IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

 Palet Ne procesin civil
1.Kuptimi I pales
Subjekte te procesit civil dhe te marrdhenies procedurale civile pervec gjyqtarit jane dhe palet.

Pale -  te nje procesi civil jane subjektet e mosmarrveshjes gjyqesore, te ndryshme nga gjykata e cila gjykon mosmarrveshjen e duhet te jape vendimin e saj.
Palet jane te lira te mbrojne interesat e tyre ne gjykim nepermjet perfaqesimit ose te cdo ndihme tjeter juridike, ne perputhje me dispozitat ne fuqi .Te gjithe subjektet e tjere qe marrin pjese ne procesin civil dhe nuk jane pale ne kuptimin procedural , jane te trete dhe te tille jane deshmitaret, ekspertet.
Pozicioni I pales si ndergjygjes fitohet :
1.Si pasoje e padise
2.Si pasoje e zevendesimit te pales
3.Si pasoje e kalimit procedural
4.Si pasoje e nderhyrjes ose thirrjes se personit te trete si nga palet ashtu edhe nga gjykata gjate zhvillimit ten je procesi civil

2.Zotesia e paleve
Kane zotesi per te vepruar ne nje gjykim civil personat qe ushtrojne lirisht te drejtat te cilat duhet te respektohen nga te tjeret.
Zotesia juridike -  si e P.F ashtu edhe P.J eshte aftesia per te pasur te drejta dhe per te marr perrsiper detyrime civile , pra aftesia per te qene subject I se drejtes.
Zotesia per te vepruar – si e P.F ashtu edhe P.J eshte zotesia qe me veprimet e tyre te fitojne te drejta dhe te marrin persiper detyrime , pra zotesia per te kryer veprime juridike.

3.Perfaqesimi I personit te pazote dhe I personit juridik
A.Personat qe nuk kane zotesi per te vepruar nuk mund te qendrojne ose te marrin pjese ne gjykim nqs nuk jane te perfaqesuar sipas normave qe rregullojne zotesine e tyre.Kur personi I pazote mungon dhe ekzistoje arsye te justifikuara qe kerkojne kryerjen e shpejt te disa veprimeve procedurale, mund te caktohet nje kujdestar I posacem derisa ceshtja te ndiqet nga ai qe eshte I ngarkuar ta perfaqesoje.
B.Personat juridik marrin pjese ne gjykim me ane te atij qe I perfaqeson. Per kete arsye personat juridik public ose privat qendrojne dhe marrin pjese ne gjykim nepermjet organeve te tyre qe I perfaqesojne sipas ligjit ose statutit.
Personat juridik privat- jane shoqerite, shoqatat, fondacionet dhe enetet e tjera me karakter privat.
Personat juridik public – jane institucionet e ndermarrjet shtetrore qe financohen vet ose nga buxheti I shtetit
4.Perfaqesimi gjyqesor vullnetar (prokura gjyqesore)
 Nje person I afte qe nuk I mungon zotesia juridike per te vepruar , pra qe ka zotesi per te qene pale dhe qe mund te ngreje padi mund tja besoj te tjereve pushtetin e perfaqesimit ne procesin civil
Si perfaqesues te paleve me prokure mund te jene :
1.Avokatet
2.Bashkeshortet, te paralindurit, te paslindurit, vellezrit dhe motrat.
3.Juristet dhe punonjesit e tjere te autorizuar te institucioneve te tjera shteterore.
4.Personat e tjere qe parashikohen me ligj se mund te jen perfaqesues te paleve.
5.Persona qe lejohen nga gjykata se mund te jene perfaqesues te paleve
Nuk mund te jene perfaqesues te paleve
1.Personat qe nuk kane mbushur moshen 18 vjec
2.Personat qe u eshte zotesia per te vepruar.
3.Avokatet, te cileve u eshte pezulluar ushtrimi I profesionit per aq kohe sa zgjat kjo mase.
4.Gjyqtaret dhe prokuroret
Prokura gjyqesore mund te jete e pergjithshme ose e vecante.Ajo behet me shkrim si dhe me goje perpara gjykates qe shqyrton mosmarrveshjen.

5.Perfaqesimi gjyqesor professional , mbrojtja me avokat
 Mbrojtja me avokat ne procesin civil ne shkallen e I dhe te II te apelit eshte me vullnetin e lire te paleve.Perkundrazi prania e avokatit eshte e rendesishme ne Gjykaten e Larte.Ne te gjitha rastet avokati duhet te zgjidhet nga personat qe jane te rregjistruar ne ndonje prej dhomave te avokatise qe veprojne ne R.SH .Pala mund te mbrohet nga nje ose disa avokate qe bashkarisht mund te pregatisin mbrojtjen e tij.Avokati ka te drejten e nje shperblimi per punen e kryer.
6.Pozicioni I paleve
Struktura e procesit presupozon gjithmone dy pale ne pozicione te kunderta.Nga karateri dy palesh I padise rrejdh se gjithmone ka nje pale active , pikerisht ajo qe ngre padine dhe qe merr iniciativen e procesit, ndersa pala tjeter mund te percaktohet sip ala passive sepas fiton cilesine e pales ne baze te nje akti te tjerkujt.Pala active merr emrin padites ndersa pala passive emrin I paditur.
 7.Kalimi procedural
Cilesia e pales fitohet edhe si pasoje e kalimit procedural I cili paraqitet :
1.Kalim procedural me titull universal
2.Kalim procedural me titull te vecante.
8.Cilesia e pales

Per vet faktin e pjesmarrjes ne process , dmth per vet faktin e ngritjes se nje padie personi fiton nje cilesi ose nje status te vecante qe eshte pikerisht cilesia e pales nga e cila lindin per te situate te shumta subjective, active dhe passive.Teresia e ketyre situatave subjective formon permbajtjen e marrdhenies juridike procedurale.
ORGANET NDIHMESE TE GJYKATES
Ne strukturen  e gjykatave te shkalles se pare dhe te Apelit ben pjese dhe administrate gjyqesore ne perberje te se ciles bejne pjese :
      
  Sekretaria gjyqesore – dokumenton per te gjitha efektet ,ne rastet dhe menyrat e parashikuara nga ligji,veprimtari te mirefillta te gjykates te paleve e pjesmarresv e te tjere ne process
       Sekretari I séances – merr pjese ne te gjitha veprimet e gjykates per te cilat duhet te mbahet procesverbal
        Nenpunesi gjyqesor – merr pjese ne séance gjyqesore dhe merr masa per zbatimin e urdherave , ndjek proceduren e njoftimit te akteve dhe kryen detyra te tjera qe lidhen me procesin gjyqesor.

Te tre keto subjekte jane subjekte procedurale dhe si pasoje aktet e kryera prej tyre jane akte proceduriale
GARANCITE E VECANTA TE PAANSHMERISE SE GJYQTARIT
    1.      Heqja dore e gjyqtarit nga gjykimi i ceshtjes
Gjyqtari eshte i detyruar te heqe dore nga gjykimi i nje ceshtje konkrete kur:
   1.      ka interes ne ceshtje ose ne nje mosmarreveshje tjeter qe ka lidhje me ate ne gjykim.

     2.      ai vete ose bashkeshortja e tij eshte i afert deri ne shkalle te katert ose ne krushqi deri ne shkalle te dyte ose eshte i lidhur me detyrime biresimi apo bashkejeton ne menyre te perhershme me njeren nga palet ose mbrojtesit.
3.      ai vete ose bashkeshortja e tij jane ne konflikt gjyqesor ose ne armiqesi apo ne marredhenie kredie apo huaje me njeren prej paleve ose njerin prej perfaqesuesve.
4.      ka dhene keshilla ose ka shfaqur mendim per ceshtjen ne gjykim apo ka marre pjese ne gjykimin e ceshtjes ne nje shkalle tjeter te procesit, eshte pyetur si deshmimtar, si ekspert ose si perfaqesues i njeres apo tjetres pale.
5.      eshte kujdestar , punedhenes I njeres prej paleve, administrator ose ka kryer nje detyre tjeter ne nje ent, shoqate, shoqeri ose institucion tjeter qe ka interesa per ceshtjen ne gjykim.
6.      ne cdo rast tjeter kur vertetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njeanshmerie.

2.      Perjashtimi i gjyqtarit
Ne rastet kur heqja dore e gjyqtarit eshte e detyrueshme, secila pale ka te drejte te kerkoje perjashtimin e gjyqtarit. Kerkesa per perjashtimin e gjyqtarit duhet te nenshkruhet nga pala kerkuese dhe depozitohet ne sekretarine e gjykates. Kerkesa duhet te permbaje shkaqet e perjashtimit si dhe dokumentat dhe provat e tjera qe disponon pala.

Kerkesa per perjashtimin e gjyqtarit ose njerit prej gjyqtareve te trupit gjykues ben qe trupi gjykues te mos i hyje shqyrtimit ne themel te ceshtjes pa ju pergjigjur me pare kesaj kerkese paraprake. Shqyrtimi I kerkeses per perjashtimin e gjyqtaritshqyrtohet nga I njejti trup gjykues qe gjykon edhe ceshtjen.
Kuptimi i  kompetences
Kompetenca eshte sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit qe i eshte dhene  cdo gjykate ne ushtrimin e funksioneve te saj. Kompetenca percakton per cdo gjykate rastet dhe llojet e mosmarreveshjeve qe ajo
ka pushtet per te gjykuar.
Kriteret e ndarjes se kompetences
Ndarja e kompetencave ndermjet gjykatave behet nga K.Pr.Civile dhe  Ligji “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne RSH”. Kjo ndarje behet ne 2 drejtime:
Sipas drejtimit vertikal -  ku shperndarja e ceshtjeve behet sipas kriterit te vleres se padise dhe natyres se ceshtjes.
Sipas drejtimit horizontal -  ku shperndarja e ceshtjeve behet sipas kriterit territorial midis gjykatave te vendosura ne vende te ndryshme te territorit te shtetit.

Kompetenca ne baze te vleres dhe natyres se ceshtjes
Si kompetenca qe merr per  baze vleren e padise, ashtu edhe kompetenca ne baze te natyres se ceshtjes, ndan ceshtjet midis gjykatave te shkalles se pare me trup gjykues te perbere nga nje gjyqtar i vetem ose nga trup gjykues i perbere me 3 gjyqtare. Kompetenca ne baze te vleres vendoset ne baze te vleres se padise dhe i perket vetem vleres ekonomike te sendit ose se drejtes object padie. Vlera e padise llogaritet ne momentin e paraqitjes se saj ne gjykate.
Ndarja e ceshtjeve ne baze te kompetencave te vleres dhe natyres se ceshtjes vlen vetem per gjykimin e shkalles se pare.

Kompetenca tokesore ose territoriale
Kompetenca tokesore ose territoriale ndan ceshtjet midis gjykatave me trupa te njejte gjykues, te vendosura ne pjese te caktuara te territorit te nje shteti, siaps 2 parimeve kryesore:
Per te lehtesuar dhe per te bere komode mbrojtjen e paleve dhe ne menyre te vecante ate te te paditurit.
Qe per kategori te vecanta mosmarreveshjesh, procesi te zhvillohet para nje gjykate, vendndodhja e te ciles ta ndihmoje te ushtroje funksionet e saj ne menyre sa me efikase.
K.Pr.C parashikon se kur i padituri eshte person fizik, gjykata kompetente do te jete gjykata e vendbanimit ose vendqendrimit te te paditurit. Kur i padituri eshte person juridik, gjykata kompetente do te jete gjykata e vendit ku personi juridik ka qendren e tij.

Ndalimi i gjyqvaresise (litispendenca)
Gjyqvaresia (Litispendenca) eshte nje nga parakushtet proceduriale dhe konkuron me rregullat e kompetences per te percaktuar gjykaten kompetente qe duhe te shqyrtoje ceshtjen konkrete. Koncepti i gjyqvaresise perdoret per te treguar situaten kur e njejta padi (ne te 3 komponentet e saj pale, object, shkak) te jete ngritur ne 2 procese. Kjo eshte nje situate anormale e cila krijon mundesine qe per te njejten padi te shqyrtuar ne procese te ndryshme, te kemi vendime te ndryshme, duke cenuar kershtu parimin e gjese se gjykuar. Ne keto kushte K.Pr.C parashikon se do te vendoset pushimi I gjykimit te padise se regjistruar me vone.
Kundershtimi ikompetences
Kompetenca eshte kusht i domosdoshem i vlefshmerise se procesit dhe i akteve te tij. Kundershtimi dhe rregullimi I kompetences mund te ngrihet nga palet ne proces , ashtu edhe kryesisht nga gjykata. Gjykata kur konstaton se nuk eshte kompetente  per gjykimin e ceshtjes, kryesisht ose me kerkesen e paleve, vendos moskompetencen e saj dhe I dergon aktet ne gjykaten kompetente. Kunder vendimit te gjykates qe ka shpallur moskompetencen per gjykimin e mosmarreveshjes, mund te behet ankim I vecante nga palet ne Gjykaten e Larte.


Kompetence  ne kuptimin objektiv – teresia e veprimtarive qe kryen nje organ shteteror
Kompetence ne kuptimin subjektiv- percaktohet njekohesisht si e drejta dhe detyra e cdo organi per te kryer  nje veprimtari te caktuar

Teresia e te drejtave dhe detyrimeve te nje gjykate si nje institucion shtetror perben kompetencen nga ana subjective te saj.

Llojet e kompetencavejane :
Kompetence lendore
Kompetence funksionale
Kompetence tokesore

Kompetenca lendore ose objective – eshte ajo ne baze te se ciles gjykatat e nje kategorie kane te drejte dhe detyre te shqyrtojne dhe te zgjidhin ceshtjet civile te tjera per shkak te llojit, natyres dhe vleres se objektit te tyre. Objekti percaktues ne kete lloj kompetence eshte Lenda. Ne baze te kritereve per kompetencen lendore percaktohet rrethi I ceshtjeve qe u takon gjykatave te shkalleve te ndryshme. Psh padia si lende shqyrtohet ne gjykaten e shkalles se pare, ankimi ne Gjykaten e apelit

Kompetenca funksionale– eshte ajo qe iu njihet disa gjykatave per te vendosur lidhur me mjetet e goditjes te ushtruara kunder pretendimeve per shkeljen e te drejtave,vendimeve. Psh gjykata e shkalles se pare ka ne funksion te punes se saj per te vendosur per  bazuesshmerine apo pabazueshmerine e padise.Gjykata e Apelit ka per funksion te saj te vendos per bazueshmerine apo pabazueshmerine e vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Kompetenca tokesore – eshte ajo ne baze te se ciles gjykata kompetente nga pikepamja lendore ka te drejte ta gjykoje ceshtjen vetemkur kjo ceshtje ka lidhje me territorin ku ajo e zhvillon veprimtarine e saj.Qendra e ushtrimit te veprimtarise se gjykates se shkalles se pare dhe asaj te apelit percaktohet me dekret ,nga Presidenti I Republikes, ndersa Gjyakata e Larte si institucion I pavarur kushtetues e ushtron funksionin e saj ne te gjithe territorin e Republikes.

Kompetencat tokesore I ndajme ne :
Kompetenca tokesore te pergjithshme
Kompetenca tokesore te posacme

Veprimet e gjykates lidhur me kompetencen
Gjykata mund te zhvilloje procesin gjyqesor dhe te vendos per objektin e padise vetem kur ceshtja eshte ne kompetencen e saj.Kete fakt gjykata e vlerson qe ne fillim sapo I paraqitet padia.Ky vleresim behet ne veprimet pregatitore nga gjyqetari.Kur ai cmon se ceshtja hyn ne kompetencen e nje gjykate tjeter ,vendos per mos kompetencen dhe ia dergon ceshtjen gjykates kompetente. Kunder vendimit mund te behet ankim I vecante ne Gjykaten e Larte brenda 5 diteve nga shpallja ose komunikimi I vendimit.

Mosmarrveshjet per kompetencen
Kur nje gjykate I dergohet nje ceshtje nga nje gjykate tjeter ceshtja duhet te pranohet dhe shqyrtohet prej kesaj te fundit, per shkakun se nuk lejohen konfliktet per kompetence midis gjykatave.Kompetenca eshte n je urdher gjyqesor dhe si I tille duhet zbatuar pa hezitim. Ne momentin qe gjykata vendos moskompetencen e saj ne gjykimin e nje ceshtje detyrimisht duhet tja coje per gjykim ceshtjen gjykates qe ajo e cmon si kompetente.Kjo quhet gjykata derguese ndersa gjykata pritese as kryesisht dhe as me kerkesen e paleve nuk mund ta ktheje mbrapsht ,as nuk mund tja dergoje nje gjykate tjeter dhe te mos e pranoj per shqyrtim me arsyetimin se edhe kjo nuk eshte kompetente.Gjykata pritese eshte e detyruar qe ta pranoj ceshtjen dhe ta shqyrtoj deri ne zgjidhjen perfundimtare te saj
Kuptimi i Juridiksionit
Juridiksionieshte e drejta e nje organi per te ushruar nje veprimtari te caktuar ne perputhje me ligjin, dmth rrethi i ceshtjeve qe kane te drejte te zgjidhin organet e nje sistemi.
Nje ceshtje qe nuk duhet ngatarruar eshte ajo e dallimit te juridiksionit nga kompetenca. Juridiksioni percakton institucionet e pavarura nga njeri tjetri ,pra gjyqesor apo administrative. E thene me thjeshte percakton fushen e pushteteve. Pasi te jete percaktuar juridiksioni ,pra pasi te jete vendosur se cili organ apo pushtet do te shqyrtoje ceshtjen ,percaktohet kompetenca Brenda institucionit.Kompetenca percaktohet pas juridiksionit.
a.       Juridiksion Gjyqesor – kemi kur me ligj jane ngarkuar gjykatat per shqyrtimin dhe zgjidhjen e ceshtjeve
Ky juridiksion ndahet ne :
-          Juridiksion civil
-          Juridiksion penal
b.      Juridiksion Administrativ – kemi kur me ligj jane ngarkuar organet e administrates shteterore per zgjidhjen e ceshtjeve te caktuara.

Juridiksioni gjyqesor civil – eshte nje juridiksion gjyqesor I pergjithshem ne te cilin perfshihen shqyrtimi I te gjitha ceshtjeve qe nuk jane shprehimisht te perjashtuara prej tij. J.Gj.C eshte juridiksioni mbi te drejtat , lirite dhe interesat kushtetuese dhe ligjore e ka per object deklarimin, garantimin dhe permbushjen e te drejtave qe I takojne subjekteve ne marrdheniet reciproke te tyre.
     

Kufijte e juridiksionit gjyqesor civil
Juridiksionit gjyqesor civil i jane vene kufij ne disa aspekte dhe konkretisht:
1.      Kundrejt subjekteve te huaja qe gezojne imunitet diplomatic
2.      Kundrejt administrates publike
3.      Kundrejt pajtueshmerise se ligjit me Kushtetuten
4.      Kundrejt marreveshjeve te arbitrazhit

1.      Mosmarrveshjet lidhur me juridiksionin dhe menyra e zgjidhjes se tyre
Juridiksioni gjyqesor dhe ai administrative jane te ndare midis tyre ,qe do te thote se kurre nuk mund te jete nje ceshtje njekohesisht edhe ne juridiksionin gjyqesor edhe ne ate administrative.Si gjykata ashtu edhe organi administrative mund te shpallin me vendim per te njejten ceshtje se hyn ne juridiksionin e tij ose e kunderta secili prej tyre mund te shpall se ceshtja nuk hyn ne juridiksionin e tij. Ne rastin kur te dyja vendosin se e njejta ceshtje qe iu eshte paraqitur per shqyrtim hyn ne juridiksionin e cdo njerit prej tyre kemi mosmarrveshje ose konflikt pozitiv. Ndersa kur te dyja palet vendosin per te njejten ceshtje qe nuk hyn ne juridiksionin e secilit prej tyre kemi mosmarrveshje apo konflikt negative.


2.      Juridiksioni kushtetues
Krijimi i gjykates kushtetuese e cila ushtron kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve kufizon ne nje fare kuptimi pushtetin e gjykatave. Nese gjate gjykimit te nje ceshtje konkrete ngrihen pretendime rreth kushtetutshmerise se nje norme juridike qe duhet te zbatohet ne gjykimin e ceshtjes, atehere gjyqtari e pezullon gjykimin dhe ja dergon ceshtjen Gjykates Kushtetuese.

 Kundershtimi I juridiksionit gjyqesor
 Juridiksioni gjyqesor , pra pasja nga ana e gjykates e te drejtes per te gjykuar dhe per te vendsour ne lidhje me nje  ceshtje konkrete ka rendesi te madhe per zgjidhjen e ceshtjes.Kjo eshte e arsyeja qe K.P.C mungesen e juridiksionitr gjyqesor e ka konsideruar shkelje te rende te normave procedurale gje qe ben te prishet vendimi gjyqesor I dhene ne shkelje te juridiksioni .Sipas K.P.C gjykata ne cdo faze e shkalle te gjykimit , merr ne shqyrtim nese ceshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo administrative.Shqyrtimi  I ceshtjes qe ka te beje me juridiksionin mund te kerkohet si nga palet e nje ceshtjeje konkrete qofte te shqyrtohet nga gjykatan kryesisht ne cdo faze dhe shkalle te shqyrtimit te ceshtjes .

Kundershtimi I juridiksionit , kur gjykata me vendim jo perfundimtar ka vendosur per nxjerrjen e shqyrtimit te ceshtjes jashte juridiksionit te pushtetit gjyqesor eshte nje mjet ankimi I vecante dhe ka per qellim te arrije ne menyre te shpejte nje vendim perfundimtar per ceshtjen e juridiksionit pa zgjidhjen e te cilit nuk mund te filloje zgjidhja e themelit te ceshtjes nga gjykata ,duke zevendesuar gjykatan qe gjykon ceshtjen me Gjykaten e Larte , si shkalla me  elarte  epushtetit gjyqesor.

 PUSHTETI GJYQESOR . GARANCITE KUSHTETUESE DHE LIGJORE.
1.      PushtetiGjyqesor
Te gjithe gjyqetaret te menduar si nje trup e vetme me te cilen realizohet e drejta e gjykimit quhen pushtet gjyqesor, ndersa duke iu referuar personave qe e perbejne ate quhen gjykate. Kushtetuta nepermjet nje
sere dispozitash tregon kujdes te vecante ne sigurimin e pavaarsise se gjykatave me qellim qe te shmanget cdo lloj presioni qe atyure mund tu vije nga cdo pushtet tjeter apo nga private. Per te siguruar mbrojtjen dhe pavaarsine e pushtetit gjyqesor Kushtetuta parashikon ngritjen e Keshilli te Lartet e Drejtesise , kryetar I te cilit eshte Presidenti I Republikes. Gjyqetaret I nenshtrohen vetem ligjit ,ata jane te palevizshem ,dmth nuk mund te lirohen e transferohen nga detyra pa pelqimin e tyre

2.      Garantimi  i pavarsise se pushtetit gjyqesor
Sipas nenit 145 te Kushtetutes Gjyqtaret jane te pavarur dhe i nenshtrohen vetem Kushtetutes dhe ligjeve, gje qe tregon se ne ushtrimin e funksioneve te tyre ata nuk varen nga asnje pushtet tjeter dhe as nga detyrime hirearkike brenda vet pushtetit gjyqesor. Pavarsesia dhe paanshmeria e gjyqtarit garantohet edhe nga Konventa Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut dhe K.Pr.C.

3.      Garantimi i ndalimit te krijimit te gjykatave te jashtezakonshme
Per te shmangur qe nje mosmarrveshje e vecante te gjykohet nga nje organ gjyqesor , i krijuar qellimisht  vetem per te gjykuar kete mosmarrveshj, Kushtetuta parashikon qe ne asnje rast , Kuvendi nuk mund te krijoje gjykata te jashtezakonshme. Kuvendi mund te krijoje gjykata ne fusha te vecanta per te zgjidhur mosmarreveshje nebaze te kritereve te pergjithshme.

4.      Garantimii te drejtes se aksesit ne gjykate
E drejta e aksesit ne gjykate del nga permbajtja : Kushtetuta parashikon se : “Kushdo per mbrojtjen e te drejtave te tij,te lirive dhe te interesave te tij kushtetuese dhe ligjore ka te drejten e nje gjykimi te drejte nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme  ecaktuar nga ligji. Sipas K.P.C gjykata nuk mund te refuzoje te shqyrtoj dhe te jap vendime per ceshtje qe i paraqiten per shqyrtim me arsyetimin se ligji mungon ,nuk eshte I plote,ka kundershtime ose eshte i paqarte.

5.      Garantimii parimit te kontradiktoritetit
Parimi i kontradiktoritetit eshte nje parim shume i rendesishem kushtetues, i cili vlen edhe per gjykimin civil. Nga ky parim burojne ne menyret e pashmangshme te gjitha normat e tjera qe rregullojne procesin civil.  Sipas ketij parimi asnje pale nuk mund te gjykohet pa u degjuar ose pa u thirrur ne gjykim.  Ky parim sherben si nje garanci kushtetuese dhe ligjore per dhenien e nje vendimi gjyqesor sa me te drejte dhe te bazuar ne prova.

6.      Garantimi qe procesi gjyqesor te zhvillohet ne menyre te drejte
Detyrimi per zhvillimin e nje procesi gjyqesor ne menyre te drejte buron nga Kushtetuta, e cila I jep nje rendesi te vecante ketij parimi duke i njohur Gjykates Kushtetuese te drejten per te ushtruar kontroll per garantimin e procesit te rregullt gjyqesor. Parimi i kontradiktoritetit perben ne vetvete nje garanci per zhvillimin e nje procesi sa me te drejte duke I vendosur palet ne pozita sa me te pershtatshme  procedurale per te realizuar paraqitjen e kerkimeve dhe mbrojtjen e tyre.

7.     Garantimi i parimit te karakterit publik te gjykimit
Garantimi i karakterit public te gjykimit i sherben jo vetem paleve ne gjykim, por edhe interesave te  publikut  te gjere. Karakteri public i gjykimit lejon qe ushtrimi i  pushtetit gjyqesor te kontrollohet nga opinion public duke siguruar ne kete menyre besimin e publikut ne dhenien e drejtesise.
8.      Garantimiqe gjykimi te zhvillohet brenda nje afati te arsyeshem

Ne themel te detyrimit te zhvillimit te gjykimit, brenda nje afati te arsyeshem qendron nje parim I lashte sipas te cilit “drejtesi e vonuar, drejtesi e mohuar”. Detyrimi per zhvillimin e gjykimit brenda nje afati te arsyeshem buron si nga Kushtetuta ashtu edhe nga K.Pr.Civile. per te garantuar afate te arsyeshme gjykimi K.\Pr.Civile ka parashikuar afate dhe rregulla te vecanta per fillimin dhe vazhdimin e gjykimit:
GJYKIMI DHE KUPTIMI I TIJ
Nje nga parimet kryesore mbi te cilen bazohet shtetit shqipetar ne ushtrimin e
veprimtarise se tij eshte parimi I shtetit ligjor I cili parashikon se e drejta perben bazen dhe kufinjt e veprimtarise se shtetit.
Veprimtaria e pushtetit gjyqesor ne fushen civile rregullohet nga Kodi I Procedures Civile I cili cakton rregulla te detyrueshme ,te njejta e te barabarta per gjykimin e mosmarrveshjeve civile dhe mosmarrveshjeve  te tjera te parashikuara ne kete Kod e ne ligje te vecanta.
Gjykimi – eshte veprimtaria e organeve gjyqesore, e cila zhvillohet sipas disa rregullave te detyrueshme , te njejta e te barabarta, qe konsistojne ne formulimin dhe zbatimin ne praktike te rregulles juridike konkrete qe sipas normes te se drejtes ne fuqi, disiplinon nje situate te caktuar juridike.
Historiku i Lidhjes së Kombeve
 Përpjekja e parë për krijimin e një organizate të përhershme ndërkombëtare,  me  karakter të përhershëm  e cila do të kishte për detyrë ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë në botë, ka të bëjë me Lidhjen e Kombeve.
Lidhja e Kombeve u krijua pas Luftës së Parë Botërore nga fuqitë fitimtare të mbledhura në Konferencën e Paqes në Paris. Përkrahësi më i fortë ishte presidenti i SHBA-ve,por qe Senati i vendit të tij nuk pranoi të ratifikonte anëtarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe si pasojë, shteti më i fortë i botës u tërhoq në njëfarë 'izolimi'.
 Britania dhe Franca mbetën anëtare gjatë gjithë ekzistencës së Lidhjes. Gjermania, Bashkimi Sovjetik, Japonia dhe Italia hynë vonë. Anëtarët fillestar të Lidhjes së Kombeve ishin 26 shtete, 4 dominione dhe India, si shtete që kishin luftuar kundër Gjermanisë, kurse 13 shtete kishin fituar të drejtën t'i bashkoheshin Lidhjes së Kombeve brenda dy muajsh. Për pranimin e shteteve të tjera vendoste Asambleja e Lidhjes së Kombeve.
Organet kryesore të Lidhjes së Kombeve kanë qenë Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati i përhershëm. Si organ autonom i Lidhjes ka qenë Gjykata Permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila konsiderohej si organ gjyqësor i Lidhjes. 
Fundi i luftes se Pare Boterore, përveç dëmeve të  materiale dhe njerëzore,  u shoqërua edhe me ndryshimë të mëdha në jetën ndërkombëtare. Megjithatë, edhe pse gjendja në të cilën ndodhej bota në këtë periudhë ishte shumë  e rëndë, përsëri optimizmi drejt një zgjidhje të sukseshme, që të garantonte  një të ardhme të sigurtë nuk u shua.
Lidhja e Kombeve do te zgjidhte komplikacionet e jetës ndërkombëtare, do të shmangte luftrat dhe do të garantonte paqen e sigurinë. Pikepyetjet ishim mbi : mospërfshirja e SHBA-ve në strukturat e saj, rënia e ndikimit të Anglisë dhe Frances në arenën ndërkombëtare, kriza ekonomike botërore e viteve 1929-33.
Kësodore Lidhja e Kombeve qe përjashtuar nga mundësia që të ishte qendër e aktivitetit politik dhe faktorit vendimtar në pengimin e konflikteve ndërkombëtare. Përveç këtyre të metave, një rezultat i këtillë ishte edhe pasojë e faktit se Lidhja e Kombeve që prej fillimit e deri në fund nuk arriti të bëhej organizatë universale, si supozim themelor për sigurinë kolektive. Jashtë organizatës kishte mbetur edhe Bashkimi Sovjetik si shtet i parë socialist, ndaj të cilit shtetet kryesore të atëhershme (Franca dhe Britania e Madhe) kishin qëndrim të hapur armiqësor.
Parimi bazë mbi të cilin u ngrit Lidhja e Kombeve, ishte “Parimi i sigurimit kolektiv,  sipas të cilit të gjithë anëtarët e saj duhej të vepronin së bashku ndaj çdo vendi, që cenonte paqen, duke ndërmarrë sanksione ekonomike dhe po të ishte e nevojshme edhe sanksione ushtarake”. Në këtë mënyrë shpresohej se sigurimi kolektiv  do të mbronte statuskuon  dhe  do  të  zëvendësonte  sistemin e vjetër të ekuilibrit të fuqisë. Por, ky koncept u venit pasi anëtarët e Lidhjes ishin të përçarë përsa i përket interesave dhe ideologjive të tyre.Franca  dhe Britania dëshironin të ruanin territoret dhe privilegjet,që kishin fituar në Luftën  e Parë Botërore. Franca, e cila kishte   dëshironte  zbatimin me rigorozitet të marrëveshjeve për sigurimin kolektiv; Britania fitoret e së cilës ishin përtej detit, preferonte që këto marrëveshje të moszbatoheshin në mënyrë strikte dhe të ishin fleksible. Midis dy Luftrave Botërore të dy vendet patën sukses në rivalitetin midis tyre, duke e dobësuar pothuajse tërësisht ndikimin e njëra-tjetrës në kontinentin evropian”. Kjo, solli natyrshëm dhe dobësimin gradual edhe të atij pak pushteti, qe kishte lidhja e kombeve kur dime qe Anglia dhe Franca  ishin aktoret kryesore te saj. Nga ana tjetër, nënshkrimi i Traktatit të Versajës, do të nxirrte në shesh më tepër probleme, se sado të zgjidhte në realitet.

Rëndësia e Lidhjes së Kombeve dhe shpërbërja e saj .

Rëndësi të veçantë kishte statuti i Lidhjes së Kombeve, ku kishte dispozita që kufizonin armatimin në atë masë që do të ishin në pajtim me sigurinë kombëtare dhe me përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, me garantimin reciprok të tërësisë territoriale, të masave për sigurimin e paqes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, të sanksioneve ndaj shtetit që ka hyrë në luftë duke cënuar detyrat nga Statuti i Lidhjes së Kombeve, etj.
Lidhja e Kombeve ka vepruar prej vitit 1920 deri më 1939. Në çështjet e ruajtjes së paqes ajo në fillim ka pas rezultate,  më vonë, me shpërthimin konflikteve më të rënda, u tregua e paaftë për ta mbrojtur paqen. Shkaku qëndronte nga një anë në pa përsosmerinë e Statutit të Lidhjes së Kombeve dhe në anën tjetër, në politikën e shteteve anëtare, sidomos të shteteve kryesore.
Statuti i Lidhjes së Kombeve nuk e ndalonte luftën në tërësi ; kërkonte unanimitet në Këshill për zgjedhjen e çështjeve nga kompetenca e Këshillit, si dhe për shumicën e çështjeve edhe në Asamble (mundësia e përdorimit të vetos); linte paralelizëm në kompetenca midis Këshillit dhe Asamblesë, sepse që te dy këto organe mund të merreshin me të gjitha çështjet që bënin pjesë në veprimtarinë e Lidhjes.

Shkatërrimi i Lidhjes së Kombeve qe pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm, në rend të parë, e politikës agresive të shteteve totalitare dhe e dobësisë, paaftësisë dhe përçarjes së shteteve demokratike që e bënë të paaftë për t'iu kundërvënë me sukses agresioneve, po edhe pa përsosmërisë së Statutit të Lidhjes së Kombeve si dhe e qëndrimit të shteteve jashtë Lidhjes së Kombeve.
Lidhja e Kombeve e shpëtoi Shqipërinë prej copëtimit, duke siguruar kështu paqe në Ballkan. Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për të thyer dhe e rëndë për ta ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi të mbetet atje ku është të njomet në detin Adriatik.
 Shqiptarët edhe pse të padeklaruar, kanë qenë një numër i konsiderueshëm. Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Fan S. Noli, Dervish Hima kanë qenë personalitete të njohura shqiptare që bënë çmos për njohjen dhe pavarësinë e shqiptareve. Bajram Curri, ka qëndruar në Zvicër 2 javë në bisedime me kryetarin e njohur të botës politike, Presidentin amerikan, Vilsonin. Shqipëria, ajo pjesë që shpëtoi nëpër kthetrat e përgjakura të fqinjëve te saj me gjakun e madh shqiptar, është njohur si shtet i pavarur më 1912, ndërsa me punën diplomatike shqiptare në vitin 1920 është e pranuar në Lidhjen e Kombeve. Atë kohë, Fan Stilian Noli ishte kthyer në Zvicër, në Gjenevë, ka merr pjesë në organizatën e Lidhjes së Kombeve.
Janë drejtuar mjaft letra politike, protesta e memorandume të pandërprera.
Kërkesa e parë shqiptare drejtuar Zvicrës për njohjen e pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 është nga Qeveria e Vlorës nga diplomati Ismail Qemaili, i cili, ka qenë në këtë shtet.
Kërkesa e dytë për njohjen e Mbretërisë së re. Kjo ndikon në Parlamentin Zviceran për njohjen e Shqipërisë. Zvicra interesohet të marrë informacione përmes përfaqësive diplomatike të Romës dhe të Vjenës rreth kësaj çështje. Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës merr nga përfaqësia diplomatike në Vjenë një rekomandim që mos ngutet me njohjen e Mbretërisë së Shqipërisë, e cila ishte në „situatë lufte“.
Kërkesa e tretë drejtuar shtetit zviceran i drejtohet më 21.01.1921 nga Fan S. Noli, diplomat i njohur i Shqipërisë. Ajo ju drejtohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës nga delegacioni shqiptar në Gjenevë, ku njoftohej se Shqipëria ishte njohur nga shtetet e tjera të Evropës dhe Ballkanit.
Kërkesa e katërt kishte ardhur me 30.01.1922, kur sekretariati i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ia adreson një letër qeverisë së Zvicrës si kërkesë për njohjen de jure të Shqipërisë, drejtuar nga Ministri i Përkohshëm i Punëve të Jashtme, e cila thirret në Konferencën e Ambasadorëve të Parisit, më 09.11.1921. Qeveria e Zvicrës i drejtohet me një letër përfaqësive të saj në gjithë botën që ta njoftojnë se cilat do të ishin qëndrimet e shteteve ku ato qenë akretiduara si përfaqësi diplomatike lidhur
me çështjet e pavarësisë së Shqipërisë, në të cilën ishin të kyçura qeveritë e Italisë, Japonisë, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Austrisë.
Kërkesa e fundit nga i njëjti sekretariat i Lidhjes së Kombeve, kërkon që qeveria e Zvicrës ta njohë Shqipërinë si shtet të pavarur. Çështja shqiptare hyn pas një periudhe te gjatë luftimesh, ndjekjesh, përpjekjesh të pandalura për shkatërrimin kombëtar e fetar. Qeveritë shqiptare ndërrohen e humbin shpejt nga ndjekjet e armiqve tanë. Kombi shqiptar, megjithatë me një çerek të tokave shqiptare të shpallura si të pavarura, ec përpara për ta mbajtur gjallë ndenjën e fortë kombëtare.
Lidhja e Kombeve formalisht pushoi së ekzistuari pas Luftës së Dytë Botërore. Mbledhja e fundit e Lidhjes së Kombeve është mbajtur me 8 deri 18 prill 1946.







POZITA GJEOGRAFIKE
Shqipëria gjendet në Evropën juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullitBallkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e
38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Në veri-perëndim kufizohet nga Mali i Zi (172 km), në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km) dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon. Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i saj është Tirana.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.

RELIEVI DHE KLIMA

Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):
Krahina malore veriore
Krahina malore qendrore
Krahina malore jugore
Ultësira perëndimore
Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Thethit. Krahina Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug. Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.



Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në
relievin e tyre mbizotërojnë kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar.



Klima
Me pozicionin e saj te favorshem përballe deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të bute dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojne nga 7°C në dimër e deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e larte si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore, ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve në zonat e ulta varion nga 1,000 deri në 1,500 mm shi në vit, ndërsa në zonat malore shifrat lëvizin nga 1,800 deri në 2,550 mm shi në vit. Këtu, gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.



FLORA DHE FAUNA

Për shkak të trevave të saj të pandotura dhe të thella Shqipëria ka një larmi bimësh dhe shërben si strehë e fundit e shumë gjitarëve dhe zogjve të rrallë, që sot janë zhdukur ose janë në zhdukje e sipër në rajon dhe më gjerë.

FAUNA

Pasuria dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve shpesh u kane dhëne mundësi vizitorëve të gjejnë krijesa dhe kafshë që rrallë të qëllon t’i hasësh. Kështu pyjet e gjera të ahut, pishës dhe dushkut u japin strehë ujkut, dhelprës, çakallit, kurse në pyjet e larta të pishës gjejnë strofka ariu i murrmë, kunadhja e pishës, dy lloje të maces së egër, rrëqebulli e vjedulla.Kaprolli, dhia e egër dhe derri i egër janë të zakonshëm në disa krahina. Shqipëria ka jo më pak se 14 lloje lakuriqë nate dhe rreth 350 zogj vendas. Në to përmenden lloje shtegtarësh dhe jo shtegtarësh. Në pyjet e dendura të pishës jetojnë dy lloje të rralla të gjelit të egër dhequkapikut. Në shumë lokalitete janë të zakonshëm zogjtë grabitqarë, ndër ta shqiponjat,fajkonjtë, hutat, skifterët dhe disa lloje të bufit, duke përfshire edhe bufin me mjekër, bufin me bri dhe kukuvajkën e vogël. Në Shqipëri gjenden edhe shumë zvarranikë siç janë: gjarpërinjtë e ujit, bolla e shtëpisë, beronja, nepërka helmuese etj. Në ujëra gjenden 260 lloje peshqish, ndër to më të zakonshmit e peshqve mesdhetarë gjenden në ujërat bregdetare ndërsa trofta në rrjedhat malore. Në liqene ka krap, ngjaladhe peshq të tjerë të zakonshëm kurse në brigje të tjera lundërza.


FLORA

Shqipëria ka gjithashtu një florë të pasur, që konkretizohet me më shumë se 3,221 tipe të ndryshme bimësh. Ndër to, 489 janë të veçanta për Gadishullin e Ballkanit dhe 40 janë vetëm të Shqipërisë. Pyjet e dushkut janë tipike dhe përbëjnë afërsisht 20% të sipërfaqes pyjore të gjithë vendit. Në treva të tjera mbizotërojnë shkurret mesdhetare, deri në lartësinë 800 m duke pasur si më karakteristike: mërsinën, marenë, shqopën, dhe dushkullin e egër. Në brigjet jugore të nxehta gjenden fiqtë e detit, dafina, fiqtë, shkoza e zeze, eukaliptet etj


ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE

BUTRINTI
Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë.

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë. 

AMANTIA
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.
BYLIS
Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj.
ANTIGONEA
Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.

ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.
LISI
Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.


QYTETE HISTORIKE

TIRANA
Tirana është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, me popullsi prej 700 000 banorësh dhe shtrihet në rrëzë të Malit të Dajtit, 110 metra mbi nivelin e detit. Zona e Tiranës ka qenë e populluar që nga periudha neolitike. Ajo është themeluar në vitin 1614.
BERATI
Berati njihet si qyteti i një mijë e një dritareve për shkak të arkitekturës karakteristike të shtëpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siç mund të dallohet për shkak të blloqeve të mëdha të gurëve dhe mureve. Si qytetet e themeluara në shekullin e 4-t dhe të 5-të para Krishtit në territorin e fisit ilir të desaretëve, Berati u shndërrua në fillim të shekullit të 3-të të erës sonë në një qytet të fortifikuar të njohur me emrin Antipatrea. Berati është qytet muze i ndërtuar në rrëzë të një mali, ku ndodhet edhe një kala. Brenda mureve të kalasë ndodhet një lagje e banuar me një numër të madh shtëpish karakteristike, kalldrëme dhe kisha që u përkasin periudhave të ndryshme historike. Kishat më interesante janë Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e Trinitetit të Shenjtë, që është një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës bizantine në Shqipëri.Katedralja e Shën Marisë u rindërtua në vitin 1797 mbi rrënojat e kishës së mëparshme. 

GJIROKASTRA
Gjirokastra është një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë, ajo quhet ndryshe "qyteti i një mijë hapave" ose "qyteti i gurtë". Eshtë një qytet me interes të veçantë për arkitekturën e tij karakteristike. Shtëpitë rreth kalasë janë ne vetvete fortesa të vogla. Panorama e mrekullueshme e maleve të thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit një pamje shumë të bukur.Rrugët e ngushta me kalldrëm të qytetit muze të Gjirokastrës të japin një ndjesi mesjetare. Kalaja është vendi nga ku mund të shohësh të gjithë qytetin.
KRUJA
Kruja është një qytet mesjetar, edhe pse u përmend për herë të parë si qendër fetare kristiane në vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorëve pamje të mrekullueshme dhe objekte të shumta historike. Për shkak të rëndësisë së saj strategjike ajo ka një kështjellë, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështjella e Krujës u ndërtua gjatë shekullit të 5-të dhe të 6-të .
BREGDETI I VIRGJER
Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit ka një bukuri të rrallë. Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 427 kilometrash dhe është shumë i pastër. Bregdeti i Adriatikut është 300 kilometra dhe ka ujë të pastër dhe plazhe me rërë deri në 5 kilometra. Pjesa më e madhe e bregdetit ka edhe pyje pishe. Bregdeti jugor jonian është rreth 150 kilometra dhe ka shumë shkëmbinj dhe plazhe që nga ato me gurë deri tek ato me rërë të bardhë. Thellësia e ujit nis që në breg të detit.
Rruga nga Vlora për në Sarandë kalon përmes maleve të mrekullueshme të mbuluara nga pyje pishe dhe fshatra tradicionalë. Rruga ngjitet në Qafën e Llogarasë. Kjo zonë është park kombëtar dhe ka edhe pamjen më të bukur të të gjithë bregdetit shqiptar.

DURRESI
Durresi është një nga qytetet dhe portet më të mëdha në Shqipëri. Ka popullsi prej 95 400 banorësh dhe është 39 kilometra larg Tiranës. Durrësi është një nga qytetet më të lashta në Shqipëri. Ai u themelua nga Epidamnusi, mbreti ilir në këtë zonë që i dha atij edhe emrin e nipit të tij, Dyrrah. Nga vitin 1914 deri në vitin 1920 Durrësi u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Vetëm pesë kilometra larg Durrësit ndodhet zona e plazhit.
VLORA
Vlora është qytet bregdetar. Ky qytet nuk është vetëm porti i dytë më i madh në vend por edhe një qendër me rëndësi të veçantë historike. Në kohët e lashta ai njihej me emrin Aulona. Në jug të Vlorës, duke ndjekur rrugën për në Sarandë mund të zbulosh mjaft plazhe të virgjëra, Gjirin e Portopalermos dhe disa fshatra karakteristikë si Dhërmiu, Himara apo Piqerasi.
SARANDA
Saranda, porta jugore e Shqipërisë, është një qytet i vogël që ndodhet mes maleve edhe detit Jon. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).E vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit, Saranda karakterizohet nga klima mesdhetare.për shkak të vendndodhjes së saj , ajo është një nga qytetet që tërheqin më shumë turistë në Shqipëri.
Saranda mund të vizitohet nga turistët që vijnë nga Korfuzi. Zona arkeologjike e Butrintit dhe qytetit historik i Gjirokastrës ndodhen fare pranë Sarandës, ndaj edhe turistët nga Korfuzi kanë mundësinë t'i vizitojnë këto zona.


MUZEUMET
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.
Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 Tetor 1981. Ai është institucioni më i madh muzeor shqiptar. Në mjediset e muzeut ndodhen 4750 objekte muzeore.
Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë.
Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombëtar i Arsimit shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150 -vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç quhejj atëherë, "Mësonjëtorja e Parë Shqipe". 
Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane. 
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908. Gjithashtu pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1844), hartuar nga Naum Panajot Bredhi 
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980. 
Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili.
Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. 

Muzeu Kombëtar Etnografik, Berat
Muzeu i Beratit u përurua në vitin 1979. 
Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut.
Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe treshekullore, tipike e trevës beratase.
Në katin e parë është ngritur një sallë, në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavioni i lashtësisë.
 Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për të mikëpritur miqtë. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes se fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes se qytetit.
Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore. 
Muzeu Etnografik, Krujë.
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së parë.
 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. 
Muzeu Kombëtar Onufri, Berat.
Muzeu Kombëtar "Onufri", gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit. Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës. 
Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptarë të shek. të XVI, Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në krijimtarinë ikonografike. 
Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe dhe dykatëshe.
Muzeu ka tri salla kryesore, ikona të vendosura në ikonostasin e praruar të kishës dhe disa tekstile e objekte metalike, të cilat dëshmojnë traditën artizanale të një niveli të lartë të Trevës së Beratit.




SHQIPERIA DJE
LASHTESIA 
Paleoliti
Gjurmët më të hershme njerëzore në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket Paleolitit të Mesëm (100 000 – 30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara
mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarrës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apollonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.

Neoliti

anë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, Cakran, Vashtëmi, Burimas, Podgorie, Barç dhe në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rrajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës parahistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeo-klimatike. Jeta në Shqipëri gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit ia la vendin një klime më të butë, që kishte pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.

Epoka e bronzit

Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.s., e deri në fundin e shek. XII p.e.s. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovjanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.
Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovjanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.
Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.


ILIRET DHE PELLAZGET

Pellazget ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga Homeri, Herodoti,  etj. jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.
Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin paraardhësit e ilireve.



Iliret, paraardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptareve, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, SHBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatet, Maqedonasit dhe Grekët.
POPULLSIA E SHQIPERISE

Shqipëria ka 2,821,977 banorë. 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.


EKONOMIA

Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.


TRANSPORTI
 Aeroporti

Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera joevropiane.

Portet

ortet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në kohët e lashta si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, Apoloni, Onhezmi, etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj, Shëngjin,Shufada, Rodon, Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.
Gjatë viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.


KULTURA

Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematogafi, teatër, art figurativ etj.
Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemn Komunist të Shqipërisë është futur në shoqërin9 shqiptare edhe shpërndarja e mirënjohjeve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirënjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndërrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirënjohjeve e bën Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Mirënjohjet që presidenti i bën shqiptarve dhe shtetasve të tjerë janë shenjë e mirënjohjes për kontributin e individëve për sfera të ndryshme të kulturës shqiptare.

ARTI

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm.
Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.

FEJA

Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar në po atë shkallë si për disa popuj të tjerë të lashtë si armenët dhe hebrenjtë. Ishte krishterimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve barbare dheosmane duke u kthyer në një vend të shenjtë në kohën e Skënderbeut pasi e mbrojtikrishterimin në shekullin XV kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame që i dalloi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonin përvetësimin dhe përfitimin e trojeve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për klerinshqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli apostolik të lashtë gërshetuar me një ndjenjë atdhetare të zjarrtë.
56,70 % e banorëve në Shqipëri janë myslimanë, 10,03 % katolikë dhe 6.75 % ortodoksë


KUZHINA SHQIPTARE

Kuzhina shqiptare është një përzierje e influencave të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe evropiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta.
Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qingjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe Shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.
Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës (tava e krapit), Pogradecit (korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.
Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditës së Verës (14 Mars).
Si rezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqipëria është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Ndër më të përmendurat janë ato Merlot, Kabërnet, Pinot Nero, Kallmet, Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhë etj.
Pija më tradicionale alkoolike është rakia (një lloj Brandy i prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës (Korçë, Dibër), ajo e manit (Boboshticë etj). Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromën e tij. Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombëtare.
Ndër pijet jo alkoolike është për tu përmendur boza (një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skraparit.



Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels