IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

▲SHKARIKO▼DETYREN▲E▼RREGULLT▲WORDPDF  


REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS www.uamd.edu.al Viti akademik 2013-2014 Fakulteti i Edukimit Dega: Psikologji-Sociologji (Master Shkencor) Lënda: Zhvillim ne moshen shkollore Detyrë kursi Tema:Intervist dhe analiza e intervistes me nje adoleshent PRANOI:.......................... PUNOI: .......................... Durres,2014 HYRJEAdoleshenca është mosha me modifikime të gjithanshme në planin biologjik, psikologjik dhe shoqëror. Është moshë e dehjes pa pasur nevojë të pijë, eshtë mosha që i beson me shumë shoqerise dhe më pak vetes së tyre, vullnetit të tyre. Është moshë ankthi e paniku sesi do të vlerësohen nga të rriturit dhe çfarë niveli shoqëror do të arrijnë në jetën e tyre. Perceptimi shoqëror ndikon dhe luan një rol të rëndësishëm për motivimin apo frenimin e zhvillimit të individualitetit të adoleshentit. Suksesi, realizimi i dëshirave dhe qëllimeve, janë preokupimi kryesor i çdo njeriu për të arritur në jetë, por të pakët janë ata që e arrijnë në mënyrë të plotë. Në formimin e personalitetit të adoleshentit ndikimi i shoqërisë është i madh dhe shumëplanësh, por në fakt ndikimi i shoqërisë është mjaft i madh jo vetëm te adoleshentët, por tek çdo qenie njerëzore. Adoleshenca është ai segment i jetës i cili percakton personalitetin, këndvështrimin dhe pozicionin e qenies njerëzore, pra me fjalë të tjera është kufiri mes të qenurit i vogël drejt rrugës për tu rritur. Një rol të veçantë në personalitetin e adoleshentit luan kryesisht familja, fal mënyrës së komunikimit të vendosur mes prindërve dhe adoleshentit. Familja vazhdon të luajë rolin primar në edukimin e adoleshentit. Ajo formon jo vetëm përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqën, por edhe për atë që lejohet e nuk lejohet, si dhe bazat e edukimit moral. Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të mirë, sepse familja është institucion bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Pjesë e shoqërisë së individit e veçanërisht adoleshentit është edhe ambienti shkollor, segment i jetës i cili luan një rol specifik në krijimin e personalitetit, duke mos harruar të theksojmë që etapa e adoleshencës përkon me një kohëzënie të madhe në shkollë. Shkolla është e ndjeshme dhe më objektive në vlerësimin e pozitës së re të adoleshentit. Komunikimi i tij në shkollë merr rëndësi të veçantë, sepse aty nxënësi vërteton pretendimet për nivelin e ri të statusit social që ka arritur më shpejt dhe më lehtë se në familje. Këto synime dhe dëshira i realizon ne komunikim me mësuesin dhe me moshatarët. Fëmija bazën e shëndoshë të edukimit e merr në fëmijëri. SYNIMI I INTERVISTES: Edukimi dhe zhvillimi i tij tek adoleshentet. 1-Si te quajne? Me quajne Silva Mataj 2-Sa vjece je? 18 vjece 3-Te ndihmojne prinderit me pergatitjen e mesimit? Nuk me ndihmojne i bej te gjitha vete sepse prinderit e mije jane ndare dhe une jetoj me njerken ne shpi (menyra se si e tha nx ishte shume ftohte) 4-Si jane marredhenjet e tua me familjaret? Mir . 5-Ne cklase je? Ne vit te fundit ne gjimnaz. 6-Si jane rezultatet tuaja ne shkolle tani?A kane ndryshuar ne krahasim me vitet e meparshme. Rezultatet e mija nuk jane aq te mira,mundohem te arrije rezultate te larta por eshte e kote 7-Cilat jane aftesite e tuaja per sa i perket shkolles dhe jetes sociale? Për sa i përket aftësive jam kryesisht e prirur drejt shkencave natyrore,ndërkohë për sa i përket jetës sociale mund të them se kam aftësi mjaft të mira komunikuese, kam aftësi bindëse, pasi jam e aftë që t'i bind të tjerët që t'i shohin gjërat në një këndvështrim të caktuar. 8-Cilat jane vlerat e tua? Personalisht e konsideroj veten si njeri të sinqertë, me parime morale, të ndershme e që nuk më pëlqen apo toleroj hipokrezinë edhe mashtrimin. Nga ana tjetër jam tip shumë i shoqërueshëm,shumë e dashur me shoqet më të afërta edhe e aftë që të sakrifikoj për to. 9-Si jane marredhenjet e tua me shoket e shoqet? Shume te mira 10-Cfare mendimi keni ju per shkollen? A mendoni se shkolla ka rendesi te madhe ne zhvillimin tuaj si individ per te ecur para.? Shkolla ka nje rendesi te madhe ne zhvillimin tim si individ per te ecur para sepse ne shkolle ne shkojme per te mesuar sa me shume gjera qe do na nevojiten ne jete dhe shkolla per te gjithe eshte nje burim dijesh. 11-Si do te donit te ishte sipas jush shkolla si institucion dhe si kurrikul. Sipas meje arsimi ka akoma mangesira dhe duhet me shume pune kurse tekstet kane shume probleme. 12-A ka ndikuar ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ju. Ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ne ndikon sepse shumicen e lendeve e zhvillojme vetem ne teori pasi nuk ekzistojne mjetet per ti praktikuar ato. 13-Si jane rezultatet e tuaja ne shkolle? Jo shume te mira 14-Cila eshte lenda juaj e preferuar? Skam ndonje preference 15-E frekueton rregullisht shkollen? Joo,dhe po te shkosh te shkolla te pyesesh per mua me njohin te gjithe se jam dhe tip i shkathet dhe kam shkuar shume here ne drejtori per arsyen e mungesave 16-Pse jo? Per momentin nuk e kam mendjen te shkolla dhe eshte e kote qe te shkoje. 17-Cfare marredheniesh ke me mesuesit qe te japin mesim. Pavaresisht sesi mund te jene mesuesit une gjithmone mundohem te kem marredhenie te mire. 18-Vleresimi ne shkollen tuaj. A e bejne sic duhet vleresimin mesuesit. A ekziston dallimi nxenes I mire dhe nxenes I dobet kur behet vleresimi. Te them te drejten vleresimi le per te deshiruar. Besoj si ne shkollen time dhe ne shkollat e tjera nuk ka nje vleresim te drejt. Kur behet vleresimi behen dhe shume padrejtesira sepse askush nuk te vlereson per ate qe je. Dallimi ekziston dukshem dhe kjo nuk eshte e drejt sepse cdokush mund te perparoj nga nje moment ne tjetrin. 19-Cfare mendimi keni per kopjimin.Ju vet keni kopjuar ndonjeher gjate viteve qe keni zhvilluar. Kopjimi eshte dicka qe nuk te vlene ne jete. Por ndonjeher jemi te detyruar te kopjojme per arsye te ndryshme. Dhe te them te drejten kam kopjuar shume here si gjithe te tjeret dhe nuk behem pishman per kete duke marre ne konsiderate pyetjen e mesiperme. 20-Cilat jane synimet e tuaja per jeten? Une kam shume deshira si gjithe moshataret e mij, por rrethanat bene qe une keto deshira apo synime te mos I realizoj 21-Cfare deshiron te behesh kur te rritesh? Kam pas shume deshire te behem mjeke,tani se di me. 22-Pse se din? Kane ndodhur shume gjera ne jeten time keto kohet e fundit dhe gjeja e vetme per momentin qe eshte e rendesishme per mua eshte te largohem nga shtepia dhe asnjeri te mos e marri vesh se ku ndoshem (e kishte fjalen per babin e saj) 23-Nese do kishte mundesi te rikthehej serish mbrapa ne jeten e tende cfare do te kishte bere ndryshe? Shume gjera duke filluar qe nga prindi do shkoja te mami te jetoja me te dhe me shkollen do isha shume me mire se sa ketu ,do realizoja enderren time te behesha mjeke ,por fati nuk deshi ,atehere kur prinderit mu ndane isha e vogel dhe sme lane rruge zgjidhje kane vendosur te tjeret per mua. ANALIZA Sipas intervistes se zhvilluar vajza qe e vogel ka vuajtur nuk ka patur mbeshtetje tek prinderit e saj, ajo i ka zgjidhur vete problemet e saja (ne shkolle,shoqeri),nuk eshte vleresuar asnjehere nga prinderit apo nga mesuesit e saj qe per mua vleresimi eshte i barabarte me motivimin mesimor (vleresim=motivim mesimor). Kur e pyeta per synimet, ajo nuk ishte e sigurt se cfar kerkonte nga jeta,se si donte ta jetonte ate kishte frike se mos bente zgjidhjen e gabuar,shkollen e kishte lene mbas dore ndersa per pyetjen :Cfare do te behesh kur te rritesh? Ajo ishte konfuze pavarsisht deshires qe kishte te beheshe mjeke,nuk jepte nje pergjigje koncize te vendosur sepse shumica e adoleshenteve perballen me problemin me te madh te tyre qe eshte : percaktimi i indetitetit te tyre,njohja e vetes , pa ditur se cilat jane pelqimet, mospelqimet, deshirat, endrrat, frikerat, afetesite, cilesite personale etj. Gjithashtu te kjo interviste kam pare lirshmeri dhe gatishmeri tek nxenesja per te shprehur mendimin e saj per arsimin qe duhet te behet akoma edhe shume pune gjithashtu shpreh dhe shqetesimin rreth vleresimit qe ne fakt nga ana e mesuesve nuk eshte korrekt. Si perfundim mund te them qe vajza e intervistuar ishte shume konfuze dhe e pambrojtur. Ajo ndihet e sigurt ne aftesite e saja dhe mendon se me keto aftesi ajo do te arrij te jete e zonja e vetes. Gjithashtu duke u bazuar ne kete interviste arrita ne perfundimin se adoleshentet kane nevoje per perkrahje, mbeshtetje (familjes dhe psikologut te shkolles),kane nevoje per modele, per tolerance duhet ti japim nje shans te dyte si dhe kane nevoje te vleresohen dhe te pranohen ashtu sic jane ne te kundert ato behen te pasigurte ne veten e tyre dhe tregojne rebelim.
KLIKOSHKARIKOPDFWORD
                                                                         
REPUBLIKA E SHQIPERISË
UNIVERSITETI ‘’ALEKSANDËR MOISIU’’ DURRËS
FAKULTETI EDUKIMIT
Dega:CU
Lënda:Psikologji
DETYRË KURSI
 Tema:  Studim Rasti

Te dhena te pergjithshme
Emri: M.GJ
Gjinia: mashkull
Vendbanimi: Shkoder ne nje zone rurale
Mosha: 10 vjec
Emri I testeve te perdorura: intervista te pastrukturuara dhe takime me prinderit dhe mesuesen kujdestare te M.GJ.
M.GJ ka lindur me dt: 22.08.2000 ne nje fshat te shkodres. Ai eshte djali i dyte i ciftit B.GJ dhe GJ.GJ aktualisht M eshte 10 vjec dhe vazhdon mesimin ne klasen e katert, fatkeqesisht me rezultate te dobeta. M vuan nga belbezimi, qe eshte nje crregullim i realizimit te gjuhes , i cili karakterizohet nga disa perseritje ose bllookime duke shkaktuar nje keputje te ritmit e te melodise se bisedes. Karakteristike e tij me se shumti eshte belbezimi klonik i cili ka te beje me perseritjen te pavullnetshme, me hope dhe shperthyese te nje rrokjeje, shpesh rrokja e pare e thenies . dicka tjeter qe e karakterizon te foluren e tij eshte ‘ e folura prej femije’ . pervec ketyre dyshimet e mia jane edhe ne lidhje me nje vonese mendore te mundshme, duke iu referuar renies maksimale ne mesime.
ARSYEJA E TRAJTIMIT
Ky vleresim psikologjik behet me qellim qe te percaktohen te gjithe faktoret qe kane ndikuar ne renien ne mesime te M  si dhe ne njefare menyre per te bere nje apel ne lidhje me rrezikshmerine qe mund ti kanoset ketij femije ne te ardhmen. Pra ne kete vleresim drejtuar M synohet qe te behet nje permbledhje e te gjithave sjelljeve shqetesuese te tij, nje rishikim te jetes se tij qe nga lindja e deri me sot , duke synuar qe ne fund te ketij vleresimi te krijohet nje kuader me i qarte mbi rastin  dhe te ndihmohet ne marrjen e vendimit te duhur per trajtimin e tij ne te ardhmen.

HISTORA FAMILJARE DHE AJO E ZHVILLIMIT
Familja e M perbehet nga 6 persona : gyshja E 87-vjece, e ema GJ.GJ 40-vjece, i ati B.GJ 45-vjec si dhe dy vellezerit e tij A dhe L perkatesisht 14 dhe 6 vjece. Prinderit e tij kane mbaruar shkollen e mesme. Babai qendron ne Greqi ne menyre qe te siguroje te ardhura me te mira per familjen, ndersa e ema eshte nje shtepiake qe mundohet te kujdeset per femijet dhe tiu siguroje atyre gjerat e nevojshme. Dy vellezerit e tij vazhdojne mesimet po ne te njejten shkolle me M , perkatesisht A ne klasen e 8 dhe L ne klasen e  pare. M ka lindur nje femije shume i shendetshem , me nje peshe 4 kg dhe mje nje lindje krejtesisht normale. Gjate viteve te para te jetes ai kishte nje zhvillim shume normal, rrethohej nga shume perkujdesje dhe dashuri, sidomos nga gjyshja dhe nena e tij, por edhe nga i ati i cili vinte cdo dy muaj nga greqia qe ti qendronte sa me prane M dhe te gjithe familjes se tij. Dashuria nuk i ka munguar as nga te afermit e tjere. M filloi qe te fliste rreth moshes 1 vjec e gjysem dhe te ecte rreth moshes dy vjec. Deri ne kete moshe nuk vihej re asnje lloji crregullimi tek ai. Rreth moshes 3 vjec M i shqiptonte pothuajse te gjitha fjalet. Ne moshen 3 vjec e dy muaj ai iu nenshtrua nje operacioni te vogel per HERNIE INGUINALE ku qendroi ne spital per rreth nje jave e gjysem. Prinderit e tij tregojne se pas ketij operacioni M ka filluar te belbezoi, gje qe nuk i ishte vene re me pare. Familjaret e tij, duke mos dashur ta pranojne kete fakt, filluan te neglizhonin gjithnje e me teper duke mos pranuar qe ti benin nje vizite M por thjeshte shpresonin se kjo situate do te ndryshonte me kalimin e kohes. Duhet theksuar se asnje familjare i tij apo i aferm , qofte nga nena apo nga babai nuk ka patur asnjehere problem me te folurin. Prinderit e M  i kane bere atij vizita te shumta per te pare mbarvajtjen e shendetit fizik por asnjehere nuk u interesuan per kete crregullim te te folurit edhe pse po vihej ne dukje cdo dite e me shume. Gjate intervistave te zhvilluara me ta, ata u shprehen se nuk mund ta pranonin dick ate tille dhe se besonin se ishte dicka thjeshte kalimtare por qe e kishin te veshtire te argumentonin arsyen. Ne moshen 6 vjec M hyri ne klasen e pare.

HISTORIA MJEKSORE:kryrja e nje operacioni per hernie inguinale ku qendroi ne spital per rreth 1 jave e gjysem.
INTERSAT:ai shpreh deshiren se kur te rritet ka mjaft deshire te behet mjek qe te ndihmoje te tjeret por edhe kafshet te cilet I do shume.
ZAKONE:kujdeset shume per qenin e tij,pasi edhe mbasditeve kalon shume kohe me te.

HISTORIA SHKOLLORE
Duhet theksuar se M ndryshe nga bashkemoshataret e tij nuk pati asnjehere deshire qe te shkonte ne shkolle dhe vazhdon edhe sot e njejta situate. E ema tregon se M ne fillim te klases se pare , cdo dite para se te nisej ne shkolle ai qante dhe kerkonte te emen qe ta shoqeronte ne klase. Gjate bisedes me mesuesen kujdestare te tij konstatova se M deri ne klasen e dyte kishte qene i mire ne matematike kurse sot eshte shume dobet ne cdo lende , ndersa ne lexim dhe ne shkrim kishte patur defiqite te medha . gjithashtu sipas mesueses se tij problemi me i madh ne procesin e te shkruarit qendron ne faktin se M eshte i prirur qe ti shkruaje fjalet ashtu sikurse i shqipton ne jeten e perditshme, duke qendruar larg normes letrare. Pra duke qene se ai ka te folur prej femiije  eshte i prirur qe edhe shkrimin ta beje ne menyre te tille. Po ashtu nje tjeter problem qe konstatova gjate intervistes me mesuesen e tij kujdestare ishte  fakti se M shpesh paraqiste problem ne procesin e kujteses dhe ate te vemendjes. Persa i perket problemit me vemendjen kjo konstatohet gjate kryerjes se detyrave te klases dhe gjate shpjegimit te mesueses, ku vihet re mjaft qarte se M nuk perqendrohet dot gjate gjithe ores se mesimit, habitet ne nje vend duke anashkaluar mesimet. Te njejten gje konstatova edhe gjate veshtrimit qe i bera vete  pergjate veshgimit te oreve te mesimit. Vemendja e tij ishte ne kufinjte minimal, percendrohej tek zhurmat qe vinin nga jashte ose prirej qe te fliste per ndonje gje tjeter  nderkohe qe fjalia e tij ishte ende e paperfunduar.. ndersa persa i perket kujteses , mesuesja e tij pohon se M e ka shume te veshtire qe ti mbaje mend gjerat qe i meson ne klase. Edhe pse duket sikur e ka mesuar dicka , nese e pyet te nesermen , me siguri e ka harruar. Pervec kesaj shpesh here ai harron edhe detyrat  qe i jepen per ti kryer ne shtepi dhe per kete arsye mesuesja e tij ndihet e ‘detyruar’ qe tia shenoje vete cdo ushtrim qe ka si detyre shytepie, ne menyre qe ai te mos e harroje.
MARRDHENIET ME BASHKMOSHTARET
 Jo vetem mesuesja e tij kujdestare por edhe mesuesit e tjere te shkolles pohojne se M ka marrdhenie te mira me shoqet e klases dhe me bashkmoshataret e tjere ne pergjithesi, por shpesh here ai eshte i prirur qe te qendroje i distancuar perkundrejt tyre. Ajo qe e karakterizon M eshte fakti se ai eshte i prurur qe ta lere pergjysem lojen qe nis. Kete e pohojne edhe shoqet dhe shoket e klases. Ata e perkufizojne M si nje djale te urte e te sjellshem por jo shume bashkepunues ne grup por duhet theksuar se edhe kete fakt, mesuesja e tij qe e ndjek hap pas hapi me shume vemendje, e lidh me mosperqendrim vemendje ne loje., ndersa prinderit e tij, sidomos e ema , nuk pohon te njejten gje lidhur me marrdheniet e M me femijet e lagjes. Ne syte e prinderve sjellja e M eshte krejtesisht e njejte me femijet e tjere. Duhet theksuar fakti se prinderit e tij , ne njefare menyre kane patur pak mungese bashkpunimi per te vene ne dukje cilesite e vecanta  te sjelljes se ketij femije. B.GJ ne lidhje me crregullimet ne te folur tek i biri beson se eshte dicka qe vjen nga zoti dhe nuk e cileson si crregulim, por thjeshte si fat i shkruar per te. Ne ata muaj qe qendron ne shqiperi, ai mundohet qe ti jape nje dashuri te papershkrueshme, ti plotesoje cdo deshire e cdo tek , ti justifikoje cdo gabim, te mos i beje asnje verejtje(edhe pse une besoj se kjo nuk eshte menyra e duhur e te vepruarit). Por permes kesaj menyre ai mendon se tregon perkujdesjen dhe dhembshurine ne lidhje me kete anomaly ne te folur. Ndersa GJ.GJ , e ema e M, teksa flet per te birin paraqet informacione te miksuara. Ne takimin e pare ajo mohoi se i biri mund te kete probleme me kujtesen dhe vemendjen, por ne takimet e mevonshme , e pyetur per mbarvajtjen ne mesime te te birit, GJ pohon se rezultatet e tij nuk jane te mira, se M nuk eshte shume i vemendshem ne kryerjen e detyrave te shtepise dhe se nuk eshte shume e kenaqur ne rezultatet ne mesime. Gjate bisedes ajo vete e pranoi se ne te shumten e rasteve M nuk i mban mend detyrat, pra vuri ne dukje problem me kujtesen. Ndersa ne lidhje me te folurit e M ajo stepet, duket qe eshte krejtesisht e rrembyer nga emocionet negative dhe pohon se nuk di te jape asnje shpjegim mbi zanafillen e ketij crregullimi, por nga ana tjeter ajo nuk e pranon dot se femija  i saj mbart nje crregullim. Ajo duket e paqarte ne pohimet e saj , eshte shume e ndrojtur dhe shpessh e rezervuar ne te folur. Here pas here priret qe te ndryshoje teme edhe pse i eshte bere e qarte qe ne fillim arsyeja e takimit dhe e bisedes.
VEZHGIME TE SJELLJES SE M
Duke qene se nuk ishte  ne deshiren e nenes se M une nuk i kam zhvilluar ndonje test atij por per te patur nje vision sa me te qarte lidhur me sjelljen e tij , une e kam ndjekur vazhdimisht ate dhe kam bashkbiseduar gjate ne menyre shume te kujdesshmne me te . do te doja te theksoja se e kam patur shume te lehte te bashkebisedoj me te duke qene se ka patur gjithmone afrimitet me femijet dhe M nuk ka nguruar aspak per te bashkpunuar me mua. Ajo qe kam vene re tek ai dhe qe eshte shume e vecante , eshte pamja e jashtme e tij , e cila karakterizohet nga nje pasiguri e madhe ne te folur, frike , ankth, qe paqyrohen mjaft mire ne fytyre. Gjithashtu fytyra e tij pothuajse  pergjate gjithe kohes qendronte i skuqur. Nga njera ane kishte shume deshire qe te bashkpunonte , por nga ana tjeter e kishet shume te veshtire te shprehej. Teksa mundohej te fliste ai haste problem me shqiptimin e fjaleve, bllokohej dhe nervozohej shume . gjate bisedes me te  kuptova se M kishte nje vleresim negatin ndaj vetes. Ai me rrefeu se edhe pse do te kishte shume deshire, nuk mund te mesonte e te arrinte rezultate te njejta me moshataret e tij. Pra duket mjaft qarte se M ka nje qendrim negative ndaj vetes dhe se ka shenja pesimizmi tek ai. Gjithashtu dicka tjeter qe vura ne dukje gjate bisedes me M , eshte fakti se ai nuk qendron ne nje vend gjate kohes qe po bashkebisedon me mua, leviz nga njera ane ne tjetren duke bere gjeste te ndryshme . ai vete e pranon se eshte nje person qe nervozohet shume shpejt , madje ai vete pohon se edhe  disa gjera krejtesisht te vogla e te  natyrshme nganjehere e acarojne shume. vendosa ta vezhgoja teksa bente detyrat e klases Sapo kishte filluar detyrat, atij i shkonte mendja per te luajtur,  kerkonte qe te shkonte ne tualet, levizte stilolapsin nga njera ane ne tjetren, perplaste kembet neper dysheme etj. Pra sic shihet vemendja e tij nuk ishte aspak e percendruar ne detyren qe i ishte ngarkuar.
MOTIVIMI
Duhet thene qe fatkeqesisht M nuk eshte i motivuar pothuajse per asgje. Ai nuk ka motivim te brendshem qe te mesoje dhe as te luaje, e vetmja gje qe  e ben me shume dashuri eshte qe te kujdeset per qenin e tij te dashur qe don me shume se cdo gje ne bote. Pothuajse ne cdo aspekt te jetes ai eshte shume pasiv dhe nuk i pelqen bashkpunimi me te tjeret.
PERMBLEDHJE
Ajo qe vihet re ne kete studim eshte fakti se prinderit e M nuk e pranojne te verteten . kjo mund re jete edhe arsyeja pse ata asnjehere nuk kane marre guximin qe ti bejne te birit nje vizite per nga ana psikologjike. Perderisa ky femije ka problem me te folurin . kjo gje ka nje ndikim shume te madh edhe ne anen emocionale te personit. Si pasoje e kesaje M arrin te acarohet , te ndjehet keq, i pavlefshem  ne shoqeri dhe si rrjedhim  i te gjithe ketyre faktoreve lindin edhe problemet me vemendjen dhe kujtesen. Persa iu perket perparimeve karakteristike te trurit te femijeve te kesaj moshe mund te pohoj se M ka shume problem ne keto perparime. Ai nuk mund ti analizoje pasojat e mundshme te situatave perpara se te shpertheje ne zemerim ose ne lot. Gjitrhasht M nuk e ka te zhvilluar vemendjen selective qe eshte karakteristike per kete moshe. Pra ai nuk ka aftesi te perqendrohet ne disa stimuj , nderkohe qe injoron disa stimuj te tjere te parendesishem. Ne lidhje me crregullimin e vemendjes tek M evidentohen tre problem themelore:
Ø  Pavemendshmeria
Ø  Te qenit impulsive
Ø  Te qenit teper aktiv
Keto probleme jane vene ne dukje edhe ne sekuencat e pershkrimit te mesiperm. Ndersa lidhur me nivelin e ulet akademik duhet vene ne dukje disleksia qe i referohet veshtiresise qe M ka ne procesin e te lexuarit. Dihet qe shqiptimi dhe leximi vijne zingjir njeri pas tjetrit dhe per pasoje  disleksia . sipas Piazhese mosha e M iperket stadit te operaciopneve konkrete qe karakterizohet nga mbledhja e koncepteve qe i mundesojne femijes arsyetimin, por per M  mund te thuhet  se nuk  e perdor  shume arsyetimin dhe logjiken ne mesimet e tij, pasi perceptimi i tij eshte pak siperfaqesor. Nje koncept tjeter shume i rendesishem i ketij stadi eshte edhe klasifikimi qe i referohet organizimit te gjerave ne grupe sipas cilesive te perbashketa qe ato kane. Duhet theksuar se M klasifikimin e realizon mjaft mire. Po ashtu M kupton shume mire konceptin e njejtesise, gje qe eshte tipike per femijet e moshes shkollore, pra ai e kupton parimin qe objektet mbeten te njejte edhe neqofte se disa karakteristika te tij ndryshojne. Pra sic shihet ne disa vecori te ketij stadi ka perparesi  e ne disa te tjera ka te meta.
Diagnoza  diferenciale :
Ne fillim kur e pata takuar diten e pare pata menduar se kishte probleme me te folurin prej femije dhe me belbezimin.
DIAGNOZA PERFUNDIMTARE:
-O.GJ ka probleme pasi paraqet nje rregullim sic eshte belbezimi klonik i cili ka te beje me perseritjen te pavullnetshme, me hope dhe shperthyese te nje rrokjeje, shpesh rrokja e pare e thenjes.
-vleresim mjaft negtiv per veten dhe pesimist
-crregullim te vemendjes selektive gje qe eshte karakteristike ne kete moshe
STATEGJI  NDERHYRJE: gjate ketij studimi kam kryer vezhgime te vashdueshme te M.GJ dhe intervista te pastrukturuara po ashtu takime me prinderit dhe mesuesen kujdestare te M.GJ


REKOMANDIME
Duke patur parasyshe te gjitha ato qe u thane me siper une rekomandoj:
v  Ky femije duhet te shihet si nje femije me nevoja te vecanta dhe per kete arsye ai kerkon me shume ndihme  ne menyre qe te mesoje  per shkak te ndryshimeve dhe karakteristikat e tij mendore. Mendoj se duhet pare si nje femije me nevoja te vecanta duke qene se tek ai nderthuren sebashku nje sere crregullimesh ku perfshihen: crregullimi i dificitit te vemendjes, crregullime te kujteses, te te folurit,pak crregullime te ankthit etj.
v  Prinderit e M duhet ti mundesojne atij patjeter nje takim  me nje specialist te te folurit (lokopedist) sepse mendoj se ai mund te jete i vetmi person qe mund te hedhe drite mbi kete crregullim dhe te jape trajtimin e duhur.
v  Persa i perket crrgullimit te vemendjes une rekomandoj qe M te trajtohet nga nje person i trajnuar profesionalisht, por pervec kesaj besoj se eshte shume e rendesishme qe tu behet nje trajnim edhe prinderve dhe mesuesve te ketij femije , tu jepen keshilla atyre sespse duke e filluar trajnimin tek ata mund te behet e mundur qe te trajtojne me me shume kujdes kete femiije , te punojne me te ne manyre  qe ta bejne te ndjehet sa me i barabarte me cdo person tjeter ne rrethin social ku jeton.

KLIKOSHKARIKOPDFWORD

FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR)
LENDA: KESHILLIM I NXENESIT
TEMA: STUDIM RASTI

          Studim  Rasit

Te dhenat biografike:

Emri i nxënësit: Oksana Spaho                         
Gjinia :Femërore
                                                                       
Mosha 8 vjeçe

Klasa e II
Ditëlindja:30 /03/2008


Arsyeja për vlerësim: Nxënësi me paaftësi në të nxënë


Burimet që u morën për informacin

Ø  Intervist me nxëvësin

Ø  Konsultime me mesuesin

Ø  Konsultime me prindrin




Për rastin e studimit të Oksanës,  përdora këto të dhëna:                                                                                                                                    
                                
Të dhënat e përgjithshme
Mosh, gjinia, pamja fizike, emocionale , marrdhënjet familjare.


Mardhëniet  me bashkëmoshatarë.
Sa e shoqërueshme është ajo? A ka ndonjë shoqe të ngushtë ? A shpreh ajo emocionet e saj me to? Po ata a janë të afrueshme ndaj saj.



 Marrëdhëniet me mësuesit.
 Çfarë ndikimi ka mësuesja tëk  Oksana , A shqetësohet ajo për prapambetjen në të nxënët e saj? Po në dëshirën e saj për përparim?



Marrëdhëniet me prindërit
Si janë marrdhënjet e fënijës me prindërin ? A kujdeset prindëri për të ?
Sa kohë kalon përindëri me të? A shqetësohet ai për mbarvajtjen në shkollë të fëmijës së tij ?




 

                                               
                             Zhvillimi i rastit studimor



Ndërtimi  familiar

Oksana jeton me babain dhe motrën e saj 12 vjeçe ne Spitall të
Durrsit.Ajo është  8 vjeçe,dhe mëson në shkollën Naim Babameto.Ajo është një vajzë e ndrojtur dhe pak ndërvpruese me bashkmoshatarët e saj. Kujdesi i saj mungon mbas vdekjes së nënës.Gjëndja ekonomike e nxënëses është e varfër pasi i ati punon me ditë në ndërtim. Oksana ka një paraqitje normale si fëmijët e tjerë me çiltërsin dhe brishtësinë që i kakakterizon ata. Oksana  ka probleme në aftësi të pakta për të lexuar ,gabime në njohjen e shkronjave si dhe gabime ne te kuptuar.                           

  • Aspekte të  menduarit
Oksana ka aftësi të pakta për të lexuar ajo shpreh pasiguri duke qarë apo refuzuar të lexojë.Ajo preferon të  lexojë duke mbuluar fytyrën me libër,ndërsa lexon shpreh tencion p.sh kafshon buzët ,dhe është nervoze.
 Oksana bën shumë gabime në të shkruar,këtë e kam vënë re gjatë korigjimit të detyrave të bëra në klasë dhe në shtëpi.Në detyrat e saj  kam  vënë re këto gabime :
  • Heq një fjalë nga fjalia ( p.sh ''Eri shkoi në shkollë ''dhe kam lexuar ''Eri  në shkollë''
  • Fut një fjalë tjetër  (p.sh ''Ai shkoi me pushine'' duke shtuar ''e bukur'')
  • Zhvendos fjalët ose shkronjat (p.sh ''Zogu fluturoi shpejt  ''duke lexuar ''Zogu shpejt fluturoi'')
  • Zëvëndëson një fjalë me një tjetër ( p.sh '' Kali ka katër këmbë'' dhe ka shkruar '' Kali ka tatër këmbë'')
Ajo nuk përpiqet të lexojë një fjalë të pa njohur duke e ndarë atë në pjesë    të vogla të kuptueshme
Tek ajo ka dhe gabime në të kuptuar si p.sh ajo nuk mund të shpjegojë dot rradhën
e ngjarjeve në tregim dhe nuk mund të jap mesazhin  tek tregimi.





  • Mardhëniet  me bashkëmoshatarë.

Siç u shpreha më sipër Oksana është një  vajzë e ndrojtur dhe pak ndërvpruese me bashkmoshatarët. Ajo shpesh rri e veçuar nga nxënësit e tjerë dhe nuk merr pjesë
 në bideda me ta, por kjo ndodh dhe me diskutimet të organizuara nga mësuesja.
Në lojë ajo ka dëshirë të luaj dhe mësuesja shpesh i inkurajon nxënësit e tjerë ta pranojnë dhe atë..Në lojë Oksana është e përqëndruar dhe ndihmon në suksesin e grupit,asaj i pëlqen loja dhe jep maksimumin e saj.E vetmja  shoqe që ajo arrin të shprehet pak është shoqa e bangës Armela e cila e ka dhe në lagje.


  • Marrëdhëniet me mësuesit.
Oksana është vajzë e urtë dhe  nuk bën zhurmë problemi i saj qëndron se nuk ka një nivel me nxënësit e tjerë dhe kjo gjë është shumë preukupuese, në  aftësit e pakëta  të saj për të lexuar ,për të shkruar , dhe kuptuar, është seriose. Shpesh mësuesja nuk e motivon të angazhohej në mësime për më tepër tek ajo prania e Oksana ishte e padukshme.Gjat orës së mësimit  Oksana merr një flet dhe vetëm zhgarravit ndoshta kjo është një nënyrë e të shprehurit të saj në pamundësi për të treguar atë që ndjen.




  • Marrëdhëniet me prindërit
Nuk ishte shumë e lehtë të merrja një infomacion  te detajuar në lidhje me bashkpunimin e prindërve me Oksanën. Më tepër infomacion mora nga mësuesja dhe nga vetë  Oksana. Mësuesja më tha se prindri i Oksanës nuk vinte asnjëherë në mbledhjet që organizoheshin në shkollë, për më tepër i ati i saj pjesën më të madhe të kohës  e kalonte jashtë shtëpisë me shpresën se ndonjë mund ti thonte për punë.
Për vajzat u kujdesonte një e afërmja e tyre për të gatuar dhe rregulluar sa të kishte mundësi.Prandaj dhe preukupini ndaj saj ishte i tillë pa ndërhyrje.Me Oksanën bëra një bisedë vetëm për vete duke përdorur metode biseda  ''Morse'' duke fituar besimin e vajzës pak nga pak para se të arrija tu përballja me të pyerjet e mija ishin:

  1. Oksana çfarë të pëlqen të bësh në shkollë?
-       luaj

  1. Cila është shoqa jote me të cilën ti flet më shumë?
-     Armela se ajo më ndihmon dhe më përqafon fort dhe më thotë të luaj dhe                          unë në lojë  
           
  1. Po me shoqet e tjera si ndjehesh ?
-     keq ato nuk më mbështesin ndonjëherë tallen me mua kurse Armela më ka xhan

  1. Mund ti thuash mësueses ti si e organizon ditën pas mbarimit të mësimit?
-     Mbasi  kam ngrënë shkoj në dhomë dhe dhe i bërtas atyre pse nuk i kanë                            bërë detyrat

  1. Po ti e kupton mësimet që shpjegon mësuesja?
-     Pak
  1. Kush kujdeset më shumë për ty ?
       -     Teta Mira dhe motra

  1. Po babi kujdeset për ty ?
-    Po por kur vjen ai  unë jam në gjumë

  1. Po ti kë don më shumë ?
-     Teta Mirën motrn babin Armelën

  1. Për kë të mer malli më shumë ?
-    Mami (dhe mbushi sytë me lot)

  1. Po motra jote kujdeset për ty ?
-      po

  1. Çfarë do të doje ti të bëje ndryshe ?
-     Të mësoja dhe unë  si Armela



Realizimi i intervistës

Nga biseda që arrita të bëja me Oksanën arrita në përfundimin se asaj i pëlqente shkolla. Por mësuesja nuk e kishte motivuar që në klasë të parë. Loja ishte mjeti i saj i vetëm që ajo të shprehej lrisht vetëm në këtë mënyrë mësuesja e kishte inkurajuar nxënësen të bashkpunonte me pjesën tjetër të klasës.Ajo kishte nevojë për dashuri dhe mbështetje qe nxënësit e tjetë e kishin.Mardhënja e saj me prindërin nuk ishin të qëndrueshme, babai i saj pjesën,më të madhe të kohës e kalonte jashtë shtëpisë për ti siguruar jetesën ,motra e saj vetëm 12 vjeç kisht vetë  nevojë për përkujdesje ,dhe e vetmja person per të cilet u mundonte tu kujdeste sa sa të mundej ishte teta Mira.Një pjesë e e detyrave të saj të realizuar ishte paraprakisht i palexueshëm,gjatë të pyeturit me gojë e folura e tyre është me ndalesa të shpeshta dhe i pa organizuar. Ajo nuk mundej të fokusohej në informacionin më të rendesishëm për të nxjerr thelbin e tregimit, ajo pjesën më të madhe të kohes të organizimit të mësinit qëndronte pasive sepse ajo nuk inkurajohej të bënte pyetje ,nëse ndojë nxënës do ti kërkohej çfarë mendonte për të ai/ajo do të thoshin se ajo është një nxënëse e dobët që sdi të lexoj, të shkruaj e mësuesja do ta ngeli.Këto nxëmës shpesh influstrohen dhe arrijnë të besojnë se nuk mund ta kontrollojnë ose permisojnë nivelin e tyre të të nxënit.Duke bërë kështu të humbasin përpekje për të zbuluar se vetë ata mund të ndryshojnë në aftësinë për të mësuar, kështu ata bëhen pasiv dhe të pa shpresë.




Konsultime me mesuesin 

Një  mënyë efektive  për këta nxënës mund të jetë theksimi i aftësive dhe i metodave të të mësuarit për përpunimin e informacionit në lëndë të caktuar siç është leximi ose  matemátika ,duke përdorur disa strategji të përgjithshme:
*      Udhëzimet vebale duhet të jene të shkurtra dhe të thjeshta ,duke i kërkuar nxënësit të përsërisin udhëzimet për t'u siguruar se e kaptuar.
*      Përdor strategji të memorizimit në mësimdhënje për tu mësuar se si te mbajnë mënd.
*      Duke përsëritur çështjet kryesore disa herë.
*      Duke ofruar kohë më tepër që të gjith nxëmësit të kenë nxënë dhe praktikuar materialin.
*      Përsërite dhe një herë mësimin, nëse është e nevojshme.



Rekomandime për prindërin


Është e rëndësishme që prindëri i Oksanës të ndërveprojë më shumë me të bjën. Të marr pjesë në mbledhjet që bën shkolla .
 Të kalojë një kohë më të madhe me   Oksanën e cila ka shumë nevojë për përkrahje dhe mbështetje ndaj saj.
Oksana është një vajzë me vullnet e cila mundohet të jap maksimunin në atë veprimtari ku motivohet dhe mbështetet.





Përfundimet e arritura për rastin që mora në studim:

AnalizovaOksanën si një nxënëse me pa aftësi në të nxënë  e cila kishte aftësi të pakta për të lexuar, shkruar, e kuptuar materiale në tekst
Klasa në të cilën ajo studionte nuk kishte një klimë pozitive, mësuesja nuk e motivonte që edhe ajo të përthithte njohurit bazë në të cilën do të arrihej më tej në të nxënët e suksesshëm.Nga ana tjetër familja që është  bërthama e cila edukon dhe bën socializimin e parë të fëmijës te Oksana mungonte.Vdekja e mamas së saj la një boshllëll të madh tek ajo.Gjëndja ekononike bëri që i ati të mos  kujdesej  për të dhe motrën e saj,dhe të vetmen përkrahje që kishin  ishte teta Mira.
Oksana etiketohej nga moshatarët e saj si nxënëse e dobet kurse në lojë e mire
Konsultimet me mesuesen ndihmuan në një tjetër strategji  e metod të përdorej që edhe ajo të ndjehej e relizuar emocionalisht dhe fikisht. Oksana vetëm 8 vjeçe arriti të ndjente se sa e madhe është pësha e shoqëris nëse nuk kë një krah ku të mbështetesh dhe të ndjehesh e sigurt se e nesërmja ka diçka të re për ta zbuluar pa frik. 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels