IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Tragjedia Came ne vitet 1945 - 1946 Raport i Ministrisë së Jashtme të Turqisë mbi çamët në Greqi

 Çamët shqiptarë Megjithëse e ndarë sot midis Greqisë dhe Shqipërisë, krahina e Epirit në Gadishullin Ballkanik ka qenë etnikisht shqiptare që nga kohët e lashta. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në 1913, pjesa jugore e krahinës u nda toka mëmë dhe iu dha shtetit grek, pavarësisht nga fakti që popullsia e Epirit Jugor ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe mysliman. Ndërkohë që shqiptarët ortodokse ishin objekte të helenizmit, shqiptarët myslimanë ose u shfarosën ose u dëbuan me forcë nga tokat e të të LEXO ME SHUME....
parëve të tyre nga qeveria greke. Shqiptarët myslimanë ose çamët që jetonin në Epirin e Jugut (Çamëria ose Thesprotia siç quhet nga Grekët) ishin viktimat e pastrimit të parë etnik në Europë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia çame ishte një nga tragjeditë më të dhimbshme të kontinentit Europian. Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 tregonte që 26.000 çamë jetonin në krahinën e Çamërisë në Greqi në atë kohë. Si rezultat i pastrimit etnik dhe genocidit të viteve 1944-1945, 30.000 myslimanë shqiptarë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë dhe kërkuan strehim në Republikën e Shqipërisë në të cilën jetojnë akoma. Sot, janë 150.000 pjesëtarë të kësaj popullsie në Shqipëri, një shifër e cila është rritur për shkak të përqindjes së lartë të lindshmërisë në Shqipëri. Nga ana tjetër numri i tanishëm i çamëve që jetojnë në Greqi vlerësohet në përreth 100 000 . Ende këta njerëz janë të privuar nga çfarëdo lloji të të drejtave të minoritetit si minoritete të tjera që jetojnë në Greqi. Për të përmendur vetëm një shembull, ata mund të flasin shqip vetëm në shtëpitë e tyre. Popullsia e Çamërisë ka qenë gjithmonë etnikisht shqiptare. Shumë udhëtarë dhe historianë të huaj kanë shkruar që Çameria ka qenë e populluar nga shqiptarë. Madje edhe historiani grek Herodoti ka nënvizuar këtë fakt në librin e tij "Historia" dhe i quajti shqiptarët e Çamërisë "barbarë", nje term i përdorur nga Grekët e lashtë për të dalluar popujt jo grekë. “Çamët u masakruan, u përzunë dhe më pas ua grabitën pasuritë” Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 250000 kv grurë dhe 80.000 kv vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milionë kg grurë dhe 3 milionë kg vaj ushqimor. Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosën gjatë bregut të Himarës, në prona të lëna nga familjet që u larguan gjatë luftimeve të egra, fillimisht kundër pushtuesve të Boshtit dhe më pas, më 1944-n, midis Frontit nacionalist grek të Çlirimit të Epirit të Veriut dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar të Shqipërisë. Disa nga çamët u vendosën në fshatrat ekzistuese gjatë bregdetit, si në Borsh, që tradicionalisht ishin myslimanë, duke forcuar karakterin johelenik të zonës. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afër kufirit grek. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë konstatuar brutalitetin e përdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan në Shqipëri (1945-1946), shkruan: "Në mars të vitit 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të mbledh mbi çështjen çame, në vjeshtën e 1944-s dhe gjatë muajve të parë të 1945-s autoritetet e Greqisë veriperëndimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. U dogjën në total 102 xhami. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi." Ankesa çame në Lidhjen e Kombeve 

 SHIFRA DHE FAKTE PER KRAHINËN
 Genocidi dhe të dhënat e popullsisë së krahinës çame. Cila ishte shifra e banorëve që jetonin atje. Regjistrimi turk ka nxjerrë rreth 83.000 shqiptarë ortodoksë në 1910, që përbënin 75% të krahinës. “Shën Bartolomeu” i Çamërisë dhe numri i të vrarëve sipas qyteteve. Regjistrimi i popullsisë i bërë nga Administrata Turke në 1910 tha që atje ishin 83.000 shqiptarë ortodoksë dhe myslimanë në krahinë. Harta demografike e misionit ushtarak britanik e dërguar në qeverinë britanike në Londër që në prag të Luftës së Dytë Botërore, tregonte që 75% e popullsisë së Çamërisë ishte shqiptare. Historiani pro-grek Spiro Muselimi, në librin e tij "Historical Sight Through Thesprotia" (Shikim Historik nëpër Thesproti), i botuar në Janinë me 1974, shkruan që Pershkopi i Thesprotisë në vitin 1870 përktheu disa pjesë të biblës në shqip, meqë popullsia e besimit ortodoks të krahinës nuk kuptonte asnjë fjalë në greqisht. Autoritetet greke, duke iu përmbajtur parimit të refuzimit absolut të ekzistencës të grupeve etnike në territorin grek, ndoqën një politike shoviniste të mirë-krijuar, dhe siç dëshmon historia, kryen një genocid kundrejt shqiptarëve të besimit mysliman. Sulmi racial kundrejt shqiptarëve myslimanë të Çamërisë filloi të zbatohet së pari me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1944-1945, kur banda kriminale e gjeneralit famkeq Napoleon Zerva kryen pastrimin etnik kundrejt tyre. Në 27 qershor të 1944, bandat kriminale greke kryen barbarizmat më të këqija të provuara në këtë krahinë. Terrori i ushtruar ndaj kësaj popullsie përshkruhet më poshtë. Ai permbledh vrasje, perdhunime, sjellje çnjerëzore, masakra ndaj grave, fëmijëve dhe grave shtatëzënë. Më shumë se 1400 burra, gra e fëmijë u vranë brenda 24 orëve në qytetin Paramithia, të martën, 27 Qershor 1944, e cila u bë data e Shën Bartolomeut për të gjithë Çamërinë. Gjatë periudhës Qershor 1944-Mars 1945, 1286 persona u vranë Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margëlliç dhe Pargë. Gjithashtu kishte edhe qindra persona të tjerë të humbur. Në të njëjtën periudhe, si rezultat i masakrave greke, akteve të grabitjeve dhe rrëmbimeve të popullsise shqiptare në Çamëri, 2900 burra të rinj e të moshuar, 214 gra dhe 96 fëmijë u masakruan, 745 gra u përdhunuan,76 gra u rrëmbyen, 32 fëmijë më të vegjël se 3 vjeç u masakruan, 68 fshatra u rrafshuan me themel, 5800 shtëpi dhe vende adhurimi u bënë shkrumb e hi ose u shkatërruan. Përveç kësaj, 30 000 shqiptarë myslimanë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë të cilët u strehuan në Shqipëri. Qeveria shqiptare, mbas luftës u mor me çështjen çame në Konferëncën e Paqes në Paris. Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Forcave Aleate, jo vetëm njohu rrethanat me të vërtetë të vështira në të cilat ishin nënshtruar çamët, por gjithashtu kërkoi riatdhesimin e tyre dhe kthimin e pronave të tyre. Komisioni Hetues Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara, i caktuar për verifikimin e tragjedive në të dyja anët e kufirit, nxjerr konkluzionet në raportin e tij në vitet 1946-1947, raport i mbushur me fakte dhe prova për sa i përket masakrave dhe tragjedive të dhimbshme të popullit çam. Realitetet e historisë së kohës së fundit të Çamërisë kërkojnë kujdesin e komunitetit ndërkombëtar. Greqia nuk mund të shmangë por të njohë genocidin e "çamëve shqiptare". Të drejtat civile dhe shoqërore të atyre që jetojnë tani në Greqi, të vlerësuar pothuajse në 100.000 sot, duhet të respektohen nga Greqia. Sipas pikëpamjeve zyrtare greke, popullsia myslimane e Çamërisë, e cila numëron pothuajse 150.000 njerëz dhe akoma strehohet në Shqipëri, nuk do të lejohet kurrë të kthehet në Greqi sepse ato gjoja bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Ata janë konsideruar si kriminelë lufte sipas ligjeve greke" (K.Mitsotakis, Tiranë, Maj 1992). Kjo "hipotezë" është e pavërtetë dhe e shpikur. Konsiderimi i një komuniteti të tërë si "kriminelë", mjaft pjesëtarë të të cilit vdiqën në luftë për çlirimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërorë, është një krim politik dhe historik kundër çamëve. Në 1994, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë shpalli 27 qershorin e 1944 si ditën përkujtimore për shqiptarët e masakruar të Çamërisë, dhe një monument u ndërtua në Konispol në kujtim të viktimave të Çamërisë. Mbas 1945, me synimin për të ndërtuar strukturën demografike të Çamërisë, filloi konolizimi i saj me Grekë, Romë dhe Ciganë. Greqia donte tëe ndryshonte strukturën demografike të provincës sepse nuk kishte besim te pjesa e popullsisë shqiptare të ngelur atje, sado që ato ishin të besimit ortodoks. Greqia i vuri fund çdo përpjekje për të ruajtur identitetin e popullsisë shqiptare të besimit ortodoks dhe gjuha shqipe u ndalua të flitej në publik. Për pasojë asimili i shqiptarëve ortodokse u arrit me shpejtësi. Fati i shqiptarëve ortodoksë nuk ishte shumë i ndryshëm sesa ai i vëllezërve të tjerë myslimanë kur ato donin të mbanin identitetin e tyre etnik. LEXO ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


 Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund LEXONI ME SHUME...
ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare. Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret. Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte ate. Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe, levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene fitimtare. Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra. Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson vargjet e lavdishme te himnit legjendar. Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim. Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te gjitha deshen ekzistencen e tyre. Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire. Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine rreth shkelqeimit te saj. LEXONI ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


  ESE:JETE PARALELE (KENEDI, HRUSHOVI, ENVER HOXHA) DHE MODELE                                                     UDHEHEQJEJE 


SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik dy superfuqite ne krye te dy blloqeve kundershtare Lindjes dhePerendimit.Politikat e kunderta dhe lufta e ftohte ishin ato qe pasuan Lexo...
politiken ebashkepunimit.Sic e dime Lufta e Ftohte ishte nje rivalitet ne fushen politike, ekonomike ,kulturore edhe ushtarake por ne kete plan ajo qendroi ne gjendje te “ftohte “ sikurse morri edheemrin. Ballafaqimi kryesisht ndermjet SHBA-se dhe BS nuk arriti kurre ne konflikt tedrejtperdrejte.Mjetet te cilat u perdoren ishin te shumta duke nisur nga propaganda e ndryshmeduke mberitur deri tek armet berthamore.Deri ne vitet 1996 Lufta e Ftohte midis dy superfuqive vazhdoi por pati edhe periudha te uljes setensionit e te zhvillmit te bisedimeve .Bisedimi dypalesh ishte nje forme e re ne mardhenietnderkombetare i cili mori jete ne kohen kur ne SHBA ishte ne pushtet Xhon Kenedi dhe ne BSNikita Hrushovi.Ishin keto dy figura thelbesore dhe dy modele udheheqjeje te cilat ndryshuan rrjedhen engjarjeve dhe mardheniet midis ketyre dy superfuqive.Nga njera ane qendronte presidenti i SHBA-ve Xhon Kenedi i cili i dha botes portretin e njeAmerike te re , me nje vision te gjere e te gatshem per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemevedhe ruajtjen e paqes ne bote.Ishte Kenedi ai qe ne tetor te vitit 1962 kaperceu me zgjuarsine e njestrategu konfliktin e mundshem nuklear me Bashkimin Sovjetik qe kishte vendosur raketat neKube 90 milje larg Amerikes.Ishte durimi dhe vendosja e Kenedit ajo qe e nxorri Ameriken tepaprekur nga ky konflikt i mundshem tanime mund te kthehej ne nje konflikt ushtarak.Vizioni itij per kombin Amerikan ishte i gjere .Ai besonte se SHBA-ja ishte nje komb i madh dhe se etille ishte edhe detyra qe ky komb kishte.Me veprat, fjalet dhe ekzistencen e tij ai i jepte jeteidealit qe kishte .Kjo pasqyrohej me se miri ne zbritjen e njeriut ne Hene e bere realitet ne 20korrik 1969.Kenedi besonte se SHBA-te duhet te mundoheshin te mbanin nje Europe te bashkuardhe keshtu mund te vendosej paqe ne bote .Ky mendim ishte ai qe i dha shtyse politikes sebashkepunimit me BS.Nga ana tjeter ishte Nikita Hrushovi ai qe solli ndryshimet politike dhe sociale. Hrushovi ishte aiqe denoi krimet e Stalinit, kultin e individit dhe diktaturen e tij
Hrushovi u përpoq se si tandryshonte Bashkimin Sovjetik. E para, si mund ta bënte ekonominë më efektive, ekonomia ecentralizuar funksionon në se je fokusuar në një drejtim si Industrializimi apo industria gjatëLuftës. Mos harrojmë që në atë kohë edhe ekonomia amerikane ishte në nje mënyrë ecentralizuar. Në se përpiqesh që të manaxhosh gjithçka, atëherë duhet që ta bësh atë në menyra tëndryshme. Hrushovi ishte i pari i cili mendoi që ta decentralizonte ekonominë sovjetike. Së parinë nivelin e Distrikteve dhe pastaj në atë të Drejtorëve.Gjate viteve te pushtetit te tij u krijuanbazat per nje liberalizem brenda komunizmit po ashtu ishte ky udheheqes qe me pervojen e tij nderkombetare zgjodhi politiken e bashkebisedimit dhe negocimit me SHBA per nje kontrollberthamor. Ai u mundua për ta ndryshuar Bashkimin Sovjetik në një mënyrë më demokratike.Keshtu nepermjet ketyre dy udheheqesve u be e mundur kalimi drejt mareveshjeve per kufizimine provave berthamore ne atmosfere dhe te krijimit te nje linje te drejperdrejte te konsoliduarndermjet dy superfuqive.Keshtu bashkebisedimet paqesore shenuan fillimine “ores se arte “.Nderkohe qe ndryshe nga qendrimi i ketyre dy udheheqesve paraqitet Enver Hoxha.Diktatorishqiptar qendroi strikt idealeve te tij , idealeve te marksizem-Leninizm.I orientuar drejt bllokut telindjes dhe kur ky bllok ndryshoi “ ideologji” ai u nda perfundimisht. Ai perdori disa menyra perte mbajtur pushtetin e tij diktatorial. Sloganet, nje kult dhe disipline e personalitetit te Hoxhes,ishin te pranishme ne Shqiperi. Por ekzistonte njekohesisht nje zhvillim ekonomik i paket dhenje konspiracion, krahasuar me pjesen tjeter te Europes Lindore, si dhe Perendimin. Perveç njetrupe diplomatike dhe pak biznesmene te lejuar brenda vendit vetem per pak dite ne ate kohe,Shqiperia pranonte rreth 5000 turiste ne vit. Ne kufi, nje berber zyrtar rruante mjekrat dheshkurtonte floket. Ata largonin pothuajse çdo mjet leximi dhe urdheronin qe pantallonat engushta, minifundet dhe pantallonat e shkurtra te zevendesoheshin me rroba te gjata. Nese nukzbatoheshin keto rregulla, vizitoret nuk hynin ne Shqiperi ndryshe nga çdo vend tjeter ne Europe.Ne baze te strategjise se Enver Hoxhes per t’u mbeshtetur secili ne forcat e veta, vendi kishtengritur nje baze industriale primitive, por te shumellojshme. Relativisht e pasur me minerale perpopullsine e saj prej dy milione banoresh, Shqiperia kishte vajra sulfurore dhe furnizontepothuajse te gjitha nevojat e saj energjetike dhe pjesen me te madhe te lendes se pare, si dhe tekerkesave per ndertim.Me vone Enver Hoxha u nda politikisht me vendet diktatoriale per tradheti ideologjike ndajparimeve te proletariatit .Enver Hoxha i izoluar nga Lindja dhe Perendimi se bashku pershtatikursin e ndertimit te soccializimit me forcat e veta sic e thashe e me lart duke u pozicionuar sivend ii vetem Stalinist ne gjithe bllokun komunist.Keshtu kemi tre drejtues shtetesh te ndryshem , botekuptime, menyra udheheqjeje, menyrashveprimi. Lexo me shume...

