IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/ Ekonomia në kolonitë helene  të Adriatikut .

Shekujt VIl-VI para kr. kane qene ne historinë e Ilirisë nje periudhe zhvillimi intensiv. Tregimet historianëve japin pak informacione per ekonomine antike , në kolonitë helene  të Adriatikut pasi ata përqëndrohen me teper në çështjet politike dhe ushtarake. Kolonistet helene nuk ka bërë një dallim të qartë ndërmjet oikos (familjes)dhe ndërmarrjeve te biznesit ose ergasterioneve ,që kishin si personel skllevërit, në pronësi të një sipërmarrësi(skllavopronari).
Në Dyrrah e Apolloni ekzistonin dyqanet ,qarkullonin  pajisjet bujqësore, mallrat shtëpiake , tekstile,  orendi pajisjet e shtëpisë së banesës ose te ekonomise bujqesore .etj. Në këto qytete kishte blloqe banimi(insula) ,tempuj, ndërtesa publike e ndertime te tjera.Supozohet se gjysma e tokes së përiferisë së qytetit (Hora ),mbillej, për çdo vit,  me  drithëra,por ka patur edhe vite ku perjetohej  zia bukes.

Pjesa tjeter e tokes ,rreth gjysma e sipërfaqes së përgjithshme e Horës , ishte destinuar per  kullotjen e  deleve  dhe dhive .Kishte edhe  toka qe perdoreshin si: kallamishte për t’u perdorur si lende te pare ne ndertimin e qerpicit apo per  rritjen  e gjineshtrave ,nga ku siguroheshin thuprat  për shporta. Po ashtu,nje vend te rendesishem, zinte prodhimi i kripes,i nxjerre nga kenetat bregdetare.
Per ushqimin e perditshem, si burim i mundeshem konsiderohej mishi nga  lepuri, dreri, dhe ndoshta edhe nga derrat të egër që siguroheshin nga gjuetia ne Horën malore te Oricumit.
Lenda e  drurit (kryesisht bredhi ,qe staxhionohej nga mjeshtrit  greke), ishte mjaft e perdoreshme  për ndërtimin e anijeve. Lundrimi gjate shek IV para Kr.ishte perqendruar në mardhëniet me Greqinë veriperendimore ,Italinë e Jugut(Magnia graecia) ,e me qendra te tjera portuale te Mesdheut. Shumica e lendes drusore (bredh,selvi, lis), e nxjerre nga pyjet e Maleve Ilirike  perdorej për ndërtimin e shtëpijave ,tempujve ,por herehere ajo perdorej   edhe si lende djegese ne furrat e qeramikës.
Përdorimi i trareve te  ullinjve të eger ,te destinuara për shartim,apo si fashatura  ne hapjen e transheve, ishte nje zeje tjeter e vecante. Edhe prodhimi i katranit ,rrëshirës nga haloret,kishte prioritet  ne artikujt e kohes. Peshku i kriposur ,njihej si  nje mall per konsum te brendeshem, por edhe qe tregtohej nga Korinthi  deri në  viset veriore te Ilirisë.
Në vreshtari dhe prodhimin e ullirit , që nga shek.IV para Kr e ne vazhdim ,ne ultësirën pranadriatikase kishte  punishte    te prodhimit te vajit te  ullirit, aq sa  si kembim  importet e nga Greqia (ene dhe bizhuteri)cilesoheshin nder artikujt e zakonshem te trafikut nderkombetar. Lokalizimi i nje grupi të amforave në agoranë e Apolonisë lidhet ngushtë me riorganizimin e taracës në jug të kodrës 104 në fund të shek. 4 pr. Kr. – gjysma e parë e shek. 3 pr.Kr.,kohë kjo  kur Apolonia përjetonte një fazë lulëzimi dhe vetë qytetit .Tarraca pranë kodrës 104 ishte një vend impozant,me pamje të mrekullshme nga deti. Pranë saj ndodhej zona e shenjtë, stoa lindore, si dhe porta lindore e qytetit, përmes së cilës bëhej lidhja me prapatokën e afërt. Në këto rrethana taraca dhe vetë zona e shenjtë duhet të kenë marrë dimension të ri në periudhën helenistike. Në favor të rivlerësimit urbanistik të taracës dëshmon dhe një fragment rruge, i dokumentuar gjatë gërmimeve në vitin 2008, rreth 10 m në jug të grupit  të amforave. Ky fragment është pjesë e rrugës magjistrale P-L.Muri i temenosit,muri i teracimit, i njohur si stoa lindore, si dhe ndërtimi i i sheshit për grupin e  amforave duhet t´i përkasin të njëjtit projekt ndërtimor, i zbatuar në një shtrirje kohore akoma jo shumë të qartë, por që duhet të ketë përfunduar diku rreth çerekut të tretë të shek. 3 pr. Kr.Amforat e gjetura në Apoloni janë një pikë e mirë referimi përmes të cilave mund të kuptohen më mirë lidhjet tregtare të këtij qyteti me botën greko-romake. Rreth 92% e amforave duhet të jenë importuar nga Italia ndërsa pjesa tjetër, rreth 8% kanë origjinë nga bota greke.Rreth 98% janë amfora vere, ndërsa vetëm 2% e tyre mund të lidhen me importet e vajit. Ky është një informacion mjaft interesant, përmes të cilit ne mund të kuptojmë jo vetëm historinë ekonomike të qytetit, por edhe karakterin e mardhënieve tregtare të tij në periudhën e hershme helenistike. Vera greke ka hyrë në tregun ilir mjaft herët,së paku që në periudhën arkaike ndaj,e dokumentuar nga   një sasi e  madhe amforash transporti vere të Apolonisë, Tjetër pamje kemi për amforat e vajit, të cilat dëshmohen shumë rrallë në Shqipëri. Në këtë rast ofrohen dy alternativa spjeguese: ose nevojat e tregut për vajin e ullirit plotësoheshin nga prodhimi lokal, ose vaji i ullirit nuk ishte pjesë e kuzhinës ilire gjatë kësaj periudhe.Nga autori antik ,Plini mësojmë se, kultivimi i ullirit në Itali përdorej kryesdisht  për prodhimin e vajit, ndërsa ulliri në anën tjetër të Adriatikut dhe në Detin Jon preferohej për ushqim.
Fasulet dhe bizelet ishin si ushqime te destinuara për të varfërit .Një grup i dytë perbenin  pemët frutore si :mollë, dardha, shegë,  ftua, arre,gështenjë,etj.
Kafshët shtëpiake dhe bujqësore,ishin  shumë të nevojshme për plehun organik.
Kuajt  rriteshin për gara dhe për qëllime ushtarake, per kalorësit.Specie të tjera -gjedhet, delet dhe dhitë ,përveç  leshit,qumështit e mishit,kishin leverdi edhe per  kockat  e tyre,mbasi , pas therjes,perpunoheshin e  perdoreshin per prodhimin e zamkut.

Sektorë te rendesishem ishin nxjerrja e metaleve ,e gureve nga guroret, e drurit për ndërtimin e anijeve ne kantjerin e Dyrrahut.
Nga figurat e vizatuara, stela , shohim veglat e farketarit (daret, cekani, etj.) dhe te marangozit (sepata, cekici, dalta, sqepar, gozhdet metalike etj.) .
Ndryshime rrenjesore ndodhin ne kolonitë  helene ,por edhe në krahinat e Ilirisë ne fushën e ndertimtarisë. Ndertimet relativisht primitive te kohes së hekurit u zevendesuan  me ndertesa shume te gjera dhe cilesisht te dallueshme  nga pikepamja arkitektonike  .
Me zgjerimin e kembimeve  tregetare , merr zhvillim te dukshem  prodhimi i qeramikes, perfeksionohet teknika e pregatitjes eneve, ndryshojne format dhe dimensionet e tyre. Ne enet  prej balte transportoheshin jo vetem lengje — vere, vaj ulliri — por kishte  edhe voza per drith,(pitosa), miell etj. Ne kohen e festave pagane ,(dioniset e mëdha dhe të vogla) ne  tempujt me te njohur, organizoheshin panaire.
 Perparimi i teknikes u duk gjithashtu edhe ne persosmerine e veglave bujqesore dhe ne shumellojshmerine e tyre me te madhe se sa ne kohen e mepareshme. Perdorimi e  ketyre veglave permisoi cilesine e perpunimit to tokes dhe e ngriti rendimentin ne pune. Per lërimin e tokës, ne kete kohe perdorej plugu i terqequr nga qete , i cili është pershkruar me shumê hollesi nga Hesiodi(dijetar i fillimit te  shek.VII para kr.).Ne kete periudhe  drithi thermohet ne mokrat me rrotullim. Me vone ne shekullin e V-tè para Kr., keto mokra filluan t,i vene ne lëvizje me anen e sklleverve ose me fuqine terheqese te kafsheve. Të tilla mokra që i perdornin, jo vetem per te bluar drithin, por edhe per shtrydhjen e  prodhimin e vajit te ullirit jane gjetur jo vetëm në qytete koloni helene të Ilirisë së Jugut ,por edhe ne qytete ilire. Kalimi nga kultura e drithit ne te tilla kultura, si ajo e rrushit dhe e ullirit, vihet re sidomos nga shekulli i IV para Kr.jo vetëm në kolonitë helene por edhe  ne shumë zona ,te Ilirisë  kryesisht ne territoret qe a perkisnin qyteteve me zejtari e tregeti te zhvilluar.
Zhvillimi i tregetise objektivisht shoqerohej me rritjen e qarkullimin e monedhes dhe  të fajdese .Cdo polis(Dyrrahu ,Apolonia,Oriku),por edhe qytet ilir (Skodra ,Lisi Bylisi,etj.)kishte  monedhen e tij.Keshtu ne prerjet  e Athines mbizoteronte monedha me figuren e kukuvajkes. Ne kushtet, kur ne Iliri ekzistonin sisteme te ndryshme monedhash, ishte e domosdoshme te organizohej konvertimi i tyre. Ky funksion  u perkiste kembyesve te posacem dhe vendi ku behej kembimi quhej  trapeza (greqisht do te thotë tryeza). Dalengadale trapezat u  shnduan edhe edhe ne qendra kreditimi dhe huaje  me perqindje. Tarifat .e përqindjeve në qytetet “Polis” perbenin zakonisht 12-16% ne vit.
Puna a sklleverve,ne boten antike , shtrytezohej ne shkalle te gjerë.Nje skllavopronar mund te kishte 50 deri 200 skllever  .
Ne kolonite helene te Adriatikut ashtu si ne Helladë praktikohej  dhenien me qira e skllevërve qe ishin ne pronesi te sipermarresve.Qiradhenia e sklleverve ,ishte nje dukuri e zakonshme , madje ndodhte qe ato te jepeshin  edhe me grupe te medha,  300 dhe bile deri ne  1000 vetë.
Nje zhvillim te dukshem mori ekonomia pas shek IV para Kr.Teknika e zejtarise, ne shume dege te prodhimit, u përmiresua. Endja, perpunimi metaleve, prodhimi i qeramikes, perpunimi i lëkures, , punimi i enëve prej qelqi, filluan pjeserisht te zene vendin e  atyre prej balte. Nje mjeshteri e  larte e zejtarise  ilire ishin pelhurat e  linjta ,ato prej leshi dhe mendafshi.
Aspekte të marrëdhënieve të helenëve me ilirët (shek. V-Ill p.e.sonë.).
Gjatë shek. IX-VIll p.e.sonë, në periudhën para kolonizimit helen, që është faza më ë hershmë e kontakteve midis ilirëve dhe helenëve, nuk kemi akoma marrëdhënie të rregullta. Prania e thalasokracisë liburne  në Adriatik ka penguar, në një farë masë, kontaktet dhe ngulimin e helenëvë në brigjet ë Ilirisë deri  para fundit të shëk. VII p.e.sonë. Në periudhën arkaike, me themelimin e kolonive grekë në brigjët lindorë të Adriatikut (në fund të shek. VII p.e.sonë), kontaktet bëhen më të shpeshta. Pasuritë e trevave ilirë joshnin kolonistët dhe i nxitnin për të zgjeruar marëdhëniet më vendasit.
Eksporti korintas dhë ai jonik zenë vëndin më të rëndësishëm në trevat ilire dhe  nuk ka dyshirn se dëpërtimi helen, më krijimin e kolonive në  Dyrrah dhe  në Apoloni, përshpejtohët së tëpërmi. Në dekadat e para të ekzistencës së kolonive shtohet gama e objekteve helene në Iliri,ndërkohë që  eksporti korintas zinte vëndin e pare.
Më vonë ndodh zëvëndësimi i importit konintas nga ai atik, cka  pasqyrohët dhe në bilancin e gjetjeve arkeologjikë të Dyrrahut dhe  të Apolonisë e të shumë qendrave ilire, që është një tregues mjaft shprehës për situatën e krijuar në Athinë, e cila kërkonte   tregje të reja për sigurimin e  importit     drithit.
Fuqizimi ekonomik i kolonive gjatë shek. V-IV p.e.sonë, si rrjedhojë e lidhjeve të ngushta më trevat ilirë, bëri të mundur shkëputjen e tyre nga vartësia e Korintit. Ato shndrrohen në njësi ekonomikë te pavarura nga metropolet, gjë që shprehët mjaft qartë dhë më prerjen e monedhavë autoktonë. Dinamika e zhvillimit të Dyrrahut dhe Apolonisë në këtë kohë, lidhet ngushtë më vëtë ndryshimet që pëson shoqëria ilirë, në zhvillimin e jetës qytetare dhe formimin e shtetit ilir.
Marrëveshja e Dionisit tiran të  Sirakuzës, më ilirët për rivënien e  Alketës në fronin epirot në fillim të shëk. IV p.e.sonë, dëshmon më së miri për prestigjin që gëzontë shteti ilir në marëdhënie më fuqitë e tjera mesdhetare .
Humbja e Athinës pas luftës së Peloponezit shënoi dhë dobësimin e saj si fuqi detarë dhe tregtarë në Adriatik, duke ia  lënë vëndin Sirakuzës.Për rrjedhojë  vazot italike më figura të kuqe eklipsojnë  gjithnjë e më shumë qeramikën atike nga tregu ilir.
Megjithatë  Dyrrahu dhe Apolonia vazhduan të qarkullonin  mallrat  të importit grek apo italik. Dëshmitë për praninë e enëve në reliev të  tipit Megarë, apo të  qeramikës apule më figura të kuqe, të tipit Gnathia,flasin qartë për këtë import.  Amforat nga Korinti, Korkyra, Rodi, Kiosi, Knidi si dhe ato më origjinë italikë të ndeshura aq shpesh në Dyrrah, Apoloni dhe në mjaft qëndra ilire, tregojnë së Iliria ë Jugut gjatë shëk. IV-II p.ë.sonë, ishte shndërruar në një treg të rëndësishëm për verën, vajin dhe mallra të tjera që vinin nga qëndrat helenistike më të përmëndura të Mësdheut.

Tregëtimi  i vërës më anën e  amforavë korkyrase në brigjet e Adriatikut na bëhet e njohur dhe nga Aristoteli. Gjetjet në trevat e Ilirisë së Jugut të amforave me origjinë korkyrase vërtëtojnë arkeologjikisht  njoflimin e Aristotelit. Me  sa duket, në këtë kohë, Korkyra, tregohët shumë më e interesuar se sa Korinti për tregun ilir. Për këtë ajo merr masa konkrete duke vënë nën vartësi  të saj qytetin e Orikut, për ta përdorur si “avant-post” për  Iehtësimin e  depërtimit e  saj ekonomik dhe politik në trevat e llirisë së  Jugut.
 Qarkullimi i monedhave prej argjendi të Dyrrahut, Apolonisë dhe Damastionit, si dhe i atyre prej bronzi të prera nga disa qytete dhe  krahina kryesorë ilirë, si: Skodra, Lisi, Labeatët,  Bylis, Amantia, Olympe, së bashku më qarkullimin e monedhave bashkëkohëse të Maqedonisë, Epirit, Korinthit, Korkyrës, etj., lehtësuan shkëmbimet si brënda tregjeve ndërkrahinorë,ashtu  edhe  ato me botën e jashtëme.
Dyrrahu dhë Apolonia, edhe pse ishin shumë më të zhvilluara ekonomikisht në krahasim më mjedisin që i rrethonte, në rrethana të caktuara historikë ,pranojne të njohin sovranitetin e mbretërvë ilire, të Glaukias, të Monunit dhe Mytilit dhe të  integrohen plotësisht në jetën ekonomike e politike të shtetit ilir. Me vendosjen e sovranitetit  të shtetit ilir mbi kolonitë, ilirët gëzojnë të gjitha të drejtat qytetarë që nuk i gëzonin më parë dhe sic na dëshmohet nga materiali numizmatik, filluan    ushtronin funksione të rëndësishmë politike-administrative në jëtën e kolonive.
Midis faktorëve që favorizuan integrimin politik të Dyrrahut dhe Apolonisë në shtetin ilir. dukuria e ilirizimit është një nga më të rëndësishmet që ka ndikuar në shkëputjen graduale të kolonive nga metropolet dhe integrimin e tyre në mjedisin vëndas.


http://eseshkolle.blogspot.com/
  Tregtia dhe qarkullimi monetar në Ilirinë e Jugut. 
Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të tjera të ekonomisë ilire u zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për një shtrirje të gjerë të prodhimeve të zejtarisë ilire. Tipat standardë të armëve, të zbukurimeve dhe të enëve prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën, dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis popullsisë së krahinave të ndryshme dhe për një zhvillim të konsiderueshëm të këmbimeve midis tyre.
Objektet e kulturës mikenase, të gjetura në një zone relativisht te gjerë të territorit tone, dëshmojnë se ne epokën e formimit te kulturës dhe të etnosit ilir kemi një gjallerim e zgjerim të marredhënieve midis ilirëve dhe botës se Egjeut.
Të dhënat arkeologjike qe kemi nga varrezat tumulare të pellgut të Korçës dhe Dropullit, te lugines së Matit, të Kukësit, Glasinacit, dhe të Trebenishtit,jane një pasqyrë e qartë c zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis zonave të Ilirisë së Jugut dhc të krahinave të tjera të Ballkanit, gjatë periudhës së pare të hekurit.
Një hap te mëtcjshëm në shtimin e lidhjeve dhe kontakteve ndërrmjet ilireve dhe Greqise skllavopronare, shënon themelimi i kolonive helene në brigjet lindore të Adriatikut në shek. VII p.e.sonë. Ne kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek ilirët, tregtia me qendrat skilavopronare të Greqisë merr përpjcstime gjithnje e me të medha. Rolin kryesor ne këtë aktivitet tregtar luajnë dy kolonitë e mëdha Ië Ilirisë, Dyrrahu dhe Apolonia.
Në dhjetevjecarin e pare të jetes së kolonive, veçori dalluese në veprim- tarinë e tyre ekonornike ishte tregtia tranzite. Ato akoma nuk kishin marrë pamjen si qendra te zhvilluara prodhimi. Në tregtimin me ilirët shitnin kryesisht mallra e artikuj luksi të importuara nga Korinti dhe qendra të tjera antike të Greqise, dhe merrnin
si shkëmbim per nevojat e metropoleve prodhime bujqesore, blegtore, lëndë druri e minerale, me te cilat ishin të pasura trevat ilire. Kështu importi grek në shek. VII p.e.sonë, zë një vend me rëndesi midis mallrave që qarkullonin në Ilirinë e Jugut. Nga fundi i shek. VI-fillimi i shek. V p.e.sonë, Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë të hedhin në treg prodhimet e tyre të qcramikës, vegla pune, arme dhe stoli të ndryshme
Një zhvillim më të gjerë morën në këtë kohë shkëmbimet me botën greke. Jo më kot pasuritë minerale dhe disa prodhime bujqësore tërhoqën vëmendjen e autorëve antikë të kësaj kohe. Duket se këto prodhime ishin ndër artikujt kryesorë të eksportit ilir. Një vend me rëndësi zinin këmbimet me kolonitë greke të bregdetit Adriatik dhe qytetet e Kalkidës, të cilat merrnin nga Damastioni argjendin për prerjen e monedhave të tyre, kurse nga tokat e afërta të Atintanisë serën, që u duhej për ndërtimin e anijeve dhe lyerjen e enëve të transportit. Kundrejt tyre ilirët merrnin prodhime luksi të artizanatit grek, midis të tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve të Dyrrahut e të Apolonisë, enët e këtyre qendrave janë gjetje jo të rralla në vendbanimet e zonës bregdetare. Por ato fillojnë të duken më dendur edhe në krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe në luginën e mesme të Drinit, në afërsi të Kukësit e të Krumës. Këto prodhime arrijnë këtu nëpërmjet rrugëve tregtare të shkelura qysh në shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikënisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe të Egjeut.
Monedhat e argjendit përdoren gjerësisht si ekuivalent shkëmbimi. Në krahinat bregdetare gjejnë një përhapje të madhe monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, kurse në ato të brendshme dhe lindore, monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnë se kjo monedhë qarkulloi në një zonë të gjerë që përfshinte krahinën e diestëve, penestëve dhe pjesërisht atë të lynkestëve.
Prerja dhe hedhja në treg e monedhave nga një qytet ilir si Damastioni është një fakt me rëndësi të veçantë. Ai tregon se tani, në pjesën e parë të shek. IV p.e.sonë, krahas Dyrrahut dhe Apolonisë, të cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonë kishin mbuluar krahinat e afërta të ultësirës bregdetare dhe i kishin tërhequr ato në orbitën e marrëdhënieve skllavopronare, një qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë qendër e rëndësishme ekonomike e krahinave të brendshme. Ai hodhi në treg monedhën e vet dhe me këtë shënoi shtrirjen e mëtejshme të sistemit monetar në krahinat e brendshme të Ilirisë Jugore. Ekonomia monetare theu kështu, edhe në këtë pjesë të Ilirisë ,ekonominë e prapambetur natyrore, për t’i hapur rrugën një sistemi të ri ekonomik, skllavopronarisë.
Shkembimet tregtare te Ilirise së Jugut përvecse bëhëshin në rrugë detare, vendi pershkohej nga rrugë me drejtirn perendim-lindje, si dhe juglindje-veriperendim, pa perjashtuar sigurisht itinerare drejt luginës sè Danubit, përgjatë degezimeve në krah te djathte te ketij lumi. Nga Adriatiku ne Maqedoni, itinerari me i mire eshte ai që ndoqi  me vonë Via Egnatia: nga Apollonia dhc Dyrrahu, ajo dilte  në luginen e Shkumbinit, e pershkonte  ate para se të  vinte  rrotull liqenit të  Ohrit nga veriu, ndersa nje tjeter degezim ndiqte edhe  rruga Kandavia nga jugu i liqenit të Ohrit në afërsi të qytetit të  Pelionit.Nje rrugë tjeter lidhte Shkodren me portet e medha te Adriatikut, Dyrrahun dhe Apollonine, para se të ngjitej lugines së Aoosit, për të mbritur pastaj në Drinos e për t’u drejtuar, pellgut të Janines
Qarkullimi monetar ne Ilirine e Jugut .
Zhvillimi i shkëmbimeve solli gradualisht perdorimin e monedhës, duke dale nga sistemi i thjeshtë i këmbimit mall me mall, i cili  nuk i përshtatej përparimit te jetes tregtare. Rrënjët e monedhës, ose e thënë ndryshe, zanafillën e historisë së parasë, duhet ta kërkojmë shumë larg në kohë, rreth 2400 vjet më parë, kur për herë të parë u pre monedha prej argjendi në territorin ku ne banojmë sot, ose akoma edhe 100 vjet më herët kur ajo të hynte nga jashtë në territorin shqiptar.
Deri  në filllimin  e shek. III para.Kr. ilirët kane përdorur monedhat e qyteteve koloni, Epidamn Dyrrahut dhe Apollonisë, madje edhe monedhat maqedonase dhe epirote.
Ilirët kane prerë  monedhat ve tyre  sipas një modeli të Dyrrahut, në fillim nga mbreti Monun rreth vitit 280, të pasuara nga disa prerje në bronz të mbretit Mytil dhjetë vjet me vonë. Mcndohet se monedhat e para të prera në Shkodër u takojnë viteve 250(Legjendë me kokën e Zcusit  në faqe, dhe në shpinë nje anije).
 Shqyrtimi i disa thesareve me monedha, të gjetura në Shqipeni, (thesaret groposeshin në kohë kërcënimi pushtimi nga të  huaj, luftëra,që  fshihen nga një individ në kushtc te vështira),ka sjellë si rezultat edhe klasifikimin dhe kronologjine e prerjes dhe qarkullimit te monedhave antike ne Ilirine Jugore.
Materiali numizmatik më i hershëm, përbëhet nga monedha të gjetura në dy kolonitë greke Dyrrah dhe Apolloni. Të tilla janë disa monedha te  te pakta të Korkyrës ,  të Athinës, dhe të Korinthit të fillimit te shek.shekullit IV p.e.s.
Periudha e parë (344-270 p.e.s)Periudha e parë e historisë monetare në territorin shqiptar në antikitet lidhet me përdorimin si monedhë kryesore ato  të tipit korkyras, prerë nga Korkyra dhe, sipas shëmbullit të saj, edhe nga dy kolonitë Dyrrahu dhe Apollonia, si dhe nga mbreti ilir, Monuni. Kjo monedhë e përbashkët në tipologji mban në faqe dhe në shpinë simbole të njëjta, pra lopën me vicin dhe katrorin, por që ndryshon nga legjenda e përdorur në shpinë të monedhës, KOR për Korkyrën, DUR për Dyrrahun, APOL për Apolloninë dhe BASILEOS MONOUNIOU për mbretin Monun.
Periudha e dytë (270- 48 P.E.S)
Kjo periudhë karakterizohet nga ndërprerja nga dy punishtet kryesore të Dyrrahut
dhe Apollonisë të emetimit  drahmeve, (nje drahme peshonte 4.36gr ose sa 1/100 e minës njësi matese =436 gr.)që mbajnë në faqe lopën që ushqen viçin, ndërsa në shpinë katrorin e stilizuar (kopshti i Alkinout).
Kjo monedhë zuri një vend të rendësishëm në qarkullimin monetar, jo vetëm brenda territorit ku u pre, por edhe jashtë tij.
Periudha e tretë (48 – 27 p.e.s)
Kjo periudhë lidhet me trasformimet e mëdha në fushën monetare, të cilat realizohen
pas luftrave civile. Në Dyrrah politika monetare e këtij qyteti ndryshon duke filluar
nga viti 48 p.e.s. Qyteti në këtë kohë pushon së preri drahme me lopë e viç, por
vazhdon të presë monedha bronzi, në të cilat vërehet nje degradim stili dhe pajisja e
tyre me emra me origjinë romake. Shfaqen tipe të reja monedhash, të cilat ndryshojnë
për çdo emision.Nga ana tjetër, Apollonia realizon një reformë monetare shumë të rëndësishme, që lidhet me vitin 38 p.e.s. në kohën e prokonsulit Anton. Studimi dhe kuptimi i kësaj reforme na është bërë i mundur nga zbulimi i gjashtë thesareve me sasira të mëdha monedhash bronzi, të gjetura të gjitha në territorin e Apollonisë, të fshehura në tokë përgjatë kësaj reforme të madhe monetare. Sasia e madhe e monedhave e ndodhur në këto thesare na ka krijuar mundësinë të krijojmë një tablo të pasur dhe pothuajse të plotë te aktivitetit monetar të punishtes së Apollonisë përgjatë periudhës së shekujve III- I p.e.s.41.
Qyteti i ka zhvlerësuar monedhat e mëparëshme, duke i hequr nga qarkullimi dhe
duke i zëvëndësuar me një seri të re monedhash që mbajnë te njëjtat simbole faqesh e
shpine si të mëparëshmet, por që ndryshojnë prej tyre nga pesha mjaft e rritur, e cila i
përshtatet sistemit monetar romak.
Qarkullimi i monedhave republikane romake
Prania e monedhave republikane romake në territorin shqiptar është shoqëruar me
praninë fizike të romakëve në Ilirinë e Jugut dhe në Epir. Ajo shfaqet gjatë luftrave të
Romës kundër mbretëreshës Teuta (229-228) dhe rritet gradualisht deri në periudhën
e luftrave civile (49-48 p.e.s).
Monedha republikane romake ka qarkulluar së bashku me monedhen vendase dhe,
kryesisht, me drahmen ilire. Sipas një pasazhi të Tit Livit, thuhet se në arkën e mbretit
Gent, krahas pasurive të tjera, u gjeten edhe 120 000 drahme ( monedha ilire prej
argjendi të tipit lopë me viç) dhe 13 000 denarë romake .
Tregëtia në qendrat antike te Ilirisë së Jugut .
Përsa i përket karaktcrit të ketyre rnarrëdhënieve, në këtë periudhë, duhet thënë se niveli relativisht i ulët i forcave prodhuese në shoqërine ilire nuk lejonte forma të reja tregtimi përvec shkëmbimit në natyrë. Qarkullimi monetary monetary në pëeriudhën ë shë VI-V para Kr. ende nuk njihej në tregun ilir. Ai ishte i kufizuar vetëm në qytetet Dyrrah e Apoloni dhe në marrëdhëniet tregtare që këto zhvillonin me botën greke, perdornin kryesisht monedha argjendi te Korintit dhe në një shkallë me të kufizuar ato të Athinës. 
Importi grek gjate shekujve VII-VI p.e.sone perfaqesohet në radhë të pare nga qeramika korintase, që ka dale në drite në sasi të konsiderueshme, kryesisht në nekropolet arkaike të Apolonise dhe Dyrrahut. Nuk ka dyshim që Trebenishti formon një nga qendrat me të rëndësishme të këtij importi në brendi të IIirisë. Kohet e fundit, prania e qcramikes korintase, eshtë vërtetuar, sigurisht në një masë me të kufizuar, në qendra ilire protourbane, (Belsh, Berat, Klos, Mavrovë etj.).
Bashkëkohës mc importin e gjere korintas është dhe ai rodo-jonian, por më i kufizuar i gjetur  në disa vazo në nekropolin e Apolonisë.
Nga fundi i shek. VI fillimi i shek. V p.e.sone kemi nje rënie të ndjeshme të importit korintas sidomos per qeramiken. Kjo vjen si rezultat i rritjes së fuqisë ekonomike të nje qendre tjeter greke, Athinës. Ndër vazot atike me figura të zeza, lekitet,ojnohetë  jane nga gjetjet me karakteristike ne Apoloni,Dyrrah etj . Ka edhe enë me permasa me të mëdha si amfora apo kratere, por numri i tyre eshtë tepër i kufizuar. Interes të veçante paraqet ski fosi i madh me figura të zeza, gjetur ne zonën mëtë thellë të Ilirisë Jugore ne afërsi të Kukesit. Fragmente të qeramikes greke, mc figura të zeza,janë gjetur edhe në Kaninë, Berat, Belsh, etj. Pavarësisht nga këto gjetje sporadike, perqendrimin me te madh të vazove me figura të zeza e kemi në Dyrrah eApoloni.
Po te krahasojme rrezen e perhapjcs të qeramikes greke me figura të zeza me qeramiken e mëvonshme me figura të kuqe, rezulton se kjo e fundit perfshin një zone relativisht mete gjere dhe na paraqitet ne një numër me të madh tipa vazosh. Amforat, hidriet, ojnohetë, kilikët dhe sidomos skifosat me figura te kuqe, përbëjnë gjetjet me të rendomta në Dyrrah dhe Apoloni. Fragmente enësh te tilla ndeshen edhe në një tok vendbanimesh ilire që shtrihen në zonat e pasura të ultesires bregdetare adriatiko-jugore (Belsh, Berat, Klos, Kaninë etj.). Midis grupit te importit atik te shekujve V-W p.e.sone, skifosi kantaroid me vemik të zi të shkelqyeshern, zbukuruar me motive shahu, gjetur në zonën e Matit , perben sot per sot pikën me veriore të perhapjes së qerarnikes atike me figura të kuqe në Ilirinë e Jugut.
Nuk ka dyshim që Dyrrahu dhe Apolonia vazhdojnë të luajnë një rol Ië rëndësishem në tregun ilir gjate periudhës helenistike. Nëpëmjet tyre perhapen në Iliri enët e Megarës, vazot italike me figura të kuqe si dhe ato te tipit Gnathia qe jane nga gjetjet me karaktcristike per shumicën e qyteteve ilire. Vendin kryesor e zë qeramika apule apo enët e tipit Gnathia që i ndcshim në krejt arcalin ilir, si në qytetet kryesore (Lis, Zgerdhesh, Dimal, Berat, Selcë e Poshtme), ashtu edhc në vendbanime me pak të rendesishme (Margellic,, Rosujë, etj.), pa permendur ketu materialin e pasur që na kane dhënë Dyrrahu,Apolonia dhe Amantia. Ky vërshim  i qeramikes italike(Apule) dëshmon per nje orientim të rite marrëdhënicvc ekonomike të Ilirisë se Jugut, të cilat që nga fundi I shek. IV p.e.sonë Iillojnë te anojnë gjithnje e me teper nga brigjet e përtejme të Adriatikut. Prania c amforave të Rodit ne Apoloni, Dyrrah dhe në disa qytete te tjera ilire, si dhe gjetjet e shumta të kupavc te Megares, dëshmojnë se lidhjct ekonomike mc qendrat me te mëdha të Greqise vazhdojnë edhe gjatë shekujve Ill-Il p.e.sone.
Pavarësisht nga prania c mallrave te importit, rëndësi ka fakti se në tregun e brendshëm ilir te shekujve IV-I I p.e.sonë mbizotërojnë gjithnje e me shumë prodhimet lokale që konkurojne me sukses. Në shumë raste, qendrat e mëdha të prodhimit, sic ishin Dyrrahu dhe Apolonia (ndoshta edhe ndonje qender tjeter ilire), per te kufizuar sasinë e mallrave të importit, u është dashur të riprodhojne forma e tipa enësh të qeramikës greke e italike duke u bazuar në gjetjet e kallepeve dhe të skarciteteve të enëve të Megares,dhe të  vazove  me figura te kuqe apo enë të tipit Gnathia.
Rruget kryesore ku kryheshin te gjitha lëvizjet e njerëzve e të mallrave në shek. VII-V p.e.sonë, vazhdojnë të jenë pak a shumë po ato te shkelura edhe ne shekujt e meparshem.
Midis tyre shquhet rniga që pershkonte mes per mes Ilirinë e Jugut nga lindja ne perendim. Duke marrë fill nga dy qytetet e mëdha të Adriatikut, Dyrrah dhe Apoloni, rruga kalonte neper luginen e Shkumbinit drejt krahinave kandave e lihnide dhe mbasi përshkonte fushën pjellore të Pelagonisë, përfundonte ne luginen e Kalkidikës. Ne sajë te gjetjeve te Trebenishtit, kjo arterie rezulton si një nga rruget me të rëndësishme të depertimit të importit korintas në Ilirinë e Jugut. Gjatë periudhes helenistike, kjo rrugë formon arterien kryesore të qarkullirnit të mallrave që vinin nga Dyrrahu dhe shpemdaheshin në një numër vendbanimesh të ngritura prane saj. Ajo ishte njëkohësisht rruga kryesore që Iidhte Ilirinë me Maqedonine. Dhe, pikerisht nëper këtë rruge të lashte, disa shekuj me vonë do të kalojë traseja e rrugës së njohur Egnatia.
Jo me pak të rëndësishme kane qenë dhe rruget që kalonin në zonat minerale pergjate rrjedhjeve të lumenjve Mat e Drin. Per frekuentimin e tyre qysh ne shek. VI-V p.e.sone flasin gjetjet e qeramikes greke në zonën e Matit e të Kukësit. Një rol të vecante luante sidomos lugina e Drinit per lidhjet e krahinave piruste e labeate, zonat me veriore të llirisë se Jugut, me ato dardane në verilindje të saj. Gjate gjithe periudhes helenistike, këto dy rruge shërbenin si arterie të rëndësishme që lidhnin Dyrrahun me nje sërë qytetesh e vendbanimesh ilire.
Një rruge tjetër, që lidhte në shek. V p.e.sone Ilirinë e Jugut me Epirin dhe me tej me krahinat e Greqise, është ajo që kalonte nepër luginën e Vjosës dhe të deges së saj Drinos.
Burimin me të lashtë per nje rrugë të tillë që lidhte Apolonine me Korintin, e kemi nga Tuqididi. Ky autor kur flet per ngjarjet e luftës së Peleponezit, ndër te tjera, ne në dukje se “Korintasit shkuan ne këmbë ne Apoloni... sepse kishin frike se mos pengoheshin prej korkyrasve po të kalonin neper det”. Per funksionimin e saj ne kohën romake kemi të dhena në Tabula Peuntigeriana, ku shënohen dhe keto stacione kryesore: Apoloni, Amantie, Hadrianopoli etj.
Lugina e Vjosës, me rrugët që kalonin neper të , mbaheshin lidhje tokesore me Epirin e Thesaline. Rruga nepër luginen e Vjosës, gjate gjithe periudhes helenistike, formonte nje nga arteriet kryesore ekonomike per Apolonine e hinterlandin e saj.





http://eseshkolle.blogspot.com/
Pantomimë (jozyrtarisht, panto), nuk duhet të ngatërrohet me të mesme teatrale e imitimet, është një lloj i prodhimit fazë muzikore komedi, të dizajnuara për argëtim familjar. Ajo u zhvillua në Angli dhe kryhet në përgjithësi gjatë sezonit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Pantomimës Moderne përfshin këngët, komedi trashanik e valle, punëson aktorët gjinore-kalimit, dhe kombinon humor i ditës me një histori lirshëm bazuar në një përrallë e njohur zanash. Kjo është një formë pjesëmarrje të teatrit, në të cilën pritet audienca për të kënduar së bashku me disa pjesë të muzikës dhe të thirrura nga frazat që të interpretuesit.
Pantomimës ka një histori të gjatë teatrale në kulturën perëndimore që daton në teatër klasike, dhe ajo e zhvilluar pjesërisht nga tradita shekullit të 16-commedia dell'arte të Italisë, si dhe traditat e tjera evropiane dhe britanike fazë, të tilla si masques shekullit të 17-të. Një pjesë e rëndësishme e pantomimë, deri në fund të shekullit të 19-të, ishte pantomimë. Pantomimë është kryer sot në të gjithë Britaninë dhe, në një masë më të vogël, në vendet e tjera ku flitet anglisht.
Historia
Fjala "pantomimës" vjen nga fjala greke παντόμιμος (pantomimos), që do të thotë aktor pantomimore, i përbërë nga παντο-(gjithë-) do të thotë "të gjithë", dhe μ
μος (mimos) do të thotë "kopjues" ose "aktor", me anë të fjala latine pantomīmus. Një "pantomimë", në Greqinë antike ishte fillimisht një grup i cili "imiton të gjitha" i shoqëruar nga narrative këndohen dhe muzikë instrumentale, shpesh të luajtur në flaut. Fjala më vonë erdhi për të aplikohet në ecurinë e vetë. pantomimës ishte një formë popullore e argëtuese në Greqinë e lashtë dhe më vonë, Roma. Ashtu si teatër, ajo përfshiu zhanret e komedi, tragjedi dhe seksi. Nuk ka libreti lashtë pantomimës ka mbijetuar. Megjithatë, poetët të dukshëm të lashta të tilla si Lucan shkroi për pantomimë. gojëtar dhe shkrimtar satirik Lucian shkroi një vepër të quajtur On pantomimës. Në një fjalim të fund shekullit 1 pas Krishtit tani e humbur, orator Aelius Aristides dënoi pantomimën për përmbajtjen e tij erotike dhe zhburrëri e vallëzimi saj.
Në mesjetë, Luaj Mummers ishte një lojë popullore tradicionale English kryer gjatë tubimeve festive të të dy komuniteteve urbane dhe rurale dhe përmbante shumë elemente archetypal e pantomimë bashkëkohore të tilla si lufton fazë, humor trashë dhe krijesa fantastike. Roli Gjinia ndryshim reflektuar festivalin e vjetër të dymbëdhjetë Night, një kombinim të Epifanisë dhe festës mes i dimrit, kur ishte e zakonshme për rendin natyror të gjërave që do të përmbyset. kalë i pantomimës mund të jetë e lidhur me Mare Gri e Kulti hershme britanike e perëndeshë Epona në Uells, Devon, Cornwall (shih obby OSS), Brittany dhe pjesë të tjera të Anglisë. prekursorët e pantomimë përfshirë edhe shfaqje dramatike me maska, e cila u rrit në madhështi dhe spektaklin nga 15 në 17 shekuj. Shfaqje Masque italiane në shekullin e 17-të nganjëherë përfshirë karakterin palaço.

Zhvillimi si një argëtim dallueshëm English
Shih gjithashtu pantomimë
Zhvillimi i pantomimë angleze është ndikuar fuqimisht nga dell'arte kontinentale commedia, një formë e teatrit popullor që nisi në Itali në periudhën e hershme moderne. Kjo ishte një "komedi e artistëve profesionistë" udhëtonte nga provinca në provincë në Itali dhe pastaj Franca, i cili improvizuar dhe tha tregime komik se mbajtur mësime për turmën, duke ndryshuar karakterin kryesor varësisht nga vendi ku ishin kryer. Çdo histori ka pasur disa të njëjtë fikse klloun. Këto shpesh përfshinin të dashuruar të rinj (Arlecchino dhe Colombina), i ati i saj (Pantalone), dhe shërbëtorët e Pantalone (Pulcinella dhe Pierrot, një njeriu dinak dhe budallaqe tjera). Në shekullin e 17, përshtatjet e personazhet commedia u bë i njohur në entertainments angleze. Nga këto, standarde pantomimë English zhvilluar, që përshkruajnë dashuruar eloping palaço dhe Columbine, ndjekur nga i ati e vajzës klloun dhe shërbëtorët komik Clown tij dhe Pierrot. Në versionet anglisht, në shekullin e 18-të, Harlequin u bë figura qendrore dhe të çojë romantike. komplot themelore e pantomimë mbeti në thelb e njëjtë për më shumë se 150 vjet, përveç se një polic i paaftë u shtua në ndjekje.
Afishe e një cirku angleze dhe pantomimës performancës, 1803
Në dy dekadat e para të shekullit të 18-të, dy teatro rivale London, Inn Fields Teatri Linkolnit dhe Royal Theatre, Drury Lane prezantuar prodhime që filluan seriozisht me histori klasike që përmbante elementet e operës dhe baletit dhe përfundoi me një komik "skenën e natës" . Bilkers tavernë, nga John Weaver, mjeshtër vallëzimi në Drury Lane, është cituar si pantomimë e parë të prodhuar në skenën angleze. Ky prodhim nuk ishte një sukses, dhe Weaver pritur deri 1716 për të prodhuar pantonima e tij të ardhshme, duke përfshirë edhe I pëlqen shumë nga Marsi dhe Venus -. nje Entertainment re në Dancing pas zakoneve të pantonima Antient Në të njëjtin vit ai prodhuar një pantomimën për subjektin e Perseu dhe Andromeda. Pas kësaj, pantomimës ishte tipar të rregullt në Drury Lane. në 1717 në Lincoln Inn, aktor dhe menaxher John Rich futur palaço në pantonima e teatrove nën emrin e "Lun" (për "e çmendur"). Ai Popullariteti i fituar i madh për pantonima e tij, veçanërisht duke filluar me 1724 prodhimin e tij e shtrigë; ose,
Historia e Dr Faustit.
Këto pantonima në fillim ishin të heshtur, apo "show memec", shfaqje e përbërë nga vetëm vallëzimi dhe gjeste. Drama të flas u lejohet vetëm në Londër në disa teatro "patentë" deri sa Parlamenti ndryshuar këtë kufizim në 1843. Për më tepër, një numër i madh i interpretuesit franceze luajtur në Londër pas shtypjen e teatrove të palicencuar në Paris. Edhe pse ky kufizim u mbeti kryesisht vizuale vetëm të përkohshme, pantonima anglisht për disa dekada para se dialogu është futur. Një autor shekullit të 18-të shkroi David Garrick: ". Ai formoi një lloj pantomimë, shumë e ndryshme nga ajo që është parë në ato të Opera-Comique në Paris, ku palaço dhe të gjitha personazhet flasin" Shumica e këtyre herët pantonima ishin ri-tellings e një historie nga greqishtja e lashtë apo letërsisë romake, me një pushim në mes të dy akteve gjatë të cilit biznesi i marrë e pantomimë së komik, u kryera. Historiani Teatri David Mayer shpjegon përdorimin e "batte" apo i trashë dhe "skenën transformimit" që çoi në pantomimë:
Rich dha palaço së tij fuqinë për të krijuar fazë magji në kampionat me mjeshtrit në paraskenë që vepronte pamje mashtrim. Armatosur me një shpatë magjike ose bat (në fakt një trashanik), Harlequin pasura të trajtohen arma e tij si një shkop dhe e goditi peizazh për të mbështetur iluzionin e ndryshimit të përcaktimit nga një locale në një tjetër. Objektet, gjithashtu, u transformuar nga shkop magjik palaço-së.

OBJEKTIVAT
Pantomimë
Historia
Zhvillimi si një argëtim dallueshëm English
Afishe e një cirku angleze dhe pantomimës performancës, 1803
Historia e Dr Faustit.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels