IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Rajoni Verior dhe Verilindor i shqiperise
 - Gjeografi Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet ne veri te lugines se lumit te Shkumbinit te Mesem dhe, duke perfshire relievin malor, vazhdon deri ne kufirin shtetCror verior dhe verilindor te Shqiperise me Maim e Zi, Kosoven dhe Maqedonine. Sic shihet, ky rajon, me i madhi (rreth 10000 km2), ka natyre shume te larmishme dhe shume te pasur (pasuri te shumta minerare, klimatike, ujore, pyjore etj.), me te cilat lidhen mundesite e medha te zhvillimit. Natyra shume e larmishme, popullimi jo i njejte dhe shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik bejne te mundur qe ne kete rajon te dallohen dy nenrajone: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor.    LEXO ME SHUME.....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Historia e Shqiperise 1912 - 2012 
1912 - Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Shqipëria shpallet vend i pavarur. Fuqitë e Mëdha garantuan në teori pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar 

Paanësia - Krijimi i një shteti të paanshëm të ngjashëm me Zvicrën ishte një teori që qarkulloi me bollëk gjatë së gjithë kësaj kohe, por mbeti vetëm një ëndërr e një grupi margjinal shqiptarësh
1920 - Shqipëria fillon eksperimentin për ndërtimin e një vendi demokratik shumëpartiak me zgjedhje. Grave u jepet e drejta e votës shumë më herët se sa shumica e Europës
1924 - Ëndrra demokratike merr fund, si pasojë e vrasjeve të shumta politike që sollën një kryengritje dhe një kundërkryengritje.Më 1925 filloi një diktaturë e udhëhequr nga Ahmet Zogu
1939 - Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste, e cila sjell në vend zhvillim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik, si dhe i zgjeron kufijtë e vendit në Kosovë e troje të tjera shqiptare
1945 - Komunistët marrin pushtetin me kombinimin e armëve jugosllave e britanike dhe vendosin një regjim terrori që zgjati për 45 vjet. Shqipëria përjeton aleanca të lëvizshme ndërkombëtare
1948 - Shqipëria ndahet nga Jugosllavia dhe eliminon fizikisht njerëzit e saj apo ata të dyshuar si mbështetës së saj. 12 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 32 deputetë ekzekutohen 
1962 - Ndarja me Bashkimin Sovjetik u parapri nga një tentativë e pafaktuar e Moskës për të rrëzuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun nga pushteti dhe përfundoi me masakrimin e një pjese të byrosë politike
Falimentet - Shqipëria falimentoi financiarisht më 1932 përballë Italisë, më 1957 përballë Bashkimit Sovjetik dhe më 1991 përballë vetvetes. Falimentet financiare u pasuan gjithmonë me vështirësi ekonomike të shumanshme që zgjatën për shumë vite
Politika dhe vrasjet - Ndryshimet politike janë shoqëruar gjithmonë me vrasje të shumta të kundërshtarëve, ndërsa votimet kanë qenë sa për justifikim. Ndryshimet e qeverive me anë të dhunës dhe vrasjeve ndodhën më 1924, 1945, 1948, prishja me Bashkimin Sovjetik apo me Kinën, të gjitha u shoqëruan me vrasje

 Kur mbërriti viti 1912, Ballkani kishte tashmë shumë dekada që ishte kthyer në një “fuçi baruti”. Fuqitë e Mëdha e shihnin rajonin si një vijë kufitare mes Rusisë dhe fuqive perëndimore, mes Turqisë dhe Austro-Hungarisë, ndërsa Italia e shihte si një çështje thelbësore për sigurinë e vet. Shtetet e vogla ballkanike si Greqia, Serbia e Bullgaria po përplaseshin me njëra-tjetrën për të kapur sa më shumë territore të ishte e mundur. Kapja e territoreve nuk mund të realizohej pa një luftë të hapur me Perandorinë Osmane apo kundër Fuqive të Mëdha që qenë shpesh aleate e shpesh armike të perandorisë. Serbia e tentoi një sulm ndaj Bullgarisë (shtet autonom otoman në atë kohë) më 1885 dhe e humbi. Greqia e tentoi një luftë të tillë më 1897 dhe e humbi. Ndërkohë, ndërsa lufta e hapur ishte një punë e rrezikshme, lufta e fshehtë përmes financimit të grupeve famëkeqe guerile ishte një sport i zakonshëm për të gjitha palët. Ky lloj konflikti ishte veçanërisht i famshëm mes viteve 1904 dhe 1908 në Maqedoni, ku bandat greke luftonin ato bullgare, trupat qeveritare turke apo terroristët maqedonas Shqiptarët ishin kapur në ngërç. Historia e krijimit të shteteve kombe në Ballkan gjatë shekullit të 19 ishte përplot me masakra, si dhe ato që sot i quajmë “spastrime etnike”, por që në atë kohë njiheshin më së shumti si plaçkë e zakonshme lufte. Perandoria Osmane u dobësua nga revolucionet e brendshme dhe u shkërmoq nga Luftërat Ballkanike. Në këtë pikë, Shqipëria u shpall e pavarur, një shtet i vogël dhe në mbrojtjen e Fuqive të Mëdha. Kufijtë e vendosur në atë mënyrë krijuan menjëherë kushte shumë të papërshtatshme ekonomike. Qytetet më të mëdha me popullatë në shumicë shqiptare si Prizreni, Gjakova, Peja, Dibra, Konica, Shkupi, Struga, Ohri etj., pa përmendur këtu popullatat urbane shqiptare të Shkupit apo Janinës, mbetën jashtë kufijve. Popullata brenda Shqipërisë kishte shumë pak qytete të mëdha dhe normë urbanizimi prej 15.9 përqindësh. Tokat tradicionale të drithërave të bukës u lanë jashtë, duke krijuar një presion të konsiderueshëm për popullatën që mbeti brenda Shqipërisë. Si të mos mjaftonte kjo, fqinjët vijuan të sabotojnë mbijetesën e kombit të ri pas shpalljes së pavarësisë përmes mbajtjes së pushtuar të një pjese të territorit. Pas Luftës së Parë Botërore, kur më në fund stabiliteti i jashtëm u zgjidh relativisht, u pa edhe që kufijtë e rinj binin ndesh me rrugët tradicionale tregtare, të cilat, në shumicë, ishin në drejtimin lindje-perëndim, ndërsa territori shqiptar u krijua me drejtimin veri-jug. Shqipëria ishte një vend i depopulluar më 1912. Kishte rreth 27 banorë për kilometër katrorë. Strukturat e vjetra administrative të Perandorisë Osmane nuk qenë të trashëgueshme nga shteti i ri. Rrjeti i rrugëve qëlloi në pozicionin e gabuar. Aksesi i qeverisë qendrore në zonat e largëta të vendit ishte shumë i vështirë për shkak se në strukturën e vjetër të vilajeteve, qendrat administrative mbetën jashtë vendit. Por Lufta e Parë Botërore, gjatë së cilës ushtritë e shtatë vendeve të huaja kaluan apo qëndruan për një kohë të gjatë në Shqipëri, krijuan një treg të gatshëm për mallrat shqiptare, të cilat u shitën me shumicë në këmbim të metaleve të çmuara, flori dhe argjend. Një vëzhgues i huaj i dërguar nga Lidhja e Kombeve e vuri re praninë e madhe të floririt në xhepat e shqiptarëve më 1921, së bashku me papërshtatshmërinë e rrugëve tregtare dhe mungesën pothuajse tërësore të rrugëve në aksin veri-jug të vendit. Por nga Perandoria Osmane Shqipëria trashëgoi diçka. Bëhet fjalë për një korpus administratorësh ushtarakë e civilë, pra për kapital njerëzor. Nga korpusi i ushtarakëve, një numër i konsiderueshëm patën luftuar me ushtrinë osmane gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Ky korpus ushtarakësh, organizoi më 1920 Luftën e Vlorës. Ishte një luftë e suksesshme, e organizuar më së miri dhe që përfundoi me një marrëveshje paqeje. Ishte lufta e vetme që shqiptarët luftuan dhe realisht fituan në shekullin e njëzetë. Roli i saj në ndërgjegjen kombëtare është zvogëluar tashmë dhe përgjatë njëzet viteve të fundit, përkujtimoret kanë qenë minimale. Por Lufta e Vlorës ishte një ushtrim i aftësisë së shqiptarëve për t’u organizuar në një strukturë shtetërore funksionale dhe të suksesshme. Kaosi demokratik Periudha mes Kongresit të Lushnjës më 1920 dhe vendosjes së sundimit të Zogut në janar 1925, përbëjnë një kohë kaosi demokratik. Shqipëria në këtë kohë zhvilloi zgjedhje, pati grupime politike dhe zhvilloi një debat mbi formën e qeverisjes. Shumë besonin se Shqipëria duhej të bëhej një shtet federativ, me krahina autonome dhe me qeveri qendrore të kufizuar te fuqitë e diplomacisë dhe luftës. Gjatë këtyre pesë viteve, Shqipëria ndërroi shumë qeveri dhe hasi shumë kryengritje, disa prej të cilave serioze, e disa të tjera më pak të rëndësishme. Vrasjet e kundërshtarëve politikë qenë të shpeshta. Në këtë kohë, vendi filloi të mbajë statistika të rregullta për tregtinë e jashtme, si dhe u organizua regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Tregtia e jashtme e regjistruar paraqiste rritje të konsiderueshme. Jeta ekonomike e administrative duket se funksiononte. Ndryshe nga sot, shteti shqiptar i kohës siguronte një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave buxhetore përmes dhënies me qira të pronave shtetërore. Diktatura Kaosi u ndërpre më qershor 1924. Gjatë vitit që i parapriu këtyre ngjarjeve, dy palët politike kishin debatuar për sistemin zgjedhor që do të zbatohej në Shqipëri. Sistemi zgjedhor, njësoj si edhe sot, kishte më shumë mundësi të përcaktonte fituesin se sa vetë zgjedhjet. Ngjarjet e kësaj periudhe janë studiuar në tërësi vetëm nga historia komuniste dhe rrjedhimisht, është shumë e vështirë të analizohen në mënyrë të pavarur. Historia komuniste thotë se Ahmet Zogu, në atë kohë ministër i Brendshëm, u përpoq të organizonte një grusht shteti që dështoi. Zogu u akuzua për një seri vrasjesh politike të kujtdo që konsiderohej si armik gjatë kësaj periudhe. Libraria e Kongresit, në serinë e vet të artikujve për Shqipërinë, e paraqet këtë periudhë si një luftë politike të bazuar më së shumti te grupet klanore ku aleancat ndryshonin vazhdimisht. “Edhe më shumë se sa në vende të tjera të Ballkanit, partitë politike qenë grupime të përqendruara rreth një personi që krijonte aleanca të përkohshme për të arritur synimet e veta personale. Partia kryesore Konservatore, Partia e Progresit, tërhoqi disa nga kryetarët e klaneve të Veriut dhe pronarët myslimanë të tokave në Shqipërinë e Jugut. Platforma e tyre kryesore qe kundërshtimi e çdo reforme bujqësore. Pronari më i madh i tokave në vend, Shefqet Bej Vërlaci, udhëhoqi Partinë Progresive. Radhët e Partisë Popullore përfshinin kryepeshkopin reformator Fan S. Noli, i cili ishte i brumuar me idetë perëndimore në Universitetin e Harvardit dhe pati përkthyer Shekspirin dhe Ibsen në shqip. Kjo parti përfshinte në fillim edhe Ahmet Zogun, në atë kohë 24 vjeç. Mbreti i ardhshëm kishte mbështetje nga disa nga klanet e veriut dhe mbante gangsterë të armatosur në shërbim të vet, por shumë udhëheqës klanorë të veriut nuk mbështetën asnjë prej partive. Konflikti mes dy partive u kthye në luftë civile në qershor 1924, kur Partia Popullore sulmoi me armë nga Vlora dhe mposhti qeverinë e Tiranës, e cila iku në Jugosllavi. Qeveria e re dënoi me vdekje në mungesë Zogun, Vërlacin e të tjerë, si dhe i arrestoi kundërshtarët politikë që qëndruan në Shqipëri. Noli ishte i izoluar nga të huajtë, të cilët e panë si një udhëheqës i dalë nga kryengritja dhe jo nga zgjedhjet. Zogu u kthye në pushtet pas gjashtë muajsh pasi qeveria jugosllave e armatosi dhe i dha trupa të rregullta për mbështetje. Qeveria që krijoi Zogu qe diktatoriale. Ai kishte fuqinë e presidentit dhe kryeministrit dhe të drejtën për të emëruar e shkarkuar ministra, të vendoste veton ndaj ligjeve të Parlamentit dhe të emëronte krerët e të gjithë administratës shtetërore. Kundërshtarët e regjimit, të armatosur apo jo, u vranë. Shtypi u vu nën censurë. Zogu e qeverisi Shqipërinë me katër guvernatorë ushtarakë që i jepnin llogari vetëm atij. Gjysmën e buxhetit të shtetit e shpenzoi për mbrojtjen, duke paguar forcat mbështetëse të tij si ushtri të rregullt. Politika e aleancave fluide afatshkurtra ishte karakteristikë e Zogut, i cili braktisi shpejt Jugosllavinë për të rënë në krahët e Italisë. Italia duket se përdori investimet e veta të vjetra mes klaneve të Mirditës për të organizuar një kryengritje si një masë kërcënuese ndaj sundimit të Zogut dhe ky i fundit, pranoi traktatin e mbrojtjes së përbashkët me Italinë, në 1927, gjë që i dha fund efektivisht funksionimit të Shqipërisë si një vend i pavarur. Në nënshtrimin ndaj Italisë filloi një rrugë e gjatë dhe e mundimshme që solli njëkohësisht stabilitet politik dhe ngërç ekonomik. Italia kishte në dorë ekonominë e vendit dhe e sabotoi atë vazhdimisht për të mbajtur Zogun nën varësinë e ndihmave të saj ekonomike. Politika e Italisë ishte ngopja e Shqipërisë me borxhe, të cilat përfundonin për investime pa fitim, si ndërtimi i kompleksit të ministrive në Tiranë dhe që Shqipëria nuk kishte gjasa t’i shlyente. Zogu luajti mes Italisë dhe Britanisë së Madhe, duke lejuar ndikimin britanik si baraspeshë ndaj ndikimit italian. Në vitin 1932 Shqipëria falimentoi financiarisht dhe nuk ishte në gjendje të paguante interesat e kredive italiane. Buxheti i shtetit u reduktua me 30 për qind, banka hasi një panik dhe leku pësoi tronditje. Zogu i luftoi italianët duke shtetëzuar shkollat katolike të financuara nga Italia dhe duke përzënë këshilltarët ushtarakë italianë. Më 1934, nënshkroi dy marrëveshje tregtie me Jugosllavinë dhe Greqinë. Italia tentoi fillimisht ta kërcënonte ushtarakisht, pastaj i ofroi mbretit një bakshish me vlerë 3 milionë franga ari. (Rreth 860 kilogramë ar). Shqipëria u përball me krizën e bukës më 1936. Italia e pushtoi ushtarakisht Shqipërinë më 1939, kur dërgoi trupa në planin e vet për të pushtuar Ballkanin, duke e përdorur vendin tonë si një urë kalimi. Lufta i solli Shqipërisë përfitime të jashtëzakonshme. Vendi në atë kohë kishte më pak se 1.2 milionë banorë, ndërsa ushtria italiane dërgoi qindra mijëra ushtarë, investoi në ndërtim rrugësh e hekurudhash. Të qindra mijëra ushtarët që e rritën popullatën e Shqipërisë praktikisht me 50 për qind, kishin paga shumë të larta për nivelin ekonomik të Shqipërisë, duke krijuar rritje të shpejtë të mirëqenies. Numri i të punësuarve me rrogë u rrit me shpejtësi, pagat u dyfishuan në krahasim me kohën e Zogut. Shqipëria u pajis me afro 1500 kilometra rrugë të ndërtuara brenda pak vitesh, rrugë që vijuan t’i shërbenin vendit deri pas viteve ‘90. Pas mposhtjes së Greqisë dhe Jugosllavisë nga Gjermania në vitin 1941, qeveria shqiptare u lejua të shtrijë aktivitetin e saj në Kosovë e troje të tjera të banuara nga shqiptarët, ku shpërndau gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar. Tokat e Kosovës siguruan prodhimin e nevojshëm të drithit për të ushqyer të gjithë popullatën. Lufta e Dytë Botërore është gjithashtu e studiuar deri më sot vetëm nga historia zyrtare komuniste dhe mbetet e pazbardhur për shqiptarët. Por fakti është që dy vitet e para të pushtimit italian qenë të qeta dhe pa aktivitete guerilase. Këto aktivitete u shfaqën nga viti 1942. Komunistët refuzuan disa oferta nga grupimet e tjera për të vendosur paqe. Udhëheqësit komunistë e kalitën veten me vrasje dhe morën pushtetin në vitin 1945. Dy lëvizjet kryesore të kohës, Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste, nuk u bashkuan për shkak të këndvështrimeve të ndryshme që kishin në lidhje me Kosovën, thotë Libraria e Kongresit. Komunistët refuzuan bashkëpunimin me Ballin Kombëtar pas Konferencës së Mukjes nën presionin e jugosllavëve. Një muaj më vonë, Italia shpalli kapitullimin dhe Gjermania pushtoi Shqipërinë, por deklaroi se njihte shtetin e pavarur shqiptar. Në dhjetor ‘43, në veri u krijua Lëvizja e Legalitetit, një forcë antikomuniste dhe antigjermane. Këtu filloi edhe lufta civile, ku Balli Kombëtar dhe Legaliteti refuzuan të luftojnë me armë ose qenë të pafuqishëm përballë komunistëve, të cilët morën pushtetin pas largimit të gjermanëve. Vitet e para të pasluftës Shqipëria përfitoi ndihmat e UNRRA, një zyrë e OKB-së për zgjidhjen e problemeve emergjente të pas luftës. Ndihmat ushqimore të UNRRA kompensuan përkohësisht humbjen e drithit të Kosovës. Por Shqipëria e shtyu disa vite me fitimet e stërmëdha të realizuara nga tregtia me okupatorin italian. Hoxha ndoqi rrugën e Zogut në krijimin e kultit të individit. Vrasjet politike morën përmasa të stërmëdha. Me qindra vetë u ekzekutuan që në ditët e para të sundimit komunist. Në planin e jashtëm, Shqipëria u bë menjëherë një shtet vasal i Jugosllavisë. U pranua me shpejtësi bashkimi doganor, një kurs këmbimi i pafavorshëm mes frangut shqiptar dhe dinarit jugosllav dhe serbokroatishtja filloi të mësohet në shkolla. Në vitin 1948, Shqipëria u shkëput me shpejtësi nga Jugosllavia dhe u lidh me Bashkimin Sovjetik. Marrëveshja për Miqësi dhe Bashkëpunim e vitit 1946 ishte e ngjashme me atë që Zogu pati nënshkruar me Italinë më 1926-n. Si në kohën e Zogut, ku aleancat ndërkombëtare shoqëroheshin me shuma parash në formën e ryshfetit, edhe në këtë rast ndodhi kështu. Beogradi i ofroi Shqipërisë 40 milionë dollarë, një shumë e barabartë me gjysmën e buxhetit të shtetit shqiptar të asaj kohe. Jugosllavia pranoi gjithashtu të blinte kromin shqiptar me çmim më të lartë se sa tregu ndërkombëtar, si një shenjë e vullnetit të mirë. Shqipëria kaloi një krizë të rëndë buke, në vitet 1948-1950. Por gjatë viteve ‘50 deri në ndarjen me Bashkimin Sovjetik, duket se punët filluan të përmirësohen. Moska i dha Shqipërisë disa qindra milionë dollarë, të cilat shërbyen për të ndërtuar industri të lehtë dhe të rëndë. Vendi filloi të realizojë për herë të parë më shumë se gjysmën e prodhimit vjetor nga industria dhe shërbimet, urbanizimi u rrit me shpejtësi. Më 1957, Moska ia fali Shqipërisë 105 milionë dollarë. Zhvillim dhe dhunë Periudha e regjimit komunist ishte një kombinim i zhvillimit ekonomik me dhunën policore dhe punën e detyruar. Që nga viti 1946, të burgosurit u përdorën për të hapur kënetat dhe minierat. Shqipëria pësoi një zhvillim shumë më të ngadaltë se sa vendet e tjera të Ballkanit gjatë periudhës 45-vjeçare komuniste dhe në raport me Jugosllavinë, Bullgarinë apo Rumaninë, doli më e varfër në vitin 1990 nga sa kishte qenë në vitin 1945. Shqipëria humbi gjatë kësaj kohe tranzicionin demografik, kalimin nga ekonomia e manifakturës tek ekonomia e shërbimeve, si dhe mbeti një vend në mazhorancë rurale, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit u bënë vende urbane. Njëzet vitet e post-komunizmit mund të klasifikohen si vite të kaosit të dytë demokratik, ku vrasjet politike nuk kanë munguar, megjithëse kanë qenë shumë më të pakta se sa më parë. Oportunizmi mbetet vlera më e rëndësishme dhe më shpërblyese në politikë. 
Oportunizmi Oportunizmi politik ka qenë çelësi i suksesit të disa politikanëve shqiptarë. Zogu u largua nga partia e Nolit dhe luftoi kundër tij më 1924, ndërsa Hoxha mbështeti Jugosllavinë para se të vriste Koçi Xoxen Gjuhët e huaja Në kohën e Zogut, nxënësit shqiptarë në disa herë mësuan italisht dhe në disa herë, jo. Në kohën e Jugosllavisë filloi të mësohej serbokroatishtja e më pas, rusishtja u bë gjuhë kryesore.
 Gjuha mandarin ishte shumë e vështirë për t’u mësuar dhe gjatë miqësisë kineze në shkolla u përqendrua më shumë te frëngjishtja, (kjo dukshëm pa lidhje politike). Pas viteve ‘90, anglishtja u bë gjuha dominuese, por marrëveshje të ndryshme kanë bërë që italishtja të bëhet gjuhë kryesore e huaj në shumë shkolla.   LEXONI ME SHUME....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Iliria gjate periudhesse hekurit - Permbledhjet kryesore te Historise









Iliria gjate periudhes se hekurit - Permbledhjet kryesore te Historise



NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ALPET SHQIPTARE - GJEOGRAFI
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Kushtet natyrore Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rrjedhjes se poshtme te lumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit,
jane te pakta dhe ne gjendje te keqe. Alpet perbehen kryesisht nga gelqeroret, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet. Alpet perbejne grumbullin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lartesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500 m. Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me Iartesi mbi 2000 m. Ne veshtrim te pare Alpet duken nje zone malore teper e ngaterruar, por nje udhetim ne brendesi te tyre te bind per te kunderten: kurrizet malore dhe shumica e luginave zene fill ne pjesen qendrore me te larte te Alpeve dhe shperndahen, duke u ulur, ne drejtim te rrethinave ne formen e rrezeve te nje rrethi te madh. Gjithandej te sheh syri kreshta e maja te mprehta dhe te dhembezuara, qe ngri hen menjehere rreth 2000 m mbi luginat e ngushta dhe te thella, plot me pragje dhe ujevara, kanione dhe gryka. Ky reliev kaq i ashper eshte resultat i ndertimit kryesisht prej shkembininjsh te forte, sidomos gelqeroresh, mbi te cilet kane vepruar akujt e dikurshem, ngricate e debora, ujerat rrjedhese etj. Hyrja ne brendesi te Aspeve dhe lighja ndermjet pjeseve te tyre me krahinat fqinje behet nepermjet luginave e qafave, neper te cilat kalojne rruge kembesore dhe automobilistike Tek Alpet dallohen blloqet, malesite, kurrizet malore dhe luginat: Blloku i Jezerces shrihet ne qender te Alpeve dhe ka reliev me te larte, me te ashper dhe me te thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces 2694 m, me e larta ne Alpet dhe e dyta ne Shqiperi, pas majes se Korabit. Malesia e Madhe shtrihet ne veriperendim te Alpeve. Ne perberje te saj ka kurrize malore, blloqe e male te larta (Bjeshket e Namuna me Iartesi 2400 - 2500 m) si dhe disa pllaja te larta (Velecik - Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Perroit te Thate etj.). Lugina e Shales eshte nder me te medhate ne Alpet Shqiptare. Pergjate saj nderthuren zgjerimet, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, qe ne disa raste marrin formen e kanioneve. Kurrizet malore midis lugines se Shales e Valbones, qe ndahen nga lugina e Currajt, kane reliev te asper me plot maja te ashpra dhe te thepisura dhe bimesi te dendur pyjore. Lugina e Valbones, nje Iugine tjeter e madhe e Alpeve, ka formen e nje harku te madh. Pergjate saj nderthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh ne formen e kanioneve. Ne zgjerimet jane vendosur qendrat e banuara si: Ragami, Valbona, Dragobia etj. Malesia e Gashit permendet per relievin e ashper me forma te shumta akullnajore, ne te cilat ka liqene te vogla, per me bukuri te rralIe, pyje dhe kullota te pasura. Klima eshte malore (alpine), me vere te fresket, dimer te ftohte dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos ne forme n e debores. Hidrografia eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhje te shpejte, uje te bollshem sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Uji i tyre eshte i paster dhe i ftohte. Lumenjte kryesore jane: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, te cilat kane bukuri te rralle dhe viera te medha turistike. Tokat jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni. Bimesia dhe bota shtazore eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe kane haloret, abet dhe kullotat alpine. Popullmi Alpet kane mjedis shume te ashper, por megjithate, duke ofruar mundesi zhvillimi, ato kane qene banuar qysh heret. Alpet, ne pergjithesi, jane dalluar per shtim te madh te popullsise. Ne dhjetevjeteshin e fundit ritmet e shtimit te popullsise jane ulur si pasoje e largimeve te shumta te popullsise drejt rajoneve fushore dhe qyteteve te medha te vendit. Sot ne Alpet jetojne rreth 82000 banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37 banore per km2. Banoret dallohen per shtatin e larte. Duke qene mjaft te izoluar, ata ruajne shume zakone dhe tradita nga e kaluara. Ne Alpe numerohen rreth 110 vendbanime fshatare, te vogla dhe te shperndara. Ato jane te vendosura kryesisht ne luginat dhe shpatete e tyre, ku ka pasur me teper mundesi per toka te punueshme. Banesat e tyre jane te ndertuara prej gun, ne trajten e kullave dhe me cati shume te pjerreta per te mos mbajtur deboren e shumte te dimrit. Veprimtana ekonomike Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanerisht ne prodhimin e misrit, dhe sidomos ne blegtori. Fermeret punojne token e pakte kryesisht per konsum vetjak, kurse prodhimet blegtorale te te imetave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar perfaqesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet. Pasurite pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te rralle, klima e shendetshme, ajri shume I paster, trashesia e madhe e debores dhe traditat e pasura te popullsise ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor. Ky zhvillim do te behet realitet kur te ndertohen rruget dhe objektet e tjera turistike. Rajoni Verior dhe Verilindor eshte me I madhi,me natyre me te larmishme dhe me te pasur. Ne perberje te tij hyjne: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor. Alpet Shqiptare kane natyre te ashper, por me bukuri te rralle, klime dhe hidrografi alpine, bimesi dhe bote shtazore te larmishme. Ato kane popullim te pakte, te perqendruar te lugina. Alpet kane mundesi te medha per zhvillimin e blegtorise, pylltarise dhe te turizmit te gjelber e te bardhe. LEXO ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te lugines se Shkumbinit te Mesem dhe arrin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtetshme per zhvillim ekonomikm sepse lidhet me rruge automobilistike dhe bekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nepermjet rrugeve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, me ashtet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje. Ky rajon ka ndertim te larmishem
gjeologjik, me te cilin lidhen pasurite e shumta minerare si: minerali i hekur-nikelit, minerali i kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Ne kete rajon gjenden edhe qymyrguri, lende ndertimi te shumta e te Iarmishme etj.
 Relievi ka shtrirje te madhe ne drejtim vertikal (nga 200 m deri ne lartesine 2523 m ne Gramoz). Ai perbehet nga malet, gropat, fushegropat dhe luginat, te cilat nderthuren e nderpriten me njera-tjetren. Gropat, fushegropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Malet formojne dy vargje kryesore: perendimorin dhe lindorin. I pari (perendimori) fillon te gryka e Shkumbinit ne veri dhe, me nderprerje, vazhdon deri ne afersi te Leskovikut ne jug. Ne veri te tij ngrihen malet e Polisit dhe te Shpatit, qe ne jug bashkohen ne malin e Gurit te Zi, te Gurit te Topit dhe te Valamares. Ne vazhdimin jugor shtrihen njera pas tjetres malesia e Voskopojes, ku ndodhet fshati klimaterik me te njejtin emer, malesia e Vithkuqit dhe e Kolonjes, me reliev shume te copetuar. Vargu i dyte (lindori) ne veri fillon me masivin e madh malor te Shebenikut, i pasur me mineral hekur-nikeli dhe kromi. Pas nderprerjes ne gropen dhe liqenin e Ohrit, vargu vazhdon me Malin e Thate. Midis fushegropes se Korces dhe lugines se Devollit te Siperm shtrihen malet e Moraves dhe me ne jug te tyre lartesohet mali i Gramozit, me reliev te copetuar dhe kullota te shumta. Fushegropat dhe gropat e formuara nga fundosjet tektonike kane shtrirje me te madhe se ne te gjitha rajonet e tjera. Midis tyre dallohen: Fushegropa e Korces, me e madhja dhe nder fushat me t rendesishme te Shqiperise, ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Dallohet per relievin e saj krejt te rrafshet. Pjesen veriore te saj e zinte keneta Maliqit, qe u tha artificialisht ne vitet e para pas clirimit te vendit. Ajo ka tok shume pjellore dhe eshte shume e populluar. Ne te ndodhet qyteti i Korces dhe ai i Maliqit, si dhe shume fshatra. Fushegropa e Perrenjasit shtrihet midis malit te Shebenikut dhe malesise se Mokres, rreth 600 m mbi nivelin e detit. Per shfrytezimin e saj bujqesor u desh bonifikimi dhe siste-mimi i saj. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i ri i Perrenjasit. Gropa e Pogradecit shtrihet ne jug dhe ne perendim te liqenit te Ohrit, 700 m mbi nivelin e detit. Pas bonifikimit te pjeses lindore dhe sistemimit te saj, eshte kthyer ne nje fushe pjellore. Ketu ndodhet qyteti i bukur dhe turistik i Pogradecit. Gropa e Prespes se Madhe shtrihet ne lindje te Malit te Thate dhe vazhdon edhe jashte kufijve politike te Shqiperise. Eshte e perbere nga gelqeroret, ne te cilet eshte shume i zhvilluar procesi i karstit. Gropa e Kolonjes, mbi 1000 m mbi nivelin e detit, shtrihet ne jug te fushegropes se Korces. Siperfaqja e saj eshte e copetuar nga deget e lumit te Osumit. Qendra me e madhe e banimit eshte qyteti i Ersekes. Luginat kane perhapje te madhe. Midis tyre dallohen: Lugina e Shkumbinit te Siperm shtrihet midis malit te Shebenikut ne lindje dhe vargut Polis-Valamare ne perendim. Dallohet per relievin teper te thyer dhe grykat e shumta. Eshte e pasur me mineral hekur-nikeli. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i Librazhdit. Lugina e Devollit te Siperm shtrihet ne lindje te maleve te
Moraves, mbi 900 m mbi nivelin e detit. Ne yen te saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me te njejtin emer. Klima dallohet per ndikim te dukshem kontinental, qe shprehet ne dimrin e ashper dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushegropat bien pak reshje. Debore bie ne te gjithe rajonin, por ne lindje dhe ne lartesi te maleve ka rastisje shume me te madhe. Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera, eshte me e varfer ne lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni eshte i pasur me liqene te medha (i Ohrit dhe Prespes), me rendesi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akuilnajore (Valamare, Shebenik). Tokat jane me shume pjellore ne fushegropat dhe pjeserisht no gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni. Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te demtuara, nga shkurret mesdhetare kryesisht etherenese, nga pyjet e ahut e te haloreve dhe nga kullotat alpine ne lartesite e maleve. Rajoni Juglindor ka pozite dhe kushte shume te pershtashine natyrore pershatashme zhvillimin etij ekonomik: pasuri te shumta natyrore, reliev te larmishem, ne te cilin dallohen sidomos fushegropat, gropat dhe luginat me toka te shumta per bujqesine; klime te pershtatshme per drithera, panxharsheqeri, zarzavate, foragjere, molle, kumbulla etj.; hidrografi te pasur ne liqene dhe bimesi kryesisht dushqe.
 PopuIlim I hershem dhe I vazhdueshem Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Ne shekullin e fundit popullsia e ketij rajon eshte shtuar me ritme te ngadalshme. Ne menyre te vecante kjo dukuri eshte e theksuar ne rrethet Korce, Kolonje, Devoll dhe pjeserisht Pogradec. Ne disa zona, si Voskopoja, Vithkuqi etj. ka pasur pakesim te popullsise se tyre. Ne keto zona mbizoteron popullsia me moshe te madhe. Shtimi i vogel i popullsise eshte i lidhur me largimet jashte vendit para vitit 1945 dhe pas vitit 1992, me largimin e popullsise ne rajonet e tjera te vendit dhe ne pergjithesi me numrin me te pakte te lindjeve. Ne te njejten kohe ka edhe rrethe si ai i Librazhdit dhe disa zona fshatare me lindje me te shumta. Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike Dendesia mesatare e popullsise eshte 75 banore per km2. Kjo dendesi ndryshon nga 17 banore per km ne zonat malore deri ne mbi 200 b/km2 ne fushegropen e Korces e ne luginen e Devollit, ku ka kushte me te pershtashme per jetese. Ne fushegropen e Korces popullsia u rrit sidomow pas bonifikimit te saj. Ne drejtim te zonane malore zvogelohet numri dhe madhesia e vendbanimeve. Kohet e fudnit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati jane shpopulluar. Qendrat e banuara fshatare te Rajonit Juglindor, ne pergjithesi, jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Korces, lugines se Devollit, gropes se Pogradecit etj.), kurse ne rrethin e Librazhdit ka edhe fshatra te shperndara, ne te cilat banesat jane vendosur larg njera-tjetres. Popullsi fshatare dhe qytetare Edhe ne kete rajon mbizoteron popullsia fshatare, qe ze rreth 70% te popullsise, kurse, pjesa tjeter banon ne qytete. Perqindjen me te larte to popullsise qytetare e ka rrethi i Korces kurse me te uleten, rrethi i Librazhdit. Shtimi natyror i popullsise qytetare eshte i ulet. Dallohet Korca dhe Erseka. Rritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare malore. Popullsia fshatare dhe sidomos ajo qytetare ka tradita te pasura kulturore, qe kane ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Pet t’u permendur jane perpjekjet per arsimin dhe shkollen shqipe (ne Korce u hap shkolla e pare shqipe me 7 Mars 1887). Rajoni ka tete qytete:Korca, Pogradeci, Librazhdi, Perrenjasi, Bilishti, Maliqi, Erseka dhe Leskoviku. Nder to me kryesoret jane: Korca eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet me kryesore te te gjithe Shqiperise. Ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Eshte qender e rret hit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ai eshte vendosur ne rreze te kodrave qe ndodhen ne perendim te maleve te Moraves. Me pas qyteti u shtri ne drejtim te fushes. Korca i ka fillimet e veta ne kalane e shekullit te XV. U rrit shume shpejt si nje qender qytetare pas renimit te Voskopojes. Ne te u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shekullit XX Korca ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te te gjitha trevave shqiptare. Edhe me vone Korca u zgjerua dhe ne te u zhuilluan disa dege te rendesishme te industrise, sa ajo tekstile, ushqimore, inekanike, elektrike etj. Ajo eshte nje qencler e rendesishme kulturore dhe arsimore. Pogradeci ndodhet rreth 700 m mbi nivelin e deflt, ne buzen jugore te liqenit te Ohrit. Eshte bashki dhe qender e rrethit me te njejtin emer. Eshte ngritur ne nje vendbanim te lashte. Qyteti u zgjerua sidomos ne dhjetevjeteshat e fundit si nje qender e industrise se drurit, e industrise ushqimore etj. dhe sidornos si qender turistike. Per bukurine e vecante, klimen e shendetshme, tradzten e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, ai pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj. Bilishti, Librazhdi dhe Erseka jane qendra te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane edhe qendra ekonomike sidomos per industrine ushqimore. Maliqi dhe Perrenjasi u shnderruan ne qytete me zhvillimin e industrise ushqimore (sheqerit) tek i pan dhe te mineralit te hekur-nikerit tek i dyti. Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Per shkak te largimeve te shumta dhe te shtimit te pakte natyror, popullsia e tij eshte rritur mepak se ne disa rajone te tjera. Ka dendesi mesatare te popullsise. Pjesa me e madhe e saj jeton ne fushegropat, gropat dhe luginat. Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Dallohet per tradita te pasura kulturore. Ka tete qytete, nder te cilat me te rendesishmet jane Korca dhe Pogradeci. 
Mledis i pershtashem per zhvillimin e bujqesise ne fushegropa, gropa dhe lugina Tharja e kenetave bonifikimi sistemimi i shtreterve te lumenjve dhe sigurimi i ujitjes artificiale i kthyen fushegropata e Corkes, te Perrenjasi dhe gropen e Pogradecit ne zonat me pjellore jo vetem te rajonit, por edhe te te gjithe vendit. Edhe ne disa zona te tjera, (gropa e Kolonjes, lugina e Devollit te Siperm etj.) sistemimi i tokave dhe sigurimi i ujitjes artificiale rriten aftesite prodhuese te tokave bujqesore. Edhe ne shpatet e lugines se Shkumbinit te Siperm, te kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja, te cilat shume shpejt u demtuan nga erozioni, prandaj prodhimi bujqesor ne to nuk pati sukses. Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te Republikes se Shqiperise Rajoni Juglindor ze nje nga vendet kryesore. Ne prodhimin e pergjitheshem bujqesor te rajonit vendin kryesor e ze dega e bujqesise, por perqindja qe ago ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Ne pjesen me te madhe te tokave te punueshme jane kultivuar me bimet e arave, vecanerisht drithera, ne te cilat dallohet gruri, mishri, sidomos ne fushegropat, gropat dhe ne luginen e Devollit te Siperm. Ne tokat e punueshme te lartesive kultivohet edhe thekra. Nga bimet industriale eshte kultivuar me shumice panxharsheqeri (ne fushegropen e Korces, ne luginen e Devollit te Siperm) dhe dugani, didomos ne rajonet kodrinore perreth fushegropes se Korces. Siperfaqja e mbjelle me bime te arave dhe me bime industriale ne vitet e fundit eshte pakesuar, sepse ato jane zevendesuar me bime te tjera, sidomos me foragjere, qe perdoren si ushqim per blegtorine, dhe perime e patate. Nder kulturat e drunjta dallohen mollet e kumbullat sidomos ne fashegropen e Korces, ne gropen e Pogradecit dhe te Kolonjes, ne luginen e Devollit etj.; qershia dhe arrat ne luginen e Shkumbinit, ne Leskovik etj.; geshtenjat ne rrethinat perendimore te gropes se Pogradecit; ureshtat ne zonen e Pogradecit, Librazhdit ejt. Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata jane perqendruar me shume ne fushegropat, gropat dhe ne Iuginen e Devollit, kurse nga te imetat dhente mbareshtohen ne zonat fushore dhe kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Vithkuqit, Kolonjes, Mokres etj), ne gropen e Prespes etj. Kushte te pershtashme per zhvillimin e industrise Keto kushte lidhen me pasurite e shumta natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, e drurit, ushqimore, e veshjeve etj. Industria energjetike. Sic thame, ky rajon eshte shume i pasur me qymyrguri, i cili eshte nxjerre ne shume miniera, si ne Mborje-Drenove, ne Alarup, ne Petrushe, ne Lozhan, ne Dardhas, ne Bezhan etj. Aktualisht, per mungese investimesh, shumica e ketyre minierave nuk punojne. Industria minerare ka peshe te rendesishme ne industrine e ketij rajoni, ku ndodhen minierat e mineralit te hekur-nikelit ne Pishkash, Perrenjas, Xixillas, Gur te Kuq etj.; te nikel-slikatit ne zonen e Bilishtit; te mineralit te kromit ne Katjel etj. dhe te bakrit ne malesine e Vithkuqit. Industria e drurit eshte e lidhur me shfrytezimin e pyjeve ne zonen e Germenjit, Voskopojes, Sopotit, ku ndodhen dhe stabilimentet e sharave, me fabriken dhe punishtet e perpunimit te lendes se drurit ne Pogradec, Korce, Bilisht etj. Industria ushqimore perpunon produktet bujqesore dhe biegtorale. Dallohet industria e sheqerit ne Maliq e prodhimit te pijeve alkoolike dhe freskuese ne Korce, Librazhd, Pogradec etj. Industria e lehte perfaqesohet nga industria e veshmbathjes ne Korce, ne Pogradec etj., ku prodhohen veshje te gatshme; nga fabrika e lekureve dhe e kepuceve ne Korce etj. Industria e lehte, ne kushtet e economise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta. Artizanati ne kete rajon ka tradita te lashta. Dallohet sidomos zona e Korces, Kolonjes, Pogradecit dhe Devollit ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor (deri ne Pogradec). Peshen me te madhe e ka transporti automobilistik,i cili, nepermjet Qafes se Thanes, Tushemishtit, Gorices dhe nepermjet grykes se Kapshtices, eshte i lidhur edhe me vendet fqinje. Turizmi ka kushte optimale per zhviilim. Ne kete rajon mund te zhvillohet turizmi blu ne brigjet e liqenit te Ohrit dhe te Prespes se Madhe; turizmi i gjelber ne zonta fshatare, qe kane tradite te pasur te mikpritjes dhe nivel te mire kulturor te popullsise. Oferta e pasur natyrore, pozita shume e pershtatshme gjeografike, traditat e pasura, niveli i mire kulturor i popullsise krijojne kushte per zhvillimin e bujqesise, industrise, artizanatit, transportit dhe te turizmit.  LEXO ME SHUME....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL



NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe kadalje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se
rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet
Iehtesisht me shtetet e tjera te botes.
 Rajoni Jugor ka ndertim gjeologjik dhe reliev me te thjeshte se rajonet e tjera malore te vendit. Ne te nderthuren vargjet malore te perbera nga gelqeroret me lugnat e perbera nga terrigjenet. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite nentokesore si: nafta, qymyrguri, fosforitet, materialet e ndertimit etj. Vargjet malore dhe luginat lidhen me gryka te ngushta dhe qafa, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Relievi i ketij rajoni perbehet nga vargjet malore, malesite, luginat dhe fushegropa e Delvines. Midis tyre permendim: Malesia midis Tomorit dhe Melesinit shtrihet ne verilindje te lugines se Vjoses dhe te Dishnices (dege e saj). Malet e saj me te larta perbehen nga gelqeroret, me te cilat lidhen format e thepisura dhe proceset e karstit. Ne veriperendim fihlon me maim e Tomorit (2417 m), me ngritje te menjehershme dhe forma te shumta karstike dhe akulinajore. Vazhdon me malin e Kulmakut dhe malesine e Dangellise, me reliev shume te copetuar dhe zhvillim te madh te erozionit. Ne juglindje mbyllet me malin e Postenanit dhe te Melesinit. Luginat e kesaj malesie shpesh marrin formen e kanioneve: i Osumit, Lengarices (dege e Vjoses) etj. Vargjet malore midis Vjoses se Siperme dhe Drinosit perbehen nga vargu malor Trebeshine - Dhembel - Nemercke dhe Shendelli - Lunxheri - Bureto. Lartesia me e madhe shenohet ne majen e Papingut thalit te Nemerckes. Midis tyre ndodhen lugina e Zagories dhe e Pogonit, te perbera nga terrigjenet dhe me reliev shume te copetuar. Malesia e Kurveleshit dhe vargu Mali i Gjere - Stugare shtrihen midis lugines se Drinosit dhe asaj te Shushiees. Malesia e Kurveleshit ka shpate te thepisura, kurse pjesa e saj e siperme eshte e valezuar, me fusha e gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara. Ne juglindje te saj shtrihet lugina e ngushte terthore e Kardhiqit dhe ne vazhdim Mali i Gjere, shpati lindor i te cilit ka pjerresi te vogel, kurse ai perendimor, te madhe. Qafa e Muzines e ndan kete mal nga mali i Stugares, qe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Neper kete qafe kalon rruga automobilistike qe lidh Gjirokastren me Saranden. Malet Bregdetare shtrihen ne formen e nje brezi pergjate bregdetit jonian, kurse kufiri i tyre lindor shenohet nga lugina e Shushices. Ato fillojne ne veriperendim, me dy kurrize kodrinore, qe lartesohen gradualisht dhe ndahen nga njeri - tjetri nepermjet gjirit te Vlores dhe lugines se Dukatit. Ne qafen e Llogarase (1050 m), ku kalon rruga qe lidh Vloren me Himaren dhe Saranden, degezimet bashkohen. Ne vazhdim malet, duke u ulur, perfundojne ne fushegropen e Delvines. Brezi bregdetar i ketyre maleve nga Uji i Ftohte i Vlores ne Butrint perben Rivieren Shqiptare ose Bregun e Kalter. Kjo eshte zona me e ngrohte e vendit, ne te cilen ullinjte dhe agrumet gjejne kushtet me te mira per zhvillimin e tyre. Riviera dallohet per bukuri te rralle. Keto vecori si dhe plazhet e ujerat e pastra te detit Jon i japin Rivieres viera te medha turistike. Lugina e Vjoses eshte lugina me e madhe. Pjesa e siperme e saj (deri ne Kelcyre) ka reliev te bute dhe fusha te vogla ne te dy anet e lumit. Ne keto fusha jane vendosur tokat e punuara te lugines dhe qendrat e banuara kryesore. Ne vazhdim, lugina ngushtohet dhe formon gryken e famshme te Kelcyres (13 km te gjate dhe rreth 1000 m te thelle). Pas kesaj gryke iugina ngushtohet dhe zgjerohet disa here, derisa del ne fushen e Myzeqese se Vlores. Lugina e Drinosit pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Pjesa e siperme e saj eshte mjaft e gjere dhe krejt e rrafshet. Ajo ka toka shume te mira bujqesore. Ne pjesen e poshtme ngushtohet dhe rritet pjerresia e shpateve. Lugina e Shushices pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Ajo eshte e gjere ne pjesen e poshtme, ku ka toka shume te mira bujqesore, dhe mjaft e ngushte e me reliev te ashper, ne pjesen e siperme. Fushegropa e Delvines shtrihet ne jug te rajonit. Ajo eshte e formuar nga nje fundosje e madhe tektonike, qe vazhdon te ulet, prandaj fushat e saj jane te rrafsheta. Pjesa me e madhe e tyre ishte e kenetezuar nga vershimet e shpeshta te binifikua ne vitet ‘70 te Shekullit XX. Ne kete fushegrope ngrihen si ishuj kodra te uleta. Ne lindje ajo rrethohet nga vargje malore. Klima eshte tipike mesdhetare, me dimer te bute dhe te Iagesht e vere te nxehte dhe shume te thate. Hidrografia perbehet nga lumi i Vjoses dhe i Osumit, me deget e tyre, te cilat kane prurje me te medha ne stinen e dimrit dhe me te vogel ne vere. Tokat ne luginat e fushegropen e Delvines jane pjellore, kurse per shkak te erozionit, ne shpatet e maleve jane te varfra. Bimesia eshte mesdhetare. Ajo perfaqesohet kryesisht nga shkurret, dushqet dhe haloret mesdhetare, teper te temtuar nga njeriu. Ne lartsite e maleve te larta gjenden kullotat alpine. Rajoni Jugor ka pozite gjeografihe te pershtatshme per zhvillimin ekonomik dhe te turizmit. Dallohet per ndertim gjeologjik te theshte dhe reliev me te rregullt, per klimen, hidrografine dhe bimesine me te sphrehur mesdhetare. Ai ka pasuri te dobishme si qymyrguri, fosforite, nafte etj., pasuri te shumta ujore, bimesi te shumellojshme dhe terrene te pershtatshme per bujqesi ne luginat dhe ne fushegropen e Delvines. 
Popullim i hershem dhe i vazhdueshem Rajoni Jugor ka popullim shume te hershem. Ne kete rajon jane gjetur gjurmet me te vjetra te banimit te trevave shqiptare. Qysh 300- 400 vjet para Krishtit aty u ngriten qytetet antike, si Buthroti (Butrinti), Antigonea, Orikumi, Foinikea, Amantia (Plloca), Onhezmi (Saranda) etj. Me pas u ngriten keshtjella dhe qytetete tjera. Ne shekullin e fundit ky rajon, si dhe ai juglindor, eshte dalluar per shtim te pakte te popullsise, sidomos ne periudhen midis dy lufterave boterore, per shkak te emigracionit te theksuar te banoreve te tij ne boten e jashtme. Kjo dukuri ka qene me e theksuar ne disa zona te tij, si: Gjirokastra, Lunxheria, Dropulli, Rreza e Permetit, Zagoria, Shqeria dhe Bregu i Detit. Per shkak te emigracionit te jashtem popullsia e gjithe Rajonit Jugor u zvogelua me ritme shume me te shpejta ne periudhen pas vitit 1990. Ne keto zona mbizoteron popullsia me moshe te madhe. Ne kete rajon jeton edhe minoriteti grek,i vendosur ne luginen e Drinosit e te Pogonit si dhe ne fushegropen e Delvines. Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike Dendesia mesatare e popullsise ndryshon nga 60-80 banore per km2. Me e madhe kjo dendesi eshte ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat e Vjoses, Drinosit, Shushices, ku ka kushte me e pershtatshme per jetese. Popullsi fshatare dhe qytetare Mbizoteron populisia fshatare. Vendbanimet fshatare jane ne pergjithesi te vogla, sidomow ne kodrat dhe ne zonat malore. Kohet fundit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati jane shpopulluar. Qendrat e banuara fshatare jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Delvines, lugines se Drinos, Vjoses, Shushices dhe sidomos te Rivieres). Rajoni ka 14 qytete, te cilat ne pergjithesi jane te vogla, me teper qendra administrative, qytete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetet me veprimtari industrine minerare, si: Selenica (bitumi), Memaliaj (qymyrguri), dhe industrine mekanike (Policani). Perqindjen me te larte te poppullsise qytetare e ka rrethi i Gjirokastres, kurse perqindjen me te ulet te popullsise qytetare e ka rrethi i Tepelenes. Shtimi natyror i popullsise qyterare ka qene mjaft i ulet. Rritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare e malore. Qytetet Gjirokaster, Sarante, Tepelene, Permet, Libohove etj., tradita te pasura kulturore, strukture te vecante urbane, arkitekture interesante te ndertesave, objekte te shumta muzeale, sidomos keshtjella. Te gjitha keto u japin atyre viera te medha turistike. Popullsia e rajonit ka nivel te larte kulturor, qe ka ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Qytetet e rajonit jane: Gjirokastra, Saranda, Poiicani, Delvina, Corovoda, Permeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himara, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra. Gjirokastra eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet kryesore te Shqiperise. Shtrihet rreth 400 m mbi nivelin e detit, ne disa kodra, ne rrezen lindore te Malit te Gjere. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Si vendbanim ka gjurme te hershme (shekujt एपरे pas Krishtit). Keshtjella e tij e shehullit XIII u be berthama e zhvillimit te metejshem dhe te shpejte si nje qender qytetare, ku u zhvillua tregtia dhe zejtaria। Ne fillim te shekullit XX Gjirokastra ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te gjitha trevave shqiptare। Edhe me vone ne Gjirokaster u zgjeruan dhe u zhvilluan disa dege te rendesishme te industrise: tekstile, ushqimore, mekanike, etj। Ajo eshte nje nga qendrat me te rendesishme kulturore dhe arsimore te te gjithe rajonit jugor Per arkitekturen e vecante te ndertesave karakteristike qytetare te ndertuara me gure, per strukturen e saj urbanistike, ne te cilen te bie ne sy shperndarja rrezore e rrugeve nga qendra (Qafa e Pazarit), dhe per objektet e shumta historike, Gjirokastra eshte shpallur qytet-muze. Saranda ze vendin e dyte per nga popullsia ne rajonin jugor Si vendbanim njihet qe ne antikitet me emrin Onhezmi. E vendosur ne gjirin me te njejtin emer, eshte porti detar me i madh ne gjithe jugun e vendit. Dallohet per vendosjen e rrugeve dhe te banesave shkalle-shkalle ne perputhje me zbritjen e terrenit. Ajo eshte qendra administrati-ve e rrethit dhe ka rendesi te vecante ekonomike, kulturore dhe turistike. Per bukurine e vecante, per klimen, per traditen e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj. Delvina, Corovoda, Permeti dhe Tepelena jane qendrat administrative te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane edhe qendra ekonomike sidomos per industrine ushqimore. Himara, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra jane qytete me teper bujqesore. Selenica dhe Memaliaj jane te lidhura me minierat prane tyre. Rajoni Jugor ka popullim te hershem, rriije te pakte dhe dendesi te vogel te popullsise। Me te populluara jane luginat dhe fushegropa e Delvines। Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Dallohet per tradita te pasura kulturore. Ka 14 qytete, ne pergjithesi te vogla, por me vlera turistike.
 Mjedis i pershtashem per zhvillimin e bujqesise ne luginat dhe fushegropen e Delvines Tharja e kenetave ne fushegropen e Delvines dhe bonifikimi i tyre, sistemimi i shtreterve te lumenjve edhe ne luginat e tjera, si dhe sigurimi i ujitjes artificiale, te kryera ne dhjetevjeteshat e gjysmes se dyte te shek.XX, rriten pjellorine e tokave. Edhe ne shpatet e kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja. Midis tyre permendim tarracat e bregdetit ne Jonufer, Lukove, Borsh, Shenvasil, Ksamil etj., ne te cilat u kultivuan agrume dhe ullinj. Demtimi kohet e fundit i bimeve te kultivuara ne keto zona i dha shkas erozionit, qe po varferon vazhdimisht keto toka. Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te rajonit vendi kryesor i takon deges se bujqesise, por perqindja qe ajo ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit, si edhe ne rajonet e tjera, po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Pjesa me e madhe e tokave te punueshme eshte e kultivuar me bime te arave, vecanerisht me drithera, nga te cilat dallohet gruri misri, sidomow ne fushegropen e Delvines, ne luginen e Drinosit, te Vjoses dhe te Shushices. Nga bimet industriale kultivohet duhani, vecaneristh ne luginen e Drinosit etj. Rajoni Jugor, me klimen e ngrohte, eshte shume i pershtatshem per shume lloje frutash dhe kultura te tjera te drunjta. Riviera, fushegropa e Delvines dhe shpatet e kodrave perreth jane te permendura per prodhimin e ullinjve dhe te agrumeve, te cilat ketu gjejne kushtet me te pershtatshme klimatike per zhvillimin e tyre. Ne luginen e Vjoses, Osumit, te Drinosit e te Shushices dhe ne fiishegropen e Delvines eshte i perhapur rrushi e fiku, kurse qershia, me teper ne luginen e Vjoses se Siperme. Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata kane perqendrimin me te madh ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat kryesore, kurse nga te imetat, dhente jane te perqendruara ne zonat fushore e kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Kurveleshit, Skraparit, Dangellise etj). Keto kushte lidhen me pasurite natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, ushqimore, e veshjeve etj. Industria energjetike perbehet nga industria elektrike e perfaqesuar nga dy hidrocentralet e Bistrices. Sic thame, ky rajon eshte i pasur me qymyrguri, i ciii eshte nxjerre ne minieren e Memaliajt. Nentoka e rajonit eshte e pasur edhe me nafte, e cila eshte nxjerre ne Gorisht. Industria minerare lidhet me minieren e bitumit ne Selenice, me minieren e fosforiteve ne Kurvelesh etj. Industria ushqimore perpunon produktet bujqesore dhe blegtorale. Ajo eshte e vendosur pothuajse ne te gjitha qytetet kryesore te rajonit. Industria e Iehte ne kete rajon perfaqesohet nga industria e lekure-kepuceve dhe e veshjeve ne Gjirokaster etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta. Artizanati ne kete rajon ka tradite te lashte. Dallohet sidomos zona e Gjirokastres, Delvines, Sarandes, ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai detar. Peshen me te madhe e ka transporti automobilistik, i ciii, nepermjet Kakavijes, eshte i lidhur edhe me Greqine. Turizmi blu mund te zhvillohet ne Rivieren Shqiptare, e cila ofron: bukurine e rralle te ujerave te tejdukshme detare, te plazheve te pastra dhe te maleve rrethuese; te qendrave te banuara (qyteti i Sarandes, i Himares), Si dhe te fshatrave te zhytura ne gjelberimin e perhershem te bimesise dhe te freskuara nga burimet e ftohta dhe te kristalta; nivelin e larte kulturor dhe traditat e pasura dhe folklorike e te zakoneve; objektet e shumta arkeologjike dhe historike, ne te cilat spikatin qytetet antike (Butrinti, Finiqi etj); keshtjellat e Ali pashe Tepelenes ne Porto Palermo, Tepelene etj. Turizmi qytetar mund te zhvillohet ne te gjitha qytetet e rajonit dhe sidomos ne qytetin-muze te Gjirokastres, i cili te habit me arkitekturen e vecante te banesave te gurta, me vendosjen e pergjithshme, me objektet e shumta historike, si keshtjella, muzeu i armeve etj; ne Saranden e bukur, ne Tepelene dhe Permet etj. Turizmi i gjelber mund te zhviilohet ne zonat fshatare; ai lidhet me traditen e pasur te mikpritjes dhe me nivelin e larte kulturor te popullsise; Turizmi malor ka kushte per t’u zhvilluar ne lartesite e maleve te Kurveleshit, Nemerkes, Lunxherise (Qafa e famshme e Cajupit), Llogara etj. Fushegropa e Delvines dhe luginat kryesore mundesojne zhvillimin e bujqesise dhe sidomos, dritherave, kurse pjesa perendimore te agrumeve, frutave dhe ullinjve. Pasurite nentokesore zhvillimin e industrise se nxjerrjes dhe te perpunimit te ketyre mineraleve. Rajoni ha hushte shume te favorshme per zhvilIimin e turizmit.
  Lexo me shume.....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Njëqind vjet vetmi - Gabriel Garsia Markes (Analiza) 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

  ''Subjekti'': historia e librit fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Arackataka, fshati i tij i lindjes. Në këtë vepër përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në Makondo (jashtë botës, mes
reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit). Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Hose Arkadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull. Duke u martuar Hose Arkadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashtë brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci. Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mokando-s, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine. ''Personazhet'' e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Makondos. Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal. Një shekull kohë ka patur në disponim familja Buendia për t‟u përmirësuar, por supersticionet dhe karakteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim. Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin të gabohet. Markesi është pararendësi i “realizmit magjik” në letërsinë latino-amerikane dhe atë botërore të viteve 900.
LEXO ME SHUME..

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tema: fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel. Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut përjetohet si absurd. 
  Ndërtimi: ndahet në dy pjesë me njëmbëdhjetë kapituj. 
Subjekti: në pjesën e parë zbulohet jeta e rëndomtë e kryepersonazhit Mërso. Ai gjendet përballë situatave para të cilave
ndjehet i pafuqishëm, çka e bën të mos i jap kuptim jetës së vet. Veprimi fillon me telegramin që merr nga Shtëpia e pleqve që e njofton me vdekjen e së ëmës. Këtë lajm ai e prêt me gjakftohtësi, nuk derdh as një pikë lot, fle rrugës për në Marengo (qyteti ku gjendet Shtëpia e pleqve), para kufomës pi cigare dhe kafe, kotet, refuzon të shohë nënën për herë të fundit, fill pas varrimit shkon të lahet në plash, lëshohet në aventura dashurie me ish-daktilografen e zyrës së tij,etj. Tensionimi dramatik fillon me takimet e shpeshta të Mërsoit me fqinjin e tij Rajmondin, i cili kërkon mendim nga Mërsoi se si t‟i hakmerret gruas që e tradhëton. Një ditë vëllau i gruas së Rajmondit (Arabi) bashk me një shok e përcjellin Rajmondin që t‟i hakmerren për shkak të ofendimit të rënd që Rajmondi ia bën gruas. Një ditë tjetër Mërsoi bashk me Rajmondin i takojnë dy arabët dhe fillojnë të rrihen. Rajmondi do ta vras vëllaun e së shoqes por Mërsoi e bind të mos e bëj dhe ia merr revolen. Arabët tërhiqen. Po atë ditë Mërsoi, i shyrë nga të nxehtit shkon të freskohet “te shkëmbi praën burimit të vogël”, ku takohet me arabin i cili e nxjerr thikën për ta trembur Mërson, por ky e gjuan katër herë me revole. Në pjesën e dytë të romanit flitet për procesin gjyqësor të Mërsoit ku shpallet për kriminel dhe dënohet me vdekje. Poashtu kjo pjesë paraqet rekapitulim të jetës së tij që nga varrimi i nënës deri te vrasja e arabit e parë nga këndi i prokurorit mbrojtës, kryetarit të gjygjit dhe dëshmitarëve. Në fillim Mërsoi qëndron indiferent, pas shqiptimit të denimit ai rebelohet, nuk mund të pajtohet me akëtvendimin dhe me vdekjen që ia sjell ai. Pranon se deri më tani për të gjitha çështjet ka patur mendim të gabuar, por pas shqiptimit të vendimit është i preokupuar me dy gjëra: me agimin dhe me lutjen për falje. Tani është aktivisht i motivuar dhe i sigurt në vete. Perzonazhet: janë revoltues dhe kryengritës
Merso: përfaqëson njeriun absurd. Nuk është në gjendje t'i harmonizojë dëshirat dhe mardhëniet e tij me shoqërinë. Nuk mërzitet pa shkak për gjëra si: vdekja ,dashuria dhe martesa. Nuk shet hipokrizi dhe demagogji. Nuk synon karrierë, nuk vuan nga ambicie të sëmura dhe paragjykime, dhe nuk është xheloz. Te ai shohim “historinë e një njeriu,i cili pa qenë hero,pranon të vdes për të vërtetën”. LEXONI ME SHUME.... NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Ne fluturim e siper... Gjakmarrja [Ese argumentuese]

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesira te gjelbra te egra..., si dhe shtepi me mure e cati “te celikta”. Noton ne ajrin qe mbulon malet e oqeanet pakufij... DHE arme vdekjeprures e pellgje
te kuq, po ne ngjyren e qiellit. Lodron lehtazi mbi kokat e gjykatesve e gjakesve, krijuesve e kontrabandisteve, postiereve e politikanve, arkitekteve e arme-mbajtesve, historianeve e hajduteve, violinisteve e vrasesve, e shume e shume... Pellumb fluturon i lire, derisa...Bum! Nje “pellumb” tjeter e rrezon pertoke... Bota tone eshte e mbushur me gjera, dukuri, njerez te mire e te keqinj, kete e dime. Nuk ka gje plotesisht te mire apo plotesisht te keqe. Ato zevendesojne njera-tjetren fare thjesht. Prandaj ne cdo gje te mire ka nje te keqe, dhe ne cdo te keqe ka nje te mire. Ne kete shprehje une bej nje perjashtim. Sepse, c’gje te mire mund te kete nje seri vrasjesh e ngujimesh te pafundme? Mos ndoshta eshte dicka e mire qe qindra femije humbasin lirine? Apo qe njerezit jane te detyruar te vrasin e te vdesin? Oh, me falni: te vriten. Nje i marre do ta pohonte. Madje as Poliana nuk do te mund te gjente dicka per te cilen ia vlen. Leke Dukagjini vertet mund te kete qene nje ushtarak I shkelqyer, por si diplomat mendoj se nuk e ka arritur ate nivel, se nga luftrat, vdekjet e shumte harro c’rendesi ka jeta e dikujt. Nuk eshte se kemi 7 jete si macoket fatlum e t’i perdorim si te na teket. Kemi thjesht nje, me caste fatkeqe e lumturie, veprime budallalleku e te zgjuara,.. me te qara... me trishtime... por dhe me kujtime te bukura e gezime. Qe te gjitha keto duhet t’i shfrytezojme ne max. Vertet me do zhdukemi pa gjurme nga kjo toke, por te pakten ta bejme te rendesishme per ne vete. Me te qeshuren ne buze cdo sekonde “Born to Die” nuk do te thote asgje! Por gjithcka qe mund te shkruaj une mbi dashurine per jeten do te ishte e kote per aq shume shpirtra. Ato mund te shkaktojne nje pike lot tek ata e madje jane nje ‘asgje’ e madhe. E kane humbur te drejten e tyre duke bere asgje te keqe, sic kemi pare te ndodhe plot raste, dite per dite, kudo, sido e kurdo…

LEXO ME SHUME.....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë)
 Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të
tragjedive të Eskilit e të vetë duke u përpjekur që pikërisht përmes fatit dhe figurës së tij ndonëse në një kohë më të largët ta rrënojë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe piramidën që kishte ndërtuar ai për 50 vite me radhë në Shqipëri dhe së dyti për afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të
hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.
Në fillim shkrimtari përshkruanse , si është Eskili, si është dhoma e punës së tij. Shumë gjëra për të s`mund t`i dijë askush. Ai dilte në treg ose në vendin ku mblidheshin aktorët për të marrë të reja nga letërsia. Më pas ai u kthye në dhomën e punës ku kishte dëgjuar nja tridhjetë vargje të një poeme të lashtë; një poemë për tmerrin e vdekjes. Grekët kishin shumë gjëra, vend të bukur, klimë të mirë, ullinj, det, muzikë të mirë, filozofinë mitologjinë, tempujt etj. Tri kanë qenë mundësitë e letërsisë botërore lidhur me Eskilin: letërsia botërore pa Eskilin, me Eskilin dhe me Eskilin e plotë. Por, ai është një humbës i madh midis shkrimtarëve dhe njerëzve. Humbja është e tij dhe nuk mund të jetë i plotë pa të. Vepra e tij dhe ajo e vëllezërve të tij kanë qenë thërrime nga gostia e Homerit. Siç dihet tragjedia e ka zanafillën te festat dionistike. Poeti e ka marr si shembull kalbjen e të vdekurit në dhe. Kjo është si skena e parë e teatrit tragjik. Pastaj është edhe gjakmarrja, kur vrasësi ishte i detyruara të merrte pjesë në varrimin e viktimës dhe të ulej në shtëpi të hajë drekën. Pastaj vijnë përleshjet e popujve të vendeve e të qytetërimeve, luftërat e përgjakshme, krimi, hakmarrja etj. Eskili ka fituar dy ose tri herë në konkurset. Pastaj është larguar nga Athina për në Sicili për motive të panjohura, ku edhe vdiq 70 vjeçar. Tekstet e Eskilit ishin tekste të vjetra, ku kishte plot gabime, fjalë të pandara nga njëra tjetra, pa shenja të pikësimit, vargjet janë të shkruara si në prozë etj. Botimi i dramave të Eskilit përfundoi me humbjen e shumicës së tyre. Këto ishin tragjeditë antike që kishin humbur. Pastaj Eskili iku nga Athina për disa arsye. Përmbledhja e Eskilit kishte shtatë tragjedi “Prpmeteu i mbërthyer”, “Persët”, “Të shtatët kundër Tebës”, trilogjinë “Orestia” dhe “Lutëset”. Këto janë vetëm tragjeditë që i kanë shpëtuar. Nga shtatë dramat që i kanë shpëtuar më e thjeshta është “Lutëset”. “Persët” është e vetmja dramë me subjekt bashkëkohor. Vepra letrare e Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, ndër të tjera e thekson rëndësinë e komunikimit ndërkulturor si një mundësi e mirë për t’i zbuluar dallimet dhe ngjashmëritë eventuale ndërmjet popujve dhe kulturave të tyre. Si e tillë ajo korrespondon jo vetëm me njohjen e thellë me të cilën disponon Kadare për letërsinë dhe kulturën shqiptare, por edhe më gjerë. Prandaj, ajo meriton ti kushtohet një vëmendje serioze dhe të studiohet gjithnjë në planin krahasimtar.

VAZHDONI LEXIMIN.....


 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels