IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts





PUNIM SHKENCOR

Emri:---------------
FAKULTETI I EKONOMI- TURIZMIT
Dega:EKONOMI-TURIZËM
Viti:II
Lënda:Matematik eZbatuar
Pedagogu:MSc. --------------------
                                                                  
Tema: PROGRAMIMI LINEAR

Programimi Linear Probleme praktike siç janë: a) Problemi i dietës, b) Problemi i prodhimit, c) Problemi i investimeve, d) Problemi i caktimit të punëve, dhe e) Problemi i transportit mund të shtrohen si probleme të programimit linear të cilat pastaj zgjidhen duke zbatuar metodat ose algoritmet përkatëse në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen optimale (minimunim apo maksimumin). Veqoritë e përbashkëta të problemeve të programimit linear janë: 1. Kërkohet të minimizohet ose maksimizohet funksioni i qëllimit që është funksion linear i të panjohurave, 2. Të panjohurat plotësojnë një sistem kushtesh që përbëhet nga ekuacione ose inekuacione lineare ose nga të dyja së bashku, 3. Të panjohurit kërkohet të jenë jo-negativ . a) Problemi i dietës Një dietë ditore i përmban 3 lloje ushqimesh (Ui) dhe secila nga këto ushqime përmban 3 lloje vitaminash (A,B,C) të domosdoshme në sasi të caktuara për tu marrë nga pacientët (ose punëtorët e fabrikës). Ky shembull jepet në tabelë Ushqimet Kërkesat minimale U1 U2 U3 për vitamina Vitaminat A a11 a12 a13 b1 B a21 a22 a23 b2 C a31 a32 a33 b3 Çmimi c1 c2 c3 a11 - sasia e vitaminës A që përmban një njësi e ushqimit U1, b2 - sasia minimale e vitaminës B, e caktuar nga mjeku që duhet ta përmbajë dieta ditore, c3 – çmimi i kushtimit të një njësie ushqimi U3 (psh. 1kg). Problemi i dhënë pra nënkupton se në çfarë sasie duhet përfshirë në dietën ditore secilin nga ushqimet Ui që të plotësohen kërkesat minimale me vitamina, të personave që ushqehen dhe kostoja e kësaj diete të jetë sa më e ultë.
Zgjidhja e problemit të programimit linear me Algoritmin Simpleks Trajta standarde e problemit të programimit linear Para se të fillohet me zgjidhjen e problemit ai duhet të sillet në trajtën standarde si më poshtë: Çdo problem i programimit linear kthehet në trajtë standarde. Kjo trajtë përbëhet nga sistem ekuacionesh dhe për funksion të qëllimit kërkohet vlera më e vogël. Në qoftë se në funksion të qëllimit f kërkohet vlera më e madhe atëherë në vend të tij vendoset si funksion qëllimi f’= - f dhe për të kërkohet vlera më e vogël. Në qoftë se sistemi përmban inekuacione ato mund të kthehen në ekuacione duke i shtuar të panjohurat shtesë. Shembulli 3 f X1 5 X 2 (m in ) X1 X2 4 2X1 X2 1 X1 X2 2 X 1, X 2 0 Kthehet në trajtë standarde si më poshtë: f X1 5 X 2 (m in ) X1 X2 X3 4 2X1 X2 X4 1 X1 X2 X5 2 X 1 ,.., X 5 0 Trajta Kanonike – quhen të panjohurat e lira - quhen terma të lira

PROBLEMI I PROGRAMIMIT LINEAR

Veprimtaria e përditshme e bizneseve është e mbushur me situata të ndryshme të cilat duhen menaxhuar në një mënyrë sa më racionale. Mjedisi ku zhvillon veprimtaritë një njësi ekonomike ndryshon në mënyrë të vazhdueshme dhe para drejtuesve të njësisë lindin vazhdimisht probleme që duhen zgjidhur, shtrohen alternativa të ndryshme prej të cilave duhen veçuar ato më të mirat, në fund të fundit duhen marrë vendime prej të cilave varet e ardhmja e njësisë.
Zhvillimet e vrullshme ekonomike (rritja ekonomike, futja e produkteve të reja, rritja e kapaciteteve industriale, rritja e kërkesës konsumatore, ndërthurja e tregjeve etj,.) shoqërohen me rritjen e kompleksitetit të problemeve të menaxhimit dhe për rrjedhim edhe me rritjen e vështirësive për t'i zgjidhur ato.
Një mënyrë që përdoret për të lehtësuar zgjidhjen e këtyre problemeve është formalizimi i tyre 
(paraqitja me anën e modeleve matematike) dhe përdorimi i metodave sasiore për zgjidhjen e tyre. Njohja e një numri të konsiderueshëm modelesh të tilla dhe e proçedurave të zgjidhjes së tyre ndihmonjë menaxherët në marrjen e vendimeve “sa më të mira” në veprimtarinë e njësive ekonomike që drejtojnë.
Zbatimi i këtyre modeleve dhe teknikave në zgjidhjen e problemeve fillimisht ishte i kufizuar nga pamundësia praktike për zgjidhjen e tyre. Zhvillimet në shkencat komjuterike i kanë dhënë një vend tepër të rëndësishëm përdorimit të modeleve e teknikave sasiore të kërkimeve operacionale, duke i bërë ato një mjet të padiskutueshëm të menaxhimit të biznesit.
Fazat kryesore që ndiqen në proçesin e marrjes së vendimit janë :
formulimi i problemit
ndërtimi i problemit
zgjidhja e modelit 
vlefshmëria e problemit
zbatimi në praktikë i modelit të ndërtuar (implementimi i zgjidhjes).
Kryesisht do të merremi me fazën e tretë (e pjesërisht me të dytën) të proçesit të përmendur më sipër. Hapi i parë i ndërtimit të modelit është abstragimi dhe pasqyrimi i një sërë elementësh që përcaktojnë problemin që studiohet me ndihmën e variablave.

Modelet janë kombinime variablash dhe parametrash që pasqyrojnë lidhjet reale që ekzistojnë në problem. Marrëdhëniet midis variablave të modelit pasqyrohen me anë të relacioneve matematikore ku ndërhyjnë dhe parametrat e ndryshëm të problemit.
Në përgjithësi përdorimi i metodave sasiore dhe algoritmeve për zgjidhjen e problemeve kërkon përpunimin e një informacioni të gjerë dhe kryerjen e një volumi të madh llogaritjesh. Vetë mbajtja e informacionit dhe vënia e tij në disponicion në kohën dhe vendin e duhur nuk mund të kuptohet pa ndihmën e sistemeve kompjuterike. Nga ana tjetër, koha që duan llogaritjet për zgjidhjen e problemeve nga një herë mund të jetë aq e gjatë sa që zgjidhja të mos jetë më e vlefshme. Përdorimi i kompjuterave dhe programeve kompjuterike e ka lehtësuar jashtëzakonisht zgjidhjen e problemeve qofshin këto edhe të ndërlikuara. Për më tepër ato kanë bërë që vëmendja kryesore të përqëndrohet në shtrimin e problemeve, përgatitjen e tyre në një trajtë të tillë që të jenë të gatshëm për t'u përpunuar në kompjuter dhe në interpretimin e zgjidhjeve të fituara.
modele matematike janë aq të ndërlikuara sa është e pamundur të zgjidhen me anën e algoritmeve të përshtatshëm optimizues. Në raste të tilla është e domosdoshme të braktiset kërkimi për zgjidhjen optimale të saktë dhe të kërkohet një zgjidhje e përafërt e mirë duke përdorur heuristika. Një ndër modelet më frekuente dhe më të suksesshëm të optimizimit që përdoret gjërësisht në marrjen e vendimeve menaxheriale është programimi linear.
Situata më tipike që ndesh një menaxher në punën e tij të përditshme është ajo e përdorimit të burimeve që ka në dispozicion : punës, lëndëve të para, kapaciteteve të makinerive, kapitaleve etj,. në mënyrën më të mundshme, pra që kompania që ai drejton të arrijë rezultate sa më të mira. Rezultati i dëshiruar mund të shprehet me gjuhën e maksimizimit të fitimit, minimizimit të kostos etj,.
Formulimi i problemit. 
Modelimi matematik i disa problemeve praktike si probleme programimi linear.

Në shumë probleme të ekonomisë kërkohet vlera më e madhe ose vlera më e vogël e një funksioni të disa variablave kur këto variabla plotësojnë disa kushte të caktuara të shprehura me anë ekuacionesh ose inekuacionesh. Këto quhen probleme optimizimi.
Dimë se në qoftë se kushtet që duhet të plotësojnë variablat shprehen me ekuacione, problemet e optimizimit mund të zgjidhen me anën e funksionit të Lagranzhit. Por zgjidhja e tyre ka vështirësi, si në teknikë, ashtu edhe në veprimet e shumta. Pikërisht për këtë arsye, për klasa të veçanta problemesh optimizimi, janë përpunuar dhe përdoren metoda të reja zgjidhjeje, më të thjeshta se metodat e analizës klasike. 
Teoria që studion probleme të tilla dhe që ka përpunuar metodat për zgjidhjen e tyre është programimi matematik.


PUNIM SHKENCOR
Emri: ...........................
FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
Profili:  Master Profesional në Edukim Mësimdhënie e Përgjithshme
Viti: I simesteri i dytë
Lënda:  Mendimi kritik
Pedagogu:  Msc....................
Tema:  Nje vështrim i përgjithshëm, mbi të menduarin kritik.
Hyrje
Asnjë rregull apo mënyrë e radhitjes  së mendimeve  dhe ideve nga asnjë grup njerëzish nuk mund të përgjigjet se cila ide është më e mira në një rrethanë të caktuar.
Gjatë punës së përbashkët punohet për të sjellë përmirësime reale mbi të nxënit e nxënësve ,  i cili duhet të jetë i qëndrueshëm dhe duhet të zgjasë për gjatë gjithë jetës. Është shkruar shumë për mendimin kritik. Për njerëzit që mendojnë në mënyrë kritike,baza  e kuptimit të informacionit është më shumë pikënisja sesa fundi i të nxënit.  Zhvillimi i mendimit kritik në mënyrë kritike përfshin thithjen e ideve dhe shqyrtimin e ndikimit  të tyre, paraqitjen e tyre në një mënyrë të sterholluar  me , baraspeshimin e tyre përballë pikëpamjeve të kundërta,ndërtimin
e sistemeve te besueshmepër t’i provuar ato dhe ndërmarrjen e nje qëndrimi të bazuar në këto struktura.

Zhvillimi
Mendimi kritik është një proces i ndërlikuar i përfshirjes së ideve dhe burimeve në mënyrë krijuese,  i rikonceptualizimit dhe ristrukturimit të koncepteve dhe informacionit
Ai është një proces njohës,veprues,dhe ndërveprues, i cili ndodh njëkohësisht në mjaft nivele të të menduarit.
Në mënyrë mjaft të shpeshtë mendimi kritik është i prirur drejt qëllimit por mund të jetë gjithashtu edhe një proces krijues, ku qëllimet mund të jenë më pak të qarta.
Mendimi kritik është një mënyrë mjaft e sofostikuar e të menduarit. Ai ndodh në ato raste kur mendohet për dicka në të cilën mund të përfshihen  nxënësit e moshave më të  rritura.  Por jo vetem kaq.  Fëmijët e vegjël janë janë plotësisht në gjendje të përfshihen në nivele të përshtatshme të zhvillimit të mendimit kritik.  Ata përfshihen me dëshirë në detyrat për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara dhe shfaqin nivele të larta të të menduarit në cështje që lidhen me marrjen e vendimeve
Të menduarit dhe të nxënit
Edukatorët e arsimit kanë diskutuar gjatë për përmirësimin e të nxënit të njohurive faktike ndaj të nxënit praktik dhe njohurive konceptuale.  Ata që sugjerojnë se njohuritë faktike në mënyrë tipike janë më më të rëndësishme,  besojnë se ka një numër të caktuar faktesh,  të cilët kur mësohen  në mënyrë të përshtatshme,  i përgatisin nxënësit të bëhen plotësisht pjesëmarrës të frytshëm në rendin shoqëror.
Ata që besojnë se njohuritë konceptuale dhe përvoja praktike janë qëllimi më kryesor,  besojnë se njohuritë në vetvete nuk janë të mjaftueshme.  Për më tepër, ata mendojnë se njohuritë janë të vlefshme vetëm kur janë të dobishme dhe këto janë të dobishme kur janë kuptuar në terma konceptualë që mund të zbatohen praktikisht në mënyrë krijuese dhe kritike.
Nuk ka asnjë dyshim se njohuritë për faktet janë të rëndësishme.  Në një masë të madhe njerëzit duhet të dinë të veprojnë cdo ditë në mënyrë të sukseshme,   si në tregëti,  në blerjen e sendeve.  Sidoqoftë ideja se ka nje fond njohurish për t’i përgatitur nxënësit në mënyrë të përditshme për të ardhmen e tyre, bëhet gjithnjë dhe më tepër më pak bindëse sa më shumë shpejtohen ritmet e ndryshimit të shoqërisë.
Vështirësia e përshkrimit të një fondi të tillë të njohurive rrjedh nga fakti se nga 100% të njohurive që zotërojmë sot vetëm 10-15% të tyre janë të vlefshme në 20-25 vitet e ardhshme.
Ky ekspansion i shpejtë i dijeve dhe njohurive bazë do të jetë me vlerë për pasurimin e njohurive për cdo njeri.
Me zgjerimin e komunikimit elektronik,  pothuaj në të gjitha kulturat, në të gjithë botën,  shkollat dhe familjet po bëhen qendra që kanë mundësinë e shkëmbimit të informacionit kudo dhe në cdo kohë .Ajo që do të kërkohet nga nxënësit për të qenë të suksesshmëm në ndryshimin e  botës,  do të jetë aftësia për të përzgjedhur informacionin në mënyrë të tillë që të merren vendime rreth asaj që është e rëndësishme  ose jo.
Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë se si përshtaten  mes tyre pjese të ndryshme të informacionit. Është e nevojshme që ata të jenë në gjendje t’u japin përmbajtje ideve dhe
njohurive të reja,  të përcaktojnë kuptimin sa herë që ndeshin në informacinin e ri,  të lënë mënjanë informacionin e papërshtatshëm dhe të pavlefshëm.
Për ta menaxhuar mirë informacionin , ata  duhet të jenë të aftë për të zbatuar një sërë shprehish të të menduarit që i bën ata të zotë ta zbërthejnë informacionin në mënyrë të saktë,  në ide të kuptimshme, të cilat më pas mund të shndërohen në shprehi paraktike.  Shkurt ata duhet të bëhen nxënës mendimtarë dhe kritikë.
Por,  ata mund mund të bëhen të tillë menjëherë, atyre iu duhet të ndeshen me informacionin, me përpunimin  e tij dhe me gjenerimin e informacionit të ri dhe ideve vetiake.
Duhet të kalojnë përmes një sistemi dhe procesi shumë të thellë të analizës dhe të reflektimit kritik.  Ky proces nuk i udhëheq ata përmes informacionit vetëm në shkollë,  por shërben edhe si strukturë për një mendim dhe reflektim të pavarur të mëvonshëm.  Dhe që të ndodhë kjo mësuesit në klasat e tyre duhet të sigurojnë një strukturë për të menduarin dhe të nxënit që të jetë,  njëherazi sistematike dhe e dukshme.
Struktura duhet të jetë sistematike: Kështu nxënësit mund të arrijnë të kuptojnë dhe zbatojnë procesin në mënyrë të qëndrueshme.
Duhet të jetë e qartë se vetëm kështu nxënësit do të njohin se ku janë në të menduarit e tyre me qëllim që të vëzhgojnë dhe drejtojnë proceset e të menduarit kur mësojnë në mënyrë të pavarur.
Nxitja e analizës krijuese dhe kritike e nxënësve gjatë të menduarit dhe gjatë proceseve të lexim shkrimit-strukturon të nxënit e tyre në  situata të nxënit të pavarur duke shtuar informacionin dhe duke u përfshirë në situata të fuqishme të nxënit dhe në përvoja të reja të nxënil përmes të cilave reflektojnë dhe ndryshojnë gjykimin e tyre mbi dukuri dhe fenomene.

 Struktura mbi mësimdhënien që nxit mendimin kritik
Për të  arritur një kuptim praktik të një strukture për mesimdhënien dhe të nxënit kjo gjë duhet të provohet një një kontekst real mësimi. Për këtë mësuesit dhe edukatorët të cilët kanë punuar për zhvillimin e mendimit kritik gjatë lexim- shkrimit kanë kërkuar dhe gjetur një strukture të tillë për të cilën ata mendojnë se është një nga strukturat më të mira që po ta ndjekësh me kujdes të ofron suksesin.
Kështu duke ndjekur këtë përvoje dhe strukturë drejtimi drejt mësimdhënies për të nxënit reflektiv ne do të mund të krijojmë një mendim të qartë për punën që duhet të kryejmë për zhvillimin e mendimit kritik dhe krijues tek nxenesit tanë.

Perfundime
 Mendimi kritik është një proces i ndërlikuar i përfshirjes së ideve dhe burimeve në mënyrë krijuese,  i rikonceptualizimit dhe ristrukturimit të koncepteve dhe informacionit
Ai është një proces njohës,veprues,dhe ndërveprues, i cili ndodh njëkohësisht në mjaft nivele të të menduarit.
Në mënyrë mjaft të shpeshtë mendimi kritik është i prirur drejt qëllimit por mund të jetë gjithashtu edhe një proces krijues, ku qëllimet mund të jenë më pak të qarta.
Mendimi kritik është një mënyrë mjaft e sofostikuar e të menduarit. Ai ndodh në ato raste kur mendohet për dicka në të cilën mund të përfshihen  nxënësit e moshave më të  rritura.  Por jo vetem kaq.  Fëmijët e vegjël janë janë plotësisht në gjendje të përfshihen në nivele të përshtatshme të zhvillimit të mendimit kritik.  Ata përfshihen me dëshirë në detyrat për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara dhe shfaqin nivele të larta të të menduarit në cështje që lidhen me marrjen e vendimeve.


DETYRË  KURSI
Tema:   Ngritja e aktakuzes dhe konfirmimi I aktakuzes
Fakulteti Drejtesise
Dega:Juridik
Lenda: E drejte penale (pj e pergjithshme)
Viti: 2
Punoi:  ................
Pranoi:MSc. ........................
Dr.Proc. ...................
DURRES 2014

 Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes dhekonfirmimi I aktakuzes. Informimi i prokuroritn Ngritja e kallzimit penaln Informimi per ekzistimin e vepres penale. 1.Procedura paraprake perfshine keto veprime:
 Formave tjera te informimit.Veprimet e ndermarra nga policia per verifikimin e dyshimit dhe ngritja e aktakuzes.n Kallzimit penal nga organet publike,n Kallzimit penal nga qytetaret,n Detyres zyrtare,n3. Informimi per ekzistimin e vepres penaleInformimi I policise per vepren penale behet permes:
Ngritja e kallzimit penalKallzimi penal, eshte akt akuzues te cilin e perpilon policia e i cili eshte manifestim i veprimtarise se saj ne procesin e zbulimit te veprave penale, gjetjes se kryesit te asaj vepre dhe sigurimin e provave te cilat i referohen rastit penal konkret.Kallzim penal paraqesin:1. Policia,2. Qytetaret,3. Organet tjera publike. Kallzimi penal sipas menyres se kallzimit (me goje, me shkrim).nKallzim penal sipas permbajtjes ( te plota, jo te plota),nKallzim penal sipas emrit te paraqitur (anonim , me pseudonim etj.),n5. …Llojet e kallzimit penal:Informimi i prokuroritInformimi i Prokurorit publik behet me ane te kallzimit penal per vepren penale te caktuar, nga policia, organet publike apo nga qytetaret.Kallzimi penal i derguar Prokurorit nga policia duhet t’i kete te bashkangjitura te gjitha provat, informacionet dhe emrin e personit te dyshuar, si kryes te asaj vepre.…Pas shikimit te kallzimit penal, Prokurori publik mund te vendose qe :1. ta hedhe kallzimin penal,2. te kerkoje informata plotesuese,3. te filloje zbatimin e hetimeve apo,4. te ngrite aktakuze. Hetimi paraqet fazen e pare te procedures penale te cilen e zhvillon Prokurori publik kunder personit te caktuar per te cilin ekziston dyshimi i arsyeshem se ka kryer vepren penale e cila ndiqet sipas detyres zyrtare,Hetimi konsiston edhe ne mbledhjen e provave dhe informatave tjera ne baze te se cilave duhet gjykuar se a duhet ngritur aktakuza kunder personit te caktuar, per vepren e caktuar penale, apo te nderpritet procedura, si dhe mbledhja e provave te cilat nuk do te mund te perseriteshin ne shqyrtimin gjyqesor.
…Zbatues dhe mbikeqyres i hetimeve, sipas Kodit te Procedures Penale, eshte Prokurori publik.Ne disa raste e hasim edhe policine gjyqesore, e cila e kryen nje gje te tille me autorizim nga Prokurori publik.Fillimi I hetimit ,Hetimi fillon menjehere kur Prokurori publik informohet me kallzim penal, per vepren penale dhe per kete veper plotesohen te gjitha kushtet e nevojshme per fillimin e hetimit.Nisja e hetimit behet me aktvendim, te cilin e nxjerr Prokurori publik , konform Kodit te Procedures penale. provat me informacionin e mbledhur deri ne ate moment.n rrethanat dhe faktet qe e justifikojne dyshimin e arsyeshem per vepren penale, dhenemertimin ligjor te vepres penale,n pershkrimin e vepres e cila tregon elementet e vepres penale,n kohen e fillimit te hetimit,n personin kunder te cilit kryhet hetimi,n11. 2.2. Aktvendimi per fillimin e hetimeveAktvendimi percakton: Kohezgjatja e HetimitSipa Kodit te Procedures Penale, hetimi zakonisht zgjate gjashte muaj, prej dites kur eshte nxjerre aktvendimi per nje gje te tille.Gjyqtari i procedures paraprake mund te autorizoje vazhdimin e hetimeve edhe per gjashte muaj, nese e sheh te arsyeshme dhe nese per veper penale te tille parashihet denimi me te pakten pese vjet burgim.Ngritja e aktakuzesProkurori publik i analizon te gjitha te mbledhurat e hetimit dhe ne baze te tyre e ngrit aktakuzen perkatese.Ne varesi te rendesise se vepres penale dallojme dy lloje te akteve akuzuese :1. aktakuza, dhe2. propozimakuza. Aktakuza dhe PropozimakuzaMe nocionin aktakuze duhet kuptuar kerkesen e shkruar dhe te perpiluar, ne formen e caktuar ligjore te Prokurorit publik nen kushtet e caktuara me ligj, dhe te demtuarit si padites me qellim te caktimit te shqyrtimit gjyqesor kunder personit te caktuar si i pandehur per shkak te vepres se caktuar penale.Propozimakuza eshte akt akuzues, sikurse aktakuza, por per dallim nga ajo, eshte karakteristike per proceduren e shkurter, e cila zhvillohet per veper penale per te cilat eshte parapare si denim kryesor gjoba ose denimi me burgim deri ne tre vjet. Rekomandimin per provat qe duhet prezantuar ne shqyrtim gjyqesor se bashku me emrat e deshmitareve dhe eksperteve, shkresat qe duhet lexuar dhe sendet qe duhet marre si prove.n Percaktimin e gjykates ku do te mbahet shqyrtimi gjyqesor dhen Shpjegimin e arsyeve per ngritjen e aktakuzes bazuar ne rezultatet e hetimit dhe provat qe vertetojne faktet kryesoren Kohen dhe vendin e kryerjes se vepres penale, objektin ne te cilin eshte kryer dhe mjetin me te cilin eshte kryer vepra penale si dhe rrethanat tjera te nevojshme per te percaktuar me saktesi vepren penale ;n Emertimin ligjor te vepres penale duke i’u referuar dispozitave te Kodit te Perkohshem Penal ;n Te dhenat nese eshte shqiptuar paraburgimi dhe sa kohe ka zgjatur ose masat e urdheruara nga kapitulli XXX i ketij Kodi kunder te pandehurit, nese ai ndodhet ne liri dhe nese ai eshte liruar para ngritjes se aktakuzes, sa eshte mbajtur ne paraburgim;n Emrin dhe mbiemrin e te pandehurit dhe te dhenat e tij personale ;n15. 3.2. Permbajtja e aktakuzesSipas nenit 305, Kpitullit XXXII (32) te Kodit te Procedures Penale te Kosoves, Aktakuza permban: Te drejte pjesemarrje ka edhe i demtuari.n Pjesmarresit ne konfirmimin e aktakuzes jane : gjyqtari, Prokurori publik dhe i pandehuri.n Konfirmimi i aktakuzes eshte si te thuash ’’dera’’ e fillimit gjyqesor te çeshtjes, e cila vie me aktakuze.n16. 4.Konfirmimi i aktakuzes te vazhdoje me seancen e konfirmimit.n te heqe dore nga seanca per konfirmim dhe te paraqese kundershtim me shkrim kunder aktakuzes ose pranueshmerise se proves, osen te heqe dore nga shqyrtimi i aktakuzes dhe provave,n17. …Gjyqtari e therret seancen e konfirmimit te aktakuzes dhe brenda tete ditesh aktakuza i dorezohet te pandehurit dhe mbrojtesit te tij, nese ka nje te tille.I pandehuri, pasi ta marre aktakuzen, i ka keto mundesi: Seanca per konfirmimin e aktakuzesSeanca per konfirmimin e aktakuzes mbahet sipas orarit te percaktuar me pare nga gjyqtari, nese nje gje e tille nuk eshte zgjidhur ndryshe me pare,Aktakuzen, ne seance te pandehurit ia lexon Prokurori publik,I pandehuri mund te: deklarohet i pafajshem, fajtor per disa pika te aktaktuzes apo ne teresi te pikave te saj, ose te mos deklarohet fare per aktakuzen.Gjyqtari paraprakisht gjate seances se konfirmimit mund t’i ndermarre keto aktvendime :1. per hudhjen e aktakuzes dhe pushimin e procedures penale,2. per shpalljen e gjykates jokompetente dhe referimin e çeshtjes se tille gjykates kompetente dhe3. konfirmimin e aktakuzes. nuk ka prova te mjaftueshme qe mbeshtesin dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer vepren me te cilen akuzohet .nka kaluar afati i parashkrimit, vepra eshte perfshire ne amnisti ose falje apo ekzistojne rrethana te tjera te cilat e pengojne çeshtjen, osen ekzistojne rrethana te cilat e perjashtojne pergjegjesine penale,n vepra me te cilen akuzohet nuk perben veper penale,n20. 4.2. Hudhja e aktakuzesHudhja e aktakuzes dhe pushimi i procedures penale behet me aktvendim nga gjyqtari i çeshtjes, kur ai çmon se Shpallja e gjykates jokompetenteShpallja e gjykates jokompetente behet nga gjyqtari me aktvendim per shpallje te gjykates jokompetente dhe kete çeshtje ia dergon gjykates kompetente, gjithmone kur gjyqtari konstaton se vepra penale ne aktakuze eshte ne kompetence te nje gjykate tjeter.Konfirmimi i aktakuzesKonfirmimi i aktakuzes behet me aktvendim nga gjyqtari i çeshtjes, kur ai çmon se nuk ekziston asnje rrethane, me te cilen do ta hudhte poshte aktakuzen dhe ta pushonte proceduren penale apo jokompetencen e gjykates. Forma e prere e aktakuzesAktakuza merr formen e prere:1) Ne diten kur aktvendimi mbi aktakuzen merr forme te prere ne pajtim me nenin 316 te ketij Kodi, ose2) Ne diten kur aktvendimi nga neni 310 paragrafi 2 ose neni 311 paragrafi 2 i ketij Kodi merr formen te prere, nese gjyqtari nuk vepron ne pajtim me nenin 312 te ketij Kodi.Pra,aktakuza merr formen e prere, kur gjyqatri merr aktvendim se nuk ekziston asnje rrethane e cila do ta perjashtonte konfirmimin e aktakuzes, dhe kur i pandehuri permes aktdoreheqjes vendos te terhiqet nga seanca per konfirmimin e aktakuzes dhe kur gjyqtari me aktvendim vendos te konfirmohet aktakuza dhe te pranohen provat.
…Pasi aktakuza merr formen e prere, gjyqtari menjehere ia dergon aktakuzen dhe lenden penale kryetarit te trupit gjykues dhe pastaj fillon procedura gjyqesore.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels