IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Zhvillimet teknologjike në botë po lëvizin me shpejtësinë e dritës, kurse zhvillimet në arsim po ecin ngathët

Në shoqëritë e zhvilluara, në gjithë botën, nuk mund të paramendohet jeta pa përdorimin e teknologjive bashkëkohore, të cilat po e lehtësojnë punën dhe jetën e njerëzve në fusha të ndryshme.
Në kuadër të teknologjive globale të cilat kanë depërtuar thellë; në prodhim, komunikim, shkencë, etj., ka ardhur koha e shfrytëzimit të teknologjive të reja edhe në arsim. Përdorimi i teknologjisë së re, jo vetëm që është domosdoshmëri, por është edhe një mundësi më shumë për të nxitur të menduarit për menaxherët, mësimdhënësit dhe nxënësit, që ata të jenë, jo vetëm memorizues të të dhënave shkencore, por të jenë edhe krijues të ideve për të prodhuar rezultate konkrete. Në këtë shekull, qarkullimi i informatave është ekuivalent me shpejtësinë e dritës, prandaj në këto rrethana të reja, individi dhe shoqëria, nëse duan të integrohen, duhet që të krijojnë ambiente të reja për të zhvilluar veten dhe shoqërinë. Me këtë angazhim, individi dhe shoqëria do të dilnin nga kornizat e tradicionales dhe do të zhvillonin forma të reja për tu përballur me sfidat e shekullit 21 që nuk janë të lehta për t’i zotëruar.
Teknologjitë e reja e sidomos teknologjia kompjuterike, sot është në çdo hap të jetës sonë; në fabrika, centrale, banka, institucione, shkolla, familje etj.
Kompjuteri lehtëson punën e njeriut, është nxitës për imagjinatën e tij për të prodhuar ide për projekte të detajuara që mund të materializohen për të mirën, jo vetëm të individit, por edhe të shoqërisë e njerëzimit në tërësi.
Arsimi dhe elementet përbërëse të tij kanë përkushtim kryesor zhdukjen e injorancës dhe përhapjen e dritës së diturisë. Interesimi i shoqërisë dhe i individit gjithashtu, duhet të jetë shumë më në nivel se sa është tani. Arsimi në Kosovë nuk po ec me hapat e zhvillimeve globale, të cilat zhvillime po i japin kuptim të ri botës. Nismat për sjelljen e ndryshimeve dhe konceptimi i drejtë i tyre nuk guxon të ndalojë kurrë. Pesëqind vjet para epokës së re, filozofi grek Herakliti u ka thënë nxënësve të vet, se; ,,Çdo gjë ndryshon, përveç ligjit të ndryshimeve’’. Në jetojmë në një botë që vazhdimisht ndryshon. Fullan, një nga studiuesit më në zë të teorisë dhe praktikës së ndryshimit, shkruan: “Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjë e forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, ku kolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv…”
Arsimi, që është boshti kurrizor i një vendi dhe fytyra e një kombi, duhet të mbështetet më shumë nga institucionet shtetërore. Mësimdhënësit sot përballen me shumë pengesa, nuk u është e lehtë për të sjellë ndryshime, sepse shkollat nuk janë të pajisura me mjete konkretizimi dhe mungojnë teknologjitë e reja bashkëkohore. Për pasojë shkollat nuk janë tërheqëse, për aq sa duhet të jenë. Nxënësit janë të demotivuar dhe mund të ndodhë të kenë edhe sjellje që nuk qojnë në kahen e duhur. Energjitë pozitive dhe shkathtësitë, në fusha të ndryshme, nxënësit nuk kanë ku t’i demonstrojnë, prandaj ka raste kur gjithë ajo energji e shkathtësi e nxënësve tanë, orientohet në kahen e gabuar.
Shoqëria duhet ta ketë të qartë se pa ndryshimet përmbajtjesore në arsim, krahas ndryshimeve globale në botë, kurrë nuk do të arrijë të zhvillohet si shoqëri dhe as të integrohet në shoqëritë e zhvilluara.
Ndryshimet që po ndodhin sot në sfera të ndryshme të jetës, diktojnë domosdoshmërinë për ndryshime cilësore edhe në arsim. Përshpejtimin e këtij synimi duhet ta kenë prioritet institucionet e shtetit, duke përkrahur e mbështetur mësimdhënësit në ngritjen e kapaciteteve të tyre në zhvillimin e shkathtësive për përdorimin e teknologjive të reja në funksion të mësimdhënies e nxënies moderne.
Mësimdhënësit do të duhej të ndryshojnë edhe format e vlerësimit e të vetvlerësimit, ky proces është një episod me rëndësi, është pjesë e të menduarit dhe e të kuptuarit, është biografi apo autobiografi e progresit në të mësuar në shekullin e informacionit. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është instrumenti më efikas për menaxhim, mësimdhënie e nxënie cilësore.
Shteti duhet të sjellë ndryshimet e kurrikulave dhe të programeve, të cilat duhet të jenë cilësore dhe të krahasueshme me shtetet që kanë arsim të zhvilluar. Në arsim synohen gjithherë caqe të reja, prandaj ndryshimi është bashkudhëtari, pa të cilin arsimi nuk zhvillohet.
Udhëtimi në arsim është kërkim i caqeve për arritje të cilësisë, për të bërë që nxënësi ynë të zotërojë shkathtësitë e shekullit 21 në mënyrë që të mos mbetet i varur në jetën e tij, por të pavarësohet fuqishëm, për të nxënë gjatë gjithë jetës. Arsimi është çelësi për të ndezur imagjinatën e njeriut për të prodhuar idetë që do ta ndihmojnë atë dhe shoqërinë për tu përballur me sfidat e këtij shekulli.
Thënë ndryshe përdorimi i teknologjive të reja në arsim do të ndikojë që mësimdhënia dhe nxënia të jetë shumë më tërheqëse. Nxënësit në ambiente të tilla arsimore, do të përpiqen të tregojnë shkathtësitë dhe të jenë aktiv gjatë gjithë kohës sa qëndrojnë në shkollë. Transferimi i përvojave pozitive nga shkolla tek nxënësi dhe nga nxënësi tek familja do të ndikojë që jo vetëm nxënësi por edhe familja të orientohet në kahen e duhur duke u bërë pjesë e ndryshimeve dhe zhvillimeve globale që ndodhin sot në botë.
Është koha të dimë: ku ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë?
Shoqëria kosovare, për sa i përket resurseve humane, është për t’i marrë lakmi. Mosha e re e banorëve, e shtetit më të ri në botë, është përparësi shumë domethënëse. Republika e Kosovës, këtë pasuri humane, ka detyrim që ta orientojë në kahen e duhur. Ky objektiv mund të arrihet vetëm për mes arsimimit cilësor të brezave të rinj. Benjamin Franklin thoshte: “investimi në arsim sjell kamatat më të mëdha”.
Udhëtimi ynë, në saje të përdorimit të mjeteve teknologjike më të sofistikuara që ka shpikur mendja e llojit tonë, do të rritë cilësinë në arsim. Prandaj është koha të mendojmë se; ku me të vërtetë ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë?
Teknologjia në fushën e edukimit dhe vecanërisht kompiuterat dhe periferiket e lidhur me ata, për një kohë relativisht të shkurter, është rritur me shpejtësi marramëndese dhe ka zënë tashmë pothuaj cdo hapësire të jetës tonë. Në vëndin tonë përdorimi i industrisë kompiuterike është në hapat e para dhe ndoshta kjo përbën një argument për të thënë që jemi tashmë në kohë për tu përgatitur për tu përballur me mësymjen në ballë të gjërë të teknologjisë kompiuterike në cdo hapësirë të jetës tonë. Vëndet e zhvilluara, sidomos ato perëndimore, por edhe ato të lindjes, ndodhen sot të "pushtuar nga kompiuterizimi". Shumë nga të rinjtë e sotem në keto vende nuk mund ta kuptojne dot nje banke, spital, ose dege tjeter e cdo fushe qofte, pa prezencen e kompiuterave dhe aksesoreve te tyre. Ata nuk mund te kuptojne dot argumenta te hedhur per kufizimin e teknologjise kompiuterike në shkolla. Për ata perdorimi i Internetit, per shembull, luan nje rol të rendesishem në relacionet me shoket, me familjet e tyre, me shkollën etj. Adoleshentet dhe prinderit e tyre përgjithesisht mendojne se perdorimi i internetit zgjeron jeten sociale dhe aktivitetin akademik të femijeve.
Interneti është duke u shnderruar në një instrument jetesor në shoqerinë e sotme të informacionit. Shume amerikane sot kalojnë online, për të kryer sherbime ditore nga me të zakonshmet si, aktivitete edukimi, transaksione biznesi, korrespodence personale, informim dhe kërkim, pune etj. Cdo vit, bëhet me i varur nga teknologjia dixhitale krahasuear me vitin paraardhes, cdo vit bëhet me problematik per perparimin ekonomik, edukativ dhe pjesemarres te shoqerise. Nderkohe që një numer i madh personash perdorin rregullisht Internetin per punet e tyre, të tjere, te cilet nuk dine ose nuk mund ta bejne dot kete, per arsye te ndryshme, gjenden ne nje disavantazh gjithmone e me të thelle në krahasim me pjesen tjeter te shoqerise. Per kete arsye shume nga shtetet e zhvilluar kane vene si prioritet te politikes te tyre shtimin e numrit te popullsise te perfshire ne hapsiren dixhitale.
Hapsira gjigante, që ze sot interneti, nuk do te ishte e mundur pa ndihmen e teknologjise. Kjo eshte ekuivalente me rritjen e fuqishme te informacionit qe po ashtu do te ishte e pamundur pa ndihmen e teknologjise. Informaconi ze sot hapsira te paimagjinueshme dhe rritet fuqishem cdo minute. Do te ishte praktikisht e pamundur kerkimi dhe gjetja e nje informacioni, sado te thjeshte, pa perdorimin e teknologjise.
Qe ne fillimet e eres te kompiuterave, kerkues dhe studjues te fushes te dukimit kane pohuar qe per te bere te mundur futjen e teknologjise ne edukimin shkollor eshte e nevojshme te behet se pari reformimi i shkolles.
 Zhvillimet e vrullshme në shoqërinë e sotme dhe rritja e ritmeve të shpërndarjes së informacionit, kanë bërë që mësimdhënia të ndryshojë në krahasim me dhjetëvjeçarë më parë. Roli i mësimdhënësit si burim kryesor i informacionit në klasë ka ndryshuar në organizues të mësimit, i cili e udhëheq nxënësin ose studentin për ta kërkuar informacionin në mënyrë të pavarur. Veçori dalluese e arsimit në të gjitha nivelet në vitet e fundit është përfshirja e teknologjisë në procesin mësimor. Përdorimi i teknologjive të reja përbën një nga ndryshimet më dramatike në arsim. Kombinimi i kompjuterave dhe i përparësive të tjera teknologjike, si: videove me karakter didaktik, hiperteksteve e programeve të tjera përbën një aspekt reformues në fushën e arsimit. Elementet e reja të teknologjisë dhe përdorimi i tyre në komunikimin elektronik i jep strukturë të re kurrikulumit dhe ndikon në rritjen e cilësisë së procesit mësimor (Musai, 1999).
Në të gjitha vendet e botës janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të inkorporuar arritjet teknologjike në mjedisin shkollor dhe për t’i pajisur ato me infrastrukturë informatike.  Në ShBA, çdo shkollë dhe çdo klasë është lidhur me internetin. Përpjekje të tjera, si iniciativa “Një Laptop Për Nxënës” janë bërë për të rritur lidhjen midis njerëzve në botë (Bull et. al, 2007). Pavarësisht këtyre investimeve, ka evidenca se shkollat nuk janë ende efektive në mënyrë demonstrative. Studimet tregojnë se përdorimi i teknologjisë në shkolla përballet me sfida të shumta, që përbëjnë një problem “imoral” për arsimin në veçanti dhe shoqërinë në përgjithësi. Ky problem është një sfidë me kërkesa kontradiktore dhe të ndryshueshme, që karakterizohen nga ndërvarësi komplekse midis një numri të madh variablash të gjerë. Problemi i integrimit të teknologjisë kërkon zhvillimin e mënyrave të reja dhe krijuese për përballimin e këtij kompleksiteti. Duke patur parasysh kompleksitetin e procesit të mësimdhënies, është e domosdoshme të vihet theksi në strukturën e mësimit dhe atmosferën e klasës, duke bërë që mjedisi të jetë shoqëror dhe nxitës për nxënësit (studentët).
Në këtë kontekst, Bruner thekson rëndësinë e mësuesit ose pedagogut në procesin e mësimdhënies. Ai pohon se midis mjeteve në ndihmë të mësimdhënies (filmi, televizioni, mësimi i programuar), ndihmësi kryesor për të nxënit në klasë mbetet mësuesi/pedagogu (Musai, 1999). Një nga sfidat me të cilën përballen mësuesit është përdorimi efektiv i teknologjisë në orën e mësimit. Mësimdhënësi mund të marrë një numër vendimesh për organizimin e mësimdhënies. Në përzgjedhjen e metodave, ai duhet të marrë në konsideratë efektet pozitive dhe negative që ato mund të kenë, pasi nuk ka garanci se metodat e zgjedhura do të jenë të efektshme.
 Numri i kompjuterave në shkollat e vendeve të zhvilluara sot po rritet me ritme të shpejta. Në vendin tonë kompjuterat kanë filluar të përdoren në arsimin e mesëm të përgjithshëm e profesional dhe në arsimin e lartë si lëndë me zgjedhje ose të detyruar. Lidhja me internet dhe e-mail po bëhet një realitet edukativ. Megjithë zhvillimet e fundit në fushën arsimore në Shqipëri, është i nevojshme vetëdijësimi i stafit pedagogjik se përdorimi i mjeteve didaktike dhe pajisjeve të teknologjisë duhet bërë në përputhje me nevojat e studentëve, kushtet, lëndën dhe një sërë variablash të tjerë që duhen marrë parasysh për ta bërë mësimdhënien të efektshme dhe të suksesshme.  Duke marrë në konsideratë implikimet praktike të përdorimit të teknologjisë në klasë, lind nevoja për të studiuar konkretisht sa e përdorshme është teknologjia në arsimin e lartë shqiptar, nga pedagogët dhe studentët.
Mesimdhenia eshte duke ndryshuar ne nje evoluim te fuqishem, perdorimi i metodave dhe metodikave te shumta jane duke e shnderruar ate ne nje pune te veshtire. Nga ana tjeter procesi i mesim dhenies ndeshet sot me nje numer te madh kontradiktash dhe perjashtimesh si:
-         Pergatitja e studenteve dhe njohurite qe ata marrin nuk perputhen me nivelin e vleresimit qe bejne mesuesit. Ne jemi duke jetuar ne eren e informacionit te tej mbushur ajo qe pritet eshte qe studentet do te kerkojne te aksesojne, vleresojne, analizojne dhe te sintetizojne nje sasi te madhe informacioni. Por, ne te njejten kohe mesuesit bejne vleresimin sipas menyres te tyre duke ju kerkuar studenteve te kalojne testimin per ceshtje shpesh jashte asaj cfare ata kane pervetesuar.
-         Mesuesit shpesh ju japin studenteve ushtrime per zgjidhjen e te cilave kerkohen njohuri nga shume lende, pavaresisht se n johurite e dhena nga mesuesi jane vetem per lenden e tyre.
-         Mesuesve ju duhet te njihen me nevojat dhe prirjet e cdo studenti dhe te synojne ecjen e tyre me besim para. Por nga ana tjeter shpesh atyre u duhet te shkeputen dhe ti kushtohen nje grupi te perparuar nxenesish te cilet kane interesa shume me te gjera se pjesa tjeter e klases
 Teknologjia aktualisht mund te vije ne ndihme te mesuesve per zgjidhjen e ketyre problemeve dhe ti beje ata, mesuesit -dhe studentet e tyre me te suksesshem. Duke qene se bota, po behet gjithnje e me komplekse nga viti ne vit dhe jo me nga gjenerata ne gjenerate - edukimi kerkon te spostostohet nga mesimdhenia dhe mesimnxenia e izoluar dhe informacioni brenda nje lende te ngushte, ne nje mesimdheni aktive. Pedagoget duhet te synojne tu japin studenteve orientimin e nevojshem qe do ndihmonte ne zgjidhjen e problemeve komplekse ku futen shume fusha. Edukatoret duhet te pergatiten per teknologjite avancuara te priteshme dhe te qendrojne te axhornuar me leksionet e tyre per te pasqyruar keto ndryshime. Mesimdhenia eshte e nevojshme te pasurohet qysh tani me elemente te kesaj teknologjije. Te gjithe edukatoret e cdo niveli, por ne vecanti mesuesit, duhet te perfshihen ne gjetjen e rrugeve qe do te zgjerojne perfshirjen ne materialet e tyre te metodave dhe mjeteve qe teknologjite te reja ofrojne vazhdimisht.
 Ne vendin tone aktualisht ne te gjitha nivelet e edukimit jane duke u futur pajisje kompjuterike. Kjo perben nje hap ne drejtim te perfshirjes te teknologjive ne mesimdhenie. Ne pothuaj te gjitha shkollat e mesme, private dhe publike, mesuesit kane filluar mesimdhenien e tyre duke futur elemente te internetit. Pavaresisht qe kjo per momentin eshte kaotike dhe ndonjehere jo e goditur, por gjithsesi eshte nje shenje inkurajuese qe edhe edukimi ne shqiperi po perpiqet dhe ka deshire te integrohet ne futjen e teknologjive te reja ne mesimdhenie. Natyrish stabilizimi i situates, futja ne shina e saj, nuk mund te behet menjehere. Per kete do te duhen disa kohe, shume fonde dhe energji specialistesh te vendit dhe te huaj. Me nje fjale nje reforme e vertete ashtu si edhe ka ndodhur ne vendet tashme te zhvilluara ne kete drejtim.
 Kuptimi i teknologjisë së edukimit
Teknologjia eedukimit është një degë e rëndësishme e pedagogjisë bashkëkohore. Termi “teknologji edukimi” u shfaq në faqet e shtypit të huaj dhe në titujt e disa revistave pedagogjike në fillim të viteve ‘60. Në fillim, termi “teknologji edukimi” lidhej vetëm me përdorimin në e mjeteve teknike dhe teknologjike në procesin mësimor. Më pas ky koncept u trajtua më gjerë dhe me “teknolgji mësimore” u kuptua edhe tërësia e procedurave për organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor. Kështu, koncepti “teknologji mësimore” përmbledh në vetvete dy grupe çështjesh: grupi i parë është i lidhur me përdorimin e mjeteve mësimore në procesin mësimor, ndërsa grupi i dytë është i lidhur me organizimin e procesit mësimor (Layton, 1991).
Kanë ekzistuar disa arsye për zanafillën e emërtimit “teknologji edukimi”. Si pikënisje ka shërbyer konstatimi se njeriu, duke zbatuar teknikën e re, e ka çuar vazhdimisht përpara punën e vet dhe në këtë mënyrë ka rritur efektivitetin e punës. Meqënëse edhe arsimi është një fushë e rëndësishme e veprimtarisë njerëzore, është e drejtë që faktori i teknikës të bartet në fushën e arsimit, me të gjitha aspektet e veta pozitive. Ekzistojnë dy këndvështrime të ndryshme për ndikimin e teknologjisë mësimore në të nxënët (Layton, 1991). Sipas këndvështrimit të parë, teknologjia është një mjet për zhvillimin e mësimit, por që nuk ka ndikim në të nxënët. Pra, teknologjia ndikon në mënyrën sesi zhvillohet mësimi, por ajo nuk e modifikon procesin e njohjes. Sipas këndvështrimit të dytë, media teknologjike e ndihmon nxënësin të ndërtojë njohuri të reja, përmes informacionit që paraqet. Të nxënët shihet si një proces aktiv ku informacioni i ri nxirret nga media dhe ndërthuret me njohuritë e mëparshme

Reagime në përdorimin e teknologjisë në fushën e edukimit

Jo te gjithe specialistet jane pro futjes te teknologjise kompiuterike ne shkolla. Ka disa prej tyre qe deklarojne se perdorimi i kompiuterave ne shkolla ka ndikuar shume negativisht. Te tjere ankohen se perdorimi teper i gjere i teknologjise ne shkolla mund te coje ne ate qe ata e quajne izolim social dhe kufizim i nxenesve ne njohjen e elementeve baze.
Por me te shumte jane ata qe kete e quajne nje paradoks. Biznesmene, shoqata,
librashites, institucione qeveritare, nxenes e studente, shtepiake - jane te shumete ata qe besojne se teknologjia dhe vecanerisht interneti eshte tashme pjese e jetes dhe punes te tyre. Sipas disa studimeve te bera sot ne SHBA rezulton se rreth 17 milion nxenes, mosha 12-17 vjec, perdorin internetin si burim per gjetjen e informacionit lidhur me kerkimet ne shkolle. Ky numer perfaqeson 94% te kesaj moshe. Persa i perket studimeve, studentet jane shume pozitive ne perdorimin e internetit per zgjidhjen e detyrave te tyre te shtepise: Studentet kruejne detyrat e tyre te shtepise shume me shpejt; ata gjejne aty sqarime per gjera te cilat nuk i kane kuptuar; punimet e tyre jane me te axhornuara me njohurite dhe te rejat bashkekohore te shkencave;
 Ne baze te studimeve dhe testimeve te bera rezulton se, perceptimi i studenteve rreth perdorimit te teknologjise kompiuterike brenda shkolles ka edhe anet e saj negative. Nje nga faktoret qe ka rezultuar eshte edhe perceptimi qe shpesh krijohet te studentet per njohurite jo shume te plota te mesuesit.
Nje element tjeter eshte pakenaqesia e studenteve per cilesine dhe kufizimet e materialeve ne internet. Ata ankohen se jo gjithmone gjejne ate qe ju duhet dhe ashtu si ju duhet.
Jashte shkolles studentet perdorin internetin dhe aksesoret perkates si nje mjet per te zgjeruar jeten e tyre sociale dhe kominikimin me shoqerine lokale dhe nderkombetare.
 Cfare duhet mbajtur parasysh ne menyre qe ti jepet nje pergjigje pefundimtare perdorimit te teknologjise ne shkolla ne menyre qe te kenaqen si kritiket ashtu edhe avokatet mbrojtes?
 Jane shume arsye per te cilat organizatat edukuese jane ne dileme per rruget qe duhet ndjekur per te pershtatur ne shkolla teknologjine. Me poshte po mundohem te bej nje permbledhje te tyre:
Disa nga menyrat e perdorimit te teknologjive mund te jene te pershtateshme dhe te dobishme ndersa te tjera mund te shkaktojne crregullime per studentet
Teknologjia eshte vetem nje element ne edukim. Per plotesimin e tij duhet te shtohen edhe shume elementet e tjera
Kompetenca e mesuesit ne perdorimin e teknologjise eshte shpesh nje problem
Qofte mesuesit qofte nxenesit e kane jo te qarte, dhe shpesh te pa saktesuar, ate cfare ata presin nga perdorimi i teknologjise.
 Nga studimet e bera dhe eksperimentime te ndryshme mund te rrjeshtojme me poshte disa pika te cilat mund te merren ne konsiderate nga mesuesit
*      Teknologjia reflekton menjehere ndryshimet; cdo ndryshim ne hardware dhe software cojne ne hapjen e mundesive te reja ne fushen e edukimit dhe kjo kerkon pershtatjen e teknologjise me stadin e ri.
*      Teknologjite ne edukim perdoren ne ambientet e klases, kjo gje shpesh eshte e papershtateshme pasi eshte veshtire per te realizuar kushtet optimale qe kerkon perdorimi i saj me efikasitet.
*      Kerkimet qe duhet te behen per arritjen e rezultateve te priteshme jane shpesh jo ne perputhje me kualifikimin dhe graden qe kane nxenesit apo studentet, llojin e teknologjise ne perdorim, dhe aplikacionet ne dispozicion
*      Mesuesi eshte nje celes variabel ne implementimin e teknologjise dhe dobishmerise qe ajo sjell
*      Impakti i teknologjise tek mesuesit dhe praktika e tyre duhet te konsiderohen aq te rendesishme sa edhe per studentet sepse nderkohe qe studentet ecin perpara mesuesi qendron per ti assistuar shume gjeneratave te ardheshme studentesh.


   UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES
FAKULTETI  I EDUKIMIT
MASTER PROFESIONAL : SHERBIME SOCIALE DHE KOMUNITARE
 LENDA : STUDIME MBI FAMILJEN DHE MARTESEN


TEMA : ZAKONET DHE TRADITAT E MARTESES NE ZONA TE  
               NDRYSHME TE SHQIPERISE


Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se "marteses me rrembim".
Dreka e beqarise
Sipas shume te dhenave, qe depertojne deri ne ditet e sotme, ky festim per nder te nuses eshte quajtur dreka e beqarise, ose "Gostia e Fundit" (e beqarise). Ashtu si shume tradita te tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmone rolin e nje testi per kohen ne vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen qe nga shekulli i peste prej Spartes, ku komandantet ushtarake mund te festonin dhe te ngrinin dolli me njeri-tjetrin ne prag, te marteses se njerit prej shokeve te tyre.Madje edhe sot, nje dreke beqaresh, behet pak para dates aktuale te dasmes, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirise" per dhendrin. Duke u shkeputur nga konteksi historik, duhet thene se ne ditet tona ky takim i miqve te nuses dhe dhendrit, behet me nje qellim te thjeshte, qe atyre t'u hiqet ankthi i dites se marteses, ose dites se tyre te madhe.
Martesa
Gjate eres " se marteses me ane te rrembimit", shoket me te afert, asistonin kur dhendri rrembente nusen nga familja e saj. Shoqeruesit ne ate kohe dhe njerezit me prane familjes se protagonistit (dhendrit), duhet te kishin nga nje arme "te vogel", madje dhe mund te luftonin per te ruajtur rrembimin e vajzes, nga reagimi i eger i familjareve te saj, nderkohe qe dhendri largohej me te.
Shoqerueset e nuses dhe vajzat e nderit u bene me te pranishme ne keto aktivitete, kur martesa tashme ishte dicka e planifikuar.
Qe disa dite para marteses, eshte nje grua, qe duhet te ndiqte te gjitha pergatitjet e nuses. Kjo vajze apo matrone (grua romake) nderi, qe eshte edhe sot, siguron te gjithe ceremonialin dhe ndihmon nusen, qe te vishet. Te gjitha vajzat e tjera ndihmojne nusen qe te zbukurojne martesen...
Lulet e dasmes
Perpara perdorimit te luleve ne buqeten martesore, grate mbanin buqeta te ndryshme te herbeve dhe luleve te ndryshme me qellimin kuptimplote, per te larguar shpirtrat e keqinj. Me kalimin e kohes, lulet dhe ererat e ndryshme u zevendesuan me lule qe simbolizonin pjellorine dhe dashurine e perhershme. Lule specifike kane kuptime te ndryshme ne vende te ndryshme...

Paja e nuses
Nje institut i rendesishem i se drejtes zakonore familjare, i njohur qe nga kohet me te lashte ka qene paja e nuses. Ne fshatrat shqiptare ku sundonte varferia, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (corape e veshmbathje tjeter) qe merrte me vete nusja. Sipas librit "E drejta zakonore e Laberise" paja perbehej nga sendet vetjake te nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Ne Shqiperine e Veriut, paja e nuses perfshinte edhe priken. Ne Laberi paja pergatitej nga shtepia e burrit. Babai i dhendrit se bashku me babane e nuses shkonin ne pazar dhe i blinin rrobat e nuses qe nga kepucet (zakonisht 2-3 pale) e deri tek shamia e kokes. Kjo norme e pashkruar e se drejtes zakonore ka vepruar kudo ne Shqiperi e ne Kosove. Ndersa sot mjaft qe te kesh leke dhe nusja blen gjithcka cfare do vete.

Velloja e nuserise
Velloja, ne menyre origjinale, eshte mbajtur nga grate e pamartuara per te treguar modestine. Ne ceremonine martesore, nje nuse e mban vellon si simbol te nenshtrimit dhe premtimit, qe do t'i bindet te shoqit te saj. Dhe, vetem pas ceremonise veli ngrihet per te zbuluar pamjen e nuses, perpara dhendrit. Dikur ne shekullin e 16-te, veshjet me vello ishin shume delikate, ndersa vellot me tantella, per here te pare u bene popullore mbas marteses se Mbretereshes Viktoria ne vitin 1840.

Unazat e marteses
Tradita e unazave te marteses eshte nga me te vjetrat nder te gjitha traditat e tjera martesore. Afersisht, cdo qyteterim, duke filluar qe nga egjiptianet, i kane perdorur unazat martesore, si simbol te marreveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi perfaqeson perjetesine, dhe unazat e para jane bere nga fijet e barit, lekura, bari i thate, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atehere ato zune vendin kryesor ne perberjen e ketyre unazave.
Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore eshte gishti i katert i dores se majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianet, sepse ata besonin qe nje vene ne doren e majte, qe ndodhej pikerisht ne gishtin e katert, kishte direkt lidhje me zemren. Ndersa shpjegimi pragmatist i sotem eshte i thjeshte: vihet ne doren e majte, sepse shumica e njerezve e kane inaktive kete dore, pasi keta njerez shkruajne me te djathten.
Por, ka dhe perjashtime, pasuesit e Elisabetes ne Angli, e mbanin ne doren e djathte unazen martesore, dhe mbanin madje disa te tilla. Katoliket romane po ashtu i mbanin ne anen e djathte. Gjithashtu eshte e ndaluar, qe unazat e marteses, te blihen diten e premte. Per supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, perpara ceremonise se marteses.

Muaji i mjaltit
Muaji i mjaltit, i ciftit te sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qe ka ne ditet e sotme, si muaji i pare i kaluar sebashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriutNë Shqipëri, akti i martesës mbahet nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile në bazë të dokumentave të paraqitura. Sipas Kodit të Familjes dhe legjislacionit shqiptar në fuqi, martesa lidhet midis dy bashkëshortëve që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të lidhjes në gjendjen civile bëhet edhe shpallja publike e aktit. Nëse askush nuk do ta kundërshtojë, çifti mund të trashëgohet i qetë.

Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vete
Deri ne fillim te viteve 90 dasma shqiptare zgjaste nje jave rresht dhe te ftuar ishin mbi 100 vete. Harxhe te medha per familjen, por qe i merrnin mbrapsht pasi te ftuarit nuk benin dhurata, por hidhnin leke ne tabaka, "zakon"i stisur gjate sistemit komunist, ardhur prej varferise, por qe ka mbetur dhe sot. Sot jane te rralla dasmat e tilla te medha. Me e zakonshmja eshte ajo e tipit kur nusja dhe dhenderi ftojne vetem hallat, tezet dhe shoqerine rreth 50, 70 veta. Shtrohet nje banket i vogel; gjate te cilit nusja nderron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht eshte dita e saj. Ne dasmat e sotme nusja kercen sa mundet, ndersa duhet te nuseronte gjithe turp, e nuk guxonte as te buzeqeshte. "Dasma vazhdoi tri dite e tri net. Dasmoret hengren e pine dhe per nje jave nuk u doli pija". Keshtu pershkruhen dasmat e familjeve shqiptare, te cilat fillonin qe te henen ne mengjes dhe perfundonin te henen tjeter. Per nje jave njerezit hanin, pinin dhe kendonin per fatin e dy te rinjve qe martoheshin. Ndersa sot ndodh e kunderta. Mund te te lajmerojne se marton nipin para dy diteve te dasmes dhe vetem te dielen te jesh i pranishem ne koktejlin e thjeshte, qe do te organizohet me kete rast.

Tradita ka mbetur vetem te vallet
Asaj qe ndoshta dasmoret shqiptare nuk i kane shpetuar dot, jane vallet e tradites. Edhe cifti nuk shkon ne dhomen e gjumit, nese nuk ka kryer ritin e valles se nuses dhe dhendrit. Shoqerimi i ciftit qe kercen ne shoqerine e prinderve eshte e vetmja tradite, e cila ka shpetuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen jane te vogla, cifti, domosdoshmerisht, duhet te kerceje hipur mbi nje tryeze, ku do te digjet edhe shamia e beqarise. Sipas tradites, ne vallen e nuses merrnin pjese edhe te aferm te tjere, te cilet tashme duken rralle e me rralle ne kete valle. Kjo per faktin, se nusja dhe dhendri lodhen.

"Ritet e mira te marteses, qe i kemi humbur"
Shume kohe me pare ne dasmat shqiptare ne vend te parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim te kesaj tradite edhe ne ndonje dasme shqiptare qytetare. Por ne me te shumtat e rasteve doroviten para. Nderkohe qe tradita te tjera negative jane ne rikthim, jane harruar fare tradita te mira si ajo e sponsorizimit te pajes. Gjate dhjetevjecarit te fundit ka patur shume ndryshime ne ritin e dasmes, fejeses dhe marteses. Kjo shpesh ka ndodhur per arsye te difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Per shembull, eshte shtuar perdorimi i pijeve te tjera qe pak perdoreshin ne dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani perdoret shume vera dhe birra. Keto prirje kane lidhje me emigracionin. Per shembull ne dasmat e te emigruarve ne Itali shpesh shoket e dhendrit qellojne njeri-tjetrin me torte, por sidomos dhendrin. Kjo si shenje e jetes se lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjeter eshte thyer zakoni per mosvajtjen e dhendrit vete per te marre nusen (prej kohesh) dhe tani dhendri shkon ta marre nusen, madje si shofer. Keto jane disa shembuj periferike te ndryshimeve qe kane ndodhur ne ritet e dasmave. Nje ndryshim i rendesishem eshte ai i shtimit te diferences ne moshe mes dhendrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Ne nje fare menyre ne kete rast kemi te bejme me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diference te konsiderueshme ndermjet burrit dhe gruas ne moshe. Sot kjo diference sipas statistikave shkon deri ne 2 vjet me shume se paraadhesja, pra ne 6-7 vjet ndermjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigranteve shpesh u shkon mosha duke punuar jashte. Nje rikthim tjeter eshte fakti, qe nje pjese e emigranteve marrin gra te pashkolluara. eshte nje rikthim negativ, sepse keto gra po e humbin ne kete menyre pavaresine ekonomike dhe njekohesisht pushteti ekonomik i burrit eshte rritur shume. Por vec traditave jopozitive te se shkuares ka tradita te mira, tek te cilat ia vlen te kthehesh. Nuk eshte ne traditen e shqiptareve komercializimi i dasmes. Si rregull nuk cohej para ne shtepine e atyre qe martoheshin, por dhurata si per shembull dashi ose dicka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, me mire te behen dhurata simbolike sesa te detyrosh ne nje fare menyre te ftuarit e tu te dorovisin para, edhe kur jane te varfer. Komercializimi i dasmave eshte bere nje gje vulgare.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre

Zona e Laberise
Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen ( nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ( ne jug quhet ndryshe, por nuk me kujtohet), dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.
Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena. Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme bagetie. (keto di une, por ka dhe te tjera).
Embelsira tradicionale ka qene revania.
Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj ( nqs kujtoni Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu sic ka qene zakoni). Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.
Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:
Njerezit e nuses:NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.
Njerezit e djalit:DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.
Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.
Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses
Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen.

Dasma Tiranase
Kësaj here shkrimi mbi traditën dhe ritualet kryesore të jetës, si dasma, lindja e vdekja, ka për shtysë interesimin e madh të treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, në të cilat qytetarë të shumtë nga Tirana, të nxitur nga reportazhet e mëparshme të "Shekulli-Kontakt", kanë treguar diçka mbi zakonet e trevës së tyre.
Dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsi vizitat e shoqerisë (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kanë qejfin; dhëndrit një kostum i është veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen...",duke vijuar të tregojë se "pastaj e premtja është dita që nisin pajën për te shtëpia e dhëndrit, apo shtëpia e ardhshme e nuses.Gratë vijnë e shikojnë se ça` do çojne dhe gratë andej nga dhëndri shikojnë se ça` ka sjellë nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu brekët ne, nuk ka derman!). Shumë familje kanë traditat e tyre të vogla, që i kalojnë brez pas brezi. Në të gjitha dasmat tiranase në çdo valixhe të pajës nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si për të treguar një fillim të ri e me ëmbëlsi".
Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo më kot, por sepse atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin, si hera e fundit që "është e lirë". Sipas zakonit, darka fillon rreth orës 20.00 dhe atëherë zhvillohej në ndonjë prej oborreve më të mëdha të lagjes, ndërsa në ditët e sotme kryhet sipas qejfit, në lokale të ndryshme pasi është më praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj.
Krushqit vijnë në darkë vetëm pas mesnate dhe janë një rreth i ngushtë familjar i dhëndrit, por që siç thamë, të pashoqëruar nga dhëndri. Ata nuk qëndrojnë më tepër se një orë dhe janë të detyruar që sipas adetit, të hedhin valle për nder të familjes...
Kurse të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht rreth orës 11 vjen dhëndri me dajën dhe me një fëmijë të vogël, i afërm të tyre, i cili i jep lule nuses ndërkohë që ajo duhet ta dorovitë. Më pas ata hipin në makinën e zbukuruar (dikur pelë e bardhë) dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, në madhështinë e saj të tejplotë. Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses, ose nëse nusja nuk ka vëlla një kushëri i saj, i cili më pas e gjuan djalin me një shuplakë. "Të gjithë bërtasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i bien.E gjitha kjo bëhet sa për t'i treguar dhëndrit, se ka dikush këtu për këtë vajzë dhe ai duhet të sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojë dhe të mos ta përdhosë sipas qejfit..."
Njëri nga krushqit e dhëndrit, është si zakon që duhet të tregohet i shkathët dhe më i zoti se njerëzit e shtëpisë së nuses, për t'i vjedhur një objekt apo send të çfarëdoshëm para se të dalin jashtë dhe më pas t'ia japë të zotit të shtëpisë, duke i thënë se "ne jemi më të zotët. Jua hodhëm...!Pas kësaj, nusen e zbukuruar e hipin në makinë, të cilës i kanë vënë dhe një sixhade sipër. Ndërkaq, nusja duhet të hedhë një vezë mbrapsht, motiv të cilit për momentin nuk ja kemi gjetur ende domethënien simbolike.
Nusja te vjehrra Sa i afrohen shtëpisë nusja me krushqit, shohin vjehrrën që del e pret te dera me një llokume, që gjysmën e ha vetë dhe gjysmën ia jep nuses, si dhe me një pjatë me mjaltë, në të cilën nusja ngjyen dy gishtërinj dhe i fshin te pragu i portës. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do që nusja të hyjë brenda dhe të qëndrojë e gjora për disa orë rresht me kokën ulur, pa shikuar askënd në sy e fytyrë, duke i takuar të gjithë, e duke u thënë veç "Faleminderit!", teksa e urojnë që të trashëgohet dhe të ketë jetë të lumtur. Pas kësaj, nusen e marrin dhe e fusin në dhomën e saj, ku i tregojnë se si ja kanë mobiluar. Nëse nusja nuk e pëlqen kjo duket shumë shpejt, pasi acarimet me vjehrrën për pozicionimet e krevatëve, kolltuqeve, tavolinave, do të jenë të pashmangshme dhe sa vjen e më të shpeshta..Kur nusja hyn në dhomën e saj shkon tek krevati, ku i vjen një vogëlush i afërm i burrit, të cilin ajo duhet patjetër që ta dorovisë. Në atë çast në dhomë hyn dhëndri, i cili ia heq këpucën nuses dhe nis t'ia mbushë me florinj.





BIBLIOGRAFIA

Informacionet per kete detyre kursi jane marre nga keto faqe interneti dhe me pas jane perpunuar :


www.traditatzakonetfejesa martesa.com

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels