IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
Lëkë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, që u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së Heroit Kombëtar. Për studjuesit, ai me përmbledhjen e pjeserishme të "Kanunit", gjykohet si një figurë ë plotësuar e Arbërisë Mesjëtarë, që ka luftuar për identitet, duhet thënë se, deri më sot, nuk mjaftojnë dokumentet për të treguar fytyrën ë vërtëtë të Lëkë Dukagjinit.
Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë-Gjilanit në vitin 1410.
Velekinca gjendët në rrethinen e Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.
Në krahasim me Velekincën qyteti i Gjilanit si vendbanim është formuar shumë vonë dhe përmendet rreth shekullit XVIII dhe atë me emrin e lumit Morava, lum i cili rrjedhë nëpër Velekincë. Sipas gojëdhënave të ruajtur në popull thuhet se Velekinca ka qene qytet dhe se i takon fisit bytyq. Sundimi i egër e mizorë turke dhe serb në trojet shqiptare ka bërë që shumë vendbanime të vjetra në tërë Kosovën të zhduken dhe t`i humbin gjurmët iliro- dardano-shqiptare, po ashtu këtë fate ka pasur edhe vendbanimi i Velekincës.
Në mungesë te fakteve dhe dëshmive të sakta ka sjelle paqartësi rreth emrit Velekinca. Emri Velekinca në gjuhën shqipe nuk ka kuptim të caktuar , po nëse e zbërthejmë emrin VeLEKinca, duke ia hek prapashtesën turke –inca , e fitojmë fjalën Ve + Lek, bazës se fjalës ia shtoje kësaj fjale ia shtojmë shkronjat –nd dhe e përfitojmë fjalën Vend Lek e që në trajtën e shquar bënë Vendi i Lekës.
Nëse i marrim të gjitha këto parasysh e bazohemi në toponimin Kodra Lekës, si dhe në rrënjën kryesore të fjalës Lek, mund të supozohet se prejardhja e fjalës Velekinca është Vendi i Lekës. Se për cilin Lek bëhet fjalë mund te vërtetohet vetëm nëse arkeologët dhe shkencëtaret hulumtojnë në këtë drejtim.

Nuk jam i sigurt se cili Lek ka jetuar ne Velekincë Leka i madh Lek Dukagjini apo ndonje Lek tjetër, por unë shumë i sigurt se një hulumtim i hollësishëm do të pasqyronte shumë gjëra.
Tutje Leka ishte bashkëkohës i Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodres, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me nje kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Lëkë Dukagjini kishtë marrë një kulturë të gjithanshmë, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humanistë të Rilindjës evropiane dhe ne qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Dukë iu kthyër kohës së tij, kontakti i parë më Skenderbeun, ka qënë në Lidhjën ë Lezhës më 1444.
Lëkë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut Pas këtij viti, venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjinin, thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar Dukagjinit të Ri, por duhet thënë së kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjën e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptarë, përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj, historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishtë gjallë.
Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.

Lëkë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku më banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyrë të derës së Dukagjinëvë me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrëthuan me mikpritjë e respekt, duke u referuar dokumentave të kohës, ishin po këta malësorë të Principatës së Dukagjinëvë, të njohur për trimëritë e tyre, që jo vetëm e ndihmuan për të ngritur fortesat e tij, por edhe të siguronte kuotën e ushtarëve, që duhej të shërbenin nën flamurin e Lidhjes së shqiptarëve. Por, në këtë kohë është dukur edhe madhështia e Lekës. Ai, duke iu përgjigjur besimit të ushtarëve të tij, u siguroi ushtarëve të tij mbrojtje dha kur vdiq Skënderbeu edhe lirinë e tyre, brenda organizimit fisnor. Të cilën, në kushtet e krijuara, e institucionalizoi me riorganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahinë.


Gjatë kësaj periudhë (1458-1481), kur ai udhëhiqte te gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u be nje permbledhj e Kanunit mijravjeqare te vjeter, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridikë. Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë vetëm do të vintë koha e Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mendjën e tij, për mileniume me rradhë. Në ditët tona, lavdia e tij e prekshmë, mund të ndjehët nga rrënojat ë Shurdhahut, afër Vaut të Dejës, ish rësidënca ë tij; ndërsa ajo ligjvënëse, mund të shijohët nga vepra e tij monumentale 

Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit.
Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.
Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej ngaPerandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.
Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.
Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Gjithsej janë gjashtë kanune "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë



BASHKIMI EVROPIAN
Çfarë është BE-ja?
Bashkimi Evropian është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 27 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre në një botë më të sigurt dhe më të drejtë.
Është strukturë që zhvillohet në mënyrë konstante dhe që nuk ka ndonjë precedent të mëparshëm. Legjislacioni primar i BE-së janë traktatet e nënshkruara mes shteteve anëtare. Këto traktate përcaktojnë politikat themelore të BE-së, themelojnë strukturën e saj institucionale si dhe kompetencat dhe procedurat legjislative. Disa prej traktateve kryesore janë: Traktati i Romës për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (1957), Akti i Vetëm Evropian (1986), Traktati i Mastrihtit (1992), Traktati i Amsterdamit (1997) dhe Traktati i Lisbonës (2007).
Institucionet kryesore të BE-së janë: Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian.

Historia   e B.E
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët eD animarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit te bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet. Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
liria, siguria dhe drejtësia,
qytetaria e Bashkimit,
politika e jashtme,
institucionet e BE-së   ….Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor2000, kryetarët e shteteve dhe tëqeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare
Parlamenti Evropian ..  
Parlamenti Evropian është asambleja e përfaqësuesve e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Që prej vitit 1979 zgjedhjet parlamentare janë bërë me votim të drejtpërdrejtë, të shpërndarë ndërmjet Shteteve Anëtare sipas popullsisë së tyre.
Parlamenti Evropian ushtron këto funksione themelore: merr në konsideratë propozimet e Komisionit dhe bashkë me Këshillin merr pjesë në procesin ligjvënës në disa raste si bashkë-ligjvënës me anë të procedurave të ndryshme (procedura e vendimmarrjes së përbashkët, e bashkëpunimit, dhe e pëlqimit);  kontrollon veprimtaritë e Bashkimit Evropian aprovimit të emërimit të Komisionit (dhe ushtrimit të mocioneve të mosbesimit) si dhe me anë të pyetjeve me shkrim dhe me gojë që mund t'i parashtrojë Komisionit dhe Këshillit;  ndan kompetencat me Këshillin në votimin e buxhetit vjetor, duke e miratuar ose rrëzuar buxhetin në tërësi dhe mbikëqyrur zbatimin e tij;  emëron Avokatin e Popullit (Ombudsmanin) i cili është i autorizuar për të marrë ankesa nga qytetarët e Bashkimit Evropian në lidhje me keqadministrimin në veprimtaritë e institucioneve dhe organeve komunitare.  Traktati i Nisës, i cili hyri në fuqi në 1 shkurt 2003, rriti rolin e Parlamentit si ligjvënës duke e shtrirë procedurën e vendimmarrjes së përbashkët dhe i dha Parlamentit Evropian të drejtën për të ngritur padi para Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian me të njëjtat kushte si institucionet e tjera.  Parlamenti Evropian përbëhet nga 785 deputetë, të zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët e shteteve anëtare, një herë në pesë vjet. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore zhvillohen në Strasburg (selia e Parlamentit Evropian). Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës së Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).
Këshilli i Bashkimit Europian
Këshilli i Bashkimit Evropian është institucioni kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Përbëhet nga ministrat e 27 Shteteve Anëtare. Çdo Shtet Anëtar mban drejtimin e Këshillit për një periudhë 6 mujore. Secili prej ministrave në Këshill ka plotfuqishmëri. Kjo do të thotë se, deklarimet dhe veprimet e tij janë plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë qe ai përfaqëson. Anëtarët e Këshillit janë përgjegjës ndaj parlamenteve të vendeve të tyre si dhe ndaj qytetareve që këta përfaqësojnë, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve të Këshillit.
Këshilli ushtron këto funksione themelore:
Miraton normat komunitare në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata ndërkombëtare.
Aprovon buxhetin e Bashkimit së bashku me Parlamentin Evropian.
Zhvillon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, në baze të direktivave të Këshillit Evropian.
Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në çështjet penale.
Komisioni Europian
Komisioni Evropian është organi me kompetencën e iniciativës, zbatimit, administrimit dhe kontrollit. Komisioni përbëhet nga 27 anëtarë ku përfshihet Presidenti dhe Zv/presidentët. Anëtarët e Komisionit emërohen për mandat 5 vjeçar nga Këshilli me shumicë të cilësuar në marrëveshje me Shtetet Anëtare dhe pas pëlqimit të Parlamentit Evropian para të cilit jep llogari. Komisionerët ndihmohen nga një administratë e përbërë nga drejtori të përgjithshme dhe departamente të specializuara, stafi i të cilëve ndodhet në Bruksel dhe në Luksemburg. Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi.
Komisioni Evropian ushtron këto funksione themelore:
Propozon aktet normative në Parlament dhe në Keshill;
Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
Luan rolin e "gardianit" të Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtësisë);
Përfaqëson Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare.

Gjykata e Drejtësisë
Gjykata e Drejtësisë siguron që e drejta Evropiane të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjykata gëzon edhe pushtetin e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.
Gjykata është e përbëre nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, të ndihmuar nga 8 "avokatë të përgjithshëm", të cilët kane për detyre të japin mendimin e tyre për çështjet qe shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jene të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.
Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve qe shtrohen përpara saj, si dhe për t'u siguruar një mbrojtje me të mire ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar heshtjesh, në mënyre të veçante të atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane të bëjnë me raste të konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga një President, të zgjedhur ndërmjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.

Banka Qendrore Europiane.
Banka Qendrore Europiane çon përpara politikën monetare të Bashkimit Europian, kryen veprimet e këmbimit dhe garanton funksionimin korrekt të sistemit të pagesave. Me kalimin në monedhën e përbashkët si dhe shtrirjen e një politike ekonomike europiane gjithnjë e më unike, roli i Bankës Qendrore Europiane është rritur gjithnjë e më shumë. Selia e saj ndodhet në Frankfurt.






Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit.
PIKAT E STUDIMIT
Jeta e Lasgush Poradecit
Veprat e tij

Motivet kryesore të poezisë lasgushiane
Tiparet e lirikës së tij
Lirika filozofike: “Gjeniu i anijes”
Lirika e peisazhit: “Poradeci
Lirika e dashurisë: “Vallja e Yjeve”
Risitë e poetikës së Lagushit
Origjinaliteti i tij
Moderniteti i tij
Përfundime.
LASGUSH PORADECI
Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike.
VEPRAT E TIJ
Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishme universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e mesazhe estetike.
MOTIVET E POEZIVE TË TIJ
Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike sipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikë. Aty dallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë poezi meditative-filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e përhershme të poezisë së tij.
LIRIKAT E TIJ
Lirika filozofike
Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër to mund të përmendim:  “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj.


GJENIU I ANIJES
Një ndër lirikat filozofikë më të arrira të Lasgushit. Poezia është e ndërtuar e gjitha në bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijës përfaqëson njeriun dhe anija jetën e njeriut. Gjatë gjithë poezisë poeti shfaq idetë e tij në lidhje me jetën e vështirësitë e saj, të cilat mund t’i kapërcesh me vullnet e dëshirë. Vetë Poradeci indentifikohet me figurën e gjeniut i cili nuk mposhtet para sfidave por i përballon më fuqishëm se kurrë.
LIRIKAT E TIJ
Lirikat e peisazhit
Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si poezi përshkruese peisazhi, por në fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të trazimeve të brendshme shpirtërore. Duke përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike për tema të caktuara.
PORADECI
Kjo poezi  është një poezi peisazhi, por në fakt është edhe poezi ku duket qartë trazimi shpirtëror. Ndër  lirikat më e njohur të tij “Poradeci”, paraqitet një pamje të veçantë e vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin
LIRIKAT E TIJ
Lirikat e dashurisë
Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij, figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara,
që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është I projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, I kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e raporteve të çuditshme midis reales dhe ideales, individuales dhe kozmikes, vdekjes e jetës dhe, mbi të gjitha, midis erosit dhe qenies njerëzore
VALLJA E YJEVE
“Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e dashurisë së Lasgush Poradecit, e cila ka një nëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar për nga titulli (Vallja e Yjeve) e cila është metaforë emërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore, pra harmonizon jetën kozmike (yjet) me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i energjisë së dashurisë që s’ka mbarim
RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT
Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek “Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv.
ORIGJINALITETI I TIJ
Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por ndoshta në një kuptim më naiv. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij.
MODERNITETI I TIJ
Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit-mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe
PËRFUNDIME
Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe,  një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.







http://eseshkolle.blogspot.com/
Fan Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjeherë një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe u mësua gati përmendsh nga nxanësit e shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi
dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën tone kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk duket ma i bindëshëm. Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose ndryshime nga burime të tjera. Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pike që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1 vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka ba historis së Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels