Pages - Menu
▼
Pages
▼
Teknikat e mesimdhenjes - HQYRTIM KATEGORIZUES
Teknikat e mesimdhenjes
SHQYRTIM KATEGORIZUES
Këtë teknikë zakonisht e aplikojmë në fazën e Reflektimit. Qëllimi i kësaj teknike është kategorizimi i një përmbajtje nëpër kategori.Numëri i kategorive mund të jetë dy e më shumë. Nëse marrim shembullin e përmbajtjes “Bleta”,Kategoritë mund të jenë:Sjellja,vetitë fizike, Dobia, Banimi etj.
Një kategorizim i tillë mund të bëhet në lendë të ndryshme :Gjuhë shqipe shembull një përmbajtje leximi apo një fjali mund të kategorizohet në njësi gramatikore:emra , mbiemra ,folje ,përemëra, ndajfolje ,lidhëza etj(shih tabelen më poshtë.) . Kategorizimi bëhet perms tabelës e cila mund tu ipet nxënësve e gatëshme dhe më pas nxënësit bëjnë plotsimin e saj. Por ,kategorizimin mund ta bëjnë vet nxënësit ashtu si ata mund ti ndajnë problemet nepër kategori. Më poshtë shih një shembull të një tabele për kategorizim në gjuhë shqipe e letërsi.
Përmbajtjet për kategorizim marren zakonisht nga braistormingu me nxënës ose nga informacionet e grumbulluara gjatë përpunimit të një tekësti.
-Kategorizimi mund të fillohet në mënyrë individuale.
-Më pas bëhet rishikimi në çifte dhe në grup.
-Dhe në fund përmbledhja e këtyre kategorizimeve prezentohet para klasës në fleta të mëdha apo në drrasë të zezë.
Emra Mbiemra Përemëra folje ndajfolje Lidhëza