura të vendit. Nga 1920 deri 1924 u ndërruan shumë qeveri e kryeministra ku Ahmet Zogu shijoi me shumë pushtet. Në Qershor 1924 Fan Noli me mbështeteshit e tij udhëhoqi Revolucionin Demokratik të Qershorit. Noli premtoi se do të bënte Reformën agrare por nuk ia arriti. Vendi u zhyt në anarki totale. Fuqitë të Mëdha nuk e njohën qeverinë e re. Vetëm Bashkimi Sovjetik e njohu dhe për një javë mes dy vendeve pati marrëdhënie diplomatike. Ahmet Zogu ndodhej në Jugosllavi dhe që aty përgatiti planin e rikthimit në pushtet. Nga fundi i vitit 1924 Ahmet Zogu udhëhoqi kunderrevolucionin dhe u rikthye në pushtet. Është e vërtete se Zogu u ndihmua nga jugosllavet por ndihma e tyre ishte shumë e vogël dhe papërfillshme.Mbretëria Shqiptare. Shqipëria në vitet 1925-1939 Në vitin 1928 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshe, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme. Në këtë mënyre u formua e para familje mbretërore shqiptare.Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 Prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Nje vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.PërmbledhjeKjo periudhë 1912-1939 karakterizohet nga destabilitet i vendit. Vetëm në periudhën e fundit 1928-1939 Shqipëria është më e qëndrueshme dhe merr një zhvillim më të madh. Personazhet kryesore të kësaj periudhe janë Esat Toptani, Fan Noli dhe në fund Ahmet Zogu. Esat Toptani në fillim paraqitet si mbrojtës i Shqipërisë, më pas si aleat i serbëve. Një politikan oportunist i cili e mendon Shqipërinë si një çiflig të tijin dhe jo si vendin e shqiptarëve. Fan Noli paraqitet si njeriu që lindi demokracinë, pluralizmin dhe që ju dha shpresë fshatarëve të varfër. Ahmet Zogu që paraqitet si një njëri i preokupuar ndaj punës dhe pushtetit si e vetmja mënyrë për të stabilizuar vendin dhe për ta drejtuar nga zhvillimi perëndimor. Kjo është periudha e parë e shtetit shqiptar, ku u provuan disa sisteme : Principata, Republika parlamentare, Republika presidenciale dhe Monarkia. Kjo është një periudhë që prodhoi shumë ngjarje dhe figura të rëndësishme ku Shqipëria po mundohej të dilte në arenën ndërkombëtare si një shtet i zhvilluar dhe perëndimor. Shqipëria në vitet 1939-1945 Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939.Ajo u sulmua nga ajri dhe uji. Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë. Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist tëBallit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te jugosllavise per Kosoven Shqipëria në vitet 1945-1990 Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes. Për sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standard relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist. SHIKO ME SHUME... Programi Enverist për modernizmin dhe transformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë mënyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vërtete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit. Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës. Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin. Shqipëria në vitet 1990-2012 Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit. Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten. Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë. Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Intervali I ngjarjeve me te rendesishme gjate 1912-2012 1912 - Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Shqipëria shpallet vend i pavarur. Fuqitë e Mëdha garantuan në teori pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar Paanësia - Krijimi i një shteti të paanshëm të ngjashëm me Zvicrën ishte një teori që qarkulloi me bollëk gjatë së gjithë kësaj kohe, por mbeti vetëm një ëndërr e një grupi margjinal shqiptarësh 1920 - Shqipëria fillon eksperimentin për ndërtimin e një vendi demokratik shumëpartiak me zgjedhje. Grave u jepet e drejta e votës shumë më herët se sa shumica e Europës 1924 - Ëndrra demokratike merr fund, si pasojë e vrasjeve të shumta politike që sollën një kryengritje dhe një kundërkryengritje. Më 1925 filloi një diktaturë e udhëhequr nga Ahmet Zogu 1939 - Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste, e cila sjell në vend zhvillim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik, si dhe i zgjeron kufijtë e vendit në Kosovë e troje të tjera shqiptare 1945 - Komunistët marrin pushtetin me kombinimin e armëve jugosllave e britanike dhe vendosin një regjim terrori që zgjati për 45 vjet. Shqipëria përjeton aleanca të lëvizshme ndërkombëtare 1948 - Shqipëria ndahet nga Jugosllavia dhe eliminon fizikisht njerëzit e saj apo ata të dyshuar si mbështetës së saj. 12 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 32 deputetë ekzekutohen 1962 - Ndarja me Bashkimin Sovjetik u parapri nga një tentativë e pafaktuar e Moskës për të rrëzuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun nga pushteti dhe përfundoi me masakrimin e një pjese të byrosë politike 1985- Vdekja e Enver Hoxhes 1992- Zgjedhjet e para Pluraliste shqiptare 1997- Hapja e depove te armeve, viti fmaekeq I shqiperis pse komunizmit 2009- Hyrja e shqiperis ne NATO
SHIKO ME SHUME... 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

FAKULTETI I: BIZNESIT
 DEGA: BANKE- FINANCE
 LËNDA: FISKALITET
 DETYRË KURSI 
TEMA: TATIMI MBI TRASHËGIMINË
 Përmbajtja: 
Gjykatat kanë forcuar pozicionin e Tatimit të Trashëgimisë
 Kushtetushmeria e këtij tatimi 
 Trashëgimia jo një e drejtë natyrore
 Juridiksioni 169.   LEXONI ME SHUME....

 Problemi në formulimin e ligjeve tatimore të trashëgimisë Zbritjet dhe përjashtimet Tatimet, Çmimet,Trashëgimia Evazioni fiskal dhe padrejtësitë Tatimi i dhuratave Juridiksioni 170. Konfliti krijon probleme serioze Vendbanimi i trashëgimlënësit Gëzimi i pronës Gëzimi i obligacioneve Stabiliteti dhe Uniformiteti i dëshirueshëm Avantazhet tatimeve Juridiksioni171. Qeveria federale nuk ka përdorur rregullisht taksat trashëgimore Juridiksioni 172. Tatimet Sistemet fiskale Normat tatimore Konkluzione
JURIDIKSIONI168. 
 GJYKATAT KANË FORCUAR POZICIONIN E TATIMIT TË TRASHËGIMISË 
 Qindra raste që përfshijnë aspekte të ndryshme të taksës së trashëgimisë,kanë ardhur para shteteve dhe gjykatave federale, dhe këto të ardhura kanë zënë një vend të fortë në sistemet fiskale. Këtu do të përpiqemi që të përmendim disa nga aspektet më të rëndësishme të taksave të cilat kanë qenë të themeluara. Kushtetushmeria e këtij tatimi Kompetencat e Kongresit dhe legjislaturat e shteteve të ndryshme ,për të imponuar taksën e trashëgimisë në lidhje me një numër vendimesh,janë pranuar në mënyrë universale. Përdorimi i taksave nga qeveria federale,ka qenë e sanksionuar nga gjykatat me arsyetimin se ajo është një tatim indirekt apo akcizë, dhe për këtë arsye nuk duhet të ndjekin rendin e ndarjes. Ajo ka qenë e mbështetur se ky tatim vjen nën pushtetin Kushtetutës, dhe është ndërmarrë me qëllimin e rregullimit të transmetimit të pronës. Të gjithë qeveritë e shtetit nuk kanë kufizime mbi përdorimin e tyre dhe norma e trashëgimisë është mbajtur që të mos cënohet klauzola e uniformitetit. TRASHËGIMIA JO NJË E DREJTË NATYRORE 
Gati cdo gjykatë e shtetit,përvec te atyre shteteve të cilat bënë përjashtime ,kanë mbajtur të drejtën e trashëgimisë e cila nuk është një ë drejtë natyrore ,por një privilegj i krijuar nga shteti dhe në subjekt të rregulloreve shteti mund të gjykojë të arsyeshme për ta vendosur.Është deklaruar shpesh se tatimi është në natyrën e akcizës ose ekskluzivitet mbi pronën apo paratë e lëna trashëgim, por një zvoglim i shumës së marrë jashtë. është lënë pas tatimit. Ajo është vendosur vetëm një herë, se është e para trashëgimi dhe kjo ka arritur te trashëgimtari ,para se ai ta ketë bërë pronën e tij. Disa gjykata kanë mbajtur qëndrimin, se tatimi mbi të drejtën për të marrë pronën në vend, ose të drejtën për të transmetuar atë,duhet kuptuar si duhet. Kjo nuk është e drejta për të transmetuar, por e drejta dhe privilegji, është që tatohen…. Është e qartë se e drejta është e veçantë dhe e pavarur nga pasuria,por taksat shtetërore kanë këtë të drejtë për të marrë këtë taksë. Kjo përmbledhje e shkurtër e një linjë të veçantë vendimesh tregon se si ka arritur forma bazë ligjore e tatimit mbi trashëgiminë. Gjykatat gjyqësore që përfshijnë ligjet e tatimit mbi trashëgiminë lindin në kohë, por rrallë ka të bëjë me kushtetutshmërinë apo fuqinë,për të bërë taksat të detyrueshme. Juridiksioni 169. Problemi në formulimin e ligjeve tatimore të trashëgimisë Parimi i taksës së trashëgimisë mund të konsiderohet i vetëm, dhe në përfundim mund të tërheqë edhe ajo pa dyshim një vend në sistemet fiskale. Kjo, megjithatë, nuk përjashton paraqitjen e problemeve serioze në miratimin e tij dhe vënien në praktikë gjithashtu. Zbritjet dhe përjashtimet Ngrihen probleme,se çfarë duhet të zbritet nga shuma bruto e një pasurie,me qëllim që të përcaktojë bazën e duhur për të vënë taksa.Pagesat nga politikat e sigurimit të jetës,nuk konsiderohen zakonisht një pjesë e një pasurie, por shumë shpesh për pagimin e premisës së sigurimit, shikohet kryesisht si një investim me pagesë,si e kthimit pas vdekjes. Lidhur ngushtë me zbritjen e duhur është përcaktimi i shumës së përjashtimit që lejohet, dhe diferencimi në përputhje me shkallën e marrëdhënieve. Kur pasuria është e madhe, një tatim mund të vendoset, dhe nuk do te rezultojnë vështirësi të dukshme në rast se nuk kanë qenë të konsideruar si objekt i tatimit në trashëgimi. 
 TATIMET, ÇMIMET,TRASHËGIMIA 
 Pyetja e kursit që do të vendosen është gjithashtu me rëndësi. Do të jetë e ulët apo e lartë, proporcional apo progresiv, dhe deri në çfarë shkalle duhet te ndryshojnë për trashëgimtarë të drejtpërdrejtë dhe të kolateralit? Sa i përket madhësisë së kursit, nuk ka pasur absolutisht asnjë uniformitet. Në disa vende ajo ka qenë e lartë, dhe në disa të tjera shumë e ulët, ndërsa ekzistojnë shumë ndryshime në disa pjesë të të njëjtit vend.Norma do përcaktohet nga qëllimi që tatimi është projektuar për të kryer. Pyetja e kursit që do të vendosen është gjithashtu me rëndësi. Do të jetë e ulët apo e lartë, proporcional apo progresiv, dhe deri në çfarë shkalle duhet te ndryshojnë për trashëgimtarë të drejtpërdrejtë dhe të kolateralit? Sa i përket madhësisë së kursit, nuk ka pasur absolutisht asnjë uniformitet. Në disa vende ajo ka qenë e lartë, dhe në disa të tjera shumë e ulët, ndërsa ekzistojnë shumë ndryshime në disa pjesë të të njëjtit vend.Norma do përcaktohet nga qëllimi që tatimi është projektuar për të kryer. 
 EVAZIONI FISKAL DHE PADREJTËSITË 
Rritja graduale në përdorimin e taksës së trashëgimisë, së bashku me një rritje në normat, ka rritur gjasat e evazionit, dhe ka lartësuar çdo padrejtësi të cilat ekzistojnë në sistem. Me rritjen e normave, tundimi për të disponuar nje prone,para vdekjes peson rritje. Dijeni është marrë për këtë, dhe në shumë raste “transferimi i pasurisë në soditje e vdekjes" janë bërë subjekt i tatimit. Një zhvillim më i fundit ka qenë legjislacioni për faktin që të gjitha transferimet e pasurisë brenda një periudhe të caktuar para vdekjeje do të konsiderohet si transferta në parashikimin e vdekjes, dhe prandaj i nënshtrohen tatimit. Për shembull, nëse një bir duhej të vdiste, dhe ja le një pasuri babait të tij, është e mundshme që një trashëgim i dytë, të sigurojë që nuk do të merrej një taksë të dytë në qoftë se një taksë është paguar në drejtim të kundërt. Ligjet ndonjëherë të sigurojë që nuk do të merrje një taksë të dytë,në qoftë se njëri e ka paguar brenda një numri të caktuar vitesh 
TATIMI I DHURATAVE 
Përpjekje për dhuratat tatimore në parashikimin e vdekjes ka çuar në shumë çështje gjyqësore dhe padrejtësi. Që kur taksat e trashëgimisë janë të justifikuara në bazë të aftësisë për të paguar, nuk ka asnjë arsye të mirë për trajtimin e një dhuratë, sa herë që bëhet, ndryshe nga një transferimi i pasurisë pas vdekjes. Ky rast është i fortë, me të vërtetë, për të vënë tatimin mbi dhuratat,në të njëjtën normë sic vihet mbi transferimin e pronës në vdekje. Tatimi i të gjitha dhuratave do të thjeshtojë administratën e taksave të pranishme të trashëgimisë, dhe do të jetë e favorshme për një shkallë më të madhe të drejtësisë, se ku një përpjekje e tatimit është bërë vetëm për ato dhurata të bëra në parashikimin e vdekjes. Normat e njëjta duhet të vendosen mbi dhurata ashtu si janë vënë mbi trashëgimi, me të njëjtat përjashtime, si dhe dallimet e njëjta për të afërmit e afërt dhe të largët,apo të panjohur në gjak . 
JURIDIKSIONI 170. KONFLITI KRIJON PROBLEME SERIOZE
 Ekzistenca e një numri të madh të njësive politike, interesat e të cilëve nuk janë të ndara dhe të dallueshme, dhe përpjekja e secilit për të miratuar një nga tatimet e përshtatura për nevojat e veta, duke patur më pak konsideratë për ato të fqinjëve të tyre politik, ka shkaktuar shumë probleme serioze tek ata që kërkojnë të sigurojnë drejtësinë në tatimet. Ligjet kanë jo vetëm mungesë uniformiteti në lidhje me normat dhe përparimin, por në bazat mbi të cilat taksa aplikohet. Rezultati është se disa pasuri janë objekt i më shumë se një tatimi, ndërsa të tjerët paguajnë më pak se shuma e tatimit që ata pritet në të vërtetë për të paguar. 
 VENDBANIMI I TRASHËGIMLËNËSIT 
Për një masë të madhe taksa e trashëgimisë është vendosur në vendbanimin e subjektit. Për shkak të miratimit në rritje të tatimit mbi të ardhurat, si një burim të të ardhurave shtetërore,përzgjedhja e një vendbanimi të përshtatshëm,do të marrë një aspekt me rëndësi edhe më të madhe. Kjo është e dukshme në vendet e Lindjes, ku shtetet janë të vogla dhe ku ka një sasi të madhe të pasurisë. Mundësitë e këtij rezultati, pa dyshim, kanë pasur shumë të bëjnë me mbajtjen e një numri të madh shteteve dhe një përdorim më të madh të taksave të trashëgimisë. Gëzimi i pronësShteti shpesh vendos një taksë trashëgimi mbi bazën e gëzimit të pronës, dhe mbi pronën personale të individëve që jetojnë në një shtet. Shumë shtete shkojnë larg, dhe vendosin taksa mbi aksionet në koorporatat e brendshme d.m.th.,të një rezidenti, ndërkohë që shumë taksa shkojnë ende më larg,mbi aksionet e korporatave,në pronësi nga një jo-rezident. Disa taksa vihen mbi aksionet në vendndodhjen e tyre fizike, për shembull, aksione të stokut të depozituara në një bankë për ruajtjen e sigurt nuk ka rëndësi se ku është vendbanimi i pronarit. Disa kanë përdorur edhe borxhin si një bazë tatimore, bonot do të tatohen në shtetin nga i cili lëshohen, ska rëndësi se ku pronari ka jetuar,ose vdekur. Kompleksiteti rezultues i përdorimit të tatimeve nga këto përpjekje të ndryshme,lehtë mund të imagjinohet. Dy, tre, katër dhe pesë taksa mund të jenë të mbledhura nga një shtet,padrejtësinë e së cilit askush nuk mund ta mohoje. 
 GËZIMI I OBLIGACIONEVE 
Në këtë rast do të mbajnë lidhjet me normën tatimore në fuqi,në secilin nga shtetet.Kjo, natyrisht, do të jetë një rast ekstrem, por shembuj të tatimit të dyfishtë dhe trefishtë mbi pasuritë nuk janë të rralla. Stabiliteti dhe Uniformiteti i dëshirueshëm Në lidhje me tatimet është krijuar një gjendje kaotike,një gjendje që është larg të kënaqshmes. Shpenzimet dhe vonesat në pagesë janë rritur shumë shpesh,ndërsa vendimet e gjykatave janë bërë aq të shumta,sa që kemi përçarje,e cila shton në masë të madhe të kompleksitetin të situatës. Paqëndrueshmëria e ligjeve të ndryshme, nuk është e favorshme për komoditetin e shteteve investuese. Ligjet e shteteve federale ndryshuan në 1919. Ligji në shtetin e Nju Jorkut ka ndryshuar më shumë se dyzet herë që kur u miratua me1885. Asnjë shtet i vetëm nuk imponon një barrë të tepërt mbi pasuri, por grumbullimi i taksave të dyfishta dhe të shumta nga shumë shtete,mund të zhvillojë një barrë të tepërt.Në këtë rast është e nevojshme një ndarje të pronës në mënyrë të tillë,që individët të jenë në gjendje për të paguar tatimin. Një unifikim i sistemit,i cili do të eliminojnë taksimin e dyfishtë do të jetë zgjidhja e logjikshme.Për të qenë të sigurtë ndërmjet shteteve-secili me interesat e veta egoiste suprem - në fund të metodës uniforme të tatimit shpresojmë për rindryshim. Uniformiteti mund të sigurohet nga shtete të ndryshme,duke i dhënë liri sistemeve të tyre të larmishëm , dhe duke lejuar qeverinë federale për të zënë këtë fushë me një “makine ligjesh”. Tarifa, në këtë rast, mund të jetë i lartë sa për ta bërë sistemin një burim të fuqishëm të të ardhurave. Praktikisht lindin probleme të pazgjidhshme, megjithatë, këto tarifa duhet të sigurohen me pëlqimin e të gjithë shteteve,në gjetjen e disa bazave praktike,për rishperndarjen e shumave të mbledhur mbrapa atyre. Me gjithë vështirësitë, taksa e trashëgimit është e destinuar të luajë një rol të një rëndësie shumë më të madhe në sistemet fiskale të shteteve tona, dhe ndoshta në atë të qeverisë federale,. Avantazhet e saj jane të shquara, por nuk mund të jenë të favorshme per tejzgjatjen e mundesive te saj. Përsa i përket mashtrimit dhe evazionit,shihet se ato janë minimizuar, që nga makineritë e gjykatave,që duhet të përdoren në marrjen e transferimit të pronës. Për njësi të mëdha politike, taksa e trashëgisë është shumë uniform, është një taksë e përshtatshme për të siguruar një funksion elastik. Një rritje në normat nuk do të të shfarosë burim e tatimit,edhe pse kjo mund të çojë në një incident më të madh evasioni .Rritja e taksave, për më tepër, është e sigurt. Një sasi e caktuar është marrë nga pasuria para se të arrijë të marrësit,barra bie mbi të, dhe ai nuk mund të zhvendoset. Kjo është një taksë e cila përputhet edhe me “Katër Kanonet” e Adam Smith : ajo bie sipas aftësisë, është e sigurt, është paguar në kohën më të përshtatshme, dhe duhet të jetë një taksë e lehtë për t’u mbledhur. 
 JURIDIKSIONI171. 
QEVERIA FEDERALE NUK KA PËRDORUR RREGULLISHT TAKSAT TRASHËGIMORE Tatimi i trashëgimisë ka gjetur një vend në sistemin fiskal të qeverisë Federale,në kohë të ndryshme. Në përgjithësi kjo ka qenë në raste emergjente, ku përbënte objekt për të siguruar më shumë të ardhura. Që në fillim të 1794 ishin bërë rekomandime për një tatim mbi trashëgiminë e pronës në vdekje. Ligji i parë i cili e futi një taksë të kësaj natyre u miratua në 1797, dhe mbeti në fuqi deri në 1802. Trashëgimtarët e drejtpërdrejtë kanë qenë të liruara nga taksa, ndërsa të tjerët tatoheshin me: 25 cent kur shuma nuk është më shumë se100 $; nga 100 $ - 500 $ ajo ishte 50 cent; tatimi mbi 500 $ ishte një dollar, dhe me një dollar shtesë për çdo rritje prej 500 $.
 SISTEMET FISKALE 
 Juridiksioni 172. Tatimet Sistemet fiskale të disa shteteve që nga Pennsylvania,pranuan parimin e taksës së trashëgimisë në 1826, ajo ka qenë e mishëruar në sistemin fiskal e në më shumë shtete. Nevojat për të ardhura të bëhen më të ngutshme, pasi ligjvënësit të bëhen të arsimuar me themelin e taksave, dhe sa më shumë bashkëpunime mund të zhvillohen në mes të shteteve të ndryshme, përdorimi i këtij formulari të taksave mund të pritet si një burim të ardhurat e shtetit. Në fillim të taksave Pennsylvania ishte 21 .2 % e vendosur mbi transferimin e pronës për tek trashëgimtarët kolateralit,u lejoher një përjashtim prej 250 $ . Dy vjet më vonë Luiziana vendosi një taksë mbi pronën e trashëgimtarëve të huaj. Gradualisht shtetet e tjera janë shtuar në listë. Shteti i New York-ut, përmes amendament i miratuar në 1911, konsiderohet të ketë një nga modelet më të mira,për ligjet e tatimit mbi trashëgimi. Një përjashtim prej 5,000 $ është bërë për trashëgimtarë të drejtpërdrejtë, dhe 1,000 $ për trashëgimtarët e kolateralit
 NORMAT TATIMORE JANË SI MË POSHTË: 
 Mbi subjektet e përjashtimit, deri në 50,000 $ 1% për trashëgimi të drejtëpërdrejtë, 5 % për trashëgimi të kolateralit Nga 50.000-250.000$ 2% për trashëgimi të drejtëpërdrejtë, 6% për kolateral. Nga 250.000-1.000.000 3% për trashëgimi të drejtëpërdrejtë , 7% për kolateral. Të gjitha mbi 1.000.000 $ 4% për trashëgimi të drejtëpërdrejtë, 8% për kolateral . Ligji gjithashtu kërkon që të shmanget tatimi i dyfishtë dhe te shuma të tilla si u përshkrua më sipër. Shtetet e banimit,janë të tatohen mbi pasurinë e prekshme,mbi pronën shtetërore dhe jomateriale, kudo që mund të jetë i vendosur. Nuk vendosen taksa mbi pasuritë e paprekshme,në pasuritë e qëndrimit, dhe tatohen vetëm pronat e prekshme me një shtet. Pronat e paprekshme përfshijnë një element i tillë si para, depozitat bankare, të ndarë nga aksionet, obligacionet, vë në dukje kreditë, etj, Trashëgimi në institucione fetare, arsimore, dhe bamirëse, qoftë brenda ose jashtë shtetit, janë të liruar nga tatimi. Kalifornia ishte një nga shtetet e para që ndjekin këtë shembull, por shkoi shumë më larg në zbatimin e normave. Normat mbi trashëgimi të trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë është progresiv nga 1 - 5 %, ndërsa për trashëgimtarët e kolateralit vargjet e tij 2-25 %.
 KONKLUZIONE 
Gradualisht, si në rastin e trashëgimisë e drejtpërdrejtë që është e përfshirë në taksa, edhe pse janë me zëvendësim,më të larta dhe të ulëta se të trashëgimisë kolateral, nuk është e largët koha kur taksa e trashëgimive të drejtpërdrejta,do të përdoret në të gjithë shtetit, ku tatimi mbi transferimin kolateral është gjetur tani. Të ardhurat e bollshme nga burimet e tjera,i ka bërë shtetet amerikane,disi të ngadaltë në mbledhjen e tatimeve,si një pjesë e sistemeve të tyre fiskale. Taksa është një, dhe pavarësisht apeleve për mendimin publik, pa dyshim ajo ka ardhur për të qëndruar. Si vitet e shkuar në të do të gjendet për të zënë një vend me rëndësi,një rritje në burimin tonë të të ardhurave
LEXONI ME SHUME....
SHIKONI VIDION

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL



Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.
Etimologjia
Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid". Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.
Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.
Gjeografia.Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.

Demografia
Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000banore.
Historia
Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 - 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.
Kultura
Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londoapo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariujanë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.
Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos në Greqisht do të thotë Vjosa ) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, këtë vit është hapur edhe një stacion televiziv i ri Tv Përmeti.[Cito burimet]
Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën "Nonda Bulka" dhe atë "Meleq Gosnoshti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".
Kostum tradicional Përmetar

TREVA E PËRMETIT – TURIZMI DHE PRODHIMET TIPIKE TË TIJ
Zonae Përmetit shtrihet në jug te Shqipërisë dhe është një zonë e lakmueshme nga vizitorët e vendit dhe të huaj si për pozicionin gjeografik tëe tij ashtu dhe për bukuritë e shumta që ka duke përmendur: Vargmali  Trebeshinë - Dhëmbel - Nemërckë me burimet e ftohta tëe tyre dhe panoramat e shumta , Grykae Këlcyrës  shtrirja gjarpëruese e Lumit Vjosa, etj.
Sakalon urëne Dragotit duke lënë pas zonën e Tepelenës menjëherë bie në pah panorama e bukur që të ofron kjo zonë. Për të pushuar mund të frekuentohen lokalet e zonës, të cilat ofrojnë një kuzhinë të pasur ku njihesh me gatimet tipikedhe të vecanta të zonës si dhe  ku mund të marrësh një shërbim komod. Duke mos u larguar nga Gryka e Këlcyrës, përmendim këtu Burimin e pashtershëm nëntokesor Uji i Zi i cili ruan kaltërsine dhe kthjelltësinë në të gjitha stinët e vitit, peisazhe tëe pafundme panorameske, rrënojat e Sarajeve të Ali Bej Këlcyrës, të vecanta nga forma dhe ana arkitektonike, Urën e gurtë të Limarit e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, pasarelat e stilit  te vjetër që mundësojnë kalimin e banorëve mbi lumin Vjosa.
Gjatë kësaj lugine për në qytetin e Përmetit të shoqërojnë të tjera pamje të bukura të malit të Dhëmbelit dhe të lumit Vjosa. Kur mbërrin  në Përmet, menjëherë përballesh me një qytet të vogël, nga shtrirja  gjeografike, por i madh nga vlerat e shumta të tij historike, kulturore e natyrore. Në këtë qytet,  cdo turist vendas apo i huaj ka mundësinë të frekuentojë shumë vende të bukura të kësaj zone si brenda në qytet ashtu dhe jashtë tij.
Disa nga vëndet më të bukura dhe spikatura që mund të përmendim janë :
- Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilësohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.Ndodhet në verilindje të qyteti të Përmetit 25 km larg tij. Ka një biodiversitet të pasur me rreth 20 lloje dru pyjorë ku mbizotërojnë bredhi, lisi, pisha e zezë, bliri dhe disa
shkurre si: dëllinja, lajthia  etj.  Fauna është e pasur me disa lloje kafshësh dhe shpendësh të egra si: ariu, sorkadhja, macja e egër, derri i egër, ketri, thëllëza, qukapiku etj. Ky park nga vlerat e tij ekologjike dhe ekoturistike është cilësuar si “Mushkëria e Ballkanit”.
- Pylli i Petranit, afër fshatit Petran. Duke ditur që bredhi është një pemë që rritet në vende të larta dhe klimë të ftohtë,  e vecanta është se në këtë vend kemi një klimëtë butë dhe një lartësi 300 – 400 metra mbi nivelin e detit, ku bien në sy bredhat e vecantë të kësaj zone, të cilat janë cilësuar me vlera të vecanta biologjike natyrore.
- Në gjerësinë e hartës gjeografike të Parkut Kombëtar të zonës së Përmetit është dhe bredhi i  arcovës me bukuri të rralla natyrore dhe turistike. Nga ky vend vizitorët kanë mundësinë të shikojnë nga ana tjetër bukuritë e panumërta të malit të Nemërckës (cirqet e Nemërckës, pamje të
mrekullueshme të luginave, etj) me një lartësi mbi 2485 metra mbi nivelin e detit dhe luginën e Carcovës me fshatrat, lëndinat, kodrat e bukura anës lumit Vjosa si dhe Ujëvara e Sopotit në fshatin Stërmbec.
- Ujërat termale të Bënjës që gjenden 14 km larg nga qyteti i Përmetit, është një tjetër monument natyror ku mbizotërojnë pesë burime nëntokësore ujore me bazë sulfurore, të cilat janë cilësuar si burime me vlera kuruese për sëmundje të ndryshme, (sëmundjet e zemrës, veshkave, stomakut, romatizmat, sëmundje dermatplogjike). Një panoramë e mrekullueshme ku gërshetohen me njëra – tjetrën kanionet e Lengaricës me bukurinë e tyre, lumi I Lengaricës, Ura e  Katiut prej guri me një hark të madh e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, Ura e Dashit, Ura e Babos e vogël por shumë e cuditshme nga forma arkitektonike. Të gjitha këto janë një mrekulli për tu vizituar nga afër.
Në zonën e Përmetit pikasin  në mënyrë të vecantë fshatrat karakteristike me shtëpi dhe sokaqe prej guri, të cilët i japin një tjetër vlerë turistike kësaj zone (fshatrat Kosovë, Ogdunan, Bënjë, Lipë e vjetër…)
Një tjetër karakteristike e vecantë e kësaj zonë janë dhe Kishat shumë vjecare të pozicionuara sidomos në fshatra si: Kisha e Shën Marisë fshati Leusë, Kisha e Shën Marisë fshati Bënjë, Kisha Shën Marisë fshati Kosinë, Kisha Shën Ilia e fshatit Bual, Kisha e Shën Marisë fshati Perat, etj.
Duke parë dhe vizituar këto vënde të mrekullueshme me vlera historike, kulturore, e natyrore të zonës së Përmetit, turistet apo miqtë e tjerë të qytetit  kanë mundësinë të shikojnë nga afër, Gurin e qytetit i cili është një monumet natyroro – historic (sipas legjendës ky gur i ka dhënë emrin Përmetit), Kisha e Shën Premtes dhe Shën Kollës,  Xhaminë islamike dhe Teqenë e
bektashinjve, të cilat respektojnë njëra - tjetrën në mënyrë harmonike.
Përmeti i vjetër është një tjetër sfidë për tu parë nga turistat, si një qytet qindra vjecar me rrugica të gurta e sokaqe të ngushta ku karakteristike janë portat me sofate, dhe ndërtesat dykatëshe prej guri.
E vecanta e kësaj treve është ofrimi i mundësive në aplikimin e disa sporteve zbavitëse. Duke parë pozicionin gjeografik të rrethit të Përmetit, në disa zona si ajo e Malëshovës, Ballabanit, Shqerisë e Cerjes, është shumë e pershtatshme dhe famoze për të apasionuarit e gjahut ndaj kafshëve të egra si: derri i egër, lepuri i egër, thëllëza, shapërtore, etj. Një tjetër mundësi që ofron lumi Vjosa është për të apasionuarit e sportit tëe peshkimit si për profesionistët ashtu dhe për amatorët. Gjithashtu ky lumë të jep mundësinë e zhvillimit të sporteve të kanotazhit dhe rafting.
Miqtë apo turistat e zonës së Përmetit duke soditur të gjitha vëndet e vecanta turistike, do të njihen me mikpritjen përmetare, me njerëz të qetë, të urtë, punëtorë dhe të respektuar. Të shkruash për trevën e Përmetit, natyrshëm do të flasësh për shërbimet, ushqimin tradicional, dhe
prodhimet tipike të tij.
Kjo trevë në shërbim të turistave, miqve, apo dhe të qytetarëve të saj ofron një sërëe shërbimesh dhe akomodimi. Mund të permendim bar- restorantet  me emër që janë : “Edjon”, “Antigonea”, “Amel”, etj  me gatimet e tyre ku del në pah përsosmërisht pjata tradicionale përmetare. Qyteti i Përmetit njihet tashmë nga e gjithë Shqipëria si “qyteti i trëndafilave”, “qyteti i sazeve të Laverit”, por mund të quhet dhe qyteti i glikove të famshme që vetëm në këtë trevë dihet si prodhohen nga punishtet “Almeg” e “Bonjo”, të cilat janë të disa  llojeve si: gliko e arrës, kumbullës, shalqinit, kajsisë, etj. Lënda e parë e tyre vjen nga krahinat e Përmetit të cilat janë produkte biologjikisht të pastërta.
Vera dhe rakia e prodhuesve përmetare zënë një vend të vecantë në baret e rastorantet e zonës. Cilësia e tyre shumë e mirë favorizohet nga klima e vendit dhe varietetet e rrushit autokton si Merlot, Debinë, Muskat etj, por dhe nga mënyra e përpunimit dhe e prodhimit nga kantinat
si: Atos, Bualioti, Bejko e Iljarë. Prodhimet e tyre konkurojnë dhe kanë emër në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
Mishi si dhe bulmetrat (djathi i bardhë, kackavall, gjalpi, gjiza) kanë vlera të
larta ushqyese dhe shije të vecante. Lënda e parë e këtyre produkteve vjen nga bagëtitë e zonës, që kullosin në vargmalin Trebeshinë – Dhëmbel – Nemërckë. Në cilësinë dhe vlerën e rodukteve të qumështit ndikon mënyra e përpunimit dhe prodhimit në mënyrë artizanale, e prodhuesve me emër të bulmetit që janë: baxho “Ndoni” e baxho “Bunker” Meshini. Prodhimet e tyre janë të  johura në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
 Duke folur për prodhimet tipike të zonës, përmendim dhe produktin e mjaltit të kësaj treve me vlera të larta ushqyese dhe kurative. Vendin më kryesor të llojeve të mjaltit e zë ai që vjen nga kullotat shumëlulëshe të zonës së Malëshovës, Frashërit ;  gjithashtu mjalti i mares tepër
kurativ i cili vjen nga zona e Cerjes dhe Shqerisë, mjalti që vjen nga lulja trumesa nga mali i Nemërckës, etj. Përmendim këtu Bletari Male kullotat e të cilës ndodhen në zonën e Frashërit dhe ka një prodhim 100% .
Për tu akomoduar vizitorët mund të drejtohet pranë hoteleve të qytetit të Përmetit si : Alvero, Përmeti, etj. Në këto objekte miqtë do ndjehen të rehatuar me shërbimin e personelit, pastërtinë dhe cmimet.
Duke parë nga afër këto vlera të rrethit të Përmetit si në fushën e turizmit dhe në prodhimet
tipike të tij, Organizata Humanitare Italiane CESVI me titull projekti « Vlerësimi Turistiko - Ambiental i zonës së Përmetit dhe Produkteve tipike të tij »  AID8669/CESVI/ALB, Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane, ka disa vite në këtë zonë që jep kontributin e saj financiar dhe teknik. Në këtë projekt, bashkëpunojnë me shumë sukses Bashkia e Përmetit, Drejtoria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Gjirokastër si partnere parësor, « Zhvillimi i Zonave Malore », Gjirokastra Conservation and Development Organization (GCDO), dhe disa Agjensi të Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë. CESVI, me degën e saj
në Përmet, ka bërë të mundur restaurimin pjesor të ish-shtëpisë së oficerave sot Qendër Kulturore Multifunksionale. Në katin e parë të kësaj Qëndre, ndodhet zyra e informacionit turistik, ku cdo turist vendas apo i huaj mund të marrë informacion për rrethin e Përmetit,
nëpërmjet fletëpalosjeve, broshurave, guidës, dhe faqes së internetit. CESVI ka ndikuar maksimalisht në formimin e Shoqërise së Bashkëpunimit Reciprok (SHBR) “ Pro Përmet” me
prodhuesit më kryesorë agro – ushqimorë, artizanë, dhe
aktorë në fushën e turizmit ( hoteleri- restorante).
Puna e Cesvit ka bërë të mundur të dalin në pah vlerat turistike të zonës si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu me një mbështetje maksimale të SHBR “ Pro Përmet” nga ana teknike dhe financiare do të bëjë të mundur që produktet agro – ushqimore të zonës të konkurojnë në tregjet brenda dhe jashtë vendit, me një qëndrueshmëri dhe stabilitet duke rritur cilësinë dhe duke ruajtur vlerat tradizionale të zonës . Të gjitha këto financime nga ana e Cesvi-t janë kontribut i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane.

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Tragjedia Came ne vitet 1945 - 1946 Raport i Ministrisë së Jashtme të Turqisë mbi çamët në Greqi

 Çamët shqiptarë Megjithëse e ndarë sot midis Greqisë dhe Shqipërisë, krahina e Epirit në Gadishullin Ballkanik ka qenë etnikisht shqiptare që nga kohët e lashta. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në 1913, pjesa jugore e krahinës u nda toka mëmë dhe iu dha shtetit grek, pavarësisht nga fakti që popullsia e Epirit Jugor ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe mysliman. Ndërkohë që shqiptarët ortodokse ishin objekte të helenizmit, shqiptarët myslimanë ose u shfarosën ose u dëbuan me forcë nga tokat e të të LEXO ME SHUME....
parëve të tyre nga qeveria greke. Shqiptarët myslimanë ose çamët që jetonin në Epirin e Jugut (Çamëria ose Thesprotia siç quhet nga Grekët) ishin viktimat e pastrimit të parë etnik në Europë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia çame ishte një nga tragjeditë më të dhimbshme të kontinentit Europian. Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 tregonte që 26.000 çamë jetonin në krahinën e Çamërisë në Greqi në atë kohë. Si rezultat i pastrimit etnik dhe genocidit të viteve 1944-1945, 30.000 myslimanë shqiptarë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë dhe kërkuan strehim në Republikën e Shqipërisë në të cilën jetojnë akoma. Sot, janë 150.000 pjesëtarë të kësaj popullsie në Shqipëri, një shifër e cila është rritur për shkak të përqindjes së lartë të lindshmërisë në Shqipëri. Nga ana tjetër numri i tanishëm i çamëve që jetojnë në Greqi vlerësohet në përreth 100 000 . Ende këta njerëz janë të privuar nga çfarëdo lloji të të drejtave të minoritetit si minoritete të tjera që jetojnë në Greqi. Për të përmendur vetëm një shembull, ata mund të flasin shqip vetëm në shtëpitë e tyre. Popullsia e Çamërisë ka qenë gjithmonë etnikisht shqiptare. Shumë udhëtarë dhe historianë të huaj kanë shkruar që Çameria ka qenë e populluar nga shqiptarë. Madje edhe historiani grek Herodoti ka nënvizuar këtë fakt në librin e tij "Historia" dhe i quajti shqiptarët e Çamërisë "barbarë", nje term i përdorur nga Grekët e lashtë për të dalluar popujt jo grekë. “Çamët u masakruan, u përzunë dhe më pas ua grabitën pasuritë” Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 250000 kv grurë dhe 80.000 kv vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milionë kg grurë dhe 3 milionë kg vaj ushqimor. Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosën gjatë bregut të Himarës, në prona të lëna nga familjet që u larguan gjatë luftimeve të egra, fillimisht kundër pushtuesve të Boshtit dhe më pas, më 1944-n, midis Frontit nacionalist grek të Çlirimit të Epirit të Veriut dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar të Shqipërisë. Disa nga çamët u vendosën në fshatrat ekzistuese gjatë bregdetit, si në Borsh, që tradicionalisht ishin myslimanë, duke forcuar karakterin johelenik të zonës. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afër kufirit grek. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë konstatuar brutalitetin e përdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan në Shqipëri (1945-1946), shkruan: "Në mars të vitit 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të mbledh mbi çështjen çame, në vjeshtën e 1944-s dhe gjatë muajve të parë të 1945-s autoritetet e Greqisë veriperëndimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. U dogjën në total 102 xhami. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi." Ankesa çame në Lidhjen e Kombeve 

 SHIFRA DHE FAKTE PER KRAHINËN
 Genocidi dhe të dhënat e popullsisë së krahinës çame. Cila ishte shifra e banorëve që jetonin atje. Regjistrimi turk ka nxjerrë rreth 83.000 shqiptarë ortodoksë në 1910, që përbënin 75% të krahinës. “Shën Bartolomeu” i Çamërisë dhe numri i të vrarëve sipas qyteteve. Regjistrimi i popullsisë i bërë nga Administrata Turke në 1910 tha që atje ishin 83.000 shqiptarë ortodoksë dhe myslimanë në krahinë. Harta demografike e misionit ushtarak britanik e dërguar në qeverinë britanike në Londër që në prag të Luftës së Dytë Botërore, tregonte që 75% e popullsisë së Çamërisë ishte shqiptare. Historiani pro-grek Spiro Muselimi, në librin e tij "Historical Sight Through Thesprotia" (Shikim Historik nëpër Thesproti), i botuar në Janinë me 1974, shkruan që Pershkopi i Thesprotisë në vitin 1870 përktheu disa pjesë të biblës në shqip, meqë popullsia e besimit ortodoks të krahinës nuk kuptonte asnjë fjalë në greqisht. Autoritetet greke, duke iu përmbajtur parimit të refuzimit absolut të ekzistencës të grupeve etnike në territorin grek, ndoqën një politike shoviniste të mirë-krijuar, dhe siç dëshmon historia, kryen një genocid kundrejt shqiptarëve të besimit mysliman. Sulmi racial kundrejt shqiptarëve myslimanë të Çamërisë filloi të zbatohet së pari me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1944-1945, kur banda kriminale e gjeneralit famkeq Napoleon Zerva kryen pastrimin etnik kundrejt tyre. Në 27 qershor të 1944, bandat kriminale greke kryen barbarizmat më të këqija të provuara në këtë krahinë. Terrori i ushtruar ndaj kësaj popullsie përshkruhet më poshtë. Ai permbledh vrasje, perdhunime, sjellje çnjerëzore, masakra ndaj grave, fëmijëve dhe grave shtatëzënë. Më shumë se 1400 burra, gra e fëmijë u vranë brenda 24 orëve në qytetin Paramithia, të martën, 27 Qershor 1944, e cila u bë data e Shën Bartolomeut për të gjithë Çamërinë. Gjatë periudhës Qershor 1944-Mars 1945, 1286 persona u vranë Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margëlliç dhe Pargë. Gjithashtu kishte edhe qindra persona të tjerë të humbur. Në të njëjtën periudhe, si rezultat i masakrave greke, akteve të grabitjeve dhe rrëmbimeve të popullsise shqiptare në Çamëri, 2900 burra të rinj e të moshuar, 214 gra dhe 96 fëmijë u masakruan, 745 gra u përdhunuan,76 gra u rrëmbyen, 32 fëmijë më të vegjël se 3 vjeç u masakruan, 68 fshatra u rrafshuan me themel, 5800 shtëpi dhe vende adhurimi u bënë shkrumb e hi ose u shkatërruan. Përveç kësaj, 30 000 shqiptarë myslimanë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë të cilët u strehuan në Shqipëri. Qeveria shqiptare, mbas luftës u mor me çështjen çame në Konferëncën e Paqes në Paris. Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Forcave Aleate, jo vetëm njohu rrethanat me të vërtetë të vështira në të cilat ishin nënshtruar çamët, por gjithashtu kërkoi riatdhesimin e tyre dhe kthimin e pronave të tyre. Komisioni Hetues Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara, i caktuar për verifikimin e tragjedive në të dyja anët e kufirit, nxjerr konkluzionet në raportin e tij në vitet 1946-1947, raport i mbushur me fakte dhe prova për sa i përket masakrave dhe tragjedive të dhimbshme të popullit çam. Realitetet e historisë së kohës së fundit të Çamërisë kërkojnë kujdesin e komunitetit ndërkombëtar. Greqia nuk mund të shmangë por të njohë genocidin e "çamëve shqiptare". Të drejtat civile dhe shoqërore të atyre që jetojnë tani në Greqi, të vlerësuar pothuajse në 100.000 sot, duhet të respektohen nga Greqia. Sipas pikëpamjeve zyrtare greke, popullsia myslimane e Çamërisë, e cila numëron pothuajse 150.000 njerëz dhe akoma strehohet në Shqipëri, nuk do të lejohet kurrë të kthehet në Greqi sepse ato gjoja bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Ata janë konsideruar si kriminelë lufte sipas ligjeve greke" (K.Mitsotakis, Tiranë, Maj 1992). Kjo "hipotezë" është e pavërtetë dhe e shpikur. Konsiderimi i një komuniteti të tërë si "kriminelë", mjaft pjesëtarë të të cilit vdiqën në luftë për çlirimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërorë, është një krim politik dhe historik kundër çamëve. Në 1994, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë shpalli 27 qershorin e 1944 si ditën përkujtimore për shqiptarët e masakruar të Çamërisë, dhe një monument u ndërtua në Konispol në kujtim të viktimave të Çamërisë. Mbas 1945, me synimin për të ndërtuar strukturën demografike të Çamërisë, filloi konolizimi i saj me Grekë, Romë dhe Ciganë. Greqia donte tëe ndryshonte strukturën demografike të provincës sepse nuk kishte besim te pjesa e popullsisë shqiptare të ngelur atje, sado që ato ishin të besimit ortodoks. Greqia i vuri fund çdo përpjekje për të ruajtur identitetin e popullsisë shqiptare të besimit ortodoks dhe gjuha shqipe u ndalua të flitej në publik. Për pasojë asimili i shqiptarëve ortodokse u arrit me shpejtësi. Fati i shqiptarëve ortodoksë nuk ishte shumë i ndryshëm sesa ai i vëllezërve të tjerë myslimanë kur ato donin të mbanin identitetin e tyre etnik. LEXO ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels