IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


 Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve. 
Frymëzime dialoshare (1954), 
Ëndërrimet (1957), 
Endërr industriale (1960),
 Shekulli im (1961), 
Poemë e blinduar (1962), 
Përse mendoben këto male (1964), 

Shqiponjat fluturojnë lart (1966), 
Motive me diell (1968), 
Koha (1976), 
Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë. 
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë: Po s'ndërron ai kurrë Art i skulpturës Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë. I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të. (Laokonti) Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe. Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar: Njëzet e katër luftra bëri, Njëzet e katër vdekje theu. çka mangut linte ditën Gjergji, Plotësonte natën Skënderbeu. (Portreti i Skënderbeut) Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj: Dhe kur binin në prille a në vjeshtra Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje, Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm Era loste me xhufkat e kuqe. (Nisja e shqiptarëve për në luftë) Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera. Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme. Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij. Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë: Do shkoj të ulem përmbi pellgjet, Të pi në gjunjë duke rënë, Në grykë e di që do më ngelet I ftohti medaljon i hënës. Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij, për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg. 
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit. Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja. "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët. Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij. Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet. Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh. E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori
" Nata e dymbedhjete " koment dhe analize (Shekspir) 


Komedi shekspiriane.Ngjarjet ndodhin ne brigjet e Ilirise, dhe sic ka marre dhe titullin vepra, ngjarja ndodh ne mbyllje te sezonit te Krsithlindjeve.
 Subjekti :Ne mbreterine e Ilirise, duka Orsino sillet perreth duke kenduar dhe duke menduar per Zonjushen Viola, te cilen ai e dashuron, por fatkeqesisht ajo s’mund
te martohet me te sepse eshte ne zi per te vellane e vdekur. Ndekohe, ne brigjet e Ilirise pas nje shtrengate mbytet nje anije ne te cilen udhetonte Viola dhe vellai i saj binjak, Sebastiani. Pas daljes ne breg, ajo mendon se vellai i saj ishte mbytr, pasi turpi i tij nuk gjendej gjekundi. E deshperuar, ajo mendohet se c’pune mund te beje per te siguruar jetesen dhe vendos te shkoje ne shtepine e Olivias, por meqe Olivia nuk fliste me asnjeri, ajo maskohet si burre dhe shkon te punoje si sherbyese tek Orsino e quajtur me emrin e saj te ri tashme : Cesario. Keshtu ajo nis punen aty, por nderkohe bie ne dashuri me Orsinon. Orsino e dergon “Cesarion” t’i dergoje Olivias dashurine e tij. Mirepo Olivia,e cila mendon se Viola eshte mashkull, dhe bie ne dashuri me te. Nderkohe,, nje personazh tjeter, Malvolio, deshiron te martohet me Olivian. Kjo situate fut ne skene Sir Tobin, xhaxhane e Olivias, sherbyeset Maria dhe Fabian dhe Feste-n ,kllounin e shtepise. Ata I punojne nje rreng Malvolios. Maria shkruan nje leter, sikur e kishte shkruar Olivia, qe I adresohej Malvilios ku shkruhej se ajo donte te martohej me te, por nderkohe Malvivio duhet te sillej si I marre, te buzeqeshte, te mos I tregonte nejriu per gjejndjen e tij etj. Kur Malvilio e lexoi, nisi te sillej vertete ashtu dhe Olivia mendoi se ai ishte cmendur. Nderkohe Sebastiani eshte gjalle pasi ka shpetuar nga mbytja e anijes, por mendon se motra e tij Viola ka vdekur. Ai arrin ne brigjet e Ilirise I shoqeruar me Antonion, mikun e tij qe ishte aq I apasionuar sa e ndoqi Sebastianin deri ne dukatin e Orsinos, pasi mes tyre ka patur nje mosmarreveshje te hershme. Ser Andriu, duke pare afeksionin e Olvias ndaj Cesarit e fton kete te fundit ne duel. Nderkohe ne duel shfaqet Sebastiani dhe jo Cesari. Olivia I kerkon atij te martohen bashke, nderkohe qe Sebastiani as nuk e njeh ate. Nderkohe Antonio eshte arrestuar nga rojet e Orsinos dhe I kerkon Violes ndihme duke kujtuar se eshte Sebastiani. Ai mendon se Sebastiani e tradhetoi sepse Viola thoshte se nuk e njifte fare kete njeri. Aty ajo u permend se vellai I saj mund te ishte gjalle. Malvolion e ndryne brenda nje qelie te erret. Fjalet e tij te fundit “ Do ma paguani te gjithe: jane kuptimplota. Sekreti zbulohet kur dy binjaket dalin para Orsinos dhe Oliavias. Orsino lidhet me Violen ndersa Olivia me Sebastianin, nderkohe Malvolio lihet I lire dhe largohet duke I lene ciftet e reja te qeta.
 Personazhet :Viola eshte heroina e kesaj komedie.Ne qender te vepres vihet identiteti I ngatarruar I saj. Ajo e sheh dashurine ne nje menyre shume te natyrshme dhe te bukur. Dashuria e saj per Orsinon eshte e palekundur dhe ashtu mbet gjer ne fund te komedise. Ajo eshte plot energji dhe e gatshme te perballoje rreziqe te reja. Ajo nuk I le punet ne dore te fatit, edhe pse kjo komedi pershkohet nga ideja e fatit. Ne kete personazh shfaqen idete humaniste te Shekspirit per gruan e lire, te pergjegjshme, kembengulese per lirine dhe lumturine e saj. Ajo eshte e para qe I shfaq dashurine Orsinos, dhe pasioni i dashruise nuk e verbon ate por e ben me realiste. Orsino dhe Olivia kane karaktere deri diku te ngjashme. Ato te dy kane emocione te forta, por preferojne t’i ndrydhin ato. Ato nuk duan te hapen me boten, Olivia me pretekstin e zise per te vellane, e Orsino nga vete karakteri. Viola eshte ajo c’ka I nxjerr nga guackat ku ishin ndryre. Orsino I hapet vetem asaj, dhe deri ne fund te komedise thote qe eshte ne dashuri me Olivian nderkohe qe nuk kane shkembyer asnje fjale. Dhe Olivia hapet me Violen dhe vendos te dashuroje, pas vetemohimit qe kishte percaktuar per veten. Ne lidhjen ne fund te komedise,vihet re se Orsino dhe Olivia nuk mund te martoheshin bashke sepse ata jane versione ne gjini te ndryshme te te njetjit karakter.Malvolio – fillimisht duket si nje personazh dytesor pa ndonje rol te madh. Ne fillim ai duket thjesht si nje personazh jo kompleks, nje puritan I thjeshte, nje sherbyes qe do vetem t’I prishe rehatin te tjereve. Ne te jane misheruar anet me negative te puritanizmit borgjez si cilesi shoqerore : hipokrizia, egoizmi, cinizmi, mendjemadhesia etj. Si cilesi individuale dalin ne pah budallalleku, mendjengushtesia, vetesiguria e pakufi qe e ben te mos dalloje gracken qe I thuren. Shkesipiri I ben keta kalores feudale borgjeze qesharake nepermjet humorit. Keqardhje per te mund te na vije kur e mbyllin ne qeli. Ai eshte bariu qe u sakrifikua , viktima qe duhej bere fli per lumturine e cifteve ne fund te komedise. Festa – kllouni, gaztori qe ne skene paraqitet si I marre, por ne fakt thote fjale te mencura dhe te sinqerta, karateristike e artit te Shekspirit. Sipas tradites gastoreve profesioniste I lejohej te thonin te verteta dhe kritika te hapura. Ai pati guximin t’i perplase ne fytyre Olivia se zia e saj ishte nje marrezi qe e shkepuste nga jeta. Ai ka rolin e nje gjykatesi dhe gjykon ngjarjet nga tradita popullore. Ai gjithashtu I jep komedise jo vetem nota humori dhe gastore por dhe melankolie, kur ne fund mbetet I vetem dhe kendon per jeten e tij te mjeruar. Endrju, Tobi dhe karakteter e tjere jane sa te zgjuar aq dhe te marre, sepse ata e kuptojne jeten vetem si nje defrim, jane njerez parazitare qe jetojne ne kurriz te nejrezve te tjere dhe bejne qejf me shpenzime te kota dhe enderrime frikacakesh.
 Temat :
 1.Dashuria si shkaktare e vuajtes ( Te gjithe personazhet ndonjehere shprehen se s’mund t’ia dalin dot pa dashurine)
2.Papercaktimi I suksualitetit ( Orsino- Viola, Olivia- Viola, Antoni- Sebastiani)
3.Marrezia e ambicjes se madhe (Malvolio)
 Motivet :
 1.Letrat, mesazhet – sherbejne edhe si mjete informimi, edhe si mosinformimi. Shpesh gjerat qe jane dhene neper kumte kane marre nje kuptim ndryshe, ose jane shtremberuar qellimisht.
2.Cmenduria
3.Maskimi ka te beje me ate c’ka jemi ne ne te vertete, nese seksualiteti eshte I shkruar ne gur apo merr kuptime te ndryshme varur nga rrethanat, qofte edhe veshjet. Gjithashtu lidhen dhe veshjet me pozicionin ne shoqeri. 4.Identiteti I ngatarruar
 Simbolet :1.Dhuratat e Olivias ( unazat qe I jep nje here Cesarit, nje here Sebastianit, tregojne sesi ajo mendon se nese nuk do ta fitoje dashurine e tij, ajo do ta bleje ate)
 2.Erresira ne qeline e Malvolvios – Nderkohe qe ne dhome ishte erresire, Maria e genjente ate duke I thene se ka drite, por ai s’mund ta shihte, ndersa Malvolio I thote se erresira( cmenduria) nuk eshte ne dhome me te, por eshte jashte, pra tek Tobri dhe Maria qe e burgosen padrejtesisht.
 3.Nderrimi I veshjeve – sa rendesi ka fiziku para shpirtit.
 Vecori te stilit :
 Gershetohen :Notat realiste me ato lirike Satira dhe humori me melankoline dhe trishtimin Elementet komike me ato dramatike Poezia popullore me poezine e kultivuar Humanizmi I periudhes se rilindjes me traditat e pasura popullore Ne fragmenin ku ndodh ballafaqimi I personazheve, mashtrimi I madh shoqerohet me epitetin “ I bukur” . Kjo tregon se s'kemi te bejme me nje mashtrim si ves, por me nje genjshter te bardhe. E verteta qe doli ne shesh nuk coi ne perkeqesimin e situates, por I dha asaj zgjidhjen me te mire.

SHIKO ME SHUME....


 Vellim poetik nga Bodles, nder te paret simboliste. Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen. Lulet e se keqes tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate vepres se tij. Bodler
ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin. Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.
 Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane : Ato qe e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane rrenjet tek fatkeqesite e poetit. Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te keq. Bodler eshte poet I spleen-it dhe ideales perballe njera tjetres. Spleen-I I referohet nje gjendjeje merzie, te serte , me sakte cdo gje e keqe qe ka lidhje me boten : vdekja, vrasja, vetmia, deshperimi. Ne te kundert, idealja eshte transhendetja e spleen-it, aty ku ekziston dashuria dhe ndjenjat jane te shfaqura gjer ne ekstaze. Idelja arrihet nepermjet nje shkeputjeje nga realiteti nepermjet veres, opiumit, udhetimit, pasionit. Ajo nenkupton nje gjendje ku koha dhe vdekja s'kane vend. Ai pergjithesisht I referohet pasionit per te shfaqur kete ekstazi te ndjenjave, por papritur ne kete dualitet spleen-I shfaqet befas dhe spontanisht. Autori eshte gjithnje ne frike prej vdekjes, mbytjes se shpirtit te tij dhe mosrealizmit. Pamjet pariziene ai I sheh dhe si mahnitese , me horizonte blu dhe simbole te tjera te tilla, por dhe si nje mit qe vazhdon ne ditet e somte. Parisi po ndryshon, koha po ndryshon. Ai niset qe nga antikiteti me figuren e Andromakes, dhe me simbole te tjera te se kaluares per te treguar se Parisi ka qene me I bukur dhe vlerat e tij do te ruhen nese vete qyteti ruhet I pandryshuar. Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me afer Satanit. Simbolika e udhetimit ka te beje me rrugen e nejriut ne jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe boten.Simbolika e Bodlerit synn perjetesine : Arti eshte I gjate, por koha eshte e shkurter” Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne njevetmi te mterrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt. Persa I perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem I tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter. Se fundmi, elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far emenyre I perdor per te treguar se cfare gjendjeje tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne mendjen dhe psikologjine njerezore.

 Evgjeni Grande koment dhe analize                        ( Balzaku) 
Roman realist nga Honore De Balzak.Do te quhej komedia njerezore.Stil natyralist, realize. Subjekti : Ngjarja vertitet rreth familjes Grande, ne Sosyre te Frances.Plaku Feliks Grande ka qene nje vozaxhi I rendomte, por gjate revolucionit, ai fitoi shume pasuri nepermjet korrupsionit dhe metodave te tjera te paligjshme. Megjithate, familja e tij jeton ne
varferi te plote, sepse ai eshte teper koprac, dhe s’mund te lejoje shpenzime. Ai, gruaja e tij dhe vajza, Evgjeni Grande, jetojne ne nje shtepi bashke me sherbyesen. Dy te rinj duan te martohen me Evgjenine, pse jo per te perfituar nga trashegimia e te atit. Nderkohe, Sharli, nje kushuri I Grandes vjen papritur per ditelindjen e Evgjenise. Babai I tij, pra vellai I Feliksit ka falimentuar dhe vrau veten. Feliksi e prezanton Sharlin me disa linja tregetie ne Europe, ndersa dy te rinjte kane rene ne dashuri. Evgjenia ndihmon Sharlin me para nga I ati, nderkohe qe Sharli niset per Indi. Kur plaku Grande merr vesh per kete gje, zemerohet. Gruaja e tij semuret, ndersa Evgjenia mbyllet ne dhome. Me ne fund ai lejon qe te rinjte te fejohen. Shume kohe me vone Sharli kthehet, ndersa pleqte Grande kane vdekur. Sharli eshte pasuruar shume , e ka harruar Evgjenine dhe madje nje pjese te madhe te shpirtit te tij. E zhgenjyr Evgjenia ben pakt me njerin nga djemte qe e donin qysh te re qe te martohej , por me kusht qe te mbeste e virgjer. Ai vdes, dhe Evgjenia mbetet nje vejushe qe bente bamiresi.

 Personazhet : Plaku Grande –njeri I shperfytyruar nga paraja, I verbuar ga forca e saj. Personazhe si ai jane quajtur monomaniake, pasi ata jane te gllaberuar vetem nga nje mani e vetme. Ndjenja e vetme qe ushqen shpirtin e tij eshte dashruia per parane. Ai vuan nga vesi I kopracise. Ai nk eshte as bashkeshoerti, as qytetari, as prindi, as njeriu. Ai eshte model, personazh I tipizuar, modeli I pasurimit te nje shtrese te trete, dhe e pesimit nje metamorfoze fizike e morale , duke u shoqeruar me tere pasojat shkatarruese qe sjell ky shnderrim I arrire nepermjet hipokrizise, veseve dhe korrupsionit. Ndersa pasuria e Grandese rritej, vlerat e tij gerryhen, deri ne depersonalizimin, deri ne humbjen e ndjenjave aterore. Kopracia e ka shnderruar ate ne nje njeri me varferi shpirterore, qe ua dikton dhe pjesetareve te tjere. Ai edhe nderin e sheh te lidhur me parane, as vdekja e babait nuk eshte gje para faktit qe s’ka lene trashegim. 

Evgjeni Grande- ka nje bote te pasur e te paster. Ajo ka vlera dhe fisnikeri. Veteflijohet per hir te ndjenjes se saj. Ne rinine e saj, Evgjenia e paster vepron vetem nepermjet pasionit, por dhe nenshtrimit te saj. Ajo I bindet makuterise se te atit, por e pranon ate pasi eshte mesuar dhe e ka baba. Drama e saj nis kur Sharli kthehet I tjetersuar, dhe Evgjenia mbetet e zhgenjyer nga gjithe jeta, qe ia dedikoi pritjes se tij. Ajo eshte viktime e rrethanave ku jeton. 
Sharli – eshte nje personazh qe porsi Feliksi , u gerrye moralisht nga fuqia e parave. U mor me tregeti sklleverisht dhe vendosi te martohej me nje vajze te shtreses se larte per te mbajtur nderin. 
 Stili :Duke u mbështetur tek fragmenti i dhëne, mund te themi se kemi te bëjmë me një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë se plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori, është ai i rolit te parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore. 
 Tipare te tjera që kane te bëjnë me realizmin e romanit janë : Prani personazhesh nga shtresa te ndryshme te shoqërisë Mbisundimi i elementeve te vërteta në pasqyrimin e ngjarjeve. Vendosja e subjekteve në vende te zakonshme, te cilat autori i njeh mire dhe në periudha bashkëkohore me te. Fragmenti i fundit zbulon një ane tjetër te qëllimit ideor e artistik te autorit :
 Si familja e plakut Grande ishte e gjithë shoqëria : 
Pasioni për paranë kthyer në mani, këta njerëz i kishte bere kafshë, që donin te hanin njëri-tjetrin. Personazhet e Balzakut kane një baze shoqërore dhe historike te përcaktuar mire dhe në te njëjtën kohe, ata kane prirje te jene dhe tipa që përfaqësojnë shtresa te ndryshme shoqërore. Balzaku përpunoi teorinë baze te realizmit, atë te vendosjes se personazheve tipike në rrethana tipike. Tregimtari në roman tregon ngjarjet në veten e trete. Ai është vështire te dallohet nga autori, qëndron mbi personazhet, çan muret, di me shumë për ta se sa edhe ata vete. Autori shkruan për Evgjeni Granden : "Qe te gjithë e dinin se një melankoli e brente nga brenda zemrën e znj Grande, po shkakun e vërtete te kësaj brenge askush nuk e dinte". Sigurisht që, me ritualin e përditshëm te përvetësimit te mjeshtërisë se drejtimit te punëve, si zvendese e ardhshme e plakut Grande, Evgjenia rron me ëndrrat dhe kujtimet e bukura te dashurisë. Një vend qendror në boten e brendshme te saj zë figura e Karlit. Në pikëpamje historike brendia e romanit, ashtu si dhe vepra te tjera te Balzakut, jep me mjaft realizëm periudhën në fjale. Kjo realizohet në kuadër te asaj që thuhet për veprën e Balzakut, e cila pasqyron 30 vjet te historisë se Francës. Në pikëpamje shoqërore, në roman gjejmë tjetërsimin e njeriut në një shoqëri, që për idhull ka paranë. Në pikëpamje psikologjike, kemi te bëjmë me shkatërrimin e te gjitha ndjenjave me te mira njerëzore dhe vlerave shpirtërore nga vlerat materiale. Realizimi i metodës së realizmin kritik arrihet në disa aspekte : Portretizimi i personazheve dhe tipizimi i tyre si përfaqësues te klasave te ndryshme. Rrethanat ku veprojnë këta personazhe janë tipike për shoqërinë e kohës. Sjellja në faqet e romanit te mentalitetit shoqëror te kohës. Trajtimi i temës shoqërore. Pasqyrimi me vërtetësi i ngjarjeve


 Zanafilla hyjnore e punës së rilindasve i kishte rrënjët te domosdoshmëria për tu kujtuar bashkatdhetarëve të vetë, se, këta të fundit, nuk ishin një popull dosido dhe as pahistori, e më tepër nuk kishin më të voglën arsye që të ndiheshin të ftohtë apo armiqësorë ndaj atdheunt të tyre. Por, të ndiheshin krenar për atë gjenezë të kahershme historike që i identifikonte si të tillë. Kjo përkonte me shumë luftra, ngjarje, personazhe, dhe epope (fatmirësisht të lavdishme) dhe duhet të ishte burim
frymëzimi për shqiptarët e “fjetur” të kohës. Në ndryshim me periudhën e pararilindjes, kur shqipëtarët ishin të shpërndarë dhe të pa paorientuar, ky “revolucion” ishte vendimtar dhe jo vetëm i përgatiti, por, edhe hodhi në “mësymje” rilindasit me qëllim zgjimin e popullit të vet duke e ndriçuar mendërisht atë. Shqiptarët intelektualë të kohës, pra rilindasit tanë vlerësuan pozitivisht strategjinë e ngritjes lartë të figurave kombëtare Vetë koha po diktonte nevojën e një ringjallje së ndjenjës kombëtarë si në kohën e Gjergji Kastriotit, kur ky hero shqiptaro-evropian, si ortodoks, musliman apo katolik, u flijua me predikimin e bukur të shqiptarisë. Te ky personazh pothuajse laik, që shqiptarinë e vendosi mbi veten dhe mbi fetë që e shoqëruan për “së largu”, rilindasit gjetën etalonin frymëzues të lëvizjes së tyre fisnike. Gjetën pikën e bashkimit midis figurës së këtij heroi dhe fisnikërisë etno-morale që populli i “tij” trashëgonte. Ata morën nga heroi kombëtar, personazhin me formën e tij, por më tepër i kushtuan vëmendje anës thelbësore të këtij heroi, atdhedashurisë dhe qëllimit që kishte, bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.Ai ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën tone. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar. Veprat e Samiut në turqisht përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim. Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati. Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes. Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin “Evëtar„. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me “lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin “mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë. Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. “Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me “shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara. Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriot. Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kom bëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar. Me 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare “Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë “Skënderbeu i pafat„, poemën “Gjon Huniadi„ variantin e fundit të “Serafina Topisë„, me titull “Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli. Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.
Arritjet e Zogut si mbret (1928-1939 ) 



 Eksperimentimi I veshtire dhe I shkurter I Shqiperise ne demokraci nuk dha rezultate per zgjidhjen e problemeve te saj.Disa krijuan pershtypjen se vetem nje qeveri e centralizuar monarkiste mund te jepte nje zgjidhje.Ne vazhden e ketyre ngjarjeve, ne Shtator 1927 Shqiperia u shpall mbreteri e trashegueshme, parlamentare dhe demokratike.Ahmet Zogu u shpall mbret I shqiptareve, e jo mbret I Shqiperise.
Titulli dukej mese I pershtatshem, pasi emri Zogu perkonte me shqiponjen e zeze dykrenare te flamurit, dhe Ishte mbret I popullit te vet. Ky dallim duhet te kete qene mese I kuptueshem per Greqine dhe Jugosllavine, te cilet padrejtesisht kishin aneksuar tokat e shqiptareve, bashke me popullsine. U krijua keshtu mbreteria me e re ne Europe.Kjo u pasua me ndryshime qe I shkonin per shtat nje mbreterie, packa se binte ne kontrast me gjendjen e mjerueshme te Shqiperise.Kostumet formale ishin elegante.Pallati mbreteror ishte I rrethuar me mure te larta dhe festat qe organizoheshin ishin porsi ato te mbreterive te huaja, me gosti, shampanja, akullore nen shandanet me qirinj vezullues.U ngriten ndertesa moderne.Bulevardi “ Zogu I” ne Tirane ishe I gjere dhe I shtruar bukur, mirepo ne te nuk kaloshin vecse karroca te ngarkuara, bicikleta apo gomere.Ai menjehere mbaronte ne nje rrepire, ku niste lagjja e varfer e qytetit. Mbreti Zog arriti te vinte ligjin dhe rregullat ne nje vend qe nuk I kishte njohur fare ato.Brenda shtate vjetesh xhandarmeria spastroi vendin nga kusaria.U nxorr jashte ligjit zakoni tradicional dhe I prapambetur I gjakmarrjes ne Veri . Ai ia doli mbane atje ku Turqit kishin deshtuar, pasi c’armatosi nje popull I cili se kishte ndare pushken nga vetja.U miratua kodi I pare penal dhe civil.Struktura shoqerore ishte e vjeteruar.Dalloheshin vetem dy klasa te popullsise.Nderkohe qe motoja e Fan Nolit e kishte udhehequr popullin drejt “Lirise, barazize dhe vellazerise”, Zogu ishte I vendosur per te mos vene dore mbi strukturen e popullsise per shkak te trazirave ne gjirin e popullsise. Zogu trashegoi nje shoqeri agrare.Metodat bujqesore ishin te prapambetura dhe gjysma e tokave pjellore iu dhane shtete fqinje.Zogu u mor fillimisht me tharjen e kenetave malarike si ajo e Maliqit.Gjithashtu qeveria e ij nxiti futjen e te rinjve ne Shkollen Bujqesore te Kavajes, te themeluar nga nje agjenci amerikane, Fondacioni I Lindjes se Aferme.Askush tjeter ne Shqiperi nu k ishte perpjekur me pare per njohuri bujqesore.Te rinjte u pergatiten rreth permiresimit te farave,pleherat, ujitjen, permiresimin racor etj. Ne aspektin industrial , Shqiperia ishte nje nder vendet me pak te zhvilluara ne bote.Burimet natyrore ekzistonin por ishin te pashfrytezuara.Per “fat te mire” jetesa e shumices se popullisese ishte fare e thjeshte dhe nevojat ishin te pakta, ndaj dhe sasia e importeve, megjithese shume me e madhe se ajo e eksporteve nuk ishte shume e larte.Qeveria e Zogut ngriti centrale elektrike ne disa qytete te medha.Ne qytetin e elbasanit u be prova e pare e dritave elektrike te rrugeve, nje mbremje te vitit 1934.U ndertua hidrocentrali I pare, ne Vithkuq afer Korces. Transporti ishte fare I prapambetur; nuk kishte asnje kilometer hekurudhe, kurse lumenjte ishin te palundrueshem.Qeveria ndertoi disa pista te pashtruara per sherbimin ajror postar dhe te pasagjerve.U ndertuan shume ura.Numri I tyre u rrit nga 360 ne vitin 1921 ,ne 2674 ne 1936.Qeveria mundesoi nje system te mire te komunikimit nepermjet sherbimit te poste- telegrafit , mirepo sherbim te pershtatshem telefonik kishte vetem xhandarmeria. Me 1936 u krijua ne nivel kombetar Enti kombetar I Turizmit per nxitjen e turizmit.Kjo agjenci lehtesoi ceshtjen e pasaportave dhe vizave, u perpoq per permiresimin e rrugeve dhe transportit, per modernizimin e hoteleve, inventarizimin e vendeve historike e piktoreske dhe per pergatitjen e hartave dhe te filmave dokumentare.Numri I turisteve ne vitin 1937 u rrit ne 5936, nga 3742 qe ishte ne 1936. Ne vend kishte problem serioze ne lidhje me shendetesine.Me huate e Italise, qeveria permiresoi spitalet ne cdo qender prefekture dhe ngriti klinika ne disa qytete te medha.Me 1932, gazeta “New York Herald Tribute” njoftonte se “Spitali I ri me 250 shtreter ne Tirane ka dhoma operacioni dhe sektor radioskopie qe jane fjala e fundit nga Berlini” .Ndihma u dhane dhe nga Kryqi I Kuq Amerikan.U ngriten klinika per femijet dhe nenat, meqense numri I vdekshemerise foshnjore ishte mjaft I larte. Meqenese ne shumicen e familjeve, te gjithe pjestaret detyroheshin te punon ne ore te zgjatura neper fusha ose ne dyqanet e vogla. Shkollimi I femijeve dukej nje luks I panevojshem.Qeveria u perpoq te eliminonte propaganden shkombetarizuese qe ishte e pashmangshme ne shkollat e agjencive te huaja dhe percarese.Umbyllen shkollat greke,rumune e turke.Per te luftuar analfabetizmin u hapen reth 500 klasa te vecanta qe e rriten numrin e njerezve qe dinin shkrim dhe kendim nga 5 perqind ne 15 perqind.U permiresua Liceu I Korces, Normalja e Elbasanit, shkolla Bujqesore e Kavajes, shkolla Teknike ne Tirane etj.Meqenese arsimi I larte nuk ishte I mundur Brenda vendit, nga shteti u dhane rreth 60 bursa cdo vit per studime jashte vendit.Dialektet e ndryshme I ndanin shqiptaret ne ato te Veriut dhe ato te Jugut.Per bashkimin e popullsise qeveria I beri thirrje te gjithve te perdornin dialektin e Elbasanit.Nisen te botoheshin gazeta si “Ilyria” dhe “Perpjekja shqiptare” . Jeta kulturore nisi te lulezonte. Ndonese mbreti Zog ishte nje mysliman I mire, nguli kembe qe shteti te ishte asnjanes, pa fe zyrtare, dhe qe ushtrimin e lire te besimit duhet ta gezoshin te gjitha fete.Qeveria dhe sistemi shkollor nuk duhet te mbante anen e asnje besimi.Ata vune si fe shqiptarine, duke I quajtur nenpunesit dhe mesueit si apostuj dhe misionare.Simbolet e shenjta shqiptare nuk ishin kryqi dhe gjysmehena, por flamuri dhe mbreti.Himnet qe idealizonin kombin, Skenderbeun, heronjte e luftes mbizoteronin oret e muzikes neper shkolla.Pjesa e pare e leximit ne shkollat filore niste me fjaline :“Une jam shqiptar.Vendi im eshte Shqiperia” Ne mars 1937 u mor nje hap gjigand drejt emancipimit te gruas.Parlamenti I tij I reformuar ndaloi poligamine dhe percen tradicionale per grate muslimane.U organizuan kurse mesimore vecanerisht per grate, ku vihej theksi te higjena familjare, punet shtepiake dhe rritja e femijeve me nje fryme te re lirie. Lordi Donogal I Britanise beri nje udhetim neper Shqiperi ne vitin 1938. Ne shkrimin e tij ne gazeten “Sunday Dispatch” ai shprehu habine e madhe qe kushtet e jeteses ishin shume me te mira se ajo qe ishin raportuar me pare.Rruget ishin me te gjera se te Jugosllavise.Qytetaret ishin te veshur mire dhe te sjellshem.Ne Tirane, kishte hotele te klasit te pare, ushqim te mire, dyqane me parfume, filma per aparatin e tij fotografik Laika dhe orendreqes te mire.Ai u shpreh pozitivisht per aeroportin e Tiranes, per grate e cliruara nga percja, per qytetin- port te Durresit dhe se fundmi per sjelljen dashamirese te njerezve. Shume mbreter , ashtu si male, mund te vleresohen me mire nese shihen nga larg.Ne mendimin tim, qeverisja e Zogut perben nje periudhe me rendesi te madhe per historine e Shqiperise.Ne katermbedhjete vjetet e qeverise se tij kombetare u arrit shume.Ne menyre te permbledhur them se u arrit zhdukja e percarjes dhe konsolidimi i popullsise se copezuar.U zhvillua ndergjegja kombetare per identitetin shqiptar.U hodhen themelet e ingranazhit qeveritar dhe vendi u pershkua nga nje fryme e re zhvillimi.Hartimi I reformave ne leter, vertete nuk eshte dicka e lehte, por venia ne zbatim e tyre eshte akoma me e veshtire.Edhe pse Zogu u veteshpall mbret, ai nuk u tregua asnjehere mizor.Ai I shtypi rivalet e sfiduesit politike, por me se shumti me ane te internimit, jo ekzekutimit. Mbreteria e tij pati nje karakter demokratik dhe per mendimin tim ka plotesuar nje kapitull te ndritur te historise shqiptare.

Lidhjet socialo-kulturore midis vendit tone dhe Perandorise Romake te Perendimit.

Me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në provincat ilire ka luajtur aparati
administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë. Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë ato qytete, të cilat si pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse.

Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.Gjithashtu pati ndikim edhe ne shkollen ilire.Permendim Apolonine shkolla filozofike e se ciles u be e mirenjohur ne lashtesi.  Pushtuesit romakë për nevojat e tyre bënë ndërtime të shumta, të cilat në disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike të qyteteve. Këto ndryshime në planin urbanistik të qyteteve të vjetra në provincat jugore ilire u bënë sepse romakët nuk ngritën ndonjë qytet të ri. Më qartë ato shihen në Buthrot e Apoloni.
 Ndryshime të dukshme ndodhën edhe në kulturën materiale e shpirtërore, veçanërisht në qytetet dhe në periferitë e tyre. Krahas me futjen në prodhim të një sërë veglash të reja pune, gjatë shekujve të parë të pushtimit romak hyjnë në përdorim edhe stoli të reja, një pjesë prej të cilave lidheshin me modele veshjesh të ardhura. Një argument që përdoret për të provuar romanizimin e ilirëve është përhapja e gjuhës latine si gjuha zyrtare e kohës. Me imigrimin e vazhdueshëm të tregtarëve dhe kolonëve romakë drejt provincave të Ballkanit, qendra qytetare si këto qenë të parat që përqafuan latinishten si mjeti më i volitshëm i komunikimit, në fillim përgjatë bregdetit të Adriatikut e më pas në brendësi. Rajonet e fundit që iu nënshtruan këtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore të thella e të paarritshme të Shqipërisë veriore.Edhe pse dokumentet mbishkrimore të zbuluara në provincat ilire tregojnë se gjuha latine ka qenë gjuha e administratës dhe e kulturës ajo nuk mundi asnjëherë t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur. Hieronimi, një ilir nga Dalmatia, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin gjuhën e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Për më tepër, vetë prania e gjuhës shqipe në trevat e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave.
Një fushë tjetër, ku del qartë gjithashtu, qëndresa ilire, është onomastika, ruajtja e emrave tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine. Ilirët nuk i kishin humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh. Me kete shkrim te shkurter desha te evidentoj se ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të kulturës shpirtërore e materiale, si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme, se kombësia ilire i qëndroi romanizimit dhe eshte kjo nje fitore dhe nje pasuri e madhe qe I lane brezave ne vazhdim.Eshte nje e vertete qe na ka ngritur ne piedestalin e nje vendi me vlera qe jane mbrojtur me krenari edhe pas luftrash ,shirash apo rrebesheve njerezore.





Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga
vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte ne interes te Republikes" thuhet ne historine e Shqiperise. Ne saje te kesaj perkrahjeje,  qe e shfrytezoi ne dobi te synimeve te tij, Ali Pasha ndermori ne gusht te vitit 1797 nje sulm te befasishem kunder bregdetit shqiptar te Himares. Para kesaj, me lejen e francezeve, kishte futur floten e tij ne Kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu ne dore pjesen kryesore te ketij bregdeti qe nga Butrinti deri ne Porto Palermo. Sic citon Godo ne librin "Ali Pashe Tepelena", shume studiues thone se pashai ishte nje bashkudhetar fatlum i Napolonit dhe se ai arriti ate fame per shkak te ndikimit te revolucionit francez. Godo e hedh poshte kete teori duke thene se te dhenat  nuk perqasen. "Ai ishte pasha ne Janine, sundues ne Shqiperine e Jugut dhe ne nje pjese te madhe te Greqise, nderkohe qe Napoloni ishte nje toger i artilerise", thote Godo. Sipas tij, Napoloni dhe Aliu, paten pika takimi, por kurrsesi s'mund te thuhet se ky i dyti u rrit nen shkelqimin e te parit. Nderkohe, Aliu e braktisi aleancen me Bonapartin, gjate kohes kur ky filloi fushaten kunder Egjiptit, sapo e pa qe me bashkimin e aleances ruso-osmane me Anglin?, ai do te humbiste.
Ali Pashe Tepelena pranoi te zbatohet ne shtetin e tij legjislacioni freng i barazimit, ku myslimanet te kishin te drejta te barinesabarta me te krishteret. Franca dergoi tek Ali Pasha specialiste per organizimin e shtetit dhe te ushtrise, e cila u zgjerua ne kohe lufte deri ne pesedhjetemije ushtare. Napoleoni ne Janine ngriti fonderi per derdhje topash te cdo kalibri, arme te ndryshme, si dhe punishte per prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatore te tij. Ne pashallekun e Janines kudo u vendos qetesia.
Zbulohet  gjihashtu dhe nje leterkembim i perandorit te  Frances, Napoleon Bonaparti, me Ali Pashe Tepelenen. Leter e rralle qe gjeniu ushtarak ia ka derguar strategut shqiptar, te cilin Papa i Romes e krahasonte me Skenderbeun. Madje Hygoi "Aliun e Janines dhe Napoleonin e Frances", i shikonte "bri njeri-tjetrit si tigri me luanin".
Letra eshte pergjigjja qe Bonaparti i ka derguar Ali Pashe Tepelenes. "E mora letren qe me kishte nisur sekretari juaj", shkruan Bonaparti me 9 korrik te vitit 1807. Nje leter me pak radhe, por ne te cilen flitet per miqesine mes dy burrave te shtetit. Ne kete leter, Bonaparti e siguron udheheqesin shqiptar per mbeshtetjen e tij. Ai, madje, thote se do te urdheroje gjeneralet franceze per t'ju bindur Ali Pashe Tepelenes. Kjo leter eshte shkruar 10 vjet, pasi ky e braktisi aleancen me francezet, pas fuqizimit te frontit ruso-turk, kur keta u bashkuan me anglezet, kundra Bonapartit.
Por serish, Ali Pasha ka arritur te fitoje miqesine me nje prej pushtuesve me te medhenj te botes. Per diplomacine e tij, kane shkruar edhe studiues britanike. "Diplomacia e Ali Pashes trajtohet si nje rryme me vete ne mesimin e diplomacise", citon Sabri Godo, librin e studiuesit anglez Begel "Ali Pasha dhe Britania e madhe". Ky liber u rekomandohej si tekst shkollave te mesme te Anglise.


Une mendoj se Lufta e pare Boterore filloi edhe si pasoje e gabimeve dhe nxitmit te diplomcise,por edhe si pasoje e gjendjes  ne te cilen gjendej Europa,qe kerkonte patjeter nje zgjidhje,e cila sa vinte dhe dukej sikur lufta ishte e  vetmja.

Mendoj se diplomacia krijoi disa kushte ne shpethimin e luftes,sepse se pari aleancat qe u formuan per te garantuar paqen ne teori,ne fakt krjuan nje klime kundervenieje midis shteteve.Kemi shembull Aleancen trepaleshe te vitit 1882 ,dhe Antanten ne 1907 si kundrapergjgje e saj.
Se dyti, deshira e shteteve per te venosur supermacine dhe per te treguar forcen e tyre keqesoi situaten.Do ta lidh me imperializmin sepse sic dime Britania e Madhe dhe Franca kishin nen kontrollin e tyre shume  resurse dhe vende te huaja.Perandorite si Gjermania,ajo Austro-hungareze etj  deshironin e njejten gje,por ambicia e tyre u rrit akoma me shume  kur resurset europiane filluan te zvogelohshin  dhe nderkohe Anglia ndiqte politika  te tilla qe duket sikur I “gjuante mbi plage” atyre (sic ishte rasti  iAfrikes Jugore ku u zbuluan diamante)  .Pra diplomacia ne vend qe te garantonte nje situate sa me te qete,veproi pa u mendur gjate  per pasojat qe mund te kishin veprimet e tyre (me teper instktivisht me duket mua)
Nga ana tjeter,nuk ia ve gjithe fajin politikes.Ne Europe kishte ende perandori te medha,madje edhe shumekomebeshe.Kemi pernadorine gjermane,ate austro-hungareze, osmane,ruse etj  te cilat dukeshin se po vinin drejt degradimit.Ne mes ketu hyn ndjenja e forte nacionaliste dhe kombetare qe kishte pushtuar gjithe Europen  qe prej revoluconit francez.Brenda perandorive kishte etni te ndryshme .Prandaj shume njerez ndjene nevojen te luftonin per te bashkuar dhe per tI dhene pavaresine vendit te tyre.Nje pjese e mire e leizjeve nacionaliste shpresonin per lufte dhe benin thirrje per te si te vetmen menyre per te arrire ate c’ka donin.
Se dyti,para luftes, ne Europe kishte rreth 19 monarki dhe tre republika.Njerezit te  ndikuar nga idete iluministe,revolucioni francez dhe zhvillimet demokratike ne ShBA ishin te pakenaqur dhe te rebeluar ne pergjithesi.Pasluftes ne Europe kishte  rreth 13 monarki dhe 14 republika.Ne mendjen e njerezve lufta dukej sikur do te permiresonte jeten e tyre.
Gjate Luftes se Pare Boterore Turqia mori  pjese ne anen e bllokut qendror.Disfata pati rrjedhoja shume te renda per vendin.Forcat e armatosura te Antlantes pushtuan thuajse gjithe territorin turk.Turqia rrezikonte te shperbehej duke humbur jo vetem territoret me etni turke,por dhe ato me etni ne ndryshme.Per te
mbrojtur interest kombetare te vendit,ne prill te 1920 ne Ankara u mblodh Asambleja Kombetare.Ajo zgjodhi nje qeveri te re te drejtuar nga Mustafa Kemali.
Ai mori masa per te perballuar situaten.U shpall gjendje e jashtezakonshme dhe u mobilizua popullsia.Ne kete kohe shenohet perparimi me I shpejte I Turqise ne rrugen e europianizimit te saj.
-Menjehere u miratuan ligje kushtetuese qe siguronin te drejtat dhe lirite e njeriut sips modelit te kodit penal Italian.Ne menyre qe Turqia te ecte para,ndryshimi duhette niste nga vete shoqeria,prandaj u moren masa per emancipimin e gruas,heqjen e mbulimit te tyre dhe integrimin n boten e jashtme, permiresimi I koncepteve mbi menyren e jeteses,denoncimin e dogmave,paragjykimeve dhe mendimeve mediokre.Ai thoshte se "Ndryshimi shoqëror mund të vijë 1-edukimi i nënave të afta të cilat janë të mire informuara rreth jetës, 2-duke i dhënë liri  grave,3-nje njeri mund të ndryshojë moralin e tij,mendimet, dhe ndjenjat me një jetë të përbashkët me një grua; kur ekziston një tendencë e lindur përnje dashuri të ndërsjellë.”
Sipas kodit të ri, femrat fituan  barazine me burrat ne çeshtje të tilla si trashegimia dhe divorci. Ai besonte se ishte shkencërisht e pamundur qe te arrihet  progres dhe për t'u bërë të civilizuar në qoftë sendarja gjinore do te vazhdonte si në kohët osmane. Reforma te tjera u moren per edukimin e te rinjve me ndjenja paqesore dhe humane.U  promovuan metoda moderne te mesimdhenies në nivel te arsimitfillor.
-U ndermoren politika ekonomike qe reflektonin realitetin e periudhes se tij.Pas LIB,per shkak te mungeses se investitoreve potenciale per ndermarrjen e aktiviteteve te fuqishme private,qeveria e tij hapi fabrika te shumta shteterore per tekstilin,bujqesin dhe makinerite.Ne menyre qe teeliminohej kontrolli I jashtem I ekonomise,iu dha perparese cdo investitori ne Turqi,ndihmuar keta nga sistemi I ri bankar.
- Mustafa Kemali e  kishte  konsideruar zhvillimin e një rrjeti hekurudhor kombetar si nje tjeter hap te rendesishem ne industrializim.Me 1927 u  ndertua  një rrjet i gjere hekurudhor  ne nje kohe shume te shkurter. Kemali urdheroi gjithashtu integrimin e objektivave të ndertimit te rrugeve ne planet ezhvillimit. U asfaltuan 4,450 km rruge  dhe u ndertuan 94 ura.
- Mustafa Kemali ndermori nje largim radikal nga reformat  e meparshme te themeluara ngaPerandoria Osmane. Për here te pare ne histori, ligji islamik u nda nga e drejta laike . Ai thoshte se
feja e Islamit do te vazhdoje perpara ne qofte se ajo do te pushojë se qenuri nje instrument politik, siç ishte ne te  kaluaren.  Më 2 shtator qeveria leshoi ​​nje per dekret mbylljen e të gjitha rendeve sufistedhe teqetë. U urdherua qe  llozhat e dervisheve te shndërroheshin ne muze, si Mevlana Museum neKonia. Gjykatat islamike u mbyllen dhe gjihcja vendoseshe sipas ligjeve civile.Shprehja institucionale eSufizmit u be e paligjshme ne Turqi. Heqja e kalifatit dhe reformat e tjera kulturore u takuan mekundershtime te forta. Elementet konservatore nuk ishin te kenaqur dhe ata filluan sulmet mbireformatoret Qemaliste.
"Ne duhet te çlirojme  konceptet tona të drejtësise, ligjet tona dhe institucionet tona ligjore ngazinxhiret te cilet, edhe pse jane te papajtueshem me nevojat e shekullit tone, ende mbajne njekontroll të shtrenguar mbi ne”
-Në 1927, Muzeu i Skulptures hapi dyert e tij. Skulptura ishte praktikuar pak në Turqi per shkak tetraditës islame të shmangur idhujtarine . Kemal besonte se "kultura është themeli i Republikës së Turqisë." dhe pershkroi ideologjine  Turqisë moderne si "nje krijim i patriotizmit perzier me idealehumaniste te  larta." Ai gjithashtu theksoi artet popullore të fshatit, si një burim i kreativitet turk.
-Ne pranveren e vitit 1928, Mustafa Kemal u takua në Anakara me disa gjuhetarë dhe profesore nga mbare Turqia, dhe i tregoi atyre nje plan të tij per e perdorur nje alfabet të ri per gjuhën e shkruarturke në bazë te nje alfabet latin të modifikuar. Alfabeti i ri turk do të shërbente si një zevendësim përshkrimin e vjetër te gjuhes por si nje zgjidhje per problemin e shkollimit në Turqi. Kur ai i pyeti se sa kohë do te nevojitej  per te zbatuar alfabetin e ri ,shumica e profesorëve i thane rreth tre deri në pese vjet. Kemal u tha qe do të deklarohet botërisht, "ne do të bëjmë atë në 3-5 muaj".
Keto dhe shume reforma te tjera te ndermarra nga Mustafa Kemal Ataturku,jo vetem shpetuan Turqine nga rreziku i shperberjes qe ishte pas LIIB,por e cuan ate para me hapa te medhenj.Keto reforma me nje karakter kaq demokratik dhe novator dhe rezultatet e tyre  tregojne qe nje qeverisje mendjehapur vepron drejtpersedrejti ne popull,ne zhvillimin e vendit dhe mbi te gjitha ne ate qe cdo shoqeri duhet te arrije nje dite : clirimin nga menyrat e kushtezuara ne te cilat sheh dhe jeton.


Fan Stiliano Noli eshte nje figure e larte e histories se Shqiperise . Noli njihet ne histori si burre shteti, por qe zgjati pak kohe qendrimi i tij ne krye te vendit.
Ne periudhen e pas luftes se Pare Boterore, Shqiperia kishte nevoje per nje rikonstrukturim baze te institucioneve shteterore si dhe reforma te shumta ne fusha te ndryshme te jetes shoqerore te
atehershme. Eshte Qershori i vitit 1924 kur u krye revolucioni nga nje grup njerezish intelektuale me ne krye Nolin i cili rrezoi asokohe Ahmet Zogun dhe erdhi vete ne pushtet. Duke pasur shpresen per nje ndryshim nga mbreteri monarkike ne nje republicke demokratike , Noli u perkrah nga nje mase e gjere popullore. Por edhe pse formalisht statuti Lushnjes nuk e nderroi kete titullim te shtetit organet monarkiste mbeten formale pa pasur nje rol konkret.
Me te ardhur ne pushtet , Noli shpalli programin prej 20 pikash I cili synonte futjen e vendit ne rrugen demokratike . Qeveria zotohej: a) Te ruante dhe te forconte pushtetin demokratik nepermjet carmatimit te pergjithshem, denimit te shkaktareve te vllavrasjes ,rivendosjes se sundimit ligjor. b)Te demokratizonte dhe te persoste aparatin shteteror duke bere per kete qellim reforma rrenjesore ne te gjitha deget e administrates c) Te crrenjoste feudalizmin duke marr nje varg masash qe do te conin ne permiresimin e gjendjes se mjeruar te fshatarsise dhe te masave punonjese te qytetit , te lehtesonte hyrjen e kapitalit te huaj, por edhe te mbronte e te organizonte kapitalet e vendit. d) Ne fushen e politikes se jashtme ,do te perpiqej te vendoste mardhenie miqesore me te gjitha shtetet, ne menyr te vecane me shtetet fqinje ,dhe te ngrinte autoritetin e shtetit shqiptare ne arenen,nderkombetare 
Nje pike e rendesishme e planit reformues ishte dhe reforma agrare gje qe ngjalli pakenaqesi ne masat e burokracise . Qeveria zotohej se pas kryerjes se reformave dhe stabilizimit te gjendjes ne vend , do te kryenin zgjedhjet e fshehta qeveritare qe do ti jepnin ligjmerine qeverise se Nolit.
Edhe pse ne pamje te pare reformat ishin shum pozitive per vendin. Qeveria e Nolit deshtoi sepse se pari: a) feudalet ,fisniket dhe borgjezia nuk e mbeshteti sepse pozita e tyre rrezikoheshin. b) Qeveria e Nolit nuk u njoh asnjehere nga nderkombetaret, pasi u quajt qeveri e cila erdhi ne pushtet me dhune dhe jo ne menyr te ligjshme sepse ishte nje revolucion dhe jo me zgjedhje te rregullta.c) Dhe me kryesorja reforma agrare aq e pritur nga shtresat popullore nuk u vu asnjehere ne zbatim , gje qe krijoi shum pakenaqesi ne masat e thjeshta te popullates te cilat mbeshtetnin qeverin e Nolit.
Si rrjedhim revolucioni i qershorit se bashku me qeverine e Nolit deshtoi duke u rrezuar nga Ahmet Zogu Fan Stilian Noli u largua ne Amerike dhe nuk u kthye me kurre ne Shqiperi , por veprimtarine letrare nuk e nderpreu asnjehere deri sa u nda nga jeta .Edhe pse qeveria deshtoi , Noli solli nje perparim me reformat e tij edhe pse te mbetura ne leter ,ne mentalitetin e shtet formimit ne Shqiperi.
Gjendja e shoqërisë ëshë një faktor shumë më objektiv sa i përket rolit që luan shkrimtari në të. Shoqëria që gjendet në jostabilitet social dhe politik, në konfuzion të ideologiisë dhe të religjionit, në momente të caktuara është më e prirur që të pranojë rolin dhe idetë e shkrimtarit.
Me veprimtarinë e shumëanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare. Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Ai është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Noli shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim. 
Fan Noli i kushtoi vëmëndje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botëror, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi etj. 
Nese mendojme se jemi superiore ndaj natyres eshte nje gabim I rende , por akoma me I rende eshte nese jemi te bindur se smund ta ndryshojme ate.Cdo dite e me shume veme re anomali te ndryshme , por cuditerisht njerezit nuk jane aq te pergjegjshem per fatkeqesite qe I afrohen nga vete veprimet e pamatura te tyre.Ndoshta do te duan te ndryshojne kur te jete shume vone , por a do te mund ti
terheqin veprimet e gabuara qe kane bere per dekada te tera?  Kur isha heren e fundit ne Tirane pashe se pothuajse ne cdo rruge kishte 3 apo me shume vende ndertimi pallatesh sic i thone ne Tirane dhe keto jane pika ku prodhohet pluhur dhe papasterti te ajrit .Aq me teper aty perpunohen materiale te ndryshme per te perftuar perberjet e nevojshme per ndertim.Te mos harrojme dhe substancat si llaket , silikonet etj te cilat edhe pas punes ne shumicen e rasteve nuk I hedhin ne vendet e caktuara por I harrojne hedhur cepave pa pasur parasysh rreziqet qe bartin. Aktualisht ne Tirane targat e makinave kane vajtur nga A deri tek M dhe tek tuk mund te shihet ndonje makine me germen N. Targat shkojne nga 0001 ne 9999 dmth 9998 * 13 germa. Po e ul numrin e germave ne 10 meqe nje pjese makinash i kane hedhur neper varreza ose s’i perdorin me dhe nxjerr shifren 100.000 makina vetem ne Tirane. Per hater te atyre qe nuk e perdorin shpesh makinen po e pergjysmoj ne 50.000 makina qe perdoren gati dite per dite.Pjesa me e madhe e makinave jane me nafte = cdo 5.000 kilometra nderrojne vajin qe po e konsideroj mesatarisht 5 litra per makine50.000 * 5 = 250.000 litra vaj. Duke marre si mesatare qe makinat te bejne nga 1.000 km ne muaj, ne nje vit e nderrojne vajin dy here dmth 250.000 * 2 = 500.000 litra vaj ne vit. Me hamendje konsideroj se mbi 50% e makinave te Tiranes jane me te vjetra se viti 2000, pra ne ajer pervec naftes ne smog del dhe vaj i djegur.
Po hamendesoj mesatarisht nga 100.000 makina gomat nderrohen cdo tre vjet. Ne nje vit i bie 1/3 e makinave, pra 30.000 makina qe nderrojne 4 goma = afro 132.000 goma ne vit. Gomat nuk kam degjuar te riciklohen ne Tirane, ndaj le te themi 50.000 syresh digjen dhe pjesa tjeter groposen. Ajri i ndotur nga gomat e djegura krijon nje tym te zi qe ngjitet lart dhe gomat sic mund te keni pare digjen avash. Kjo eshte vec maja e ajsbergut pasi ndotjet vijne dhe nga pluhuri i rrugeve apo ndertimeve dhe sipas statistikave ne nje vit njeriu thith 35 kg pluhur ne mushkerite e tij = 2.9 kg ne muaj = afro 100 gram pluhur cdo dite. Meqenese qeverite jane te paafta te ulin sasine e ndotjes nga makinat, i ngelet pergjegjesia vete qytetareve te ecin me shume me bicikleta dhe me kembe (shembull: Shkodra) sesa te presin rritje taksash dhe te cmimit te karburantit per ti ndergjegjesuar ata jo vec nga ana ekonomike por dhe nga ajo shendetesore. Shifrat si me lart jane fiktive, sepse mesatarja eshte marre me ulet pasi ne realitet besoj se jane akoma me teper. Ajri i krijuar nga ndotje te ketilla jo vetem qe demton njerezit (nga te cilet sipas statistikave 150 vete ne Tirane vdesin nga kanceri ne mushkeri cdo vit kohet e fundit) por krijon re te atilla qe kur bie shi, e quajne shiu acid pasi eshte me permbajtje te elementeve te cliruar nga keto tymra. Shiu acid eshte dhe shkaktar per korrozionin e makinave, pallateve, hekurave, pemeve dhe cdogje tjeter te ekspozuar jashte ne ambjent.
Le te ndalemi tani tek shiu acid, , nje dukuri e lidhur ngushte me ndotjen e mjedisit. Qe prej revolucionit industrial sasia e shiut acid eshte rritur. Ne 1852, Robert Angus Smith ishte I pari qe beri lidhjen midis sasise se shirave acide dhe nivelit te ndotjes se atmosferes.  Gjate reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. .Emertimi "shiu acid" sot perdoret per te treguar shiun me pH nen 5. Me rritjen e CO2 ne atmosferë edhe vlera e pH të ujrave nga lehtësisht bazik do të anojë në nje pH acid. Me rritjen e aciditetit te ujit,ai reagon edhe ndaj plumbit dhe bakrit e tubave te ujit duke shkaktuar ndotjen e ujit te pijshem. Kjo e keqe  e madhe do të çojë në zhdukjen e algave të cilat dallohen për një forcë ekologjike të veçantë, por njëkohësisht edhe të koraleve dhe peshqve. .Pasojat jane te medha per boten ujore por jo vetem.Tek njerezit veshtireson frymemarrjen,organet e frymemarrjes demtohen dhe shfaqen semundje te ndryshme,si bronkiti,astma dhe kanceri i mushkrive.

Mendoj se me e pakta qe mund te bejne bashkite jane:
1.Kontrolli I vazhdueshem I fabrikave dhe uzinave te cilat duhet te respektojne kushtet e mirepercaktuara ligjore per sasine dhe llojet e gazeve qe leshojne ne ajer,
2. Matja e vlerave ndotjes se ajrit nga institucionet perkatese dhe nqs se keto vlera tejkalohen atehere per 1 ose 2 ose 3 dite po te jete nevoja te lejohet vetem transporti i nevojshem rrugor.
3. Kolaudimi i makinave te behet sipas standarteve europiane sepse keqadministrimi I trafikut perkeqeson situaten.
4. .Modernizimi dhe zgjerimi I transportit publik.
5. Percaktimi dhe vezhgimi nga bashkia routa e levizjes se LKW (maune per transportimin e dheut ) qe keta transporte mos ti bien qytetit mespermes dhe te shkaktoje ndotje ajri
6.Zgjerimi I hapesirave te gjelbra
7.Organizimi I veprimtarive vullnetare per sensibilizimin e komunitetit.
8.Krijimi I mundesive  qe njerezit  te levizin me bicikleta pra percaktimi i nje korsie te rezervuar per bicikleta.
9.Vendosja e sanksioneve perkatese per cdo shkelje te ligjit te Kodit te Ruajtjes se Mjedisit.
Por  kjo sdo e thote qe pergjegjesia ti mbese vetem kontrollit bashkiak.Vete etika jone si qytetare na edukon me frymen e mbrojtjes se mjedisit , sepse eshte nje dhe I paperseritshem , eshte trashegimia qe do t'i lejme brezave tane te ardhshem.


 “Nje kujdes i duhur ne moshen e femijes dhe mundesive te patolerueshme te alergjive lidhen me perberesit me te mire per sezonin dhe te vendit ku jetojme”.Keshillat e Miralda
Colombo,gazetare,dhe nje bloog ushqimesh ne internet autore e librit me receta per femije “luget”,dhe per faqen tone shoqeron mamate ne eksperiencen magjike dhe te lodhshme te ushqyerjes me gji. Eshte nje kalendar,me muajt e femijes tend ,duhen ndjekur keshillat e ushqimit .Por edhe ne baze te sezonit,dhe vendit se ku jeton.Ne sensin qe ne qofte se Lea do te jetonte ne Kenia ne Indi nuk besoj se do te shkonte ne kerkim te molles se verdhe,qe nga fillumu u gjirit ,por do te mundohesha ta zevendesoja me nje papaja te mire. Nje vemendje e duhur ne moshen e femijes dhe per mundesine e patolerueshme per nje alergji te mundshme e lidhur me ata perberes qe jane me te mire per sezonin dhe vendin ku jeton. Marrim si shembull vjeshten.Periudha qe nis nga fundi i shtatorit dhe vazhdon deri ne dhjetor ku duhen pare shumellojshmeri ushqimesh. Mjafton te shenohen thjesht ne nje kalendar ne guzhine per te krijuar keshtu listen tuaj te pazareve;Nje menyre e shpejte per te perfituar produktet me te mira (per shije dhe produktivitet perberesish) me cmimet me te pershtatshme.Duke i bere te udhetojne pak:ne kete sens riorganizohet edhe ambjenti! Frutat.Ne vjeshte ,nese jemi ne muajt e pare ,duhet te perfitojme nga varieteti i molles pjeshkes ose kumbullave te shtatorit. Molla(perfekte e verdha e arte apo e atheta),Pjeshka(mes tipeve te William Abate ,e embel dhe me leng),fiq,rrush(duke u hequr lekura e jashtme dhe farat),kumbulla te tharta,boronice,shege,kivi,geshtenja (qe gjithashtu perdoren per supa te nxehta).

Perimet.A duhen per pjatate para?Kungull,kungull dhe akoma me shume kungull.I embel i bukur dhe i bute,i kombinuar me karota,patate dhe i alternuar me rrepa.
Kungullu(mesllojeveteemblavedhegeshtenjave),laker,brokoli,koper,marule,spinaq,pamxhar,patate.Miralda Colombo eshte gazetarja dhe autorja e cila ka lindur nje vajze te quajtur Alice.Ne muajt e fundit ajo ka filluar aventuren e saj duke ndjekur nenen e saj per te dhene keshilla dhe truke per faqen tone.


Te mbrojme shendetin tone
Relacion:

Te ushqehemi  shendetshem nuk ka te bej me ndonje filozofi strikte te te ushqyerit apo te privosh veten nga ushqimet qe do. Por ka te bej me ju qe te ndiheni mire, te kesh me shume energji dhe te mbash veten sa me te shendetshem qe mundeni dhe e gjithe kjo mund te arrihet duke mesuar bazat e te ushqyerit dhe duke i inkorporuar ato ne nje menyre qe funksionon per ju.
Zgjidh llojet e ushqimeve te cilat permiresojne shendetin tuaj dhe shmang ato lloje te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje sikur semundja zemres, kanceri dhe diabeti. Të  ushqyerit  e  shëndetshëm  përfshin  njëshumëllojshmëri ushqimesh, sepse ushqime të ndryshme përmbajnë gjëra të ndryshme për të cilat ka nevojë trupi ynë. Karbohidratet, proteinat dhe yndyrat janë shumë të rëndësishme për të na dhënë energji dhe për  të  rriturit.  Ato  quhen  ushqyes  ose  nutrientë.  Po kështu,  vitaminat,  mineralet  dhe  uji  janë  shumë  të rëndësishme sepse e ndihmojnë trupin tonë të punojë ashtu siç duhet.

Nënçështje :
 1. Cilat fruta, bime dhe perime janë më ushqyeset?
 2. A ekziston një dietë e përkryer?
 3. Cili është mëngjesi,dreka, dhe darka më e  shëndetshme?
 4. Çfarë është e shëndetshme të konsumohet midis vakteve?

1. Cilat fruta,perime dhe bime janë më ushqyeset? 
Je e keni të nevojshme të hani një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese, kështu që mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur . Parandaloni sëmundjet me ushqimet më të shëndetshme.
Ja ku jane disa nga frutat , perimet e bimet me te shendetshme:
Borziloku
I takon familjes së bimëve sikurse qepa dhe hudhra, prandaj edhe posedon përbërës të njëjtë shërues. Shkaku i nivelit të shtuar të vitaminave C, magnezit dhe hekurit, borziloku ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL), rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon lajmërimin e kancerit në prostatë dhe zorrë të trashë.
Avokado
Avokado është burim i hatashëm i acidit oleik që ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe mbron organizmin nga lajmërimi i kancerit. Është i pasur edhe me vitaminat E, K dhe B6, të cilët, në kombinim me yndyrat e shëndosha, parandalojnë zhvillimin e kancerit të prostatës. Edhe pse avokado nuk është një artikull i cili përdoret edhe aq tek ne, mirëpo edhe është mjaft i pranishëm nëpër marketet tona. Është edhe si shtesë për sallatë, sandviç etj.
Dardhët
Dardhët janë të pasura me sheqer frutash, vitamina A, B, C dhe acid organik. Vitaminat e grupit B i ndihmojnë organizmit të luftojnë kudër stresit dhe marrin pjesë në procesin e fitimit të energjisë nga karbohidratet. Është shumë e dobishme ngase përmban magnez, kalium, fosfor, kalcium, natrium, hekur. Dardhët dhurojnë forcë, forcojnë zemrën, ndërsa farat e saja ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të mushkërive. Sikurse edhe pemët dhe perimet e tjera, duhet të konsumohen të freskëta.
       Kivi
Kjo pemë e vogël në vete përmban një sasi të madhe të antioksiduesve, vitamina dhe minerale që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, mbrojnë zemrën dhe zorrën e trashë, ulin rrezikun e shfaqjes së astmës dhe trombeve. Kivi është i shëndetshëm edhe nëse konsumohet vetëm, por edhe nëse e përzieni edhe me sallë dhe perime të tjera.
Lulelakra
Shkencërisht është vërtetuar se lulelakra është një luftëtar i shkëlqyeshëm kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, katarakteve, të thatit dhe artritit. Është i pasur me vitamina C, A, B2, B6, magnez, hekur dhe triptofanë. Pa marrë parasysh se si e konsumoni, me supë, sallatë, në kombinim me perimet e tjera, por edhe si të vetëm, nuk do të gaboheni.
Spinaqi
Na jep forcë dhe pushtet. Në të vërtetë, ekspertët gjatë hulumtimit kishin gjetur 13 antioksidues të ndryshëm që ishin treguar të dobishëm në luftën kundër kancerit. Pos tyre, spinaqi përmban edhe vitamina K që mbron eshtrat, zemrën, sytë dhe nuk na lejon të plakemi.
Patëllxhani
Është i pasur me proteina, kalium, magnez, vitamina të grupit B, po ashtu është luftëtar i shkëlqyeshëm i sëmundjeve malinje dhe atyre të zemrës. Po ashtu është një burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve dhe radikalëve të lirë që mbrojnë qelizat. Patëllxhani mund të konsumohet i fërguar, pjekur…
Kungulli
Është i pasur me kalium, që është i rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës, fosfor dhe kalcium që mbrojnë dhëmbët dhe eshtrat, hekur për gjak, dhe mangani kujdeset për një lëkurë më të bukur dhe të shëndetshme. Është e pasur edhe me beta-karotinë, antioksidues mjaft i njohur, por edhe me vitamina C dhe E. Po ashtu është i pasur edhe me vitaminat e grupit B, B1, B2 dhe B6, që janë shumë të rëndësishëm për energji dhe nerva.
Mollët
Kjo pemë vjeshtore tradicionale është e pasur me antioksidues që parandalojnë lajmërimin e kancerit të gjirit, atë të zorrës së trashë dhe gurët në veshkë. Hulumtimet po ashtu kanë treguar se dy mollë në ditë parandalojnë lajmërimin e astmës dhe diabetit, tipi 2. Gjithmonë konsumojini të freskëta.
Brokoli (lakra të vogla jeshile): një burim fantastik i pashtershëm vitamine C, betakarotine, acidi folik, hekuri dhe potasi. Përmbajnë gjithashtu përbërës të quajtur indolë, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të freskëta apo të kaluara në mikrovalë sepse po të ziejnë, ato i humbin vlerat që ofron vitamina C.
Lakra e bardhë: një ushqim i pasur në vitamina C, K, E dhe potas. Përmban gjithashtu betakarotinë, fibra, tiaminë dhe të tjera substanca për parandalimin e kancerit.
Hurma
Në mjekësinë tradicionale kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarreja. Ky frutë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekur, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia. Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i këtij fruti ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Sigurisht, për ti gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.             
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në  kripëra të kalciumit, jodit e squfurit.  Përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.  Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten.
Shega
Shega është një frut i pasur me antioksidantë dhe anti-inflamator. Mund të ngadalësojnë nga 70 % apo edhe të parandalojë rritjen e qelizave të kancerit, si në gji dhe në murin e brendshëm të mitrës. E rëndësishme për të parandaluar rritjen e qelizave të kancerit të prostatës, por edhe për të lehtësuar simptomat e menopauzës, sidomos ne depresion dhe ne brishtësinë e kockave.
Pini vetëm pini një gotë në ditë për të mbrojtur të zemrës dhe kundër rrezeve ultravjollcë, gjithashtu shega luan veprim mbrojtjes, madje edhe kundër sëmundjes se Alzheimer. Ashtu si xhënxhëfili dhe vaj ulliri, shega përmban substanca që mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe ato oxidative si dhe kundër sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ajo ka një mineral me përmbajtje të lartë kalium, me përmbajtje diuretike, ka një efekt të mirë në qarkullimin e gjakut.          
Portokalli lufton yndyrnat
Flavonoidet e portokallit mund të neutralizojnë efektet negative të konsumimit të ushqimeve të shpejta, respektivisht të ushqimit të pasur me yndyra dhe sheqerna.

Eshte vërtetuar se naringenin dhe hesperidin, antioksidues të fuqishëm në përbërjen e portokallit, mund të ulin deri në 20% markezët e ndezjeve të cilët krijohen pas konsumimit të ushqimit yndyror dhe të ëmbël.
Lëngu i freskët i nxjerrë nga portokalli inhibon krijimin e radikaleve të lira dhe aktivizimin e gjeneve specifike të cilat marrin pjesë në proceset e paraqitjes së arterosklerozës dhe rezistencës së insulinës.

Fara e Zezë, ilaçi i çdo Sëmundjeje
Fara e Zezë përmbanë  vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban  Fara  Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmën e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban  prafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

A ekziston një dietë e përkryer?


Shkencëtarët nuk kanë përcaktuar ende se çfarë përfaqëson një dietë perfekte sepse çdo vit që kalon nxjerr në pah prova të reja për ushqimet që janë potencialisht të dëmshme ose ushqimet që kanë efekte shëruese. Shkencëtarët amerikanë mendojnë se një piramidë ushqimore e mbështetur te drithërat, frutat, zarzavatet, peshku dhe mishi i shpendëve (më tepër sesa mishi i kuq), si dhe sasi të kujdesshme yndyrnash dhe sheqernash mund t’ju ushqejë ju në mënyrën më të shëndetshme.

Dietat e rekomanduara nga specialistët arrijnë të japin një kombinim ushqimesh?

Në qarkullim ka një pafundësi kombinimesh dietike brilante, kujdesuni që të mos dëshironi të arrini ndryshime dramatike, por gjithmonë zgjidhni dieta të ekuilibruara si ato më drithëra, zarzavate dhe fruta të freskëta, sasi të moderuara proteinash, si: peshku, mishi i freskët jo me yndyrë, si dhe pak qumësht, djathë dhe bulmetra të tjera. Dietat me baza proteinash mund të japin rezultate të shpejta dobësimi, por më vonë do t’ju nxisin të hani më tepër dhe do të rrisin rreziqet për sëmundje kardiake dhe kancer.

Cili është mëngjesi më i shëndetshëm?


Një mëngjes i mirë mund të kontribuojë në dietën tuaj ditore për të dhënë kalori të mjaftueshme, disa proteina, një sasi të arsyeshme të karbohidrateve komplekse, pak yndyrna dhe shumëllojshmëri vitaminash dhe substancash minerale. Shumë njerëz nuk tolerojnë sasi të mëdha kalorish në mëngjesin e tyre, por sasia ideale do të ishte 400 deri 500 kalori në mëngjes për gratë dhe 550 – 650 kalori për burrat. Një mëngjes ideal do të ishte një kos biologjik me pak yndyrë, i përzier me një banane. Pastaj një gotë lëng portokalli shoqëruar me një copë bukë të zezë të thekur me mjaltë.
Ose provoni një gotë përzierje me ujë, qumësht, dy lugë mjaltë, një lugë rrush të thatë dhe një gotë lëng portokalli dhe në fund një copë bukë të zezë të thekur

Ku konsiston një drekë e shëndetshme?


Dreka duhet të përbëjë një ekuilibër të plotë midis karbohidrateve dhe proteinave dhe pak yndyrna. Kjo sepse vakti juaj i mbrëmjes, nëse është i pasur me karbohidrate, ai do të përmbajë edhe një sasi të madhe të proteinave ditore që ju mund të merrni. Nëse merrni sasi të madhe karbohidratesh gjatë drekës, rrezikoni një mbasdite të plogësht.
Rekomandohet sallatë me ton dhe domate të freskëta, një pjatë makarona dhe një mollë në vend të ëmbëlsirës. Ose provoni thjerrëzat dhe një supë zarzavatesh me pak bukë të thekur, si dhe në fund një portokall.

Cili është vakti ideal për në darkë?


Eshtë momenti më i përshtatshëm për të konsumuar pak karbohidrate sepse këto japin një efekt qetësues, relaksim dhe ndihmojnë gjumin e natës. Zgjidhni një vakt të pasur me karbohidrate, si çerealet, makaronat, patatet ose bishtajat, që do t’ju mbajnë edhe gjatë natës. Provoni një zog të pjekur me patate të reja me gjalpë, bizelet, sallatat e murrme, orizin, kajsitë dhe arrat apo frutat e shoqëruara me kos.

Çfarë është e shëndetshme të konsumohet midis vakteve?
Provoni një gotë kos natyral me pak fruta të thata ose drithëra. Këto janë produkte shumë të ushqyeshme midis vakteve. Mund të përdoret dhe një sasi e vogël bajamesh pa kripë, të cilat shtojnë tek ju acidet dhe vitaminën E.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels