IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Pellazgët - Shqiptarët

Ishte një ditë
Që pellasgjitë
Posi një dritë
Mbuluan dhenë
Duall ng' Asia 

Si mizëria
Dhe me ania
E hodhë denë.
Pas pakë herë,
Duke përzjerë
Ca me të tjerë,
Bënë elinët,
Dhe duke ndarë
Syresh një farë,
Si ka të ngjarë,
Bëri llatinët.
Edhe të tjerët
E më të ndjerët,
Të papërzjerët,
Pellasgjinj mbenë
Maqedhoninjtë
E ilirinjtë
E mollosinjtë,
Gjith' ata qenë.
Dhe ata janë
Prindërtë tanë,
Pastaj na thanë
Na shqipëtarë
Mundim të themi
Ne ata jemi,
Atë gjak kemi,
Si dhe shtyparë.
Thot' Herodoti,
Në Tomor zoti
Shtëpi qëmoti
Kishte Dhodhonë
Eshtë m'e vjetër
Ngaha çdo tjetër,
Shumë më tepër,
Kjo gjuha jonë.
Ne kurdoherë
Burra të ndjerë
Edhe të vlerë
Jemi treguar;
Me grekërinë
Dhe me Persinë,
Me gjith' Asinë
Kemi lëftuar.
Me Lekën vamë,
Muntmë Daranë,
Datën i dhamë
Gjithë Asisë
Burr' u dëftyem,
Të gjith' i thyem,
Përmbys e kthyem
Fron' e Persisë.
Të tërë dhenë,
Den' e sterenë,
Sa kombe qenë
Në këmb i vumë
Dhe mbretëruam
Kudo që shkuam,
Tekdo lëftuam,
Vëndin e zumë.
Me Pirron vamë
Romës i ramë,
Llatint' i vramë
E i tmeruam;
Me Skënderbenë
Tyrqve sa qenë
U dhamë dhenë
Dhe i dëbuam.
Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarët?
Bota s'kuxonte
Që t'u qëndronte,
Po kush lëftonte?
Ne shqipëtarët.
Pastaj u ndruam,
Se s'kupëtuam
Dhe nuk e çquam
Të mirën tënë
Gjaknë për botë
E derthmë kotë,
Njeri ç'të thotë?
Nuk ishte thënë!
Mbajtmë Tyrqinë,
Ngjallmë Greqinë,
Ndihm' Italinë.
Po Shqipërinë?
Pse s'u munduam?
Për kë lëftuam?
Neve ç'fituam?
Ç'kemi taninë?


Related Posts:

  • Poezia GJUHA Jone Naim FrasheriGjuha JonëVëllezër shqipëtarë!Të prekim urtësinë,Të zëm' udhën e mbarë,Të ngjallim Shqipërinë.Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë,Po sot në ditët tënëTë metë të mos ketë.E ka nderuar zotiGjithënjë Shqipërinë,Ish fort mi… Read More
  • Pikëpamjet Patriotike dhe Botëkuptimi i veprave te Naim FrasheritPikëpamjet Patriotike dhe BotëkuptimiVepra e Naimit shprehu në mënyrë të plotë e me forcë artistike idealet më të përparuara të Rilindjes, idetë patriotike, demokratike e iluministe që do ta udhëhiqnin shoqërinë shqiptare për… Read More
  • Fjalët e Qiririt Naim Frasheri - vargjet e poeziseFjalët e QiriritNë mes tuaj kam qëndruarE jam duke përvëluar,Që t'u ap pakëzë dritë,Natënë t'ua bënj ditë.Do të tretem, të kullohem,Të digjem, të përvëlohem,Që t'u ndrinj mir' e të shihni,Njëri-tjatërin të njihni.Për ju do të… Read More
  • Analize Poema Bageti e BuqesiBagëti e Bujqësia (analizë)Poema "Bagëtia e bujqësia" u botua më 1886. Është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo vetëm të Naimit, por edhe të krejt letërsisë së Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kënduar… Read More
  • Analize Poema "Historia e SkënderbeutHistori e Skënderbeut(analizë)Poema epike "Historia e Skënderbeut" u botua më 1898, dy vjet para vdekjes së Naimit. Kjo vepër e fundit që botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me patos të fuq… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels