Pages - Menu
▼
Pages
▼
Teknikat e mesimdhenjes - TEKNIKA BRAINSTORMING
Teknikat e mesimdhenjes
TEKNIKA BRAINSTORMING (stuhi mendimesh)-
Kjo teknikë nënkupton bisedën në formë pyetje-përgjigjëje me nxënës. Gjegjësisht , dhënjen në mënyrë të lirë të përgjigjëjeve nga nxënësit për një problem të shtruar .Dhënja e mendimeve të tilla mund të jetë individuale,më pas bashkim i ideve në çifte e në grup. Por përgjegjjet mund të merren edhe në formën frontale (kur problemi paraqitet para gjithë klasës).
Aplikimit I teknikës është e thjeshtë:Bëhet një pyetje ,pyetje kjo e cila u mundëso nxënësve të japin përgjigjëje të ndryshme.Pyetja duhet të shtrohet në formën që nxënësit të mos kufizohen në përgjegjje. Pyetja mund të shtrohet kështu:Çfar mendoni se dini për….?
Kjo teknikë mund të aplikohet në fazën e evokimit,për të hyrë në temë,por,mund të përdoret edhe në fazën e reflektimit për të nxjerr konstatime e ide për njësinë e mësuar.