Pages - Menu
▼
UDHËTIMI ME TË VERBRIN
Mirdita i them,
ktheu kokën,sa dëgjoi,
ai shikim, i çuditshëm,
shumë ,më lëndoi,
Po flisja ,me veten,
pse shikoi, me habi,
ai njeri i verbër ,njeri pa njeri,
Shikimi i tij ,
shikim ,me boshllëk,
jeton në errësirë,
dhe dritë s'ka kush i jep,
I lindur i verbër,
dritën kurrë ,se pa,
zgjuarsinë e tij,
njeri nuk, e ka,
Ky njeri, i verbër,
çdo ditë, udhëton,
ka frikë, errësirën,
dashurinë e njerëzve ,kërkon.