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drejt proceseve të reja prodhuese në periudhën nga 1760 në lidhje me të diku mes 1820 dhe 1840. Ky tranzicion përfshihet fillon nga metodat e prodhimit të dorës në makina të reja kimike, LEXONI ME SHUME...
prodhimit dhe proceset e prodhimit të hekurit, efikasitetin e përmirësuar e fuqisë së ujit, përdorimi në rritje e fuqisë me avull dhe zhvillimin e mjeteve makine. Ajo gjithashtu përfshiu ndryshimin nga druri dhe të tjera bio-karburanteve në thëngjill. Ajo filloi në Angli dhe brenda disa dekadave është përhapur në Evropën Perëndimore
dhe Shtetet e Bashkuara. Përpjekje të vazhdueshme zgjatën gjatë Rilindjes. Megjithatë nderin e shkrimit të historisë do ta fitonin Vëllezërit Wright në ShBA. Pas shumë provash të suksesshme me mjete fluturuese pa motor, më 17 Dhjetor 1903 me modelin e radhës Wright Flyer I të treguar në figurë, ata bënë të mundur fluturimin e parë të pilotuar me motor në histori, duke hapur një faqe të re të zhvillimit industrial botëror. Edhe pse garën e fluturimit të parë e fituan vëllezërit Wright, përpjekjet e shkencëtarëve që ndërkohë ishin munduar t'i kalonin bënë të mundur një zhvillim të jashtëzakonshëm të aeronautikës. Në vitet që pasuan u zhvilluan si aeroplanë, ashtu dhe zeppelin (balona të ngurta gjigante të treguara në figurë më poshtë) në kohë rekord. Revolucioni Industrial shënon një kthesë të madhe në historinë; pothuajse çdo aspekt të jetës së përditshme është ndikuar në një farë mënyre. Në veçanti, të ardhurat mesatare dhe popullsia filloi të shfaqin rritje të paparë të qëndrueshme. Në fjalët e fituesi i çmimit Nobel Robert E. Lucas, Jr, "Për herë të parë në histori, standardet e jetesës së masave të njerëzve të zakonshëm kanë filluar të pësojë rritje të qëndrueshme ... Asgjë sikur distanca këtë sjellje ekonomik është përmendur nga ekonomistët klasikë, madje edhe si një mundësi teorike ". Revolucioni i Parë Industrial evoluar në Revolucionin Industrial të Dytë në vitet e tranzicionit në mes të 1840 dhe 1870, të kur progresi teknologjik dhe ekonomik fituan vrull në rritje me miratimin e anijeve me fuqi-avulli, anijet dhe hekurudhat, prodhimin në shkallë të madhe të mjeteve makine dhe rritjen e përdorimin te fabrikave me avull.
 ZHVILLIMET KRYESORE TEKNOLOGJIKE
 Fillimi i revolucionit industrial është i lidhur ngushtë me një numër të vogël të risive,  duke filluar në gjysmën e dytë të shekullit të 18. Nga vitet 1830 fitimet në vijim ishin bërë në teknologji të rëndësishme: Metalurgji , tekstil ,fuqi me avull , miniere etj.
 STANDARDET E JETESËS
 Historia e ndryshimit të kushteve të jetesës gjatë revolucionit industrial ka qenë shumë e diskutueshme, dhe ishte tema që nga 1950 deri në 1980 shkaktoi debat më të zjarrtë midis historianëve ekonomike dhe sociale. Një seri esesh 1950 nga Henry Phelps Brown dhe Sheila V. Hopkins më vonë vendosur konsensusin akademik se pjesa më e madhe e popullsisë, që ishte në fund të shkallës sociale, pësoi ulje të rënda në standardet e tyre jetësore.
 USHQIMI DHE TË USHQYERIT
 Uria kronike dhe kequshqyerja ishin normë për shumicën e popullsisë së botës, duke përfshirë Britaninë dhe Francën, deri në gjysmën e dytë të shekullit të 19. Deri rreth 1750, në pjesë të madhe për shkak të kequshqyerjes, jetëgjatësia në Francë ishte rreth 35 vjeç, dhe vetëm pak më e lartë në Britani. Popullsia amerikane e kohës u ushqyer në mënyrë adekuate, ishin shumë më shtatlartë dhe kishte jetëgjatësi prej 45-50 vjet. Në Britani dhe Hollandë furnizimit të ushqimit janë në rritje dhe çmimet në rënie para revolucionit industrial për shkak të praktikave më të mira bujqësore, por popullsia është në rritje, si dhe, siç vuri në dukje nga Thomas Malthus [Përpara revolucionit industrial, përparimet në bujqësi ose teknologji shpejti. çoi në një rritje të popullsisë, e cila përsëri tensionuar ushqim dhe burime të tjera, duke kufizuar rritje të të ardhurave për frymë. Kjo gjendje quhet kurth Malthusian, dhe ajo është kapërcyer përfundimisht nga industrializimit.
 STRUKTURA SHOQËRORE DHE KUSHTET E PUNËS
 Sa i përket strukturës shoqërore, Revolucioni Industrial dëshmoi triumfin e një klase të mesme të industrialistëve dhe biznesmenëve mbi një klasë të drejt të fisnikërisë dhe zotërinjtë. Njerëzit e zakonshëm që punojnë gjetën mundësi në rritje për punësim në mullinjtë dhe fabrikat e reja, por këto ishin shpesh në kushte të rrepta të punës me orë të gjata të punës të dominuara nga një ritëm të caktuar nga makina. Si në fund të vitit 1900, shumica e punëtorëve industriale në Shtetet e Bashkuara ende ka punuar një ditë 10-orëshe (12 orë në industrinë e çelikut), fituar ende nga 20 në 40 për qind më pak se minimale konsiderohet e nevojshme për një jetë normale. Megjithatë, kushtet e vështira të punës ishin të përhapura gjatë para se Revolucioni Industrial u zhvillua. shoqëria para-industriale ishte shumë statike dhe shpesh të punës mizor-fëmijë, kushtet e pista të jetesës, dhe orët e gjata të punës ishin po aq të përhapura para REVOLUCIONIT INDUSTRIAL . EVROPA KONTINENTALE Revolucioni Industrial në Evropën Kontinentale erdhi pak më vonë se në Britaninë e Madhe. Në shumë industri, ky përfshirë zbatimin e teknologjisë së zhvilluar në Britani në vende të reja. Shpesh teknologjia është blerë nga Britania apo inxhinierë britanikë dhe sipërmarrësit u zhvendos jashtë vendit në kërkim të mundësive të reja. Me 1809 pjesë e Luginës Ruhr në Vestfalisë ishte quajtur 'Angli Miniature' për shkak të ngjashmërive të saj në zonat industriale të Anglisë. Të gjermane, ruse dhe qeveritë belge të gjitha të siguruar fonde shtetërore për industritë e reja. Në disa raste (të tilla si hekur), disponueshmëria e ndryshme të burimeve në nivel lokal do të thotë se vetëm disa aspekte të teknologjisë britanike janë miratuar.
 BELGJIKA ISHTE VENDI I DYTË, PAS BRITANISË, NË TË CILËN REVOLUCIONI INDUSTRIAL U ZHVILLUA DHE E PARA NË EVROPËN KONTINENTALE: Wallonia (frëngjisht folur Belgjikën jugore) ishte rajoni i parë për të ndjekur modelin britanik me sukses. Duke filluar në mes të Vitet 1820, dhe sidomos pas Belgjika u bë një komb i pavarur në vitin 1830, veprat e shumta që përmbajnë koks furrat e shpërthimit, si dhe puddling dhe kodrina mullinj janë ndërtuar në zonat e minierave të qymyrit rreth Liège dhe Charleroi. Udhëheqësi ishte një transplantuar anglez John Cockerill. Fabrikat e tij në Seraing integruar të gjitha fazat e prodhimit, nga inxhinieri në furnizimin e lëndëve të para, në fillim të 1825. Revolucioni industrial ndryshoi një shoqëri kryesisht rurale në një një urban, por me një dallim të fortë në mes të veriut dhe jugut Belgjikë. Gjatë Mesjetës dhe periudhës së hershme moderne, Flanders është karakterizuar nga prania e qendrave të mëdha urbane (...) në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë ky rajon (Flanders), me një shkallë urbanizimi prej më shumë se 30 për qind, ka mbetur një nga më të urbanizuar në botë. Për krahasim, kjo përqindje ka arritur vetëm 17 përqind në Wallonia, mezi 10 për qind në shumicën e vendeve të Europës Perëndimore, 16 për qind në Francë dhe 25 për qind në Britani. FRANCË Revolucioni industrial në Francë pasoi një kurs të veçantë pasi ajo nuk përputhet me modelin kryesor të ndjekur nga vendet e tjera. Në mënyrë të dukshme, shumica e historianëve francezë argumentojnë Franca nuk ka shkuar përmes një ngritjes të qartë. Në vend të kësaj, rritja ekonomike dhe industrializimi procesi i Francës ishte i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm përmes shekujve 18 dhe 19. Megjithatë, disa faza janë identifikuar nga Maurice Levy-Leboyer: Revolucioni Francez dhe luftërat e Napoleonit (1789-1815), industrializimi, së bashku me Britaninë (1815-1860), Ngadalësimi ekonomik (1860-1905), Përtëritja e rritjes pas 1905.
 GJERMANIA: në shumë qytete, dyqanet e reja hekurudhore ishin qendrat e vetëdijes teknologjike dhe trajnimit, në mënyrë që nga 1850, Gjermania ishte vetë-mjaftueshëm në përmbushjen e kërkesave të ndërtimit hekurudhor, dhe hekurudhat ishin një shtysë e madhe për rritjen e industrisë së çelikut të ri . Vëzhguesit gjetur se edhe si vonë si 1890, inxhinieri i tyre ishte inferiore ndaj Britanisë. Megjithatë, Bashkimi i Gjermanisë në 1870 stimuluar konsolidimin, nacionalizimin në kompanitë shtetërore, si dhe rritje të mëtejshme të shpejtë. Ndryshe nga situata në Francë, qëllimi ishte mbështetja e industrializimit, dhe linjat që rënda përshkohet Ruhrit dhe rrethe të tjera industriale, dhe me kusht lidhje të mira me portet kryesore të Hamburg dhe Bremen. Nga 1880, Gjermania kishte 9,400 lokomotiva tërhequr 43.000 pasagjerë dhe 30.000 ton të mallrave, dhe u tërhoq përpara Francës
 SUEDI: Gjatë periudhës 1790-1815 Suedi përjetoi dy lëvizje paralele ekonomike: një revolucion bujqësore me pasuri të mëdha bujqësore, kulturat e reja dhe mjetet bujqësore dhe një komercializimin e bujqësisë dhe një industrializim proto, me industritë e vogla duke u themeluar në fshat dhe me punëtorë të ndërrohen puna bujqësore në sezonin e verës dhe të prodhimit industrial në sezonin e dimrit. Kjo çoi në rritjen ekonomike të përfituar pjesë të mëdha të popullsisë dhe shpie deri në një revolucion konsumit duke filluar në vitet 1820. Gjatë periudhës 1850-1890 Suedia përjetuar një shpërthim i vërtetë në sektorin e vet të eksportit, me të kulturave bujqësore, druri dhe çeliku qenë tri kategori dominuese. Suedia e hoqi më tarifat dhe barrierat tjera për tregti të lirë në vitet 1850 dhe u bashkua në standardin e artë në 1873. Gjatë periudhës 1890-1930 Revolucioni industrial i dytë u mbajt në Suedi. Gjatë kësaj periudhe industritë e reja të zhvilluara me fokus të tyre në tregun e brendshëm: inxhinieri mekanike, ndërmarrjet energjitike, papermaking dhe industri të tekstilit.
 SHKAQET NË BRITANI
 Si Revolucioni Industrial zhvilluar prodhimi britanik prodhuar u rrit përpara ekonomive të tjera. Pas revolucionit industrial, u zënë më pas nga Shtetet e Bashkuara. Britania e Madhe siguroi bazat ligjore dhe kulturore që mundësoi sipërmarrësit të pionier të revolucionit industrial Faktorët kyç nxitjen këtë mjedis janë: (1) Periudha e paqes dhe stabilitetit që pasoi bashkimin e Anglisë dhe Skocisë,
 (2) jo tregtar. barrierat ndërmjet Anglisë dhe Skocisë,
 (3) shteti ligjor (duke respektuar shenjtërinë e kontratave),
 (4) një sistem i drejtpërdrejtë ligjor i cili lejoi formimin e shoqërive aksionare (korporatave), dhe
 (5) një treg të lirë (kapitalizmi ). Avantazhet gjeografike dhe natyrore burimeve të Britanisë së Madhe kanë qenë fakti se ai kishte brigje të gjera dhe shumë lumenj lundrueshëm në një moshë ku uji ishte mjeti më e lehtë të transportit dhe që ka qymyr të cilësisë më të lartë në Evropë. Ka pasur dy vlera kryesore që me të vërtetë çuan revolucionin industrial në Britani. Këto vlera janë të vetë-interesi dhe një shpirti sipërmarrës. Për shkak të këtyre interesave, shumë përparime industriale janë bërë që rezultoi në një rritje të madhe në pasurinë personale. Këto përparime gjithashtu përfitoi mjaft e shoqërisë britanike si një e tërë. Vende të botës filluan të njohin ndryshimet dhe avancimet në Britani dhe përdorimin e tyre si një shembull për të filluar revolucione e tyre industriale. Një tjetër teori është se Britania ishte në gjendje të ketë sukses në revolucionin industrial për shkak të disponueshmërisë së burimeve kryesore të poseduara. Ajo kishte një popullsi të dendur për madhësinë e saj të vogël gjeografike. Shtojcë e tokë të përbashkët dhe të revolucionit të lidhur bujqësore bërë një furnizim i këtij punës në dispozicion. Ka pasur edhe një rastësi lokale e burimeve natyrore në veri të Anglisë, anglisht Midlands, South Wales dhe ultësira skocez. Furnizimet vendore të qymyr, hekur, plumb, bakër, kallaj, gur gëlqeror dhe fuqisë së ujit, ka rezultuar në kushte të shkëlqyera për zhvillimin dhe zgjerimin e industrisë. Gjithashtu, me lagështirë, kushtet e motit të butë veri-perëndim të Anglisë ofruar kushte ideale për tjerrje e pambuku, duke siguruar një pikënisje natyrore për lindjen e industrinë e tekstileve. Në 1700, 5/6 e qymyrit minuar të gjithë botën ka qenë në Britani, ndërsa Holanda që nuk kanë; kështu që edhe pse ka transport më të mirë të Evropës, më të urbanizuar, të paguar mirë, njerëzit e shkolluar dhe taksat më të ulëta, ai nuk arriti të industrialise. Në shekullin e 18-të, ai ishte i vetmi vend evropian popullsia e qyteteve e të cilit dhe u tkurr. Pa qymyr, Britania do të kishte dalë jashtë vendeve të përshtatshme të lumenjve për mullinj nga vitet 1830. SHKAQET NË EVROPË Zgjerimi evropian shekullit të 17 kolonial , tregtisë ndërkombëtare , dhe krijimin e tregjeve financiare prodhuar një mjedis të ri ligjor dhe financiar, një që i mbështetur dhe mundësuar rritjen industriale të shekullit të 18të . Një pyetje me interes aktiv ndaj historianëve është arsyeja pse revolucioni industrial ndodhi në Evropë dhe jo në pjesë të tjera të botës në shekullin e 18-të, veçanërisht Kina , India , dhe Lindjen e Mesme , apo në raste të tjera si në Antikitetit të Lashtë ose Mesjeta faktorë të shumtë janë propozuar , duke përfshirë të arsimit , ndryshimet teknologjike ( shih revolucion shkencor në Europë ) , qeveria " modern " , "moderne" qëndrimet punës, ekologjisë , dhe kulturës .Mosha e Iluminizmit jo vetëm që do të thotë një popullsi më të madhe të arsimuar por edhe pikëpamjet më moderne për punë . Megjithatë , historianët më kundërshtojë pohimin se Evropa dhe Kina ishin përafërsisht të barabarta , sepse vlerësimet moderne e të ardhurave për frymë në Evropën Perëndimore në fund të shekullit të 18-të janë të afërsisht 1,500 dollarë në paritetit të fuqisë blerëse ( dhe Britania kishte të ardhura për frymë prej rreth 2,000 dollarë) , ndërsa Kina , nga krahasimi , kishte vetëm 450 dollarë . LEXONI ME SHUME...

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

FORMIMI I TRUALLIT I TREVAVE SHQIPTARE - GJEOGRAFI 
 erritori i trevave shqiptare eshte formuar gjate nje periudhe shume te gjate kohe (qindra miliona vjet). Gjate kesaj periudhe ky territor disa here ka qene i mbuluar nga dete, ne te cilet dalengadale lumenjte, pas gerryerjeve te vazhdueshme te kontinenteve, kane grumbulluar depozitime. LEXONI ME SHUME...

. Nga keto grumbullime u formuan lloje te vecanta shkembinjsh. Shkembinj te tjere u formuan nga shperthimet e vullkaneve ose nga depertimi i magmes ne koren tokesore. Ne zonat lindore te dyja keto lloje shkembinjsh, nen veprimin e temperaturave dhe te trysnive te larta, u shnderruan ne lloje te tjera shkembinjsh. Nga fundi i kesaj periudhe jane formuar malet, gropat dhe fushegropat, luginat dhe fushat, detet rrethuese nga perendimi dhe jugperendimi, liqenet dhe lumenjte e shumte. Mbulesa bimore dhe bota shtazore, e gjithe natyra e ketyre trevave, mori pamjen e sotme. Larmi dhe rezerva shume te medha te pasurive nentokesore Shkemhinjte e shumellojshem qe ndertojne truallin e trevave shqiptare, permbajne pasuri te shumta dhe te larmishme nentokesore. Keto pasuri mund te grupohen ne lende te djegshme, minerale metalore dhe jometalore. Ne lendet e djegshme bejne pjese: nafta, gazi natyror dhe qymyrguri. Nafta gjendet dhe ne zonen kodrinore te Republikes se Shqiperise dhe ne cektinen e saj detare te Adriatikut. Ajo ka kohe qe shfrytezohet. Gazi natyror eshte i lidhur me vendburimet e naftes. Qymyrguri eshte shume i perhapur dhe me rezerva te medha. Ai gjendet gati ne te gjitha gropat dhe fushat e perbera nga argjilat dhe ranoret. Ky qymyr eshte zbuluar dhe nxirret si ne trevat perendimore (ne Republiken e Shqiperise), ashtu edhe ne trevat lindore (ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Maqedoni). Mineralet metalore jane te shumellojshme dhe me rezerva te medha. Nder me kryesoret permendim: mineralet e kromit, hekur-nikelit, bakrit, plumbit, zinhut, manganit, boksitit etj. qe shfrytezohen prej shume kohesh. Minerali i kromit gjendet ne perqendrime te medha ne shkembinjte magmatike te disa zonave qendrore dhe verilindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne disa treva shqiptare ne Maqedoni. Ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha. Mineralet e hekur-nikelit dhe te nikelit jane krijuar nga tjetersimi i disa llojeve shkembinjsh magmatike. Gjenden me shumice ne zonat juglindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Republiken e Maqedonise. Per rezerva te medha te nikelit permendet sidomos rajoni qendror dhe verior i Kosoves. Edhe ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha. Minerali i bakrit shfaqet ne disa Iloje dhe eshte shume i perhapur ne zonat veriore dhe juglindore te Republikes se Shqiperise. Edhe ky mineral shfrytezohet prej shume kohesh. Minerali i plumbit dhe i zinkut gjenden me rezerva te medha dhe te cilesise shume te mire ne veri te Kosoves, ku shfrytezohen prej shume kohesh. Minerali i boksitit ndodhet ne shkembinjte gelqerore. Ai gjendet ne disa rajone te Republikes se Shqiperise, ne Kosove, ne Plave etj. Mineralet jometalore jane te shumellojshme dhe ne rezerva te medha. Nder to permendim: bitumin, squfurin, kuarcitet, magnezitet, ashestin. Bitumi eshte i cilesise se mire dhe gjendet ne depozitimet argjilore dhe ranore te zonave perendimore te Republikes se Shqiperise. Magneziti dhe asbesti gjenden ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosove. Kuarcitet gjenden ne sasi te medha ne Kosove, ne Pollog, ne veri te Republikes se Shqiperise. Te shumta jane rezervat e materialeve te ndertimit, si: mermeret, gjipsi, argjilat, rerat, guret gelqerore, etj., te cilat gjenden ne te gjitha trevat shqiptare. Mermeret jane te cilesise shume te mire dhe gjenden ne trevat perendimore shqiptare te Maqedonise dhe ne Shqiperi. Gjipsi gjendet ne Dumre, nga Korabi e deri ne trevat shqiptare ne Maqedoni. Trevat shqiptare kane pasuri te shumta nentokesore, te cilat perbejne nje baze shume te mire per zhvillimin e shpejte ekonomik te tyre. LEXONI ME SHUME...


 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
 Relievi i trevave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri ne lartesine 2751m (mali i Korabit). I gjithe ky ndryshim i lartesise ndikon ne ndryshimet e medha klimatike, ne bimesi, si dhe ne dendesine e vendosjes se qendrave LEXONI ME SHUME....
 te banuara ne drejtim vertikal. Ne relievin e tyre mbizoterojne kodrat
dhe malet. Duke u nisur nga lartesia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulet, i mesem dhe i larte. Relievi i ulet shtrihet nga niveli i detit, deri ne 200 m mbi kete nivel.
Ai perfshin fushat dhe kodrat e uleta prane brigjeve detare te Adriatikut e Jonit dhe pergjate sektoreve te mesem te luginave lumore. Relievi i mesem shtrihet nga 200 m, deri ne 1000 metra mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen me te madhe dhe perfshin: kodrat, gropat, fushegropat dhe luginat kryesore. Relievi i larte shtrihet mbi 1000 metra mbi nivelin e detit dhe perfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa me e madhe e ketyre maleve ka lartesi deri ne 2000 m. Malet me lartesi me to madhe se 2000 m kane shtrirje te kufizuar. Keto male gjenden ne pjesen qendrore, veriore dhe jugore te trevave shqiptare. Larmi formash dhe copetim i madh i relievit Malet, kodrat, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, qe perbejne format kryesore te relievit, nderthuren dhe nderpriten me njera tjetren, duke formuar nje mozaik to vertete dhe shume te larmishem. Malet dhe kodrat formojne vargje me shtrirje kryesisht veriperendim-juglindje, sidomos ne pjesen perendimore te trevave shqiptare. Takohen edhe vargje malore dhe kodrinore me drejtime te tjera (harku veri-jug, verilindje-jugperendim etj.). Te shumta jane edhe zonat ku malet kane drejtime te ndryshme. Edhe forma e maleve dhe e kodrave eshte e ndryshme. Jane te shumta malet me maja cike shpate te thepisura, krejt te zhveshura, si: ne Alpet Shqiptare, ne Sharr, ne Kopaonik (ne veri te Kosoves). Keto male jane te ndertuara nga shkembinj te forte gelqenore, disa Iloje magmatikesh etj., mbi te cilet kane vepruar fuqimisht akujt e dikurshem, ujerat rrjedhese, ngricat, debora, era etj. Krahas tyre takohen edhe male e kodra me forma te buta, me maja te rrumbullaketa ose te sheshta dhe shpate me pjerresi te vogel. Te tilla jane malet e Dnenices ne Kosove, kodrat Kerrabes, Mallakastres (ne Shqiperi) etj. Keto kodra e male jane te perbera nga shkembinj te bute. Gropat dhe fushegropat e formuara nga fundosjet tektonike jane te shumta dhe enden ne te gjitha trevat shqiptare. Te parat (gropat) kane fund te copetuar nga enozioni i lumenjve qe i pershkojne (gropa e Tropojes, Kolonjes etj.), kunse tek te dytat fundi (tabani) eshte krejt i rrafshet (fushe-gropa e Kosoves, Manastirit, Korces etj.). Lumenjte tek ato nuk gerryejne, por grumbullojne sasi te medha materialesh. Ato kane toka shume pjellore. Lugjet jane mjaft te gjera (deri disa dhjetera kilometra) dhe kane forme te perzgjatur. Jane formuar nga fundosjet tektonike dhe pershkohen nga lumenj te medhenj. Kane toka pjellore dhe per kete do te veconim lugun e Dukagjinit (Kosove). Luginat shtrihen pergjate rrjedhjeve te lumenjve te medhenj. Tek ato gjenden zgjerime, por edhe gryka te ngushta, deri ne kanione shume te thella. Ato kane drejtime te ndryshme dhe se bashku me qafat e shumta lidhin trevat e ndryshme shqiptare me njera-tjetren dhe me vendet fqinje. Fushat kane shtrirje me te kufizuar. Fusha me e rendesishme dhe me e madhja ne gjithe pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit, ndodhet ne perendim te Republikces se Shqiperise. Ne brendesi te trevave shqiptare fushat jane me te vogla dhe gjenden ne disa lugina dhe ne disa gropa e fushegropa. Nder to dallohet fusha te Kosoves, e Pollogut te Poshtem etj. Relievi i trevave shqiptare eshte kryesisht kodrinoro-malor dhe shunze i larmishem. Ai perbehet nga: kodra, male, vargje malore dhe malesi, lugje dhe lugina, gropa, fushegropa dhe fusha. LEXONI ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


RELIEVI DHE NDIKIMI I TIJ NE KLIME, HIDROGRAFI, TOKA DHE BIMESI
Relievi i trevave shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i copetuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise. Ne klime relievi ndikon me lartesine e madhe mbi nivelin e detit, duke shkaktuar uljen e temperatures LEXONI ME SHUME...
dhe rritjen e sasise se reshjeve, sidomos te debores. Ndikon gjithashtu me drejtimin mbizoterues veriperendim-juglindje te vargjeve kryesore malore, qe kushtezon mbrojtjen e krahinave perendimore bregdetare nga ererat e ftohta lindore, si dhe me copetimin e madh. Te gjitha keto sjellin ndryshime klimatike te dukshme nga nje krahine ne tjetren. Ne hidrografi ndryshimi vjen se, per shkak te relievit malor shtreterit e rrjedhjeve te siperme te tyre kane pjerresi te madhe dhe rrjedhje te shpejte kurse ne rrjedhjen e mesme dhe sidomos te poshtme shtreterit kane pjerresi te vogel dhe jane te ceket. Tek tokat dhe bimesia, relievi ndikon nepermjet ndryshimit te klimes, per shkak te lartesise se tij te madhe. Per kete arsye jane formuar breza tokash dhe bimesh te ndryshme, qe zevendesojne njeri-tjetrin ne shpatet e maleve te larta.
 ROI I RELIEVIT NE SHPERNDARJEN E VENDBANIMEVE DHE TE POPULLSISE 
 Popullsia i ka vendosur vendbanimet e saj atje ku ka gjetur kushte te pershtatshme, si: prane tokave te mira, per t’i mbjelle me bime bujqesore; prane burimeve ujore, si dhe ne vende me kushte te pershtatshme per te ndertuar banesat. Keshtu, ajo ka zgjedhur ne radhe te pare fushat pjellore, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, neper te cilat kalojne rruge te rendesishme. Keto forma te relievit kane dendesine me te madhe te vendbanimeve, qe jane vendosur sidomos ne rrethinat e tyre, per te kursyer token e punueshme, per t’u shpetuar permbytjeve te lumenjve dhe per te siguruar edhe uje. Ketu gjenden edhe qytetet me te medha. Lufterat e vazhdueshme, aq te shpeshta ne trevat shqiptare, pushtimet e gjata nga te huajt i kane detyruar shqiptaret qe te gjejne strehim ne male, ku, jo rralle, kane vendosur edhe vendbanimet e tyre. Keshtu ata kane zgjedhur shpatet me pjerresi me te vogel, rrezat e thepisjeve me burime uji, gropat dhe lugjet e ndryshme me kushte me te mira per jetese. Aty ata kane ushtruar bujqesine dhe blegtorine si veprimtari kryesore.
 ROLI I RELIEVIT NE ZHVILLIMIN EKONOMIK 
 Format e relievit, teper te larmishme, ofrojne kushte te pershtatshme, por edhe jo te pershtashme per veprimtarine ekonomike. Prandaj, per t’i shfrytezuar ato sic duhet, eshte e domosdoshme qe te njihen mire keto kushte. Fushat dhe fushegropat ofrojne kushte shume te mira me tokat pjellore, te cilat mund te punohen me makineri. Duke qene me pjerresi fare te vogel ose krejt te rrafsheta, ne te njejtin nivel me detin ose edhe nen kete nivel, disa nga fushat kane qene kenetore dhe te rrezikuara nga vershimet e lumenjve. Prandaj ne to jane bere bonifikime dhe sistemime te shtreterve te lurnenjve. Sot ato jane zonat me te populluara dhe me te zhvilluara ekonomikisht. Luget dhe luginat ofrojne kushte te mira me tokat pjellore te punueshme, sidomos ne siperfaqet e tyre te sheshta, ku jane vendosur edhe qendrat e banuara. Ne grykat e tyre te ngushta krijohet mundesia e ndertimit te digave te hidrocentraleve (mbi lumin Drin, Mat, Radike etj). Ne zonat malore, ato jane me te populluarat dhe me te zhvilluarat. Kodrat dhe malet ofrojne kushte te kufizuara per tokat e punueshme. Por format e relievit ofrojne kushte te mira per veprimtari te tjera si: blegtori, pylltari dhe sidomos per zhvillimin e disa llojeve te turizmit: te gjelber, te bardhe (rreshqitjet ne debore). Per kete dallohen mali i Sharrit, ku jane ngritur dy qendra te medha te turizmit te bardhe, Berzovica ne Kosove dhe Popova Shapka (Kodra e Diellit) ne trevat shqiptare ne Maqedoni. Relievi i copetuar dhe me format e tij shume te larmishme kushtezon dukuri te shumta te klimes, hidrografise, tokave dhe bimesise. Ai ofron kushte te pershtatshme per vendosjen e qendrave te banuara dhe per veprirntari ekonomike.
  LEXONI ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
             

Uji eshte nje pasuri natyrore me vlera te medha kombetare. Ai ka perdorim te madh ne bujqesi, ne industri dhe per furnizimin e qendrave te banuara. Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatik dhe te detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, perhapja e madhe e shkembinjve te pershkueshem nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtezuar pasurite e medha ujore dhe shumellojshmerine e tyre: LEXO ME SHUME 
dete, liqene, lumenj, perrenj dhe burime ujore.
 DETET DETI ADRIATIK DHE BRIGJET E TIJ SHQIPTARE
 Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin ne perendim dhe gadishullit te Ballkanit ne Iindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan ate me detin Jon. Deti Adriatik eshte i gjate 850 km (drejtimi verijug) dhe i gjere 203 km (lindje-perendim). Thellesia me e madhe e tij arrin 1590 m. Ne brigjet shqiptare ky det eshte i ceket. Brigjet shqiptare te detit Adriatik kane gjatesi 380 km. Pjesa me e madhe e tyre jane brigje te uleta fushore me plazhe te medha (disa dhjetera kilornetra te gjata dhe deri ne disa qindra metra te gjera), me perberje rere shume te imet. Nder to dallohet plazhi i madh i Ulqinit, plazhi i Velipojes, Durresit, Divjakes, Vlores etj. Ne keto plazhe pushojne me - mijera turiste vendas dhe te huaj. Ne kete bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durresit, i Vlores, shume te pershtatshem per porte detare. Ne to ndodhen edhe portet me te rendesishme te te gjitha trevave shqiptare (Durresi, Vlora, Tivari, Ulqini, Shengjini).

 DETI JON DHE BRIGJET E TIJ SHQIPTARE
 Ky det shtrihet midis pjeses jugore te gadishullit te Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai eshte deti me i thelle i Mesdheut (5121 m), eshte det i hapur dhe mjaft i ngrohte. Brigjet shqiptare te ketij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit den ne gjirin e Artes. Ai eshte i gjate rreth 270 km dhe ka tipare to ndryshme. Pergjate tij ngrihen male, prandaj ky bregdet eshte kryesisht i Iarte e shkernbor. Ne kete bregdet plazhet jane te rralla dhe zallore. Ka edhe sektore te tjere te tij ne te cilet malet u lene vend fushave te vogla. Ne grykederdhjen e lumit te Kalamasit (Cameri) dhe te lumit te Pavles (Shqiperi) brigjet jane te uleta e fushore, me plazhe ranore dhe sektore te mocalizuar. Pamja terheqese, burimet e pastra, shkelqimi i diellit, ujerat e kaltra dhe te tejdukshme to detit u japin ketyre plazheve vlera te medha turistike.
 LIQENET
 Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme. Formimi i tyre eshte bere nga fundosjet tektonike (liqeni i Shkodres, i Ohrit dhe i Prespes); nga tretja e ngadalshme ne uje e shkembinjve gelqerore dhe e gjipseve; nga veprimtaria e akujve, qe kane ekzistuar rreth 2 milione vjet me pare ne lartesite e maleve. Edhe njeriu ka krijuar liqene per perfitimin e energjise elektrike (mbi lumin Drin dhe Drinin e Zi, mbi Mat etj); per ujitje dhe per furnizimin e qendrave te banuara me uje. Liqenet me te medha dhe me te rendesishme kane origjine tektonike:
 LIQENI I SHKODRES Eshte liqeni me i madh i gadishullit te Ballkanit, me siperfaqe 368 km, nga te cilat 149 km perfshihen brenda kufijve te Republikes se Shqiperise. Ne kete liqen derdhet lumi i Moraces dhe prej tij del ai i Bunes. Eshte liqen i ceket (me thellesi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m) i permendur per gjuetine e peshkut dhe per vlerat turistike.
 LIQENI I OHRIT Eshte liqeni me i thelle ne te gjithe gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai ze vendin e dyte ne kete gadishull per nga siperfaqja (363 km, nga te cilat 111 km perfshihen ne Republiken e Shqiperise). Ne kete liqen derdhen disa perrenj dhe ujerat e shume burimeve te medha, qe dalin prane brigjeve lindore dhe ne taban te tij. Prej liqenit del lumi i Drinit te Zi. Liqeni i Ohrit ka bote te pasur shtazore, sidomos peshq te cilesise se larte. Ai ka rendesi te madhe turistike.
 LIQENI I PRESPES Perbehet nga Prespa e Madhe (285 km) dhe nga Prespa e Vogel (44 km2). Nga kjo siperfaqe liqenore ne Republiken e Shqiperise perfshihen 49 km. Liqeni i Prespes eshte me i ceket se liqeni i Ohrit. Thellesia mesatare e tij arrin deri ne 35 m. dhe maksimalja 54 m. Ne kete liqen derdhen disa perrenj; prej tij uji del ne rruge nentokesore dhe perfundon ne liqenin Ohrit. Ky liqen ka vlera te vecanta per peshkim dhe turizem. Deti Adriatik dhe deti Jon kane rendesi te madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojne ne zbutjen e klimes. Ne ujerat e tyre gjuhet nje sasi e madhe peshku, kurse ne lagunat ne lagunat nxirret kripa. Keto dete i lidhin trevat shqiptare me shtetet e tjera. Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme (tektonike, karstike ose nga tretja e gelqeroreve dhe e gjipseve, akullnajore dhe artificiale). Ato kane rendesi te madhe gjeografike, ekonomike dhe sidomos turistike.     LEXO ME SHUME 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 LUMENJTE KRYESORE 
Trevatshqiptare pershkohen nga nje rrjet i dendur lumenjsh, te cilet ne rrjedhjet e siperme kane karakter malor me rrjedhje te shpejte dhe force te madhe erozive, kurse ne rrjedhjet e poshtme kane karakter fushor. Lumenjte rrjedhin ne drejtime te ndryshme dhe perfundojne ne kater dete: ne Adriatik, ne Jon, ne Egje dhe ne Detin e Zi. LEXO ME SHUME .....

Keta jane me te shumte dhe me te medhenj.
 NDER TA DALLOHEN:Drini (285 km) eshte lumi me i madh shqiptar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit te Zi me Drinin e Bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit ne qytetin e Struges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai merr disa dege si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit (Kosove), pershkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes. Lumi i Drinit, ne vazhdim, eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzes, i Komanit dhe i Vaut te Dejes), qe furnizojne me uje tri hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m3/sek. Buna (44 km) eshte i vetmi lume fushor. Buron nga liqeni i Shkodres. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh ne nje shtrat teper te ceket dhe me dredhime te shumta. Perfundon ne detin Adriatik me nje delte shume te madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunes arrin 670 m3/s, duke zene nje nga vendet e para ne Mesdheun Verior. Ky lume eshte pjeserisht i lundrueshem. Mati (115 km) buron nga mali i Kaptines. Pershkon nje Iugine me zgjerime dhe gryka to ngushta, ku jane ndertuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzes dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s. Shkumbini (181 km) buron nga mali i Valamares dhe rrjedh neper nje lugine te ngushte dhe reliev te thyer. Prurja mesatare vjetore arrin 61 m3/s. Semani (281 km) formohet nga bashkimi i lumit Devoll me Osumin ne afersi te Beratit. Semani ne vazhdim eshte lume fushor. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 95 m3/sek. Vjosa (272 km) buron nga malet e Pindit (Greqi). Pershkon nje lugine qe ngushtohet dhe zgjerohet disa here. Deget me te medha jane lumi i Drinos dhe i Shushices. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/s. 
 LUMENJTE QE DERDHEN NE DETIN JON Ne detin Jon derdhen Iurnenjte: Pavlla, Kalasa, Bistrica etj. 
 Ujerat kane viera te medha. Ato perdoren ne bujqesi dhe per ujitje. Rrjeti hidrografik ka rezerva te medha hidroenergjetike, te cilat jane shfrytezuar pjeserisht. Shpesh ujembajtesit e tyre perdoren edhe per furnizimin e qendrave te banuara, industrise, per ujitje. Vlera te medha kane objektet ujore per turizem. Ne shume raste ne rrjetin hidrografik jane derdhur mbetje te objekteve industriale, te minierave, te bujqesise dhe te qendrave te banuara, qe i kane ndotur ujerat dhe kane demtuar boten e gjalle. Prej tyre eshte ndotur toka dhe uji i deteve ku ata derdhen. Prandaj duhet te kontrollohen me rreptesi ujerat dhe te gjitha mbetjet e tjera qe derdhen ne lumenj, liqene ose dete. 

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). LEXO ME SHUME
Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla. Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine. 
BREZI I SHKURREVE DHE I PYJEVE MESDHETARE (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj. 
BREZI I DUSHQEVE shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.
 BREZI I AHUT dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit. 
BREZI I KULLOTAVE alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore. Pyjet me bimesi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar me ligj dhe prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ka ne Shqiperi (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), ne Kosove (Berzovica etj.), ne trevat shqiptare ne Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj. 
 BOTA SHTAZORE
Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumellojshmeria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zhvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokesore dhe ujore. Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, qe gjendet ne zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i nates, qe jeton ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, ne brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, ne zonat pyjore te larta; ariu i murme, ne pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes; macja e eger, ne pyjet e larta etj. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger ne brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i eger, ne zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta. Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja. Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit), qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra. 
 NDIKIMI I NJERIUT NE BIMESINE DHE NE BOTEN SHTAZORE
 Pyjet dhe ne pergjithesi mbulesa bimore permiresojne cilesine e ajrit dhe te ujit, rregullojne regjimin e rrjedhjeve ujore, mbrojne token nga erozioni dhe perbejne mjedise ku jetojne shume kafshe te egra. Ato kane rendesi te madhe ekonomike, sepse prej tyre merren prodhime te shumta, sidomos lende druri per perdorim industrial, ndertim etj. Ne to mund te zhvillohet turizmi. Megjithate mbulesa bimore jo rralle eshte demtuar nga veprimtaria njerezore. Format e demtimit te saj jane te shumta: shpyllezimi i siperfaqeve te tera, duke i kthyer ato ne toka te punueshme; zjarret e shpeshta, prerjet dhe kullotja ne to e bagetise me ritme me te medha se rritja natyrore, si dhe demtimi i bimesise nga ndotjet e ajrit me gaze helmuese etj. Te gjitha keto ne shume zona kane shkaterruar mbulesen bimore dhe kane zvogeluar vazhdimisht siperfaqet pyjore. Me e demtuar eshte bimesia e shkurreve mesdhetare dhe e dushqeve. Kjo ka sjelle keqesimin e cilesise se ajrit dhe te ujerave, e ne mjaft raste eshte shoqeruar me pakesimin madje edhe me zhdukjen e shume llojeve te kafsheve te erga. Mbulesa bimore dhe bota shtazore e trevave shqiptare eshte shume e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkaterruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mbrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.
LEXO ME SHUME 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Vendbanimet jane elemente mjaft te rendesishme te hapesires gjeografike. Ato perfaqesojne ate pjese te territorit te rregulluar per te jetuar nje numer i caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja qe ai merr, funksionet qe kryen etj., jane tipare qe shprehin edhe shkallen e zhvillimit te nje vendi. LEXONI ME SHUME ...
Tipat e vendbanimeve percaktohen mbi baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe rolit te tyre, ato ndahen ne fshatra dhe ne qytete. Ne Republiken e Shqiperise gjithsej ka 2967 vendbanime, nga te cilat vetem 67 jane qytete, kurse te tjerat (2900) jane fshatra. Ne perqindje, rreth 58% e popullsise banon ne fshat dhe 42% ne qytet. Ne Kosove ka 1445 vendbanime gjithsej, nga te cilat 26 jane qendra urbane. Mesatarisht ne nje qender banimi banojne 1000 - 1100 banore, por kjo ndyshon sipas vendbanimeve. Ne ato qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000 banore, kurse ne ato fshatare, 700 -750 banore. Fshatrat jane vendbanimet kryesore ne hapesiren e trevave shqiptare. Ne pergjithesi ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te relievit dhe te klimes. Mbizoterojne shtepite njekateshe dhe muret prej guri. Fshatrat kryejne ne pergjithesi veprimtari te mirefillte bujqesore dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur edhe punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale. 

SIPAS SHTRIRJES GJEOGRAFIKE, DALLOJME:
 fshatra malore, fshatra kodrinore dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te shperndara, zene siperfaqe te medha, por me numer te vogel banesash dhe banoresh. Kurse fshatrat fushore jane ne pergjithesi fshatra te dendura, me numer me te madh te banesave dhe te banoreve. 
VENDBANIMET fshatare jane te shtrira kudo ne trevat shqiptare, megjithate dallohen per perqendrimin me te madh te tyre: Ultesira Perendimore dhe luginat lumore ne Shqiperi (sidomos ne sistemet kodrinore perreth tyre), Fushegropa e Korces dhe kodrat qe e rrethojne ate, Fushe-Kosova, Rrafshi i Dukagjinit, zona perrreth Liqenit te Shkodres, Ulqinit dhe Tivarit ne Mal te Zi, zona e Dibres, Struges dhe Tetoves ne Maqedoni. Qytetet ne trevat shqiptare jane me te pakta ne numer se fshatrat, por jane te parat per nga rendesia. Ne qytete eshte perqendruar pjesa me e madhe e popullsise; ato jane qendrat kryesore te veprimtarise ekonomike, kulturore dhe shoqeror. Objektet me te rendesishme industriale, kulturore, arsimore, shendetesore etj. jane ndertuar pikerisht ne qytete. Me veprimtarine qe kryhet ne to, ndihmohet jo vetem popullsia e qyteteve, por edhe ajo fshatare. SIPAS KOHES SE NDERTIMIT, NE TREVAT SHQIPTARE DALLOJME: 
- Qytete antike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Ulpiana ne Kosove). -Qytete keshtjelle (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizreni etj.), -Qytete te ndertuara si qendra tregtare (Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjakova, Peja, Prishtina etj.) - Qytete te reja, te krijuara kryesisht pas vitit 1960 si rezultat i ndonje veprimtarie te rendesishme industrial ose bujqesore (Ballshi, Patosi, Laci etj.). 
SIPAS SHTRIRJES GJEOGRAFIKE QYTETET SHQIPTARE JANE:
 -Qytete bregdetare (Durresi, Vora, Saranda, Shengjini), 
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit e ne terren fushor (Tirana, Elbasani, Korca, Prishtina, Tetova etj.) 
 -Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit ne terren te pjerret (Kruja, Gjirokastra, Berati, Prizreni, Lezha etj.) 
SIPAS FUNKSIONIT QYTETET TANE KLASIFIKOHEN NE: 
-Qytete me veprimtari te gjithanshme (administrative, industriale, bujqesore, kulturore, arsimore, shendetesore) si Tirana, Prishtina, Tetova, Durresi, Shkodra, Korca, Elbasani, Vlora etj., 
qytere me veprimtari kryesisht industriale, si Ballsi, Patosi, Laci etj., 
qytete me veprimtari kryesisth bujqesore, si: Miloti, Roskoveci, Mamurrasi etj., si dhe qytere me veprimtari kryesisth administrative, si: Erseka, Puka, Bajram Curri, Corovoda etj. Arkitektura dhe stili i ndertesave ne qytetet tona pasqyron nderthurjen e kultures tradicionale me ate moderne. Ne qytetet e vjetra mbizoteron kryesisht e para, kurse ne ato te rejat e dyta. Urbanistika e qyteteve tona le shume per te deshiruar. Rruget qe lidhin qytetet, dhe ato brenda tyre jane ne gjendje te veshtire. Po keshtu, demtimi i siperfaqeve te gjelbra dhe papasteria e qyteteve jane probleme qe duhet te na shqetesojne te gjitheve. Ne trevat shqiptare mbizoterojne vendbanimet fshatare ne krahasim me ato qytetare. Fshatrat shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore e malore. Popullsia e tyre eshte e pakte ne numer dhe merret kryesisht me bujqesi e blegtori. Qytetet jane te tipave te ndryshem: keshtjelle, tregtare, industriale. Rolin kryesor e luajne qytete si: Tirana, Durresi, Prishtina, Vlora, Shkondra, Elbasani, Korca, Gjirokastra,Prizreni, Tetova etj.

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels