IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
SIMPTOMA TE ZAKONSHME PSIKIATRIKE
1.Thithja e gishtit
Kjo eshte nje nga sjelljet me te hasura ne foshnjeri e ne femijeri,prinderit nuk duhet te alarmohen nese femija I tyre thith gishtin.Nese kjo sjellje eshte e tepruar mund te shkktoje problem dentare te pakkthyeshme .Ky shqetesim mund te nise te behet problem per femijet pas moshes 6 vjec.Thhithja e gishtit per foshnjen nis si nje refleks mbijetese dhe jep mudesi zbulimi dhe kenaqesie.Thithja e gishtit mund te lidhet me urine ,ankthin,merzine vetmine,trishtimin,ose depresionin.Studimet tregojne se koha e paket e dhenies se gjirit apo dhe lenia e vone e tij mund te ndikoje ne kete sjellje duke e nxitur ate.

Shembull:
Sara eshte 4 vjece .Ajo shkon ne kopesht dhe ne pergjithesi eshte e shoqerueshme me shoket e shoqet e kopshtit te saj.Me familjen ka nje raport shume te ngushte.Sara ka nje crregullim ate te thithjes se gishtit. Ky eshte nje fenomen qe ndodh vazhdimisht disa here ne ditet tek Sara .Sara e mesoi kete sjellje  ne moshen 2 vjecare.Sipas prinderve ne zhvillimin e kesaj sjellje tek Sara ndikoi kusherira e Sares e cila e thithte gishtin. Duke pare ate Sara mesoi kete sjellje.
Trajtimi qe do ti benim kesaj sjellje
Si fillim do te keshillonim prinderit te ishin te durruar me femijen e tyre  sepse menyra e sjelljes se prinderit ndajj femijeve per kete sjellje do te ndikonte drejtperdrejt tek femija . Nje reagim I pprinderve me te bertitura do te ndikonte negativisht dhe do te conte ne huumbjen e besimit te femijes.
Gjithashtu prinderi duhet ta zevendesoje futjen e gishtit ne goje me dicka me te mire qe te mos jete e demshme p.sh perdorimi I nje biberoni.Nje tjeter metode qe besoj se do te ishte frytdhenese eshte edhe zenia e duarve te femijes me lodra te ndryshme ne kete menyre femija nuk do ta kete mendjen me tek thithja e gishtit  por gradualisht kjo sjellje do te vije duke u zbehur


2.Ngrenia e thonjve
Ngrenia e thonjve ashtu sic edhe thithja e gishtit eshte nje zakon shume I hasur tek femijet
Pse fëmijët i hane thonjtë?
Kur prindërit i shohin fëmijët e tyre duke ngrene  thonjtë, zakonisht frikësohen, sepse mendojnë se kjo është pasojë e emocioneve negative apo ndonjë problemi tjetër të fshehur..
Fëmijët shpesh hane thonjtë e tyre kur ata kanë vështirësi në shkollë, me miqtë apo diçka ndodh me ata, duke u bërë ato një barrë emocionale. Ky kryesisht është një veprim pavetëdije, përmes të cilit fëmija liron tensionin e brendshëm emocional
Duhet të bisedohet me fëmijën për të mësuar se çfarë e mundon. Nganjëherë problemi i kafshimit të thonjve largohet vetvetiu, pasi fëmijët me kalimin e kohës e harrojnë këtë shprehi, por nëse zgjatë ajo, prindërit duhet të konsultojnë mjekun
. Shembull.
Ana eshte nje vajze 5 vjecare e cila shkon ne kopesht. Eshte e shoqerueshme me shoket dhe shoqet e kopeshtit. Problemi I saj eshte ngrenja e thonjve.Ky problem I  Anes kishte filluar ne moshen 3 vjecare.Qe nga ajo kohe Ana I han thonjte e saj Prinderit shprehen se nuk e kuptojne dot arsyen pse ana e kishte filluar kete ves por ato kane vene re se .ajo I han thonjte sa here ndjen ndonje emocion te vecante, ne kohen kur po shikon tellevizjon apo edhe kur grindet me ndonje shok ose shoqe te kopeshtit ajo struket ne nje cep dhe fillon duke ngrene thonjte.Edhe kur prinderit I bertasin ose I terheqin vemendje ajo e ben perseri kete veprim.
TRAJTIMI I KESAJ SJELLJE
Do te keshilloja prinderit te tregohen te duruar me femijen e tyre nese duan qe ajo te heqe dore nga ky ves. Prinderit duhet ti shprehin femijes se tyre anet negative qe shkakton ky ves , por kete duhet ta shprehin ne menyre sa me miqesore jo duke I bertitur femijes te mos e shfaqe me kete vest e tij.Gjithashtu ne momentin qe prinderit shikojne qe femija  I tyre po fillon te shfaqe vesin e ngrenies se thonjve duhet te mundohen ta aktivizojne femijen me ndonje aktivitete qe ka te beje dhe me venien ne pune te duarve.




http://eseshkolle.blogspot.com/


PERFUNDIME
Pra duket shumë e cuditshme se ne femrat tani jemi përballur me humbjen e të drejtave të fituara në dekada më parë, dhe se ne kemi bërë shumë pak progress në marrjen e të drejtave të kërkuara dekada më parë. Shoqëria jonë duhet të arrijë  atë pikë që femrat të vinë në gjendje të jetojnë jetën që ato zgjedhin pëe veten e tyre, kanë qasje në kujdesin dhe burimet për të qënë të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm në kuadër të komuniteteve të tyre, janë në gjëndje të përmbushin potencialin e tyre individual dhe krijues në bazë të dëshirave të veta dhe potencialit, mos të kenë frikë nga burrat apo strukturat e ashpra politike në cdo aspect të jetës. Duhet të punojmë së bashku kundër diskriminimit gjinor dhe të pëeqafojmë diversitetin, kultivimin dhe përdorimin e talenteve femërorë, përvojat unike kulturore dhe politike, aftësitë dhe angazhimin në solidaritet me femrat e tjera. Mendoj se feminizmi nuk ka vdekur, është i nevojshëm dhe ka potencialin për ta bërë botën një vend më human për të gjithë.



                                     
      HYRJE


Feminizmi si ideologji dhe lëvizje grash që luftojnë për të mbrojtur dhe për të rritur të drejtat e grave, ka histori po aq të gjatë sa edhe vetë historia e nënshtrimit të gruas. Feminizmi si ideologji filloi të paraqitej si një formë organizuese nëpër protesta të vogla që nga viti 1600 dhe vazhdojnë deri sot. Lëvizjet feminist nuk kanë pasur një paraqitje konsistente, të vazhduar pasiqë ato manifestoheshin në forma të protestave të vogla kohë pas kohe, që kanë qënë të penguara nga rendet patriarkale. Në civilizimin perendimor grupet e para të organizuara në mënyrë aktive për të drejtat e grave fillojnë që nga periudha pas Revolucionit francez të vitit 1789. Pas revolucionit në Paris dhe në disa province franceze u krijuan organizata, klube, shoqata grash të frymëzuara nga idealet e lirissë dhe barazisë. Ato hartuan dhe projekte politike, projektligje për të drejta të barabarta në edukim, punesim dhe qeveri. Lëvizjet feminist tani në kohët e fundit kanë përfshirë një spektër shumë më të gjërë problemesh se në të kaluarën. Tani levizjet feminist bëjnë presion  për barazi ekonomike, për të drejtat e abortit  dhe ndryshimet për ligjet në të drejtën e divorcit. Sipas disa pikpamjeve dhe steriotipave pabarazia në mes gjinive është e natyrshme dhe se inferioriteti i femrës është një gjëndje e natyrshme e përcaktuar nga natyra, biologjia. Feministët mendojnë se kjo është një ide, bindje që nuk është racionale dhe se pabarazia nuk është e padrejtë. Një vetëdije e tillë është krijuar nga opinionet, ide që janë ushqyer nga mite dhe paragjykime.

Në kuadër të fëminizmit, janë zhvilluar tri rryma të mendimit feminist: feminizmi liberal, feminizmi socialist dhe feminizmi radikal.
1-FEMINIZMI LIBERAL: Nga zhvillimet politike, në liritë dhe të drejtat e njeriut historia na mëson që gratë kanë qënë të diskriminuara dhe të përjashtuara nga reformat progressive që sjellin idetë e liberalizimi, si një pikpamje filozofike që mbështetej në barazinë dhe lirinë e individit. Gratë kanë qënë të diskriminuara në të gjitha fushat sin ë të drejtat ekonomike, politike, sociale, mundësitë për edukim dhe punësim si dhe raport diskriminues me pagat. Për më tepër, trajtimi i ndryshëm mund të ndodhë në mënyra të mbuluara(në klasë duke drejtuar vëmendjen nga djemtë), në punë (ku burrat vendosen në poste drejtuese), në politikë (ku gratë mbahen jashtë rrethit zyrtar) etj. Në këto rast ndodh që vlersimi i grave nuk bëhet mbi baza të vlerave dhe cilësive indiciduale, por mbi baza gjinore. Kjo bie ndesh me idealet e filozofisë liberale. Kështu që trajtimi ndryshe për shkak të gjinisë është i padrejtë ashtu sic është i padrejtë diskriminimi i njerzve për shkak të ngjyrës së lëkurës, përkatësisë etnike, fesë ose origjonës shoqërore. Zhdukja e pabarazive mbi baza gjinore është një ndër përkushtimët e feminizmit liberal, për t’ju siguruar trajtim dhe mundësi të barabartë në shancet jetësore, sipas vlerave,  cilësive dhe punëve individuale që bëjnë.
1-FEMINIZMI RADIKAL: - BARAZI MIDIS GJINIVE. Rryma e femininizmit radikal, i përket periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Feminizmi radikal thekson rëndësinë e biologjisë në vendin që zënë burrat dhe gratë në shoqëri. Nënshtrimi fizik i grave është shkaku më i rëndësishëm i pabarazisë sociale midis gjinive dhe thuhet se clirimi i gruas duhet të mbështetet mbi njohuritë lidhur me shtypjen biologjike dhe diskriminimin social. Seksi dhe riprodhimi janë fenomene natyrale, që u përkasin të gjitha kulturave. Kjo bën që të ketë ndryshim midis bashkpunimit të grave me burrat, për aktivitetin seksual dhe riprodhues. Parë ngusht vetëm nga ky ndryshim, i përket natyrës fakti që vetëm gratë lindin fëmijë.
-NDRYSHIMI MIDIS GJINIVE: Ka feministë radikal, që theksojnë rëndësinë e ndryshimeve midis burrit dhe gruas. Ideja e tyre është e ndarë në dy pjesë: 1-Ka ndryshime të rëndësishme midis burrave dhe grave për sa i përket orientimit intelektual dhe formulimit të cështjeve normative dhe 2- Epërsia konjitive e grave dhe angazhimi i tyre moral, nuk pranohen dhe nuk vlersohen në shkallën e duhur. Feministët thonë se veprimtaria konjitive e burrave dhe grave ndryshon që në vitet e para të jetës. Kur për shembull, u tregojmë një grupi djemsh dhe vajzash, fotografi të sendeve të ndryshme dhe u themi që t’I grupojnë, djemtë i vënë rëndësi karakteristikave të lindura të sendit, ndersa vajzat karakteristikave funksionale dhe relacionale.
3-FEMINIZMI SOCIALIST: Pabarazinë midis burrave dhe grave filozofët socialist dhe marksist konsiderojnë se i kanë prejardhjen në marrdhëniet ekonomike. Mënyra kapitaliste e prodhimit mbështetet mbi punën e paguar dhe minimum i mirëqënies sociale. Në kapitalizëm gratë kanë dy detyra 1- të kujdesen për fëmijët e prindërit e moshuar dhe zëvëndësimin e fuqisë puntore ne fund të ditës së punës. 2- Ato janë krah pune rezervë, që pronarët e kapitalit mund t’a përdorin në struktura të përshtatshme ekonomike. Sipas feminizmit socialist është e pamundur t’I jepet fund nënshtrimit dhe vartësisë se grave pa shmangur mënyrën e prodhimit capitalist.

                                    FEMINIZMI DHE KRISTIANIZMI

Feminizmi erdhi dhe u bë një komponent sinjifikues në kulturën moderne perendimore. Termi i vjetër për lëvizjen “Clirimi i grave” shpreh faktin se ajo ishte zemra e lëvizjes clirimtare duke i drejtuar përpjekjet e saj drejt arritjes së barasizë për gratë në shoqërinë modern, megjithë largimin e pengesave duke përfshirë besimin, vlerat dhe qëndrimet të cilat pengonin këtë process. Më vonë lëvizja pësoi një rritje heterogjene, pjesërisht mbi rëndësinë e një vullneti të njohur të diversitetit nga afrimi brenda i luftrave të ndryshme dhe grupeve etnike. Kështu që shkrimtarët religjiozë të grave të zeza në Afrikën e veriut erdhen dhe u rritën duke j’u referuau teologjisë së grave të zeza. Feminizmi ra në konflikt me kristianizmin sikurse ishte mbi shume religjione, mbi rendësinë e përceptimit që religjionet trajtojnë gratë si të dorës së dytë, në atë të ekzistencës humane. Vepra e Simon de Beavoir “Seksi i dytë” i botuar në 1945 zhvilloi ide të tilla. Një numër feministësh post-kristian duke përfshirë dhe Marry Daly në veprën e saj “I përkasim Atit dhe Zotit” 1973, dhe Dafne Hampson në veprën e saj “Teologjia dhe feminizmi” botuar në 1990, argumenton se kristianizmi me simbolin e tij burrë është një figurë shpëtimi, dhe historia e gjatë e udhëheqsve burra dhe mendimtarë është prirur kundër grave, Të tjerë si Karol Krist me veprën e saj “Qeshja e Afërditës” botuar ne 1967 dhe Numi Ruth Goldenberg në veprën e saj “Ndryshimet e Zotit” botuar në 1979, argumentuan se gratë mund të gjejnë emancipimin religjoz nga zbulimi i zotave të religjionit të antikitetit ose duke shikur një të tillë dhe duke braktisur së bashku traditën kristiane. Një kontribut shumë sinjifikues i Feminizmit të mendimit kristian argumentoi lidhjet e tij në ndryshimet tradicionale teologjike të formuara. Këto janë të argumentuara dhe shpesh janë patriarkale, dhe ky është një reflect i besimit i dominuar nga burrat dhe seksistët, kjo është pë rata që janë kundër grave si paragjykim. Natyrën e mëkatit shumë feminist e kanë sugjeruar si një nocion të krenaris së mëkatit, ambicien e cila e nderon veten jashtë mase që janë fondamentale në orientimin e mashkullit. Kjo është argumentuar dhe nuk i korrespondon experiences së grave të cialt priren nga eksperienca e mëkatit të cilit i mungon krenaria, i mungon ambicia dhe i mungon nderimi i vetes. Vecanërisht është e rëndësishme në këtë kontekst quajtja e nocionit feminist, por jo në lidhjet competitive të cilat shmangin modelin e ulët të nderimit të vetes ku pasiviteti ka qënë karakteristikë tradicionale e përgjigjes femërore të dominuar nga shoqëria e meshkujve.

Ideologet feminist na mësuan dhe multikultilarizmin. Multikulturalizmi bashkëkohor nuk mund të mos quhet produkt kryesisht i kulturave feminist pra i energjive intelektuale dhe politike që kanë ardhur nga ana e minoriteteve kulturore dhe gjinore, Mbi të gjitha u soll një ndryshim në vetë konceptimin e asaj, që quhet e drejtë dhe e padrejtë, e vërtetë dhe e pavërtetë. Multikulturalizmi si pjesë e të parit ndryshe të botës argumentoi se e vërteta jo patjetër është me shumicën. Bile filozofia feminist guxoi të sulmonte dymijë e pesqind vjet filozofira, sipas të cialve e mira dhe e vërteta, e bukura dhe e drejta, janë koncepte universal për të gjithë njerzit, të paktën për një shoqëri dhe qytetrim të caktuar. Ndërkaq u zhvillua një ide alternative mbi të drejtën, moralin, filozofinë sipas të cilës pakica ka të drejtë të zhvillojë alternativat e veta mbi vlerat shoqërore, cka solli ndryshime rrënjësore në sistemin e së drejtës, në sistemin e të drejtave njerzore dhe madje dhe ne logjikën shkencore. Nga kjo pikpamje, lëvizjet feminist e kanë relativizuar shumë peshën e sundimit të shumicës në marrjen e vendimeve dhe i kanë hapur vend të drejtës të pakicës, që duke respektuar shumicën, të gëzojë një autonomi për të vepruar e sjellë brenda disa kufijve të caktuar sipas vlerave dhe modaliteteve të veta. Përpunimi i mendimit nga ana e levizjes feminist, bëri që të zbehet natyra universal e së drejtës, së mirës e vërtetës. Bota ka hyrë në një fazë kaq relative mbi këto vlera, sa nganjëherë duket se ka rrëshkitur drejt të pamundurës. Ndërkohë ky fragmentizim i vlerave, që deri para disa dekadash quheshin absolute dhe universal, ka vendosur në qëndër të vlerave debatin e shëndoshë, negocimin, diskutimin, pra një kulturë që e ka pranuar tjetrin ashtu sic ai është.


                  FEMINIZMI DHE EMANCIPIMI i SHOQËRISË


Burri i fortë për mijëra vjet ka dashur t’a ndërtojë botën përreth tij duke vendosur veten në qëndër, pra ka ndërtuar sisteme racionaliste, të cilat krijohen dhe rrotullohen, vërviten rreth një aksi  qëndror vlerash. Kurse gruaja në tërë këtë histori ka synuar të nxisë e të hapë një hapsirë debate, për të bërë që edhe zëri i saj, i aktorit më të dobët të dëgjohet në shoqëri. Lëvizjet feminist kanë sjellë argument edhe për të ndryshuar hapësirën familjare. Ideologët e tyre, duke e pranuar se ndarja e familjes nga hapësira shoqërore, duke qënë një parakusht i demokratizimit të jetës, përsëri mbetet një rrethanë jo e mjaftueshme për të siguruar jetën dhe statusin e lirë të gruas brenda familjes. Familja duke u bërë një hapsirë autonome, në krahasim me shoqërinë, ligjet, shtetin e hedh pas modelin totalitar të saj ku shteti ndërhynte në jetën intime të njerzve. Por edhe demokratizimi është larg së qënurit pa problemet e veta shumë të mprehta. Këtë qendrim të ri kritik ne ia detyrojmë në rradhë të parë lëvizjeve feminist. Sipas tyre edhe përvoja e vërteton se kështu ka ndodhur, kur familja ia mbyll tërësisht derën shoqërisë, mediave, të drejtave të grave dhe kthehet në një hapësirë krejtësisht të pavarur deri në izolim, atëherë brenda saj del përsëri pushteti i më të fortit fizik, i burrit që nis të bëhet autoritar. Gratë dhe fëmijët kështu rrezikojnë të kalojnë nga një model i dhunës dhe i arbitraritetit shtetror, në modelin e arbitraritetit mashkullor brenda një familje që gjoja quhet e demokratizuar, meqë hapsira e saj është bërë autonome, pra konsiderohet si hapsirë private. Duke kërkuar që kjo situatë të përmirsohet, ideologët feminist jo vetëm e ruajnë autonominë e familjes, por edhe e konsiderojnë familjen si një hapsirë, ku sistemi i së drejtës mund të veprojë duke krijuar barazinë midis aktorve familjarë që kanë krijuar familjen. Feminizmi është një mënyrë e re e të parit të botës. Është rasti që në kuadrin e përpjekjeve për t’I lënë gjithnjë e më shumë hapësira grave në jetën publike, të mendohet se mbi të gjitha ka vend të zhvillohet një këndvështrim më femëror mbi botën, më pluralist, më negociues, më pak përfaqësues dhe më shumë pjesëmarrës, për të pasur më pak hierarki abstrakte nga lart poshtë, për një ligjërim publik më pak të vendosur mbi thirrjen burrërore “Kështu duhet!” gjithjnë edhe më e mbështetur mbi kërkesën femërore “Kështu dua!” Feminizmi nuk duket aq si një perspektivë që dëshiron t’a bëjë gruan burrë në emër të barazisë gjinore, përkundrazi, shihet më shumë si një mekanizëm, me anë të të cilit burri të “feminizohet” në shumë kuptime dhe të dyja gjinitë të bëhen komplomentare jo nëpërmjet humbjes së dallimeve dhe barazisë mekanike, por nëpërmjet zhvillimit të specifikave brenda një bote të larmishme.


http://eseshkolle.blogspot.com/ 
Ceshtjet e temes: 1.kur ra shqiperia ne sundimin bizant   
                           2.organizimi dhe qeverisja 
                            3.shtresat shoqerore dhe menyrat e jeteses.

Shqipëria dhe Bizanti
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë.
Ashtu siç i kishin dhënë në shek. III-IV Perandorisë Romake një numër perandorësh e gjeneralësh të shquar, po ashtu gjatë periudhës së hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara në administratën civile e ushtarake, këta dy perandorë përgatitën kalimin nga antikiteti në mesjetë dhe hodhën bazat e asaj që do të ishte perandoria më jetëgjatë në historinë e qytetërimit mesdhetar.

Pozicioni skajor në kufi me Italinë, me të cilën interesat e Bizantit mbetën deri në fund të lidhura ngushtë, përcaktoi rolin e jashtëzakonshëm të trevave iliro-shqiptare në kuadrin e Perandorisë Bizantine. Ato u kthyen në një nyje komunikimi të Lindjes me Perëndimin dhe anasjelltas. Një rol të tillë e favorizonte ekzistenca e porteve të rëndësishme gjatë bregdetit të Adriatikut e të Jonit ose e arterieve rrugore që fillonin prej tyre dhe zgjateshin në thellësi të Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra të tilla të rëndësishme, si Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojën e vetë Konstandinopojën. Ashtu si në shekujt e lashtësisë, rruga Egnatia vazhdoi ta luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave të Perandorisë në rrafshin perëndim-lindje. Përgjatë traktit perëndimor të rrugës Egnatia (Durrës-Apoloni-Peqin-Ohër) janë zhvilluar disa nga betejat më të përgjakshme të historisë bizantine. Perandorët bizantinë i kushtuan vëmendje të veçantë mbrojtjes strategjike të trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit të tij, Prokopit të Cezaresë, ndërtoi nga e para apo rimëkëmbi 168 kështjella në katër provincat ilire: të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve. Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin me mure madhështore që shihen ende sot. Veç Durrësit, pikëmbështetje të pushtetit bizantin në Shqipëri përbënin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj. Mbrojtja e tyre dhe e territorit në juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantëve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shërbenin gjithashtu në vise të tjera të Perandorisë, sa në Lindje aq edhe në Perëndim. Në kohën e perandorit Justinian, ushtarë iliro-shqiptarë shërbenin në ushtrinë bizantine me qëndrim në Itali. Në një nga mbishkrimet e asaj kohe të gjetura në Itali, bëhet fjalë për “numrin e madh të ilirëve” (numerus felix Illyricianorum). Edhe në shekujt e mëvonshëm, reparte nga trevat iliro-shqiptare shërbenin në provincat bizantine të Italisë e në provinca të tjera në Evropë e Azi.



Organizimi kishtar i trevave shqiptare
Në pikëpamje të organizimit të përgjithshëm kishtar, kisha shqiptare ishte në varësi të Papës së Romës. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet në trevat shqiptare nëpërmjet mëkëmbësit (vikarit) të tij të përgjithshëm, me seli në Selanik. Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojës u përpoq t’i vërë në varësinë e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romës e Konstandinopojës për hegjemoni kishtare në Shqipëri (në kishën e Ilirikut) doli veçanërisht në pah gjatë së ashtuquajturës “Kriza akaciane” (484-519). Me atë rast, peshkopët iliro-shqiptarë konfirmuan besnikërinë e tyre ndaj Romës. Veçanërisht të vendosur në komunionin me Papën ishin kleri i provincave të Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Prevalit. Kurse në provincën e Epirit të Ri qëndrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve të të dërguarit të papës Hormisda, më 519, populli dhe kleri i Skampës apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikë të vendosur të Papatit, ndërkohë që peshkopë të tjerë të provincës kishtare të Epirit të Ri, midis tyre edhe kryepeshkopi i Durrësit, anonin nga Patriarkati i Konstandinopojës. Perandori Anastasi I (491-518), me origjinë nga Durrësi, ndikoi nga ana e tij për të forcuar lidhjet e mitropolisë së Durrësit me Patriarkatin e Konstandinopojës. Gjithsesi, perandori tjetër bizantin me origjinë iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirikut, aq më tepër që, nën sundimin e tij, Italia u bashkua me Perandorinë Bizantine dhe kontrolli i Perandorit përfshiu edhe territoret nën juridiksionin e Papës së Romës. Nën sundimin e tij u krijua edhe një vikariat i dytë në Justiniana Prima (Shkup), që mori nën juridiksion provincat kishtare të Dardanisë dhe të Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër vazhduan të varen nga vikariati i Selanikut. Ndryshe nga bashkëpatrioti i tij nga Durrësi, perandori Anastas, që u përpoq t’i shkëpuste lidhjet e episkopatit të Ilirikut me Romën dhe ta vendoste atë nën juridiksionin e Konstandinopojës, Justiniani rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave të Ilirikut me Papën e Romës, duke u vënë fre ambicieve të Patriarkut të Konstandinopojës për t’i shtënë ato në dorë.
Ndryshimet politike që ndodhën në trevat shqiptare dhe në krejt rajonin në shek. VI-X, u shoqëruan me ndryshime të rëndësishme edhe në kuadrin e organizimit kishtar. Në përfundim të dyndjeve të popujve, një sërë qendrash peshkopate u rrënuan dhe nuk përmenden më; të tilla qenë: Onkezmi, Skampa, Amantia, ndërkohë që të tjera seli peshkopate shfaqen për herë të parë: Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.
Në kohën e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojës (Epiri i Vjetër) u zhvendos më në jug, në Naupakt, ajo e Dardanisë nga Shkupi kaloi në Ohër, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi në Tivar.
Por ngjarja më e madhe në kuadrin e organizimit kishtar të trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, për t’i hequr peshkopatat shqiptare nga varësia e Papës së Romës dhe për t’i kaluar ato nën juridiksionin e Patriarkut të Konstandinopojës. Tashmë një pjesë e mirë e Italisë bashkë me Romën ndodhej nën sundimin e frankëve, rivalë të rreptë të bizantinëve, kështu që pushoi së vepruari edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi Papën e Romës.
Gjithsesi, edhe pas kësaj date vazhdoi ndikimi i Romës në një varg dioqezash të Shqipërisë së Epërme, në Preval e Dardani në mënyrë të veçantë. Në këtë drejtim luajtën rol lidhjet gjithnjë të gjalla ekonomike, tregtare e kulturore midis dy brigjeve të Adriatikut (atë kohë Italia e Jugut ishte gjithmonë provincë bizantine). Por një rol të veçantë në ruajtjen e lidhjeve kishtare me Romën luajtën manastiret e mëdha të urdhrit të Shën Benediktit, që shfaqen në trevat shqiptare që prej shek. VI dhe që vazhduan të mbijetojnë përgjatë gjithë mesjetës.

3. ORGANIZIMI SHTETËROR DHE JETA POLITIKE

Regjimi i Temave në Shqipëri.
Tema e Durrësit
Ndonëse mbetej gjithnjë provincë bizantine, Shqipëria i humbi lidhjet e drejtpërdrejta me Perandorinë pas dyndjes e kolonizimit sllav në Ballkan. Strukturat shtetërore-administrative nuk funksiononin më, ndërkohë që në qytete apo jashtë tyre po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes. Në qendrat e mëdha, si p.sh. në Durrës, fillon e bëhet fjalë për njerëz me ndikim e pushtet, përfaqësues të aristokracisë vendase (arkondët), të cilët luajnë rol gjithnjë e më të dukshëm në zhvillimet politike të vendit. Vetë pushteti bizantin, duke mos qenë në gjendje të vendoste një kontroll të fortë në provincat e tij të skajshme perëndimore, u detyrua të zbatonte këtu forma specifike organizimi e marrëdhëniesh, forma në të cilat elementët lokalë ishin shumë të rëndësishëm. Shembull tipik të këtyre marrëdhënieve të reja përbën në këtë kohë Durrësi dhe treva e tij (Epiri i Ri). Në shek. VII-VIII treva e Durrësit përfaqësonte një arkondat, ku pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga arkondët vendas. Këta ishin bartës të autonomisë lokale dhe të vetëqeverisjes. Deri në fillim të shek. IX, Durrësi dhe gjithë prapatoka e tij kaluan një fazë vetëqeverisjeje dhe autonomie. Arkondë të tillë, me atribute pushteti, ndeshen në të njëjtën kohë edhe gjetkë, si në Vageneti (Çamëri), në Kolonjë etj.
Zbehja e rrezikut arab, në lindje, dhe keqësimi i situatës në zotërimet bizantine në Ballkanin Perëndimor dhe në Italinë e Jugut, si rezultat i sulmeve të sllavëve e të frankëve, e shtyu Perandorinë Bizantine të kalojë në një organizim të ri administrativ në këto treva, në atë të temave.
Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi të zbatohej që nga shek. VII në viset me emergjencë ushtarake. Ai bazohej në thelb në rekrutimin e një ushtrie vendase në radhët e fshatarësisë së lirë, e cila në këmbim të tokës, ofronte shërbimin ushtarak. Në krye të temës qëndronte strategu i emëruar drejtpërdrejt nga perandori bizantin, i cili përqendronte në duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atë civil. Pas tij vinin funksionarë vartës, si pretori, nënstrategët, kartularët, klisarkët etj.
Ndër këto ofiqe, pretori dhe kartulari kishin karakter civil: pretori merrej me shqyrtimin e çështjeve gjyqësore dhe dërgohej nga pushteti qendror, kurse kartulari kryente detyrat e sekretarit të strategut. Ndër detyrat e tij kryesore ishte ndjekja e procesit të rekrutimit të trupave ushtarake, ajo e problemeve financiare të kancelarisë etj. Nënstrategët e klisarkët, që dëshmohen si pjesëtarë të hierarkisë drejtuese në Temën e Durrësit, kryenin detyra kryekëput ushtarake në njësitë përbërëse të Temës apo në sektorët me rëndësi të posaçme strategjike, siç qenë klisurat (ngushticat) që kontrollonin lëvizjet në rrugëkalimet kryesore.
Në shek. X në krye të Temës së Durrësit gjejmë një katepan që kishte në juridiksion edhe zotërimet bizantine të Puljes (Itali).
Në shek. XI komandanti i Temës së Durrësit thirret tashmë me titullin dukë.
Organizimi i ri i temave synonte të konsolidonte forcën ushtarake bizantine nëpërmjet krijimit të një ushtrie që rekrutohej në vend nga radhët e stratiotëve ose bujqve ushtarë, që kishin të drejtën e shfrytëzimit të një parcele toke kundrejt kryerjes së shërbimit ushtarak. Mjaft të dhëna historike provojnë se, në fakt, forcat ushtarake të strategut të Durrësit përfaqësoheshin nga rekrutët vendas (enkoroi dynameis).
Themelimi i Temës së Durrësit bie me siguri në dhjetëvjeçarët e parë të shek. IX. Si terminus ante quem mund të konsiderohet një letër e vitit 826 e patrikut të Konstandinopojës, Teodor Studiti, për kryepeshkopin e Durrësit, Antonin, ku bëhet fjalë pikërisht edhe për një funksionar laik, Thomanë, në atë kohë me detyrën e hipatit e të kartularit në Durrës.
Juridiksioni i Temës së Durrësit shtrihej prej Tivari në veri, në Gjirin e Vlorës në jug e në një thellësi drejt lindjes, që kapte rrjedhën e lumit Drin. Territoret e tjera shqiptare, që dilnin jashtë kuadrit të Temës së Durrësit, u përfshinë në temat fqinje të Nikopojës, që shtrihej në kufijtë e provincës së dikurshme të Epirit të Vjetër, të Selanikut, e cila kishte nën juridiksionin edhe viset e Kosovës e të Maqedonisë Perëndimore, dhe të Dalmacisë. Të gjitha këto tema u krijuan gjatë shek. IX. Vonë, në vitet e para të shek. XI, në viset e Maqedonisë Perëndimore u krijua një temë e re, qendra e së cilës ishte Shkupi.
Tema e Durrësit ishte në qendër të sistemit mbrojtës bizantin në zotërimet e perëndimit. Kjo është arsyeja që, në raste të veçanta, nën urdhrat e strategut të Durrësit viheshin edhe forcat ushtarake të temave fqinje, përfshirë ato të Italisë bizantine. Si rregull, veprimtaria e ushtrisë së temës përmblidhej brenda kufijve të temës përkatëse. Por, në raste të veçanta, ushtria apo reparte të veçanta të ushtrisë së temës dërgoheshin të vepronin edhe në fronte të tjera, siç ndodhte, p.sh. me luftëtarë nga Tema e Durrësit që dërgoheshin të luftonin në Italinë e Jugut.
Një karakteristikë dalluese për temën e Durrësit ishte roli i madh që elementi vendës shqiptar luante në strukturat administrative e ushtarake të saj. Ushtria e temës bazohej në rekrutët vendas. Nga ana tjetër, edhe elementë të aristokracisë vendase luanin një rol të rëndësishëm duke u integruar në sistemin e temës e duke luajtur shpeshherë një rol parësor në drejtimin e saj. Një rol të tillë ka luajtur p.sh. gjatë shek.
X-XI familja e Krisilëve nga Durrësi. Pinjollë të saj u nderuan deri me titujt e lartë proteuon apo patric nga pushteti bizantin. Në vitet e fundit të shek. X e në fillimet e shek. XI, fati i vetë qytetit të Durrësit e rrethinës së tij ishte në duart e fisnikut Gjon Krisili, i cili ia dorëzoi një herë qytetin carit Samuel e ca vjet më vonë ia kaloi atë perandorit bizantin Bazili II. Aty nga viti 1040 i biri i Gjonit arriti të emërohej nga perandori bizantin komandant i ushtrisë së Temës së Durrësit dhe i forcave lokale që do të shkonin të shtronin Dioklenë, që kishte ngritur krye kundër sundimit bizantin. Pinjollë nga familje fisnike shqiptare të Temës së Durrësit, si Skurra, Vrana, Arianiti, Muzaka etj., arritën të zinin poste të rëndësishme në administratën e Temës. Madje, ndonjë syresh ngjiti shkallët e karrierës edhe në administratën qendrore.
Duke lënë mënjanë brezin bregdetar të Adriatikut, bërthamën e Temës së Durrësit e përbënte vendi i Arbrit (greq. Al(r) banon, lat. Al (r) banum, sllav. Raban), me një fjalë treva e përfshirë midis Lezhës, Vlorës, Ohrit e Dibrës. Vendi i Arbrit përfaqësonte mbështetjen kryesore të Temës së Durrësit. Prej andej vinin kontingjentet kryesore ushtarake të Temës. Rëndësia e Arbrit ishte e tillë që, në një moment të caktuar, tema e Durrësit filloi të quhej "Tema e Durrësit dhe e Arbrit". Një emërtim i tillë veç rëndësisë shprehte edhe individualitetin dhe pavarësinë e kësaj krahine brenda kuadrit të temës së Durrësit. Në fakt, Arbri ishte treva ku më tepër se në çdo trevë tjetër shqiptare, proceset politike kishin çuar që herët në krijimin e një autonomie relative ndaj pushtetit bizantin.
Autori bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, e ka fjalën pikërisht për trevën e Arbrit kur thotë se marrëdhëniet e shqiptarëve (Albanoi) me pushtetin bizantin ishin ndërtuar mbi bazën e sistemit të izopolitisë. Por nuk përjashtohet që pohimi i tij të vlejë, ku më shumë e ku më pak, edhe për treva të tjera shqiptare. Sistemi i izopolitisë ishte një sistem i privilegjuar marrëdhëniesh të një komuniteti të caktuar me pushtetin bizantin. Në thelb ai përfaqësonte një lloj statusi federimi, që Perandoria Bizantine u akordonte popujve dhe bashkësive të tjera, me të cilat i lidhte feja dhe përbashkësia e interesave. Statusi i izopolitisë iu akordua nga Bizanti për ca kohë edhe Venedikut. Izopolitia nënkuptonte njohjen e një autonomie të gjerë, përjashtimin nga taksat e detyrimet kryesore, si dhe privilegje të tjera. Detyrimi kryesor i parashikuar nga një sistem i tillë kishte të bënte me furnizimin me trupa ushtarake, të drejtuara nga komandantë vendas, që viheshin në dispozicion të strategut bizantin (në rastin tonë të strategut të Durrësit) në rast fushatash ushtarake.
Të përfshira në ushtrinë bizantine, trupat e Arbrit vepronin jo vetëm në Temën e Durrësit, por edhe jashtë saj, si edhe në vende të tjera, Maqedoni, Greqi, Itali etj. Gjithsesi ato përbënin një strukturë të veçantë, që dallohej nga masa tjetër e ushtrisë bizantine. Forca ushtarake, që treva e Arbrit arrinte të nxirrte në shekujt e mesjetës së hershme, përbënte edhe bazën e statusit të veçantë autonom që ai gëzoi në marrëdhëniet me Perandorinë Bizantine.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels