IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
    Pritja ne spital e pacientit dhe njohja me te. 
Menyrat e pritjes dhe rregullat e pranimit te pacientit ne spital.
Parimet baze te lidhura me kujdesjet infermieriore qe duhet t’i jepen te semurit te sapo shtruar ne spital.
Masat qe duhet te marre infermierja ,per te ndihmuar te semurin gjate shtrimit per pershtatjen ose eleminimin e defejtit emocional. Dihet qe eksperienca e gjithsecilit ne lidhje  me shendetin ,eshte e ndryshme. Disa semuren papritur,disa pesojne demtime,disa te tjere mund te kene pasur kohe qe ndihen te shqetesuar . por te gjithe kane nevoje,per kujdesje dhe trajtim mjeksor.keto kujdesje,personat e semure mund t’i kerkojne ne ambulance ose spitale.

Nje ambulance permbledh keto specialitete.
.kabinet per konsultimin e femijeve nga 0-1 vjec.
.kabinet per vizitat e femijeve te semure nga 0-7 vjec dhe nga 7-14vjec.
.kabinet per vizitat e te semureve me patologji te ndryshme ne zemer,veshka,mushkeri etj.
.kabinet per konsultimin e grave shtatzana dhe problemeve te tjera genitale.
.kabinet kirurgjie.
.laborator biokimik.
.nje mikro salle,per mikro kirurgjine.
.dhomen e injeksioneve.
Ne ambulance punojne mjek dhe infermiere te specializuar ne keto dege. Indvidet qe kane shqetesime te ndryshme shendetsore,drejtohen ne ambulance. Injeksionet e ndryshme qe mjeku rekomandon,behen nga infermieret,ne shtepine e pacientit ose ne ambulance,sipas gjendjes shendetsore te tij. Kujdesi i pare per te semuret kryhet ne ketoinstitucione shendetsore. Shume individe me probleme te shendetit,preferojne te mjekohen ne spitale. Shtrimi ne spital per pacientin eshte nje periudhe kritike per te. Ai ndihet i shqetesuar per shume arsye,sjellja dhe aftesia komunikuese e infermieres dhe e pjesetareve te tjere te ekipit shendetsor influencojne shume ne moralin e tij. Kur nje person i semure mberrin ne spital,ai paraqitet ne ambulancen e pranimit. Per shembull te semuret qe jane te aksidentuar dhe ato me semundje akute ndihmen e pare e marin ne urgjence. Ne rastet kur pacientet paraqiten pa rekomandim dhe epikrize,infermierja ploteson gjeneralitet,ketu perfshihen,emri,mbiemri,mosha,seksi,gjinia,adresa,profesioni,besimi fetar,gjendja shoqerore dhe trajtimet qeka perdorur me pare. Nese gjendja shendetsore e te semurit  eshte e rende,ne kete rast te dhenat i jep familjari qe ka shoqeruar te semurin. Pas rregjistrimit ne kartelen individuale te ketyre te dhenave dhe vendosjes se diagnozes nga mjeku,i semuri dergohet ne nje repart te specializuar.
Nga ambulanca e pranimit i semuri mund te marre kater drejtime. 
1.Ne dhomat e observimit.
2.Ne terapine intensive.
3.Ne repartet e sherbimit te specializuar,qe mund te jete pavion ose klinike.
4.Ne sallen e operacionit.
Nese i semuri eshte ne gjendje te rende,ai percillet direkt ne repartin e reanimacionit.
Kur diagnoza nuk eshte e qarte dhe mjeku nuk ka vendosur per shtrimin ne spital,pasi shenjat klinike jane te pa mjaftueshme,i semuri mbahet ne observim per 24 ore. Ne kete rast te semuret vendosen ne nje salle observimi. Infermierja merr shenim,nese ai ka perdorur ne shtepi,ose ne kohen perpara shtrimit medikamente,kryhen analizat laboratorike te nevojshme. I semuri mund te marre kujdes paraoperator,ne se ka nevoje dhe vizitohet nga specialist.   


                                               Njohja me pacientin.
Infermierja informohet nese i semuri,ka alergji nese ka perdorur qetesues etj. Keto te dhena i raportohen  mjekut. Me pas i semuri egzaminohet prej mjekut te dhomes. Ky egzaminim perfshin. Anamnezen,egzaminimin fizik dhe analizat laboratorike te zakonshme si,gjsk komplet,urine komplet,dhe radioskopi toraksi.
Ne kontaktin e pare me te semurin,infermierja e vezhgon dhe e degjon te semurin me kujdes. Shenimet qe ajo merr ne kete faze jane vecanerisht te rendesishme per vleresimin e nevojave te pacientit. Keto,observime ndihmojne po ashtu ne vendosjen e diagnozes e infermierore dhe formojne bazen e programit te kujdesit infermieror,per te semurin. Ne fakt ato mund te ndihmojne te gjithe ekipin shendetsor per arritjen e plotesimit te objektivit themelor te ndihmoje te semurin te perballoje nevojat e tij fiziologjike,psikologjike dhe sociale.
Njohja mepacientin fillon qe me takimin e pare infermiere pacient. Ajo eshte nje procedure e gjate,ku metodat komunikuese luan nje rol shume te rendesishem. Komunikimi ka keto qellime,mbledhjen e te dhenave,dhenien e informacioneve te ndryshme,identifikimin e problemevee,vleresimin e ndryshimeve,mesimdhenien,mbeshtetjen psikologjike dhe keshillimin mbi terapine.



                               SIDA( AIDS)
Sindromi i imunodeficiences se fituar,AIDS eshte manifestimi me i rende ne spektrin klinik te semundjes te shkaktuar nga infeksioni i virusit HIV. Ky sindrom perkufizohet si nje shfaqje e infeksioneve te renda oportuniste,neoplazive dhe manifestimeve te tjera te renda e me pasoje per jeten,qe jane rezultat i imunodeficitit qelizor te vazhdueshem. Ne vitin 1981 ne SHBA,u verejt nje rritje e papritur e rasteve me pneumoni nga Pneumocystis carinii dhe me tumore te rralla si Sarkoma Kaposi. Keto patologji prekin kryesisht adulte te rinj homoseksuale. Duke u studiuar ecuria epidemiologjike e rasteve,u pa se kishim te benim me nje entitet me natyre infektive. Pas 2 vjet kerkimesh,ne fund te vitit 1983 u izolua agjenti patogjen ne laboratoret e virologjise ne Insitutin Pasteur dhe ne Institutin Kombetar te Tumoreve. Ky agjent etiologjik ne fillim u quajt virusi LAV,me pas mori emrin perfundimtar HIV. Virusi HIV ka 2 serotipe,HIV-1 dhe HIV-2. HIV-1 eshte shkaktari i AIDS ne shumicen e rasteve te identifikuar ne Europe,Amerike,Azi,Afriken Qendrore,Jugore e Lindore. Ndersa HIV-2 ne Afriken Perendimore dhe shfaqet me pak virulent se HIV-1. HIV eshte pjesetar i familjes se retroviruseve dhe nenfamiljes se lentiviruseve.


                        Epidemiologjia
Virusi HIV mund te transmetohet me rruge parenterale me ane te transfuzionit te gjakut dhe hemoderivateve te infektuar,me inokulimin e sasive te vogla te gjakut te kontaminuar nepermjet shkembimit te shiringave te toksikodipendentet ose nga kontakti aksidental me age dhe instrumenta te tjere te infektuar. Risku i infektimit nga gjaku dhe hemoderivatet e infektuar eshte teper i larte,afersisht 100%,ndersa rrisku i transmetimit mbas shpimit aksidental me age te kontaminuar me gjak te infektuar eshte afersisht 0.3%.Transmetimi realizohet edhe me rruge seksuale. Virusi HIV gjendet ne likidin seminal te personave seropozitive e mund te kontaminoje qelizat e mukozes vaginale e rektale,ose duke arritur drejteperdrejte ne qelizat shenje duke kaluar nepermjet lezioneve te mukozes. Infeksioni mund te transmetohet nga femrat e infektuara nepermjet sekrecioneve cerviko-vaginale. Nga studimet epidemiologjike eshte pare se infeksioziteti i burimit te infeksionit rritet me thellimin e imunodeficitit. Gjithashtu,prania e semundjeve seksualisht te transmetueshme e rrit rriskun e transmetimit te virusit HIV. Gruaja gravide seropozitive mund ta transmetoje infeksionin te i porsalinduri gjate shtatzanise,ne momentin e lindjes ose gjate ushqyerjes me gji. Rrisku i ketij transmetimi llogaritet afersisht 13-35%. Perqindje te larte rrisku verehen te grate me imunodeficit te theksuar,me deficit te vitamines A,ne lindjet e zgjatura,ne lindje me procedura te tilla si epiziotomia,elektroda fetale dhe lacerime te renda te vagines. Pas viteve 2000 jane verejtur dy dukuri te reja ne epidemiologjine e pandemise nga infeksioni HIV. Ne Afrike dhe ne disa vende te tjera ne zhvillim,eshte pare se rruget predominuese te perhapjes jane permes marredhenieve heteroseksuale dhe transmetimit vertikal. Ndersa ne vendet e zhvilluara rruget predominuese jane permes marredhenieve homoseksuale mashkullore dhe perdorimit te ageve te kontaminuara,sidomos te perdoruesit e drogave.

                              Mjekimi i AIDS.
Terapia antivirale nuk ka arritur deri me sot te beje crrenjosjen e virusit HIV nga organizmi i individit te infektuar me te. Nder arsyet e ketij deshtimi mund te permendim,integrimin viral ne brendesi te AND,previrale te qelizes bujtese,mutacionet e shumta te transkriptazes reverse virale,kronicitetin e replikimit viral,etj. Duke patur parasysh sa me siper,themi se qellimi i terapise antivirale eshte te vonoje progresionin e infeksionit te virusit HIV,te zvogeloje mundesine e shfaqjes se infeksioneve oportuniste te te semuret me AIDS dhe te permiresoje kondicionin klinik te pacientit. Se bashku me terapine profilaktive kunder infeksioneve te renda oportuniste,ata kane kontribuar ne zgjatjen e mbijeteses dhe te permiresimit te cilesise se jetes te te semuret me AIDS. Fatkeqesisht ky efekt nuk verehet nese kjo terapi do te fillohet qe ne fazat e hershme te infeksionit nga HIV.
Aktualisht jane te vlefshme tre klasa preparatesh antiretroviral,me te cilet realizohen skema te ndryshme trajtimi. Keto tre klasa jane,analoget e nukleozideve (zidovudina,lamivudina,stavudina),analoget jonukleozide(neviparine,delavirdine),dhe frenuesit e proteazes(sakuinaviri,indinaviri,ritonaviri). Analoget nukleozide dhe jo-nukleozide bejne te mundur frenimin e transkriptazes reverse virale,ndersa frenuesit e proteazes frenojne procesin e formimit te proteines virale. Kombinimi i dy frenuesve nukleozide me nje frenues proteaza,ka treguar nje ngadalsim te kenaqshem te progresionit te semundjes. Nje kombinim i tille eshte Zidrovudine+Lamivudine+Ritonavir. Megjithate,nje element tjeter qe ul efikasitetin terapeutik eshte edhe rezistenca e shfaqur nga virusi HIV,ndaj terapise antivirale. Si faktore te kesaj rezistence permendim,rezistenca qe ka fituar virusi HIV,ndaj kesaj terapie,fillimi i mjekimit me medikamente te fuqishem antiviral dhe marrja jo e rregullt e mjekimit.
Gjithashtu te shumta jane dhe efektet anesore te ketyre preparateve ku permendim me kryesoret,te vjellat,diarre,cefale,marrje mendsh ,rash kutan,anemi,supresion te palces,se kockave,neuropati periferike etj. Rendesi ne ecurine e ketyre pacienteve ka dhe trajtimi pareosr dhe profilaktik i infeksioneve oportuniste. Zakonisht profilaksia eshte sekondare,e cila realizohet pas infeksionit nga nje agjent oportunist,por mund te jete dhe paresore,pra para se te ndodhe infektimi ,si ne rastin e Pneumocystis carinii,duke qene se jep nje infeksion oportunist te shpeshte dhe te rende te te semuret me AIDS.



                                Parandalimi i AIDS.
Duke patur parasysh se deri me sot nuk eshte i mundur sherimi ndaj infeksionit te virusit HIV,dhe mosrealizimi i nje vaksine kunder tij,ben qe parandalimi te jete rruga me efikase per t’u mbrojtur ndaj ketij infeksioni. Duke njohur rruget e transmetimit te virusit HIV,mund te nderrmarrim dhe masat paraprake te parandalimit te infektimit prej tij.  
Keshtu nje mase efikase eshte perdorimi I kondomit mashkullor gjate raporteve seksuale rastesore,po ashtu dhe ulja e numrit te partnereve seksuale. Rendesi ka evidentimi dhe eleminimi i donatoreve te gjakut qe i perkasin kategorive te riskut ndaj infeksionit te virusit HIV,gjithashtu kontrolli dhe ruajtja sipas standarteve e gjakut te dhuruar. Parandalimi duhet te fokusohet edhe ne mosperdorimin e ageve dhe te instrumenteve te tjere mjeksore te kontaminuara ne ambjentet spitalore. Gjithashtu,kjo mase duhet te shtrihet te perdoruesit e drogave venoze,te cilet mund te perdorin te njejten age per disa persona,te personat qe realizojne tatuazhe,agopunture,etj.
Ne grate seropozitive ne moshe fertile keshillohet qe te evitohet shtatzania,ne te kundert rekomandohet terapia antivirale per te ulur mundesine e infektimit te fetusit.
Nje renditje e ketyre masave parandaluese do te ishte,
-raporte seksuale te sigurta,perdorimi i kondomit mashkullor.
-kontrolli i gjakut dhe pordukteve te tij.
-kontrolli gjate perdorimit te ageve dhe instrumentave mjeksore.
-realizimi i testeve te kontrollit te grate shtatzane.
-realizimi vullnetar i testeve te kontrollit te kategorite me risk te larte.
-kontrolli rigoroz dhe mjekimi i semundjeve me ulceracione gjenitale.
Edhe punonjesit e shendetesise duhet te zbatojne disa masa paraprake te ashtuquajtura,universale si te mos kryejme manipulime direkt te pacientet me AIDS nese jane prekur nga lezione kutane ose dermatite eksudative duke e konsideruar cdo kampion biologjik,me prejardhje nga nje individ me infeksion te transmetueshem;perdorimin e dorezave gjate marrjes se gjakut ose materialeve te tjere biologjik.











Related Posts:

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels