IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

TEMA: PERGJEGJESIA DHE SUKSEDIMI NE TE DREJTEN NDERKOMBETARE
 PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE
  Juristet: Shteti nuk mund te mbaje pergjegjesie juridike. “Mospergjegjesia” juridike e shtetit shpallet si nje postulat jo vetem i jetes se brendshme te shtetit por edhe asaj nderkombetare.
  Kjo mospergjegjesi – e kuptueshme brenda kufijeve te nje shteti.
 Pikepamja qe perjashton pergjegjesine e shtetit – e papranueshme – shkaterron parimin e sovranitetit shteteror

  Pergjegjesia e shtetit per te kryer detyrimet e tij nderkombetare eshte nje pergjegjesi juridike. Nese shteti ndryshon ligjet be fuqi brenda territorit te tij – kete gje nuk mund ta bej ne arenen nderkombetare.
  Problemi pergjegjesise se shtetit ne te drejten nderkombetare eshte i lidhur ngushte me ate te shtrengimit, si element i domosdoshem i cdo te drejte.
 Mungesa e nje forme “mbishteterore” veshtireson realizimin e shtrengimit ne te drejten nderkombetare
  E drejta nderkombetare – nuk ka ligjvenes as gjykates universal.
  Ende nuk ka nje kod qe te rregulloj pergjegjesine nderkombetare, vetem zgjidhje te pjesshme ne formen e konventave
  Pergjegjesia nderkombetare lind kur nje subjekt i se drejtes nderkombetare i shkakton nje dem nje subjekti tjeter te se drejtes nderkombetare. Pra, mbi bazen e nje fakti te paligjshem- kur bie ne kundershtim me nje rregull nderkombetare te karakterit zakonor ose konvencional (qe rrjedh nga nje traktat)
n  Fakt i paligjshem i nje shteti kur:
-          nje veprim ose mosveprim i atribuohet sipas te drejtes nderkombetare ketij shteti
-          Kur kjo perben nje shkelje te nje detyrimi nderkombetar.
    Incidenti i Kanalit te Korfuzit:
-          Veprim
-          Mosveprim

n  Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik ne baze te se cilit, secili shtet te cilit mund ti bjere pergjegjesia e nje akti qe e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet ti jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt.
Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.
n  Elementet e pergjegjesise se shteteve
Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:
n  1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.
n  2. veprimi i paligjshem duhet te mund ti mvishet shtetit si person juridik ose si subjekt nderkombetar.
n  3. per ekzistencen e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.
n  4. duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashikohen per te fituar satisfaksion.
n  Llojet e pergjegjesise:
-          Direkte
Kur nje shtet shkel ai vete drejtepersedrejti detyrimet e veta nderkombetare. Shteti federal
-          Indirekte
Kur merr mbi vete pergjegjesine e nje shkeljeje te bere nga nga nje shtet tjeter. Shteti protektor – veprimet e paligjshme te shtetit te protezhuar
-          Pergjegjesi themelore
Pergjegjesia e subjektit te se drejtes nderkombetare
n  a) Pergjegjesia e shtetit per organet ligjvenese
n  Ekziston nese nje shtet:
  1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare.
  2. lejon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per t’i plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet ndekombetare.
-          Pergjegjesi e prejardhur
Si parim Shteti nuk mban pergjegjesi per per shkeljet qe kryejne persona te vecante.
Kryetari i Shtetit.
Perfaqesuesit diplomatike (ekstraterritorialiteti)
- Pergjegjesi politike, materiale, morale 
   Sipas qendrimit qe mbizotron , pergjegjesia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqe pa faj s’ka as pergjegjesi penale , kurse shteti si teresi nuk mund te kryeje ndonje veper penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi. (nese do t’i mvishej pergjegjesia nje shteti si teresi , atehere i tere populli i nje vendi do te mund te shpallej fajtor )
n  Dy kategori shkeljesh: delikti dhe krimi nderkombetar.
n  Pergjegjesia e drejteperdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.
n  Pergjegjesia e terthorte, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera
n  PASOJAT E PERGJEGJESISE
n  Si rezultat i veprimit te paligjshem (i shkeljes se detyrimit), lind nje raport mes shtetit qe eshte fajtor per ate akt dhe shtetit ndaj te cilit s’eshte plotesuar detyrimi, nga e cila gje del se pala fajtore duhet te jap shperblimin .
n  Pergjegjesia Penale ne te Drejten Nderkombetare - sanksione ndaj kryersve te disa krimeve Nerkombetare (treg. me skllever, pirateria, tregetia me narkotike etj) me te cilat rrezikohen te drejtat e pergjithitheshme njerzore
n  Pergjegjesia e organizatave nderkombetare
n  Pergjegjesia duhet te jete e shteteve anetare.
n  Shtetet nuk kane treguar gatishmeri per te mbuluar pergjegjesine e organizatave nderkombetare.
n  Lind si rezultat i veprimit te paligjshem te organeve te tyre.
n  OKB refuzon te zhdemtoje viktimat e veprave te kryera nga forcat paqeruajtse.
n  Shperblimi i demit
n  2 menyra sipas te drejtes civile:
-          Dem efektiv dhe fitim i munguar
-          Deme direkte dhe indirekte.
SUKSEDIMI ne te DREJTEN NDERKOMBETARE
n  Permban elemente te pergjegjesise
n  Ka te beje me ndryshimet territoriale te shteteve dhe me ndryshimin e statusit te tyre juridik
n  Zevendesim te nje shteti nga nje tjeter ne pergjegjesine e marredhenieve nderkombetare te nje territori.
n  Suksedimi mund te jete :
n  1- Suksedim i Pergjithshem- shfaqet kur nje subjekt (shtet) absorbohet ne teresi nga nje tjeter qofte edhe kur behet me vullnetin e antareve .
n  2- Suksedim i pjeseshem- shfaqet kur nje pjese e territorit te nje personi nderkombetar ngrihet ne kryengritje, fiton pavaresine dhe behet person nderkombetar me vete …
Shteti pasardhes i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e shtetit te meparshem
n  SUKSEDIMI ne te DREJTEN NDERKOMBETARE
n  Shpesh ndodhe qe nje shtet ti leshoje territorin nje shteti tjeter, si rezultat i perdorimit te forces, ne menyre paqesore ose me revolucion. Si pasoje e kesaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi ate territor dhe ne vend te tij vjen shteti tjeter.
Suksedimi- paraqitet kur nje ose me shume persona nderkombetar e zevendesojne nje person tjeter nderkombetar. Ne cilin rast behet mbartja e te drejtave dhe detyrimeve nga nje shtet qe e ka nderruar ose humbur identitetin e vet ne shtetin tjeter?
Regjimi i Suksedimit
- Parimi i sovranitetit duhet te karakterizoje regjimin e suksedimit.
- Shteti suksesor nuk eshte vazhdues i shtetit te meparshem. Secili ka personalitetin e vet juridiko-nderkombetar.
- Nuk ka rregulla te paracaktura lidhur me suksedimin.
Disa raste:
-          Shteti suksesor nuk eshte i detyruar te ruaje te drejtat e njohura nga shteti i meparshem.
-          Te drejtat publike tregojne pasurine shteterore prandaj keto te drejta i kalojne shtetit suksesor. (Konventa e Vjenes – prill 1983)
n  Deri ne c’mase shteti suksesor eshte i lidhur nga detyrimet qe rrjedhin prej traktateve te perfunduara nga shteti i meparshem?
-          Nuk trasmetohen traktatet politike.
-          Mbeten ne fuqi traktatet territoriale
-          Mbeten ne fuqi traktatet ligje
-          Pjesemarrja ne organizatat nderkombetare???
-          Pergjegjesia e caktuar nga nje instance nderkombetare nuk transferohet – pergjegjesia shtetit qe ka kryer aktin e paligjshem

TEMA: Popullsia ne te Drejten Nderkombetare
   Popullsia e nje shteti jane te gjithe ata njerez, qe ne nje moment te caktuar banojne ne territorin e ketij shteti. Pra jo vetem shtetasit e tij.
   Pozita e popullsise ndryshon nga nje shtet ne tjetrin – te drejtat dhe detyrat e popullsise – kompetence e brendshme e shtetit
   Shtetesia

 Shtetesia eshte nje lidhje juridike e perhershme e personit fizik me nje shtet te caktuar, lidhje qe shprehet ne nje varg te drejtash dhe detyrimesh ne lidhje me kete shtet.
  Nga kjo kuptohet dhe  rendesia e vecante qe ka  shtetesia per poziten e personit ne  shoqeri.
    Percaktimi i shtetesise apo ndryshimi i saj jane kompetence e brendshme e cdo shteti.(rregudha te ndryshme mes shteteve, mund  te lindin perplasje)
 Menyrat e fitimit te shtetesise ?
  1. Fitimi i shtetesise me ane te lindjes
  Rregullat:
-          a) Parimi i gjakut «jus  sanguinis»
-          b) Parimi i truallit  « jus soli» – kushdo qe lind ne territorin e nje shteti (vendet e Amerike Latine)
-          c) Parimi i perzier – Franca – BM dhe SHBA.
ka mosperputhje mes  ligjeve te  shteteve te ndryshme qe zgjidhen ne rruge nderkombetare.
Shqiperia: parimi i gjakut
1999 – «Kushdo qe lind duke pasur qofte dhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare».
2. Fitimi i shtetesise me ane te natyralizimit
-          Natyralizimi ne «kuptimin e gjere», Natyralizimi ne «kuptimin e ngushte»
  Natyralizimi ne kuptimin e gjere
-          Perfshihen te gjitha rastet e shtetesise pas lindjes, behet fjale per ndryshimin e shtetesis. p.sh ndryshimi i shtetesis nga martesa, gruaja (tani me pelqim).
-          Martesa
Deri ne luften e I Boterore gruaja ndjek shtetesine e burrit. Pas Luftes se I Boterore- parimi i barazise - nuk ndodhte automatikisht – varej nga pelqimi i gruas. Mbi shtetesine e  grave te martuara – konvente e 1954
  Martesa – legjislacioni shqiptar
  Ne vendin tone para Luftes se II Boterore  martesa eshte konsideruar menyre per fitim e shtetesise.
  Kodi Civil i 1992 – parimin  e pabarazise – gruaja ndjek shtetesine e burrit.
  Dekreti i 1998: i huaji qe eshte martuar me nje shtetas shqiptare prej jo me pak se tre vjetesh, ne rast se deshiron, mund te fitoje shtetesine shqiptare me natyralizem.
  Martesa nuk sjell  automatikisht  shtetesine shqiptare.
-           nje rast tjeter: Adoptimi
Femija merr shtetesin e prinderve adoptues.
Per kete duhet te rrespektohen disa rregulla: te kete arritur nje moshe te caktuar, te sigurohet pelqimi i te dy prinderve adoptues etj.
  Legjislacioni shqiptar e permend biresimin si nje nder menyrat e fitimit te shtetesise.
  “ Ne rast se dy prinder me shtetesi shqiptare biresojne nje te mitur te nje shtetesie tjeter apo pa shtetesi, femija fiton shtetesine shqiptare. I mituri e fiton shtetesine shqiptare edhe kur njeri prej prinderve eshte shqiptar dhe te dy prinderit ne castin e biresimit banojne ne territorin e Republikes se Shqiperise si dhe ne cdo rast tjeter kur femija rrezikon te mbetet pa shtetesi”.
-           fitimi i  shtetesis me Ndryshime territoriale, kur nje pjese e  territorit te nje shteti  i shkon nje tjetri. Banoret e kesaj pjese?
Ceshtja zgjidhet ne dy menyra:
1- Me ane te trasfertit
Ndryshimi automatik i shtetesise se shtetit te cilit i shkon territori.
2- Me ane te optimit
Popullsise se territorit i jepet mundesia te zgjedhe.
  P.sh marrveshja  e perfunduar  midis  Bashkimit Sovietik dhe Cekosllovakise ne vitin  1945 lidhur me kalimin e ukraines perendimore nen  sovranitetin  sovjetik.
  Banoret mund te zgjidhnin  ate sovjetike apo cekosllivake.
  Ato qe donin ate te meparshmen duhet te shpernguleshin.
  Natyralizimi ne kuptimin e ngushte
  Fitimi i shtetesise se nje shteti te caktuar me ane te kerkeses se personit dhe vendimit te organeve kompetente te shtetit ne fjale.
  Dy momente:
-          Personi ben nje lutje te posacme
-          Hyrja ne shtetesine e re behet me nje akt te vecante qe nxirret nga organet kompetente.
Rregullat e fitimit te shtetesise ndryshojne ne baze te shteteve.
Vendosin kushte te ndryshme
  SHBA: personi i interesuar duhet te bej 2 lutje me interval 2 vjetesh, te dije anglishten,te jete race evropiane ose afrikane,te mos jete armik i rendit ekzistues., te mos jete ateist. Jepet me vendim gjykate.
  Angli: 5 vjete ne Angli, moral te mire dhe te deklaroje se do te vendoset me banim te perhershem ne Angli. Kompetence e ministrise se Brendshme.
  France: te kete mbushur moshen 18 vjec, me vendbanim ne France prej 5 vjetesh, te dije frengjishten, te beje nje jete korrekte e te shendoshe, te kete mjete per te jetuar
  Shqiperi: personi te kete mbushur 18 vjec, te kete banuar ne territorin shqiptar ne menyre te vazhdueshme per jo me pak se 5 vjete, te kete banese e te disponoje te ardhura te mjaftueshme, te mos kete qene i denuar ne shtetin e vet apo ne Republiken e Shqiperise per vepra penale me jo me pak se 3 vjet heqje lirie, te kete njohuri fillestare te gjuhes shqipe, hyrja e tij ne shtetesine shqiptare te mos preke sigurine dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.
  Si instance e pare – organet e Ministrise se Rendit Publik – ne rast vendimi pozitiv – Presidentit te Republikes qe ben akordimin me dekret te vecante.
  Humbja e shtetesise
  Daljen nga shtetesia ose lenien e shtetesise, me deshiren e personit,
  Heqja e shtetesise, jo me vullnetin e personit; si mase ndeshkimi ndaj atyre qe nuk respektojne detyrimet.
  Mbarimi i afatit,  banon jashte  per nje kohe shume te gjate.
  Renoncimi,  kur zgjedh mes dy shtetesive
  Dyshtetesia
  Mund te vije si rezultat i ketyre rrethanave:
-          a) Kur zbatohen njekohesisht parimi i gjakut dhe ai i truallit.(kur lind nje femije).
-          b) Ne rast martese te nje gruaje me nje te huaj.(shteti i gruas  nuk  nuk e nxjerr  automatikisht, dhe shteti i burrit  i jep automatikisht  shtetsin; psh. Nje franceze e nje turk).
-          c) Si pasoje e ndryshimit te shtesise me ane te natyralizimit.(shtetesine e shtetit ku banon).
  Pozita e personave me shtetesi te dyfishte nuk eshte e lehte, psh.  Detyrimi ushtarak.
  Veshtiresi e lidhje me shtetet ku kane shtetesite por dhe me shtetet e treta,
  Dyshtesia objekt diskutimi ne ne konferenca nderkombetare.
  Konferenca e Hages e 1930:
-          Femijet me shtetesi te dyfishte – zgjedhja kur arrijne nje moshe te caktuar
-          Shtetet e treta – parimi i efektivitetit
-          Sherbimi ushtarak – ne shtetin ku ka me teper lidhje
-          Shteti shqiptar ruan te drejten ti kerkoj shtetasit te vet te zgjedhe vetem nje shtetesi.
  Pashtetesia(Apadritizmi)
Nje gjendje e vecante e personit fizik kur ky nuk ka shtetesi.
  Mund te linde ne rrethana te caktuara:
-          1-Mbeten pa shtetesi femijet e prinderve pa shtetesi ne ato vende qe i permbahen parimit te gjakut.
-          2-Kur nje person humbet shtetesine e nje shteti dhe nuk fiton asnje shtetesi tjeter.
-          3-Ne baze te ligjeve te disa shteteve femijet e lindur jashte martese (n.q.se nuk zbaton parimin e truallit)
-          4-Kur shteti i nje gruaje qe martohet me nje te huaj ndjek parimin gruaja ndjek shtetesine e burrit, shteti i  saj e perjashton nga shtetesia dhe shteti i burrit nuk e pranon.
n  Pashtetesia – gjendje inferioriteti ne planin e te drejtave, ( nuk gezojne  te drejtat elektorale);  por duhet ti nenshtrohen  ligjeve te shtetit ku ndodhen, duhet  te plotesojne tegjitha detyrimet.
n  Konventa nbi statusin e apartideve – 1958 – marrja e masave per lehtesimin e pozites se tyre.
n  Legjislacioni shqiptar –
Ngaterrohej me konceptin e te huajve. Nuk ka dispozita te vecanta – barazohen me statusin e te huajve.
n  Gjendja juridike e te huajve
n  I huaji eshte cdo person qe ndodhet ne territorin e nje shteti dhe nuk ka shtetesine e ketij shteti por te nje shteti tjeter.
n  Ne Lashtesi nuk gezonin as te dtejtat me elementare ( konsiderohej armik) – ne feudalizem gezonin te drejtat e shtetit te cilit i perkisnin, por u viheshin shume kufizime:  psh:mbi token , pronen.
n  Gjendja juridike e te huajve
n  Kapitalizem –  hiqen  kufizimet per gezimine te drejtave, vendoset parimi  se i huaji i nenshtrohet jurisdiksionit te shtetit ku ndodhet, barazohet  me shtetasit.
n  Lufta e I Boterore –   kufizimet e vjetra u vune  ne fuqi, hyrje daljet me kufizime  – sistemi i pasaportave dhe vizave
n  Regjimi i te huajve
n  E drejta nderkombetare nuk permban norma qe te detyrojne shtetet te pranojne ne territorin e tyre shtetas te huaj. Mirepo nuk ka shtet sot mos te pranoje ne territorin e vet shtetas te huaj.
n  Sot per hyrje-daljen ne shtetet e tjera ka nje sere rregullash.
1.  Sistemi i pasaportave
leja e shtetit ne te cilin shkohet: viza – 2 forma: vize tranzit dhe vize qendrimi
2. Rregulla mbi poziten e te huajve ne territorin e shtetit te huaj.
Te drejtat, detyrimet.barazia e pozicionit te tyre me shtetasit e atij vendi….???
n  Ne Republiken e Shqiperise: te drejtat, lirite themelore si dhe detyrimet ne Kushtetute vlejne njesoj dhe per te huajt e per personat pa shtetesi = regjim kombetar.
n  Trajtimi i te huajve i rregulluar ne baze te marreveshjeve te lidhura posacerisht quhet regjim special.
n  Regjimi i favorizimit me te madh – dhenia e maksimumit te te drejtave qe u jepet nje shteti te trete.
n  E drejta e strehimit
n  Mundesia qe nje shtet u jep per te hyre ne territorin e vet personave qe ndiwen ne vendet e tyre per pikepamjet ose veprimtarite shkencore.
  E drejta e strehimit merret ne 2 kuptime:
         Si e drejte e shtetit
         Si e drejte e personit
   Pozita juridike e emigranteve te tille nuk ndryshon nga ajo e shtetasve te vendit
  Institut relativisht i ri.
  Sanksionuar nga Deklarata Universale e te drejtave te njeriut -1948
  Deklarate mbi strehimin territorial -1967:
         Nje person qe kerkon strehim nuk duhet te kthehet mbrapsht
          Solidaritet shtetet ku ka fluks emigrantesh
          Strehimi i personave qe perpiqen ti shpetojne persekutimit duhet te njihet nga te gjitha shtetet
 Karakter diskrecionar i se drejtes qe ka cdo shtet per te dhene strehim.
  Kosova – 500.000 te debuar gjeten strehe ne SHqiperi
  Strehimi ekstraterritorial: ne ambasada
Shqiperia ne 1990 – rast unikal ne te drejten nderkombetare
  Lufta kunder kriminalitetit ne shkalle nderkombetare
  Ceshtje e brendshme e cdo shteti – ndihme nga shtetet e tjera
  Ekstradimi – shteti ne territorin e te cilit ndodhet krimineli mund te ndihmoje duke ja dorezuar ate shtetit ne territorin e te cilit eshte kryer krimi ose shtetit te cilit i perket.
  Shqiperia ka lidhe marreveshje te posacme ekstradimi me shtetet e tjera.
  Vend te rendesishem ne te drejten nderkombetare ze lufta kunder krimeve nderkombetare ose krimeve kunder njerezimit.


Tema:   Territori
Kontrolli i territorit eshte thelbi i shtetit. Ai eshte baza e nocionit qendror të integritetit territorial, që përcakton kompetencën ekskluzive për marrjen e masave ligjore dhe faktike brenda atij territori dhe ndalon qeveritë e huaja të ushtrojnë  autoritet në të njëjtën zonë pa marrë pëlqim.
 Koncepti i territorit perkufizohet nga zonat gjeografike te ndara me kufinj nga zonat e tjera dhe te bashkuara nga nje sistem i perbashket ligjor.

  
  Pjesët përbërëse të territorit
  Toka – e gjithë sipërfaqja bashkë me thellësitë e saj, nëntoka
  Ujrat:
                a. ujrat e brendshme (ujrat e lumenjve, liqeneve, kanaleve);
                b. ujrat territoriale (ujrat e detit, porteve, gjireve, etj., 12 milje det territorial);
  Ajri – hapësira ajrore mbi tokën dhe ujrat;
  Anijet dhe avionët që mbajnë flamurin e shtetit (luftanijet dhe anijet shtetërore kudo që ndodhen, ndërsa anijet private vetëm në ujrat territoriale ose në det të hapur;
  Territori i selive diplomatike.
 histori

                Koncepti i territorit në të drejtën ndërkombëtare
  Sovraniteti vetë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet ligjore, bazohet në faktin e territorit. Pa territor nuk mund të ketë shtet.
  Parimi sipas të cilit një shtet mendon të ushtrojë pushtet ekskluziv mbi territorin e vet, mund të konsiderohet si një aksiomë themelore e të drejtës ndërkombëtare klasike.
  Parimi i respektit për integritetin territorial të shteteve është i bazuar më së miri si një hallkë e sistemit ndërkombëtar, si një normë që ndalon ndërhyrjen  në punët e brendshme të shteteve të tjerë.
  Kontrolli i territorit - baza e nocionit të integritetit territorial
  kompetenca ekskluzive për marrjen e masave ligjore dhe faktike brenda atij territori dhe ndalon qeveritë e huaja të ushtrojnë autoritet në të njëjtën zonë, pa marrë pëlqimin e atij shteti
  Sovraniteti territorial
  Si baze juridike per te disponuar territorin , ka patur  permbajtje te ndryshme ne periulla historike.
  Ne mesjete , prona e monarkeve
  Shekulli XIX – “teoria e objektit”: territori konsiderohet objekt i pronës supreme të shtetit, nga e cila rrjedh e drejta e shtetit pët të ushtruar pushtetin mbi territorin e vet. (vetem per qellime publike)
  Teoria e hapësirës (ose e cakut): mbronte pronën private mbi tokën dhe përjashtonte të drejtën e shtetit për të sunduar mbi tokën. Territori nuk eshte objekt, por eshte vetem cak I pushtetit shteteror. Sipas kesaj teorie “shteti  ushtron pushtetin  e vet  mbi njerezit  qe banojne ne territorin e tij, por jo mbi  territorin e vete” 
  Shekulli XX - teoria e kompetencës:
e shikon territorin si sferë të kompetencës në hapësirë dhe jo si objekt të pushtetit suprem të shtetit. Pra shteti ka dy lloje kompetencash
1- kompetencen mbi objektin,, qe vepron jashte dhe brenda kufijve
2-kompetence mbi hapsiren, qe vepron brenda  kufijve te shtetit.
Nuk e shpjegon  naturen e sovranitetit
 Shpjegimi
   territori shteteror eshte nje territor qe  eshte  formuar historikisht dhe qe eshte prone e popullit qe banon ne kete territor. Brenda  per brenda territorit te vet cdo popull ka te  drejte  te organizoje jeten  sipas  vullnetit  te vet, , si dhe organizimin  shteteror dhe shoqeror, duke perfshire dhe qeshtje qe  I perkasin territorit.
  Asnje nuk mund te disponoje territorin e nje populli pa pelqimin e tij
  Populli eshte zot I territorit te tij, dhe e disponon nepermnjet organeve te zgjedhura lirisht prej tij.
  ka rendesi qe nje shtet te kontrolloje ne menyre te qendrueshme nje pjesë  te identifikueshme territori
 Izraeli u njoh shpejt si shtet, pavaresisht nga statusi i papercaktuar i kufijve te tij ne konfliktin Arabo-Izraelit
  Edhe Shqipëria u njoh si shtet në 1913, kur i kishte akoma të papërcaktuar kufijtë e saj
  Çështja e Ishullit Palmas (1928).
  Gjykatësi Huber në çështjen Ishulli Palmas, tha mbi konceptin e sovranitetit territorial:
  „ Sovraniteti territorial perfshin te drejten ekskluzive per kryerjen e veprimtarise se shtetit. E drejta ka nje detyrim qe i bashkangjitet te drejtës: detyrimi per te mbrojtur brenda territorit te drejtat e shteteve te tjere, ne vecanti te drejten e tyre per integritet dhe pacenueshmeri ne kohe paqe dhe lufte, se bashku me te drejtat te cilat mund t’i pretendoje cdo shtet per shtetasit e tij ne territor te huaj”.
n  Përveç territorit aktualisht nën sovranitetin e një shteti, e drejta ndërkombëtare njeh edhe territorin mbi të cilin nuk ka sovranitet, i quajtur terra nullius.
•             Ka dhe një kategori territori të quajtur res communis, pa kontroll sovraniteti (p. sh. detrat e hapur, hapësira e përtejme).
n  Parimi i paprekshmërisë së territorit shtetëror – neni 2 (4) Karta e OKB: “Të gjithë anëtarët do të heqin dorë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti…”.
  Mënyrat e  fitimit të territorit
  Historia, si ne  kohen e lashte    ashtu dhe ne kohen e  feudalizmit, na tregon  se  jane  zhvilluar  shume  luftra per te  pushtuar territore te huaja, ne te kaluaren ishte I ligjshme.
  Edhe pas mesjete kerkohen tregje  e burime te reja.
  Dhe doktrina  klasike e se drejtes nderkombetare  I konsideron si te  ligjshme.
  Mënyrat e  fitimit të territorit
  1. Okupimi  – vendosja e sovranitetit mbi “terra nullius”, jane territore qe zbulohen,
                - Nuk mjafton dorëvënia fillestare por kërkohet efektiviteti i pushtetit.
                - Mosmarrëveshjet mbi sektorët polarë.
2. Aneksimi – shtënia në dorë e territorit të armikut. Konsiderohet e paligjshme.
  1. Zmadhimi natyror – rezultat i veprimit të forcave të natyrës. Psh.  Prurje  aluvionale, ase  dalja ne siperfaqe e ishujve.
  1. Parashkrimi – rezultat i ushtrimit të sovranitetit mbi një territor për një kohë të gjatë. Por ne te  DN nuk eksiston nje afat I shprehur nder vite.
  Mënyrat e  fitimit të territorit
5- Cedimi(gjen me shume zbatim si praktike) – shkëputje e një pjese të territorit dhe kalimi i tij një shtetit tjetër, kur shteti cedues jep pëlqimin e tij eshte e ligjshme. Arrihet me marrveshje.
                            Cedimi i Shën Naumit (1924)
                              Cedimi i Alzase Lorenes (1871)
                             Cedimi i Alaskës (1867) (cedim vullnetar rusia ia shiti SHBA )
  Marrja e pëlqimit të popullsisë nëpërmjet referendumit
  Të drejtat historike (Pretendimi serb, pretendimi i Marokut, etj.).
  Kufijtë shtetërorë
  Ndajnë territorin e një shteti prej një tjetri
  Përcaktojnë limitet deri ku ushtrohet sovraniteti i një shteti
  Përcaktimi i kufijve:
                1. Delimitacioni – caktimi i vijës së kufirit , shoqëruar edhe me hedhjen në hartë;
                2. Demarkacioni - caktimi i vijës së kufirit në terren.
  Kufijtë e Shqipërisë – Protokolli i Firences (1913).
  Ridemarkacioni
  Llojet e kufijve
  Kufij orografikë – vecoritë gjeografike, pyje, lumenj, liqene.
 Kufij gjeometrikë – vija të drejta midis 2 pikave.
  Kufij astronomikë – përputhje me meridianin (SHBA-Kanada)
  Kufij ujorë – në përgjithësi (liqenet, detrat e mbyllur, vija mediane.
                                Lumenjtë e palundrueshëm – vija e kufirit kalon në       mes të rrjedhës kryesore.
                                Lumenjtë e lundrueshëm - vija e kufirit kalon në mes   të thellësisë më të madhe (parimi i talveg-ut)
  Kufij natyrorë – male, liqene, pyje
  Kufij artificialë – të vendosur nga dora e njeriut
  Kufij gjeometrikë
  Kufij astronomikë – përputhje me meridianin
  Regjimi kufitar
  Tërësia e rregullave të brendshme dhe ndërkombëtare në lidhje me kufijtë.
  Brezi kufitar – 500 m brenda vijës së kufirit.
  Zona kufitare – 2000m brenda vijës së kufirit.
  Ujrat territoriale – 12 milje nga vija që bashkon pjesët më të dala të bregut shqiptar.
  Hapësira ajrore
  Hapësira mbi territorin dhe ujrat territoriale të një shteti
  Konventa e Parisit 1919 – cdo shtet ka sovranitet ekskluziv mbi hapësirën ajrore sipër territorit dhe ujrave territoriale. usque ad coelum – deri në qiell.
  Aeroplanët e huaj mund të fluturojnë sipër hapësirës së një shteti, vetëm me pëlqimin e tij.
  Konferenca e Çikagos – krijimi i ICAO
  Mund të fluturojnë vetëm avionët e shteteve palë që nuk kryejnë shërbim të rregullt, me kusht që të jenë tranzit e të ulen me kërkesë të autoriteteve të vendit.
  Hapësira e përtejme
  res communis
 Rezolute 1963 – Hapësira e përtejme dhe trupat qiellorë janë të lirë për eksplorim dhe përdorim nga të gjithë shtetet në barazi te plotë.
  Traktati 1967: Hapësira e përtejme nuk mund të jetë objekt i përvetësimit nga asnjë shtet.
  Neni 4: Të mos vendosen në orbitë rreth tokës objekte që mbajnë armë bërthamore, ose cdo armë të këtij lloji në trupat qiellorë.
 Marrëveshja mbi aktivitetet në Hënë dhe trupat e tjerë qiellorë (1979) – Cmilitarizohen, shpallen trashëgimi e përbashkët e njerëzimit dhe nuk mund të jenë objekt i pronësisë private.
    Shtetet e reja dhe e drejta mbi territorin
 Komuniteti ndërkombëtar tradicionalisht e ka trajtuar problemin e shteteve të rinj më tepër lidhur me njohjen, se sa lidhur me të drejtën mbi territorin.
  Huber: Hollanda posedonte sovranitet mbi bazën e ‘shfaqjes së vazhdueshme dhe paqësore të funksioneve shtetërore aktuale’, të provuar nga akte të ndryshëm administrativë të hartuar përgjatë shekujve.
  Çështja Groenlanda Lindore: Gjykata mori parasysh pranimin Norvegjez të traktateve me Danimarkën, i cili i shtriu pretendimet daneze mbi të gjithë Groenlandën, duke parandaluar Norvegjinë për të kontestuar sovranitetin danez mbi atë sipërfaqe.
           
                Doktrina uti possidetis
  Ndikimi i parimit të integritetit territorial mund të shihet në idenë Amerikano Latine të uti possidetis.
  Çështja e uti possidetis është diskutuar nga një Dhomë e Gjykatës Ndërkombëtare në Burkina Faso k. Republikës së Malit.
  Zbatimi i parimit ka efektin e ngrirjes së të drejtës territoriale që ekziston në momentin e pavarësisë, për të krijuar atë që Dhoma e përshkroi si “fotografi e territorit’ në një moment kritik.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels