IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Zhvillimi i kurrikulit
Mendime të ndryshme për kurrikulin
edhe në arsim janë futur nocione të reja , siç është edhe nocioni kurrikul
në shba nocioni kurrikul ka filluar të përdoret në vitet ’60 të shek, të kaluar
fjala korrikul vjen nga gjuha latine : curricullum, që do të thotë program jete
corrikulum do të thotë ecje drejt një caku-qëllimi, ecje, veprimtari për të arritur objektivin e caktuar.

Plan-programi mësimor dhe kurrikuli

v  me nocionin plan mësimor nënkuptojmë pasqyrën tabelore të lëndëve mësimore dhe fondin e orëve mësimore të paraparë për secilën lëndë mësimore dhe për secilën klasë.
v  ndërsa me program nënkuptohen përmbajtjet programore të parapara për lëndën e caktuar mësimore dhe të klasës së caktuar. Llojet e plan-programeve
v  plan-programin zyrtar – shtetëror
v  plan-programin e ,,fshehur’’
v  plan-programin familjar qasje të ndryshme metodologjike në përcaktimin e lëndëve mësimore

Ka tri përvoja për përcaktimin e lëndëve mësimore:
v  Një traditë e shteteve rajonale dhe e shteteve socialiste
v  Qasja e dytë është integrale
v  Qasja e tretë është qasje e kombinuar
v  Plan-programi mësimor si fytyra e janusit

Programi mësimor ka karakteristikat e kokës së janusit
v  Dy parë sy një parë për shikim prapa dhe një parë për shikim përpara
v  Shikimi nga e ardhmja është ideali ( një ëndërr që synojmë ta arrijmë)

Plan-programi – shikuar në një aspekt është një kontratë – kushtetutë e një shteti që e nënshkruan me qytetarët e vet për krijimin e një ardhmërie
Lavjerrësi i plan-programit mësimor
v  lavjerrësi programor duhet të mundësojë një ekuilibër dinamik ndërmjet të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes

Ç’ është kurrikuli ?
v  kurrikuli është si një ,,kontejner’’ ku futet çdo gjë
v  kurrikuli paraqet një sistem racional në bazë të të cilit organizohet procesi i të nxënit.
v  kurrikuli është teknikë ose teknologji e të drejtuarit racional të të menduarit.
v  kurrikuli është një tërësi dokumentesh….

Aspekte metodologjike të inicimit, të hartimit dhe të zbatimit të ndryshimeve kurrikulare
v  Pse duhet të ndryshojnë kurrikulat
v  Kush i inicion ndryshimet kurrikulare
v  Kush janë vendimmarrësit
v  Cilat janë kriteret dhe parimet për hartimin e kurrikulit
v  Cilat janë shkallët kryesore të kurrikulit
v  Cilat janë veçoritë e kurrikulit
v  Si organizohet përgatitja e kurrikulit
v  Cilët janë përbërësit e kurrikulit
v  Cila është harta, portofola e dijeve dhe aftësive
v  Kush e zbaton kurrikulin
v  Kurrikuli dhe tekstet mësimore
v  Mësimdhënësi dhe kurrikuli
v  Manualët për nxënës, mësues dhe kurrikuli
v  Kush është përgjegjës për dështimet e kurrikulit
v  Metodologjitë dhe strategjitë e mësimdhënies
v  Metodologjitë dhe strategjitë e monitorimit, të kontrollit dhe të vlerësimit përbërësit kryesor të kurrikulit

Përbërësit kryesor të kurrikulit janë:
v  vizionet
v  objektivat (objektivat e përgjithshme dhe specifike )
v  përmbajtjet dhe standardet e përmbajtjes
v  standardet e arritjeve
v  standardet e pajimeve dhe të mjeteve mësimore
v  udhëzime metodologjike
v  metodologjia e mësimdhënies
v  metodologjia e vlerësimit të zbatimit të kurrikulit
v  metodologjia e monitorimit, e kontrollit dhe e vlerësimit të përvetësimit dhe të zotërimit të kurrikulit
v  ,,edukata na ka bërë kështu, çfarë jemi’’ – helvecius


Vlerësimi në bazë shkolle
Objektivat:
• të zotëroni konceptet kryesore për vlerësimin në bazë shkolle
• të formuloni politikën e kryesore për vlerësimin në bazë shkolle
• të dalloni teknikat e matjes dhe llojet e vlerësimit
• të përzgjidhni teknikat dhe instrumentet e vlerësimit në përshtatje me vendimet mësimore e shkollore
• të ndërtoni instrumente për të mbledhur informacion për vlerësimin e nxënësit, mësuesit, shkollës
• të planifikoni procedura vlerësimi
• të mbani qëndrimin tuaj vlerësues për çështjet e vlerësimit në bazë shkolle

Konceptualizimi i vlerësimit
Gjatë gjithë jetës njerëzit ju nënshtrohen vlerësimeve të ndryshme bile edhe para së të vijnë në këtë botë – në barkun e nënës sot bëhet vlerësimi… Dhe mbi bazën e atyre vlerësimeve ne ose ata krijojmë bindjet për njerëz, për dukuri natyrore a shoqërore, për objekte, për etosin e shoqërisë, shkollës, për arritjet shkencore, etj… Por gjatë shkollimit vlerësimi është i përditshëm dhe përfshinë arritjet në të nxënit dhe veprime tjera psikologjike, etike, edukative, etj..
Mësimdhënësit vlerësojnë vet dhe u nënshtrohen vlerësimeve tjera.
Vlerësimi e matja janë pjesë përbërëse e jetës. S’ka ditë që nuk gjykojmë për gjerat që i shohim, për lajmin që e dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë… E për çka ne nuk vlerësojmë e nuk krahasojmë në jetën tonë ???

Kuptimi i fjalëve; gjykim, matje, krahasim e vlerësim
• Gjykim nga folja – gjyk /oj kal., -ova –uar 1. Jep një mendim a një vlerësim për dikë ose për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka. ( gjykon punën, veprën, sjelljen, etj..
• Matja nga folja – Mat (mas) kal. -a , -ur 1. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj.. Fig. E vlerësoj dikë a diçka sipas një kriteri të caktuar duke gjykuar për të ( mat aftësitë e dikujt etj.).
• Krahas / oj , kal. –ova, -uar. 1. Shoh e shqyrtoj njerëz, sende, dukuri, mendime etj., në lidhje me njëri-tjetrin për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçantitë e tyre: Krahasoj dy sende krahasoj mendimet. Krahasoj të sotmen me të kaluarën.
• Vlerësim –i , m. sh. -e , -et. (sipas foljes vlerësoj) 1. Jap një mendim për dike a për diçka; përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën të dikujt a diçkaje. Vlerësim i drejtë, vlerësim i njohurive të nxënësve…etj.

Matja përdorët për qëllime të ndryshme
• Mësimore: siguron të dhëna për përparimin e nxënësve duke përfshirë edhe materialet mësimore, motivimin etj.
• Diagnostikuese: maten njohurit, aftësitë, anët e forta e anët e dobta të nx. e të mësimdhënies.
• Orientuese: maten interesat për punë për punë të nxënësit; maten cilësi të zhvillimit vetjak të nxënësit.
• Administrative: sigurohen të dhëna për personelin, nr. të nxënësve, buxhetin etj.
• Për politikën arsimore: sigurohen të dhëna për efektshmërinë e sistemit arsimor dhe ecuria e zhvill. të tyre.
• Kërkimore: sigurohen të dhëna kërkimore për përparimin e mëtejmë të shkollës.
Vlerësimi përdorët për qëllime të ndryshme
• Mësimore: siguron një feedback për përparimin e nxënësve: siguron informacion për mësimdhënie, efektet e teksteve, përparimin e nx., motivon etj.
• Diagnostikuese: vlerëson pikat e forta e të dobëta të nx., shkollës dhe shkaqet e tyre.
• Orientuese: për orientimin në profesion, zhvill. vetjak.
• Administrative: për përzgjedhje, klasifikim, të nx., e arsimtarëve
• Për politikën arsimore: marrja e vendimeve për zhvill. e shkollës.
• Kërkimore: marrja e vendimeve për ecurinë e mëtutjeshme të vlerësimeve.

Funksionet e vlerësimit
• Funksioni formues shërben për monitorimin, për planifikimin, për përmirësimin, për zhvillimin e veprimtarisë në proces.
• Funksioni përmbledhës shërben për njohje të përgjegjësisë, për llogaridhënie, për përzgjedhje, për certifikim, akreditim.
• Funksioni proaktiv i shërben procesit të vendimmarrjes.
• Funksioni retroaktiv i shërben procesit të llogaridhënies.
• Funksioni psikologjik e social shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara prej vlerësuesve, për të zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike.
• Funksioni administrativ shërben për të ushtruar autoritetin, për vlerësim të vartësve.
Nëse me të vërtetë duhet të qortoni, atëherë veproni kështu: Njeriu me lehtë e kapërdin tabletën e hidhur nëse para saj merr një kokërr sheqer. ( Në fillim një kompliment e më pas qortimi )
Karakteristikat e vlerësimit… …
Objektet e vlerësimit në shkollë…

Llojet e vlerësimit në shkollë
• Vlerësimi diagnostikues
• Vlerësimi me qëllim klasifikimi
• Vlerësimi formues
• Vlerësimi përmbledhës
• Vlerësimi i kontekstit
• Vlerësimi i burimeve
• Vlerësimi i procesit
• Vlerësimi i produktit
• Vlerësimi i brendshëm
• Vlerësimi i jashtëm
• Vetëvlerësimi
Vlerësimi diagnostikues synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit, anët e dobëta dhe të forta të mësimdhënies në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese.
Vlerësimi me qëllim klasifikimi, vendosjeje ndihmon në kategorizimin dhe klasifikimin e nxënësve, të grupeve, të mësuesve.
Vlerësimi formues mbikëqyr ecurinë, procesin, përparimin e programeve, projekteve, të nxënësve, të mësuesve, siguron një feed back për të sjellë përmirësime.
Vlerësimi përmbledhës përcakton arritjet në përfundim të programit, projektit, kursit, për të marrë vendime për programet, shkollën, nxënësit, mësuesit. Vlerësimi përmbledhës mund të përdorët për të gjykuar efektshmërinë e programeve, projekteve, kurseve etj..

Vlerësimi i kontestit ka si qëllim të përcaktojë kontestin e shkollës, të klasës, të komunitetit ku ndodhët shkolla, të përshkruajë kushtet aktuale, të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat dhe mundësitë në kontestin dhënë, ndikimin e tyre në arritjet e nxënësve dhe të shkollës.
Vlerësimi i burimeve ka si qëllim mbledhjen e informacionit për të përcaktuar se si do të përdorën burimet për të arritur objektivat e programit, kursit, projektit.

Vlerësimi i procesit ka tri qëllime kryesore: 1) të zbulojë ose të parashikojë defektet në procedurat ose gjatë zbatimit të programit, kursit, projektit; 2) të sigurojë informacion për vendimet e programuara; 3) të regjistrojë procedurat siç kanë ndodhur.
Vlerësimi i produktit synon të interpretojë produktet mësimore të nxënësve, mësueseve, shkollës.
Vlerësimi i brendshëm quhet ai vlerësim që kryhet nga brenda shkollës. Në nivelin e shkollës, vlerësimi i brendshëm mund të kryhet nga një mësues ose një grup mësuesish, nga pjesëtarë të tjerë të personelit profesional të shkollës, nga drejtori, administratorët e shkollës ose nga një pjesëtarë i veçantë i personelit i punësuar në shkollë si vlerësues që i paraqet raporte drejtorit të shkollës. Vlerësimi i brendshëm është i përshtatshëm për përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit formues.
Vlerësimi i jashtëm quhet ai vlerësim që kryhet nga jashtë shkollës nga institucionet të ngarkuara për vlerësimin e saj. Vlerësimi i jashtëm i shkollës mund të kryhet nga Ministria e Arsimit, distrikti shkollor, nga drejtoria arsimore, inspektorët rajonalë, departamenti i vlerësimit në nivel qendror e lokal, nga një vlerësues i pavarur, një agjenci e pavarur vlerësimi. Vlerësimi i jashtëm përdorët zakonisht për të përmbushur qëllimet e vlerësimit përmbledhës.
Vetëvlerësimi është procesi gjatë të cilit vet shkolla, secili mësues, secili anëtarë i personelit administrativ, nxënës mbledhin informacionin për vetën e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre.
Tipat e vlerësimit
• Vlerësues i brendshëm – zakonisht dikush nga personeli i shkollës.
• Vlerësues i jashtëm – persona që nuk kanë lidhje me shkollën por pajtohen për të kryer vlerësimin.
• Vlerësues amator – në fushën e vlerësimit nuk është i kualifikuar.
• Vlerësues profesionist – në fushën e vlerësimit ka kualifikim.
Tipat e vlerësimit Vlerësuesi i brendshëm
• Njeh kontekstin e vlerësimit
• Njeh problemet e shkollës
• Siguron informacion për nevojat e shkollës
• Komunikon më lehtë
• Është më pak kërcënues
• Lehtëson zbatim. e rekomand.
• Objektiviteti i ulët
• I përshtatshëm për vlerës. formues
• Nuk është vler. i kualifikuar
Vlerësuesi i jashtëm
• Nuk njeh kontekstin
• Nuk i njeh problemet e shkollës
• Siguron informacion për shkollën, për të interesuarit e tjerë.
• Ka vështirësi në komunikim
• Jep rekomandime
• Është më tepër kërcënues
• Objektiviteti i lartë
• I përshtatshëm për vler.përmbledhës
• Është kompetent në vlerësim

Vlerësuesi duhet t’i njoh këto aftësi kryesore:
1. Të njoh kontekstin social, organizativ e konkret të vlerësimit
2. Të kuptojë karakteristikat e veçanta të objektit që vlerëson
3. Të zotërojë aftësitë teknike për metodologjinë e vlerësimit
4. Të zotërojë aftësitë për marrëdhëniet njerëzore
Procesi i vlerësimit
1. Kuptimi i problemit të vlerësimit
2. Planifikimi i vlerësimit
3. Mbledhja e informacionit
4. Analiza e të dhënave
5. Raportimi i rezultateve të vlerësimit
1. Kuptimi i problemit të vlerësimit
• Përcaktimi i objektit të vlerësimit
• Përcaktimi i grupeve të interesuarve për vlerësim
• Përcaktimi i funksioneve të vlerësimit
• Përcaktimi i kritereve që do të përdorën për vlerësim
2. Planifikimi i vlerësimit
• Zbërthimi i çështjes që vlerësohet
• Caktimi i detyrave të vlerësuesve
• Përzgjedhja e instrumenteve matëse dhe për vrojtim
• Përcaktimi i kampionit
• Përzgjedhja e procedurave të analizës së të dhënave
• Caktimi i një orari veprimesh
3. Mbledhja e informacionit
• Përcaktimi i llojit të informacionit që do të merret
• Caktimi i burimit të informacionit
• Caktimi i procedurave dhe i mjeteve për mbledhjen e informacionit
• Caktimi i personave që do të mbledhin informacion
• Caktimi i afatit të mbledhjes së informacionit
4. Analiza e të dhënave
• Caktimi i procedurës së analizës së të dhënave
• Caktimi i mënyrës së interpretimit të të dhënave
5. Raportimi i rezultateve të vlerësimit
• Caktimi i audiencës
• Caktimi i formave të raportimit
• Caktimi i kohës së raportimit
Politika e vlerësimit
Në nivelin shkollor vlerësimi përmbushë pesë nevoja kryesore. Sipas D. Nevo ato kanë të bëjnë me vendimmarrjen, përmirësimin, përgjegjësinë e llogaridhënien, profesionalizmin dhe certifikimin.
Vendimmarrja – administratorët nuk janë në fakt të vetmit që marrin vendime brenda shkollës. Vendime në nivele të ndryshme merren edhe nga nxënësit, mësuesit, prindërit. Vendimet që merren janë të ndryshme. ( Për nxënësit, mësimdhënësit, për materialet shkollore apo shkollën në tërësi ).

Përmirësimi – nxënësit duhet të përsosin veprimtarinë mësimore e po ashtu edhe mësimdhënësit. Kurrikulat, tekstet vazhdimisht të përmirësohen, përmirësimi i mjedisit fizik etj..

Përgjegjësia e llogaridhënia – është e njohur në tërë botën. Mësuesit nuk duhet të rezistojnë në këtë çështje, përkundrazi duhet ta ndihmojnë këtë politikë të vlerësimit.
‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne. Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ – Viktor Franklin
Profesionalizmi – mësimdhënësit e përgatitur në nivel profesional do t’i përmbushin shumë më mirë kërkesat e nxënësve, sepse sigurojnë shërbim më të mirë për nxënësit e tyre. Shkolla duhet t’ju plotësojë mësuesve profesionist të gjitha kërkesat që atyre ju duhen për vlerësim e vetëvlerësim.
Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. Hill
Certifikimi –përbën nevojën për të certifikuar mësuesit, drejtorët e shkollave, programet arsimore apo institucionet përkatëse që kërkojnë akreditim. Në shkollë shqetësimi kryesor është certifikimi i nxënësve.

Procesi i institucionalizimit të vlerësimit
Ø  Politika e zhvillimit të një sistemi për vlerësimin në bazë shkolle përmban këto elemente:
Ngritja dhe kualifikimi bazë i ekipit të vlerësimit

a. Faza e parë: trajnimi i drejtuesve dhe i mësuesve të shkollës, të interesuar për zhvillimin dhe përsosjen e mekanizmave të vlerësimit shkollor.
b. Faza e dytë: shkolla krijon ekipin e vlerësimit të brendshëm të përbërë nga 3-4 mësues, që janë trajnuar në fazën e parë. Nuk rekomandohet që drejtori ta kryesojë ekipin për vlerësim. ( 1- 3 vjet ekipi vlerëson pastaj zgjidhen tjerë )

c. Faza e tretë: ekipi i vlerësimit institucionalizohet dhe i sigurohet asistencë teknike.
d. Faza e katërt: zbatohet paralelisht me fazën e tretë dhe tani shkolla është gati për vlerësim të jashtëm që kryhet nga autoritetet kombëtare ose rajonale të vlerësimit.

Këtë politikë vlerësimi e shoqërojnë këto qështje:
Përcaktimi i programit të vlerësimit ( e përbëjnë këto elemente: përcaktimi i çështjeve për vlerësim, përzgjedhja e çështjeve, caktimi i qëllimeve dhe metodologjia e vlerësimit)
 Vendosja e dialogut me vlerësuesit e jashtëm ( përfshin institucionalizimin e dialogut dhe vazhdimësinë e tij)
 Krijimi i bankës së të dhënave ( dosjet e vlerësimit )
 Publikimi i materialeve të vlerësimit: raporti vjetor i vlerësimit, buletine, shkrime për çështje të shkollës.
Vlerësimi i nxënësit
Vlerësimin e nxënësve e bëjnë mësuesit duke mbledhur, sintetizuar e interpretuar informacione që ju shërbejnë për të marrë vendime.
Katër lloje të vlerësimit në klasë janë:
1. Vlerësimi me qëllim klasifikimi, vendosjeje, i cili ndihmon në kategorizimin e nxënësve para fillimit të procesit mësimor.
2. Vlerësimi diagnostikues, që synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese.
3. Vlerësimi formues, i cili mbikëqyr përparimin e nxënësve, siguron një feedback për lehtësim nxënie dhe për të korrigjuar gabimet e mësimdhënies.
4. Vlerësimi përmbledhës, përcakton arritjet në fund të semestrit, vititshkollor dhe shërben për të gjykuar për efektshmërinë në mësim…

Teknikat dhe instrumentet e matjes.
Testet
Ka shumë lloje teknikash, instrumentesh dhe procedurash për të realizuar matjen dhe vlerësimin. Në këtë sistem testet zënë një vend të veçantë. Testi përbëhet nga një sistem detyrash, pyetjesh, çështjesh të lidhura logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një fushë të caktuar dhe që duhen zgjidhur. Kemi një shumëllojshmëri testesh; testet verbale, testet joverbale, testet objektive, subjektive, të standardizuara, të përgatitura nga mësuesi, të shpejtësisë, të fuqisë, të njohurive, të aftësive, testet formuese, përmbledhëse, diagnostikuese, të bazuara në normë, testet e bazuara në kriter.

Testet e përgatitura nga mësuesi Janë teste që përdorën në klasë dhe përdorën për këto qëllime:
- për të matur dhe vlerësuar përparimin e nxënësve në lidhje me objektivat e lëndës.
- për të motivuar të nxënit për çështje të përgjithshme dhe të veçanta
- për të siguruar se cilat janë anët e forta dhe të dobëta
- për të siguruar një informacion për qëllime raportimi
- Për të siguruar një evidencë që do të jetë e dobishme për kryerjen e përmirësimeve të programit dhe të procedurave mësimore.
Testet objektive
Testi objektiv është ai lloj testi i ndërtuar në një mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm, të cilët vlerësojnë në mënyrë të pavarur arrijnë në të njëjtin vlerësim për nivelin e njohurive, të aftësive, të qëndrimeve duke u bazuar në një çelës përgjigjesh të sakta.

Karakteristika të testit objektiv
-Testi përmban një sërë kërkesash plotësisht të strukturuara.
- Kërkohet të përzgjidhet një përgjigje ndërmjet një numri alternativash ose të jepet një përgjigje e shkurtër.
- Testi përmban një numër relativisht të madh kërkesash.
- Përgjigjja vlerësohet në përputhje me pikëzimin e vlerësimit.

a. Testet me përgjigje alternative
Ekzistojnë disa forma të testeve me përgjigje alternative.
Më të përdorshme janë:
1. E vërtetë – E rreme
2. E drejtë – E gabuar
3. E saktë – E gabuar
4. Po – Jo
5. Korrigjimi i alternativës
6. Të vërteta – Të rreme të shumëfishta
7. Po – Jo me shpjegim
b. Testet me kombinime përmbajnë kërkesa për të bërë kombinime në bazë të informacionit të dhënë. Testi përbehet nga kolona ,, A ’’ në të majtë dhe kolona ,, B ’’ në kolonën e djathtë.
-  Kombino informacionin e kolonës a me atë të kolonës b . Vendos shkronjën përkatëse në hapësirën në të majtë të numrit në kolonën a ; (p.sh _c__ 1 . Fjalia dëftore )…

c. Testet me alternativa të shumta janë unike midis testeve objektive, sepse mundësojnë matjen në nivelet më të larta të taksonomisë së objektivave. Shumëllojshmëria e formateve të testeve me alternativa të shumta a. Formati me një përgjigje të saktë b. Formati me përgjigjen më të mirë c. Formati i tipit negativ
Shembuj: Qarko shkronjën që i përket përgjigjes së saktë. 1. Ç’ është Toka ?
a. Asteroid
b. Meteor
c. Planet
d. Satelit
d. Testet me përgjigje të shkurtra dhe me plotësim kërkohet që të jepet një përgjigje ose të plotësohet me përgjigjen e saktë vendi bosh duke përdorur një fjalë, një fjali të thjeshtë ose të përbërë, një simbol matematikor, formulë etj. P.sh. Në ç’ vit u mbajt Lidhja e Prizrenit?________________

Testet subjektive
Testi subjektiv është testi që vlerësohet në bazë të gjykimit vetjak të mësuesit ose të vlerësuesit sipas kritereve të përcaktuara nga ai.
Vlerësuesi i brendshëmdhe i jashtëm vlerësojnë sipas kritereve të tyre të shoqëruara me subjektivitet
• testet subjektive mund të përdoren për të matur njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet në një lëndë të caktuar mësimore, si dhe për të matur aftësinë për të shkruar.
Teknikat dhe instrumentet e matjes.
Ekzistojnë disa teknika dhe instrumente që ndihmojnë në vrojtimin e drejtpërdrejtë të veprimtarisë së nxënësit.
- Buletini i pjesëmarrjes
- Buletini i diskutimit
- Listëkontrolli
- Shkalla vlerësuese
- Shkalla vlerësuese përshkruese
- Shkalla numerike
- Dëshmia anekdotike
- Ndodhia
- Interpretimi
- Dosja e nxënësit


Metodat bashkekohore te planifikimit

Objektivat e planifikimit
• të zotëroni konceptet dhe idetë kryesore që lidhen me planifikim
• të merrni pjesë aktive në hartimin e planeve strategjike – zhvillimore dhe aksionale
• të demonstroni përdorimin e metodave të ndryshme të planifikimit
• të përpiloni instrumente të ndryshme për ndjekjen e realizimit të planeve
• të përpiloni plane me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të punës në institucionet tuaja

Ç’ është planifikimi ?
• Planifikimi është një veprimtari intelektuale, e qëllimshme e njeriut, me të cilën parashihen vizionet, qëllimet, objektivat, të cilat duhet arritur nëpërmjet aktiviteteve, mjeteve, resurseve materiale financiare dhe njerëzore në kohën e caktuar për të siguruar një vlerë apo më shumë vlera të dobishme për zhvillimin e individëve a të shoqërisë.
Kemi të bëjmë, pra, me një proces mendor që kërkon shumë veprime dhe operacione mendore.
Udhëtimi i vërtetë për zbulim, nuk ka të bëjë me kërkimin e pejsazheve të reja por me nevojen për sy të tjerë. – Marcel Proust
…ne planifikojmë çdo ditë dhe jemi ata që na ka bërë mendimi (planifikimi) ynë.
…dhe vërtet na duhet një mendim i ri, sy të tjerë në shekullin e informacionit.
Këtë edhe mund ta bëjmë sepse xeherorja e arit, më e madhja është në ne….
Fuqia e paprekshme e mendjes së njeriut
• "Uni tjetër" është më i fuqishëm se uni ynë fizik të cilin e shohim në pasqyrë.
• Neve na udhëheqin forca të paprekshme që nuk jemi në gjendje t’i njohim me asnjë prej pesë shqisave tona. Madje edhe krejt njerëzimi s’ka fuqi t’i kontrollojë forcat e paprekshme. Njeriu plotësisht është i nënshtruar nga ato forca si: gravitacioni, forca e rrufës, e elektricitetit dhe ende nuk e kupton forcën e paprekshme të inteligjencës /ndërdijes së pafundshme / që gjendet në tokë – forcë e cila njeriut i ofron çdo kafshatë ushqimi që e han, veshje e para që ka në xhep… Njeriu edhe përkundër gjithë kulturës dhe edukimit mburrës, di vetëm pak ose asgjë mbi forcën e paprekshme të mendimeve – më të fuqishmen prej të gjitha forcave. Ai di vetëm pak mbi trurin fizik dhe mbi rrjetin kolosal të makinerisë së komplikuar, me të cilin rrjet fuqia e mendimeve shndërrohet në ekuivalent material – fizik
. • Numri i vijave që i lidhin qelizat e trurit është i barabartë me numrin një, pas të cilit qëndrojnë edhe15 milion shifra..- kjo është aq kolosale….
Kush rrezikon? – Ai që nuk rrezikon
Çdo vështirësi, çdo dështim dhe çdo dhembje në zemër përmban në vete farën ekuivalente ose më të madhe të dobisë. ( ‘’Mendo dhe pasurohu’’ – Napoleon Hill )
Pyetni 100 njerëzit e parë që i takoni se ç‘ dëshirojnë më së shumti në jetë .98 nga ata nuk do të jenë në gjendje të tregojnë se çka dëshirojnë. Por nëse insistoni disa nga ata do të thonë: para, lumturi, fuqi , famë, etj..por nga dëshira e thjeshtë nuk realizohet asgjë. Dëshira e zjarrtë për t’i realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të mirëmenduara dhe me një qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.
Nëse ke menduar dështimin – dështove !
Deri me sot ende nuk ka ndodhur që mendja e njeriut të shpikë makina për të prodhuar ide. Makina që do të kishin imagjinatën e tyre për krijimin e ideve…Këtë privilegj e ka vetëm ndërdija e njeriut, që është e aftë të nxitë imagjinatën, që është ireale e padukshme dhe e paprekshme të prodhojë ide, të cilat ide mund të marrin rrugë drejt ekuivalentit fizik që d.m.th reales, por para se të ndodh kjo që mund ta prekim dhe shohim duhet që idetë tona t’i vëmë në letër, letër kjo që e quajmë plan apo planifikim, e cila letër mbështetet vetëm mbi bazën e ideve që ka prodhuar imagjinata jonë…
Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie
• Me miliona njerëz e kalojnë jetën në mjerim e varfëri vetëm pse nuk e kanë planin e vyeshëm për fitimin e pasurisë. – N.H
• Ekziston një Zot, i cili i jep formën qëllimeve tona, qoftë edhe ashtu siç i parashohim ne. – Shekspiri
Shumë njerëz edhe pse marrin të ardhura mujore të barabarta, nuk jetojnë në kushte të barabarta, disa e kanë rregulluar jetën shumë mirë, disa mesatarisht mirë dhe një pjesë jeton në varfëri.
‘’Të dështosh në planifikim, do të thotë të planifikosh dështim’’- H.Hyseni
Dëshira e zjarrtë….
Dëshira e zjarrtë për t’i realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të mirëmenduara dhe me një qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.
Pak kohë ne shpenzojmë për t’u marrë me ato që kemi, gjithnjë flasim për ato që na mungojnë e dëshirojmë t’i kemi !!!
Për të arritur atë që dëshirojmë, idetë tona që ne kemi krijuar, fillojmë t’i vëmë në letër, letër kjo që do të quhet PLAN.
Udhëheqës, fjalë e kotë pa shkathtësi planifikimi
Planifikimi rrugë e garantuar drejt shkollës së mirë për të gjithë
‘’Suksesi nuk kërkon kurrfarë arsyetimi, dështimin nuk e arsyeton kurrfarë alibie – Nëse dini se ç’ doni, atë zakonisht edhe e arrini.’’ – N. Hill
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta planifikojë punën e vet dhe të punojë sipas planit. Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t’ua qëllojë gjerave, pa plane praktike dhe të përcaktuara, mund të krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë ai do të hasë në shkëmb.- N.H
Planet që jepen në formën grafike janë:
• Hodogrami (flaw – chart, ang.; Hodogram – gjerm.)
• Gantogrami – e ka zbuluar amerikani Henry Gant
• Algoritmi – e përdori rusi Landa , psikolog
• Diagrami rrjetor – Metoda e Rrugës Kritike dhe PERT
Plani i zhvillimit të shkollës
Konceptet dhe mendimet për dhe rreth planifikimit, në dhjetëvjeçarin e fundit, në shtetet në transicion, kanë pësuar ndryshime të mëdha.
Plani i Zhvillimit të Shkollës është plan strategjik i zhvillimit zakonisht trevjeçar.
Planet ju mundësojnë shkollave jo vetëm të jenë në hap me zhvillimet shkencore, teknike dhe teknologjike, arsimore, ekonomike shkencore industriale, por ato do të arrijnë suksese të avancuara në zhvillimin maksimal të mundshëm të fëmijëve, nxënësve, studentëve e talenteve të fushave të ndryshme, që ata t’u prijnë ndryshimeve zhvillimore dhe të nxisin zhvillimet dhe përparimet e përgjithshme e në veçanti në arsim.
Shkolla duke planifikuar vet dhe duke realizuar objektiva do të dalë nga gjendja konservuese, d.m.th. nuk do të qëndrojë në gjendje të çimentuar, por do të jetë lëvizëse, efikase, cilësore…
Shkolla me planifikim të mirë do të përballët me problemet dhe do të dijë t’i menaxhojë ato për të krijuar kushte më të mira….
Kush përfshihet në planin e zhvillimit të shkollës?
Shkolla është produkt i vet shoqërisë, prandaj në planin e zhvillimit të saj ajo planifikon me shumë pjesëmarrës duke përfshirë edhe komunitetin e prindërve, nxënësve, dhe të studentëve. Ku do të inkorporohen prioritete me të cilat do të avancohet procesi i mësimdhënies.
Fazat e inkorporimit dhe të njohjes me procesin e planifikimit
Tri fazat e Hargeavesit & Hopkinsit janë:
1. Kujdesi t’i kushtohet planit si dokument (pyetja: ,,si duket plani’’ ? )
2. Njohja që procesi është më me vlerë se plani, duke identifikuar prioritetet dhe strategjitë përkatëse, sistemin e konsultimeve dhe të bashkëpunimeve, si dhe mundësitë për përsosje profesionale.
3. Njohja se cilësia e qeverisjes së planifikimit është çelës i suksesit.
Kjo përfshin aranzhmanet qeverisëse, rolet, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin. Ndaj ndoshta do të jetë i nevojshëm revizioni dhe ndërrimi potencial i strukturave dhe i kulturës së shkollës. Vetëm në këtë mënyrë mund të pritet ,,ndikimi i pritur i drejtpërdrejtë në suksesin e nxënësve.
Etapat e planifikimit
Dallojmë katër etapa të planifikimit që janë përgjegjëse për katër pyetje:
1. Ku jemi tani? (vlerësimi i gjendjes fillestare)
2. Ku dëshirojmë të jem në të ardhmen? (planifikimi)
3. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë (lëvizim) në atë drejtim?
4. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë? (evoluimi)
5. Si e dinë se kur do të arrijnë?
Duke i kombinuar këto mendime fitojmë këto etapa të planifikimit:
1. Cilat janë nevojat e komunitetit arsimor (përgatitja e terrenit)
2. Ku jemi tani dhe cilat janë mundësitë tona (vlerësimi i gjendjes – revizioni)
3. Ku dëshirojmë të shkojmë në të ardhmen (planifikimi)
4. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë lëvizim në atë drejtim
5. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë (vlerësimi – dhe raportimi)
Struktura e planit të zhvillimit

• Vendimi i Këshillit të shkollës
• Formimi i komisionit për planifikim
• Hyrja
• Qëllimet e shkollës
• Vlerat që duhet arritur
• Prioritetet – lista e zgjedhur e prioriteteve
• Arsyeshmëria e prioriteteve
• Planifikimi kohor i realizimit të projekteve
• Metodat e raportimit
• Valorizimi financiar
Llojet e planeve zhvillimore
• Plani retorik – qeverisje dhe udhëheqje të dobët
• Plani individual- drejtori është i vetmi udhëheqës.
• Plani bashkëpunues- mësimdhënësit kanë përgjegjësi të pjesshme
• Plani korporativ – përgjegjësia e përbashkët
Plani ZhSh – përpilimi
• Vendimi
• Vizioni
• Vlerat që duhet arritur
• Prioritetet
• Arsyetimi i prioriteteve


Stresi ankthi dhe paniku
Valët e ankthit dhe panikut mund të jenë shenja dominuese të disa formave deprisive. Prirjet janë vetëm që këto t’i lidhim me stresin dhe paaftësinë për të përballuar shqetësimet e përditshme. Disa ngulin këmbë se ankthi është një lloj pësimi apo çmimi që duhet t’ia paguajmë ‘’modernizimt’’ tonë. Në kudhte normale, organizmi vë në lëvizje një reagim që quhet ‘’ lufto ose mbathja’’. Sistemi nervor simpatik aktivizohet dhe ky nga ana e vet shpalos një sërë reagimesh fizike, si, për shembull: Shtimi i ritmit kardiak apo tensionit muskulor. Në këtë mënyrë, trupi përgatitet për rrezikun që i kanoset. Ama, kur një reagim I tillë aktivizohet pa një motiv të shpjegueshëm, stresi nuk është më një reagim fiziologjik dhe themelor për mbijetesën tonë, por një gjendje e vazhdueshme alarmim e cila sjell një gjendje të ankthit kronik.
Ankthi u shton rrugën një sërë manifestimeve të tjera somantike, si: rrahjet e forta të zemrës, ndjenjës së mbytjes, drejsitjes së tepruar dhe migrenës. Në raste të rënda ankthi kronik dhe të pajustifikueshëm mund të kalohet në kurthet e panikut, në frikën e pajustifikueshme (fobi) dhe në depresion.
Ndër shkaqet e shqetësimeve të ankthit dhe të fobive mundë të ketë edhe një prirje gjenetike, një lidhje jo korrekte ndjenjash me prindërit, ngjarje të papëlqyeshme në të shkuarën dhe që nuk janë përtypur kurrë, patologji fizike, si: diabeti ose sëmundje kardiake ose nga tronditje të rënda në jetën private,


Po   ç’është ANKTHI?
Ankthi është një emocion i fuqishëm , i pranishëm  tek  çdo njeri  që nga lindja,  një emocion që i shërben njeriut si një mekanizëm mbrojtës i dobishëm në rastet e një rreziku.
Kur rritet ky emocion përtej masës ai kthehet në një problem për  individin. 
 Me ankthin janë të lidhura edhe çrregullime të natyrave nga më të ndryshmet si: depresioni, ataku i panikut, çrregullimet  fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, çrregullimi obsesiv – kompulsiv, çrregullimi post –traumatik nga stresi …
Ankthi  nuk është një sëmundje, por është simptome e një shqetësimi, shpesh e një shqetësimi të thellë  dhe të panjohur nga   personi ankthioz.
Ataket e panikut  janë një sinjal alarmi dhe një “ftesë” për të eksploruar dinamikat dhe problematikat e pandërgjegjshme  që kanë filluar të “dëgjohen” e të shqetësojnë individin. 
Personi i drejtohet  mjekut  atëherë ky ankth ka filluar të shkarkohet mbi trupin  duke i krijuar atij   probleme me frymëmarrjen, zemrën, stomakun, gjumin,  etj….


A është ankthi i trashegueshem? 
Jo rralle ndodh që ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi në brez. Këtë e mbrojne teorite bio-gjenetike që flasin për një numër të madh të molekulash “ ankthsjellese” si noradrenalina në tru e cila shkakton rritjen e nivelit të ankthit  mbi  normë.
Teori te tjera flasin për    “ trashëgiminë” e modeleve ankthioze të sjelljes.  Një fëmijë që jeton në një familje me prinder ankthiozë, mëson të shohë e trajtojë çdo ngjarje të jetës me një preokupim të madh.  Një nënë ankthioze është e preokupuar se fëmija e saj do të lëndohet, apo  do të ftohet, apo do të zihet me moshataret.  Këto frikëra , javë pas jave e vit pas viti gjenerojnë tek femija frike e pasiguri.
Si mund ta kurojme?
Farmakoterapia.                                                                                                                     Terapia farmakologjike për ankthin  parashikon përdorimin e benzodiazepinave dhe  anti- depresiveve . Ndihmon në uljen e  intensitetit  te ankthit por nuk  e  eleminojne atë. 
Teknika relaksimi: Teknika të autokontrollit që shkojnë  nga mendimi pozitiv,  tek autohipnoza,  training autogjen  etj.. Janë të gjitha teknika të mira, por veprojnë në pjesën e siperfaqshme të ankthit.  Kërkohet ndihmë e nje psikoterapisti, kur ankthi vazhdon të shqetësoje.
Terapitë e mendimit dhe të sjelljes (Cognitive – Behavioral)                                                       Terapitë e mendimit dhe sjelljes përdor teknika për  përforcimin e sjelljeve pozitive,  desensibilizimin sistematik  përballe objektit ankthndjelles. Teknikat e ndryshimit të sjelljes shoqerohen edhe me teknika konjitive (të mendimit)  që zbulojnë  e modifikojnë  bindjet jo funksionuese që gjenerojnë ankthin.  

Këto terapi përdoren me një përmirësim në kohë të rikthimit të krizave.
Terapitë psikodinamike     zbuloi dhe synon  të ngrejë në nivelin e ndërgjegjes    konfliktin  apo konfliktet  e thella të pandërgjegjshme që ushqejnë ankthin  në rrënjë. 
 Psikoterapia  adleriane  funksionon në këtë linjë duke  filluar që prej  menaxhimit  të simptomave ankthioze në inkurajimin , modifikimin e    ripercaktimin  e stilit të jetës së individit. 
Ankthi ndodh në tri nivele : 1. Tru, 2. Sjellje, 3. Përvojat subjective

Shqetësimi nga ankthi i përgjithësuar (GAD) është një gjendje ankthi ekstrem, e cila zgjat shumë (diagnoza e sigurt mund të bëhet pas një periudhe vuajtjesh prej saj, për të paktën gjashtë muaj rresht). Ankthi mblidhet në disa aspekte të jetës, për shembull, rreth shëndetit apo tek problemet e fëmijëve; frika e pengon njeriun të jetë konstruktiv dhe para-pozitiv dhe sjell nga ana tjetër shmangien e situatave, në të cilat mund të ndodhin shpërthime të gjithë këtij ankthi të mbledhur. Tensioni muskulor, frika e përsëritur dhe e pashkak, humori i rënë, dramatizimet e situatave dhe të tjera si këto, janë simptoma dominuese, përvec mungesës së vetëvlersimit dhe ndjeshmërisë ekstreme ndaj kritikave. GAD-i mund të reagojë mirë, si ndaj ilaceve kundër ankthit, ndaj psikoterapive strategjike të shkurtra, ashtu edhe ndaj terapive holistike. Shqetësimi nga kurthi i panikut (DAP), karakterizohet nga kriza ankthi shumë të forta, që vijnë pa një motiv të dukshëm dhe që shpalosin ndjesinë e llahtarshme të humbjes së kontrollit. Kura mund të jepet në mënyrë të harmonizuar; kombinohen ilacet qetësuese për të mbajtur nën kontroll ankthin pararendës me antidepresivët për të përballur kurthet e panikut, por edhe psikoterapitë strategjike të shkurtra, grupet vetëndihmuese, EMDR, hipnoza dhe kura holastike.
Psikoterapia strategjike
Është një ndërhyrje e shkurtër terapeutike, që përqëndrohet në shqetësimet e manifestuarit nga pacienti, duke studiuar mekanizmat e këtyre shqetësimeve, duke skicuar në këtë mënyrë dhe një strategji për eleminimin e tyre. Kjo terapi rekomandohet sidomos kundër ankthit, fobive, panikut dhe obsesioneve.
Disa kura homeopatike
Në vija të përgjithshme mund të thuhet se cfarëdo kure homeopatike mund të përdoret , i përshtatet personit në tërësinë e vet, më tepër se simptomave në patologjinë e tij. Nga homeopatia rekomandohen kura më të përshtatshme. Bëhet fjalë për kura që në studimet eksperimentale studjojnë efektet, kanë treguar se mund të prodhojnë ato simptoma që i hasim shpesh në luhatjet e humorit, si: apatia, acarimi i shpejtëi nervave, pesimizmi, turbullime të vijës logjike, momentet agresiviteti apo trishtimi të thellë, ankthi dhe shumëfishimeve të tij.
ACONTINUM.
Është një nga ilacet homeopatike kundër tronditjeve te ndryshme. Është tipike për shfaqje të ankthit dhe depresionit të papritur dhe mjaft të ashpër.
ARGENTUM NITRIUM. Është ilaci për atë që është gjithnjë në pritje. Jeton vazhdimisht në gjendjen e alarmit,  për atë që vuan nga ankthi dhe frika e parakohshme. Mamatë që shohin vazhdimisht orën duke pritur dajlin qe të kthehet, dhe për studentët që thonë gjithmonë: kam një parandjenjë të keqe për këtë provim’’, si dhe për atë që reagon në mënyrë të ekzagjeruar ndaj cdo ngjarje stresante.
ARSENICUM ALBUM: Përdoret për gjendjet në të cilat mendja është rënduar nga shumë mendime, tek personat që bien në kurthet e panikut dhe të ankthit që sjell ulcerën e stomakut, dhembje koke, astmë bronkiale.
IGNATIA
 Ignatia është ilaçi për të shëruar depresionin me këtë origjinë ankthi. Vepron si qetësues, aq sa quhet me të drejtë. Në këtë pikë, do të jetë më e lehtë për shkaqet e fshehura dhe të thella të ankthit dhe origjinës së depresionit. Ignatia është ilaci për personat që sapo kanë humbur një person të dashur, edhe në planin simbolik.
LYCOPODIUM.   Bëhet fjalë për një bimë që njëherëishte shumë e lartë dhe hijerëndë dhe që sot, në fakt, i është dashur të përshtatët me kushte dhe përmasa shumë më modeste. Ai që do të “bëhet përsëri” i madh e i fortë, i fuqishëm, porse ndjehet i vogël, i pasigurt, pre e ankthit dhe lodhjes nervore. Gjendjen deprisive , si pagjumësinë, ankthin
THUIAnuk gjendet kollaj, edhe ndër ilacet konvencionale, është një ilac i mirë për obsesionet. Homeopatia i ofron këto ilace të përsosura për tu përdorur në të gjitha rastet, në të cilat pacienti bëhej skllav i disa ideve dhe ka ndjesinë se nuk mund të clirohet prej tyre. Thuia, është për atë person që e ka gjithmonë kokën të mbushur me  mendme, preokupimet, idetë, për atë që dëshironë ti eskorciojë frikat e veta, me gjeste compulsive. P.sh.: lan vazhdimisht duart, e kontrollon njëqind herë nëse gazi i sobës është i mbyllur.
WHITE CHESTNUI  për atë që i bluan gjërat përbrenda, që ka mendime obsesive të cilat nuk e lejojnë mendjen të qetësohet, që ka një ndjenjë faji që nuk gjen qetësi, pagjumësi etj. Mendimi i bllokuar, që nuk shprehet apo shfryhet me veprimin, shkakton ankth, vuajtje dhe ankth. Ky bar rekomandohet për shqetësimet obsessive-kompulsive, pagjumësinë.
AGRIMONYËshtë bari për personat që fshehin tensionin dhe ankthin e vet nën një vello alegorie. Nën maskën e klounit mund të fshihet ajo tragjedia e dhimbjes dhe lëngimit të brendshëm, gjë e cila largohet ndonjëherë me ndihmën e drogave dhe alkolit.
CENTAURY Për atë që nuk ka vullnet që tregohet i dobët dhe që merr e jep tërë ankth ndjenjat dhe kënaqsitë, të drejtat thelbësore, si kërkimi i lumtureisë, në rrekjet që bënë duke i plotësuar dëshirat dhe nevojat e të tjerve e duke lënë pas dore veten.
SWEET CHESTUNI  Është për atë që ndjehet me shpatulla pas murit, pas asnjë rrugëdalje, pre e ankthit dhe dëshpërimit. Eduard Bah shkruan lidhur me këtë bar: “Ankthi bëhet aq i madh, sa duket i padurueshëm. Atëherë kur duket se mendja apo trupi kanë arritur kufirin ekstrem të durimit dhe duhet të çentrojë”.


Një rast
Roberta frekuenton universitetin dhe deri në vdekjen e të atit, që ndodhi disa muaj më parë, nuk ka pasur asnjë problem. Por, duke qenë se mbeti jetime, ndjehet e dëshpëruar, e pushtuar nga një ndjenjë e padurueshme vetmie. Nuk bëhet fjalë vetëm për trishtimin e pashpjegueshëm që ajo ndjen, gjë që i detyrohet edhe kësaj humbje të madhe që ka pësuar. Roberta kupton se kjo ngjarje i ka vënë në diskutim gjithë jetën e saj, që deri në këtë moment kishte kaluar e qetë, nën hijen e të atit. Tani beson se jeta është e padrejtë, asaj nuk i vjen për shtatë të përballojë të gjitha përgjegjësitë prej të rriture. Kjo gjendje kërkonë një ndërhyrje urgjente. Në këtë rast, duhet Sëeet Chestnut, që në një kohë relativisht të shkurtër i jep mundësinë Robertës të dalë nga kriza. Ndërkohë, psikoterapeuti kërkon ta sigurojë në aftësinë e tij për të përballur ekzistencën.
Për frikën
ASPEN(Plep malesh, plep i egër). Ky mund të merret për ankthet, obeseionet me drejtim supersticioz, ndërhyrjet që nuk lejojnë shikimin e realitetit me syrin objektiv.
RED CHESTNUT (Gështenjë e kuqe) Është ilaçi për ankthin e pajustifikueshëm, stresin që lind pa asnjë arsye konkrete.
ROCK ROSE(Mënishte). Rekomandohet për kurthet e panikut (është gjithashtu një prej elementeve të Rescue Remedy), për ankthin që paralizon. Ky bar e bën njeriun të gjejë kurajën, I jep zemër dhe energji.
Anthi e paniku: Rock Rose, Aspen, Sëeet Chestnut
Ankthi: Impatients, Elm, Vervain,  Mimilus, Agrimony.
Bimë me veti qetësuese
Kawa-kawa    Rrënja e kësaj bime përdoret prej shekujsh për të nxjerrë një lloj pije që konsumohet në ishujt e Paqësorit.
Kawa dhe ankthi. Sipas disa studiuesve, ekstrakti I bimës mund të arrijë të zëvëndësojë, me kalimin e kohës, benzodiazepinën, sepse vepron tamam si një qetësues tradicional. Në këtë rast, ama, është themelore që diagnoza të nxjerret nga një mjek, sepse nën petkun e zakonshëm të një ankthi të caktuar, mundë të fshihet një sëmundje.  
Këto veprojnë në sistemin limbic, apo në pjesën më ‘’primitive’’ të trurit, në atë pjesë e cila aktivizon të gjith funksionet e tjera trunore, që është edhe vatra e emocioneve dhe instikteve.


LULEBLETA
Lulebleta është një ilac kundër ankthit në mesjetë fama që kjo bimë kishte si panace ishte aq e madhe, sa Karli Madh porositi që të kultivohej në të gjitha kopshtet botanike të perandorisë të tij.
Tri ilaçe, për tri problem.
Ankthi. Perdoret valesë apo çaj  himesh. Vihen të zijnë himet për 10 minuta në ujë, pra lengu pihet edhe i vakët. Ka një funksion freskues dhe qetësues.
Mendimet obsesive. Hong hua, shafrani kinez. Një copëz pestili në një gote me ujë në mbrëmje. Në mëngjes pihet lëngu. E vë në lëvizje gjakun, pra edhe shen-in, dhe për rrjedhoi edhe mendimet qarkullojnë e shkrihen di si.
Pagjumësia. Gjysëm hide apo kimike gjembash, fare biotelindore në formën e valesës apo cajit.
MAGNEZI.
Është një aleat i sigurtë i humorit të mirë, prirjes për tu merakosur apo për të pasur një ankth të tepruar, mund të arrihet deri në një shqetësim të vërtetë dhe të mirëfilltë të sjelljes.


SELENI
 Peshku është i pasur me selen, një element gjurme mungesa e të cilit favorizon ankthin, lodhjen, depresionin. Aromat për humorin e mire dhe clodhjen.
PORTOKALLI. Bën për tu vendosur në dhomën e fëmijëve, për te harmonizuar dhe freskuar ambientet që frekuentohen nga shumë njerëz. Çlodhes , largon gjendjet e ankthit, nevozizmin dhe pagjumësinë.
RIGONI. Është kundër pagjumësise dhe dhëmbjeve të kokës, këshillohet edhe ne rast trishtimi dhe ankthi. Një e qeshur do ta fundosë ankthin depresionin! Ky qëndrim, shendos muskujt, normalizon rrahjet e shpeshta të zemrës, largon ankthin, dhe është një antipezmatues dhe analgjetik krejt natyral dhe pa anjë efekt anësor. Nga pikpamja e humorit, një e qeshur e fortë, shpërthyese, e hapur dhe çliruese zgjeron kraharorin dhe frymarrjen dhe sjell një rënie të tensionit dhe ankthit. Frymarrja bëhet edhe më thellë (ndërsa ajo frymarrja tipike e ankthit është e shkurtuar dhe e kufizuar vetëm në anën e sipërme të mushkrive). ‘’E qeshura rrit sekrecionin e substancave kimike naturale, si: katekolaminat dhe endorfinat, që na bëjnë të ndihemi të gjallë dhe në formë’’. Ashtu si thotë edhe Pach Adams, mbrojtësi më I famshëm I vlerave terapeutike që ka e qeshura.
MUZIKA
Tingujt, dhe për rrjedhojë muzika, veprojnë në shumë nivele, në ato fiziologjik e duke e ndryshuar tonin muskulor dhe duke dhënë përsëri ritmin e qetë frymëmarrjes. Nëse rënia e tonit të humorit lidhet me ankthin, atëherë rekomandohet meloditë e muzikës Neë Age, sidomos ato që bazohen në tingujt e natyrës, si era, deti, kënga e zogjve. Po aq qetësuese janë adaxjio e famshme e Albinonit, apo sonata e Shopenit.
Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv
Një lloj relativisht i rëmdomtë çrregullimi ankthi është çrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili mund të shfaqet në reformat të ndryshme. Personat me ankth kanë mendime të përsëritura (obsesione) ose shtytje të vazhdueshme  per  t’u  marre me veprime të përsëritura pa kuptim.
Këto  obsesione ose kompulsione krijojnë brengosje dhe shqetësime  të  ndjeshme  në  funksionimin  normal  të  indivitit dhe i shpenzojnë  shumë kohë.
Obsesionet dhe kompulsionet  shpesh janë të kombinuar  me  njëra-tjetrën, siç  është rasti  i shqetësimit  nga papastërtia  e shoqëruar  me lajren  e duarve  pas çdo ore. Ose një person që ka frikë nga të ftotit, vesh disa triko dhe hedh mbi vete disa batanije. Në qoftë se një person ka 100 triko duhet të jemi të sigurtë se  kemi të bëjmë me një sjellje  komplsive. Ne të gjithe kemi mendime dhe manierizma që i kryejme thuajse në mënyrë automatike .
Personi  mund të fantazojë here pas here  për  vrasjen e një njeriu të afërt.  Që të dalë në rrugë lakuriq ose të thërrasë me zë të lart gjëra të turpshme.
Çdo përpjekje për t’u dhënë fund këtyre  mendimeve shpie në një ankth edhe me të theksuar.  Veprimet  kompulsive janë po aq shqetesuese për personin që  i bën ato. Në to mund të përmendim veprime rutinë e të parëndësishme sikurse është të kontrolluarit
Saktësisht pesë here, duke vazhduar me rituale të tilla komplekse sikurse veshja  dhe zhveshja shtatë herë para daljes nga shtëpia, ose mbledhja e numrave të të gjithë targave të makinave që i dalin përpara kalimit në anën tjetër të rrugës.
Për të gjykuar skatë nëse një sjellje e caktuar është obsesive komplusive, duhet  të merret në konsideratë konteksti social .
Egzistojnë disa teori që shpjegojnë çrregullimet obsesive kompulsive. Sipas modelit psikoanalitik ankthi dhe frika për një problem mund ta poshtoj njeriun. Atëhere ai mendon se duke bërë dicka tjetër ja heq mendjen nga ky problem. Teoria e sjelljes së mësuar (apo të fituar) sugjeron që çrregullimet obsesive kompulsive  lindin si përgjigje ngaj përvojave që shkaktojnë ankth. Kur ndjehemi të shqetësuar për diçka ne përdorim metoda të ndryshme për ta zbutur ankthin. Kur vërejme se dick aka difekt, ne vazhdojmë ta bëjmë atë. Dollert dhe Miller thonë se, sjelljet tona të pa përmbajtura mund ta kenë burimin tek sjelljet tona të shpërblyer në fëmijëri. Përshembull, për larjen e duarve, veshjen, ose rregullimin e dhomës shpesh kemi marrë lavdrim. Kërkimet më të fundit vënë në dukje se egziston një baze biologjike për disa nga format e sjelljes obsesive kompulsive.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar.
Individet me çrregullimi të ankthit të përgjithësuar jetojnë në një gjëndjë ankthi të vazhdueshem. Njerzit me ankth nuk e dinë përse ndienje se diçka e tmerrshme do tju ndodhe; ankthi i tyre është i pa përcaktuar dhe nuk lidhet me ndonjë objekt apo situatë të caktuar. Personat me  çrregullim ankthit të përgjithësuar ndjehen të pa zot dhe të pa fuqishem në përballimin e jetës dhe sfidet e saj. Njerzit me çrregullim  ankthit të përgjithësuar ndjehen në vështirësi te theksuar, kur kanë të bëjnë më probleme që ne të tjerët i kalojmë pa ndonjë zor.
DSM-III-R numëron 18 simptoma, 6 nga të cilët janë të nevojshme për diagnozën e çrregullimit të ankthit të përgjithësuar. Simptomat e tensionit muskulor përfshin dridhjet, tensionin muskulor, shqetësimin dhe vendodhjen. Simptoma të një vigjilece të theksuar shfaqen në formën e dyshimit të të qënit kyçur brënda, me reagime të ekzagjeruara të trembjes. Personi duhet ti manifestojë këto simptoma të paktën për 6 muaj qe të diagnostikohen se vuan nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Ka gjithshtu të dhëna se krizat e panikur mund të shfaqen tek individët me çrregullimi të ankthit të përgjithësuar. Çrregullimet e ankthit të përgjithësuar përfaqësojne fundin e zbutur të spektrit të keqpërshtatjes. Sado serioze që janë, siç shihet terapia mund të trajtohet me sukses dhe personin mund të rifilloj një jetë produktive.
 Studim rasti

Koli është një djalë tetë vjecarëqë referohet për shkak të tërheqes së tij sociale, frikërave të shumta, ankesave të shumta somatike dhe refuzimit të tij për të ndjekur shkollën. Vështërsitë e Kolit fillimisht filluan me të fjeturit dhe me makthet e shumta të tij. Ai ishte shumë I shqetësuar nga mendimet e tij gjatë gjithë ditës për vdekjen e ndonjë të afermi të tij, me dëmtimin e tyre, ose me kërcënimin nga superheronjt e frikshëm dhe shumë të tmerrshëm. Ai në mënyrë kategorike refuzonte të shkonte në shtrat nëse nëna e tij nuk ulej pran tij. Dhe shumë net të tjera atij I duhej të kalonte shumë kohë për ta zënë gjumi nga frika se mos nëna do të largohej. Sidomos në ditët e shkollës, Koli ankohej shumë për dhimbje barku, koke ose stomaku, për të cilat asnjë bazë fizike nuk mund të gjehej. Për shkak të ankesave të shumta fizike, ai shpesh qëndronte në shtëpi pas shkolle dhe kishte shumë vështirësi të përqëndrohej në mësim. Ai shpesh insistonte të ishte I sëmurë dhe kishte nevojë të qëndronte në shtëpi. Perfomanca e tij në shkollë nisi të përkeqësohej dhe notat e tij filluan të ishin gjithnjë e më të ulta. Mardhëniet sociale të Kolit ishin shumë të ngurta dhe strikte, për shkakun se ai kishte frikë të largohej nga shtëpia dhe të shkontë në shtëpitë e shokëve të tij apo refuzonte të flinte te ndonjë shokë netëve. Edhe pse ai ishte shumë I gëzuar të lunate me ta, ai nuk donte të shkonte në shtëpitë e tyre, por i ftonte ata të luanin në shtëpinë e tij. Kur shkonte të lunate në shtëpinë e ndonjë shoku, ai këmëngulte të kishte me vete numrin e telefonit në cdo moment që të mundë ta lajmëronte atë për çdo rast dhe gjithashtu këmbëngulteqë nëna ti thoshte orën e saktë se kur do të vinte për ta marë. Ai shpesh kërkonte që nëna e tij ti telefononte per ta siguruar atë se do të vinte ta merte dhe se ajo ishte ajte. Ai shpesh në mënyrë të përsëritur pyeste për orën dhe për sa kohë tjetër kishte mbetur që nëna të vinte ta merte. Nëse ajo në ndonjë mënyrë mundë të vonohej disa minuta, ai frikësohej dhe bëhej ankthioz si dhe i pa aftë të përqëndrohej në lojra më shokët. 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels