Mësimi bashkëkohor Mësimi bashëkohor, me qëllim të zgjidhjes së shumë problemeve nga hamendjet ekzistuese, shfrytëzon strategji të ndryshme dhe çdoherë kërkon lloje të ndryshme të mësimit . Në pajtueshmëri më zhvillimin e hovshëm dhe të shpejtë tekniko-teknologjike dhe zhvillimin shkencor të shoqërisë, gjithnjë më intenziv po gjurmon për strategji te reja , modele dhe forma te reja etj., të cilat do tu kundërshtohen meodelit arsimor tradicional dhe do kontriboj për mësimin më bashëkohor.Mësimi bashëkohor për të cilën shpesh thuhet se është kreative , është mësim e cila si përcaktime të saja të rëndësishme i ka marrë afirmimet e kreativitetve të nxënësit dhe të arsimtarit në procesin edukativo-arsimor . Mësimi bashkëkohor nuk toleron shablonizime , por kërkon hapuri ndaj risive, interesanteve, ndaj metodave të reja , formave dhe mjeteve që inkurajojnë kah zhvillimi i shkathtësive krijuese te nxënësit dhe kah roli më kreativ në komunikimin me nxënësit. Në mësimin bashkëkohor ka elemente të caktuara të mësimit aktiv. Shkolla bashëkohore përpiqet të mbajë baraspeshë mes metodologjisë analitike dhe sintetike, mes detyrave materile dhe funksionale në mësim, mes ndryshimeve dhe integrimeve, mes individualizimit dhe socializimit, mes konkretizimit dhe apstraksionit etj.. Didaktika bashkohore përpiqet të gjejë zgjidhje dalëse në teorinë kognitive për mësimin nga të cilat nxënësi pranon dituri të gatshme të cilat duhet ti memoroj dhe t’i përsëris, por dituritë të ndërtojë në bazë të mësimit aktiv të kuptueshëm.Qëllimet e procesit arsimor shikohen si forma të komunikimit pedagogjik mes arsimtarit dhe nxënësit. Nga shkaqe të tilla dhe aktualizohet pyetja deri në çmasë dhe me cilat dhe çfarë kriteriumesh mundet të hyhet në proçeset e mësimit si veprimtari bazë e shkollës, apo a mundet që të caktohen treguesit objektiv nga ndihme e të cilave do *të vlerësoj efektet nga aktivitetet mësimore: vallë dhe sa nxënësit i kuptojnë qëllimet e proçeseve mësimore , vallë dhe sa gjenden kuptime në aktivitetet të cilat i dizajnon dhe kuptimson arsimtari, në çnivel të vetëkritikës tregohen në rrjedhë të realizimit të aktiviteteve, a kanë aftësi dhe a dijnë që të vlerësojnë suksesshmërinë e punës së tyre, vallë përpiqen që të lënë shenja personale, kreativitet dhe krijimtari personale në punimet e tyre, sa ato janë të njohura dhe janë pasqyrë e individualitetit të tyre, sa nxënësit zotohen aktivitetet e tyre t’i vlerësojnë mbi krahasimet dhe përcjelljet a aktiviteteve të të tjerëve dhe të ngjajshme . Pyetjet e përmendura paraqesin vetëm një aspekt proçesit të zgjeruar dhe të komplikuar të mësimit si karakteristik bartëse e veprimtarisë së arsimtarit. Roli i tij duhet kuptohet mbi treguesit në vijim të cilët janë pjesë e veprimtarisë profesionale në shkollë: si arsimtari e kupton dhe mendon misionin dhe bartësit didaktiko-metodike dhe format përmbajtësore dhe dizajnin e programës mësimore, sa ka aftësi dhe me sukses din që t’i definoj qëllimet operative të mësimit në rrjedhë të një /dite pune, vallë qëllimet të cilat vendosen janë konkrete,* të kuptueshme dhe sqarues për secilin nxënës, vallë lloji, masa dhe mënyra e realizimit të aktiviteteve përkon me nevojat, interesat dhe mundësitë e secilit nxënës, me çfarë përmbajtjesh teknologjike arsimtari kushtëzon realizimin e qëllimeve të parashtruara ,* vallë dhe sa i respekton kornizat psikologjike të mësimit dizajnin e materialeve për mësim përshtatur për nevojat e nxënësve vendosja e mehanizmave për diferencime dhe përcjelleve të vazhdueshme për përparimin e çdo nxënësi, vallë dhe sa arsimtari ofron informata të dendura kthyese e cila stimulon dhe inkurajon për mësim, vallë i aftëson nxënësit për vetëvlersim dhe vlerësim të ndërsjelltë .
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
Afganistani (Persisht-Dari: Afğānistānافغانستان ) zyrtarisht Republika Islamike e Afganistanit është shtet në Azinë qendrore që nuk laget ng...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
7:34:00 AM
iBra Servis Pc
Detyre Kursi, DIDAKTIKE, EDUKIM, PEDAGOGJI, PSIKOLOGJI, Psikologji Sociologji
Çrregullime në Përqëndrimin e Vëmëndjes dhe Hiperaktiviteti (ADHD)
Karakteristika kryesore në çrregullimin e përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit është mungesa
e vazhduar e vëmëndjes, impulsiviteti-hiperaktiviteti, ose të dyja të marra sëbashku, gjë që është më e
rëndë dhe më e shpeshtë se sa vëzhgohet tek individë të veçantë në një nivel të caktuar zhvillimi.
Studiuesit e ndajnë çrregullimin e përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetin në 3 nënlloje sipas
karakteristikave kryesore që e shoqërojnë këtë çrregullim. Nënllojet e çrregullimit të përqëndrimit të
vëmëndjes dhe hiperaktivitetit konsiderohen kryesisht si: tipi i kombinuar,// tipi i vëmëndjes së
papërqëndruar,dhe tipi hiperaktiv-impulsiv.// Disa fëmijë me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe
të hiperaktivitetit mund të rrinë ulur, pa lëvizur dhe mund të mos kenë sjellje impulsive, por ata mund të
jenë të pavëmëndshëm dhe mund ta humbin shumë shpejt fokusin e vëmëndjes. Ka të tjerë që janë të
vëmëdshëm por shumë shpejt shpërqëndrohen për shkak të tipit hiperaktiv dhe impulsiv, kështu që nuk
janë në gjëndje të kontrollojnë impulse dhe aktivitetin e tyre . Tipi i kombinuar ka karakteristikat e të dy
lloj tipeve si tipin e mungesës së vëmëndjes ashtu edhe tipin hiperaktiv dhe impulsiv në sjelljen e tyre.
Në disa raste çrregullimi i përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktiviteti shkaktohet nga mungesa e
balances kimike, në të cilën mungojnë neurotransmetues të caktuar, kimikate që rregullojnë
rendimentin frytshmërinë me të cilat truri kontrollon sjelljen. Disa studime të tjera tregojnë ekspozimin e fëmijës gjatë shtatzanisë ndaj plumbit, alkolit dhe duhanit.
/Një studim tjetër mbështet idenë se çrregullimi i përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktiviteti,
transmetohet gjenetikisht. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se nuk ka thjesht vetëm një test, si
p.sh. analizat e gjakut apo të urinës, që të përcaktojnë se fëmija ka çrregullimin e përqëndrimit të
vëmëndjes dhe hiperaktivitetin. Diagnostikimi i saktë jo vetëm që është i komplikuar por kërkon edhe
vlerësim nga profesionistë specialist të trainuar mirë, si p.sh. pediatri që merret me zhvillimin e fëmijës,
psikologu për fëmijë, psikiatri për fëmijë, apo neurologu pediatër. Çrregullimi i përqëndrimit të
vëmëndjes dhe hiperaktiviteti është një paaftësi që kërkon diagnostikim të saktë dhe trajtimin e duhur
që të parandalohen komplikacionet serioze dhe afat-gjata.
Trajtimi me efektivitet i fëmijëve me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit
zakonisht kërkon tre komponentë bazë: ilaçe, menaxhim të sjelljes dhe programet e duhura
mësimore-edukative.

Karakteristikat
Disa nga kriteret e diagnostikimit të çrregullimit të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit. *Mund të ketë 1 ose 2
v *Gjashtë ose më shumë nga simptomat e mëposhtme të mungesës së vëmëndjes kanë vazhduar për të paktën 6 muaj, në një shkallë të attillë sa që nuk adaptohet dot dhe ka oshilacione në nivelin e zhvillimit:
v Shpesh dështon të përqëndrohet në detaje ose bën gabime nga pakujdesia në detyrat e shtëpisë, në punë apo në aktivitet/e të tjera.
v Shpesh ka vështirësi në përqëndrimin e vëmëndjes në kryerjen e një detyre madje edhe kur luan Shpesh duket sikur nuk dëgjon kur i flitet direct
v Shpesh nuk i ndjek udhëzimet që i jepen dhe dështon të mbarojë detyrat që i ngarkohen në
shkollë apo detyra të tjera
shkollë apo detyra të tjera
v Shpesh ka vështirësi në organizimin e kryerjes së detyrave apo aktiviteteve
v Shpesh mundohet të shmangë ose nuk i pëlqen të angazhohet në detyra të ndryshme që kërkojnë sforcim mendor të përqëndruar (si p.sh. detyrat e shtëpisë)
v Shpesh i humb sendet e nevojshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti (si p.sh. lodrat, ku i
ka shënuar kërkesat për detyrat e shtëpisë, lapsat, librat apo mjete të tjera)
ka shënuar kërkesat për detyrat e shtëpisë, lapsat, librat apo mjete të tjera)
v Shpesh i shvendoset vëmendja shpërqëndrohet lehtësisht nga stimuj të jashtëm
v Shpesh është i shkujdesur harron aktivitetet ditore i çpërqëndruar
v Gjashtë/ ose më shumë nga simptomat e mëposhtme të hiperaktivitetit dhe impulsivitetit kanë
vazhduar për në të paktën 6 muaj, në një shkallë të attillë sa që nuk adaptohet dot dhe ka oshilacione në nivelin e zhvillimit:
vazhduar për në të paktën 6 muaj, në një shkallë të attillë sa që nuk adaptohet dot dhe ka oshilacione në nivelin e zhvillimit:
Hiperaktiviteti
* Shpesh lëviz duar e këmbë nga nervoziteti apo tundet në karrike për të njëjtën arsye
*Shpesh largohet nga vendi i vet në klasë apo në ambiente të tjera ku i kërkohet të rrijë ulur.
* Shpesh vrapon e ngjitet e zbret papushim në mjedise të tilla që nuk janë të përshtatshme (tek adoleshentët dhe të rriturit, kjo gjë mund të jetë e kufizuar nga ndjenjat subjektive për shkak të nervozitetit apo kur është i shqetsuar)
* Shpesh ka vështirësi të luaj qetë apo të marrë pjesë qetësisht në aktivitetet që organizohen në kohën e lirë.
* Shpesh flet pa pushim
* Impulsiviteti
* Shpesh i thotë përgjigjet (edhe pa u menduar) para se pyetja të thuhet e plotë
*Shpesh ka vështirësi të presë rradhën për të folur apo për të luajtur
* Shpesh i ndërpret ose ndërhyn kur të tjerët flasin apo luajnë
*Disa nga simptomat e çrregullimit të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit që
shkaktojnë këtë çrregullim janë shfaqur para moshës 7 vjeçare
shkaktojnë këtë çrregullim janë shfaqur para moshës 7 vjeçare
* Disa çrregullime nga simptomat e dhëna janë prezent në dy a më shumë mjedise (p.sh. në shkollë, në punë, në shtëpi)
* Duhet të ketë të dhëna të qarta të çrregullimit klinikisht në funksionimin social, akademik si edhe të përftimit të zanateve të ndryshme
* Këto kritere i ndihmojnë mësuesit të identifikojnë nxënësit me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit. Të gjithë mësuesit i dallojnë nxënësit që janë të pavëmënshëm, impulsivë dhe tepër activë. Kur ndonjë nga këto karakteristika vëzhgohet nga mësuesi, ka apo nuk ka nxënësi çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit, mësuesi zakonisht mundohet ta zvogëlojë këtë sjellje jo të duhur të nxënësit. Ndryshimi kryesor dhe më i rëndësishëm ndërmjet nxënësit pa çrregullim të
përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit dhe nxënësit me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit, është se nxënësi me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit e ka këtë sjellje diçka të zakonshme, në vijimësi vazhdimësi, si rregull dhe jo si përjashtim. Mësuesi gjithashtu duhet të vërë re dhe të dallojë se mungesa e vëmendjes dhe çpërqëndrimi i vëmëndjes nuk janë sinonime, nuk janë e njëjta gjë. Çpërqëndrimi i vëmëndjes i referohet nxënësve që përqëndrohen shumë pak, për një kohë të shkurtër mbi diçka, kur vetë një pjesë e procesit të vëmëndjes ndërpritet. Impulsiviteti i një fëmije me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit është i ndryshëm nga ai i një fëmije që vepron pa u menduar. Ata fëmijë që janë me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit veprojnë para se të mendojnë diçka, mbasi ato kanë vështirësi të presin dhe nuk mendojnë për pasojat e veprimit të tyre.

6:11:00 AM
iBra Servis Pc
SHKENCA POLITIKE
Parimet morale ndërkombëtare Tregtia Paraja dhe biznesi Parimet morale ndërkombëtare

1. Mbrojtja e jetës njerëzore
2. Morali universal përballë universalizmit nacionalist Përsa i përket moralit ndërkombëtar në përgjithësi bëhet gabim në dy drejtime: 1. Ose mbivlerësohet ndikimi i etikës ndaj politikës ndërkombëtare ose nënvlerësimi i saj duke theksuar që shtetarët dhe diplomatët në punën e tyre bazohen vetëm në forcën materiale të shteteve. 2. Ekziston gabimi i dyfishtë i ngatërrimit të rregullave morale që njerëzit respektojnë në të vërtetë dhe atyre që pretendojnë të respektojnë si dhe me ato që autorët e ndryshëm deklarojnë se respektojnë. Mbrojtja e jetës njerëzore 1. Mbrojtja e jetës njerëzore në paqe 2. Mbrojtja e jetës njerëzore në luftë 3. Dënimi moral i luftës 4. Parimet morale ndërkombëtare dhe lufta e përgjithshme 1. Mbrojtja e jetës njerëzore në paqe ''Në një pjesë të madhe të historisë kur politika ndërkombëtare përdorej thjesht si metodë ajo konsideronte si plotësisht të ligjshme eleminimin e udhëheqësve të një vendi rival, të popullsisë së tij apo të diplomatëve të aftë. Psh Republika e Venedikut nga 1415-1525 planifikonte apo përpiqej të kryente rreth 200 vrasje në funksion të politikës së jashtme metoda të tilla për të arritur qëllime politike nuk praktikohen sot megjithatë motivet politike të përdorimit të tyre ekzistojnë edhe sot ashtu siç ekzistonin kur praktika të këtij lloji mbizotëronin. Psh gjatë LUFTES SË DYTË BOTËRORE, lajmi i vdekjes së Rusveltit i ringjalli shpresat e Hitlerit për fitore apo gjatë Luftës së Ftohtë ekzistenca dhe efektiviteti i kufizimeve morale u bënë të dukshme në reagimet ndaj komploteve të vrasjeve të sajuara nga CIA amerikane. Ajo që kundërshtonte pjesa më e madhe e opinionit publik amerikan nuk ishte mungesa e suksesit të këtyre përpjekjeve por dhunimi nga ana e tyre e kufijve morale tek të cilat besonte shoqeria amerikane. Në historinë e Gjermanisë e kemi lehtesisht të kuptueshme se sa kanë ndikuar parimet morale nderk. Në suksesin apo jo të udhëheqësve të saj. Mjafton të bëjmë një krahasim mes BISMARKUT DHE HITLERIT. Bismarku - sado të pamshirshme të mund ti ketë pasur lëvizje të caktuara të tij në fushën e politikës ndërkombëtare rrallë shmangej nga rregullat bazë të lojës që kishin mbisunduar në shoqerinë e princërve të krishterë të shekullit të XVIII. Loja e tyre ishte mashtruese dhe e pabesë por kishte dhe disa gjëra që nuk do ta ulte veten ti bënte asnjë nga pjesëtarët e shoqerisë aristokrate. Kështu përballë afërsisë së Rusisë dhe Francës si kusht i ekzistencës politike të Gjermanisë, Bismarku pranoi pashmangshmërinë e faktit dhe u përpoq ta kthente në përfitim të Gjermanisë duke mbajtur marëdhenie të ngushta me Rusinë dhe duke izoluar Francën ndërsa hitleri nuk e kuptonte kuadrin social. Ai ishte i çliruar nga skrupujt morale që e kishin detyruar Bismarkun të pranonte ekzistencën e Francës dhe Rusisë si një fakt i pashmangshëm mbi të cilin të ndërtohej një politikë e jashtme gjermane. Hitleri veproi për ta ndryshuar këtë fakt duke u perpjekur të shkatërrojë fqinjët lindore dhe perëndimorë të Gjermanisë''. Shembuj: Zh. Klemanso në fund të Luftës së Parë Botërore, J. Stalini dhe W. Çërçilli në Konferencën e Teheranit. 2. Mbrojtja e jetës njerëzore në luftë Kufizime morale u imponohen politikave të jashtme dhe në kohë lufte. Që nga fillimi i historisë e deri në pjesën më të madhe të mesjetës luftëtarët mendohej të ishin plotësisht të lirë të vrisnin këdo që e konsideronte armik pa asnjë lloj kufizimi moral. Kjo mungesë e kufijve morale për vrasjet në luftë buronte nga vetë natyra e luftës në ato kohë lufta konsiderohej garë ndërmjet të gjithë banorëve të territoreve të vendeve ndërluftuese. Armiku që duhej luftuar ishte numri i përgjitshëm i individëve që i detyroheshin besnikëri një sunduesi të caktuar apo që jetonin brënda një territori të caktuar e jo forcat e armatosuar të konceptit ligjor që quhet shtet në kuptimin modern./ Kështu çdo shtetas i vecantë i shtetit armik bëhej armik i cdo shtetasi individ të palës tjetër. Që nga fundi i luftës 30 vjeçare në Europë është bërë mbizotërues konceptimi se lufta nuk është një përplasje mes popullsive të tëra por vetëm mes ushtrive të vëndeve ndërluftuese. Për pasojë dallimi mes luftuesve dhe joluftuesve është bërë një nga parimet themelore ligjore dhe morale që udheheqin veprimet e ndërluftuesve. Konventat KONVENTA E HAGËS 1899 DHE 1907 KONVENTA E GJENEVËS 1949 Të dyja këto konventa përcaktuan praktikisht një sanksion universal ligjor./Prirja drejt humanizimit të luftës filloi në shek e XVI dhe kulmoi në marëveshjet e mëdha të shek të XIX dhe fillimit të shek të XX. Këto konventa ndalojnë përdorimin e armëve të caktuara, kufizojnë përdorimin e të tjerave, percaktojnë të drejtat dhe detyrimet e neutralëve pra ato përpiqen të fusin në luftë një frymë morali dhe respekti për njerëzit e zakonshëm ndaj të gjitha viktimave të mundshme dhe për të kufizuar dhunën në minimumin e përshtatshëm me qëllimin e luftës. A do të ndodhë realisht kjo? Çfarë informacioni keni sot në lidhje me punën që po bëhët për pakësimin e armëve bërthamore? 3. Dënimi moral i luftës Shmangia e vetë luftës domethënë e çdo lufte është bërë qëllim i shtetit vetëm nga fillimi i shekullit të XX. /Të dyja konferencat e paqes së Hagës 1899 dhe 1907, Lidhja e Kombeve, pakti Brian-Kellog i vitit 1928 që nxirte jashtë ligjit luftën agresive si dhe OKB në kohët tona, të gjitha kanë shmangien e vetë luftës si objektiv madhor. 4. Parimet morale ndërkombëtare dhe lufta e përgjithshme Lufta në kohën tonë është bërë e përgjithshme në katër aspekte: v Në lidhje me pjesën e popullsisë së angazhuar në aktivitetet të domosdoshme për zhvillimin e luftës v Në lidhje me pjesën e popullsisë së prekur nga zhvillimi i luftës v Në lidhje me pjesën e popullsisë që me bindjet dhe ndjenjat e saj është tërësisht me zhvillimin e luftës v Në lidhje me objektivat e luftës Karakteri i luftës moderne që i përfton armët nga një makinë e madhe industriale e errëson dallimin mes ushtarit dhe civilit. Punëtori, inxhinjieri, shkencëtari nuk janë soditës të pafajshëm të një lufte por janë pjesë po aq përbërëse dhe e domosdoshme e strukturës ushtarake sa çjanë ushtarët marinarët apo aviatorët. /Kështu një vend modern në luftë duhet të kërkojë të çrregullojë dhe shaktërrojë procesin e prodhimit të armikut të tij dhe teknologjia moderne siguron mjetet për arritjen e këtij qëllimi. Kjo metodë e shkatërrimit të kapacitetit prodhues të kundërshtarit u bë praktikë e njohur që në Luftën e Parë Botërore e në vashdim i perfeksionuar më tepër. Lufta moderne nuk është më luftë për lavdinë e prijësit por është luftë për ideale grupe parimesh apo mënyra jetese. Kjo luftë është në një masë të madhe luftë e shtypjes së butonit e zhvilluar në mënyre anonime nga njërëz që nuk e kanë parë kurrë armikun e tyre gjallë apo vdekur dhe që nuk ka për ta ditur se ke ka vrarë. Një luftë e tillë teknologjike është e zhveshur terësisht nga humanizmi, dhe ka prirje të jetë moralisht e dehumanizuar. Morali universal perballë universalizmit nacionalist Përkeqësimi i moralit ndërkombëtar është shembull i një shpërbërjeje të përgjithshme. Këtë shpërbërje e kanë shkaktuar dy faktorë: v vendosja në çështjet e jashtme e përgjegjshmërisë demokratike në vënd të asaj arsistokratike v vendosja e standarteve nacionaliste në vënd të atyre universale. Etika personale e aristokracisë ndërkombëtare ''Në shekujt e XVII-XVIII dhe deri në Luftën e Parë Botërore morali ndërkombëtar ishte shqetësim i një sovrani individual, domethënë i një prijësi dhe një numri të vogël aristokratësh. Princi dhe aristokratët e një vendi ishin në një kontakt të vashdueshëm me princat e vendeve të tjera etika personale e aristokracisë ndërkombëtare ata bashkoheshin përmes lidhjeve familjare, gjuhës së përbashkët, mënyrës së përbashkët të jetesës, bindjet e përbashkëta se çfarë i duhet të bëjë apo të mos bëjë një fisnik në raportet me një fisnik tjetër etj. Në vitin 1862 Bismarku që ishte dërguar në Rusi refuzoi një ofertë nga Cari për të shërbyer në shërbimin diplomatik rus. Ajo që është e rëndësishme në këtë moment është fakti se'': 1. E refuzoi me mirësjellje 2. Raporti i tij i shkruar më shumë se 30 vjet pas kësaj ngjarjeje nuk tregoi shenja të indinjatës morale. Le të përfytyrojmë sikur kjo ofertë ti bëhej një ambasadori sot në ditët tona. Kjo do të vlerësohej si një ftesë e pastër për tradhëti, apo spiunazh domethëne dhunim i detyrimeve më të rëndësishme morale në cështjet ndërkombëtare –besnikëria ndaj vendit tënd. Pra standartet morale të aristokracisë ishin të një natyre mbikombëtare që buronin nga shtresa shoqërore që i përkisje. Shkatërrimi i moralit ndërkombëtar Kur në shekullin e XIX-të ndryshoi struktura e shoqërisë ndërkombëtare bashkë me të ndryshoi dhe morali ndërkombëtar. Pra: 1. Në epokën moderne zyrtarët në politikën e jashtme janë të emëruar ose të zgjedhur pavarësisht nga dallimet klasore në bazë aftësie dhe kontributi 2. Një ndryshim i rëndësishëm në opinionin publik mund të kërkojë lehtësisht ndryshim në personelin që drejton politikën e jashtme. Shkatërrimi i shoqërisë ndërkombëtare fitorja e nacionalizmit ndaj internacionalizmit Revolucioni francez i vitit 1789 shënoi fillimin e epokës së re të historisë që dëshmon rënien graduale të shoqërisë aristokrate kozmopolite dhe ndikimin kufizues të moralit të saj ndaj politikës së jashtme. Në fakt është provuar se edhe para mbizotërimit të filozofisë së shtetit në shek e XVII-XVIII etika kombëtare ka qënë superiore ndaj rregullave morale universale të sjelljes. Pra në konfliktin ti nuk do të vrasësh-parim etik universal, respekt për jetën njerëzore dhe ti do të vrasësh në rrethana të caktuara armiqtë e vendit tënd-parim etik kombëtar, respekt dhe besnikëri ndaj kombit i dyti shpesh ka dalë fitues. Në këtë aspekt në epokën moderne dallojmë tre faktorë: 1. Për të ushtruar detyrim moral ndaj pjesëtarëve të tij shteti komb ka kapacitet gjithnjë në rritje (prestigji i shtetit, mjetet që kontrollojnë opinionin publik, zhvillimet ekonomike dhe teknologjike në dispozicion të shtetit) 2. ''Masa me të cilën besnikëria ndaj vendit i kërkon individit që të shpërfillë rregullat morale e universale të sjelljes. Rasti i lëshimit të një bombe atomike mund të shkaktosh vrasje massive, një njeri i vetëm vret njerëz që as i njeh dhe si ka parë ndonjëherë'' 3. Si pasojë e dy faktorëve të tjerë sot individi ka shumë më pak mundësi për të qënë besnik i etikës mbikombëtare kur është në konflikt me kërkesat morale të vendit. Të drejtat e njeriut morali ndërkombëtar Të drejtat politike dhe liritë civile të njohura nga komuniteti ndërkombëtar si të patjetërsueshme dhe të vlefshme për individët në të gjitha shtetet nëpërmjet virtytit të njerëzores së tyre. Tregtia paraja dhe biznesi Ekonomia politike ndërkombëtare studion politikën e veprimtarive ekonomike ndërkombëtare. Veprimtaria më e studiuar prej saj është tregtia, marëdhëniet monetare dhe korporatat shumëkombëshe. Dy çështje me interes të vecantë së fundmi janë: 1. Integrimi ekonomik i europës e i rajoneve të tjera 2. Politika ndërkombëtare për mjedisin botëror. Vëmendja më e madhe i takon jugut të botës sepse marëdhëniet ekonomike atje mund të jenë një burim i shpeshtë për konflikte ndërkombëtare apo lufte. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë sigurisht që arsyet në konfliktet në pasigurinë në vëndet e botës së tretë përfshijnë dhe hendekun e madh të zhvillimit ekonomik, politik e social që ekziston ndërmjet veriut dhe jugut global. Jugu vashdon të jetë i pastabilizuar politikisht dhe ekonomikisht. Merkantilizmi Ka të përbashkët me realizmin besimin se çdo shtet duhet të mbrojë interesat e veta në dëm të të tjerëve duke mos u mbështetur tek organizatat ndërkombëtare për krijimin e një kornize për përfitime të ndërsjellta. Merkantilizmi e vë theksin te fuqia si realistët, ajo që ka rëndësi nuk është aq shumë niveli i mirëqënies që ka një shtet por vendodhja e tij në raport me shtetet konkuruese me të. Strategjia ekonomike që ndodhej në themelet e marëdhënieve ndërmjet kolonive dhe kolonizatorëve gjatë kësaj periudhe të imperializmit klasik njihet si merkantilizem-filozofi ekonomike që mbështetet në idenë e qeverisjes së ekonomisë nëpërmjet rregullave qeveritare në mënyrë që të rritet pushteti i shteteve. Sundimtarët europiane besonin se fuqia kombëtare varej nga sasia e arit dhe argjendit që zoterohej dhe në këtë drejtim kolonitë ishin të lakmuara sepse u jepnin akses në shfrytëzimin e tregjeve të pashfrytëzuara dhe burimeve të materialeve të lira. Strategjia e tregtisë së një qeverie për të akumuluar pasuri dhe fuqi shtetërore nëpërmjet inkurajimit të eksporteve dhe dekurajimit të importeve. Liberalizmi Mbron idenë se duke i kushtuar vëmendje ndërtimit të organizatave të institucioneve dhe normave ndërkombëtare shtetet mund të përfitojnë në mënyrë të ndërsjelltë prej shkëmbimeve ekonomike, për liberalët ka pak rëndësi nëse një shtet përfiton më shumë apo më pak sesa një shtet tjetër por vetëm nëse rritet nën fund të fundit pasuria e shtetit. Në ekonominë politike ndërkombëtare ndryshe nga fusha e sigurimit ndërkombëtar liberalizmi është tradita sunduese e studimit kurse merkantilizmi që afrohet më tëpër me realizmin është dytësor. Liberalizmi ka si qëllim arritjen e një frytshmërie sa më të mirë duke rritur prodhimin kurse merkantilizmi ka si qëllim kryesor krijimin e një shpërndarjeje të pasurisë sa me të mirë të jetë e mundur. Arsyeja kryesore e studimit të liberalizmit në ekonomia politike ndërkombëtare është se në praktikë janë realizuar fitime më të mëdha prej tregtisë së lirë. Në çdo shkëmbim ekonomik që nuk është bërë me detyrim kanë fituar të dyja palët. Ato fitojnë të dyja sepse i vlerësojnë ndryshe gjërat që që do të shkëmbehen. Psh kur një butik shet rroba blerësi e vlerëson veshjen më shumë sesa paratë e paguara për të kurse butiku vlerëson më shumë paratë sesa veshjet. Ky është parimi i thjeshtë i shkëmbimit ekonomik por megjithëse të dyja fitojnë në shkëmbim ato mund të mos fitojnë në mënyrë të barabartë. Ekonomistët liberalë gjithësesi janë më të interesuarit që të rritin sa më tepër përfitimet e përgjithshme prej shkëmbimit, një rrethanë që ata e quajnë pareto-optimal. Vilfredo Pareto (Vepra e tij si rast studimor). Liberalizmi i vështron ekonomitë familjare vetjake dhe firmat si aktorët kryesore të ekonomisë dhe mendon se roli i dobishëm i qeverisë është mosndërhyrja në ekonomi përveçse për të rregulluar tregjet me qëllim që ti ndihmojë ata të veprojnë në frytshmëri dhe ti lërë dorë të lire dorës së padukshme të ofertës dhe kërkesës. Për merkantilistët ekonomia duhet ti shërbejë politikës, krijimi i pasurisë qëndron nën fuqinë shtetërore. Pra tregtia është e dëshirueshme vetëm kur shpërndarja e përfitimeve i jep përparësi një shteti kundrejt konkuruesve të tij. Tregjet-modelet botërore të tregtisë-varësi asimetrike Veri-Jug Roli i tregtisë ndryshon nga një vend në tjetrin por ajo që vlen të theksohet është fakti se është po aq i rëndësishëm si në vendet e zhvilluara të veriut ashtu dhe në vendet e botës së tretë. Jugu i botës ka rol të vogël në tregtinë botërore sepse veprimtaria ekonomike e këtyre vendeve zë vetëm 40% të tregtisë së përgjithshme në shkallë botërore. Në modelet e tregtisë botërore veprojne dy prirje kontradiktore : 1. Njëra shkon drejt integrimit të rajoneve të industrializuara me njëri tjetrin në një treg të vërtetë botëror 2. Prirja e dytë ndarja e madhe që po krijohet në perëndimin e industrializuar në tre blloqe tregtare konkuruese: Europë, Amerikën e Veriut, Azi dhe mundësia që ato brënda tyre praktikojnë liberalizmin kurse jashtë tyre merkantilizmin. Çmimet e Tregjet, Kurba e Kërkesës, Kurba e Ofertës, Çmimi i Baraspeshës, Kurba e Kërkesës dhe Ofertës. Organizata Botërore e Tregtisë Duke kujtuar varfërinë e shkaktuar nga depresioni i madh në vitin 1930 pas Luftës së Dytë Botërore SH.B.A u përpoqën që të krijonin institucione ekonomike ndërkombëtare që duhet të parandalonin një tjetër depresion duke lehtësuar zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare. Ndër institucionet e propozuara ishte ORGANIZATA E TREGTISë NDËRKOMBËTARE ITO. E konceptuar fillimisht si një agjensi e specializuar brënda strukturës së OKB. GATT . Të mbledhur në Gjenevë në vitin 1947 23 shtete ranë dakort për një numër të madh marëveshjesh. Këto marëveshje reflektoheshin në një akt final të quajtura marëveshja e përgjithshme mbi tarifat dhe tregun GATT. OBT (WTO) më 1 janar 1995 GATT u zëvendësua me OBT. Ajo përfaqëson nismën më të madhe që është ndërmarrë ndonjëherë në lidhje me reduktimin e tarifave. I ndryshëm nga GATT, OBT është e zhvilluar plotësisht si një organizatë ndërqeveritare me proceduraformale vendimarrjeje. E mandatuar për të menaxhuar mosmarrëveshjet që vijnë nga partnerët e saj në tregti ajo gëzon autoritet përsa i përket përforcimit të rregullave të tregtisë në gjykimin e e mosmarrëveshjeve. Axhenda e WTO për kapërcimin e marëveshjeve ndërmjet palëve dhe ti zëvendësojnë ato me një sistem mbarëboteror të integruar dhe gjithpërfshirës së tregtisë së lirë u ka ngjallur frikë disa shteteve. Në thelb qëndron frika se mos dominon sundimin tradicional të ligjit që ndalon ndërhyrjet në punët e brëndshme të një shteti sovran. Megjithëse nuk duhet harruar që këto u realizua si rezultat i marrëveshjeve vullnetare ndërmjet shteteve të realizuar për të kufizuar disa liri të vendimarrjes së tyre të pavarur me bindjen se kjo do te prodhojë më shumë fitime se humbje. Literatura Joshua Goldstein “Marrdhëniet ndërkombëtare”, Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2003. Hans J. Morgenthaw “Politikat ndërmjet kombeve”, Shtëpia botuese AIIS, Tiranë 2008. Henry Kissinger “Diplomacia”, Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1999. Linqe për ushtrimet International trade theory http://www.youtube.com/watch?v=8ow-vckJ6lE A simpler story of international trade barriers http://www.youtube.com/watch?v=A9MPFufFkTI Trade, Production Possibilities, and More Trade http://www.youtube.com/watch?v=5DgVHjra6ac Mercantilism http://www.youtube.com/watch?v=9W4e_rN15xA The History of Liberalism http://www.youtube.com/watch?v=jmAfgFTQhGI

6:07:00 AM
iBra Servis Pc
SHKENCA POLITIKE
T’i kthehemi çështjes së raportit dhe dallimeve, në veçanti midis Machiavel-it si themelues i mendimit politik modern dhe mendimit klasik greko-romak dhe atij krishterë. ''Brenda shqyrtimit të këtij raporti, të përkujtojmë se një interpretim i shpeshtë i mendimit të Machiavel-it e paraqet atë si vëzhgues neutral, si “sekretar i ngjarjeve të kohës së tij”. Ky interpretim zhvillohet, sipas autorëve, në disa versione. Njeri prej tyre, si ai që e zhvillon Spinoza dhe Hegeli, me këtë formulë do të theksojë objektivitetin e analizave të Machiavel-it, pra përpjekjet për të kapur të vërtetën e politikës. Spinoza shkruante se Machiavel-i na shpjegon fenomenet politike sikur ato të ishin figura gjeometrike. Spinoza, i cili e zhvilloi kryeveprën e vet Etika, që është në të vërtetë metafizika e tij, i pëlqen të zhvillojë mendimin sipas trajtës së propozicioneve gjeometrike, ngase ato i duket se i japin mendimit formën më të fortë të rigorozitetit. Më vonë edhe Hegeli e lavdëron mendimin e Machiavel-it me terma të ngjashme, e nga autorët bashkëkohorë, Ernst Cassirer, në Miti mbi shtetin, zhvillon interpretimin për mendimin makivelian si shprehje të «neutralitetit shkencor», duke e krahasuar me mendimin e Galileut''. Mirëpo, një version tjetër i këtij interpretimi, të cilin e gjejmë ndonjëherë edhe te Léo Strauss-i, e paraqet mendimin e Machiavel-it si pajtim dhe pranim të fakticitetit politik, duke përfshirë këtu trajtat më të vrazhda të këtij realiteti e realizmi politik: vrasjet, krimet, hakmarrjet, tradhtitë etj. Kritika që i bëhet Machiavel-it, në këtë interpretim, mund të përmblidhet kështu: si vëzhgues dhe analist i paanshëm, ai synon të nxjerr rregullat e veprimit të subjektit politik nga realiteti politik, duke e anuluar distancën, që e mbante filozofia klasike dhe teologjia e krishterë, midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë. Në këtë mënyrë ai e tret moralin brenda politikës, kurse politikën e redukton në operacione teknike të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. ''Interpretuesit të cilët zhvillojnë këto teza mjaft shpesh, gjejnë mbështetjen edhe në një fragment, në kaptinën e XV, të Princit, ku Machiavel-i me qëllim që të verë në pah dallimin e pozicionit dhe qasjes së vet ndaj politikës, thekson se synon të kapë më shumë «të vërtetën efektive të gjësendit se sa imagjinatën për të». Në këtë kaptinë, në të vërtetë, Machiavel-i trajton veprimet e ndryshme të princit, prej të cilave, disa i sjellin lavde e disa kritikë. Por le ta shohim të tërë fragmentin: «Mbetet tani të shohim çfarë duhet të jenë mënyrat dhe sjelljet e Princit ndaj shtetasve të vet dhe ndaj miqve të vet. E meqë e di mirë se shumë të tjerë kanë shkruar për të njëjtën temë, frikësohem se, nëse edhe unë shkruaj për këtë, të më konsiderojnë si mendjemadh nëse largohem, sidomos duke shqyrtuar këtë aspekt, nga pikëpamja e të tjerëve. Por duke qenë se qëllimi i im është që të shkruaj për gjëra dobiprurëse për ata që do t’i kuptojnë, më është dukur më e përshtatshme të ndjek të vërtetën efektive të gjërave se sa imagjinimin e tyre. Shumë veta kanë imagjinuar Republika dhe Principata që kurrë nuk janë parë e as nuk janë njohur si të vërteta. Por është një distancë aq e madhe midis mënyrës si jetohet nga mënyra si do të duhej të jetojmë, saqë ai i cili heq dorë nga ajo që bëhet për të ndjekur atë që duhet bërë, ai mëson më shumë si të humbasë se sa si të ruhet; sepse, ai që dëshiron të jetë plotësisht i mirë, ai nuk mund të evitojë të humbasë midis aq shumë të tjerëve që nuk janë të mirë»''. Eshtë e qartë se Machiavel-i dëshiron të verë në pah dallimin e qëndrimit të vet politik nga qëndrimet tradicionale. Këtë dallim ai e shfaq si dallim të synimit «për të vërtetën efektive» nga «imagjinata» për një problem a situatë politike, si dallim midis shteteve ashtu si janë dhe shteteve të imagjinuara, si dallim midis «mënyrës si jetohet» dhe «mënyrës si duhet jetuar». Preferimi i mënyrës së parë përcillet me ndryshimin e raportit të politikës ndaj asaj që është «e mirë», meqë si kriter tani del vlerësimi i një aksioni «të mirë», sipas rezultatit që sjell: «humbjen » apo «ruajtjen» e njeriut që e bën atë aksion. Duket se parimi moral dhe ideali i «të mirës», ashtu si e kishte kultivuar mendimi tradicional, relativizohet, sipas situatave, ku mund të sjell dobinë apo dëmin e njeriut. Mirëpo, a mjafton ky qëndrim për ta vlerësuar tërë pozicionin dhe qasjen e Machiavel-it si një utilitarizëm apo realizëm që braktis kërkesat për vlera të çmuara (drejtësia, moraliteti i veprimeve, vërtetësia etj.), e të cilat i kishte kultivuar gjatë shekujve mendimi klasik? ''Për të sqaruar raportin e mendimit të Machiavel-it ndaj mendimit klasik, është e nevojshme të merret në shqyrtim, njeri nga tekstet karakteristike, të cituara nga shumë autorë, ku Machiavel-i shprehimisht definon qëndrimin vet lidhur me këtë problem. Është fjala për parathënien e librit të parë të Ligjëratave. Në këtë parathënie, Machiavel-i e shikon kërkimin e vet mendor si përpjekje të zbulimit, të ngjashme me atë të «detarit që i ka hyrë kërkimit të ujërave dhe tokave të panjohura». Pastaj ai analizon qëndrimin e bashkëkohësve të vet ndaj antikitetit: në njërën ata i kushtojnë shumë vëmendje e vlerë madje edhe një cope të vogël të ndonjë statuje antike, me të cilën e dekorojnë shtëpinë apo u japin artistëve si model për t’u imituar; në anën tjetër, «shihen shembuj të mrekullueshëm që na paraqet historia e mbretërive dhe republikave të moçme; mrekullitë e mençurisë dhe të virtytit që i kanë bërë mbretërit, kapitenët, qytetarët, ligjvënësit që janë sakrifikuar për atdheun e tyre; mbasi që i shikojnë, siç duket, më shumë si objekte për admirim se sa për t’u imituar, apo aq shumë të braktisura sa nuk mbetet më asnjë gjurmë e atij virtyti antik, s’kemi si të mos jemi sa çuditërisht të habitur aq edhe thellësisht të prekur». Megjithatë, ai konstaton se është një dallim, sipas fushave, në qëndrimin e bashkëkohësve ndaj dijeve antike: derisa në fushën e drejtësisë, mjekësisë dhe arteve, antika shërben si burim i frymëzimit dhe imitimit, në fushën e politikës dhe të historisë nuk ka përpjekje për të përvetësuar dijet e moçme. Shkakun e kësaj mospërfillje të këtyre dijeve antike, Machiavel-i e gjen «më pak te gjendja e dobësisë që na e kanë shkaktuar veset e edukimit tonë të sotëm, se sa dëmet e shkaktuara nga ajo përtaci që krekoset e që mbretëron në shumicën e shteteve të krishtera, sa në mungesën e një njohje të vërtetë të historisë, nga leximi i së cilës nuk dinë më të nxjerrin frytin e as të shijojnë shijen që ato përmbajnë». Së këndejmi, mënyra e leximit të veprave historike të së kaluarës antike, nga bashkëkohësit, del e kufizuar ngase këta « ndalen vetëm te kënaqësia që ua ofron ndryshimësia e ngjarjeve që ajo ua paraqet». Machiavel-i u bën vërejtje bashkëkohësve «se as që u shkon mendja të imitojnë aksionet e bukura të së kaluarës: ky imitim u duket jo vetëm i vështirë , por edhe i pamundur; thuajse qielli, dielli, elementet dhe njerëzit të kishin ndryshuar rendin, lëvizjen dhe fuqinë e tyre, dhe sikur të ishin të ndryshëm ngase ishin dikur''. Eshtë e qartë se Machiavel-i, me faktin se përkufizimin e raportit të vet ndaj mendimit klasik e vë në parathënien e veprës së tij më të rëndësishme politike, dëshiron të theksojë peshën që ky mendim ka për të. Së pari, mund të theksojmë një «kundërthënie» që bie në sy edhe nga leximi i parë i parathënies. Machiavel-i, në njërën anë, e krahason ndërmarrjen e vet në mendimin politik me përpjekjet e guximshme për «zbulimin e ujërave dhe tokave të reja», pra pikërisht me zbulimin e Amerigo Vespucit. Në anën tjetër, ndërkaq, ai kritikon bashkëkohësit e vet që merren me histori e politikë, në dallim nga ata që merren me drejtësi, mjekësi e arte, të cilëve nuk u shkon mendja të imitojnë «mrekullitë e mençurisë dhe virtytit» të të moçmëve e as «aksionet e bukura» politike të së kaluarës. Pra, shihet se Machiavel-i ushqen jo vetëm një admirim ndaj kulturës politike antike, por madje thekson nevojën e imitimit sa të mençurisë aq edhe të aksioneve politike klasike. ''Veçanërisht, në Ligjërata, por edhe në Princi dhe në Historitë firenceze, ai shumë shpesh u referohet përvojave mendore e praktike të politikës së republikës së Romës, gjatë shtatë shekujve të ekzistimit të saj. Së këndejmi, interpretimet që flasin për një shkëputje të plotë midis mendimit politik klasik dhe këtij modern, të inauguruar, nuk duket fort i mbështetur. Por, kjo nuk do të thotë se, në dallim nga bashkëkohësit e vet, Machiavel-i në ndërmarrjen e vet mendore do t’i kushtohet imitimit të klasikëve. Këtu, «kundërthënia» e përmendur më sipër, bëhet më pak kundërthënëse: vërejtja e Machiavel-it ndaj bashkëkohësve ka parasysh karakterin e qëndrimit mendor ndaj kulturës politike klasike. Këta nuk dinë, në leximet e veprave të së kaluarës «të nxjerrin shijen që ato përmbajnë», mjaftohen me një qëndrim të sipërfaqshëm që u ofron vetëm një kënaqësi që del nga «ndryshimësia e ngjarjeve që sodisin». Pra, Machiavel-i kritikon qëndrimin pasiv e të sipërfaqshëm ndaj ngjarjeve të së kaluarës dhe veprave që kanë shkruar për ato. Qëndrimi të cilin Machiavel-i do ta kultivojë, në udhëtimin për zbulimin e së resë, është qëndrim i cili në sajë të analizës dhe shqyrtimit të kaluarës do të jetë i frytshëm për të sajuar modi e ordini nuovi, mënyra të reja të veprimit dhe rende apo institucione të reja politike që duhet t’i përgjigjen një epoke tjetër politike, rrethanave të reja historike. Machiavel-i i referohet shumë shpesh, në shkrimet e veta më të rëndësishme, së kaluarës, por ai arrin të ndërtojë një interpretim kritik e krijues ndaj saj, ngase studimin e së kaluarës nuk e shikon si qëllim në vete, por as si një instrument të thjeshtë që duhet të jetë i dobishëm për problemet e së tashmes politike e shoqërore në të cilën ai jeton''. Veç tjerash duhet përmendur edhe fakti se veprën e vet më të rëndësishme ia kushton shqyrtimit të dhjetë librave të një historiani romak, Tit-Livit. Mirëpo, sikurse edhe për Aristotelin, ai zhvillon një interpretim kritik rreth mendimeve dhe koncepteve të tij, pikërisht duke zhvilluar konceptin e vet mbi politikën. Kështu, zbulimin e së resë, në fushën e problemeve politike, të cilën e paralajmëron në parathënie, Machiavel-i nuk ngurron fare ta bëjë përmes analizës së hollësishme të dhjetë librave të Tit-Livit. Ky dialog kritik që ai mban me traditën filozofike nuk e pengon të zhvillojë gradualisht konceptet e veta (mbi ligjin, shtetin, llojet e regjimeve, virtytin, mbi raportin morali e politika, religjioni e politika etj.), koncepte këto që sjellin edhe kritikën dhe përmbysjen e teorive e koncepteve klasike. Kështu, Machiavel-i nuk e flak dhe nuk e përbuz pikëpamjen e Aristotelit. Por, përmes ri-mendimit të koncepteve të tij, duke krahasuar dallimet midis situatave politike të antikitetit dhe renesancës italiane, ai e orienton mendimin e tij në gjetjen e përgjigjeve ndaj problemeve që i prodhonin ngjarjet politike të kohës së tij. Kështu për shembull, Machiavel-i bën një kritikë të nocioneve bazë të ontologjisë aristoteliane: nocionit të natyrës, të substancës, të esencës, të përsosmërisë. ''Për mendimin klasik, ligjvënësit, në sajë të prodhimeve të tyre mendore, sajojnë një kushtetutë që themelon karakterin e një regjimi politik, përsosmërinë e tij dhe qëllimin e tij kah e mira e përgjithshme. Machiavel-i, ndërkaq bën të ditur që republika e Romës arriti një shkallë të lartë të përsosmërisë në sajë të një vargu ngjarjesh konfliktuese''. Në parathënien e Ligjëratave Machiavel-i thekson se shkaqet e inferioritetit të bashkëkohësve modernë ndaj të moçmëve, qëndrojnë në «përtacinë kryeneçe» si dhe në edukatën morale e fetare, siç shihet nga faqet që vijojnë. Situatën politike dhe atë moderne të bashkëkohësve ai e cilëson të mjerë, e ky mjerim hetohet edhe në faktin se ata e shohin të pamundshëm imitimin e aksioneve të bukura të klasikëve. Mundësinë e këtij imitimi të aksioneve të bukura, Machiavel-i e mbështet në një pikëpamje sa kozmologjike aq edhe antropologjike, me të cilat konstaton se bota dhe njerëzit e dy epokave janë të ngjashëm përkrah «rendi, lëvizja e fuqia». Ky qëndrim nuk e pengon Machiavel-in të hetojë, gjatë shqyrtimeve të tij edhe dallimet e rëndësishme midis dy epokave. E dallimet shqiten kryesisht, jo te natyra e njerëzve, por te mënyrat e ndryshme të krijimit të përgjigjeve mendore e institucionale ndaj ngjarjeve dhe sfidave që i hapin ato. ''Njëra nga pikat e rëndësishme të dallimit, midis pikëpamjes së Machiavel-it mbi politikën dhe pikëpamjes klasike, ka të bëjë me çështjen e origjinës së lirisë dhe fuqisë së një shteti. Botëkuptimi klasik e shikon regjimin më të mirë të mundshëm si rezultat të mençurisë dhe virtytit të ligjvënësve dhe qeveritarëve, që dalin nga elitat aristokratike, dhe e vlerëson atë sipas kriterit të rendit, harmonisë dhe stabilitetit të institucioneve të saj. Ky botëkuptim dominonte te klasikët grekë e romakë, por edhe disa rryma të rëndësishme politike në Renesancë e mbështetnin, duke përfshirë këtu edhe humanizmin qytetar. Në kaptinën e IV të librit të parë të Ligjëratave, Machiavel-i e shtron qartë një pikëpamje thellësisht të ndryshme. Këtë pikëpamje ai e zhvillon, megjithatë, përmes debatit me Tit-Livin dhe me bashkëkohësit e vet lidhur me një çështje nga historia politike e kaluar, me karakterin dhe natyrën e republikës së Romës, gjegjësisht me pyetjen se ku ishte burimi i lirisë dhe fuqisë së saj: «Nuk pajtohem me ata që i dënojnë grindjet e Senatit dhe të popullit, ngase këta dënojnë kështu atë që ishte parimi i lirisë, dhe se këta më shumë impresionohen me britmat dhe zhurmën që ato shkaktonin në sheshin publik se sa me efektet e mira që ato prodhonin». Tani, në vend të harmonisë dhe rendit, Machiavel-i lavdëron «virtytet» e grindjeve midis Senatit dhe popullit. Por ai nuk e ka fjalën për çfarëdo përçarje e grindje, por ato përçarje që janë në gjendje të prodhojnë «ligje të mira». Këto janë fryt «i këtyre turbullirave që shumica i dënojnë pa u hamendur''. Kështu, Machiavel-i i kundërvihet jo vetëm traditës filozofike greke por edhe asaj romake. Ciceroni në veprën De legibus (Mbi ligjin) e definon ligjin si «mendje të drejtë (recta ratio) që është e nxjerrë nga vullneti hyjnor, i cili përcakton të mirën dhe ndalon të kundërtën e saj. Meqë hyjnia për kulturën romake pagane nuk ishte zoti spiritual transcendent, si e kuptojnë religjionet monoteiste, tek ai ekziston një përputhshmëri midis Mendjes, si parim universal dhe Natyrës, që udhëhiqet me ligje të arsyeshme, si kriter me të cilin bëhet dallimi midis të mirës dhe të keqes, të drejtës e të padrejtës. Kështu, mendja dhe natyra në mendimin e Ciceronit përbëjnë një parim universal nga i cili ligjvënësit e republikave duhet të nxjerrin ligjet pozitive për ta organizuar realitetin politik, shoqërinë politike. Prandaj, arti i ligjvënësit del si aftësi për të zbatuar të drejtën natyrore, si e drejtë universale, në një shoqëri të caktuar, sipas rregullës së pajtueshmërisë, e përgjithshmja - e veçanta; ligjet pozitive dalin si emanacion i ligjit natyror. Kjo pikëpamje që supozon se ligjvënësi me mençurinë e tij, duke soditur parimet e përjetshme të Mendjes-Natyrës, arrin të sajojë ligje pozitive për një shoqëri politike, është krejt e ndryshme nga pikëpamja e Machiavel-it, i cili burimin e ligjeve e sheh brenda konflikteve politike, përmes përplasjes së interesave politike e ekonomike të dy grupeve kryesore shoqërore. Për Ciceronin dhe botën romake, hierarkia sociale mbështetet në një hierarki të supozuar natyrore, që nënkupton një ndarje të harmonishme e të drejtë të të drejtave dhe detyrave të qytetarëve. Mirëpo, kjo barazi formale e të drejtave të qytetarëve shoqërohet jo vetëm me mosbarazi ekonomike por edhe me atë politike, ngase funksionet e tyre do varen nga statusi social. Ciceroni flak mundësinë e çfarëdo barazie. ''Në shekullin e dytë para epokës sonë, historiani grek Polibi e shikonte kushtetutën romake si një trajtë origjinale të regjimit të përzier që ndërlidh elementet e monarkisë (konsulli), të aristokracisë (senati) dhe të demokracisë (populli). Regjim ky që në sajë të ekuilibrit midis këtyre elementeve bëri që Roma t’i rezistojë, për një kohë të gjatë rënies dhe shthurjes. Ciceroni e përvetësoi, në teorinë e vet politike, formulën e regjimit të përzier për ta emërtuar regjimin ideal, formulë kjo që duhej t’i siguronte «përjetësinë e shtetit dhe të drejtësisë». Kjo skemë politike nuk merrte parasysh ndryshimet konkrete të republikës romake, në veçanti të raporteve midis tri elementeve përbërëse të kushtetutës së saj. Ciceroni, si edhe shumë autorë të tjerë romakë, i kundërvinte interesave të popullit interesin e përgjithshëm, e këtë, sipas tij, duhej ta definonin prijësit e senatit, në sajë të mençurisë së tyre. Kështu që sovraniteti i popullit reduktohej në një fiksion. Machiavel-i, ndërkaq, zhvillon një koncept politik ku populli del si subjekt politik i mirëfilltë''. Në fakt, këtu, del për herë të parë, brenda filozofisë politike moderne, në mënyrë të elaboruar, ideja për popullin si subjekt politik. Antika greke, por edhe ajo romake, nuk pranonte mundësinë që demosi mund të jetë subjekt politik e aq më pak subjekt politik me ndonjë vlerë. Populli definohej si grup të cilit i mungojnë edukata dhe aftësitë etike e politike. Aristoteli e pa demokracinë jo si regjim politik të dëshirueshëm por si një realitet jo-të mirë por të paevitueshëm. Mesjeta, ndërkaq, do të ushqej përbuzje tejet të thellë ndaj popullit dhe termat që përdoren (vil, vilain) për të emërtuar popullin ose disa shtresa të tij janë përbuzëse. Në dallim nga kjo traditë, Machiavel-i jo vetëm që afirmon ndeshjet politike si të frytshme por në këtë ndeshje të interesave e pikëpamjeve i jep përparësi popullit si aktor politik. Machiavel-i na bën të ditur kështu, se përvojat politike, tregojnë se një zbatim i ngurtë i parimeve morale në politikë mund të nxisë rrjedhoja të dëmshme për paqen dhe sigurinë e një shteti. Nga kjo analizë e Machiavel-it, hetohet po kështu, se «mësimi» i Machiavel-it për princërit nuk është mësim i një mjeshtërie të paskrupullt të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit, realizimi i interesit egoist të sundimtarit, por përkundrazi, kriter i vlerësimit të vlerës së aksionit politik të princit është aftësia e tij për të realizuar të mirën e përgjithshme të shtetit. ''Machiavel-i, me zhvillimin e konceptit të tillë mbi politikën, nuk i kundërvihet vetëm mendimtarëve klasikë dhe atyre të mesjetës, por edhe shumë rrymave politike të kohës së tij, e madje edhe asaj rryme që konsiderohej se ka preokupimin kryesor lirinë brenda një republike që pranon edhe të drejtat dhe pjesëmarrjen e popullit në jetën politike. Pra, edhe ndryshe nga rryma e humanizmit qytetar''. Shumica e përfaqësuesve të humanizmit republikan, në renesancë, kishin si modelin kryesor republikën e Venedikut. Ata e mbështetnin si model nga se ajo arriti që një kohë të gjatë, që nga shekulli XIII, të funksionojë si shtet stabil dhe i zhvilluar. Venediku, arriti të mbajë trajtën e një regjimi të përzier, ku ekuilibrohej pushteti midis Këshillit të Madh, trup përgjegjës për rekrutimin e shumicës së oficerëve të shtetit, Senatit, i ngarkuar me punët e jashtme dhe ato financiare, dhe dozhi, me Këshillin e tij, që kishte funksionin e shefit të zgjedhur të qeverisë. Ishte fjala për sajimin e një amalgame midis elementeve të monarkisë, aristokracisë dhe demokracisë. Vendosja e këtij sistemi oligarkik pat shkaktuar, një kohë, kryengritje popullore të udhëhequra nga ata që i kishin humbur privilegjet. Këto çrregullime u qetësuan, Venediku pati një kohë të gjatë paqen e sigurinë (Serenissima, republika më e qetë). Derisa pjesa tjetër e Italisë iu nënshtrua sundimit të princërve (signori, zotërinjve), Venediku vazhdoi të kultivojë përkushtimin ndaj ideve republikane dhe vlerave të pavarësisë e të autonomisë. Donato Giannotti, (1492-1573), në Dialog mbi republikën e venedikasve (1526), e sheh arritjen e lidhjes midis lirisë dhe sigurisë te venedikasit si rezultat të drejtpeshimit midis tri instancave si dhe sistemit kompleks te votës dhe të zgjedhjes i cili bën të mundur që të zgjedhurit t’i japin përparësi interesit të përbashkët ndaj çdo interesi fraksionist. Në mbështetje të traditës venedikase, në fillim të shekullit XVI, mendimi politik i traditës republikane rilind në fillim të shekullit XVI. SEMINAR http://www.youtube.com/watch?v=PcBkpcfeDss
4:53:00 AM
iBra Servis Pc
Cikli Ulet, Detyre Kursi, EDUKIM
Mbi dygjuhësinë (bilinguizmin), pra rastet kur një individ flet dy gjuhë, pasi i duhen të dyja për komunikimin e tij të përditshëm, nuk është shkruar edhe aq shumë, në fakt. Sociologët gjuhësorë, në lëmin e të gjithë kësaj çështjeje, veçojnë bilinguizmin tek fëmijët, si stadin e parë moshor të përvetësimit të një dhe më shumë gjuhëve, por edhe si objektin më të paragjykuar të kësaj çështjeje. Me këtë term do të kuptohet aftësia që ka një subjekt, në rastin tonë konkret një fëmijë, për t’u shprehur saktë në dy gjuhë, për t’i njohur ato në mënyrë të rregullt e për t’i pasur të dyja si gjuhë zyrtare. Ka disa arsye apo faktorë të cilët çojnë fëmijët drejt mësimit të dy gjuhëve, ndër të cilët dy kryesorët janë prejardhja dhe vendbanimi i familjes si edhe shkolla. Paragjykimet dhe të vërtetat Për fëmijët bilingualë thuhet se ata nisin të flasin shumë më vonë se të tjerët, madje në jo pak raste, ata dyshohen si fëmijë të sëmurë, pikërisht nga kjo vonesë. Gjithashtu, ai do të ketë vështirësi në zhvillimin e zonës cerebrale e cila është e lidhur me gjuhën dhe mësimin e saj, por edhe me zhvillimin e aftësive të tjera konjitive si edhe për të thuhet se nuk do të jetë asnjëherë i aftë të menaxhojë saktë dhe plotësisht, asnjërën nga dy gjuhët. Në fakt, sipas sociologëve gjuhësorë, këto janë vetëm paragjykime, sepse e vërteta qëndron ndryshe. Bilinguizmi tek fëmijët do të thjeshtojë mësimin edhe të një gjuhe të tretë apo të katërt prej tyre. Kërkime të ndryshme kanë treguar se bilinguizmi ka efekte shumë pozitive në zhvillimin e disa zonave të trurit, përveç asaj të lidhur me gjuhën. Gjithashtu, sipas studiuesve, periudha më e mirë e të mësuarit të një apo më shumë gjuhëve, krahas asj që fëmija praktikon më shpesh, është mosha nga 0 deri në 10 vjeç. Trajtojeni si një lojë Nga mosha 12 deri në 20 muajsh, fëmijët nisin të riprodhojnë tingujt që dëgjojnë dhe t’i lidhin ato bashkë për të krijuar fjalët e para, edhe pse nuk jua dinë farë kuptimin shprehjeve që thonë. Kjo është faza kur fillon të marrëjetë edhe komunikimi i saktë. Shkëmbimi i komunikimit prind-fëmi, fillon si një lojë dhe fjalët që përdoren i përkasin ambjentit përreth dhe janë konkrete, pra gjithçka që fëmija ka mundësi të shohë dhe prekë, duke mos e ngatërruar atë me abstraksionizma apo koncepte të cilat mendja e tij nuk arrin t’i kapë. Kurse në moshën 2 deri në 5 vjeç, fëmijët nisin të eksperimentojnë edhe funksionin simbolik të gjuhës, që do të thotë fillojnë të emërtojnë edhe ato gjëra të cilat nuk i shofin dhe i prekin. Kuptojnë domethënien e shumë fjalëve, edhe pse mund të mos i përdorin shumë këto fjalë, gjatë bisedave të tyre të përditshme. Fëmijët në fazën e parë të mësimit të gjuhës dëgjojnë dhe memorizojnë, më pas fillojnë të përsërisin me veten dhe në fund do mundohen të shqiptojnë, në mënyrë jo të saktë kuptohet, ato që kanë dëgjuar. Një person, një gjuhë Ky është sistemi më i përdorshëm në familje, një person flet një gjuhë, ose më saktë, prindi i drejtohet fëmijës së tij në një gjuhë të vetme, kurse fëmija, për komunikuar me prindin, duhet të përdorë sërish të njejtën gjuhë. Gabimi që bëjnë përgjithësisht prindërit, por që duhet ta shmangin në mënyrë absolute, është kalimi i herë pas hershëm dhe në mënyrë të paparalajmëruar, është kalimi nga një gjuhë në tjetrën, duke e çoroditur fëmijën dhe krijuar tek ai, konfuzion. Gabimi më i madh që bëjnë shumë prindër, është përdorimi i gjuhës mëmë, apo edhe i gjuhës së dytë vetëm në një rast të caktuar. Përshembull, nëse prindërit e përdorin gjuhën amtare vetëm në rastet kur qortojnë fëmijën, atëherë ky fëmijë, do ta perceptojë këtë gjuhë si “të padëshiruar” sepse e lidh me situatën e qortimit. Bilingualë në të përditshmen Në rastet kur prindërit, për zgjedhje të dëshiruar apo të detyruar, vendosin të rrisin një fëmi bilingual, është shumë e rëndësishme që në të përditshmen e fëmijës, të ketë vend për të dyja gjuhët, nëse prindërit duan që ky fëmijë t’i përthithë të dyja gjuhët. Kështu çdo gjë do të përkthehet në të dyja gjuhët, në mënyrë që fëmija t’i kapë ato të dyja dhe të njohë botën përmes të dyjave. Mos u shqetësoni për vogëlushin, sepse aftësitë e tij njohëse dhe perceptuese janë në zhvillim e sipër, kur ai është i vogël, ndaj edhe është më mirë që këtë metodë të përdorimit të dy gjuhëve, ta aplikoni që kur ai nis të flasë fjalët e para. Nëse dy prindër, duan t’i mësojnë fëmijës së tyre një gjuhë të huaj, kujdesi duhet të jetë i madh, asi Mbi dygjuhësinë (bilinguizmin), pra rastet kur një individ flet dy gjuhë, pasi i duhen të dyja për komunikimin e tij të përditshëm, nuk është shkruar edhe aq shumë, në fakt. Sociologët gjuhësorë, në lëmin e të gjithë kësaj çështjeje, veçojnë bilinguizmin tek fëmijët, si stadin e parë moshor të përvetësimit të një dhe më shumë gjuhëve, por edhe si objektin më të paragjykuar të kësaj çështjeje. Me këtë term do të kuptohet aftësia që ka një subjekt, në rastin tonë konkret një fëmijë, për t’u shprehur saktë në dy gjuhë, për t’i njohur ato në mënyrë të rregullt e për t’i pasur të dyja si gjuhë zyrtare. Ka disa arsye apo faktorë të cilët çojnë fëmijët drejt mësimit të dy gjuhëve, ndër të cilët dy kryesorët janë prejardhja dhe vendbanimi i familjes si edhe shkolla. Paragjykimet dhe të vërtetat Për fëmijët bilingualë thuhet se ata nisin të flasin shumë më vonë se të tjerët, madje në jo pak raste, ata dyshohen si fëmijë të sëmurë, pikërisht nga kjo vonesë. Gjithashtu, ai do të ketë vështirësi në zhvillimin e zonës cerebrale e cila është e lidhur me gjuhën dhe mësimin e saj, por edhe me zhvillimin e aftësive të tjera konjitive si edhe për të thuhet se nuk do të jetë asnjëherë i aftë të menaxhojë saktë dhe plotësisht, asnjërën nga dy gjuhët. Në fakt, sipas sociologëve gjuhësorë, këto janë vetëm paragjykime, sepse e vërteta qëndron ndryshe. Bilinguizmi tek fëmijët do të thjeshtojë mësimin edhe të një gjuhe të tretë apo të katërt prej tyre. Kërkime të ndryshme kanë treguar se bilinguizmi ka efekte shumë pozitive në zhvillimin e disa zonave të trurit, përveç asaj të lidhur me gjuhën. Gjithashtu, sipas studiuesve, periudha më e mirë e të mësuarit të një apo më shumë gjuhëve, krahas asj që fëmija praktikon më shpesh, është mosha nga 0 deri në 10 vjeç. Trajtojeni si një lojë Nga mosha 12 deri në 20 muajsh, fëmijët nisin të riprodhojnë tingujt që dëgjojnë dhe t’i lidhin ato bashkë për të krijuar fjalët e para, edhe pse nuk jua dinë farë kuptimin shprehjeve që thonë. Kjo është faza kur fillon të marrëjetë edhe komunikimi i saktë. Shkëmbimi i komunikimit prind-fëmi, fillon si një lojë dhe fjalët që përdoren i përkasin ambjentit përreth dhe janë konkrete, pra gjithçka që fëmija ka mundësi të shohë dhe prekë, duke mos e ngatërruar atë me abstraksionizma apo koncepte të cilat mendja e tij nuk arrin t’i kapë. Kurse në moshën 2 deri në 5 vjeç, fëmijët nisin të eksperimentojnë edhe funksionin simbolik të gjuhës, që do të thotë fillojnë të emërtojnë edhe ato gjëra të cilat nuk i shofin dhe i prekin. Kuptojnë domethënien e shumë fjalëve, edhe pse mund të mos i përdorin shumë këto fjalë, gjatë bisedave të tyre të përditshme. Fëmijët në fazën e parë të mësimit të gjuhës dëgjojnë dhe memorizojnë, më pas fillojnë të përsërisin me veten dhe në fund do mundohen të shqiptojnë, në mënyrë jo të saktë kuptohet, ato që kanë dëgjuar. Një person, një gjuhë Ky është sistemi më i përdorshëm në familje, një person flet një gjuhë, ose më saktë, prindi i drejtohet fëmijës së tij në një gjuhë të vetme, kurse fëmija, për komunikuar me prindin, duhet të përdorë sërish të njejtën gjuhë. Gabimi që bëjnë përgjithësisht prindërit, por që duhet ta shmangin në mënyrë absolute, është kalimi i herë pas hershëm dhe në mënyrë të paparalajmëruar, është kalimi nga një gjuhë në tjetrën, duke e çoroditur fëmijën dhe krijuar tek ai, konfuzion. Gabimi më i madh që bëjnë shumë prindër, është përdorimi i gjuhës mëmë, apo edhe i gjuhës së dytë vetëm në një rast të caktuar. Përshembull, nëse prindërit e përdorin gjuhën amtare vetëm në rastet kur qortojnë fëmijën, atëherë ky fëmijë, do ta perceptojë këtë gjuhë si “të padëshiruar” sepse e lidh me situatën e qortimit. Bilingualë në të përditshmen Në rastet kur prindërit, për zgjedhje të dëshiruar apo të detyruar, vendosin të rrisin një fëmi bilingual, është shumë e rëndësishme që në të përditshmen e fëmijës, të ketë vend për të dyja gjuhët, nëse prindërit duan që ky fëmijë t’i përthithë të dyja gjuhët. Kështu çdo gjë do të përkthehet në të dyja gjuhët, në mënyrë që fëmija t’i kapë ato të dyja dhe të njohë botën përmes të dyjave. Mos u shqetësoni për vogëlushin, sepse aftësitë e tij njohëse dhe perceptuese janë në zhvillim e sipër, kur ai është i vogël, ndaj edhe është më mirë që këtë metodë të përdorimit të dy gjuhëve, ta aplikoni që kur ai nis të flasë fjalët e para. Nëse dy prindër, duan t’i mësojnë fëmijës së tyre një gjuhë të huaj, kujdesi duhet të jetë i madh, asi prindërit nuk janë mësues e për rrjedhojë nuk dinë të gjithë metodat që përdoren për të mësuar një fëmi. Psikologët e gjuhës këshillojnë punën me metodat edukative dhe të të mësuarit me libra të ilustruara, dvd dhe regjistrime zanore. Megjithatë, zgjidhja më e mirë është punësimi i një mësuesi, ose dërgimi i fëmijës në kurse gjuhe, përmes së cilave ai të mësojë në mënyrë korrekte. Gabimet që bëhen Të mësosh një gjuhë, veçanërisht në vitet e para të jetës, duhet të jetë argëtuese sikurse është një lojë. Fëmija në këtë mënyrë duhet të perceptojë mësimin e gjuhës si një moment zbulimi të diçkaje të re. Qëllimi i mësimit është komunikimi, ndaj nëse fëmija gabon gjatë proçesit të mësimit, qortimi ndaj tij nuk duhet të jetë i ashpër, por duhet bërë me kujdes sepse ai duhet ta perceptojë të gjithën këtë si një lojë. Nëse fëmija gabon me termat, në vend që ta qortoni dhe të kërkoni prej tij t’ju thotë edhe njëhërë termin e saktë, më mirë silljani ju fjalën e duhur.në këtë mënyrë, automatikisht, fëmija do të memorizojë modelin e duhur dhe në një moment të dytë, do të korigjohet vetë. Bilinguizmi është pasuri Nëse më përpara , të flisje dy gjuhë, ishte diçka e rrallë dhe merrej si vlerë, sot ky fenomen është më se i zakonshëm, madje “duhet të ndodhë” patjetër. Jo vetëm për të qenë sa më pranë mundësive të mëdha, si në punë, ashtu edhe jashtë saj në shkollë e shoqëri, është shumë e rëndësishme që në kurrikulumin e gjithësecilit prej nesh, të figurojnë si të njohur nga në, të paktën dy gjuhë, ajo amtare dhe një e huaj. Të jesh bilingual, në një shoqëri e cila ka vetëm një gjuhë zyrtare, është një sfidë, e cila shkon edhe më përtej kur bëhet fjalë për njohjen e dy a më shumë gjuhëve të huaja. Mësimi i dy gjuhëve që në fëmijëri, nuk e bën fëmijën më inteligjent, por sigurisht e bën atë edhe më të shkathët për të kaluar nga një sistem gjuhësor, në një tjetër. Sipas disa studimeve, fëmijët bilingualë, janë më të hapur dhe më kritikë ndaj realitetit, pranojnë më me lehtësi multikulturalizmin dhe kur rriten janë më të aftë të mësojnë një gjuhë të tretë, të katër a më shumë. prindërit nuk janë mësues e për rrjedhojë nuk dinë të gjithë metodat që përdoren për të mësuar një fëmi. Psikologët e gjuhës këshillojnë punën me metodat edukative dhe të të mësuarit me libra të ilustruara, dvd dhe regjistrime zanore. Megjithatë, zgjidhja më e mirë është punësimi i një mësuesi, ose dërgimi i fëmijës në kurse gjuhe, përmes së cilave ai të mësojë në mënyrë korrekte. Gabimet që bëhen Të mësosh një gjuhë, veçanërisht në vitet e para të jetës, duhet të jetë argëtuese sikurse është një lojë. Fëmija në këtë mënyrë duhet të perceptojë mësimin e gjuhës si një moment zbulimi të diçkaje të re. Qëllimi i mësimit është komunikimi, ndaj nëse fëmija gabon gjatë proçesit të mësimit, qortimi ndaj tij nuk duhet të jetë i ashpër, por duhet bërë me kujdes sepse ai duhet ta perceptojë të gjithën këtë si një lojë. Nëse fëmija gabon me termat, në vend që ta qortoni dhe të kërkoni prej tij t’ju thotë edhe njëhërë termin e saktë, më mirë silljani ju fjalën e duhur.në këtë mënyrë, automatikisht, fëmija do të memorizojë modelin e duhur dhe në një moment të dytë, do të korigjohet vetë. Bilinguizmi është pasuri Nëse më përpara , të flisje dy gjuhë, ishte diçka e rrallë dhe merrej si vlerë, sot ky fenomen është më se i zakonshëm, madje “duhet të ndodhë” patjetër. Jo vetëm për të qenë sa më pranë mundësive të mëdha, si në punë, ashtu edhe jashtë saj në shkollë e shoqëri, është shumë e rëndësishme që në kurrikulumin e gjithësecilit prej nesh, të figurojnë si të njohur nga në, të paktën dy gjuhë, ajo amtare dhe një e huaj. Të jesh bilingual, në një shoqëri e cila ka vetëm një gjuhë zyrtare, është një sfidë, e cila shkon edhe më përtej kur bëhet fjalë për njohjen e dy a më shumë gjuhëve të huaja. Mësimi i dy gjuhëve që në fëmijëri, nuk e bën fëmijën më inteligjent, por sigurisht e bën atë edhe më të shkathët për të kaluar nga një sistem gjuhësor, në një tjetër. Sipas disa studimeve, fëmijët bilingualë, janë më të hapur dhe më kritikë ndaj realitetit, pranojnë më me lehtësi multikulturalizmin dhe kur rriten janë më të aftë të mësojnë një gjuhë të tretë, të katër a më shumë.
Subscribe to:
Posts (Atom)