IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzishme e të hijëshme dhe të përshtatshme dhe unë mendoj se kushti kryesor është nderimi për bindjen e të tjerëve, dhe jo të shkojmë nga teza e gabuar e cila është shumë prezente tek ne shqiptarët “kush nuk mendon si unë, ai është kundershtari im, apo edhe ma katastrofalisht që e marrin disa njerëz: armiku im”.
Ky fenomen shoqeror shfaqet në lëmin politik, shoqeror, shkencor etj. dhe në jetën e përditëshme në mbledhje, në diskutime, paraqitje publike etj hasim në të shumten e rasteve në shkoqitje e prononcime ku më shumë e ku më pak egoiste, si ndër njerëz intelektual e akademikë poashtu edhe nder ata me pergaditje më të ultët arsimore, dhe në intolerancë të tjerëve.
Unë mendoj se ky fenomen i paarsyeshëm që prezenton në përmasa të mëdha me gabimin trashanik tek shqiptarët duke menduar se me ndjekë arsyen e nji tjetri është dobësi. Në mesin tonë egziston ndjenja primitive ti pergjigjemi tjetrit ashtu që mendimi ynë të jetë superior, dhe jo të bindim tjetrin me fakte.
Për të qenë tolerant nuk kerkohet të mendojmë të gjithë me nji kokë, as të jemi të gjithë të nji mendimi dhe as nuk është e domosdoshme të kemi të njejtat parime, as të jemi të pagabueshëm, por patjetër duhet t’ua njohim të tjerëve të drejtën e mendimit të lirë dhe të bindjes, mu në në atë mënyrë si deshirojmë që të tjerët të respektojnë mendimin tonë.
E dijmë fare mirë se secili njeri, shpesh edhe pa dashje apo pa ndonji qellim të caktuar, mund të ndjekë nji rrugë a nji parim të gabuar, prandaj duke u nisur nga ky fakt nëse nuk deshirojmë të na përbuzë kush ne edhe po të jemi në gabim, ashtu edhe ne mos ta perbuzim askënd.
Toleranca është nji virtyt i shoqerisë së moderuar njerëzore për të dijtë thjeshtë të bartim apo të durojmë, unë kisha për të thënë vëllezërit tanë si vëllezër dhe jo si armiq.
Toleranca është baza e një shoqërie demokratike dhe pluraliste, është një qëndrim, i cili duhet të mbahet rregullisht, i shoqeruar me mirëkuptim dhe kompromis si dhe pranimin e ideve të ndryshme dhe respektimin e qëllimeve dhe qasjeve të të tjerëve.
Toleranca është e nevojshme si në politikë ashtu edhe në fe, vetëm krenaria është e pa tolerueshme. Ajo të prish shpirtin, duke dashur t'i mbushësh mendjen tjetrit ta mendojë një problem si ty;është burimi sekret i të gjitha ndarjeve. Toleranca është për njerëz me zemër të madhe! Toleranca i ka të gjitha bashkë zemrën e madhe ...mendjen e hollë, kulturën...njerëzillëk që e ndan njeriun nga kafsha!
Toleranca është fjalë me kuptim të gjerë dhe tregohet në varësi të situatës së krijuar apo rrethanave personale që kalon njeriu në jetë. Mund të jesh tolerant ndaj besimeve fetare, bindjeve politike, pasioneve njerëzore apo kulturave dhe racave që përbëjnë këtë botë. Në qoftëse do të flasim për çështje individuale apo gjëra që i ke bezdi dhe të shqetësojnë ato sigurisht varet shumë nga personi apo miku juaj. Varet sesi ky njeri ju bezdis, varet nga lidhja dhe vlerësimi që keni për të, varet sa ndjeni për të dhe dëshira juaj për te kuptuar këtë njeri. Duhet kuptuar që njerëzit nuk janë të gjithë njësoj dhe çfarë t'i mund të quash bezdi, për një individ tjetër quhet norma shoqërore. Ajo që ti mund ta cilësosh si inat mund të jenë anët negative apo pozitive të individit ashtu siç mund t'i ketë gjithkush. Thelbësore është të arrish t'i kapërcesh këto "inatet" dhe "bezditë" me mendje të hapur dhe i gatshëm për të kuptuar dhe arsyetuar. Si dihet mund të mësosh gjëra që si ke menduar kurrë që të përkasin ty. Sigurisht këto që shkruajta vlejnë për njerëzit që i ke dhe i vlerëson. Për miqtë të vjetër dhe të rinj që i ke vlerësuar dhe respektuar. Në këtë botë është shumë e vështirë të gjesh miqtë të vërtetë dhe ata që gjen duhet t'i vlerësosh dhe t'i ruash me fanatizëm, edhe pse mund të ndodhë që të inatos apo bezdis në disa raste. Mbetem i mendimit që një miqësi e vyer është një thesar i vërtetë që ja di vlerën vetëm kur e humbet. Bashkë me tolerancën ecën vendosmëria. Jam tolerant kur lejoj ndjenjën(që mund të jetë urrejtje, dashuri, besim, zhgënjim etj, etj...) të më komandojë, dhe jo unë ta komandoj atë. Në raste të tjera balancimi është rrugëdalja për çdo situatë...
Sekreti i të mësuarit të fëmijëve të bëhen tolerantë nuk bëhet përmes leksioneve, por përmes shembujve personalë. Për këtë arsye, së pari duhet të ballafaqoheni me paragjykimet tuaja vetjake.
Rinia e sotme tregon shkallë madhe të jotolerancës dhe atë gjithnjë e në rininë më të hershme, citon New York Times, në të cilin kemi gjetur shënimin se shumicën e krimeve të bëra nga urrejtja e bëjnë të rinjtë nën moshën 19-vjeçare. Ky është një shënim shumë tragjik, sepse fëmijët nuk lindin me urrejtje. Paragjykimet, urrejtja dhe jotoleranca mësohen njëjtë si ndjesia, kuptueshmëria dhe empatia, konsideron prof. dr. Michele Borba, autore e librit: ‘Libri i madh mbi Prindërit’, nga i cili ua përcjellim disa këshilla për edukimin e fëmijëve në frymën e tolerancës.
1. Ballafaqohuni me paragjykimet personale
Hapi i parë në krijimin e atmosferës së tolerancës është t’i vëreni paragjykimet tuaja personale dhe të mendoni se si ato ndikojnë në fëmijën tuaj. Mandej duhet të bëni përpjekje serioze për t’i amortizuar disa bindje tuaja, që ato të mos reflektohen edhe në fëmijën tuaj.
2. Kushtojuni edukimit
Prindërit të cilët mendojnë mbi atë se si t’i edukojnë më së miri fëmijët e tyre, zakonisht ia dalin në synimin e vet. Nëse me të vërtetë dëshironi që fëmija juaj t’i respektojë dallimet, në këtë duhet të punoni që nga fillimi.
3. Këshillat e urta
Qëndrimi tjetër është që mos të lejoni komente ofenduese në llogari të njerëzve të tjerë. Kur dëgjoni se fëmija juaj dikë e diskriminon me çfarëdo qoftë arsye, thoni se kjo nuk ju pëlqen. Përgjigjja juaj i çon fëmijës suaj mesazh të qartë për sistemin tuaj të vlerësimit. Thoni: ‘Kjo fare nuk është e hijshme dhe unë nuk lejoj që në shtëpinë time të flitet ashtu diçka’. Apo: ‘Ky është komentim shumë i keq, dhe nuk dua këtë ta dëgjoj’. Në këtë mënyrë fëmijës i bëni me dije se jeni konsekuent në qëndrimet tuaja, por edhe ai njëkohësisht do të mësojë të reagojë kur dikush tjetër thotë diçka të tillë në prezencën e tij.
4. Respektoni dallimet
Që nga fëmijëria shumë e hershme, tregoni fëmijës suaj imazhe pozitive - duke filluar nga lodrat, muzika, literatura, filma, që paraqesin grupet e ndryshme etnike. Nxiteni fëmijën, pavarësisht se sa i vogël është, që të ketë kontakt me anëtarët e racave, religjioneve, kulturave, gjinive, aftësive dhe besimeve të tjera. Sa ma shumë që fëmija sheh se ju po i respektoni dallimet, aq ma shumë ata do të jenë të prirë për këtë.
5. Theksoni ngjashmëritë
Përkraheni fëmijën tuaj të kërkojë e të gjejë se çka ka të përbashkët me fëmijët e tjerë. Sa herë që t’ju thotë se ai dallon nga të tjerët, mund t’i thoni: “Ka shumë çfarë të bën të ndryshëm nga të tjerët, por, eja të shohim se çfarë keni të përbashkët”. Ndihmoni le ta shohë se si ngjashmëritë i tejkalojnë dallueshmëritë.
6. Bëhuni shembull i mirë
Mënyra më e mirë për ta mësuar fëmijën të bëhet tolerant është që ai ta përcjellë shembullin tuaj përmes praktikës së përditësuar. Për këtë arsye, çdo ditë pyeteni veten:
“Nëse fëmija im më ka vetëm mua si shembull, a po i ofroj shembull të cilin dua që ta ndjekë?”.




PUNIM SHKENCOR

FAKULTETI I MJEKSISË
Dega: Stomatologji
Viti: V
Lënda: Protetikë Totale

Tema: Zgjedhja e dhëmbëve artificial

Zgjedhja e dhëmbëve artificial.Rrjeshtimi
Përzgjedhja e ngjyrës bëhet nën efektin e dritës natyrale me anë të celësit të ngjyrave.
Një tjetër përcaktim që bëhet në përzgjedhjen e dhëmbëve është edhe forma
Forma e dhëmbëve artificial gjithashtu edhe madhësia janë në përputhje me fizionominë dhe anatominë e indeve të forta dhe të buta të fytyrës.Sipas Gerber gjatësia dhe gjerësia e dhënbëve
Për sa I përket përzgjedhjes së gjerësisë së dhëmbëve frontal sipër orientohemi me gjeresine  është ngustesisht e lidhur me formën e linjave të fytyrës.
Bëhet fjalë për:
-proceset maksilare –nga ku e marrin orogjinën kanini dhe dhëmbët posterior superior
-procesi nazofrontal -4 incizivët
-procesi mandibular-dhëmbët mandibular e bazës së hundës,sa me e gjërë baza e hundës aq të gjerë edhe dhëmbët frontal. Për pozicionimin e kaninit dhe madhësinë e tij orientohemi nga gjerësia bizigomatike.  Për sa I përket zgjedhjes së formës së dhëmbëve ka një korelacion me formën e fytyrë. Profili I pacientit na orienton për kurbaturën në nivel ekuadori të dhëmbëve.                                  Një mënyrë më e thjeshtë për përzgjedhjen e madhesisë së dhëmbëve është përmes indeksit facial. Në bazë të indeksit facal ka një korelacion të matshëm për gjatësinë dhe gjerësinë e fytyrës me atë të dhëmbëve.
Përzgjedhja e dhëmbëve frontal bëhet sipas kritereve estetike,kurse ajo e dhëmbëve distal sipas kritereve funksionale.
Analiza e okluzionit na ndihmon të përcaktojmë tipin e dhëmbëve distal për individë të ndryshëm.
Në okluzion normal zgjidhen dhëmbë të tipit N
Në okluzion progenik dhëmbë të tipit K
Në okluzion prognatik dhëmbë të tipit T
Rrjeshtimi I dhëmbëve
Është një etapë laboratorike që ka një rëndësi madhore në funksion dhe estetike të protezës totale.
Rrjeshtimi I dhëmbëve fillon me dhëmbët frontal të maksilës kalon në dhëmbët frontal të mandibulës,pastaj premolarët dhe molari I parë maksilar dhe në fund molari I parë mandibular dhe premolarët mandibular.
Për rrjeshtimin e dhëmbëve duhet të marrim në konsideratë edhe raportet e tyre me planin e okluzionit.Nga ana tjeter për dhëmbët distal duhet të orientohemi me linjën ëillson dhe me kurbën Spee për të siguruar funksionin e protezës së ardhshe,qëndrueshmerinë në qetësi dhe lëvizje.
Përgatitja e shablloneve të kafshimit.Përcaktimi I okluzionit qëndror.
Shabllonet  shërbejnë për përcaktimin e raporteve reciproke të nofullave në okluzion qëndror.
Përbëhen nga :
  - Cilindrat kafshues  (prej dylli)
  - Baza -rezine autopolimerizuese
   -rezine fotopolimerizuese
   -dyll I përforcuar me tel (nuk është shumë e  rekomandueshme)
Baza e shabllonit duhet të puthitet mirë me modelin dhe të arrijë deri në kufijtë që do të zihen nga baza e protezës së ardhshme
Ulluku I përftuar nga mansheta e dyllit,duhet te zihet nga dylli I bazës dhe të vijë I rrumbullakosur.
Cilindrat kafshues :
- Ngrohet një fletë dylli mbi flakën e llampës
- Paloset nga njëra anë  në një gjerësi rreth 2cm
- Ngrohet dhe I jepet formë patkoi.
Abaptohet mbi model dhe me spatulen e nxehtë I jepet formë duke e ngjitur 
me bazën e shabllonit.

Maksila
-në pjesën distale-cilindri kafshues vendoset në mesin e kreshtës alveolare
-në zonën frontale-vendoset 8mm më përpara papilës incizivale
-Rrjeshtimi I dhëmbëve duhet të arrij deri në nivelin e 6.Kjo konsiderohet si zona me e thellë e kreshtës alveolare
-lartësia e cilindrave kafshues në zonën frontale shkon 22mm kurse në zonën posterior 17mm në lartësi
-Gjerësia në zonën frontale 3-5mm kurse në zonën distale 6-8mm
Përcaktimi I okluzionit qëndror
Okluzioni qëndror ka tre etapa të përcaktimit të tij
1-plani I okluzionit
2-lartësia e kafshimit
3-pozicioni meziodistal I mandibulës
1-Plani I okluzionit është një plan imagjinar I cili kalon në sipërfaqen okluzale të dhembëve dhe raportet e dhëmbëve me kete plan janë si më poshtë:-Në pjesën frontale plani okluzal është paralel me vijën bipupilare,kurse në zonën distale është paralel më planin kamper.
-për nofullën e sipërme është 2mm më I gjatë se buza e sipërme, kurse për nofullën e poshtme është 2mm më I shkurtër se buza e poshtme
-Në pjesën distale cilindri kafshues I nofullës së poshtme është deri në nivelin  e papilave të gjuhës
-Gjithashtu për mandibulën si lartësi kafshimi merret edhe 1/3 e sipërme me 2/3 e poshtme të tuberkulum alveolar mandibule.
-në shqipëtimin e bashkëtingëllorëve F dhe V buza e poshtme prek cilindrin kafshues të sipërme në nivelin e bashkimit të mukozës së njomë dhe të thate
2-lartësia e kafshimit ka të bëjë me hapësirën nga nofulla e poshtme në mofullën e sipërme e destinuar të zihet me dhëmbë.
Kemi metodat bazë dhe metodat ndihmëse.
1-metoda sipas pozicionit të qetësisë-P.Q=O.Q+2-3mm
2-metoda antropometrike
3-metoda fonetike
Metoda ndihmëse :- sipas lartësisë së kafshimit,sipas shenjave antropometrike,sipas fotografive etj.
3-Përcaktimi I pozicionit mezio distal të nofullës së sipërme

Metodat:
1-metoda e Ëalkofit
2-metoda e lodhjes së muskujve
3-metoda e Gëlltitjes
4-përkulja e kokës mbrapa
Ka edhe metoda të tjera si :-metoda e forcës,metoda grafike,fiziologjia e muskujve etj.
Kur shabllonet janë në gojë atëhere në shabllonin e sipërm shënohen:
-linja mediane edhe ne mandibul.
-linja kanine
-linja e të qeshurit


Tema; Pajisja e nxënësve me shkathtësi e shprehi të reja bazë. Shkolla e sotme shqiptare, tashmë në epokën elektronike
 Zhvillimet e sotme e kanë modifikuar profilin dhe nivelin e shkathtësive e shprehive bazë që duhet të ketë secili, për një pjesëmarrje aktive në jetën e punës, në jetën familjare dhe në të gjitha nivelet e jetës në bashkësi (komunitet). Nxënësit tani duhet të përgatiten mirë për një të ardhme të papërcaktuar dhe që ndryshon shpejt, për t’u bërë ballë vjetërimit të njohurive dhe shkathtësive e shprehive të tyre dhe nevojës së fitimit të elementeve të reja, që fillojnë të përdoren gjerësisht. Ata duhet të përgatiten, gjithashtu, për një treg pune rrënjësisht të ri, në të cilin, krahas punësimit me mëditje ekziston dhe merr zgjerim edhe vetëpunësimi në forma të ndryshme, i cili mund të ofrojë një potencial të lartë për pavarësi ekonomike në një erë të re sipërmarrjeje. Kjo kërkon që sistemi arsimor të japë një përgatitje me bazë të gjerë, d.m.th. që krahas pajisjes me vlera të përgjithshme njerëzore dhe përgatitjes profesionale apo për punë, të pajisë edhe me vlera karakteristike për marrëdhëniet e tregut dhe të hedhë bazat për një formim të vazhdueshëm. Vlera të tilla janë: mendimi i pavarur, iniciativa, kurajoja, zhdërvjelltësia, vetëbesimi, vetorientimi dhe marrja në sy e rrezikut, qëndrimi pozitiv ndaj risive, krijimtaria, aftësitë sipërmarrëse e menaxhuese, aftësitë për të zgjidhur probleme, për të marrë vendime dhe për vetëvlerësim, niveli i lartë i komunikimit, aftësia për të bashkëpunuar dhe për të punuar në grup, interesat intelektualë, dëshira për t’i bërë gjërat ndryshe dhe përgatitja e përgjithshme dhe profesionale për t’i bërë ato në përputhje me ndryshimet që ndodhin në shoqëri dhe në ekonomi, aftësia për të nxënë në mënyrë të pavarur etj. Shkathtësi e shprehi bazë për kohën e sotme, krahas atyre të leximit, shkrimit dhe njehsimit, janë edhe ato të përdorimit të teknologjisë së informimit e të komunikimit (TIK) në procesin e të nxënit, si edhe ato të përdorimit të gjuhëve të huaja, të cilat janë bërë më të domosdoshme se më parë për më shumë njerëz. Në shkathtësitë themelore të punës mund të përfshihen edhe të ashtuquajturat shkathtësi për “lundrim” në tregun e punës. Këtu futen shkathtësitë për të kërkuar punë, për mënyrën e paraqitjes te një punëdhënës i mundshëm, për përcaktimin e alternativave dhe mundësive për zgjedhjen e karrierës, për përcaktimin dhe vlerësimin e mundësive për punë etj. E rëndësishme është që të gjitha këto nxënësit të fillojnë t‘i përvetësojnë që në shkollë, duke kuptuar, njëkohësisht, se shkolla është vetëm etapa e parë e rrugës së tyre të të nxënit. Tregjet e sotme të punës kërkojnë profile gjithnjë në ndryshim të shkathtësive e shprehive dhe të përvojës, pra dhe aktualizim të vazhdueshëm të tyre. Lidhur me këtë, janë të nevojshme një sistem global sinjalizimi paralajmërues dhe studime më perspektive, që të mundësojnë përgatitjen në përputhje me ndryshimet në botën e punës dhe në shoqëri. Ndërmarrjet duhet të përfshihen bashkë me qeverinë dhe qendrat kërkimore në identifikimin e njohurive, shkathtësive e shprehive dhe të kompetencave që kërkohen për shkak të ndryshimit të ekonomisë, në mënyrë që sistemet arsimore dhe të formimit të mund t’u përshtaten atyre, nëpërmjet riorientimit të kurrikulave. Gjithashtu, duhet të shqyrtohet perspektiva e kompetencave të zbatueshme në nivel ndërrajonal dhe ndërkombëtar, për t’iu përgjigjur rritjes së parashikuar të lëvizshmërisë (mobilitetit) së burimeve njerëzore në shekullin XXI.
  Përtëritja e procesit të arsimimit dhe formimit.  Me ecjen drejt erës së dijeve dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut, gjithnjë e më shumë kërkohet që metodat dhe kontekstet (rrethanat) e mësimdhënies dhe të të nxënit t’i përshtaten një larmie të madhe interesash, nevnevojash dhe kërkesash, jo vetëm të individëve, po edhe të grupeve të ndryshme në shoqërinë multikulturore evropiane. Ato duhet të përpunohen dhe të reformohen në mënyrë të diferencuar për arsimin dhe formimin, për mjedise arsimore, pune dhe publike, për moshën shkollore dhe për moshën e rritur, si dhe për grupet shoqërore me nevoja të veçanta për arsim dhe formim (pakicat etnike, të paaftët etj.), për t’iu përgjigjur në një kuptim sa më të gjerë qëllimit të integrimit në mënyrë të përhershme të njeriut në jetën bashkëkohore. Përgjithësisht kërkohet që, në përputhje me teoritë e sotme të të mësuarit, të zbatohet të mësuarit me nxënësin në qendër, që e kalon theksin nga njohuritë te kompetencat (aftësitë për të përdorur në mënyrë efektive përvojën, njohuritë dhe kualifikimet). Mbi këtë bazë, synohet përdorimi sa më i gjerë i metodave aktive, që i angazhojnë nxënësit në veprimtari komplekse e të larmishme njohëse, psikomotore e afektive, duke mos i lënë thjesht dëgjues, siç ndodh rëndom gjatë të mësuarit tradicional, që ka mësuesin në qendër. Të nxënët nëpërmjet punës, të nxënët me projekte dhe të nxënët e organizuar me ‘cikle studimi’ janë qasje veçanërisht të sukseshme, që përdoren. Të mësuarit me nxënësin në qendër kërkon që mësuesi (instruktori etj.) të luajë një rol më të ndërlikuar se më parë, duke qenë jo vetëm dhe jo aq burim informacioni, sesa organizator, drejtues dhe ndërmjetës i veprimtarisë mësimore të nxënësve. Dhënia e informacionit duhet t’i lërë vendin më të madh të mësuarit nxënësve si ta gjejnë vetë atë, si ta analizojnë, si ta shfrytëzojnë dhe si ta shndërrojnë në njohuri të reja. Një rol vendimtar në zhvillimin e një potenciali të ri të nxëni po luan, dhe do të luajë edhe më shumë në të ardhmen, të nxënët e bazuar në mjete teknologjike. Ai ka aftësinë që t’u mundësojë njerëzve rrugë të reja të shumëfishta për plotësimin e nevojave të tyre për arsim dhe formim. Do të bëhet i mundur përdorimi dhe zbatimi si i teknologjive të thjeshta, ashtu edhe i atyre të fuqishme e moderne. Përdorim të madh në procesin e të mësuarit do të marrin teknologjitë e reja të informimit e komunikimit, pa humbur aspektet e vlefshme të metodave tradicionale të mësimdhënies, veçanërisht natyrën personale të marrëdhënieve mësues-nxënës. Shumë vende e kanë tashmë praktikë pune veprimtarinë në rrjet të institucioneve të arsimit dhe formimit. Kjo ndihmon, ndër të tjera, dhe në vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shkollave dhe qendrave të formimit, si dhe midis tyre dhe firmave. Të nxënët e bazuar në TIK-un duhet të kombinohet me mënyra të tjera të nxëni, që janë më sociale (të nxënët ne grup, të nxënët familjar, të nxënët bashkëpunues në punë etj. Në paraqitjen e nevojave thelbësore për risi dhe në realizimin e tyre në arsim dhe formim, një rol shumë i madh u takon mësuesve dhe instruktorëve, si dhe mësimdhënësve të jashtëm, që punojnë me kohë të pjesshme. Kjo kërkon që statusi i tyre të rritet, nëpërmjet përkujdesjes për zhvillimin profesional dhe për rritjen e vazhdueshme të kompetencave të tyre, duke përfshirë edhe kompetencat multikulturore. Kështu sigurohet që ata të jenë të gatshëm dhe të motivuar për t’u bërë ballë sfidave të reja dhe, për pasojë, për të nxitur tolerancën dhe vlerat demokratike. Rëndësi duhet t’i kushtohet edhe sigurimit të burimeve të nevojshme për kryerjen e detyrave nga ana e tyre, duke përfshirë edhe multimediat dhe internetin. Duhet të parashikohet edhe përdorimi i metodave të reja për realizimin e kualifikimit të tyre. Aftësia dhe siguria për të zhvilluar një mësimdhënie tëhapur e pjesëmarrëse dhe për të praktikuar metodat e duhura të mësimdhënies, duhet të bëhet një shkathtësi profesionale thelbësore për mësuesit dhe instruktorët në mjediset formale dhe joformale të të nxënit.
 Mundësimi i arsimimit dhe i formimit për të gjithë
 Mundësimi i arsimimit dhe i formimit për të gjithë shihet si sfida më domethënëse nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai kërkon, në radhë të parë, që shërbimet e arsimit dhe formimit të çohen sa më “afër bazës” dhe të jenë sa më të larmishme. Për këtë arsye, shkollat, qendrat e formimit, si dhe mjediset e ndryshme ku mblidhen përditë njerëzit, duhet të kthehen në qendra lokale të nxëni, të hapura për të gjithë. Kjo i zgjeron shumë mundësitë e të nxënit dhe ndihmon që njerëzit të mos jenë të detyruar të largohen nga rajoni ku banojnë për të kryer studime dhe trajnim, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për disa grupe, si, p.sh., për të paaftët, që kanë lëvizshmëri të ulët fizike. Mobilizimi i burimeve të autoriteteve rajonale dhe lokale, si dhe të organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, është thelbësor për të siguruar infrastrukturën e nevojshme në mbështetje të të nxënit gjatë gjithë jetës.
Me ecjen drejt erës së dijeve dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut, gjithnjë e më shumë kërkohet që metodat dhe kontekstet (rrethanat) e mësimdhënies dhe të të nxënit t’i përshtaten një larmie të madhe interesash, nevojash dhe kërkesash, jo vetëm të individëve, po edhe të grupeve të ndryshme në shoqërinë multikulturore evropiane. Ato duhet të përpunohen dhe të reformohen në mënyrë të diferencuar për arsimin dhe formimin, për mjedise arsimore, pune dhe publike, për moshën shkollore dhe për moshën e rritur, si dhe për grupet shoqërore me nevoja të veçanta për arsim dhe formim (pakicat etnike, të paaftët etj.), për t’iu përgjigjur në një kuptim sa më të gjerë qëllimit të integrimit në mënyrë të përhershme të njeriut në jetën bashkëkohore. Përgjithësisht kërkohet që, në përputhje me teoritë e sotme të të mësuarit, të zbatohet të mësuarit me nxënësin në qendër, që e kalon theksin nga njohuritë te kompetencat (aftësitë për të përdorur në mënyrë efektive përvojën, njohuritë dhe kualifikimet). Mbi këtë bazë, synohet përdorimi sa më i gjerë i metodave aktive, që i angazhojnë nxënësit në veprimtari komplekse e të larmishme njohëse, psikomotore e afektive, duke mos i lënë thjesht dëgjues, siç ndodh rëndom gjatë të mësuarit tradicional, që ka mësuesin në qendër. Të nxënët nëpërmjet punës, të nxënët me projekte dhe të nxënët e organizuar me ‘cikle studimi’ janë qasje veçanërisht të sukseshme, që përdoren. Të mësuarit me nxënësin në qendër kërkon që mësuesi (instruktori etj.) të luajë një rol më të ndërlikuar se më parë, duke qenë jo vetëm dhe joaq burim informacioni, sesa organizator, drejtues dhe ndërmjetës i veprimtarisë mësimore të nxënësve. Dhënia e informacionit duhet t’i lërë vendin më të madh të mësuarit nxënësve si ta gjejnë vetë atë, si ta analizojnë, si ta shfrytëzojnë dhe si ta shndërrojnë në njohuri të reja. Një rol vendimtar në zhvillimin e një potenciali të ri të nxëni po luan, dhe do të luajë edhe më shumë në të ardhmen, të nxënët e bazuar në mjete teknologjike. Ai ka aftësinë që t’u mundësojë njerëzve rrugë të reja të shumëfishta për plotësimin e nevojave të tyre për arsim dhe formim. Do të bëhet i mundur përdorimi dhe zbatimi si i teknologjive të thjeshta, ashtu edhe i atyre të fuqishme e moderne. Përdorim të madh në procesin e të mësuarit do të marrin teknologjitë e reja të informimit e komunikimit, pa humbur aspektet e vlefshme të metodave tradicionale të mësimdhënies, veçanërisht natyrën personale të marrëdhënieve mësues-nxënës. Shumë vende e kanë tashmë praktikë pune veprimtarinë në rrjet të institucioneve të arsimit dhe formimit. Kjo ndihmon, ndër të tjera, dhe në vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shkollave dhe qendrave të formimit, si dhe midis tyre dhe firmave. Të nxënët e bazuar në TIK-un duhet të kombinohet me mënyra të tjera të nxëni, që janë më sociale (të nxënët ne grup, të nxënët familjar, të nxënët bashkëpunues në punë etj.). Ky kombinim i metodave të ndryshme ndihmon për të kapërcyer ndjenjën e izolimit dhe të mungesës së kontaktit njerëzor, e cila vërehet shpesh gjatë përdorimit vetëm të të nxënit të bazuar në TIK-un. Në paraqitjen e nevojave thelbësore për risi dhe në realizimin e tyre në arsim dhe formim, një rol shumë i madh u takon mësuesve dhe instruktorëve, si dhe mësimdhënësve të jashtëm, që punojnë me kohë të pjesshme. Kjo kërkon që statusi i tyre të rritet, nëpërmjet përkujdesjes për zhvillimin profesional dhe për rritjen e vazhdueshme të ompetencave të tyre, duke përfshirë edhe kompetencat multikulturore. Kështu sigurohet që ata të jenë të gatshëm dhe të motivuar për t’u bërë ballë sfidave tëreja dhe, për pasojë, për të nxitur tolerancën dhe vlerat demokratike. Rëndësi duhet t’i kushtohet edhe sigurimit të burimeve të nevojshme për kryerjen e detyrave nga ana e tyre, duke përfshirë edhe multimediat dhe internetin. Është e nevojshme, gjithashtu, që të riformulohen kërkesat ndaj kualifikimit të mësuesve e instruktorëve për shek. XXI, duke marrë parasysh rolin e ri të tyre dhe nevojën e aftësimit për përdorimin e TIK-ut për qëllime mësimore. Duhet të parashikohet edhe përdorimi i metodave të reja për realizimin e kualifikimit të tyre. Aftësia dhe siguria për të zhvilluar një mësimdhënie të   hapur e pjesëmarrëse dhe për të praktikuar metodat e duhura të mësimdhënies, duhet të bëhet një shkathtësi profesionale thelbësore për mësuesit dhe instruktorët në mjediset formale dhe joformale të të nxënit. 
Modernizimi i procesit të vlerësimit të të nxënit
  Vlerësimi i të nxënit (Valuing learning, në anglisht) është procesi i njohjes së pjesëmarrjes në të nxënë dhe i rezultateve të të nxënit (diplomave, certifikatave dhe kualifikimeve). E rëndësishme është që të gjitha format e të nxënit (formale, joformale dhe informale) të identifikohen, vlerësohen (assess, në anglisht) dhe njihen. Diplomat, certifikatat dhe kualifikimet janë një pikë e rëndësishme reference për punëdhënësit dhe individët. Rritja e kërkesave të punëdhënësve për punë të kualifikuar dhe rritja e konkurrencës midis individëve për të zënë dhe ruajtur punën, ka bërë që për njohjen e rezultateve të të nxënit të shtrohen kërkesa më të larta. Prandaj, modernizimi i sistemeve dhe i praktikave të certifikimit, në përputhje me kushtet e reja ekonomike dhe shoqërore dhe për t’i bërë ato më të besueshme, të drejta, transparente dhe të vlefshme, ka përbërë një politikë të rëndësishme dhe çështje profesionale në BE. Rëndësi i është kushtuar edhe cilësisë së sistemeve për akreditimin e të nxënit të mëparshëm e nga përvoja dhe zbatimit të tyre në një larmi kontekstesh. Këto sisteme vlerësojnë dhe njohin njohuritë, shkathtësitë e shprehitë dhe përvojën që kanë individët dhe që i kanë fituar gjatë një periudhe të gjatë dhe në kontekste të ndryshme, duke përfshirë dhe mjediset joformale dhe informale.
 Në kushtet e zgjerimit të të drejtave qytetare për lëvizje të lirë në jetë, studim, trajnim e punë nga një vend në tjetrin dhe të ekzistencës së tregjeve të hapura të punës, kërkohet që diplomat, certifikatat dhe kualifikimet të jenë të kuptueshme lehtë (transparente) dhe praktikisht “të bartshme” (“transferueshme”). Për këtë me rëndësi është përpunimi në nivel evropian i instrumenteve të reja për vlerësimin e të gjitha formave të të nxënit. Terminologjitë e ndryshme kombëtare dhe interpretimet herë-herë të gabuara të tyre, vazhdojnë ta bëjnë të vështirë transparencën dhe njohjen e kualifikimeve dhe të certifikatave e diplomave përkatëse nga njëri vend në tjetrin, gjë që kërkon hartimin e udhëzueve dhe fjalorëve përkatës.
Lidhur ngushtë me vlerësimin e të nxënit është edhe problemi shumë i rëndësishëm i standardizimit në arsim, veçanërisht në AFP. Standardet japin mundësi: të rregullohet përmbajtja e të nxënit në përputhje me qëllimet arsimore; të përsoset kontrolli mbi nivelin e përgatitjes e, rrjedhimisht, të rritet cilësia e saj; të sigurohet koherenca e niveleve të arsimit, konvertueshmëria e arsimit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
 Për zgjidhjen e problemeve të vlerësimit të të nxënit kërkohet si pjesëmarrja e ekspertëve, e autoriteteve zyrtare dhe e mësuesve dhe instruktorëve, ashtu edhe përfshirja e partnerëve socialë dhe e OJQ-ve. Në nivel evropian kërkohet shkëmbimi sistematik i përvojës dhe i praktikave të mira, veçanërisht në fushën e të nxënit joformal dhe informal.  Në Shqipëri po punohet për vendosjen e standardeve në arsimin e përgjithshëm, kurse për AFP-në problemi i standardizimit është shtruar dhe është në fazën e njohjes. 
SHKOLLA E SOTME SHQIPTARE, TASHMË NË EPOKËN ELEKTRONIKE
 Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim (TIK) ishte masterplani i që e drejtoi shkollën shqiptare në epokën e e-school, të internetit si në qytet dhe në fshat. Ndryshe  vite më parë, kur fëmjët dhe të rinjtë e mësonin përdorimin e kompjuterit dhe lundrimin në internet, përmes qendrave mësimore të kompanive private, sot nxënësit i kanë të gjitha mundësitë për të përvetësuar në shkollë aftësitë bashkëkohore të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Si rrjedhojë kapaciteti arsimor i shkollave në Shqipëri është rritur, mësuesit po trajnohen për të dhënë mësim për kompjuterin dhe kurrikula për TIK po merr formën e saj të plotë. Tani kontakti i fëmijëve në shkolla me teknologjinë e informacionit nis që në arsimin bazë.
Teknologjia, Edukimi dhe mësimdhënia ne epoken e globalizimit
Shekujt që kemi lënë pas, kanë ‘’prodhuar‘’ mendje të ndritura të cilat kanë bërë zbulime nga më të thjeshtat deri te ato më epokalet. Por ndoshta asnjërit  prej tyre nuk i kishte vajtur në mendje se një ditë njerëzit do të ishin në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin nga njëri skaj në skajin tjetër  të botës. Mund te këtë qenë e pakapshme për ta që të gjitha veprat, nga ato me të voglat e deri te ato më voluminozët mund të lexoheshin “online”, kudo dhe kurdo që njerëzit duan! Përderisa shekujt e kaluar janë emëruar me emërtime të ndryshme për sa i përbëtë progresit, shekulli ynë, pra shekulli 21, me të drejtë quhet shekulli i informacionit dhe teknologjisë. Teknologjia dhe informacioni janë të lidhura me kompjuterin dhe internetin. Pra, mund të themi se jetojmë në një kohë ku teknologjia ka shtrirë “sundimin” e saj dhe se duket qartë që ky sundim do të jetë edhe më provokues në të ardhmen. Shtrirja dhe përmasat që ka marrë përdorimi i internetit janë të jashtëzakonshme. Nga disa mijëra përdorues në vitet e para të tij, deri në miliarda përdorues në ditët e sotme. Atëherë, interneti qenka një bibliotekë gjigante, qenka një botë e tërë mesazhesh dhe informatash, rrjetesh telefonike dhe një shtëpi e madhe botuese në gjithë globin!

Interneti si mundësi qëndron hapur njëzetekatër orë në çdo ditë të jetës sonë, ku ne mund të gjejmë të gjitha llojet e informacionit, thënë ndryshe; “është një autostradë ku në vend të veturave lëvizin ide e mendime me shpejtësinë dritës”.

Sot, nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji. Pra , teknologjia është nevojë e ditës. Evolucioni i shkollës kërkon një staf të përgatitur mirë, por dhe nxënësit duhet të jenë domosdo në trendët e reja që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës, ku shkollat dhe klasat më shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhëruar, tani në shekullin 21 duhet mbështetur një shkollë tjetër, bashkëkohore, ku nxënësi duhet të jetë kreativ, hulumtues e vlerësues, kjo është domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore. Pikërisht, përdorimi i kompjuterit dhe teknologjisë informative nëpër klasa nxitë të nxënësi imagjinatën dhe e bën atë kreativ e hulumtues për të mësuar në vazhdimësi. Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21, në të cilin ne jetojmë, e kjo mund të bëhet vetëm nëse mësuesit e tyre janë në funksion të përmbushjes se misionit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, shkrimtari i njohur amerikan dhe njohës i çështjeve të arsimit dhe mësimdhënies, Michael Prensky, thotë: ’’Nxënësit e sotëm mendojnë dhe përpunojnë informata që dallojnë krejtësisht nga ato të paraardhëseve të tyre, duke marrë parasysh se: të gjithë nxënësit tanë sot e kanë gjuhë amtare gjuhën digjitale të kompjuterëve, video lojërat dhe internetin dhe duke avokuar se mësimdhënësit e sotëm duhet të mësojnë të komunikojnë në gjuhën dhe stilin e nxënësve të tyre“...

Hulumtimet e bëra në shkollat  amerikane kanë treguar qartë se  dijet e  nxënësve të shkollave që kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndët mësimore kanë qenë të një niveli shumë më të lartë se niveli tek shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinë në procesin mësimor. Ligjërimet e thata të mësuesve duhet zëvendësuar me pamjet vizuale dhe qasje tjetër fare në klasat e shekullit 21.

Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze në shkollat tona ka marrë një shtrirje të konsiderueshme. Pajisja e disa shkollave me kompjuter dhe internet ka  bërë  të mundur që orët e gjuhës angleze të bëhen pjesë e një komunikimi global  brenda klasës. Nxënësit, me ndihmën e arsimtarit të tyre mund të komunikojnë me nxënës të shkollave të vendeve të ndryshme në gjithë botën, gjë e cila ndihmon edhe në shkëmbimet  reciproke dhe marrjen e informacioneve të reja. Përveç kësaj, interneti ofron një oqean të tërë të burimeve gjuhësore, të aktiviteteve  të ndryshme të karakterit gjuhësor, kuizeve  të cilat mund të  vihen në funksion të nxënësve  për një arritshmëri sa më të lartë në nxënie.

Fuqia e internetit dhe informacionet në të, janë burime që duhen konsumuar. Sot interneti disponon rrjete të fuqishme sociale si: facebook, twitter, Linkedin, my space etj., të cilat edhepse të themeluara për qëllime të ndryshme paraqesin një mundësi të mirë të shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave midis njerëzve të profileve të ndryshme. Vend elitar në këto rrjete zënë padyshim të mësuarit e gjuhës angleze. Shkollat dhe kolegjet me prestigjioze të botës, duke parë se numri i anëtarëve të këtyre rrjeteve po i afrohet miliardit kanë ngarendur të plasojnë  punën e tyre për qëllime edhe komerciale, megjithatë individi është përfitues në përthithjen e informatave të ndryshme në rrjetin e internetit. Me një përdorim të organizuar dhe të mirëstrukturuar këto rrjete ofrojnë dhe lehtësojnë dukshëm komunikimin në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve të tyre. Një përqindje vogël e arsimtarëve të anglishtes në Kosove dinë që në kuadër të projektit Basic Education Program – BEP, është zhvilluar ueb-faqja e projektit, e cila përmban edhe platformën CONNECT. Të gjithë mësimdhënësit që lidhen në këtë platformë përfitojnë të gjitha shërbimet e ofruara nga ky program, pra mund të marrin material të kursit për përdorimin e teknologjisë informative në mësimdhënie dhe të nxënit e gjuhës angleze.

Shekulli 21, karakterizohet si shekull i informatikës, megjithatë, pa zotëruar aftësitë esenciale, siç janë: leximi, përdorimi i dokumenteve, shkrimi, numërimi, komunikimi, puna ekipore, aftësia e të menduarit, përdorimi i kompjuterit dhe të mësuarit në vazhdimësi, është e zorshme të thuash se mund të zotërohet profesionalisht dhe me shkathtësi të duhur përdorimi i kompjuterit.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels