IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



KUBIMI
Qëllimi   kësaj teknike është që të nzirren sa më shumë ide për temën,. Kjo teknikë përdoret në fazën e evokimit kur përmbajtja është e njohur për nxënësit dhe përdoret në reflektim pasi ata të kenë zotëruar njohuri për temën.Varsisht nga natyra e temës mund të përdoret edhe në fazën e realizimit të kuptimit.
1 Prezentohet tema   (aparati i radios,pema e mollës etj)
2 Kërkohet që të bëhet një përfytyrim për temën
3 Zbulohen 6   fazat nëpër të cilat do të punohet (shkruhet në mënyre individuale,(në sejcilën faze ipen udhëzimet se çfar duhet të shkruhet ,dhe në mes të fazave   ipet hapësirë   që nxënësit të shkruajnë, :

4 PËRSHKRUAJE - dukjen,formën ,ngjyren ,madhësinë e objektit që e kemi temë    
5 KRAHASOJE, me diç tjetër ,në qka është e ngjajëshme ose dallo.

6 SHOQËROJE,tregoni çfar u kujton,i`u lidhë ndonjë ngjarje nga jeta me të.

7 ANALIZOJE,si është ndërtuar prej cilave pjesë ,faza përbëhet ajo?

8 ZBATOJE,Ç`na duhet ,përse e përdorim?

9 ARSYETOJE,është e mire apo e keqe,përse?

Në klasë të ulëta mund të punohet me më pak se 6 faqet e kubit.
Ёshtë teknikë e përshtatëshme edhe për orë të përsëtitjeve, për të bërë përseritjen në formë të lojës.Në sejcilën nga 6 faqet e kubit shkruhet nga një pyetje ,problem i mësimit,detyrë etj. Pastaj hudhet kubi dhe cila faqe të bije ,trajtohet ajo pjesë apo ai problem.

PESVARGËSHI-
Kjo teknikë mund të përdoret në dy faza të ores mësimore evokim dhe reflektim.
Ecuria e aplikimit është kjo:
1 shkruhet emir i temës,apo një emër që ka të bëjë me temën si: Stina, Qeveria, Naimi ,Qeni etj.
2 Nën emër, nxënësit individualisht gjejnë 2 mbiemra,3 folje ,1 fjali dhe sinonimin e emrit.(shih shembujtë më poshtë):

Emri           -         Qeni                                             -mësuesi
2 mbiemra -         i urtë   ,i shpejtë                       - i   dijshëm,bashkohor
3 folje         -         ulurinë,   kafshon .vrapon             -arsimo,meson,edukon
1 fjali         -         Qeni i uritur ulurinë natën       -Mësuesi bashkohor jep dije
sinonimi     -           Besnik                                       - I popullit

3.Tek klasa e pare dhe e dytë ,emrat dhe foljet mund të nxirren duke u shtruar nxënësve pyetjet:Si duket?, Çfar pamje ka?,Çfare është?..etj. për të gjetë mbiemrat dhe
Pyetjet:Çfar bënë…?...për t gjetë foljet


DLTA –(Dëgjim dhe mendim I drejtuar)-

Dallon nga DRTA në të vetmin segment se tek DRTA leximi bëhet në mënyrë individuale,ndërsa tek DLTA,lexon një me zë (Arsimtari apo një nxënës), tjerët ndëgjojnë .Fazat tjera janë të njëjta.Kjo teknikë ka përparsi nga DRTA në rastet kur kemi   mungesë tekëstesh,ose kur nxënësit nuk   i   respektojnë ndalesat   gjatë leximit.


DRTA -   ( lexim dhe mendim i drejtuar ) dhe
Etapat e aplikimit ipen me pika në kryerresht:
• Fillojmë   duke prezentuar   autorin e tekëstit dhe duke dhënë udhëzime se leximi bëhet individual dhe se patjetër duhet respektuar ndalesat në tekëst.Pra leximi bëhet me ndalesa..Nëse fillohet kështu kjo pjesë paraqet EVOKIMIN.
Kjo   teknikë mbulon tri fazat e ores mësimore.Mirëpo thelbi teknikës mbulon fazën e 


REALIZIMIT TË   KUPTIMIT .


• Lexohet paragrafi I pare.Kur nxënësit ta përfundoin leximin e këtij paragrafi mbyllin tekëstin
• Pas këtij leximi nxënësve u shtrohen pyetjet varsisht nga natyra e përmbajtjes:Si u ndiet gjatë leximit?,Çfar kuptuat nga kjo pjesë që lexuat?Si do të vazhdoi tregimi apo ngjarja?Përse mendoni kështu?. Në mes   të pyetjeve nxënësve u lihet hapsirë të mendojnë.Dhe përgjigjëjet e tyre duhet pranuar .
• Hapa të njëjtë merren edhe tek leximi I pjesës 2,3… etj.   Para leximit të fundit shtohet edhe pyeteta : Si do të përfundoi ngjarja?
• Pas leximit të fundit pyesim: A përfundoi ngjarja si e menduat?,Cila është çështja që trajtohet? ,Çfar mendoni se është mesazhi I tekëstit?. Gjatë përgjigjëjeve të nxënësve mësuesi duhet të jap mundësi që ata të flasin me njëri tjetërin e jo perms mësuesit.Këtë mësuesi e arrinë duke dhënë pyetjet dhe duke miratuar përgjigjëjet me lëvizëje të kokës.


      REFLEKTIM


• Mësuesi nxjerr në dërrasë të zezë mesazhet e tekëstit me thënje të kuptuera si:
      ,,E keqja më e madhe është ti japësh vet të keqës rendësi të madhe” ose
                ,,Durimi është më e madhëja trimëri”
• Reflektimi përfundo duke diskutuar për mesazhin e këtyre thënjeve.
________________________________________________________________________

Teknikat   e  mesimdhenjes

SHQYRTIM KATEGORIZUES

 Këtë teknikë zakonisht e aplikojmë në fazën e Reflektimit. Qëllimi i kësaj teknike është kategorizimi i një përmbajtje nëpër kategori.Numëri i kategorive mund të jetë dy e më shumë. Nëse marrim shembullin   e përmbajtjes “Bleta”,Kategoritë mund të jenë:Sjellja,vetitë fizike, Dobia, Banimi etj.

Një kategorizim i tillë mund të bëhet në lendë të ndryshme :Gjuhë shqipe shembull një   përmbajtje leximi apo një fjali mund të kategorizohet   në njësi gramatikore:emra , mbiemra ,folje ,përemëra, ndajfolje ,lidhëza etj(shih tabelen më poshtë.) . Kategorizimi bëhet perms tabelës e cila mund tu ipet nxënësve e gatëshme dhe më pas nxënësit   bëjnë plotsimin e saj. Por ,kategorizimin mund ta bëjnë vet nxënësit   ashtu si ata mund ti ndajnë problemet nepër kategori.   Më   poshtë shih një shembull të një tabele për kategorizim në gjuhë shqipe e letërsi.
  Përmbajtjet për kategorizim   marren zakonisht nga braistormingu me nxënës ose nga informacionet e grumbulluara gjatë përpunimit të një tekësti.
-Kategorizimi mund të fillohet   në mënyrë individuale.
-Më pas bëhet   rishikimi në çifte dhe në grup.
-Dhe në fund përmbledhja e këtyre kategorizimeve prezentohet para klasës   në fleta të mëdha apo në drrasë të zezë.

Emra Mbiemra Përemëra folje ndajfolje Lidhëza

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels